Alma Papamihali - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alma Papamihali

Alma Papamihali

· 49 · 3981

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 24-07-2010, 17:26:55
Po sjell dhe kete meqe me pelqejne shume shkrimet e saj :)

Nene

Çdo të thotë nënë vallë?
Të duash me zemër jo me fjalë.

Çdo të thotë nënë të jesh?
Në mbrëmje e fundit të biesh të flesh.

Çdo të thotë nënë të quhesh?
Asnjë lodhjeje mos i druhesh.

Çdo të thotë nënë të thërrasin?
Lumturinë e botës ndër duar të zgjasin.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-07-2010, 17:27:38
GËNJESHTRA

Kush thotë kurrë s´ka gënjyer,
gënjen!
Kush pyet ç´është gënjeshtra,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtër s´ka dëgjuar,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtrën ç´e dua,
gënjen!
Derisa në një botë të gënjeshtërt,
rron,
Dhe të vërtetën brenda gënjeshtrës,
gjen.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 24-07-2010, 17:27:58
MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 24-07-2010, 17:28:27
 :D
DIETAT

Sa njerëz
vuajnë nëpër botë,
me dieta lloje - llojesh...

Të mendosh hollë
për një problem,
s´mjafton të dobësohesh

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 24-07-2010, 17:29:05
Shpirt femer

Nëse së dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti më parë,
Në doja te isha vajzë apo djalë,
Përgjigje do shkruaja pritjeve,
Me lotë jo me fjalë.

Nëse së dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti më parë,
Në doja të isha vajzë apo djalë,
Përgjigje do shkruaja në hënë,
Me puthje jo me fjalë.

Nëse së dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti më parë,
Në doja të isha vajzë apo djalë,
Përgjigje mëngjeseve do shkruaja,
E pakohë, ndaj s´do kuptohej fjalë.

Nëse së dyti do rilindja
Pyetur nga zoti me parë,
Në doja të isha vajzë apo djalë,
Skuqja e purpurt do më përshkonte.
A skuqen meshkujt vallë?

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 24-07-2010, 17:29:47
Emigranti

Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.

Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.

Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 24-07-2010, 17:31:00
Xhelozi vjeshte

Unë prisja vjeshtën ndryshe për tu ndierë
nën fëshfërimë të flija pak lëkundur,
si nëpër ëndërr vërdallë të vija
dhe të përgjoja, heshtur pa u dukur...

Më mori malli të ndihem xheloze,
ndaj prisja vjeshtën, ndryshe për tu ndierë,
s´më bie mendja për detin e fjetur
për ngjyrën e bronxtë, që mora në verë...

Unë prisja vjeshtën të shtrihesha mbi gjethe,
aty-këtu të verdhesha dhe unë,
nuk thonë kot kur ndihesh xheloze
je dashuruar mbase më shumë.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 24-07-2010, 17:31:50
Ti grua

Më mirë pasqyrës mos u shih,
kur ditës ndonjëherë
të mbushen sytë me lot,
ti grua...
që shpesh,
i thua "jo" mëshirës,
dhe përflet me vete,
mbylljen e një dite kot...

E të nesermen
kur zgjohesh përsëri,
një grusht qiell rrëmben,
e fytyrës ia vesh shkujdesur,
si vetë koha,
kur humbet shenjat gri,
dhe vrenjtësirën e saj,
fsheh duke qeshur...

Shpesh buzë-gjakur,
por formë-tjetërsuar
ndaj e çrregullta hënë
tënden gjini ka marrë,
nga të tuat duar,
pelerinën pret nata,
qëndisur ëndërryjesh,
apo ëndërr-vrarë...

E mbyllet gjithçka,
dhe nis përsëri,
ashtu si vetë udhëtimet
rezervuar më parë,
por ti ndonjëherë,
pasqyrës mos u shih,
nuk je e vetmja grua,
që një ditë ka qarë.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 24-07-2010, 17:35:36
Lutjet e mia

Nuk lutem për vete,
por për ty,
që dashuria të mungon...
Ti, që shpesh s´kupton
se ç´ngjet me botën,
e shurdhër je,
dhe nëse dëgjon...

Lutem për atë,
që dhimbjen e lindjes,
se provoi kurrë...
e në zot s´u shnderrua,
për t´i treguar botës,
që qielli është grua
dhe aspak burrë...

Lutem për ty,
që ëndrrash zilish fle
dhe jo i qetë si të tjerë...
Sa e padrejtë
të duket jeta,
ndaj per ty lutem,
mos ndihesh mjerë...

Për ty lutem,
që prej vitesh
lotët të janë shteruar...
Nëse dikur sytë
të bukur qenë,
sot gjurmë-zhdukur përrenj,
tokës harruar...


Nuk lutem për vete...
Jo!
Unë,
Dashuroj,
Lind,
Qaj,
S´kam zili,
por dashurohem përsëri...
Për ty dua të lutem,
që pasi të kesh vdekur,
të kesh kuptuar
artin e të qënit njeri

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 24-07-2010, 17:36:14
Ne stolin e vjeshtes

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar,
Gjithçka përreth të ndihet zhveshur,
Aty do jem, s´të kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtë,
Aty-këtu me gërma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem më, për ti përmendur.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Kur vera tradhëtisht është fshehur,
Me stolin tonë do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 24-07-2010, 17:37:06
Puthja e nates

Dhe e putha natën mbi krye,
ashtu si dikur,
kisha dhënë puthjen e parë.
Je kaq e bukur o natë,
sa keq që prej teje,
duhet të jem e ndarë...

Por kur të largohem unë,
ti nuk do të jesh
më flakë e ndezur,
thjesht do të sillen
ca yje vërdallë,
por të pafjalë,
pothuajse të heshtur...

E unë me kokën pas
veç duke parë
do mbetem,
si shuhet një natë...
Por ti qënke ndryshe,
fare ndryshe,
përjetësi, quajtur e gjatë...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 24-07-2010, 17:37:59
Dy

Dy,
fillimi i gjithçkaje,
Dy,
përbejnë një të plotë,
Dy,
arrijnë ku një s´mundet,
Dy,
pinë dhe nga një gotë.
Dy,
krijojnë një histori,
Dy,
përbëjnë nje ekstrem,
Dy,
zgjidhin një fjalëkryq,
Dy,
shndërrohen në problem.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 24-07-2010, 17:38:51
Deshira te zbathura

Më pëlqen të largohem,
sa të quhet që kam shkuar,
endur rrugëve të mbetem,
thjesht të jem e harruar,
bregut zbathur të shëtis,
të ndihem njëherë vetmuar,
të vuaj netëve për ty,
të zgjohem dashuruar...
Më pëlqen të largohem,
si valë rikthyer përseri,
shtyrë nga një tjetër ëndërr,
që kurrë s'më la, të vija tek ti...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 24-07-2010, 17:40:18
Det, o deti im

Lërmë të endem
dallgëve të tua,
nuk munda dot mike
t´i bëhesha borës,
sado egërsi
të ftohtave brigje,
e di, vjen një ditë
do ma zgjasësh dorën...
Ndaj lermë ti, lermë...
të gjendem pranë teje,
dhe nëse fundësirës
zhytur do mbetem...
në u zgjofshin ëndrrat
dielli do më presë,
pa u tharë o det,
nuk kam frikë të tretem...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 24-07-2010, 17:41:51
Foshnja mbi letër

Ajo lindi një fëmijë me të,
Dhe pse qarje foshnje,
Askund s´u dëgjua...
Dalloi fjalë të lëvizin,
Mes të shkrirëve qerpikë,
E bukurisë së tyre u harrua...

I dha emër një foshnje,
Dhe pse nuk preku
Lëkurë me duar ...
Poreve të trupit,
Ajër ndjeu,
Një lindje, e kish´ mrekulluar...

Me të krijoi një fëmijë,
Që s´ia mësoi
Kurrë gjininë...
E ç´rëndësi,
Në djalë ishte, a vajzë
Kur fytyrës ëndërroje dashurinë...

Ata lindën një fëmijë,
Pelenash mbështjellë,
Me të bardhat fletë...
Nuk qante foshnja,
Por ajo,
Vetë jeta, kishte prekur jetë...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 24-07-2010, 17:42:42
Forca e shpirtit

Një shpirt veç nga humbja
mundet të lëkundet,
mbase dhe të shëmbet,
(më keq ku të shkojë)
nga fundosje e akullt
si re ngrihet pluhur,
humbja e shndërron,
vetë jetën në rrënojë...

Një shpirt i lëkundur
shemb detra të tërë,
edhe nëse dallgët
mundin ta mbulojnë,
në vajtime zogjsh
zëri i shndërrohet,
të humburin shpirt,
zotët vetë vajtojnë...


Një shpirt veç nga humbja,
nis të flasë përçart,
dhe zëri i flaktë
pa u njomur shuhet...
Asgje s´është e vërtetë
ç´është thënë më parë,
imi shpirt është ndryshe,
tjetër shpirt ç´më duhet!

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 24-07-2010, 17:44:50
Mrekulli

Perla mblodha ajrit të mëngjeseve

u bëra krijuese e një mrekullie,

lumja unë që mbaja në duar

trupin ëngjëll të një fëmije... 



Mes dhimbjesh nuk lind
një fëmijë prej nënës, 

një nënë, bashkë me fëmijën lind,
bulzash lumturie vaditet një ëndërr
dhe jeta nis udhë, kur ti bëhesh prind...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 24-07-2010, 17:46:25
Skenari i jetes

Nëse dashuria,
përgjigjia e gjithçkaje,
do ishte,

skenarëve të saj,
do gjendeshin pranga,
që fare ndryshe shijojnë,

burgosje të dëshiruara,

e vuajtje të ëmbla,

që gjithë jetës,

do doje të vazhdojnë... 



Por ja që jetës,

të tjera role 
u ndanë, 

përveçse atyre,
Romeo dhe Zhulietë...

Ironi, stres, vetmi,
intrigash përzierë,

hyjnorja dashuri shijuar,

e veten kërko,

cilit gatim i përket...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 24-07-2010, 17:48:03
Gjithçka jeton

Nuk thahen fjalët në gjuhën e lagësht
dhe nëse nga etja, një buzë është tharë,
nuk çahen rrugët nga hapa të rëndë
dhe nëse lëvizin, mijëra kalimtarë.

Nuk thyhet koha, as nuk paloset,
si një kujtim në xhep harruar.
Asgjë nuk thyhet dhe plasaritet 

nëse rreh puls i dashuruar...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 24-07-2010, 17:48:53
Pasion

Puthu me mua, puthu
dhe nëse s´të quajnë dashuri...
Gjithçka shëmbur më parë do zgjohet ngadalë,
se di cila shije do veshë emrin tënd,
në s´qënke si kushdo, je ëndërr e pafjalë...

Zgjohu me mua, zgjohu,
dhe nëse heshtja të ka rrëmbyer...
Gjithçka këmbëve shkrihet kur vullkanë përvëlojnë,
ky ajër që shkëmbejmë s´guxon të endet larg,
të verbrit shohin ndryshe, ndaj s´trëmben të dashurojnë!

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 05-10-2010, 12:00:35
Shpirti im,
o dehje liqenesh brenda syve të mi,
ngjyr e tyre dy herë e zbardhi vrapin,
njehere tek pa diellin, tjetrës kur me puthe ti.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 05-10-2010, 12:02:25
Dashuria - ç´është?

Ti zhdukësh kujtesës ajrin e ndenjur,
tu japësh duarve shije të kripur,
të pëshpërisësh dhe kur në gjumë,
të bekosh ujë pa qënë djersitur.

Të jesh malluar për veç dy fjalë,
ta derdhësh veten secilës ngjyrë,
ta ndiesh botën krijuar paqtë,
të mos dyshosh për gjurmë nën gurë.

Të lindësh pa qarë, a prindër pranë,
të fluturosh dhe zënë në rrjetë,
ta veshësh dimrin puthjesh të gjelbra,
të vetëflijohesh pa lutur jetë.

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 05-10-2010, 12:07:24
Nese s'ke fjetur...

Mbi liqenin e mbrëmjes,
shelgjet panë në pasqyrë
si hëna u zgjua...

Nëse ende s´ke fjetur,
fute hënën brenda,
bashkë me të dhe mua...

 

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 05-10-2010, 12:10:14

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 15-10-2010, 23:04:18

Temat e fundit