Arthur Sze! - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arthur Sze!

Arthur Sze!

· 1 · 998

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 30-10-2006, 18:58:16


Edhe poeti Arthur Sze është nga ata poetë që deri më sot nuk e ka zhgënjyer as veten as lexuesin e tij.
Sze është i ndërgjegjshëm se një nga përkufizimet e kualitetit të jetës njerëzore është tensioni në mes të rrugës që ndjekim në jetë dhe pasionit me të cilin e kërkojmë atë. Pikërisht këtë mundohet të kapë dhe të reflektojnë edhe në poezinë e tij, duke u paraqitur si një poet që shkruan saktë por ftohtë.
"Nëse dëshiron ta vësh në lëvizje lexuesin, shkruaj më ftohtë," këshillonte me letrat e tij Çehovi.
Sze është plotësisht i vetëdijshëm për llojin e poezisë që shkruan. As ai vetë (as Amerika) nuk do e dëshironte poezinë e tij me të ndryshme nga ajo që është. Sepse në poezinë e tij kemi të bëjmë me një shtresë shtesë të mendimit intelektual. Ftohtësia e poezisë së tij e ngroh lexuesin më gjatë se një ekspozim eksploziv tek ngrohtësia poetike e shumë poetëve.
 Parë nga ana teknike, larmia e subjekteve, depërtimi për tek thelbi i problemeve shoqërore dhe rikrijimi i bukurisë natyrore që gjendet në poezinë e tij, ftohtësia e vargjeve të Sze-së është një bukuri e rrallë në poezinë e sotme amerikane. Ajo është e ngjashme me distancën emocionale që gjejmë në thellësi të tragjedive klasike, në përdorimin teknik të perspektivës në pikturat e periudhës së rilindjes italiane etj. Poezia e tij është një art me forcë të ndjeshme intelektuale, ku bashkohen të dyja traditat e mëdha letraro-kulturore, ajo amerikane, ku poeti është lindur dhe rritur, si dhe ajo Kineze, ku janë lindur dhe rritur prindërit e tij.

Temat e fundit