Alma Papamihali - 2 - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alma Papamihali

Alma Papamihali

· 49 · 3973

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#25 ne: 18-10-2010, 11:30:10
Heej, heeeej!
Ku ka këmbë që mbi ty shtrihet,
Fjalë të mprehtë, që të godasë,
...Vdes çdo gojë pa të sharë ende,
A guxoftë “poshtë të thërrasë”.

Kush rrëfen dot para gjakut,
Zemrës, rrahjet kush ja ndal,
Mos provo t´ja marrësh qiellit,
Për flamur, shqiptari s´fal!

Kushdo qofsh ore i mjerë,
Ngado ardhsh, apo zvarritesh
Vetëkryqëzohu me zinxhirë,
I pavlerë, çfarëdo të hiqesh!

Kush guxon më lart se ti,
Krahë shqiponje në çdo jetë,
Shqiptari të qofshim falë
Në flamur - bekimi vetë!

Për flamur, shqiptari s'fal - Poezi nga Alma Papamihali

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#26 ne: 30-10-2010, 16:20:43
Mos harro

Kur të ndjesh hapa të shpeshtë
që lëkundin tokën vetë,
mos kujto se hijet vdesin,
do të vi dhe në s'më pret.

Se për fjalë dhe për besë
kohë më parë është mbajtur burri,
ja që kohët kanë ndryshuar,
kur qan gruaja, zbutet guri!

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#27 ne: 01-11-2010, 01:28:54
Pritna o vendlindje!

Pritmë ti pritmë, unë s´kam për të vdekur,
As si e mbytur dhe as si e huaj,
Rrënjosur s´do mbetem, lulëkuqe e zbehur,
As peshë-lehta, këtij dheu harruar...

Kujtimet e tua pelerinë s´do jenë
Dhe nëse acari gurin mund ta ngrijë
Pritmë ti pritmë, unë s´kam për të vdekur,
Asnjë lule e huaj, trupit s´do më mbijë!

Do jesh ti ajo, që s´do t´ma lexosh mallin,
Kjo gjuhë perëndie, këdo do mbajë gjallë,
Pritna o vëndlindje, askush s´ka për të vdekur,
Kushdo që të ka lënë, ta ka dhënë fjalë´!


Pritna, o vendlindje! - Poezi nga Alma Papamihali

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#28 ne: 07-01-2011, 20:57:18

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#29 ne: 11-11-2011, 14:02:50
SHTEGTIM PULËBARDHE

Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur, të lënit pas t ́i harroj...
Por të harrosh s ́mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi...
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s ́kërkoj, të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s ́do flinte,
I imi mall do ish ́ harruar...

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#30 ne: 11-11-2011, 23:56:17
GËNJESHTRA

Kush thotë kurrë s´ka gënjyer,
gënjen!
Kush pyet ç´është gënjeshtra,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtër s´ka dëgjuar,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtrën ç´e dua,
gënjen!
Derisa në një botë të gënjeshtërt,
rron,
Dhe të vërtetën brenda gënjeshtrës,
gjen.

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#31 ne: 14-11-2011, 16:10:21
E kam pasur shoqe FB po e lashe,kishte shume po*** une mezi duroj te miat pale te duroj te tjereve.
Qe atehere me ka dal nga zemra  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#32 ne: 14-11-2011, 16:39:40
E kam pasur shoqe FB po e lashe,kishte shume po*** une mezi duroj te miat pale te duroj te tjereve.
Qe atehere me ka dal nga zemra  :D

LOL LOL po ajo paska qene Vipse mi....ti je popull i thjeshte cdo ti me te se kuptoj LOL

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0

#33 ne: 15-11-2011, 09:20:40
 :)  :)  :)

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#34 ne: 19-11-2011, 16:30:33
FUNDVJESHTË

Sonte do hesht...
Jam pemë fund-vjeshte
me të vetmen gjethe
buzëve të mia ngrirë.
Do hesht sonte
që të them çfarë dua,
kur para meje të shfaqesh ti...
dhe pse kudo, borë do jetë shtrirë.



  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#35 ne: 20-11-2011, 00:19:27
E kam pasur shoqe FB po e lashe,kishte shume po*** une mezi duroj te miat pale te duroj te tjereve.
Qe atehere me ka dal nga zemra  :D

Kjo ketu duhet te jete teme krijimesh jo lloqesh fb-ku. Nese ste pelqen autorja ne fjale ske pse flet keq. Mbaj ne zemer ato qe te pelqejne. Tipik sjellje adoleshenti.

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#36 ne: 01-12-2011, 14:30:40
LARG VENDIT


Dimër paska qenë vërtetë
Dhe kur verë kam kujtuar,
Dimër paska qenë vërtetë
Thjesht se paskam kuptuar.

Se kam ndjerë kohën të qeshë
Lëkura s'mu ngroh njëherë,
S'paskam parë diell me sy,
Dimër paska bërë në verë.

Sa e doja ngrohtësinë
Sidomos kur kisha ftohtë,
Sa doja të ishte verë,
Gjer në palcë të ndieja ngrohtë.

Dimër paska qenë vërtetë
Veten thonë se gënjen dot,
Ja që ndodh dhe e kundërta
Në një verë shpresova kot.

Ikja, ecja dhe vrapoja,
Vazhdimisht kërkoja verë,
Dimër paska qenë çdo stinë
Si s'u binda menjëherë.

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#37 ne: 05-12-2011, 15:20:23
NËSE S´KE FJETUR
Mbi liqenin e mbrëmjes,
shelgjet panë në pasqyrë
si hëna u zgjua.

Nëse ende s´ke fjetur,
merre hënën brenda,
bashkë me të dhe mua.

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#38 ne: 05-12-2011, 15:21:50
AJRI IM

O natë që përkulesh ngadalë
e shtrihesh si shelg mbi liqen,
patjetër çfarë doje tregove
ndaj ikën e pas më nuk vjen.

Në shtrat ashtu mbledhur kruspull
të mbeturat orë shfleton,
vetë ajri në "të dashur" shndërrohet,
ndaj ëndrra më ndryshe shijon.

Dhe nata përkulet ngadalë
e s´do të tregojë më se ç´di,
me ngjyra të çelura është veshur,
se vetë dashuria s´mban zi.

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0

#39 ne: 06-12-2011, 09:24:34
AJRI IM

O natë që përkulesh ngadalë
e shtrihesh si shelg mbi liqen,
patjetër çfarë doje tregove
ndaj ikën e pas më nuk vjen.

Në shtrat ashtu mbledhur kruspull
të mbeturat orë shfleton,
vetë ajri në "të dashur" shndërrohet,
ndaj ëndrra më ndryshe shijon.

Dhe nata përkulet ngadalë
e s´do të tregojë më se ç´di,
me ngjyra të çelura është veshur,
se vetë dashuria s´mban zi.


Shume e bukur!!!
E kujt poeti eshte kjo poezia?

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#40 ne: 07-12-2011, 13:18:50
Lexoje titullin e temes

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#41 ne: 12-12-2011, 11:49:15
Humbur

Nuk është rastësi kjo ditë shëndrruar në gri,
Një diell mëngjesi që s'u duk aspak,
Ëndërrës së sotme s'u pa fëmijëri,
Veç gjethe të rëna që shtruan në park.

Një vjeshtë që erdhi më herët se ti,
Një det që përtoi të lëvizë dhe valët,
Vetmuar u ndjeva në verën e ikur,
Në shiun që nisi, më humbën dhe fjalët...

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#42 ne: 12-12-2011, 11:50:29
Ti imja dëshire

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë...
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë...

Oh ti, ti imja dëshirë,
ndriçuar jo si dëshirë e kujtdo
që kur humbet, të zotnë me vete merr!
Pse qënke kaq ndryshe
saqë dhe heshtjen në vullkan pagëzon
dhe oaz dashurie, lindke në terr...

Oh ti, ti imja dëshirë,
me erë vjeshte parfumosur
dhe shijen e së fundit kafshatë...
Këputmë sa herë t´i friksohesh tharjes,
e nën ujitje, gjelbër-ndezur shndërromë
dhe nëse mund të ketë lindur natë...

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#43 ne: 12-12-2011, 11:56:09
NË AJËR

Këmbëve të zbathuara,
U veshëm këpucë,
Për të vazhduar,
Kërcimin...
Por për çudi
Nuk prekëm në tokë,
Bashkë shijuam
Fluturimin.

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#44 ne: 12-12-2011, 11:56:50
BARAZVLERË

Përkulu,
në do të më puthësh,
s´jam aq e gjatë
sa ti...

Zgjatu,
në do të më duash,
Zvarritja s´ka vend
në dashuri.

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#45 ne: 12-12-2011, 11:57:32
FLIRTIMI

Secili ulur në karrigen e tij,
të dy përballë...
nuk e njohin njëri-tjetrin,
ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.

Ndërkohë që s´flasin,
ju puthen vështrimet.
Stacioni vjen. Njëri zbret.
Ja pra, ç´qenkan flirtimet.

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#46 ne: 15-12-2011, 16:45:39
Magji Lasgushiane

Pa mundur te heshtesh perkundesh si vale,
C'ju fal poezive, ze nga yti emer
Cdokush nuk te njohu, pleqerise a djale,
Po kujt nuk ju gdhende me nje varg ne zemer.

Larguar se larti, kurrsesi harruar,
Ne boten e saj, u qesh vete dashuria,
Magji Lasgushiane, qe rron e pazbehur,
Burimit shuajme etjen, me vargjet e tija.

Cdokush nuk te njohu pleqerise, a djale
Po kush pa te njohur, hodhi tjeter flete,
C'kuptim mund te kete poezia-fjale,
Lexuar ne s'te ka, shijuar ty ne jete.

Magji Lasgushiane - Poezi nga Alma Papamihali

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#48 ne: 07-10-2012, 18:02:25
Dje pash thinjën e parë tek krihesha sot pash edhe një tjetër, kur isha fëmijë mendoja, thinjat qenë për njerëzit e vjetër. Nesër do jenë bërë tre, pas ca muajsh në dhjetra shumuar, që flokë të bardha do kisha një ditë, vërtetë kisha harruar. Dikur fëmijë mendoja, thinjat qenë vetëm për ata në moshë të thyer,
por sot i dua thinjat, mendimi i çdo dite m'i ka ushqyer..

Alma Papamihali

Temat e fundit