Poezi për të qetësuar nervat! - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Poezi për të qetësuar nervat!

Poezi për të qetësuar nervat!

· 1 · 4430

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 27-10-2006, 18:31:42


Por poezia e sotme amerikane ka plot poetë që mund të lexohen edhe atëherë kur njeriu e ndjenë nevojën për të qetësuar nervat. Njëri prej tyre është poeti Ted Kooser, i cili shkruan kryesisht për atë pjesë të publikut që nuk është veçanërisht i edukuar për ta njohur teorinë letrare, por që janë inteligjent sa t'i kuptojnë librat që vendosin t'i lexojë.
 Me këtë në mendje, Kooser praktikon një stil që është njëkohësisht i përshtatshëm për të si poet edhe për lexuesin e tij. Ai, si shumica e poetëve të sotëm amerikan, shkruan poezi të shkurtra. Poezitë e tij janë argëtuese dhe subjektet që trajton janë ngacmues dhe relevant për kohën. Kooser tenton një akt të mprehtë përshkrimi, dhe provon të depërtojë tek gjendja emocionale dhe shpirtërore e lexuesit pa e vënë atë në vështirësi në marrëdhënie me vetveten. Gati gjithçka ndjehet e lidhur me aktin e një vet-portreti në poezinë e tij. Marrja përsipër e risjelljes së nocionit të vlerave humane në vargjet që shkruan i ka dhënë një popullaritet të dukshëm në kategorinë e poetëve të mëdhenj ku ai klasifikohet.

Asgjë më pak nuk mund të thuhet për famën që ka fituar poeti Gary Snyder në poezinë bashkëkohore amerikane. Ai e konsideron poetin të lindur nga natyra si një vizionar, si një njeri me një rol të veçantë në jetë, të zgjojë dhe të ndriçojë njerëzimin. Për ta bërë përvojë në punën e vet këtë përfytyrim që ka gdhendur në mendje për misionin e poetit, ai e ndjenë nevojën për t'i ndjekur me seriozitet të gjitha idetë dhe momentet që e shtyjnë atë drejt fletës së bardhë. Snyder e bën këtë persiatje me një imagjinatë të hapur, por të mënjanuar nga shqetësimi për t'i dhënë drejtim abstrakt thelbit të poezisë që shkruan. Kjo është diçka pozitive, sepse imagjinata e tij arrin shkallën më maksimale të veprimit kur aktivizohet kundrejt detajeve konkrete që kanë të bëjnë direkt apo indirekt me subjektet poetike që trajton. Në veprat e Snyder-it forma fuqizohet nga brendësia e rritjes natyrale të secilës poezi dhe jo nga parametrat konvencional të poezisë klasike. Duke shkruar një poezi që gjendet më afër botës së imagjinatave dhe më larg asaj retorike, filozofia që përcjell poezia e tij ka fituar admirues të shumtë, sidomos atë pjesë të lexuesve që janë të interesuar veçanërisht në poezinë akademike. Poezia e tij konsiderohet e një niveli të lartë, jo vetëm për liberalizmin e temave që trajton dhe harmoninë e brendshme ritmike që ofron, por edhe për faktin se ajo rritet në prezencën e një inteligjence të fuqishme autoriale.

Temat e fundit