Lotët e krokodilit! - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lotët e krokodilit!

Lotët e krokodilit!

· 10 · 3356

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 27-09-2005, 11:12:51

"Lotët e krokodilit"  
Veper poetike lirike e Rose Ausländer!


Lotët e krokodilit

U në kripos supën time me lotë krokodili. Krokodili, një prej dhuratave që më kanë sjellë për ditëlindje, rri në kuzhinë dhe qan, sepse unë nuk gatuaj çka qejf ai të bluajë: Njerëz. Unë e ushqej me letërsi. Ai i kullufit gjithë ç'i lexoj, deri tek poezia. Lirikën nuk ja tret stomaku.

Këtu dhe atje

Të isha unë-vetëm unë, do të ishte çdo gjë shumë e lehtë. Por unë jam edhe çdokush tjetër i mundshëm, jam Ti, dhe Ai dhe Ajo. Unë nuk e kam veten në dorë. Dora më drejton tjetërkund, se ku, nuk e di. Drejtimi është i pasigurt. ?Ku?, do të thotë ndoshta: Unë jam këtu, por kush e din, çfarë do të thotë këtu . Edhe atje mund të jetë këtu. Këtu dhe atje ka sy. Sy drite, sy nate. Edhe atje, ajri ka oksigjen. Këtu dhe atje, frymëmarr unë strehën time të huaj.

Pavdekësi

Njëherë bleva tek një cigane një shami, që do të më bënte të padukshëm. Për këtë, i shita asaj një të katërtën e shpirtit tim të pavdekshëm. Tre të katërtat pavdekësi, boll i kisha. Unë nuk e di, se si do t'i llogarisë i gjithëpushtetshmi. Shpresoj, që atje sipër të vuaj një të katërtën më pak. Në tokë, i gjithë shpirti, është i padurueshëm. Unë isha me fat, që hoqa të paktën një të katërtën dhe që mund t'i bie botës rreth e rrotull pa u vënë re. Në këtë mënyrë, do mund të marr vesh qëndrimin e vërtetë të shokëve të mi. Herët a vonë, do ta kuptoj, që njëri ose tjetri, është çdo gjë tjetër, përveçse shok. Por, meqë kam tre të katërtat e shpirtit, të paktën, dhimbja do jetë më e vogël.

Koha

?E mira kohë e vjetër!? Koha nuk është as e mirë e as e vjetër, as e re e as e keqe. Koha nuk është. Jemi ne koha, të mirë, të këqinj, të rinj, pleq. Vuajtjet dhe padrejtësitë tona, ja veshim ne kohës, në këpucët që nuk i ka, sepse nuk ka këmbë, sepse nuk ekziston. Ajo është kurbani ynë, e gjora, koha e pakohë.

Makth

Unë jam një bletë, duhët çdo ditë të grabis lulet, të bëj mjaltin, t'i shërbej mbretëreshës sonë. Punë e vështirë, që kështjella jonë të jetë plot. Kjo më jep kënaqësi. Natën e shkuar pata një makth: po ëndërroja, sikur isha njeri.

E pamatshme

Është e lehtë të thuash, se kjo dhomë ka përmasat 3 x 3 x 3 metër. Por kush mund të vlerësojë, sa hapet e zgjatet, nga të gjitha anët, në një minutë të caktuar, që shtrihet e pamasë në zemrën e të shkuarës, dhe të së ardhmes.

Përrallë

Unë i kam harruar përrallat. Ato nuk më harrojnë mua. Ne e njohim më afër njëra-tjetrën, pas mesnate, në librat e ilustruar, mbrapa maleve. Atje interpretojmë yjet. Vajza- fijeshkrepse më sjell çaj në një gotë të plasaritur. Unë mbush kutinë e saj me cifla mendimesh.

Vjedhje

Unë jam hajdut. Një hajdut ditësh. Ato i hedh fshehtaz në dhomën time- magazinë. Një haur, që e kam trashëguar nga një i afërm i panjohur. Në qoshen e errët askush nuk i vëren ditët e mia të vjedhura, pasi hauri im ështe periferik, dhe asnjë turisti nuk i bie udha andej. Ditët rrinë rëmujë, pranë dhe mbi njëra-tjetrën, dhe unë lodhem për t'i dalluar. Shpesh kaloj shumë ditë, për të gjetur përmes ditëve të papërcaktuara, një ditë të caktuar. Kur kam fatin ta gjej, ajo më tregon historinë e saj të vërtetë: planet e bëra, të ndërprera nga historia ime. Qëllime të mëdha dhe të vogla dalin në dritë, kur unë këthehem tek ditët e fshehura në terr.

Përparim

Unë banoj në katin e parë të shtëpisë së parë, në rrugën e parë të vendbanimit. Vendbanimi është një ishull. Ai ka vetëm një rrugë. Rruga ka vetëm një shtëpi. Shtëpia ka vetëm një kat. Unë jam banori i vetëm. Këtu ushqehem me fruta dhe peshq. Me kripën e ajrit, diellin dhe shiun. Me mendimet dhe ëndrrat. Miqtë e mi janë shpërndarë të gjithë nëpër botë. Ne merremi vesh përmes postës me shishe. Emrin e ishullit nuk e di. Kohë pas kohë noton një shishe në bregun e tij. Kështu marr vesh, se ç' ndodh në botë, përparime të frikshme nga të gjitha fushat. Luftrat dhe vdekjet shumohen. Gjithkush është krenar për luftën e ti, për fitoren e tij, po, madje edhe për humbjen e tij.

Hapsirë

Unë hyra në një hapsirë, që ishte bosh. Pa anë. U rrëzova, jo mbi dysheme, por përpjetë, në ajrin e zi. Rashë krejt ngadalë, pa më prekur asgjë. Kisha frikë, mos asgjëja nuk do të mbaronte kurrë. Kisha frikë, mos mbaroja unë, dhe shkrihesha në asgjënë e zezë. Papritur, një rreze fluturoi rreth meje dhe më mbërtheu. Pata dhimbje, si të më kish shpuar thika, por frymëmora e lehtësuar. Kjo prekje e dhimbshme ishte për mua çlirim. Atëherë dëgjova edhe zëra, të cilët nuk isha në gjëndje t'i dalloja qartë: zërat e erës, tingujt e zogjve, një bulkth. Po fluturoja mbi rreze, dalngadalë përmes hapsirës së ndriçuar. Kur, një zë krejt i qartë njeriu po më thoshte: ?Vajti tetë?, shtyva rrezen nga e djathta, rashë nga e majta, dhe u zgjova.


  • Postime: 25
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 07-11-2005, 07:53:08
Tung,

shume te bukura, desha vetem ta dij, a i keni perkthyer ju vete keto?

tung nga gjini

#2 ne: 11-02-2006, 06:44:14
Shume e bukur vertet...

#3 ne: 03-05-2006, 13:39:53
Shumë e bukur vërtetë...
te njejtin mendim kam....

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 17-05-2006, 06:10:48
Qfar ti boj lotit qe per ty pikon, qfar ti boj zemres qe kaq shum te don, qfar ti boj mendjes qe veq per ty mendon!!! :perqafim

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 17-05-2006, 06:11:50
Teshat i ka Dolce & Gabana,
E n`gjep i ka 20 Franga,
Me BMW rrin tuju Shetit,
Qe e ka ble me Kredit,
Kshtu e kan Shqiptart,
Me u Fryh ja kan Zanat,
Na shiten Frajera,
Kredit po ju vjen Era.

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 17-05-2006, 06:12:58
NUK KAM FAJ UNE QE TE DUA
FAJIN E KA ZEMRA QE SME PYET MUA
 :engjell:

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 17-05-2006, 06:31:13
Te ndez nje cigare, s`mund se nuk e pi, te`t therras ne emer, emrin nuk ta di!

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 17-05-2006, 06:31:34
Emrin tend me gjak, gjithkund e kam shkruar, vetem e vetem zemra, kurr mos me te harruar!!!

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 17-05-2006, 06:32:01
Nese ke nje zemer, daje bashk me mua, nese ke nje fjale, me thua TE DUA!!!

Temat e fundit