Ushtari dhe zogu. - Letersia Boterore

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ushtari dhe zogu.

Ushtari dhe zogu.

· 1 · 2302

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 23-11-2007, 17:57:25
Vladimir GOLEV

Furtuna e zjarrtë kishte fshirë nga faqja e dheut njerëz, bimë edhe kafshë; kishte transformuar lëndinën e lulëzuar në një shkretëtirë dhe vdekje, edhe vetë atë në një rreckë të mbuluar nga dheu. Ku janë shokët e tij? Të gjithë kanë vdekur ose kanë shkuar drejt pozicioneve të shënuar. Nuk dëgjohej asnjë zhurmë. As krisma, as uturima e tankeve. Gjithandej shtriheshin ushtarë të vrarë - të tyre dhe të huaj. Kjo tashmë nuk kishte asnjë rëndësi. Bebëzat e tyre të qelqta shikonin me një tmerr të akullt.
Ushtari thirri: “Ooo! Ooo!”, por nuk e dëgjoi zërin e vet. “U shurdhua gjë? Aspak nuk mbërriti tek unë.” Shkundi kokën, preku veshët dhe flokët dhe ndjeu se i ka plot me dhè. Gjeti në xhepin e xhaketës një shami dhe filloi të pastrohej. Grushte të tëra me dhe dolën që andej. Dhe menjëherë dëgjoi borinë e largët. Lufta ishte larguar dhe vazhdonte në një vend tjetër.
Në qiell u shfaq një pikë e argjendtë. Avioni i armikut. Gejzer të vegjël nga pluhuri ravijëzonin rrugën e tij. Qëllonte me mitraloz. Ushtari u ul në pluhur dhe mbuloi sytë. Pirati i ajrit kaloi me një fluturim brisk dhe humbi pas kodrës përballë.
Ushtari shkundi rrobat, rrëmbeu pushkën dhe u nis përsëri, duke ecur midis grumbujve të dheut dhe trupave të të vdekurve. I merreshin mendtë dhe i pihej ujë. Ktheu pagurin, të varur te mesi, e cila bënte zhurmë kot më kot. Gishti i preku një vrimë të vogël të rrumbullakët. Ishte shpuar nga plumbi.
I frikshëm ishte ky zjarr, kundër të cilit ata duhet të hidheshin në sulm. Zhvendosi rripin e çantës dhe ndjeu një dhimbje therëse. Preku vendin poshtë rripit dhe pa gjak në dorën e tij. U tremb. U ul në tokë dhe u zhvesh deri në brez. “Nuk është plagë e thellë, - tha me vete. - Por, pse rrjedh kaq shumë gjak?” Nxori një shuk pambuk nga paketa sanitare dhe vuri mbi plagë. E fashoi. Shtrëngoi pushkën dhe, kur u mbështet në të si në bastun, vazhdoi përpara drejt frontit të luftës.
Në një luginë të vogël kishte mbetur i shtrirë një oficer gjerman. Mjekra e rruajtur me kujdes ishte drejtuar nga qielli. Ushtari kontrolloi xhepat e oficerit. Nuk kërkonte para dhe as gjëra të çmuara. Iu gëzua një cope çokollatë dhe ujit në pagur. E hapi çokollatën dhe e kafshoi.
Përsëri u shfaq pika e argjendtë në qiell. Ky aviator me sa duket e kishte pikasur. U shtri pranë gjermanit të vrarë. Duke ndjekur dritat që ndizeshin e shuheshin aty-këtu prej plumbave, ndjeu diçka të ftohtë në dorë. Kishte shtrënguar në mënyrë të pavullnetshme fytyrën e të vdekurit. U spraps i frikësuar. Një buzëqeshje e shtrembëruar në këtë fytyrë të ftohtë. “Ke frikë? Ndërsa unë s’kam frikë tashmë. Nga asgjë nuk kam frikë!” - pëshpëritën buzët e gjermanit. “Kajne angst, kajne angst”, - kështu këndonin gjermanët. Ushtari u çua dhe përsëri u nis përgjatë tokës së përmbysur, i ndjekur nga kënga e gjermanëve. Në fund të fundit ai kishte shpëtuar, ndërsa gjermani çfarëdo të kishte kënduar, ishte tashmë i vdekur. E përsëriste këtë mendim dhe qetësohej. Por, plaga i dhembte. A mos vallë do t’i rridhte shumë gjak dhe do të ngelte në këtë tokë të ashpër. Ecte, pengohej, herë-herë binte dhe mendonte, se nuk do të ngrihej më, por çohej dhe ecte përsëri. Diku shikimi i tij zbuloi sesi ngrihej dheu dhe mendoi se mos kishte ndonjë halucinacion. Vërtet lëvizte. Nga grumbulli, vetëm disa metra larg tij, kërceu një zog ngjyrë hiri. Shpupuriste krahët që të pastrohej nga pluhuri. Më pas pikasi ushtarin dhe po e vështronte. “Të paktën një shpirt i gjallë!” - mendoi ushtari. Edhe për më tepër duket se e kuptonte që nuk kishte asgjë tjetër përreth. Lufta kishte shkatërruar gjithçka. “Është vetëm i mjeri”, - tha ushtari dhe vazhdoi rrugën. Pasi kishte ecur kështu për njëfarë kohe, vuri re se zogu e ndiqte. Ndalonte dhe hapte sqepin. Ushtari kishte jetuar në fshat midis kafshëve dhe shpendëve dhe mendoi, se zogu duhej të kishte etje. Fshiu me dorë një gur të sheshtë dhe filloi të derdhë mbi të ujë nga paguri. E derdhte atë nga lart që ta vinte re zogu. Thërrmoi mbi plloskë një kore bukë që e kishte ruajtur në xhep. Zogu u afrua dhe piu nga uji. Përlau dhe thërrimet.
Tani që ishte pranë tij, ai nguli shikimin te puplat e zogut. Pjesa e sipërme e krahëve ishte një kombinim i grisë edhe të zezës, bishti dhe një pjesë e barkut kishte një ngjyrë të hapur gri, ndërsa gjoksi deri te qafa të kuqe. “Gushëkuq!” - mendoi ai. U ul dhe preku plagën. Nuk rridhte dhe aq shumë gjak. Ishte kohë dreke. Një kohë gri vjeshte, kur rrezet e shkurtra të diellit nuk ngrohin dhe mezi prekin fytyrën. “Crr! Crr!” Dëgjoi një karkalec. Me të vërtetë kishte karkaleca në këtë tokë të djegur? Pas karkalecit dëgjoi: “Ciu! Ciu!” të zogut. A mos ishte ëndërr?
“Le të belbëzojë! Le të pushojë!” Dremitja e errësonte shikimin e tij. E zuri gjumi, ose kështu i dukej, por kur filloi të shihte përsëri, pa pranë vetes zogun. Luajti nga vendi dhe zogu lëvizi nja dy metra anash. U ngrit dhe vendosi të vazhdonte. Për ku? As vetë nuk e dinte, por në largësi atij iu shfaq diçka si çadër ushtarësh. A kishte njerëz atje?
“Çohu dhe shko! Çohu dhe shko!” - dëgjoi një zë, por nuk pa askënd. “Çohu dhe shko!”
Gushëkuqi ngriu në vend. Ushtari pa frikë në sytë e tij, në syçkat e vegjël vezullues. Por jo prej tij. Dy hapa larg zogut zvarritej një gjarpër i hollë. Me një goditje me kondak i shtypi kokën gjarprit. I nxitur nga kjo ngjarje, ai sikur ndjeu forcë. Piu ujë nga paguri. I kishte ngelur një copë çokollatë. E hëngri dhe atë. Thërrmoi ca thërrime buke për zogun dhe u nis. Duke u ngrysur, një perëndim blu po binte mbi fushë, një oficer sanitar pa ushtarin që mezi po mbahej në këmbë.
Nxitoi që ta mbante, por u shtang. Pas ushtarit, si një qenush besnik, ecte një zog i vogël. Zogu nuk u shmang, por vetëm ndaloi, hapi sqepin dhe nga goja i doli si një tingull i lumtur “Ciu!” Dukej sikur po e përshëndeste.
Shqipëroi:
Enkele HAJNAJ

Temat e fundit