×

Jim Morrison

Jim Morrison

· 14 · 2518

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 29-10-2009, 20:45:41
" Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë,
rizbuluar vetveten, për çdo natë...
Duke filluar në dy linjat e para muzikore
e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin,
Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë
ishte një mrekulli për secilin nga ne
e gjitha kjo kohë :
Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë"
                                    Jim Morrison (1943-1971)

Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i  mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia " Moonlight Drive "  : Let's swim to the moon / uh huh hu / Let's climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide... Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë :  Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s'i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t'i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur  The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.
Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e shpunë The Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut. Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që vazhdojnë të impresionojnë brezat.
Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar ,  pikërisht aty filluan të zhvillojnë një kult krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja " The End ". Ishte pikërisht aty  në Whisky... ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të parën herë dhe i prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të sukses'shme të fund'viteve gjashtëdhjetë.
I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967 albumi i tyre i parë " Break On Through " ngelet një album që kërkon të ç'rrënjosë krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën , kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si këngëtar e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga "Light My Fire"  që i hapi Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të hite-ve të kohës. Albumi " Strange Days " (1967) përbën një nga punët më serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të pjekur në forëm ballade ( këngët " People Are Strange " , " Love Me Two Times " , " Backdoor Man " etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç'ka në të vërtetë ky grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke u bërë të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe  me albumin e tyre " Waiting For The Sun ". Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj , me këngët e tyre " Five To One " , " The Unknown Soldier " etj,  si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u bënë si të thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si prishës i rendit publik.
" The Soft Parade " është i konsideruar nga kritika si album eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet ekspresivitetit të grupit duke e bërë shtypin të shprehej se : ...  Morrison me Doors-at e tij janë krijuar vetëm për t'u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume eksperimentuese... Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet rock n' rooll me albumin " Morrison Hotel " një përpjekje e shkëlqyer për të rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. " L.A. Woman " është albumi final që kemi nga The Doors.  Si me qenë një album profetik duke mbajtur në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse " Riders On The Storm "  ose " Break On Through (to the other side) " ky album shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të vet në Paris në korrik të vitit 1971. Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të gjitha dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n' rroll sharmant , në film prodhues dhe shkrimtar endacak. Jim ishte një artist avangardist në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku me grupin e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi të cilat më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës perëndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para se të vdiste, kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të shënimeve personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të këtij poeti modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.


Hapja e valixhes

Moment i Liris së ngujuar
kur mëndja hapet dhe
gjithësi e pafund' shfaqet
& shpirti është lëshuar të endet
shkëlqime & të ngatërruara kërkime
këtu & atje për mësues & shokë
Moment i Liris
si i burgosuri
përpëlitje qepallash nën Diell
si insekt mole
nga vrima e tij
udhëtimi i parë i një fëmije
larg prej shtëpie
Ky Moment i Magjishëm Lirie.

I ikur në udhëtime

Buri i ikur jashtë, në udhëtimet pafund të anijeve,
T'i shpëtoj mëkatit & thëthirrës të qyteteve,
vështrues i kërthizës së yjeve të mëngjesit,
nga kuverta e anijes gjer në shpinë,
kryq ekuatorit & interpreton rituale
që qartësojnë nën fokus vdekjen,
të rrezikshmen njohje,
që i jep një raport të ri të shkuarës.
Të ndihesh në rrethina të ç'djallimit të
ritualeve të së shkuarës,
të presësh, ose kërkoshë burërimin
nën influencën e armës, instruktimin
e vrasjes së fëmijërisë më tej,
i pavetëdijshëm,
për një moment...


Udhëkryqet

Udhëkryqet :
vënde ku fantazmat
jetojnë të vidhen në
veshët e udhëtarëve
duke i bërë kureshtar
për fatet e tyre.
Autostop pijesh :
" U thërras përsëri në errësirë
Zotave të fshehur në gjak"
- Hej si na thërret neve ?
Ti e di çmimin tonë.
Ai asnjiherë nuk ndryshon.
Vdekja jote do të jap jetë
& do të çlirojë ty nga
mizerabiliteti i fatit të vërtetë.
Por është tepër vonë.
- Po qe se të shoh përsëri
dhe flasë me ty & eci me ty,
nën shoqerinë tënde,
dhe pij mushtin e ajkës së kazanit
të bisedave të tua
thashë :
- Të riskoj ndryshkjen e shpirtit.
Të arrij për një moment
të grabis monedhat e floririt
në hambarin e anijes së piratëve
e të vendosem diku përgjithmonë
në lavdinë e pleqërisë.
- Si fytyra e të vendosurve diku
kurva helmonjëse & pijesh
fitore të përskuqura ushtarësh,
gjithsesi me triumfe & helmeta të çara,
lëkundëshëm nëpër karocat paralitike,
drejt pragut të rrugës së shenjtë.
(drita e çakmakut)
- Atëherë miku im më tej,
A mundesh ta përqeshësh vetveten ?!
- Jo.
- Shpejtë zërat tanë duhet të bëhen Një,
ose 1-shi duhet nga skena të largohet.


Kuaj tropikal

Deku i poshtëm i anijes
po digjet.
Stalla po merr fund
Fermerët rendin përjashta
Me kova uji ndër duar
Lëkura e kuajve po piqet.
Ata shqelmojnë muret e stallës,
( tmerri në sytë e kuajve
mundet të shqyej ose
përmbyti krejt qiellin.)
Flokë dëbore filluan mbi
ata, prej përallës të bien,
sirenat e këmbanoreve
zhurmonin në majat e direkëve.
Shumë prej dëshmitarëve
e kanë të vështirë,
të përshkruajnë detarët
posht flakëve në hambarë.
Deku po jepte shpirt nën flakë,
koha erdhi anijen për të braktisur.
Tashmë poshtë thellsisë së detit
buzëqeshje të dëshpëruara flluskonin
nëpër ajrin e ftohtë të natës
së shqetësuar.
Koridore tropikale
Thesare tropikale
çfarë na ka prurë kaq larg
prej të ngrohtit ekuator ?!
Tashmë që kemi nevoj për diçka
diçka krejt të re
ndërsa gjithçka tjetër po mbytet
mundet të kalërojmë gjithçka,
ndër sytë e kuajve,
t'i bëjmë ata të qajnë,
t'i vëmë veçse në gjumë.



Intervist me vetveten


JIM MORRISON

Besoj intervista është një forëm e re artistike. Besoj intervista me vetveten është thelbi i krijimit. Duke pyetur vetveten dhe duke u përpjekur të gjesh përgjigje. Shkrimtari i përgjigjet njëkohësisht një radhe të pashpjegueshme më parë pyetjesh. Njësoj si të përgjigjesh ndaj pyetjeve në rolin e një dëshmitari. Kjo hapsirë e çuditshme ku përpiqesh të saktësosh diçka që ka ndodhur në të shkuarën dhe njëkohësisht duke u përpjekur sinqerisht të kujtosh çfarë ishe duke u përpjekur të bësh. Do ta quaja lojë-kryq ose më sakt ushtrim-mendor. Një intervist të jep një mundësi të kundërshtosh mëndjen tënde me pyetje, çka për mendimin tim, është edhe vet thelbi i artit në përgjithësi. Një intervist njëkohësisht të jep mundësi të përpiqesh të eleminosh të gjitha këto hapsira ndjenjash brenda ndërgjegjes sate. Duke të bërë qartësisht të shpjegueshëm, ekzaktësisht të saktë drejt e në pikën e duhur, mmm... jo dhjeraman, do të thoja. Forma e intervistës mbart në vetvete pararojën (avangardën) e dëshmis, debatit dhe lojë-kryqit te ushtrimit-mendor. Në qoftë se në intervist ti thua (nënkupto : dëshmon, debaton, ushtron) diçka, dije pra se nuk mundesh ta tërheqësh më mbas. Do të jetë tepër vonë. Si të thuash intervista është një moment vendimtar ekzistencialist.
Jam i mbërthyer tërësisht në lojën e artit dhe letërsis. Heronjtë e mi janë artistët dhe shkrimtarët. Gjithmonë kam dashur të shkruaj. Por njëkohësisht kam konstatuar se nuk është mirë që gjithmonë dora të rrëmbej penën dhe të filloj të lëvrij mbi fletën e bardhë pa patur të bëjë me mua vërtetësisht. Si të thuash duhet eliminuar shkrimi (nënkupto : krijimi) automatik. Por kjo dukuri asnjëherë nuk ka ndodhur tek unë.
Natyrisht, kam shkruar disa poezi. Dikur, në klasë të pestë a të gjashtë fillore, shkrova poezinë "The Pony Express" që është edhe poezia ime e parë. Më tej në shkollë të mesme shkrova "Horse Latitudes" poezi në forëm ballade. Më kujtohet gjatë periudhës së shkollës së mesme e më tej kam mbajtur vazhdimisht shënime, fletë ditari, dorshkrime, etj, të cilat për arsye idiote, më sakt pa asnjë arsye të veçantë, i hodha të gjitha. I kisha mbajtur ato fletore prej një kohe të gjatë. Kisha shkruar ndër to përgjatë netëve të njëpasnjëshme pambarim. Por po qe se nuk do t'i kisha hedhur, asnjëherë më mbas nuk do të kisha shkruar diçka origjinale. Sepse ato nuk ishin gjë tjetër veçse grumbullim mendimesh (ideshë) nga gjërat që kisha lexuar ose dëgjuar përgjatë përvojës time jetësore. Si të thuash ishin kopje iluzive të kësaj përvoje. Besoj sinqerisht se po qe se nuk do t'i kisha hedhur të gjitha, asnjëherë nuk do të isha individ i lirë.
Mmm... kam idenë se poezia e vërtetë nuk përpiqet të thotë (ose deklamoj) diçka. Ajo thjesht të jep çelsin e mundësive (ose përzgjedhjeve). Të hap të gjitha portat. Ti mund të hysh në cilëndo port prej tyre që e ke të hapur pëpara vetes dhe që e shikon të arsyeshme. Dhe është kjo besoj arsyeja e vetme që arti poetik ka kaq shumë vlera për mua sepse të drejton drejt përjetësisë. Si të thuash është i përjetshëm. Për aq kohë sa njerëzimi do të ekzistoj do të ketë fjalë dhe kombinime artistike fjalësh. Asgjë tjetër nuk mundet të mbijetojë kundrejt shkatërrimit total (holocaust) përveç poezisë, vargjeve dhe këngëve. Asnjë njeri nuk mundet të mbaj përmendësh në memorjen e tij një roman të plotë fjalë për fjalë. Asnjë njeri nuk mundet të mbaj përmendësh detaj për detaj sekuenca nga një filëm i plotë. Asnjë njeri nuk mundet të transformojë nga ana materiale në idealistike dhe ta mbarti copë mbi copë ose imazh mbi imazh, në memorjen e tij një skulpturë apo pikturë. Por për aq kohë sa njerëzimi (humanizmi) do të ekzistojë, atëherë do të kemi vazhdimisht këngë dhe poezi.
Në qoftëse poezitë dhe këngët e mia kanë përciell tek ju diçka (ose gjithçka) , ka ndodhur pikërisht sepse kanë transmetuar tek njerës të ndryshëm reflektimin e kufijve të rrugëve që pikërisht ata kanë parë dhe thellësisht ndier të pasqyruara në to.

Los Angeles, 1969 - '71

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 29-10-2009, 20:47:10
Thėnie tė Famshme nga Jim Morrison :

Pėr Jetėn dhe Veten!

1. Kam lindur duke qare kur te gjithe qeshnin. Do te vdes duke qeshur kur te
gjithe do qajne!

2. Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe endrra te behet jeta jote!

3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat;
e treta me zgjodhi mua.

4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe
nje dite.

5. Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes sesa jeten ne nje çast.

7. Ne nuk jemi ata qe jemi por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.

8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te
kete lufte.

9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund.

10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes. -

Pėr Vdekjen, Trishtimin dhe Hidhėrimet e Dashurisė!

11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.

12.Te gjithe kerkojne nje mik, por asnje nuk provon te behet i tille.

13. Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.

14. Perse nuk na lejojne te dashurojme ...X vjeç kur mund te vdesim ne çdo moshe?!

15. Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj.

16. Dikush pret shiun per te mos qare vetem.

17. Buzeqesh gjithnje edhe pse buzeqeshja jote eshte e trishtuar, sepse me i trishtuar
se nje buzeqeshje eshte trishtimi qe nuk buzeqesh kurre.

18. Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes.

19. Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu. 

20. Dashuria eshte gezimi i qenies 2, tmerri qe mbetesh 1, frika qe behesh 3.

21. Nese juve ju mugon dikush ne bote, per mua jeni ju qe i mungoni botes.

22. Mos qaj!!! Sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende.
 Shume e vertete edhe per mua ne fakt dhe e di qe kam nje person te tille

  • Postime: 15
DamAsTiAn FatHeR
#2 ne: 20-11-2009, 23:50:23
23 . Disa nga gabimet e mia me te medha ne jete kan qene prerjet e flokeve.

24 . Nese ben paqe me autoritetin, atehere ti behesh vet autoriteti .

25 . Shoke i vertete eshte ai person qe te jepe liri te plote per te qene vetvetja.

26 . UNE JAM MBRETI HARDHUCE UNE MUNDE TE BEJE GJITHQKA .

27 . E shikoj veten si nje njeri intelegjent, te ndjeshem me shpirtin e nje palaqoje qe ne momentet me te rendesishme me shtyn te shpertheje.

28 . Muzika inflamon temperamentin

29 . Dashurija nuk mund te mbroje nga fati yt.

30 . KOHA PER TE HEZITUAR MBAROI . etj etj etj .......

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 22-11-2009, 23:21:15
J.M. nuk hyn te letraret e medhenj boteror... emra te tjere prisja te shifja ketu

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#4 ne: 05-12-2009, 23:07:37
Udhëkryqet ( Jim Morrison )

Udhëkryqet :
vënde ku fantazmat
jetojnë të vidhen në
veshët e udhëtarëve
duke i bërë kureshtar
për fatet e tyre.
Autostop pijesh :
" U thërras përsëri në errësirë
Zotave të fshehur në gjak"
- Hej si na thërret neve ?
Ti e di çmimin tonë.
Ai asnjiherë nuk ndryshon.
Vdekja jote do të jap jetë
& do të çlirojë ty nga
mizerabiliteti i fatit të vërtetë.
Por është tepër vonë.
- Po qe se të shoh përsëri
dhe flasë me ty & eci me ty,
nën shoqerinë tënde,
dhe pij mushtin e ajkës së kazanit
të bisedave të tua
thashë :
- Të riskoj ndryshkjen e shpirtit.
Të arrij për një moment
të grabis monedhat e floririt
në hambarin e anijes së piratëve
e të vendosem diku përgjithmonë
në lavdinë e pleqërisë.
- Si fytyra e të vendosurve diku
kurva helmonjëse & pijesh
fitore të përskuqura ushtarësh,
gjithsesi me triumfe & helmeta të çara,
lëkundëshëm nëpër karocat paralitike,
drejt pragut të rrugës së shenjtë.
(drita e çakmakut)
- Atëherë miku im më tej,
A mundesh ta përqeshësh vetveten ?!
- Jo.
- Shpejtë zërat tanë duhet të bëhen Një,
ose 1-shi duhet nga skena të largohet.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#5 ne: 04-02-2010, 14:55:16
Mallkime, Lutje

Mallkime, Lutje
Asfiksi e cuditshme, bastarde me nje koke
Vazhdoj te pres ty te ngrihesh
Princesha te beshme, te kolme, te dhjamura
Derra te tredhur kopeshti, veterane budallenj
Te shenjtet, lakra te pazakonta
Nikoqire te frikesuar dhe individualiste
Zyrtare te cveshur barnash
Humbesit buzeshtreguar dhe
Shkerdhatat tregtare epshore
Militantet e mij te pispillosur
Tere ky rregull I cuditshem monstrash
Zoteronjte artin e zvarritjes se bimeve kacavjerrese
Ne ju mirepresim ne procesin tone
Ja ku jane komedianet
Veshtrojini ata tek buzeqeshin
Shihini ata te vallezojne per nje milje indiane
Veshtrojini xhestet e tyre.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#6 ne: 04-02-2010, 14:56:03
Kopeshti I vecuar

Jam I lodhur nga dyshimi I te rrojturit ne driten
E nje fare Jugu
Lidhje mizore
Sherbetoret kane fuqine
Burra te perbuzur dhe grate e tyre te rendomta
Duke hedhur batanije te rreckosura mbi marinaret tane
Jam I lodhur nga fytyrat e ashpra
Qe me veshtrojne me ngulm nga kulla e TV
Dua trendafile ne kopshtin tim
Femije mbreterore, rubine
Tani duhet te zeje vendin e te huajve ne llum
Vdekja na ben te gjitheve engjej
E na jep krahe
Aty ku kishim shpatullat e lemuara si pende korbi
Mjaft para, jo me veshje luksi
Kjo mbreteri tjeter e pare prej larg duket me e mire
Perderisa dyfytyresia e saj te na zbuloje incestin.
Une s’do te shkoj
Preferoj nje feste miqsh
Ne familjen e madhe.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#7 ne: 04-02-2010, 14:59:11
FUQI

Unë mund të bllokoj tokën në
Trajektoren e saj. Isha unë ai që
hoqi makinat blu.


Unë mund të bëhem i padukshëm apo i vogël.
Unë mund të bëhem gjigand & i pasur dhe të arrij
gjërat më ekstreme. Unë mund të ndryshoj
ecjen e natyrës.
Unë mund udhëtoj kudo në
hapsirë dhe në kohë.
Unë mund të zgjoj të vdekurit.
Unë mund të ndej gjërat e botëve të tjera,
në thellësi të mendjes sime,
& të mendjes të të tjerëve.


Unë mundem.

Unë jam.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#8 ne: 04-02-2010, 15:00:58
BALADA E MORRISONIT

Errësirë. Natë
Po digjem që t’ju ndrit
T’ju shihni njëri-tjetrit pak fytyrat
T’u shquani sendeve më mirë ngjyrat
Se bota është e vogël
Dhe jeta është e gjatë

Errësirë. Natë
E dashur,
Po digjem pambarim
Sa të jetojnë peshqit… detet… dheu
Akujt milionavjeçarë të Antarktidës
Do digjem ti tregoj ndërgjegjen Amerikës.

E dashur, çome lart posi pishtar
Të lutem, ngremë ti kështu
Përmbi çdo grataçiel!
Po digjem unë – një…
Tek djegin mijëra nxënës në Vietnam
Ku flaka shkon në qiell.

E dashur, a më njeh?
Jam Morrisoni yt…
Po Morrisoni jam.

Më shpjer ti gjithkund!
Në Majami dhe në Alaska.
Futmë kështu siç jam
Urë në flakë
Galeritë e thella në Nevada
Ku lozin me kërpudha Xhonsonët
maskeradë

Jam një kamin i ndezur
Por ti prej frikës mos m’u zbeh
Ty, jo … s’do të përzhit aspak
Digjem veç ti tregoj ndërgjegjen
Amerikës

Të lutem ngremë sa më lart.


E dashur!
Kur të më djegë zjarri sytë
Ti do të zbulosh sa bukur ndritin
yjtë


E dashur!
Kur të bëhem hi dhe pluhur
Ti do ta ndjesh me ç’mall të paskam
puthur

E dashur!
Kur të mos ma dëgjosh më zënë
Ti do ta shohësh sa njeri… kam
qënë.

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#9 ne: 05-11-2010, 19:30:29
Duke pritur Diellin

Ne vezullimin e pare te Edenit
u derdhem poshte ne det.
Qendruam atje ne bregdetin e lirise
duke pritur diellin
Nuk mund ta ndjesh tani
qe pranvera shkoi
tani eshte koha te rrojme nen
kete diell difuziv.
Duke pritur diellin
Kjo eshte jeta me e cuditshme qe kam njohur
A nuk e ndjen?

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#10 ne: 05-11-2010, 19:32:14
Dite te cuditshme

Dite te cuditshme na kane gjetur
dite te cuditshme na kane kapur
ato po na shkurtojne gezimet e castit
do luajme apo do gjejme nje qytet tjeter?

veshtrime te cuditshme mbulojne
dhoma te cuditshme
Zera qe zbulojnefundin e lodhshem
e zonja e shtepise zgerdhihet
klientet e saj flejne si mekatare
degjome te flas per mekatin
dhe ti e di!

Trupa konfuze
kujtime te shperdorura
ndersa i arratisemi dites
drejt nje nate te gurte.

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#11 ne: 05-11-2010, 19:33:24
Fundi

Ky eshte fundi
Mike terheqese
Ky eshte fundi
Mikja ime e vetme, fundi
I projekteve tona, fundi
I gjithe realitetit egzistent, fundi
Asnje siguri as goditje te befasishme, fundi
Syte e mi nuk do te puthin me te tutë
Perpiqu te imagjinosh
Lirine e shfrenuar
Kerkimin e deshperuar
Te prekjes te nje te panjohuri
Ne nje toke te shkrete
Vuajtja jote endet ne kerkim ushqimi
Nder tokave anti-krisht
Midis shikimeve idiote e femijesh te cmendur
I gjithe gjeneracioni i ri eshte i cmendur
Dhe nuk ben tjeter vecse te prese permbytjet e veres
Rreziku ben si spond per qytetin
Te leshuar drejt autostrades perendimore
Ne kurrizin e shpifur te gjarperit
Deri tek liqeni
Liqeni mijevjecar
gjarperi eshte i gjate
Shtate milje
Mos ki frike nga ai
Eshte i vjeter, ka reflekse te ngadalta
Dhe lekurat e ngrira
Perendimi eshte zgjidhja me e mire
Eshte toka e drejte
Transferohemi atje dhe nuk mendojme per kusurin
Autobuzi blu
I bjen notave te thirrjes
Autobuz i trishtuar
Germezon timbrat e senjalit tone
Ku dreqin do na coje shoferi
Vrasesi u zgjua para mengjesit
Veshi cizmet
Dhe vodhi nje maske ne galerine e gjerave te vjetra
Keshtu i maskuar vertitej neper koridore
Duke kalur nga foleja e motres
Dhe nga strofkulla e vellait
Sillej midis salloneve
Me ne fund gjeti deren e duhur
Dhe pergjoi brenda
"Baba?"
"PO bir!"
"Dua te vras!"
"Nene dua te ...!"
Hajde shpirt shfrytezo kete rast me ne
Mos e le te iki
Merre kete fat me ne
Dhe leshohu midis kraheve te sedileve
te autobuzit blu
Autobuz blu, autobuz i trishte
Ky eshte fundi, mikja ime terheqese
Jemi ne fund, mikja ime, fundi
Me vjen keq te te hap prangat
Edhe pse do te kishe prere duart, se sa te me
ndiqje
Ja ku fiken qeshjet dhe genjeshtrat jo-ofenduese
Skaduan netet e lejuara per te vdekur
Ky eshte me te vertete fundi ...

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#12 ne: 05-11-2010, 19:34:02
Kuzhina e Shpirtit

Ora lajmeron orarin e mbylljes
Duke na kujtuar tja mbathim:
Do te kisha mbetur ketu gjithe naten.
Makina te mbushura me shikime dredherojne ngadale
Midis shenjave me sy hipokrite te dritave
Truri yt futet ne krize per te paparashikuarat prej 4 lekesh
Ka mbetur vetem nje skute
Ka mbetur vetem nje.
Me ler te flej ne kuzhinen tende te shpirtit,
Me ngroh mendjen time me soben tende mikpritese
Nese do kesh kurajon tme largosh tutje
Do tme duhet te clirohem nga pylli i neoneve .
Gishtat e tua te holle si minare te vogla
Flasin nje gjuhe qe nuk arrij te kuptoj
Fsheh zhgenjimin ne nje cigare tjeter
Shoqeruese harrese
Me ndihmon te harroj
Me meson te harroj
Dhe un tentoj te harroj
Me ler te fle ne kuzhinen tende te shpirtit
Mendja ime do te shkrihet afer sobes tende ftuese.
Nese do me perzesh, un do te vdes
Mbytur nga disa neone.
Krenariai kembengul
Ne largimin tim larg nga ty,
Por un do te doja te qendroja ketu
Gjate gjithe nates, gjate gjithe nates se gjate.

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#13 ne: 29-02-2012, 10:26:56
Ah me ment qe kini ju ar taj edhe deri n'hale me dhi nuk shkon dot  :(
Po pse re ke letersia hyn Jim Morrison?

DRUVAR ar taj :(

Shikoni kete postimin e bere nga une dhe mos beni gafa te tilla se late nam: http://www.zeriyt.com/jim-morrison-t96611.0.html;msg1197296;topicseen#new