Jorge Luis Borges - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges

· 8 · 1284

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-02-2012, 00:44:44
Lumturia

Kush përqafon gruan

është Adami.

Gruaja është Eva.

Gjithcka ndodh për herë të parë.

Pash' dicka që feks në qiell

më thonë është hëna

por c'mund të shpreh me fjalën?

po me një mitologji?

Nga pemët trembem

kaq të bukura janë

Kafsh' të qetuara më afrohen

sepse u flas në emër

Librat e bibliotekës janë pa shkronja krejt

nëse i hap, shfaqen

Duke shfletuar atlasin

krijoj kurmin e sumatras

Kush ndez shkrepse në errësirë

po shpik zjarrin

tek një pasqyr është një tjetër

që përgjon

Kush sheh detin

pa anglinë

Kush mërmërit një varg nga lilienkroni

merr pjesë në luftë.

Kam ëndërruar kartagjenën

dhe legjonët që e përmbysën

Kam ëndërruar

shpatën nën balancë

Qoftë lëvduar Dashuria

që nuk njeh kryelartë a të përulur

së bashku, asaj i falen.

Qoftë lëvduar makthi që na thotë

se ferrin mundet ta krijojmë

Kush noton në lumë

lahet në gangun

Ai që k'qyr oranën

sheh rrënimin e një mbretërie

Kush ngre thikën

vrasjen e cezarit përjeton

Kush flë

është njerzimi mbarë.

Kam parë në shkretëtirë

sfinksin e ri të porsakalitur.

Nuk ka asgjë të hershme nën qiell.

Gjithcka

ndodh për herë të parë

dhe përjetësisht.

Kush i lexon këto vargje

i ka krijuar Ato.
« Editimi i fundit: 29-02-2012, 09:39:21 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-02-2012, 09:39:44

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-02-2012, 09:43:11
Borges lindi më 24 gusht 1899 në Buenos Aires, Argjentinë. Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.

Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, "Fervor de Buenos Aires", dhe pas dy vjetësh librin e dytë "Luna de Enfrente". Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e "Kauderno San Martìn" u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli "Evaristo Karriego", një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.

Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për t[ krijuar akoma më shumë[. Kulmin e këtij procesi "sublimimi" ai e pati në vitet 1933 e 1934.

Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën "Krìtika": dolën në një përmbledhje të vetme me titullin "Historia universal de la infamia"(Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga "Historia de la eternidad"(Historia e përjetësisë),një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.

Annus horribilis (mos e ndrysho!!! nga latinishtja vit i tmerrshëm): Viti 1938. Nisi me vdekjen e babait të Borges, më pas vetë shkrimtari pësoi një aksident që detyroi të mos lëvizte për një kohë të gjatë, e me pas një atak seticemie (sëmundje gjaku) që i rrezikoi seriozisht jetën.

Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin "Shtirjet".

Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar "Alef". Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin "Inkuizicionet e tjera" (1952).

Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: "Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh". Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama.

Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë"Estela Kanto, Un Amor de Borges", nga regjisori Havier Torre (1999). ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 29-02-2012, 09:45:24
Engjelli

Mos qofte i padenje njeriu per Engjellin
shpata e te cilit e mbron
qe kur e krijoi e njejta Dashuri
qe drejton diellin dhe yjet
deri ne Diten e Mbrame ne te cilen ushton
kushtimi i trombes.
Mos e zvarrit nder bordellet dritekuqe,
as ngrehinave qe madheshtia trashegoi,
as ne tavernat e nderkryera.
Mos iu nenshtro pergjerimave,
as denesjes se lotit,
as shpreses se kote,
as magjise se ngrate te frikes,
as statujave aktoreske.
Tjetri e gjykon.
Kujto se s'do te jete kurre i vetem.
Ne gjemimin e dites dhe nates,
ky pasqyrim i panderprere eshte deshmitar,
nuk e kris nje lot kristalin.

Zot, ne te fundmen dite timen mbi Toke
s'do te desha te kem lenduar Engjellin.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 29-02-2012, 09:45:57
Pendesë për çdo vdekje

I lirë nga kujtesa dhe shpresa,
I pakufi, abstrakt, pothuaj i ardhëm,
I vdekuri nuk është një i vdekur: është vdekja.
Si Zoti i i mistikëve,
Për të cilin ata ngulmojnë se s’ka tipare
I vdekuri kudo gjendet i huaj
S’është veçse humbje dhe mungesë e botës.
Të gjithin e plaçkisim
Nuk lemë asnjë ngjyrë asnjë rrokje:
Këtu është lëndina që sytë e tij nuk e shikojnë,
Atje trotuari ku përgjon shpresa.
Bile mund të mendojë ato që ne mendojmë;
Ne kemi ndarë si hajdutë
Thesaret e netëve dhe të ditëve.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 29-02-2012, 09:51:13
Bashkefajtori

Më kryqëzojnë dhe dua të jem kryqi dhe gozhdët.
Më zgjatin kupën dhe dua të jem helmi.
Më mashtrojnë dhe dua të jem gënjeshtra.
Më djegin dhe dua të jem ferri.
Dua t’i bëj homazh e të falenderoj cdo grimcë kohe.
Shujta ime është çdo gjë.
Pesha e saktë e universit, poshtërimi, gëzimi.
Dua të përligj atë që plagë më jep.
Pak rëndësi kanë lumturia a fatkeqësia ime.
Unë jam poet.

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-02-2012, 15:41:18

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 30-08-2012, 15:26:45
Nëse do mund t'a jetoja sërish jetën time në tjetrën do kërkoja të bëja më shumë gabime. Nuk do përpiqesha të isha shumë perfekt, do të pushoja më shumë, do të isha më budalla nga ç'kam qenë, në të vërtetë do të merrja pak gjëra seriozisht. Do të rrezikoja më shumë, udhëtoja më shumë, ngjisja më shumë male, sodisja më shumë perëndime e do të kaloja më shumë lumenj, do të shkoja në vende që s'kam qenë kurrë, do të kisha më shumë probleme reale e më pak imagjinare. Unë kam qenë një nga ata njerëz që jetojnë me arsye çdo minutë të jetës. Kam pasur momente të gëzueshme, por nëse do të rikthehesha, do kërkoja të kisha vetë momente të mira. Sepse nga kjo është bërë jeta, vetëm nga momente për mos tu humbur. Unë isha një nga ata njerëz që nuk shkonin kurrë diku pa një termometër, çadër e parashutë, nëse do të rikthehesha do të udhëtoja më ngadalë. Nëse do të rikthehesha, do të filloja të ecja zbathur kur të fillonte pranvera e do të vazhdoja kështu deri në mbarimin e vjeshtës. Do të ecja më shumë, do të sodisja më shumë lindje dielli e do të luaja më shumë me fëmijët. Nëse do ta kisha edhe një herë tjetër jetën përpara... por, jam 85 vjeç dhe nuk kam mundësi tjetër.

Temat e fundit