Alban Bala - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alban Bala

Alban Bala

· 6 · 2025

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

ne: 15-06-2010, 23:38:58
Zbuloj veten

Si nje rrobe pa vlere eshte lekura
gjersa nen te rrjedh dhe buron gjaku...
- Kujdes; kujdes me mua;
Po provoj moshen e veshtire te te qenit
per here te pare

(...Nje dore e ngritur eshte direk anijeje
nje dore e frikur thyhet si pikepyetje.
Dhe dy duar te zgjatura, qofte dhe me dhimbje
a nuk i ngjajne ato nje barazimi?...)

Sot po perpiqem ta zhvesh lekuren time
dhe ta hedh ne pirgun e gjerave te vjetra
ne qofte se s'do t'ia fal me te varfrit te botes...
Po, po. Ta zvesh lekuren time
qe me largon nga njerezit,
qe me mban ngrohte dhe s'ma le gjakun
te derdhet
vecse syve.
Zbuloj veten dhe nuk e di as vete
ne do te vdes pa u pare
sypaster me njerezit.

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 15-06-2010, 23:39:28
Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes së vjetër, asaj heshtjes së butë
që jetojmë qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si një flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash në vend të ajrit thithim mall
dhe mes fjalëve të fundit, në çantat e rënda
fshehëm lotët.
-Jetofshi miq, se toka e huaj është gjithmonë e njëjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
që në një puthje të vogël nganjëherë lindi dhe vdiq i paparë;
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë
se zemra, asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirë
sa ua paça zili!

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 15-06-2010, 23:40:05
Duke parë qiellin

Shtëpia flen
duke parë qiellin
me çatinë e kuqe
si lëkura e syrit
të sfilitur

verbohet
dritarja
poshtë reve
terratisur

të tylta janë ditët
të qelqta netët

qielli është i vetmi sy
që mund ta shohë vetveten

krahë pa jetë tund era
njerëzish të mbetur
mes mureve të lëkurës
ngjyrë dheu

shiu rrëzon heshtjet
që varen dollapeve

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 15-06-2010, 23:40:47
Largesi

Larg prej teje
dhe Toka rrotullohet ne krahun tjeter
Te teperta jane duart per t'u veshur
syte per te fjetur
fjalet qe brenda meje bien si gjethe...
Ishim prane; Oh, atehere
qiellin mbeshtillja per trup me kopsat e yjeve
rrugen tone e kisha rreth qafes si nje shall te hirte
dhe ty si gjithmone diku prane fytyres
brenda frymes sime, si brenda nje stine
Po tani larg
.....larg jemi
Dhe toka rrotullohet ne krahun tjeter

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 15-06-2010, 23:41:17
Dita

E shpejte qe sot dita si nje skice me laps
Te gjithe vume nje vije, dikush beri hijet
dikush s'beri asgje dhe kjo sipas kritikes
quhet drita

E nenshkruam te gjithe, pastaj rame te fleme
Dike se zuri gjumi, se ç'vije te vere neser
Ata qe bene hijet, neser kane pushim
kurse ata te drites, fjeten

E shpejte qe sot dita, si nje skice me laps.

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 15-06-2010, 23:41:59
Shqiptari

Mbi gjakun e njeriut qe u vra mbi shkembinj
heshtur u ul shqiponja
Te tjeret thane:
- Ky eshte flamuri yne, ky eshte simboli
i shtepive tona.
Pastaj ngriten kenge.
Dhe kur u ngriten prej kenges si prej nje
sofre te madhe

iken arave te tyre heshtur
duke folur me vete se kush do ta merrte
token e atij qe sot ish vrare mbi shkemb.
Me vone thirren feste, kenduan gjer vone
rreth zjarresh te medha qe tmerronin
armiqte.
Shqiponja ndukte lehtaz ballin e te vrarit
pa u bindur dot ne mund ta hante njeriun...

Nga gjaku i njeriut qe u vra mbi shkembinj
heshtur, u ngrit
shqiponja...

Temat e fundit