Per dashurine! - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Per dashurine!

Per dashurine!

· 62 · 4795

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 01-04-2012, 19:37:14
Dashuria - Borges


Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve:
Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë.
Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej,
Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën,
Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit.
Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.
Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze
Dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a më merr me vete?”
“Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.”
Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë
Mbi një anije të mrekullueshme: “Krenari, të lutem, më merr me vete?”.
“Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ u përgjigj Krenaria,
“Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.”
Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:
“Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.”
“Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia,
“Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.”
Edhe Gazmendi kaloi përbri Dashurisë,
Por ishte shumë i kënaqur që nuk dëgjonte se dikush po e thërriste.
Papritur e pakujtuar një zë tha: “Eja, Dashuri, të marr unë me vete.”
Ishte një plakë ajo që fliste.
Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse dhe plot gëzim
Saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin.
Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet.
Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria:
“Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“.
“Ka qenë Koha,” tha Dituria.
“Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”.
Dituria, plot mençuri, iu përgjigj:
“Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.”
« Editimi i fundit: 14-06-2012, 23:14:07 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 01-04-2012, 19:39:10
MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT- PEDRO SALINAS

Mënyra jote e të dashuruarit
është të më lësh të të dua.
Po-ja me të cilën braktisesh
është heshtja. Puthjet janë bërë
të më ofrosh buzët
që unë të t’i puth.
Kurrë fjalët dhe përqafimet
më thanë që ekzistoje
dhe më ke armatosur, kurrë.
Ma thonë gjethet e bardha,
hartat, telefonat, profecitë;
ti, jo.
Dhe jam përqafuar me ty
pa të kërkuar asgjë, nga frika
se s’është e vërtetë
që ti jeton dhe më do.
Dhe qëndroj i përqafuar me ty
pa të vështruar dhe pa të prekur.
Nuk duhet zbuluar kurrë
ajo vetmi e thellë
as me pyetje, as me përkëdhelje
që të dashuroj vetëm unë.
« Editimi i fundit: 14-06-2012, 23:14:42 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 01-04-2012, 19:42:02
UNË DËSHIROJ - CARLOS DRUMOND DE ANDRADE

UNË DËSHIROJ QË ÇDO DITË TË VITIT,
ÇDO DITË TË JETËS,
PAS ÇDO GJYSMË ORE,
PAS ÇDO PESËMINUTËSHI,
TI TË MË THUASH: TË DUA.
 
DUKE TË DËGJUAR TEK MË THUA: TË DUA,
ATË ÇAST BESOJ SE DIKUSH MË DASHURON.
SI DO TA DIJA KËTË GJË
NJË ÇAST MË PARË
DHE NJË ÇAST MË VONË?
 
DËSHIROJ QË TI TË MA PËRSËRISËSH,
DERI SA TË TË SHTERET ZËRI,
SE TI MË DO, SE TI MË DO, SE TI MË DO.
PO NUK BËRE KËSHTU, NDJESITË TRETEN,
SEPSE TEKSA THUA: TË DUA,
TI E SHPËRNDAN
NË HAPËSIRË
DASHURINË TËNDE PËR MUA.
 
NGA TI KËRKOJ KUMTIMIN E PËRHERSHËM.
KËRKOJ VETËM KËTË,
KËTË GJITHNJË, KËTË GJITHNJË E MË TEPËR.
 
DËSHIROJ TË JEM I DASHURUAR PËRMES FJALËS SATE,
PËRVEÇ ASAKJ, UNË NUK NJOH MËNYRË TJETËR
PËR TA KUPTUAR DASHURINË,
PËR TA KUPTUAR THELLË SE DIKUSH MË DASHURON:
DASHURI QË GJENDET NË RËNJËT E FJALËS
DHE NË KUMBIMIN E SAJ,
DASHURI
E SHNDËRUAR NË JONE,
NE DRITHËRIMË HAPËSIRE.
 
NË KOHËN QË NUK MË THUA:
TË DUA,
UNË E MARRË VESH NË ÇAST
SE TI NUK MË DASHURON MË,
SE KURRË NUK MË KE DASHUR MË PARË.
 
NËSE TI NUK MË THUA ME NGUT, DISA HERË
TË DUA DUA DUA DUA DUA,
TË VËRTETËN SHKREPTIMAVE QË E ZBULOVE TANI,
UNË ROKULLISEM NË KAOS,
NË KËTË GRUMBULL SENDESH TË PADASHURISË.
« Editimi i fundit: 14-06-2012, 23:15:04 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 01-04-2012, 19:44:56
Perse nuk vjen?! - MIHAL EMINESKU

SHOH DALLËNDYSHET Q'IKIN LARG
DHE GJETHET QË U ZVERDHËN PAK,
MBI VRESHTA TUTJE BRYMA RA –
PËRSE TI S'VJEN, PSE NUK VJEN PRA?
 
EJA NË KRAHË TË TË MBAJ
TË T'ADMIROJ, TË VDES PASTAJ,
DHE TA VË KOKËN QË MË DHËMB
MBI GJOKSIN TËND, MBI GJOKSIN TËND.
 
A TË KUJTOHET KOHA VALLË,
KUR TË DY BRIDHNIM NË LIVADHE,
KUR UNË TË NGRITA PUPËL NË ERË
ME MIJËRA HERË, ME MIJËRA HERË.
 
NË BOTË GJENDEN FEMRA PLOT
QË SYTË I KANË ZJARR E LOT,
TË ARTA QOFSHIN ATO GRA
SI TI NUK KA, SI TI NUK KA.
 
TI DRITË DO SJELLËSH E KTHJËLLIM
NË JETËN TIME, SHPIRTIN TIM,.
TI MBI ÇDO YLL KE BUKURI
E DASHUR MOJ, E SHTRENJTA TI.
 
VJESHA TANI MBI FUSHAT ZVERDH,
RRAFSHULTAT I SHKRETOI PËRRETH
PO BIEN FLETËT CA NGA CA –
PËRSE TI S'VJEN, PSE NUK VJEN PRA?
« Editimi i fundit: 14-06-2012, 23:15:26 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 04-04-2012, 10:01:08
Dashuria nuk ekziston për të na bërë të lumtur .
Unë mendoj se ekziston për të
na treguar sesa të fortë jemi ne
për të duruar dhimbjen .


|Hermann Hesse|

« Editimi i fundit: 05-04-2012, 22:15:15 nga ShEJ »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 05-04-2012, 22:13:25
"...ajo bëri gjithçka që ai ta donte, por nganjëherë gjithçka-ja nuk mjafton."

|Guillaume Musso|

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 06-04-2012, 10:33:08
Kudo qe te jesh e cfaredo gjeje te jete duke ndodhur ne jeten tende, sa here qe te jete hena e plote ti kerkoje ne qiell…E nderkohe qe e shikon, mendo per mua dhe per javen tone magjike, sepse kudo qe te jem e cfaredo qe te jete duke me ndodhur une do te bej te njejten gje. Nese nuk mund te jemi bashke, te pakten do te kemi kete qe te na bashkoje, e ndoshta keshtu lidhja jone do te zgjase pergjithmone.

"Kujtohu te shikosh Henen"  Nicholas Sparks

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 06-04-2012, 17:07:43
Per dashurine jap jeten,per lirine jap dashurine :D :)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 15-04-2012, 21:21:27
...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem  kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i  jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje  destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja  jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze,  gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte  gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj  perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket. Ti nuk ndalon perpara vitrinave, ti nuk komenton asnje kalimtar, madje  ti edhe pyetjeve te mia shpesh here kufizohesh ti pergjigjesh me nje  levizje spontane koke, por gjestet e tua shpesh i japin nje shpjegim  dilemave te mia e nuk ke kurre arrogancen te kesh gjithnje nje zgjidhje  per problemet ekzistenciale te njerezve qe te rrethojne. Ti nuk ankohesh  kurre, ty nuk te bezdis as fakti qe nganjehere je e detyruar te ndjesh  shijen e hidhur te nikotines te buzet e mia, e megjithate asnjehere kur  shfaqem nen deren tende teksa me perqafon nuk harron te me pyesesh "Si  je?". Ti nuk beson ne Zot, ti nuk enderron te ndryshosh boten, e  megjithate menyra si me shtrengon teksa sheh dike qe lyp a nje femije qe  qan me tregon se si ti mallengjehesh perpara tyre. Ah po, ti ke dobesi  femijet, ty te pelqen te luash, madje une e di qe ty te cmend veshtrimi i  yjeve, mund te qendrosh me ore te tera duke i soditur pafolur, e pastaj  te kthehesh nga une e te me pershperitesh duke buzeqeshur "ti je ylli  im!me i shemtuari, por te pakten je imi". Ty te pelqen te ngacmosh  hunden time te skuqur nga te ftohtet, te shtrengosh ne duar filxhanin e  cajit teksa me sheh ne sy e te me pyesesh " Me do?". Ti ke deshire  gjithnje te sfidosh me pagjumesine tende kronike naten, ty te pelqen te  me ngacmosh me puthje gjithnje teksa qendroj mbi libra, e nuk e di perse  te pelqen te fshihesh gjithnje nen carcaf e nuk me lejon te te shoh  menjehere pasi i ke dhene nje kuptim nates time duke mermeritur e lodhur  "pse nuk vjen te shtrihesh serish prane meje?". Por ajo qe te cmend  totalisht eshte te veshtrosh nga dritarja gjithe ciftet e moshuara qe  kalojne poshte pallatit tend. " Cfare sekreti njohin ata, qe ne nuk  dime?" me pyet duke i soditur me adhurim derisa ata zhduken e me pas me  hidhesh ne qafe e duke me kafshuar me thua " Ti do te jesh bastuni i  pleqerise time! ...

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 08-06-2012, 23:49:10
Te dua

Te dua per te gjitha grate qe nuk i njoha,
te dua per te gjitha koherat qe s'i jetova,
Per kundermimet e detit te gjere
dhe per kundermimin e bukes se ngrohte.
Per boren qe shkrin
per lulet e para,
per kafshet e delira qe njeriu nuk in tremb.
Te dua per dashurine,
Te dua per te gjitha grate qe nuk i dashuroj

Kush me pasqyron veç teje
vetveten e shoh fare pak,
Pa ty
shoh veç nje hapesire te shkrete
midis dikur dhe sot.
qene gjithe ata te vdekur qe i kaperceva duke ecur mbi kashte,
Nuk mund ta shpoja murin e pasqyres sime
M'u desh ta mesoja fjale perfjale jeten
Ashtu siç harron njeriu.

Te dua per urtesin
Te dua per kunder gjithçkaje qe eshte iluzion,
Per kete zemer te pavdekshme qe nuk venitet.

Ti pandeh se je dyshimi
dhe je vetem arsyeja,
Ti je dielli i madh qe me ngjitet ne koke
Kur jam i sigurt ne vete.

Pol Elyar

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 14-06-2012, 23:10:47
Ç’është dashuria?
Dashuria është dorëzimi.
Dashuria është shkaku i dashurisë.
Dashuria është të kuptosh.
Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë.
Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit tëthyer në pasqyrë.
Dashuria është kalimtare.
Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar.
Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh.
Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.
Dashuria kurrë nuk vihet re.
Dashuria është një fjalë boshe.
Dashuria është të takosh Zotin.
Dashuria është një dhimbje.
Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin.
Dashuria është tek lotët.
Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë.
Dashuria është kapja dorë për dore në kinema.
Dashuria është një dehje.
Dashuria është një bishë.
Dashuria është një verbëri.
Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.
Dashuria është një qetësi e shenjtë.
Dashuria bëhet temë nëpër këngë.
Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të.
Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme.

Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.

Pamuk

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 14-06-2012, 23:12:47
Meraku fort ne na ka zënë,
veç unë për ty, ty për një tjetër
në zjarr të madh ne kemi rënë
mua për ty, ty për një tjetër.
Ti pret me shpresë, dhe unë ashtu
por unë nga ti, ti tjetër vend.
Mua më çmendën sytë e tu,
ty tjeter vajzë po të çmend.
Dhe unë, dhe ti nuk kemi fat,
e psherëtijmë ditë e natë.
Kështu ne vuajmë të dy,
ti per nje tjeter. Une per ty.

Silva Kaputikyan

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 14-06-2012, 23:13:38
Sot do të vija në shtëpinë tënde,
e do të bëja një rrugë aq të gjatë,
vetëm për të futur këtë tufë vargjesh
përposh derës.
Nuk mund ta thyej dot betimin
Që të mos shihemi më.
Asgjë s`do të doja të thoja,
Vetëm këtë asgjë.
Se gjithçka tashmë është thënë.
E që nga koha që u ndamë
Ne veç mbijetojmë,
Jemi shkatërimi i asaj kohe.
Pas teje, është kjo asgjëja ime
Që më mban e më forcon,
Rritet mirë bashkë me vitet
Madhohet, ma hesht zërin,
Nuk do më të rrijë me mua,
E del gjithnjë më shpesh,
Në kërkim të asgjëve të tjera,
Padobishmërisht të bukura
Siç qeshë dhe unë.
Sytë tanë patën fiksuar diellin,
E nuk shohin më,
Duke menduar se patën parë të tërin,
Atëherë pse do t`më duhej vallë të të shihja?
Do të humbisja asgjënë time.
Nga të gjitha gjërat që mund të bëja
Zgjodha gjithmonë një të vetme,
I gjymtuar nga aq shumë jetë të pajetuara
Ti je asgjëja që më zgjodhi.
E ty unë të përkas përgjithmonë.

R.Pazz

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#13 ne: 15-06-2012, 11:54:06
UNË DËSHIROJ - CARLOS DRUMOND DE ANDRADE


NË KOHËN QË NUK MË THUA:
TË DUA,
UNË E MARRË VESH NË ÇAST
SE TI NUK MË DASHURON MË,
SE KURRË NUK MË KE DASHUR MË PARË.

 


do vecoja kete pjese.....

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 15-06-2012, 11:56:22
Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb


Jorge Luis Borges

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#15 ne: 15-06-2012, 11:59:43
Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te çdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....


Pushkini

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 15-06-2012, 12:02:45
Trishtimi i hënës

Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;
Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,
Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar,
Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet,

Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë,
Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,
Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,
Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.

Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,
Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,
Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr,
Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,
Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,
E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban



Charles Baudelaire

  • Postime: 1280
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 15-06-2012, 12:31:49
Per dashurine dobesohet e zemra e djajve,edhe per bukurine perulen e perendite :)

Pasion :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#18 ne: 15-06-2012, 13:31:11
Rrefim

Nje here te vetme , grua gjer ne pergjerim,
krahun mbi tendin pata hedhur,
( e ende ne thellesine e nxirrosur te shpirtin tim
kujtimi s'eshte zverdhur).

Ishte shume vone, si medalje e sapodhuruar
hena e plote shndriste,
solemniteti i nates , si nje lume kish vershuar,
mbi Parisin qe dremiste.

Ndan mureve , bri portave ne erresire te futura,
tinezisht macet kalonin,
veshet e ndrehur , megjithate , si hije te bukura
ngadale na shoqeronin.
papritur , cliruar ne mes te nje intimeteti te lire,
ne te zbehten kthjelltesi,
prej teje, violine kumbuese, qe vibron ze lire,
e shkelqen vec ciltersi,
prej tehe , fanfare e hareshme, e qarte, harmonjoze,
ne te mengjesit drite,
shpetoi nje note vajtonjese, nje note tekanjoze,
qe me eren u puhit,
si ai femija i imet , i trishte, ishemtuar, i dreqosur,
qe prinderit me qellim,
per turp te njerezve e mbanin te syrghynosur,
fshehur ne nje kantine.

Engjell i mjere, kendonte nota me nje ze te vajtuar
ketu poshte ska siguri,
egoizmi njerezor , edhe pse kujdeset per tu grimuar,
tradhetohet nga krenaria e tij.

Eshte i veshtire zanati per te qene nje grua e bukur,
dhe puna aq e peshtire
e nje balerine te cmendur , mes kallkanit diku te strukur,
qe buzeqesh si per meshire.
te ngresh dicka mbi zemra eshte e kote , dashuri, bukuri,
gjithshka behet shosh,
gjer kur harrimi per ti shpene ne perjetesi
i hedh ne te tijin kosh.

Shpesh e kam sjelle nder mend ate hene te ndritur,
ate heshtje, ate ligeshtim,
bashke me ate rrefim te tmerrshem peshperitur
zemres me besi
.


Charles Baudelaire

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#19 ne: 15-06-2012, 13:31:27
Per dashurine dobesohet e zemra e djajve,edhe per bukurine perulen e perendite :)

Pasion :D

 :)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 19-06-2012, 09:54:35
Doja te te kujtoja qe te dashurosh do te thote te jesh, te rrish dhe jo te zhdukesh per te pare a ka rendesi tjetri/a per ty.

Bukowski

  • Postime: 1280
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 19-06-2012, 09:57:11
Per dashurine e ne emer te saj,le te ma shqyejne kraharorin si Prometeut korbat :P :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#23 ne: 19-06-2012, 09:57:47
Doja te te kujtoja qe te dashurosh do te thote te jesh, te rrish dhe jo te zhdukesh per te pare a ka rendesi tjetri/a per ty.

Bukowski

eshte per tu cuditur se te tere e bejme kete.....

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 19-06-2012, 10:01:51
Tushe te du fort

Temat e fundit