×

Vëllai i Obamës sjell përjetimet e jetës së tij në shqip

· 2 · 330

Vëllai i Obamës sjell përjetimet e jetës së tij në shqip

· 2 · 330

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-07-2011, 00:57:56
Promovohet në Tiranë libri bestseller nga ‘Nairobi në Shenzen’, i autorit Mark Obama, vëllai i presidentit amerikan Barak Obama. I ndodhur në Tiranë me ftesë të Shtëpisë Botuese 55, e cila ka sjellë në shqip romanin e tij, shkrimtari Keniano amerikan u shpreh i lumtur që libri i tij është përkthyer në shqip.

“Ky libër është një himn për dashurinë në Lindjen e Largët, një himn për Afrikën, për njerëzit e këtij vendi, për të gjithë ata që kanë vuajtur ndër vite për shkak të ngjyrës. Ky roman nuk është vetëm rrugëtimi i një njeriu drejt identitetit të tij, por dhe rrugëtim i një shteti, i një epoke të tërë në kërkim të vetvetes. Libri përcjell një mesazh të vërtetë siç, është ëndrra e popujve për një komunikim të barabartë, suksesin që mund të vijë nga kontributi i disa popujve së bashku, për të gjithë njerëzimin”,- shprehet autori.

Në ceremoninë e promovimit të librit ishte, i pranishëm kryeministri Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, si dhe personalitete të tjera të jetës artistike, kulturore të vendit.

Në fund të këtij aktiviteti shkrimtari Mark Obama, i cili është dhe një pianist mjaft i mirë i muzikës klasike e jaz luajti në piano një pjesë për dashurinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 28-01-2013, 19:00:15
Ky Obama do vra mes meetingut, e gjeta apo ja futa kot.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super