Re me pantallona! - Majokovski. - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Re me pantallona! - Majokovski.

Re me pantallona! - Majokovski.

· 1 · 2737

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 27-08-2006, 22:16:09
   

Vladimir Majakovski. ( 1893 1930 )

Është një nga idhtaret me te shquar te avanguardes poetike ruse. Ne poemen futuriste " Re me pantallona"përmes dashurisë tragjike te poetit për Marien goditet morali dhe gjithë rendi i padrejte shoqeror qe poshteron njeriun si individ dhe ndjenjen e tij me te pastër, dashurinë.

 

Re me pantallona

Maria!

Nuk do?

Nuk do!

Ah!

Domethënë, prapë

Erresire, lageshti.

Zemren do marr

Ashtu si qeni

Qe mbart, njomur lotesh.

Ne goje te tij

Kemben

E prerë nga treni.

Me gjakun e zemrës sperkat udhën e madhe.

Lulet ngjiten mbi pluhurat e oborrit

Mijera herë dielli

rreth tokes hedh valle

Si Erodiada

rreth kohës se Paqezorit

Dhe kur vitet e mia vallen e tyre

Ta kercejne gjer në fund, te pragu

i shtepise se tim eti do zgjatet

një gjurme me miliona pika gjaku.

Do zvarritem

i ndyre nga netet kur bija ne kanale

Perkrah tij do të vij sot

Do perkulem

Dhe do ti them ne vesh me ngadalë:

Me ndigjon zotni Zot?

Si nuk merziteni

Ne peltene e reve

Të njumur sytë tuaj gjithmonë?

Eja, se bashku,

Të bëjmë një karusel

Kur te vertitemi gjeri naten vonë

Do defrejme o i plotfuqishem

Do shtrojme ne tryeze verera te rralla

te tilla verera

Qe dhe te perzishmit

Shen-jetës, koha do ti vijë verdalle

Dhe Evat ne parajse i biem prapë.

Jepme urdher

Dhe sonte do shkoj kudo

Nga bulevardi vajzat me te bukura

T'i mledh e t'ì sjell

A do?

Temat e fundit