×
Hyrja
Profili

Albert Kamy!

Albert Kamy!

· 2 · 14417

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 27-08-2006, 22:27:14
Alber Kamy (1913 - 1960)

Alber Kamy u afirmua qysh ne veprat e para si nje nga shkrimtaret me te fuqishem te shek XX.

Ne veprat e tej nderthuret arti i hijshem me mendimin e thelle, teknikat e sofistikuara te tekstit me ceshtjet themelore te qenies. Per te kuptuar Kamyne, duhet kaluar neper letersite greke e romake, neper historite e freve e te filozofise, duke mberritur te shrimtaret e mendimtaret klasike e moderne.. Vec kesaj, rrethanat e posacme te jetes e formuan Kamyne me nje ndjeshmeri nga me te volitshmet per artin. Lindur ne Algjeri nga baba francceze e nene spanjolle, te Kamyja u poqen ne nje harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Per te gjitha keto, vepra e tij perben nje dukuri origjinale dhe me nje vlere te spikatur te letersise moderne..

Jeta.

U lind me 7 nenteo 1913.. Ne saje te presionit te babait, i ngjek rregullisht studimet deri ne universitet, ku diplomohet per Filozofi. Ne vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta ne jete dhe piqet neper pervoja gjithefareshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital per tuberkulos por i shpeton vdejes por jo kurimeve te vazhdueshme..

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilen nuk pranon ta botoje per se gjalli.

Viti 1937 shenon cast vendimtar ne jeten intelektuale te Kamyse.. Boton librin " E mbrapshte dhe e mbara" me ese te rinise.

Ne vitin 1939 boton nje tjeter liber me ese "Dasem"

. Me pas punon ne gazetat seriose te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne nje permbledhje "Aktualet"

Behet i njohur me 1942 me botimin e esese filozofike "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunes e te pakuptimte qe Kamyja e emerton me emrin ..absurd.. Po ate vit boton romanin " I Huaji", pasqyre e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit.

Krimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kalikula", me 1944, pershkrim poetik i cmendurise njerezore te misheruar ne figuren e perandorit romak, Kalikula. Drama tjeter eshte " te drejtet" himn i sakrifices per liri.

Veper tjeter eshte eseja "Mendime per gijotinen", ku denon heqjen e denimit me vdekje.

Botime te tjeter eshte . romani "Murtaja", qe mbahet si nje nga romanet me te mira te shek XX, ku i behet nje sinteze qendreses njerezore ndaj te gjitha formave te tiranise.

Botimi i esese "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kunder mendimit diktatorial e vecanerisht kunder terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashper te intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe nje lloj izolimi, te cilin ai e vajti thelle. ne keto vite deshperimi e vetmie ai shkroi vepren e tij me pesimiste e te zymte "Renia", aktualizim i paraboles biblike mbi gjendjen e njeriut si mekatar dhe i pandreqshem.

. Me 1957 suksesi letrare i Kamyse vleresohet me cmimin Nobei.

Kamy e gjen vdekjen nga nje aklsident automobilistik me 4 janar 1960.

Doreshkrimi i paperfunduar i Kamyse eshte romani "Njeriu i pare", qe e botuan me pas te paplote me 1994.

Kushdo qe ka lexuar nje veper cfaredo te Kamyse, kupton se ky eshte nje autor i nje lloj te vecante.

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 16-01-2012, 14:21:38
Çështja nëse Albert Kamy ishte apo jo hebre është natyrisht absurde. I lindur në Algjerinë franceze gati 99 vjet të shkuara, ai ishte fëmija i dytë Lucien Kamy, një fermeri të thjeshtë rritur në një Jetimore Protestante dhe Katherine Sintes, fëmija analfabete e dy fshatarëve katolikë nga Minorka e Spanjës. Ai iu dorëzua bashkësisë fetare në moshën 11 vjeçare dhe vdiq si ateist në moshën 46 vjeçare.
Kamy e kuptonte, megjithatë, se absurdi zbulon të vërteta të thella rreth botës dhe vetë vetes sonë. Shqyrtimin e veprimtarisë së tij në mes të gjysmëshekullit të vdekjes më 1960 dhe qindvjetorit të tij të lindjes më 1913, mund ta marrim një moment në konsideratë për çështjen e lidhjeve judaike të Kamysë. Ato janë çuditërisht të thella dhe të gjera,duke gardhuar jo vetëm jetën e tij private por po aq edhe mendimin e tij politik dhe filozofik.
Megjithëse një numër i madh i shokëve të tij të fëmijërisë ishin hebrenj, Kamyja ishte krejt indiferent për besimin e tyre të veçantë ashtu si ishin në të vërtetë edhe vetë ata. Në Francën Republikane, hebraizmi ishte masivisht një çështje personale; dhe vetëm kur Gjermania Naziste varrosi Republikën më 1940, hebraizmi u bë një çështje publike dhe skishte më indiferencë për fatin e hebrenjve apo të themi do mund të kishte qenë e mundur kjo gjë këtej e tutje.
Më tej, kur rregjimi autoritarist i Vishisë kaloi një salvo për ligjin antisemitik më 1940, shumica e francezëve qoftë burra por edhe gra nuk mund të çuditej më. Njëri nga këta të pakët që u drithërua-në fakt dyfish mbi goditjet dhe kthesën e menjëhershme ishte vetë Kamyja. Duke punuar për gazetën “Paris-Soir”, Kamy u shtang kur kolegët e tij hebrenj janë përzënë nga puna. Në një letër drejtuar të shoqes Francine Faurenjë banore e qytetit Oran në Algjeri, që ishte shumë e afërt me komunitetin hebre lokal-Kamy do i thoshte se nuk mund të vazhdonte më të punonte në gazetë; dhe as të bënte më asnjë punë në përgjithësi në Algjeri, donte vetëm të shkonte në fermë, kjo i dukej më e përshtatshme në atë kohë. Sa për regjimin e ri, ai ishte i pamëshirshëm:”Frika dhe pleqëria është e gjithë ajo që ata mund të ofrojnë. Politikat pro-gjermane, një kushtetutë në stilin e regjimeve totalitare, frika e madhe e një revolucioni që nuk do të vinte: e gjitha kjo për tju përkulur një armiku i cili gati na kish bërë hi neve dhe donte thjesht të shpëtonte privilegjet, të cilat sjanë kërcënuar.”
Në të njëjtën kohë, ai filloi të arrijë tek shokët e tij hebre. Tek njëra, Irène Djian, arrin të denoncojë këto ligje “të neveritshme” dhe e risuguron atë: “Kjo frymë nuk do mund të zgjasë nëse secili nga ne dhe çdonjëri prej nesh qetësisht afirmon se kjo lloj fryme mban erë kalbësire”. Ai e kujtoi atë se do të ishte gjithnjë pranë saj-një pozicion i shquar për një francez që e thoshte këtë më 1940, e kur kujton se pjesa më e madhe e maxhorancës së patriotëve të tij i përqafuan ose i pranuan ligjet e reja. Kur ai dhe Francine lëvizën drejt apartamentit të prindërve të saj në Oran, ata u bënë miq edhe me Andre Benichou, një profesor filozofie që kish lindur në një familje hebrenjsh por që e shpallte rregullisht hapur ateizmin e tij në një kafe lokale për çdo vit të ri të Yom Kippur, Të Premten e Mirë, dhe ditën e parë të Ramazanit. Bashkë me Benichou, Kamy dhe Faure punuan si tutorë privatë për fëmijët hebre të shkollës që i kishin detyruar të linin shkollën publike prej ligjeve antisemitike.
Më 1942, i infektuar nga tuberkulozi, Kamy shkoi më Cévennes, një rajon të ashpër në qendër të Francës për të lehtësuar mushkërinjtë e tij të dëmtuara. I pamundur financiarisht të gjejë një sanatorium, Kamy lëvizi drejt Le Panelier, një fermë të cilën e zotëronte vjehrri i tij, ngjitur me rrethinat e fshatit të vogël protestant të Chambon-sur-Lignon. Në mes të pak vizitorëve, ai kish mes tyre dhe mikun e tij dhe historianin André Chouraqui, një hebre frëng nga Algjeria të cilin Kamy e bombardoi gjatë gjithë kohës me pyetje për Testamentin e Vjetër, dhe madje duke mbajtur dhe shënime për “Murtajën”, librin që shkruante ndërkohë.
Deri më atëherë, Chouraqui e kish rrezikuar disa herë jetën e tij me Rezistencën Franceze, veçanërisht në punën kritike për të gjetur shtëpi për fëmijët refugjatë hebrej. Shumica e aktivitetit të tij u përqëndrua në Chambon, ku patrioti, André Trocmé, kish mobilizuar pothuajse fshatin nën punën e mirëpritjes, strehimit dhe fshehjes së këtyre fëmijëve. Deri në fund të luftës, njerëzit e Chambon kishin shpëtuar jetët e të paktën 3,000 fëmijëve dhe të rriturve hebrej.
A ishte Kamy në dijeni të aktiviteteve të Chouraqui apo Trocmé? Nuk ka ndonjë evidencë për të tilla hamendësime në shënimet e tij apo nga kujtimet e miqve dhe kolegëve; ndërsa nga ana tjetër, kjo është në mënyrë precise lloji i hamendësirave që dikush duhej të mbante apostafat vetëm prej kujtimeve të miqve apo nga shënimet. Megjithëkëtë, njëkohësia e reflektimeve të Kamy dhe aktiviteteve të Chambon është prekëse. Romancieri franko-algjerian dhe fermerët e Cévenol gjetën një truall të përbashkët në rezistencën e tyre duke ruajtur dinjitetin e secilit dhe të çdo qënie humane aty. Në të vërtetë, është tema e absurditetit që shumë më tepër thekson kuptimin e Kamysë për Hebraizmin, Judaizmin dhe Izraelin. Në nivelin politik dhe ekzistencial, Kamy ndjen një lidhje të thellë me gjëndjen e vështirë absurde të shtetit të ri hebre. Ishte një marrëveshje politike, për aq sa u la nga autoritetet franceze, me të cilët Kamyja prej kohësh ishte larguar dhe kish rritur thellë anti-Sionizimin në zgjimin për Luftën e Suezit. Në 1957, ai e konfirmoi dhe publikisht simpatinë dhe mbështetjen për Izraelin. Arsyet e tij jehojnë dhe sot e kësaj dite: Jo vetëm Evropa duhet të pranojë ekzistencën e Izraelit si të vetmen përgjigje të mundshme për heshtjen e kontinentit për Zgjidhjen Finale, por Izraeli duhet të ekzistojë gjithashtu edhe si një kundër-shembull për rolin shtypës të liderave arabë. Populli arab, deklaroi ai, dëshiron që shkretëtirat të mbillen me pemë ulliri jo topa. Ndaj, le të lemë Izraelin tua tregojë këtë shembull
Një shpresë naive, në të vërtetë, por ende dikush sugjeron se afrimi i Kamy me Izraelin ishte ekzistencial: Lutja e tij për bashkëpunim dhe marrëdhënia në mes të Hebrenjve dhe Arabëve në Izrael u jep jehonë lutjeve të miqve të tij pied-noirs si edhe Arabëve në Algjeri. Në fakt, Kamy kish fluturuar për në Algjeri më 1956 për të nxitur një armëpushim civil mes Arabëve dhe Franko-algjerianëve. Pretendimi i tij dëshpërues që Arabët dhe kolonët evropianë ishin “të mallkuar të jetonin bashkë” doli natyrisht i gabuar. Ata në vend të kësaj konkluduan se ishin thjesht të mallkuar për të vrarë njëri-tjetrin-një konkluzion, që jeton dhe sot e kësaj dite dhe që ai në kohën e tij ua kërkonte si izraelitëve dhe arabëve ta shmangin për aq sa kishte ende kohë.
Por, megjithatë, lidhja më e thellë dhe më intriguese e Kamysë me Judaizmin është zbulimi në filozofinë e tij të absurdit. Në fillim të vitit 1941, kur Vishija ishte duke përgatitur një tur të dytë për legjislacionin anti-Semitik dhe gazetat në Francë dhe Algjeri e kishin lënë të lirë kapistallin e retorikës antisemitike, Kamy përfundoi esenë e tij filozofike” Miti i Sizifit.” Frazat e hyrjes janë nga më të mirat e shkruara ndonjëherë nga Kamy: “Ka vetëm një të vërtetë të rëndësishme filozofike: vetëvrasja. Të vendosësh nëse jeta është e vlefshme për tu jetuar është një përgjigje e vlefshme për vetë pyetjen themelore të filozofisë. Çdo gjë tjetër...është lojë fëmijësh; ne duhet që në fillim të gjithë ti përgjigjemi kësaj pyetje”. Natyrisht, të mos harrojmë se kësaj çështje duhej ti përgjigjeshe në vitin 1941. E si mund të ndodhte ndryshe atëherë, kur kujtojmë telashin e llahtarshëm në të cilin e shihnin veten Francezët dhe Hebrenjtë Francezë, bashkë me Kamynë?
Por, nëse pyetja ngulmon, ndodh sepse është më shumë se një çështje e interesit historik apo autobiografik. Është diçka e përjetshme. Është e njëjta pyetje që Job e përballi vetë kur i vdiqën fëmijët: posedimi i tij sekzistonte më, edhe pse besimi i tij në Zot u provua ndaj ai e gjeti veten të rrëgjuar mbi një pirg pluhuri dhe hiri, teksa gruaja i thoshte “Mallko Zotin dhe vdis”. Dhe, është e njëjta pyetje me të cilën përballemi të gjithë, ashtu si Kamy shkroi tek “Miti”: skena rrëzohet e gjitha para nesh-bashkë me çdo sasi besimi dhe sistemi vlerash që kemi parë në të gjithë jetët tona-dhe papritur përballemi me një botë të zhveshur dhe të ngushtë çuditshmëria dhe errësira e të cilës lypin çdo përpjekje në kuptim.
Job dhe Sizifi, shkurtimisht, peshojnë në një botë të përcaktuar për transcendencën dhe kuptimin. Në përgjigje të kërkesës së tyre për pyetjen, ata gjetën si përgjigje vetëm heshtje. Në këtë çështje shtrihet edhe absurditeti, shkruan Kamy: Është “konfrontimi i këtij iracionaliteti dhe të egrës që shkon për pastërtinë, thirrja e të cilës jehon në zemrën humane. Absurdi varet më shumë tek njerëzit sesa mbi botën. Për momentin është kjo e gjitha që i lidh ato bashkë.”
Heshtja e botës, si rezultat, thjesht bëhet heshtje kur qëniet humane i futen ekuacionit. E gjitha, megjithatë, është absurd dhe Jobi kërkon kuptimin e ri. “Vështroj, këlthas nga gabimi, por askush smë dëgjon/Çirrem së qari, por sërish ska gjykim”. Dhe, jo më pak absurd, Job duhet të pyesë veten se çfarë duhet të bëjë nëse nuk gjendet kuptimi? Cili është hapi ynë i mëpastajmë nëse kuptimi sia del të na shfaqet në pikën tonë të takimit? “Po ku do gjendet urtësia?/Dhe ku është vendi i kuptimit?”
Ne, gjithsesi, kujtojmë se e dimë sesi mbaron historia e Jobit: Shpërblyer nga Zoti për besnikërinë e tij, Jobit i mundësohet të ketë dhe më shumë fëmijë, dele dhe pasuri. Por është ky fundi?Një numër studiuesish biblikë sugjerojnë se Job që ne hasim në kapitullin e fundit, sak ai që pranon dhe heq dorë vetë nga fuqia e lojës së Zotit, nuk është i njëjti Job që dëgjojmë dhe i paraprin 40 kapitujve. Këtë herë, ai është një kthim drejt një historie më të vjetër, shqyrtuar mbi një arsye tjetër më hutuese. Në vend të gjithë kësaj, Jobi i vërtetë është thjesht Jobi i Kamysë. Ai është Jobi, i cili i përgjigjet shurdhërisë së Zotit dhe përpjekjes së mjerë tek vetëjustifikimi me një heshtje përbuzëse.

*Robert Zaretsky është profesor i historisë në Honors College, Universiteti i Houston, dhe autori i librit, botuar pak më parë Albert Camus: Elements of a Life. Shkrimi është botuar në revistën “Tablet”. Përktheu nga origjinali Ben Andoni.

(d.b/Marre nga Milosao/BalkanWeb)

Temat e fundit