Aristofani - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Aristofani

Aristofani

· 3 · 8439

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 04-06-2007, 17:40:30
Supozohet se datat e lindjes dhe të vdekjes së Aristofanit mund të jenë përafërsisht 456-380 para Krishtit.
Thuhet se ishte djali i Filipit nga Egina,i ardhur në Athinë dhe ksihte pasur konflikte të vazhdueshme me politikanët.
Aristofani merret si komediografi më i njohur dhe ndër më të mirët e të gjitha kohërave,ai është autor i më shumë se 50 pjesëve dramatike të cialt vetëm 11 mbijetuan.
Ndër komeditë e tij më të njohura janë:
1.Bretkosat
2.Arharnianët
3.Lisistrata
4.Princat
5.Retë
6.Paqja.
7.Grerëzat
8.Zogjtë
9.Plutus
10.Gratë në festivalin e Demetrës.
Aristofani në komeditë e tij kombinoi vargje të ndryshme lrike me elemente të vallëzimit,të korit,të satirës,komentit social e politik,zhvillimeve fantastike dhe karaktereve të mëdha.
Mendimtarë të asaj kohe kanë dhënë ndonjë mendim të shkurtër të rastit,duke e parë komedinë përgjithësisht si zhanër të ulët në të cilin është e pranishme klasas e mesme sociale dhe jo heronjtë e mbretëritë;aty rreziku nuk është serioz dhe veprimet përfundojnë me happy end(gaz).
Horaci thotë se nga tre shkrimtarët e mëdhenj të komedisë ka mbijetuar vetëm vepra e Aristofanit.
Si komediografi më i suksesshëm i komedisë së vjetër ishte Magnesi i cili kishte marrë njëmbëdhjetë shpërblime në qytetin e Dionisit,dihet se ai ksihte shkruar Grerëzat,Bretkosat dhe ndoshta Zogjtë por komeditë e tij dhe te Çionidit,Esfontidit,Kratinusit,Kratesit dhe Eupolisit të gjitha humbën dhe komeditë e vetme që i njohim nga shekulli V para Krishtit janë vetëm nga Aristofani për të cilin nuk kami shumë të dhëna.
Vepra Bretkosat konsiderohet si një nga pjesët e fundit te Komedisë së Vjetër kjo vepër u shfaq në vitin 405 para Krishtit një vit pas vdekjes se Euripidit,pra kjo vepër u shkrua gjatë vitit të fundit të luftës së Peleponezit.
Kjo komedi lidhej ngushtë me krizën ekonomike dhe ideologjike që po kalonte shteti skallvopronar.
Komedia Bretkosat është një komedi satirike ku motivi kryesor i komedisë ishte aspketi politik në këtë vepër kemi edhe grindjen mes Eskilit dhe Sofokliut dhe për këtë komedia konsiderohet si teksti i parë i kritikës letrare.

#1 ne: 31-01-2008, 21:20:57
dont worry about the detox album is comin' we gona make dre do it ......by:dr.trimi

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 14-02-2008, 06:16:57
Do te me pelqente te lexoja nje fragment te shkeputur nga " Grate ne festivalin e Demetres"

Temat e fundit