At Gjergj Fishta! - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

At Gjergj Fishta!

At Gjergj Fishta!

· 19 · 28583

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-04-2005, 19:37:59
11 poezi te Gjergj Fishtes se madh te interpretuara mrekullueshem nga Reshat Arbana. Poezite janë pra me ze ne format mp3. Mund t'i shkarkoni nga:


www.zeriyt.com/extra/Poezi-Nga-Gjergj-Fishta-Interpreton-Reshat-Arbana.zip
« Editimi i fundit: 27-07-2006, 12:05:49 nga M A X »

#1 ne: 03-04-2005, 19:43:12
Jan vertet poezi shume te mira.I kam ndegjuar dhe jan te mrekullueshme.
Me pelqejn poezit e Gjergj Fishtes.  :love:

Ndegjim te mbar.

 :tym

  • Postime: 1122
  • Karma: +6/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-04-2005, 02:33:00
Max!
po ne qe na jane djegur kufjet si tja bejme?
Une po gjej kete zgjidhje nese keni tjeter na thoni .


Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,
* vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
* lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjلma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; a' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
* këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
* n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thلnun,
se asht një Zot, * do ta dona;
njatë, * jetën na ka dhلnun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mل para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp ma s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
* flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
*'i rruzllim mbretnin s'i a, xْni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
* sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fés * t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

jepini se kur i lexon vete sikur tingellojne edhe me mire.



  • Postime: 165
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 19-07-2006, 11:21:10
Atdheut
Gjergj Fishta

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.



Ps: Poema është marrë nga libri Mrizi i Zanavet – A. Gjergj Fishta, O. F. M., botuar me 1941 nga Shtypshkroja A. Gj. Fishta, Shkodër.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-02-2007, 13:42:29
Pak rreshta mbi jetën dhe veprën e Fishtës

“Lindi me 23 tetor 1871 në famullinë e Troshanit me të cilën mbahet edhe katundi i Fishtës – të dyja famulli françeskane- posa At Gjergji(aso here Zefi) bëhet 6 vjeç menjëherë i bie në sy at Marjanit nga Palmanova (Udine) i cili e merr dhe me shpenzimet e tij e çon në një shkollë në Shkodër”.
Në këtë frazë e hasim emrin e fëmijërisë së Gjergj Fishtës, ndërsa Gemelli na rrëfen më tej edhe elementë tjerë biografik të Fishtës. Sipas shënimeve të tij, pas 5 viteve At Marjani e At Gjanpjeri nga Bergamo çelin Kolegjin e parë Serafik Shqiptar ku At Gjergji bëhet edhe nxënësi i parë i këtij kolegji.
Që prej këtij momenti dukej se rruga e Fishtës ishte e përcaktuar. Ai i kushtoi krejt jetën e tij françeskanizmit. Ai ishte mësuesi i parë françeskan shqiptar në kolegjin Serafik, i pari sekretar shqiptar i komisariatit të përgjithshëm të françeskanëve të Shqipërisë, i pari drejtor shqiptar i shkollave françeskane…
Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, “Komisinë letrare” që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).

Shkruan : Revista Mapo

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 28-02-2007, 13:45:01
Gjergj Fishta ne shtratin e vdekjes


Françeskanët duke përgatitur kufomën e At Gjergj Fishtës

Në një libër voluminoz me kapakë ngjyrë vishnje e thellë të vitit 1943, gjejmë tre fotografi befasuese. At Gjergj Fishta në shtratin e vdekjes. Veshur me rrobën e zezë të priftit, portretin e ngrirë e duart në kraharor. I shtrirë në qetësinë e përtejme. Dy priftërinj që i rrinë mbi kokë, mbase po pëshpërisin lutjet për amshim. Këtë moment, pak orë pas vdekjes në spitalin civil të Shkodrës me 30 dhjetor 1940 e ka fiksuar mjeshtri i madh i fotografisë së asaj kohe Marubi.   
Më tej dy imazhe të tjera. Kufoma e At Fishtës në Kishën e Françeskanëve në lagjen “Gjuhadol” në Shkodër. Kutia e drunjtë e gdhendur me zbukurime gjendet me qirinjsh. Përrreth njerëz pafund. Në ceremoni mijëra vetë kërkojnë të fiksojnë imazhin e fundit të Padër Gjergjit, priftit me zemër të madhe, patriotit ku kishin shenjuar shpresat, poetit të shndërruar në udhëheqësin shpirtëror të tyre.
Njëra prej tyre është një fotografi e fiksuar nga lart. Në mes duket trupi i pajetë i At Fishtës e përreth tij priftërinj dhe xhakonj veshur me të bardha, ndërsa kryejnë ritet e meshës. Pas tyre qindra njerëz që luten në heshtje.
Këto tre fotografi, janë thuajse të panjohura. Mund të jenë hasur mbase vetëm prej atyre pak studiuesve që kanë patur fatin ta shfletojnë këtë libër, i cili ruhet vetëm në një kopje në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.
Është një botim i rrallë, përkujtimor, me referate, esse, studime e analiza mbi jetën dhe veprën e Gjergj Fishtës, nga studiuesit më në zë të kohës. Tre vjet pas vdekjes, si një shenjë përkujtimi, ky libër u përgatit nga At Benedikt Dema, një ish-nxënës i Fishtës nën titullin “At Gjergj Fishta”.
Tani, jemi 66 vjet pas vdekjes së Gjergj Fishtës. Fotot i hasim rastësisht ndërsa shfletojmë këtë libër. Imazhet dhe diçiturat na shtyjnë të kërkojmë më tej. Fotoja e parë ka shpjegimin “Kufoma e At Fishtës mbë shtrojë të dekës, në spitalin civil të Shkodrës, pak orë mbas deke. Foto Marubbi”. Ndërsa dy fotot e tjera kanë shënimin: Kufoma e At Fishtës në Kishën e Françeskanvet. Foto “Marubbi”. Gjenden në një fletë me shkëlqim mes faqeve 464 dhe 465 në studimin biografik të Fr. Agustin Gemelli, Rector Magnificus i Universitetit Katolik të Zemrës së Kr. Milano. Në këtë studim mësojmë edhe për detaje të rëndësishme nga ditët e fundit të jetës së Gjergj Fishtës.
Në krye të shënimeve të tij Gemelli thekson:
“At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të Provincës Shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur sepse kam punuar për fe, për Atdhe, e për provincën tonë”. Prej këtij momenti, kërkim pas kërkimi, zbulojmë shumë detaje mbi ditët e fundit të At Gjergj Fishtës.
Studiuesi Tonin Çobani në librin e tij me esse “Miti dhe antimiti fishtjan”, na sjell shumë detaje kurioze, sipas citimeve nga burime të shumta mbi momentet e fundit të jetës së Fishtës dhe pikërisht në essenë me titull “Fishta dhe fashizmi”.
Është i njohur fakti se Fishta vdiq në kohën kur disa zëra e cilësonin atë si fashist.
Me 30 dhjetor 1940 mbarë populli Shkodrës e përcillte poetin kombëtar për në banesën e përjetme. Shqipëria ishte nën pushtimin fashist. Ceremonia e organizuar me këtë rast kishte përmasat e madhështisë së merituar. Në të merrnin pjesë zyrtarë të lartë dhe e vetë mëkëmbësi i mbretit Jakomon. Shumë telegrame ngushëllimi, ku theksohej fakti që Gjergj Fishta ishte akademik i Italisë. Mbi arkivolin e poetit kombëtar ishte hapur flamuri i Italisë fashiste së bashku me flamurin shqiptar edhe ky i rrethuar me shpatat e Liktorit.
Në dhimbjen e tyre njerëzit kërkonin nga oratorët të dëgjonin testamentin moral të shkrimtarit të tyre, atë që ai ua kishte përcjellë shqiptarëve me veprën e veprimtarinë e tij për gati një gjysëm shekulli. Donin ta dëgjonin publikisht si amanet të fundit, pasi që para 7 prillit ai nuk ishte prononcuar më, siç kishte bërë në çdo rast kur njerëzit kishte nevojë për fjalën e tij. Fjala e tij duhej të ishte porosia e madhe për ta, ashtu si atëherë kur luftohej për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare kur luftohej kundër pushtuesve serbomalazezë, kur Shkodra qeverisej nga Fuqitë e Mëdha, kur caktoheshin kufijtë e Shqipërisë, kur luftohej në parlament për një qeverisje demokratike, kur vetshpallej mbretëria shqiptare, etj.
Sipas at Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij, skena nga “Gjyqi  i fundit”. E gjejmë këtë shënim në librin e cituar që në krye.
Këto fjalë të thëna në agoni dy orë para se të vdiste, dilnin nga shpirti i trazuar i poetit dhe shprehnin një ndjenjë gati-gati hyjnore për vetëperfeksionimin e fratit artist. 
Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit  shkruan sërish në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vet me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për Fe, Atdhe,  e për Provincën tonë”.
Ky formulim siç duket ishte më i kënaqshmi për të gjithë palët, prandaj u përsërit edhe prej shumë të tjerëve, të cilët e kthyen si porosi për rininë shqiptare. 
Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i vërtetë i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani, që i qëndronte te koka në çastet e fundit.
“Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”. Gjergj Fishta ishte i ndërgjegjshëm për lapidarin që i kishte  ngritur vetes prandaj i përkiste edhe kombit. Lasgush Poradeci e barasvlerëson këtë thënie me vargun e Dante Aligerit: “… del resto, anche la nazione ha diritti su di me” (fundja edhe kombi ka të drejtë mbi mua), çka do të thotë se shpreh vetëdije të lartë  ashtu si e gjejmë në të gjithë veprën e tij, letrare e shoqërore. 
Ndërsa italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë , pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë “jo për tjetër, por, sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.
Të gjithë këto variante e dëshmi të kohës lidhen në të vërtetë mbi thënien e fundit, amanetin që la At Gjergj Fishta, teksa largohej nga kjo jetë. Por dy tre fakte dhe dëshmi tregojnë se At Gjergj Fishta ditët e fundit të jetës së tij i kaloi duke menduar për veprën e tij letrare. Njëra prej dëshmieve tregon idenë për t’iu rikthyer sërish kryeveprës së tij “Lahuta e malcisë”.
Ndërsa në studimin e  Fr. Agustin Gemellit gjejmë këto rreshta:
“At Fishtën e zuri vdekja  ndërsa kishte ndër duar  përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthyer që me kohë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit disa nga ariet e  Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë.   
Ndërsa dëshmitë gojore e të shkruara përmenden herë pas herë, megjithëse qarkullojnë në rrethe të ngushta njerëzish të interesuar, duket se dëshmitë më të prekshme e reale, nga atmosfera e ditës së fundit të At Gjergj Fishtës mbi këtë tokë, janë ato tri foto të Marubit që na rrëfejnë imazhet e lamturmirës së tij.
Mbase nuk janë të vetmet foto që dëshmojnë për ditën e 30 dhjetorit 1940 në Shkodër. Mbase ndonjë tjetër i apasionuar ka fiksuar imazhe nga kjo ditë, apo në vetë studion e Marubit ruhen ende foto të tjera. Sidoqoftë, kërkimet dhe dëshmitë e reja do të zbardhin hapësira të tjera të panjohura e të lëna në hije qëllimisht mbi figurën e At Gjergj Fishtës.

Revista Mapo

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 11-04-2007, 11:00:51
Ah sa te mbrekullueshme jane poezite e tij. Gjithmone me kane pelqyer dhe i recitoja kur isha ne shkollen 8-vjecare.
Gjuha shqipe eshte nje perle e ndenjave dhe talentit te tij.

  • Postime: 195
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 02-11-2007, 00:09:01
Nje biografi e tij, mund ta lexoni ne:

http://www.donimeraj.com/2007/10/24/gjergj-fishta/

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 11-04-2008, 15:16:10
Letër e hapun:

TË GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË

MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!

            Për dijeni:

                        Argjipeshkvisë Shkoder dhe Tiranë,

                        Kuvendit Françeskan Shkoder, Lezhë, Troshan,

                        Këshillit Ndërfetar të Shqipnisë, Tiranë,

                        Z.Jozefina Topalli, Kretar i Kuvendit Popullor, Tiranë,

                        Z.Prof.Dr. Sali Berisha, Kryeminister i Republikës së Shqipnisë,

                        Z.Prefektit të Shkodres,

                        Z.Kryetarit të Bashkisë së Shkodres,

                        Z.Prokurorit të Shkodres,

                        Z.Drejtorit të Organeve të Ruajtjes së Rendit në Shkoder,

                        Të gjitha organeve të Shtypit dhe mjetëve të Informacionit Shqiptar!

 

ESHTNAT  E  AT GJERGJ  FISHTËS O.F.M. JANË  NË  RËMAJ !...

 

Një prift i ri, kur pat takue At Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue  këtij kushtet që duhet me heshtë, Mëshkalla i tha: “Shko e thuaj Monsinjorit, me të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!...

 

Edhe unë, tue rikujtue porosinë e At Meshkallës, po flas se boll kam heshtë!...

 

Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër vorre të Rëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.

 

Mbas pak minuta heshtje, më tha: “Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë...”

 

Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: “Fritz, Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që ti ke me pasë mundësi me tregue,... se je i ri e njëditë...

këtu, unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës...”.

 

U stepa në vend. Pak minuta nuk kemi shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue pranë vorrin e një grues së re që kishte një foto në porcelan. Kam numrue edhe njëherë selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi ndalue prap.

 

Gjoni më kuptoi mirë vetëm me të shikueme se cila mund t’ishte pyetja ime: “Si mundën me kenë në Rëmaj Ato Eshtna shumë të përfoluna dhe të “tretuna” në lumin Drin, pranë Urës së Bahçallekut?”....

 

Më shpjegoi se: “Ka shkue në një mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjës që merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në Rëmaj. Gjoni ka marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë për 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.

 

Kanë hy me makinë deri tek Kapela, janë ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosë “thesin e qimentos”. Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël, po Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue shkue afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk duhët të fliste me asnjë përson.

 

Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe me i tretë në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në thes dhe me ia çue në zyre, prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të shkonte dhe ti hidhte në lumin Drin.

 

Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të Shyqyriut ka ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur ka vërejtë se asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue për veprimin që kanë krye bashkë me te në vorrezat e Rëmajit”.

 

Për këte çeshtje, mbas vitit 1992, unë kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën dhe në 1995, kur po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketë bisedue me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi, jemi gjallë... tjerët jo!...

 

Mendoj, se nuk duhët vazhdue ma mos me folë, edhe pse “demokratët” shqiptarë janë bijtë e baballarëve që kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka mbetë ndër to një tjetër “Shyqyri Rrjoll”, që asht pak e vështirë me e mendue se ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e së keqës maparshme me At Fishtën:

TURPI  DO TI  MBETËT  VETËM  SHKODRËS  DHE  VETËM  ASAJ!

 

Shenim:

•Në muajn Tetor 2007, kam vue në dijeni me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të cilët, nuk janë denjue me mu përgjigjë.

 

•Amanetin e të Ndjerit Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrë me vedi.

 

•Mekenëse At Fishta ishte mik i babës sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, në Shkoder, ju përgjigjem personalisht, mbasi të përfundoni punimet.

                                                                                               Fritz RADOVANI

 

     

  • Postime: 37
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 21-04-2008, 19:36:47
11 poezi te Gjergj Fishtes se madh te interpretuara mrekullueshem nga Reshat Arbana. Poezite janë pra me ze ne format mp3. Mund t'i shkarkoni nga:


www.zeriyt.com/extra/Poezi-Nga-Gjergj-Fishta-Interpreton-Reshat-Arbana.zip

A mund ti rivendosesh?

Faleminderit

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 30-06-2008, 09:31:16
11 poezi te Gjergj Fishtes se madh te interpretuara mrekullueshem nga Reshat Arbana. Poezite janë pra me ze ne format mp3. Mund t'i shkarkoni nga:


www.zeriyt.com/extra/Poezi-Nga-Gjergj-Fishta-Interpreton-Reshat-Arbana.zip

është  ner dhe rrespekt kur te permenet emni i madh te profetit Kombetar  At Gjergj Fishta !
gjeta ne ket forum diç te shkrueme per te por une po u epi  linck se ku  jan veprat e te madhit Fisht te botueme më gjansisht

http://www.shqipnia.eu/Fishta.htm

  • Postime: 19
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 29-08-2009, 19:48:39
VETM NJE POPULL SI I YNI MUND TE JEP NJERZ TE PERMASAVE TE TILLA,,ANDEJ DHE TE UAJT NA KAN SHUM ZILI,,SA SA NJERZ TE MDHEJ DHAM NE BOTES...ASKUSH ASNJE LIGESI NUK PA NGA NE,,SHUM VITE EVROPES JU BEM MUROJ,,DHE U SHPERBLYEM ME COPTIM TE TOKEVE TON,,EVROPA MENDOJ TE BEJ STABILITET NE BALLKAN MBI KORIZIN TON,,PO JA QE GABOJ,,MBAS SA VITE U DESH TE MIRET PRAP ME PROBLEMIN TON..FISHTA ISHTE NJE POLITOLG SHUM LARG PAMES,ISHTE NJE NACIONALIST I SHENDOSH,ISHTE NJERI I MIRESI DHE PREDIKUS I PAQES,FANATIK I TRADITES,DHE DASHRUIJA PER VENDIN E TI,ATDHE DASHURIJA E TI KALONTE GJDO KUFI MENDOR ISHTE I DASHURUAR NDAJ VENDIT TE VET ME SHUM SE NJE NENA PER FEMIJUN E VET,
SI LARG PAMES QE ISHTE..POLTIKBERSIT EVROPJAN I PARALAMROJ SE VENDIMET E TILLA JAN VENDIM TE GABUSHME,SE ATO NUK SJELLIN STABILETET ,POR JAN POLTIKE TE GABUSHME,SE MU KATO POLITKA JAN QE NXITIN KONFLIKTE DHE DHUN,E JO STABILITET,,AJI PARALMROJ VEROPEN PER REZIKUN E KSAJ POLITIKE TE GABUSHME.. DHE E CEKI ME KOHEN SE PA I VU SHQIPERIS KUFI  BLLAKANI PRAP DOTE LAHET NE GJAK..DHE KOHE E DESHMOJ SE ISHTE I SAKT NE KET VLERSIM..

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 08-12-2009, 01:00:54

  • Postime: 1498
  • Karma: +72/-2

#13 ne: 22-07-2010, 19:54:57
Shkrimtari me i mire i letersise sone dhe nder me te miret ne Ballkan!Ka krijimtari te larmishme:poezi,drame,satire...mirpeo kulmi i tij u arrit me eposin Lahuta e Malcis.Esht i paperseritshem...

  • Postime: 275
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 30-08-2010, 20:49:53
28 Nentor 1913 Gjergj Fishta Reciton Reshat Arbana

Fishta ne pervjetorin e pare te pamvarsis.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 16-12-2010, 09:38:39
FISHTA NË DOKUMENTE TË PANJOHURA

Me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së Gjergj Fishtës (1871-1940)

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Fishta, figura më e shquar e letërsisë shqiptare, edhe pse do binte në harresë për 50 vite me radhë nga sistemi komunist, sado që koha kalon, vepra dhe personaliteti i tij, sikur tërheqin më tepër vëmendjen e lexuesve dhe studiuesve vendas dhe të huaj.

Ky shkrim nuk është vlerësimi i veprimtarisë së tij letrare apo vendi i tij në letërsinë e sotme shqiptare, por thjesht paraqitja e dokumenteve më të reja që kanë të bëjnë me Fishtën student.

Të rejat për Fishtën student

Për arsye të mungesës së priftërinjve vendas, dioqezës apo rregulltarëve dhe nevojës së ungjillëzimit të besimtarëve shqiptarë, të cilët nën pushtimin e egër turk me shumicë kalonin në besimin islam, Selia e Shenjtë, do të favorizonte shkollimin e brezave të rinj, sidomos rregulltarëve françeskanë, nëpërmjet kurjes me qendër në Romë.

Papa Gregori XVI., me bulën e tij “Felicis recordationis” (kujtesë gëzimi) datë 9 tetor 1832, pasi konstatoi shpërbërjen e provincës françeskane shqiptare dhe formimin e Misionit Apostolik në krye me prefektin At Petar Pinotiq, Misionin Françeskan Shqiptar ia kishte besuar provincës françeskane, Bosnjë- Srebrene, me seli të saj në Srebrenicë.

Themeluesit e Kolegjit Françeskan në vitin 1880, në Troshan të Zadrimës, misionarët At Mariano Pizzochini dhe At Gian Pierro Ferrari, duke qenë të nxitur nga porosia papnore për edukimin e brezave të rinj, nxorën nga ky Kolegj, pas pesë viteve shkollim, gjeneratën e parë, prej gjashtë nxënësish shqiptarë, të cilët në vitin 1886, qenë dërguar për studime të mëtejshme, në Bosnjë për t’u bërë meshtar të Urdhrit Françeskan.

Dallëndyshet e para që fluturuan nga Shkodra për në rishtari, (noviciat) në Guçja Gora, afër qytetit të Travnikut, sipas dok. 573, datë 15 tetor 1886, ishin: vëlla Anton Nënshati me emrin e pagëzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin Mëhill; Pjeter Gjadri, me emrin Simon; Lorenc Mitrovic (Mazreku) me emrin Pashko; Ëngjëll Paliçi me emrin Sebastian dhe Gjon (Johannes) Fishta me emrin e pagëzimit Jozef.

Studiuesit dhe lexuesit, duke u mbështetur në literaturën e botuar për poetin tonë kombëtar, qoftë edhe në jetëshkruesit e tij më të njohur si: At Pashkë Bardhi, At Benedikt Dema, At Marin Sirdani, At Daniel Gjeçaj, me të drejtë do shtronin pyetjen, se cili nga emrat e studentëve të lartpërmendur do ishte At Gjergj Fishta?

Përgjigjja e saktë rreth kësaj, të ashtuquajtur enigmë dhe informacione të tjera me interes për Fishtën, do zbardhen duke shfletuar dokumentacionin e tij studentor, të marrë nga Arkivi Qendror i Provincës Françeskane të Bosnjës, në Sarajevë.

Në dokumentin fillestar, nr. 573, të datës 15 tetor 1886, nënshkruar nga eprori i rishtarëve të Kuvendit në Guçja Gora, At Juraj Kosiç, mësojmë për emrat dhe mbiemrat e gjatë të kandidatëve të ardhur nga Shqipëria. Në krye të listës gjejmë emrin e parë me këto shënime: Fra Ivo (në shqip Gjon), Fishta i lindur më 23 tetor 1871, i pagëzuar më 24 tetor, me emrin Jozef (në gjuhën kroate Josip). Kjo do të thotë se Fishta, me rastin e veshjes së zhgunit françeskan, më 28 gusht 1886 dhe pranimit të kushteve të përkohshme të datës 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulluare, kishte bërë ndryshimin e emrit nga Jozef në Gjon (Johannes), si emër i përmotshëm i një rregulltari.

Emri në gjuhën kroate, Ivo, (Josip) apo në trajtën latine Johannes, që do të thotë: Zoti jep mirësi, në dokumente shkollore, vazhdon të jetë emërtim zyrtar i Fishtës, gjatë gjithë kohë së studimeve dyvjeçare filozofike, në Kraljevo Sutjeska, (1888-1889) dhe atyre teologjike në Livno në vitet 1889-1893.

Jetëshkruesi i tij më i njohur, At Pashko Bardhi, në shkrimin e tij “A. Gjergj Fishta” (Me rastin e 25-vjetorit të meshtarisë së tij) botuar në “Zani i Shna Nout”, 1919, rreth emrit të tij thotë, citoj “Vjeten e provës e bani në kuvend të Guçja Gorës afer Travnikut e në ketë rasë, sipas zakonit të Fretnevet, ndërroi emnin e e muer Gjergj”. Shënimi i porsacituar, i bashkëkohësit të Fishtës, At Bardhit, nuk mund të shpjegohet se është i gabuar dhe se ai nuk ishte në dijeni për emrin të cilin Fishta e mbante si rregulltar, gjatë jetës studentore, por, arsyeja e vetme ishte se personi në fjalë me emrin Gjergj (Georgos, në greqishte do të thotë Bujk) si poet, shkrimtar, diplomat etj., tashmë kishte bërë emër te bota shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shtrohet pyetja se kur Fishta e mori emrin Gjergj? Përgjigjen e gjejmë në librin e Pal Duka Gjinit, “Gjergj Fishta, Jeta dhe Vepra”, Romë, 1992, ku ndër të tjera shpjegon se, në letrën e datës 2 shtator 1892, dërguar eprorëve, për krijimin e një shoqërie të vogël letrare shqiptare, Fishta, i pari ndër dhjetë që e ndjekin, nënshkruhet Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Pa dyshim, dy emrat e parë si të tillë u zhdukën, duke i mbetur vetëm i fundit, Giorgio, ndërsa në gjuhën kroate, Jure, në shqip, Gjergj, emër me anë të cilit ne sot e njohim poetin tonë kombëtar.

Gjendja e popullit kreshnik të Bosnjës nën zgjedhën turke, luftërat e pandashme, kryengritjet e vazhdueshme dhe heroizmi i tyre deri në fitore, në vitin 1878, ishin të ngjashme me ato të viseve tona gjithnjë në robëri. Prandaj dhe emrat e lartpërmendur të Fishtës janë personifikues të njerëzve të mëdhenj, si të humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). Ky Papë, në historinë tonë kombëtare njihet si  ai, i cili u nis për në Raguzë, për ta kurorëzuar Gjergj Kastriotin, si “Atlet i Krishtit”, por vdiq në vitin 1464, në Ankona të Italisë, pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Apo Enea, personazhi tek “Iliada” e Homerit dhe Silvio, emër i rilindësit të shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjçeviq), miku i ngushtë i Fishtës etj. Ndërsa emri i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir, shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Vlerësime për Fishtën

Sjelljet e përgjithshme të Fishtës, gjatë kohës së rishtarisë, sipas dokumentit nr. 609, datë 28 prill 1887, lëshuar nga Kuvendi, Guçja Gora, vlerësohen me “Omnia”, shumë pozitive. Ndërsa ato të mëvonshme, të kohës studentore, sipas dok. 945, datë 1 maj 1889, lëshuar nga Kuvendi në Kraljeva Sutjeska, vlerësoheshin mesatare dhe të mjaftueshme. E me të vërtetë, me gjithë mirëkuptimin e mikpritjen e boshnjakëve, të cilët jepnin ndihmën e plotë financiare, çka dëshmon dok. 905, datë 15 maj 1889, nxënësve tanë s’u mungonte keqkuptimi, përbuzja dhe xhelozia. Prandaj, vlerësimet me karakter disiplinor, mendoj se ishin shprehje më tepër të karakterit impulsiv të Fishtës dhe të studentëve të tjerë shqiptarë ndaj shoqërisë ku ata jetonin, se të një jete aventureske.

Bashkëkohësi i Fishtës, Provinciali i françeskaneve të Bosnjës, At Andria Buzuk, shprehte konsideratë të madhe për Fishtën, si një talent të jashtëzakonshëm në inteligjencën e tij. Ky konstatim dëshmohet qartë nga shfletimi i dokumenteve shkollore të studimeve filozofike dhe teologjike, për çka na flasin dok. 907, datë 11 shkurt 1886/’87; dok. 608, datë 8 korrik 1887; dok. 935, datë 8 shkurt 1889 etj., ku Fishta në krahasim me nxënësit e tjerë, pa dallim kombësie, pothuajse, në të gjitha lëndët shkollore, është çmuar gjithherë me notën më të lartë “eminens”.

Meritë të madhe për përparimin intelektual, e cila për Fishtën ishte dhuratë e Zotit, kishin dhe bashkëkohësit e tij, rilindësit e spikatur të botës kroate si: Grga Martiq, Andria Kaçiq Mioçiq, Ivan Mazhuraniq etj.

Përfundimi

Në fund mund të themi se në Bosnjë, në shpirtin e Fishtës u ndez ajo shkëndijë e cila do të shpërthente me rastin e kthimit të tij në Shqipëri në vitin 1893, dhe shugurimit meshtarak në vitin 1894, në një zjarr të madh dashurie e veprimi për liri e përparim të Atdheut.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 23-10-2011, 00:16:35
Átë Gjergj Fishta - Koka tjetër e shqiponjës

- në 140-vjetorin e lindjes

nga Visar Zhiti

Përpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen për mbarë të shtojmë atë fjalëzën e shkurtër dhe parake "Átë", se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej áti, jo vetëm në letërsinë shqipe, por në vetëdijen e shqiptarit. Ai është përcjellës i amaneteve, i kumteve që vërshojnë nga goja e kombit, nga buzët e plagëve të shekujve dhe u bë dhe vetë zë i madh, i ngritur në lartësitë e një epike madhështore, me fuqinë e Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendë moderne ndërkohë, me rrënjë shkëmbi, plot dije dhe urti, me dhembje dhe dufe dhe befas shndërrohet në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, me një gjuhë të begatë dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Átë Gjergji ka dhe zemërim perëndish, që nga dashuria e kthen atë në satir(ik), ndoshta është satiristi më i mirë në Ballkan i kohës së tij. Dhe pikërisht këtu, kur ai është qortues, sikur bëhet i pakohë, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi një satirë të tij dhe kjo e bën të ndjehet i gjallë vazhdimisht.

Átë Gjergj Fishta është dhe veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturës italiane, duke e parë si kolonë të kulturës europiane. Ai ka qenë i propozuar dhe për çmimin "Nobel".

Átë Gjergj Fishta është një fenomen në kuptimin metaforik, por dhe të zakonshëm, ai u bë shumë i njohur qysh në gjallje, deri dhe anekdodik. Kur dikush, për shembull, ka nisur të recitojë diçka prej tij, menjëherë të tjerë kanë ditur ta vazhdojnë, madje dukej sikur krijohej kori antik, ti thoshe një varg, tjetri vargun tjetër, kështu ka ndodhur me të, nëpër popull, në teatër, por dhe në autobus, në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg. Heshtja e dhunshme që e mbuloi gjatë diktaturës, e shoqëruar me denigrime e fyerje si askush, nuk e trandën monumentin e tij, ai, siç thoshin latinët, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por më shumë se aq. Vepra e At Gjergj Fishtës është qëndresë dhe kushtrim lirie, dinjitet kombëtar dhe shkëmb. Peizazhi më i fuqishëm i shpirtit shqiptar. Së bashku me pararendësin e tij Naim Frashëri, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë.

* * *

Sot, më 23 tetor, bëhen plot 140 vjet nga lindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët dhe jo vetëm ata, personalitete të vendit e kanë thënë e do të thonë fjalën për të, gurra fishtiane nuk shterr, por për ta përkujtuar ne, kemi zgjedhur një veprim ndryshe, jo studim a vlerësime, por po pranojmë antologjinë e njërit prej lexuesve të tij më pasionantë, Zef Skanjeti, që vazhdimisht e hap veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj dhe dëshiron t'i japë lexuesit pjesë, që sipas tij, janë dhe aktuale, nga njëra anë për rëndësinë e kumtit e dritën udhërrëfyese dhe nga ana tjetër si dukuri, pengesa, që duhen qëlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.

Thjesht për të ndjerë se sa i madh është, pazgjidhshmërisht me Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Përzgjedhje nga Zef Skanjeti për gazetën:

SHQYPNISË

(1909)

T' falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,

Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue

Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri

Kje Lumi vetë, * mue m'dergoi ksi hiri

Për nën qiell tande t'kthielltë un me u perftue.

Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,

Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.

Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana

E armvet n'za, * shndrisin duert e t'lumit,

Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:

Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshuemit.

 

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t'verës,

* vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli fllad i erës,

* lmon gjijt e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjama e rrfés zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po a e ambël fjala e saj,

porsi gjumi m'nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka'i bien qiellvet tue flutrue

n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

................... ................... ......

SHQIPNIA E LIRË

(1921)

Do t'valvitet m'Kaçanik

M'Kaçanik, po, do t'valvitet

Kuq e zi Flamuri i shqyptarvet,

Përse toka shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht, q'i prej t'parvet

Trashigim na e kemi pasë:

Mbrendë i huej, jo ma s'do t'shklasë,

Posë atëherë kur vjen për mik.

Jo, jo: sot na ktu sundojmë;

Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;

Gjall Lirin' na nuk e lshojmë

S'njohim mbret as krajl të huej.

Zoti n'qiell e na mbi tokë:

Me gjithkënd vllazen e shokë,

Por se i cili m'cak të vet.

 

DREDHA E DJALLIT

Tek satirat në "Anzat e Parnasit", përveç të tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirëfilltë si "Dredha e Djallit", ku paralajmëron ardhjen e dreqit të kuq (komunizmit) në Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet përpara se ai të triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Z. S.)

................... ................... ....

E shka t'lânë kta kater ujq,

Qi i kercnohen shoqi-shojt,

Thonë, do t'dalë nji dreq i kuq,

Qi pa dhimbë do t'i a njesë thojt.

Edhe m'duket se per né,

Mor' Shqyptarë, ky djáll i zi

Sa mâ para ka me lé,

Pse na dreqnit kem' kojshi...

Qe, pra, tash se per ç'arsye

Punë n'Shqypni s'jet pa u shperthye,

Due me thânë, pa u partallisun

Çdo pûnë mbarë * t'jete nisun

E kjo nâmë, ase kjo rrfé,

Ka me ngjatun, thom, nder né

Dersá menden na t'a rrisim

E me dije mos t'a shndrisim;

Dredha e djallit, pse s'âsht tjeter

Si e kam kndue nder libra t'vjeter

Veç padija dhe krenija,

Qi shkojn njitë si trupi e hija.

MOMI

(1902 )

(MOMI - I biri i Nates e i Gjumit, vellai i marrisë, hy prozhmimesh)

…Kushdo fjalet nuk matë ku vrasin,

Ate e ndjeke perhere rreziku;

Pse shqyptaret nje fjale e flasin:

Ç' ka t' ban goja, s' t' ban anmiku…

…………………………………………….

M' kambe kryekungujt prej si u vune,

Duel padija n' krye te vendit;

Njerzt e kenun u poshtnuene,

Mbeten t'urtit jashte kuvendit.

Duel me faqe t' bardhe tradhtari,

Shpirt e fis qe ka kuleten;

U ndeshkue pa dhimbe shqyptari,

Qi per fis jep gjane e jeten.

Shqypnise zani atehere i humbi,

T' huejt mbi qafe i a vune thembren,

E e mbloj skami, terri e gjumi,

Djemte e vet ia lnuren zemren.

E shqyptaret, jo veç s'e nisen

Per keto pune perjashta Momin,

Por ma fort madje e konisen,

Msue gjithmone me nderue llomin…

 

KOHA E ARIT NE SHQYPNI

(1907)

…Sot ma shpejt nje thes me pleshta

Ti ban bashke se dy shqyptarë.

Sa jane fise permbi dhe

Me bashkim kta n'drite kane dale:

Ka çite dreqi pushke mbi ne

Mos me u ba dy vete m'nji fjale.

…Sepse ktu kujton seicili

Se ka mend edhe me shitun:

Thue se mendja e holle e kshilli

Vijne prej vedit n'krye t'u rritun.

JO, heu paça ! S'jane mendte fieri

Per me u rrite neper morriza:

S'a ba i dijshem kush pa hiri,

Ndeje peshtete e tu njehe miza…

 

 

 

 

NEN HAJAT TE PARRIZIT (1914)

(Duke u nisur veçanërisht nga kjo "bisedë", shënim Z.S.)

Skanderbegu: A thue ka gjase se Shqypnija ka me pase nje Mbret te vetin?

Djalli: Nji? Njiqind ti thuej! Ne Shqypni moj faqja e bardhe, hiqet zi me gjete se kush me ndigjue, ketu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa te duesh; çdo çaush beledijet n' Shqypni kishte me dashte me u ba Mbret, veç per mos me ndigjue…

Shen Pjetri: …Por per inat te djallit e te shqyptarve Zoti ka me e mbajte Shqypnine ne kambe me nder e me lumni...

...

Skanderbegu : Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?

Djalli : Si jane?... Si i don anmiku...

 

 

PALOKE CUCA (Poemë satirike, 1922)

Fragment

Ah, ju grekomanë - do stramastikë qelbsina,

Motit si sot, ju të pabesë gjithmonë,

Me bark n' Tiranë e kryet kthellë te Athina,

Rrashten të fortë si rrumi nën kumbonë

Që, sikur orli lëshon përmbi stervina,

U lshuet ju mbi financa t'Shtetit tonë

E llapazana t'sterholluem tuj kenë,

Krejt mendsh i muert muhamedanë e t'kshtenë*.

……

*- të krishterë

( Sqarim- me "grekomanë" nuk nënkuptohen ortodoksët.)

"KORRUPSIONI"

nga "Gomari i Babatasit"

Kush zhelan-kush sallahan,

Po yrysh lshue t'gjith m'pilaf,

Ta kanë qitë, po, Shqipnin n'grusht,

E toçë brryl mastikë e n'musht,

T'kanë ba zyret monopol

Ç'prej Koplikut m'Konispol,

Franka ar tue grrye me spol,

Do ministra-e Kryeministra,

Tjert prefekta-e nënprefekta,

Kta n'Botore ata n'Foshnjore,

Disa antarë-disa gjygjtarë:

Kush me da tokën e Shqipnisë…

Ju rrugaça e sallahana,

Vagabonda, shakllabana,

Rriqna t'ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjerës moj Shqypni

Kthellë hi i keni në mushkni,

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi!

Bre coftina kalbë mbi dhe!

Der kur ju t'u u tallë npër ne,

Do t'na qelbni fis e atdhe?.....

Për do "gazetarë"



Edhe kshtu po qep e shkep,

Me nji shqipe per gazep

E si t'ishin ne kllapi,

Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,

Pa pase shkrimi as kambe as krye,

N' mereqep kartat kane zhye,

E t' kane pjelle-me nder me thane-

Njata artikuj qe ty dhane

S' t asht der sot me u vu me i kndue.

Se ata, besa - m'ndigjo mue-

Nuk i kane shkrimet zanat:

S' jane per pendë, por jane per shat.

Jo, po, kshtu asht mor t'u ngjate jeta!

Per me shkrue zotni n'gazeta

Duhet shkruesi t' jete ma parë

Njeri i ndershem e atdhetar,

T' jete fisnik, zemer-bujar,

Jo intrigant e ngatrrestar

Edhe kenë mos t'ket hafije

Mandej duhet qe t' kete dije-

Dije t'hàpt n'ekonomi,

N'histori e ne tregti,

N'politike e ne drejtsi;

Edhe t'dije shk' asht shkolla e msimi

Shk' asht lirija e qytetnimi,

T' jete shqiptar ne shkrim e n'goje,

Fjala n'pende mos t'i ngurroje:

Mbare e mbare punte t'i kallzoje

Me t' ngushtue me kndue perdhuni

Shka nder shtylla ai rresht vuni,

Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,

Njeri idiote e laraman,

Qe mendon se per taman

Te tane bote rri n' "sahan",

Çka mund t' shkruej, po t'pyes une ty

Ky * as byk nuk ka ne krye,

Jo ma tru?...

 

Lahuta e Malësisë

Fragmente

(Tek Epika shohim të skalitura si postulate pjesë të historisë së vërtetë të Shqipërisë, të miqve e të armiqve të saj, si edhe fragmente që mund t'i duhen çdo diplomati e diplomateje, kur Poeti shkruan për arsyet pse vriten shqiptarët me njëri-tjetrin. Shënim i Z.S.)

Por kush tha Zot' Harushes s'Verit

N'dorë tande a mbarë Europa

Dert mos ki per t'drejta t'njerit

Si t'duesh ndaje copa-copa?

Cili zot tha shkjaut: Merr drapnin

korr ku s'mbolle, mbjell n'arë t'hueja

Der ku t'duesh ti mate hapin

Shqiptaria asht n'duer tueja?

……………………………………..

Bini Toskë ju n'pikë të vrapit

mos tu ndalin mal as zall

Naim Frashëri i ra Qitapit

Mos me e lshue Shqipninë për të gjallë

Ju prej Dibret, prej Bishkasit

Çohi djelm si shqipe t'lehta

Ka gjimon asht topi i Knjazit

Për Shipni t'mos u dhimet jeta.

Ma mirë dekë nën dhe me u kja

Se me marre gjallë mbi dhe

Për dhe t'vet kush dekë ka ra

Ai s'ka vdekun, por ka le.

* * *

(Një ligjërim në gojën e Marash Ucit tek "Lahuta…" mund të cilësohet si amanet i Fishtës për brezat, një "shkollë" e vërtetë edukimi, pse jo edhe për sot... Shënim i Z.S.)

Amanet un 'jam t'u lanë,

Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n,

Armet e mbushme mos me i dhanë,

Me shokë tuej kurr mos m'u xanë

Mos m'u xanë, as mos m'u nga

Pse n'ditë t'ngushtë këta u gjinden vlla

Si me pushkë ashtu me uha.

T'huejn me fjalë mos t' a poshtnoni;

Bukën para, por t'ia shtroni

N'Shqiptari si a kenë zakoni

................... ................... .......

Edhe n'mend kinje nji fjalë:

Zemres s'frytë me i lanun dalë;

Fjalët për pajë kurr mos me i ndalë,

Ujit turbullt mos me i ra,

Mos me i dalun n'va t'pa va;

Me iu ruejtun shakës tërbueme,

Me iu ruejt , po, grues së lshueme;

Vendin tuej me dashtë përore,

Me ruejt besë, mos me çartë ndore.

* * *

Për dëshmorët në Letërsinë Shqipe zor se gjendet ndonjë poezi më e bukur e dinjitoze. Po tek "Lahuta", tek Kanga Ndermjetesia, një perlë e veçantë për harmoninë fetare të vërtetë në Shqipëri. (Shënim i Z.S.)

 

...O ata t'lumtë * dhanë jetën,

O ata t'lumtë, * shkrinë vehten,

................... ................... .........

derdhen gjakun tue luftue,

porsi t'Parët u pa'n punue!

Lehtë u kjoft mbi vorr ledina,

but u kjofshin moti e stina,

ak'lli, bora e serotina:

E der t'kndojnë në mal ndo i Zanë,

e der t'ketë n'det ujë e ranë,

der' sa t'shndrisin diell e hanë,

ata kurr mos u harrojshin,

n'kangë e n'valle, por u kndojshin.

E njaj gjak * kanë dikue,

ban, o Zot, * t'jesë tue vlue

për m'ia nxe zemrën Shqiptarit,

për kah vendi e gjuha e t'Parit!

NË VEND TË EPILOGUT:

poezi tonat

 

TRI "LULE" NË VARRIN E POETIT

ATIJ QË MË PASUROI

Jo të gjithëve,

Po atyre që mund ta besojnë,

Po u them një të vertetë:

Po të mos kisha lexuar Fishtën,

ndjenjen e atdhedashurisë

do ta kisha më të zbehtë.

ARMIKU I ANTISHQIPTARËVE

Ca pseudoshqiptarë

E quajtën Fishtën shovinist, reaksionar,

Armik i sërbëve, malazezëve, grekëve, bullgarëve,

Po në të vertetë,

Ai ishte armik vetëm i antishqiptarëve.

NËNA E POETIT

A doni t'ia dinë emrin

Asaj Gruaje të madhe që lindi Poetin?

Kush ka dëshirë ta mësojë

T'i lexojë poezitë e tij

Dhe menjëherë do të bindet se ajo quhet: SHQIPNI.

Zef Skanjeti

-

SHKODËR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTËS

(nga libri "Thesaret e frikës")

N'varrin e shembun dhe t'harruem u gjetën

copra kocash, mbetun nga mëkati i pakalbun.

Çka mund t'bahet me to, o At', veçse skeleti i dorës,

që mbi dh? ka shkrue eposin e vdekun të t'gjallëve

e nan dh? eposin e gjallë të t'vdekunve? Baj kryq

dhe dora m'zhvishet, bien mishi, m'bahet skelet

si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si

shpatën me millin. Se e gdhendëm drunin e fatit tonë.

Ranë bujashka fjalësh n'varrin që s'do të vdesi ma.

Visar Zhiti

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 25-10-2011, 13:20:16
Ekspozohen për herë të parë objektet personale të Fishtës

 Marrë nga koleksione personale, në përkujtim të Fishtës janë ekspozuar edhe dorëshkrime, letër-këmbime, fotografi, medalje, që dëshmojnë aktivitetin letrar të rilindasit, por edhe jetën e tij politike. Ekspozita është konceptuar në dy pjesë. Në njërën ku pasqyrohet jeta e tij përmes fotografive, librave e objekteve personale kurse në pjesën e dytë të ekspozitës pasqyrohet veprimtaria e poetit në fushën e letrave.

I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ishte dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Ministri bëri me dije se shtëpia e At Gjergj Fishtës, në fshatin Fishtë, në Zadrimë të Lezhës do të rikonstruktohet dhe do të shndërrohet në një muze bashkëkohor ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e vendosjes në skenë për herë të parë të një vepre të Fishtës nga Teatri Kombëtar.

Për shkak të represionit të ish regjimit ka qenë e vështirë gjetja e sendeve personale dhe fotografive të Gjergj Fishtës. Në vitin 1945 filloi represioni sistematik ndaj klerikëve në Shqipëri e në veçanti ndaj veprës së tij. Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor. Teolog, shkrimtar historian, pedagog, filozof, piktor dhe deputet. Është shqiptari i parë i kandiduar për Nobel dhe përfaqëson letrarin shqip në gjithë madhërinë e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 27-11-2011, 12:50:26
Shkodra, ku ushtroi aktivitetin e tij më të madh At Gjergj Fishta pritet të ketë së shpejti një bibliotekë të posaçme personale me veprat, dorëshkrimet dhe aktivitetin e gjerë që pati kjo figurë e madhe e kombit, e cila gjatë viteve të diktaturës u la në harresë nga regjimi. Ideja e rindërtimit të kësaj biblioteke, pasi realisht Fishta ka pasur një biblioteke të veten gjatë periudhës që ushtronte aktivitetin e tij në Shkodër, është hedhur në veprimtarinë dyditore të organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” me titull “Fishta mes dy bibliotekave”.

Nga sa bëhet e ditur prej organizatorëve, një pjesë e fondit të tij gjenden në bibliotekën e françeskanëve, një pjesë në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës si dhe në atë Kombëtare në Tiranë, por edhe një pjesë tjetër e konsiderueshme gjendet edhe në familjet shkodrane e në përgjithësi ato të rajonit ku ai shërbeu.

Ndërsa institucionet e mësipërme shprehen vullnetin e mirë të bashkëpunimit për të rindërtuar një biblioteke personale të At Gjergj Fishtës, në këtë nismë një kontribut pritet të japë edhe komuniteti, pasi siç u shprehen referuesit në hapjen e ekspozitës, Fishta, kudo që ka qenë, në çdo vizitë që ka bërë në familje, apo vende të tjera, nuk ka nguruar të dhurojë nga një libër të tij shoqëruar edhe me autografin përkatës.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Temat e fundit