Tregime Kineze - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tregime Kineze

Tregime Kineze

· 7 · 4638

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

ne: 10-01-2006, 09:31:04
Kete teme e kam hapur vetem e vetem per tregime ose legjenda Kineze..Shpresoj se do t'ju pelqej....

Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme

Guan Han Qing, shkrimtar dramaturg kinez i shekullit të 13-të, krijoi një sërë veprash të shquara teatrore, njëra prej të cilave ka qenë libreti i operës ?Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme?. Kjo pjesë teatrore, që demaskoi korrupsionin e organeve të drejtësisë të periudhës së dinastisë Yuan, nuk është vjetruar asnjëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 800 vjet, dhe shfaqet në skenë shumë shpesh edhe sot. Në këtë operë tragjike pasqyrohet një ngjarje që ndodhi asokohe. Përshkrimi i shkurtër i saj është si vijon më poshtë:
Kur Dou Ë-ja ishte 7 vjeçe, babai i saj mori para borxh nga një fajdexhi dhe, më vonë, për të kthyer borxhin, ia shiti Dou Ë-në plakës Cai për "nuse fëmijërore". Por për fat të keq, "burri fëmijëror" i Dou Ë-së vdiq para kohe dhe ajo vendosi të mos martohej më dhe të jetonte gjithë jetën si vejushë, bashkë me plakën Cai.

Një herë, plaka Cai shkoi te një burrë me emrin Sai, për të kërkuar borxhin që ai ia kishte marrë më parë. Por Sai jo vetëm refuzoi t'ja kthente borxhin, por edhe deshi ta vriste plakën. E mori atë në periferi të qytezës dhe u bë gati ta mbyste me litar. Në momentin kritik, një burrë me emrin Zhang Lyer, emër që do të thotë "Gomari Zhang", së bashku me babanë e tij po kalonin andej dhe e shpëtuan plakën Cai nga vdekja, duke e rrahur keqas dhe duke e dëbuar maskaranë Sai.

Kur mori vesh se plaka Cai kishte një nuse të re dhe të bukur që jetonte si vejushë, Gomari Zhang kërkoi ta merrte atë për grua, por plaka Cai nuk pranoi. Kështu që, Gomarit Zhang i lindi mendimi ta vriste plakën dhe ta merrte me pahir Dou Ë-në për grua.

Një ditë, kur mori vesh se plaka Cai ishte e sëmurë, Gomari Zhang gatoi supë me mish qengji dhe shkoi bashkë me babanë e tij në shtëpinë e plakës Cai, gjoja për të ngrënë një drekë bashkë me të dhe me nusen e saj. Gomari Zhang hodhi fshehurazi helm në tasin e plakës. Por babai i tij e mori pa dashur atë tas me supë dhe e hëngri, e si pasojë, vdiq aty për aty.

Gomari Zhang e akuzoi Dou Ë-në dhe e paditi në gjyq, me qëllim që, duke përfituar nga rasti, të rrëmbente pasurinë e saj. Kryegjyqtari i korruptuar, që mori rryshfet nga Gomari Zhang, e dënoi Dou Ë-në me vdekje.

Para ekzekutimit të dënimit, Dou Ë-ja thirri: "O, mirëdashësit vuajnë nga varfëria dhe nuk jetojnë gjatë; Ndërsa keqbërësit bëjnë një jetë të pasur dhe jetojnë shumë! Edhe Qielli dhe Toka veprojnë sipas rasteve, duke pasur frikë nga të fuqishmit dhe duke marrë më qafë të dobëtit! O, Toka, nuk je e denjë për emin e Tokës, sepse nuk i dallon të mirat nga të këqijat. O, Qiell, e ke marrë kot emrin Qiell, sepse i ngatërron fisnikët me të poshtrit. O, ç' mund të bëj e shkreta unë, përveçse të derdh lot? "

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#1 ne: 10-01-2006, 09:33:13
Mbreti hegjemon i la lamtumirën bukuroshes Yu Gji



Udhëheqësi i kryengritësve fshatarë Siang Yu, që ishte shpallur si "Mbreti hegjemon i çusë perëndimore", bënte akte të djegies, vrasjes, rrëmbimit dhe grabitjes kudo që të shkonte. Si rrjedhim, ai humbi përkrahjen nga populli dhe kjo gjë e shpuri atë në një disfatë gjithnjë e më të rëndë në luftën me udhëheqësin e kryengritësve fshatarë të një fraksioni tjetër Liu Bang. Në vitin 202 para erës së re, Liu Bang filloi luftën finale me Siang Yu në zonën Gaixia. Siang Yusë, që dikur kishte një ushtri prej 400 mijë vetashi, kishin mbetur vetëm 800 kalorës, të cilët nuk kishin më drithëra dhe tagji për kuajt dhe ishin rrethuar në të katër anët nga trupat prej 300 mijë vetash të gjeneralit Han Sin të palës së Liu Bangut.

Natën vonë, ushtarët e Liu Bangut filluan të këndonin këngë popullore të zonave çu, që ishte vendlindje e Siang Yusë. Siang Yu kujtoi se të gjitha zonat çu ishin zënë nga Liu Bang, prandaj e humbi shpresën e fundit. Ai filloi të pinte raki në çadrën ushtarake. E dashura e tij bukuroshja Yu Gji e shoqëronte. Pranë tij qëndronte edhe kali i tij i dashur me emrin "Zhui". Siang Yu këndoi plot ndjenja: "Pata fuqi për të shkulur edhe një mal dhe pata guxim të pashoq në botë. Por, situata nuk më favorizon, edhe kali im nuk ka si e thyejë rrethimin. Ah, bukuroshja ime Yu Gji, çfarë mund të bëj unë për ty?"Bukuroshja Yu Gji këndonte në përgjigje dhe Siang Yusë iu mbushën sytë me lot.

Pastaj, Siang Yuja i hovi kalit dhe, i shoqëruar nga 800 kalorësit, e theu rrethimin në mesnatë e shkoi fluturimthi drejt jugut. Kur agoi dita, ushtarët e kalorësisë së Liu Bangut i diktuan ata dhe 5000 kalorës prej tyre filluan t'i ndiqnin këmba-këmbës. Siang Yu kaloi lumin Huaihë, por atij i mbetën vetëm 100 kalorës, të cilët ranë në një kënetë, dhe kalorësit e Liu Bangut, që i ndiqnin, ishin shumë afër. Pas një luftimi të ashpër, Siang Yusë i mbetën vetëm 28 kalorës.

Siang Yu arriti në bregun e lumit Vujiang. Një varkëtar u shpreh se deshi ta çonte atë matanë lumit dhe i propozoi që të krijonte një regjim në zonat në lindje të lumit. Por Siang Yu tha: "ç faqe më mbetet tani kur të shihem me bashkëfshatarët e mi në lindje të lumit?" Pastaj ia dha kalin e tij varkëtarit dhe u mor vesh me bukuroshen e tij Yu Gji që të dy të vrisnin veten. E para e vrau veten bukuroshja Yu Gji. Në atë moment kalorësit e Liu Bangut iu afruan. Siang Yu tha: "Thonë se Liu Bang ju ofron 1000 liang flori për kokën time. Ja, po jua jap atë si një dhuratë." Pastaj ngriti shpatën dhe vrau veten.

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#2 ne: 10-01-2006, 09:36:16
Shënime udhëtimi të Marko Polos në Lindje



Në kohën e dinastisë Yuan, Kina kishte lidhje të ngushta me vende të tjera të botës dhe shumë të huaj kishin qenë në Kinë. Ndër ta, italiani Marko Polo është më i njohuri.

Nikolo Polo dhe Mafio Polo, babai dhe xhaxhai i Marko Polos, ishin tregtarë. Për të bërë tregti, ata udhëtuan deri në Azinë Qendrore dhe, më tej, në vitin 1266, arritën në Kinë. Perandori Shizu i dinastisë Yuan, Kublai i priti ata me gëzim. Kur ata u kthyen në Itali, kishte vdekur nga sëmundje gruaja e Nikolo Polos dhe kishte mbetur në shtëpi vetëm biri i tij, Marko Polo 15 vjeçar. Prandaj, kur ata erdhën në Kinë për herë të dytë, e sollën edhe Marko Polon.

Ata të tre kishin patur ndër mend të vinin në Kinë duke u nisur nga Gjiri Persik dhe duke udhëtuar me anije. Por, ngaqë era dhe dallgët në det ishin të forta, ata vendosën të vinin duke ndjekur rrugën e vjetër. Kështu që, ata erdhën në Kinë duke kaluar në rrafshnaltën iraniane dhe rrafshnaltën pamire. Marko Polo ishte shumë i zgjuar dhe shpejt përvetësoi gjuhën mongole. Prandaj, perandori Shizu i dinastisë Yuan, Kublai e donte shumë dhe shpesh herë e merrte atë për inspekim në krahina të ndryshme. Kështu që, Marko Polo vizitoi shumë krahina të Kinës. Ata jetuan gjithsej 17 vjet në Kinë dhe, në vitin 1295, u kthyen në vendlindjen e tyre, Venedik.
Pas një viti, shpërtheu lufta midis Venedikut dhe Gjenevës. Marko Polo shërbeu në ushtri dhe mori pjesë në luftë. Por ai u zu rob dhe u burgos. Së bashku me të, u burgos edhe një shkrimtar me emrin Rustiçelo. Marko Polo tregoi shkrimtarit gjithçka që e kishte parë dhe kishte dëgjuar në Kinë. Shkrimtari mbajti shënime duke shkruar të gjitha ato që tregoi Marko Polo. Pas një viti, pasi u liruan nga burgu, ata botuan dhe nxorën librin e tyre?Shënime udhëtimi të Marko Polos?, libër që është shumë i njohur në botë.
Aso kohe, shumë evropianë morën një farë njohurie mbi Kinën me anë të leximit të atij libri, por disa prej tyre dyshonin nëse fjalët e Marko Polos ishin të vërteta. Më vonë, evropianët e besuan më në fund se gjithçka që rrëfente Marko Polo në librin e tij ishte e vërtetë. Në vitin 1492, lundërtari italian Kristoforo Kolombi, duke marrë me vete një mesazh të mbretit spanjoll drejtuar perandorit kinez, u nis për në Kinë. Kolombi arriti në ishujt e Iindisë perëndimore, por ai kujtoi se kishte arritur në Indinë e Lindjes. Kolombo zbuloi kontinentin amerikan pikërisht si rezultat i udhëtimit të tij për të gjetur Kinën pasi lexoi librin?

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#3 ne: 10-01-2006, 09:50:05
Tre veta bëjnë një tigër



Është ruajtur deri më sot tregimi historik "Tre veta bëjnë një tigër", i cili tregon se gënjeshtrat dhe thashethemet mund të konsiderohen nga populli i thjeshtë si gjëra të vërteta. Ekzistonin dikur në tokën kineze disa shtete që luftonin kundër njëri tjetetrit, prandaj historianët e quajnë atë periudhë "Periudhën e Shteteve Ndërluftuese". Asokohe, shtetet Vei dhe Zhao, që ishin vende fqinjë, kishin nënshkruar një traktat të miqësisë dhe të aleancës. Për të garantuar fuqinë e traktatit, të dy shtetet do të dërgonin reciprokisht pengje në kryeqytetet e secilit. Është mbreti i shtetit Vei do të dërgonte birin e vet si peng në kryeqytetin Handan të shtetit Zhao. Duke marrë parasysh sigurimin e të birit, ai vendosi të dërgonte ministrin Pang Cong të shoqëronte djalin për në shtetin Zhao. Pang Cong ishte një ministër i talentuar, por disa burokratë e kishin zili dhe mundoheshin gjithmonë e kundërshtonin atë. Pang Cong kishte merak se, kur ai të largohej nga mbreti, burokratët do të kurdisnin gracka për ta cënuar atë, prandaj, para se të nisej për në shtetin Zhao, pyeti mbretin: "Në qoftë se dikush thotë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, do të besoni Ju?" Mbreti iu përgjigj: "Jo! Nuk besoj. Si është e mundur që të vijë një tigër në rrugët e qytetit?" "Në qoftë se dy veta thonë se ka ardhur një tigër, ende nuk do të besoni", pyeti përsëri Pang Cong. "Atëherë, unë besoj gjysmën", iu përgjigj mbreti. "Në qoftë se tre veta ju raportojnë se ka ardhur një tigër në rrugët e qytetit, ju do të besoni?" Mbreti ngurroi për një copë kohë dhe iu përgjigj: "Oh! Jo në qoftë se të gjithë thonë ashtu, unë nuk mund të bëj gjë tjetër përveç se të besoj." Pasi dëgjoi përgjigjen e mbretit, Pang Cong psherëtiu dhe tha: "Oh, lartmadhëria juaj mbret, ju besoni gënjeshtrat dhe thashethemet vetëm e vetëm se tre veta thonë ashtu. Kur unë do të jem në Handan, që është shumë larg kryeqytetit tonë Daliang, jo vetëm tre veta do t'ju thonë fjalë të këqija për mua." Mbreti tha: "Unë ju kuptova. Shkoni dhe mos kini merak." Në këtë mënyrë që, Pang Cong u nis për në Handan, duke shoqëruar princin. Pa kaluar shumë kohë pas largimit të Pang Congut, dikush i tha mbretit fjalë të këqija për të. Në fillim, mbreti u justifikua duke thënë se Pang Cong ishte ministër besnik. Por, pasi të gjithë kundërshtarët politikë të Pang Congut thoshnin herë pas here fjalë të këqija për Pang Cong, mbreti besoi . Kur u kthye Pang Cong nga shteti Zhao, mbreti i shtetit Vei refuzoi të takohej me të. Ja kjo është rrëfenja " Tre veta bëjnë një tigër". Kinezët thonë shpesh herë "Janë të tmerrshme thashethemet".

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 02-12-2009, 20:49:49
 Ky tregimi i pare shume shume interesant, sa real tingelloka dhe sot..      Mua me terheqin proverbat kineze... Jane te thena aq shkurt dhe me aq kuptim..  :) do zgjedh ca ndonje dite ti ve ketej.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 02-12-2009, 21:47:25
woooowww  Lefto se kisha pare kete teme ...  :)

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 27-12-2009, 19:26:08
Kina dallohet per te tilla tregime e legjenda.
Vertete te bukura.

Temat e fundit