Miti i Sizifit! - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Miti i Sizifit!

Miti i Sizifit!

· 2 · 11925

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 27-08-2006, 21:48:07
Perendite e kishin denuar Sizifin te ngjiste pa pushim nje shkemb ne maje te nje mali, iku dhe guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me te drejte se nuk kishte ndeshkim me te tmerrshem se puna e padobishme dhe e pashprese.

Po t'i besojme Homerit, Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Megjithate, sipas nje tradite te vjeter, ate e terhiqte zanati i cubit. Nuk me duket kontradiktore. Opimionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua qe te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash, e denojne per mendjelehtesi ne sjelljet me perendite. Nuk i ruajti sekrete e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrenbye nga Jupiteri. I jati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, qe kishte dijeni per rrembimin, i premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht qe ky ti jepte uje keshtjelles se Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit te ujit, ai zgjodhi te dyten. Per denim, u dergua ne ferr.

Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete te mbreterise se vet. Ai dergoi perendite e luftes te clironin vdekjen nga duart e nganjethimtarit.

Tregojne gjithashtu se Sizifit, ne prag te vdekjes, i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi t'ia hithte trupin e tij te lene pa varr, ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e cuan ne Ferr. Dhe atje, i zemeruar nga bindje e se shoqes, aq e kundert me dashurine njerezore, i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen. Por, kur erdhi perseri ne toke, kur shijoi ujin e diellin, guret e nxehte e detin, nuk deshi te kthehej me ne erresiren e sketerres. Thirrjet, zemerimet e paralajmerimet, rane ne vesh te shurdher.. Edhe per shume vite ai jetoi ne harkun e nje limani, prane detit te shkelqyer dhe buzeqeshjes se tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi prej zverku te pabindurindhe duke e shkeputur nga gezimet e coi me force ne ferr, ku e priste shkembi.

Kuptohet, se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote.

Asgje nuk na thuhet me per Sizifin ne Ferr. mitet jane bere per te ndezur imagjnaten. Ne mitin e siperpermendur, shohim vetem perpjekjet e trupit te tendosur per te ngritur nje gure te madh, per ta rrukullisur dhe per t'iu ngjitur pambarim nje te perpjete; dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin ne balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera me balte. Ne mbarim te kesaj perpjekje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thelesi, qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe ne pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri püer ne maje. Ai zbret ne fushe.

Pikerisht gjate kthimit, gjate kesaj pauze, Sizifi me intereson. Nje fytyre qe robetohet aq afer gureve, eshte bere tashme gure edhe vete. E shoh kete njeri duke bere nje hap te rende e te njejte drejt vuajtjes pa fund. Kjo ore, qe eshte si nje frymemarrje e qe perseritet po me aq siguri sa edhe fatkeqsia e tij, eshte ora e ndergjegjes. Ne cdo njerin nga keto caste, kur ai zbret nga maja dhe zhytet ne strofkat e perendive, ai qendron permbi fatin e vet. Eshte me i farte se shkembi e vet.

Nese ky mit eshte tragjik, kjo ndodh ngase heroi i tij eshte i ndergjegjshem.

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-08-2006, 18:54:46
Ne te vertete c'vlere do te kishte vuajtja e tij, ne qofte se cdo hap di ti ushqente shpresen per tìa dale mbare? Punetori i sotem punon gjithe jeten ne te njejtin vend pune dhe fati i tij nuk eshte me pak absurd. Por ai nuk eshte tragjik, pervec rasteve kur behet e ndergjegjshem. Sizifi, proletar i perendive. i pafuqishem dhe i revoltuar, e njeth shtrirjen e gjendjes se vete te mjeruar gjate zbritjes, ai mendon per kete.

Qartesia, e cila duhej ti shkaktonte vuajtje, realizon ne te njejten kohe fitoren e tij. Nuk ka fat qe te mos perballohet me ane te percmimit. Ketu qendron gjithe gezimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i perket atij. Shkembi eshte gjeja e tij. Nuk ka diell pa hije prandaj duhet njohur nata.. Njeriu absurd thote, "po", dhe perpjekja e tij nuk rresht kurre.. Ne qofte se ekziston nje fat vetjak, nuk mund te kete fat te larte, ose te pakten eksizton vetem nje fat, per te cilin mendohet se eshte fatal dhe i percmuar.

Per cfare mbetet, ai e di veten zot te diteve te tij. Ne kete cast te veshtire kur njeriu hedh syte nga jeta e vet, sizifi, duke shkuar drejt shkembit, sodit kete rrjedhje veprimesh pa lidhje qe behet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nen veshtrimin e kujteses se tij dhe se shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Per rrjedhoje, i bindur per origjinen krejtesisht njerezore te gjithckaje qe eshte njerezore, i verber qe deshiron te shohe dhe qe e di se nata nuk ka fund, ai eshte gjithmone ne udhe. Shkembi vazhdon te rrokulliset.

Po e le Sizifin ne kembe te malit! Gjithmone takojme barren e tij. Por Sizifi na keshillon nje besnikeri te larte, e cila mohon perendite e ngre shkembinjte. Edhe ai mendon se gjithcka eshte mire. Kjo gjithesi, ketej e tutje pa zoteri, nuk i duket as shterpe, as boshe. Cdo kokerrize e ketij guri, cdo ndricim i ketij mali te zhytur ne terr, formojne ne te vertete nje bote. Vete lufta drejt majave mjafton per te mbushur zemren e njeriut

Duhet ta perfytyrojme Sizifin te lumtur

Temat e fundit