×

Kadare, Balzaku i Shqipërisë

Kadare, Balzaku i Shqipërisë

· 21 · 4575

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 03-01-2006, 21:38:27
Intervistë me David Bellos, përkthyesi në gjuhën angleze të shkrimtarit shqiptar

Libri i fundit i botuar në anglisht i shkrimtarit Ismail Kadare, "Pasardhësi", u vlerësua me kritika pozitive këtu në Shtetet e Bashkuara. Profesori David Bellos, që përkthen veprat e Kadaresë nga frëngjishtja, thotë se në Shtetet e Bashkuara interesi për Kadarenë së fundmi, ishte një kombinim i faktit që ai mori çmimin Man Booker International, dhe botimi i "Pasardhësit" pak muaj më pas. Profesor Bellos thotë se Kadareja radhitet më shumë mes shkrimtarëve të kaluar si Balzaku, sesa mes atyre bashkëkohorë.

Profesor Bellos, ju keni përkthyer disa nga veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare nga frëngjishtja në anglisht. Si njeri që merreni me letërsinë, cili mendoni se është roli i tij në letërsinë botërore bashkëkohore?
Mendoj se vendi i Kadaresë është unik dhe i pazakontë për shekullin e 21-të. Në letërsi Kadareja siç e shoh unë, radhitet me shkrimtarët e së kaluarës, më shumë se ata të kohës së sotme. Në një farë mënyre, unë e shoh atë si një Balzak të Shqipërisë, që shkruan një komedi njerëzore ku një numër i jashtëzakonshëm personazhesh, fijesh dhe historish, ndërthuren me njëra-tjetrën. Në drejtime të tjera ai është si Dante që shkruan një pasardhës të Ferrit. Nga ana tjetër, ai sigurisht që u kujton njerëzve Kafkën, për shkak të mënyrës së çuditshme, të palogjikshme dhe groteske me të cilën ai përshkruan tiraninë dhe efektet e saj tek shpirti njerëzor. Por mendoj se tipari më i pazakontë i Kadaresë, është se në sytë e botës së huaj, ai shkruan për Shqipërinë, megjithëse si jo-shqiptar, si një lexues që nuk e njeh atë, unë e di shumë mirë se ajo Shqipëri, është Shqipëria e Kadaresë dhe jo tamam Shqipëria reale. Në botën anglishtfolëse, mendoj se interesi dhe entuziazmi për Kadarenë, ka ardhur ngadalë. Ai është shumë i ndryshëm nga autorët e letërsisë së gjuhës angleze. Mendoj se para së gjithash, ai ngjall interes tek publiku anglishtfolës, sepse ai është një tregimtar i shkëlqyer dhe që di ta mbajë interesin të gjallë. Së dyti, sepse nga pikëpamja jonë është diçka ekzotike, një përvojë krejt e re dhe kur e lexon dhe i hyn thellë veprës së tij, e kupton që ai po flet edhe për ne.
Ju thatë se Ismail Kadare, megjithëse ka vite që vepra e tij botohet në anglisht, vetëm tani po fillon të njihet vërtet në botën anglishtfolëse. Duket se kjo njohje ka ardhur me çmimin ndërkombëtar, Man Booker. Si e shpjegoni ju faktin që duhet një ngjarje e tillë, një çmim i tillë që bota anglishtfolëse, ose më saktë publiku amerikan, të njihet me të dhe të marrë kritikat që po merr zoti Kadare tani?
Amerikanët nuk lexojnë libra të autorëve të huaj. Vështirësia për një autor që shkruan në një gjuhë tjetër për të siguruar lexues amerikanë, është jashtëzakonisht e madhe dhe janë të paktë ata që hyjnë në këtë treg. çmimi Man Booker International, bëri që Kadare të tërhiqte vëmendjen në botën anglishtfolëse, por më duhet të them që më shumë kjo u vu re në Britani dhe në Australi, sesa në Shtetet e Bashkuara. Ajo që duket se ka funksionuar këtu, është kombinimi i çmimit me daljen në qarkullim në anglisht të librit "Pasardhësi", të cilin kritika e ka vlerësuar, dhe përveç kësaj një tregim i tij u botua edhe në revistën "The New Yorker" ("Përballë pasqyrës së një gruaje"). Megjithatë, megjithëse tani profili i Kadaresë është ngritur këtu në Shtetet e Bashkuara, nuk mendoj se do të arrijë në statusin e emrave që mbajnë industrinë e librave në Amerikë. Më vjen keq që e them këtë, por nuk më duket se kjo prirje do të ndryshojë.
Ju përmendët faktin që Kadareja me veprën e tij, ka demaskuar, ka sulmuar regjimin komunist në Shqipëri, por nga ana tjetër, ka pasur edhe shumë polemika për rolin e Kadaresë gjatë viteve të këtij regjimi dhe këto polemika kanë kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Pse edhe mes kritikëve, mes botës letrare, mes lexuesve, ka kaq shumë rëndësi roli që ka pasur Kadareja në regjimin komunist?
Mund të jap tri arsye për një gjë të tillë: E para është se njerëzit që shkruajnë artikuj në gazeta, shpesh thjesht sa lexojnë artikuj të tjerë në gazetë dhe nuk lexojnë në të vërtetë librat. Dhe shpesh, ka përsëritje në gazeta lidhur me këtë çështje. Është për të ardhur keq, por kështu ndodh shpesh. E dyta është se vetë Kadareja, flet për këtë temë përmes letërsisë së tij në mënyrë shumë prekëse, në kapituj si për shembull, ai për Arkitektin tek "Pasardhësi". Mendoj se edhe në librin që po përkthej tani, "Vajza e Agamemnonit", personi që tregon historinë, ndjehet disi gjysmë fajtor, sikur vret mendjen se çfarë mendojnë njerëzit për të. Mendoj se sikur njerëzit vetëm t'i lexonin librat e Kadaresë, do të shihnin se subjekti themelor për të cilin ai shkruan, është se nuk mund të jesh krejtësisht i shkëputur nga një gjendje që po të shtyp. Drama dhe tmerri i shtypjes, është se bëhesh pjesë e tij, thjesht për faktin që je i pranishëm. Por ai e shpreh një gjë të tillë shumë më mirë përmes romaneve të tij, përfshirë ato historike, sesa ç'mund ta bëjë me çfarëdo që të thotë direkt. Mua personalisht, më duket se ai është një njeri modest, të cilit nuk i pëlqen të replikojë. Ai është poet dhe shkrimtar dhe nëse do që të kuptosh sesi arriti Kadare të jetojë në ato 40 vjet të regjimit të Hoxhës, është e gjitha brenda librave të tij, por duhet t'i lexosh me dashamirësi dhe jo me idenë e përpjekjes për të gjetur se ku është faji. Arsyeja e tretë, është se ne këtu, të paktën në Shtetet e Bashkuara, jemi ende të formuar ideologjikisht nga periudha e Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës njerëzit mendonin se kishte vetëm dy anë: E drejta dhe e gabuara dhe se duhet të ishe ose nga njëra anë, ose nga tjetra. Kështu, artikuj të keq informuar në shtypin amerikan për Kadare, e kanë origjinën pikërisht tek ky këndvështrim, pra që nëse ai nuk ishte atje duke hedhur granata dhe duke luftuar, atëherë ai duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i tyre. Sigurisht që nuk është kështu, por ka ende njerëz që e mendojnë kaq thjesht.
(Marrë nga "Zëri i Amerikës", 1 janar 2006)

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#1 ne: 30-03-2006, 14:29:24

Ismail Kadare nenshkruan pere lexuesit e tije...
http://video.google.com/videoplay?docid=3856089108388970642&pl=true

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#2 ne: 10-04-2006, 08:39:29
nderim dhe respekt maksimal per me te madhin e gjalle te letrave shqipe

  • Postime: 152
Donik
#3 ne: 15-07-2006, 07:33:35
 Citat nga një shkrim i Sabri SELMANIT


Kadaretë mund të jenë nga çifutët spanjollë që ikën nga inkuzicioni në vitin 1492, u vendosën në Selanik me dashamirësinë e Sulltanit dhe atje një pjesë , në shenjë nderimi për Baba Dovletin , u myslimanizuan dhe u shpërndanë si nëpunës besnikë në tërë Perandorinë.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#4 ne: 15-07-2006, 12:00:00
....po pastaje ?

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#5 ne: 17-07-2006, 04:11:40
C'eshte more ky badallik i ketij Sabriut? Jo po mund te jene edhe nga Kina dhe jane perzier me evropiane, kane humbur syte e vegjel dhe jane bere shkrimtare te medhenj.

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#6 ne: 17-07-2006, 05:17:17
Citat nga një shkrim i Sabri SELMANIT


Kadaretë mund të jenë nga çifutët spanjollë që ikën nga inkuzicioni në vitin 1492, u vendosën në Selanik me dashamirësinë e Sulltanit dhe atje një pjesë , në shenjë nderimi për Baba Dovletin , u myslimanizuan dhe u shpërndanë si nëpunës besnikë në tërë Perandorinë.

ore shoku, kush na qenka ky kritiku i njohur qe po na i kalon ne shpate te gjithe? kur robi gjykon te tjeret harron veten. injoranti i ben te gjithe budallenj sic i ben tradhetari te gjithe antiatdhedashes.

kadareja mund te jete akoma me ideollogjirat e teij komuniste (megjithese kete e ka hedhur poshte ne veprat e tija) ose mund te flasi nga kendveshtrimi katolik por qe ti besh keto lloj akuzash na sill njehere faktet jo llafe.
mishel
#7 ne: 07-10-2006, 20:03:22
Llora

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar  
Prape ripertyp  
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp  
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe  
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres  
Me dhembin  
Llora.

-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua  
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-
Ja  
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski  
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer  
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.  
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi  
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,  
Une rete  
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete  
Te mjegullohemi.

-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha  
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri  
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi  
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit  
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,  
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-
Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.



Nuk di nese ky shkrimtar mund te quhet nje cifut apo cfare eshte cituar ketu.
mishel
#8 ne: 07-10-2006, 20:04:52
Llora eshte nje nga kryeveprat e tij...(Ftese ne Studio)
mishel
#9 ne: 07-10-2006, 20:06:43
Pas darke

Qelqet e lodhura te gotave
Rrezellojne zbehte me pas
Gjithe naten mallengjyeshem do kujtojme
Buze te bukura grash

Ne mengjes te lavamani I bardhe
Ujet do te vershoje me furi
Dhe qelqi, si pas heqjes se kujteses
Do te ndrite , steril , perseri

Ndonese , ndoshta, po te shohesh me kujdes
Nje kontur do te kete mbetur i zbehte.
Sa darka do te duheshin valle
Per te ngjallur te akulltin qelq?

Sa dihatje , frymemarrje, buze
Te bukura grash…ku ta dish
Por gjate udhes drejt ndergjegjsimit
Qelqi do te thyhej natyrisht

Dhe ne renien e tij kristalore,
Ne perndritjen e fundit tek plas
Do te kete si ofshame te fundit
Te qeshura e lote grash.


Nuk di si mund ti quani ju por per mua jane vetem se perla
mishel
#10 ne: 07-10-2006, 20:08:49
Gjer tek Ylli

Nga toka gjer tek ylli larg
E gjate eshte udha fort
Sa mijra vjet drites se tij
Iu dsh te mbrrije ne bote

U shua ndoshta ylli krejt
Ne terrin e paane,
Por pamjen drita ia sjell
E lind ne syte tane

Nga ylli qe tani s'esht' me
Ne qiell ndrit nje ikone
Ai eshte prape megjithese s'eshte
I vdekur ndrit gjithmone

Kur dashuri e bukur vdes
Kur humb diku ne nate
Ndricimi I saj ne kthim , keshtu
Na vjen e na gjen prape
mishel
#11 ne: 07-10-2006, 20:18:19
I. Kadare
 
Ka kohe qe s`shihemi dhe ndjej
si te harroj une ngadale
si vdes tek une veshtrimi yt
si vdesin floket dhe gjithcka.
 
Tani kerkoj une poshte e lart
nje vend ku ty te te leshoj
nje strofe,nje note a nje brilant
ku te te le,te puth,te shkoj.
 
Ne s`te pranofte asnje varr
asnje mermer a morg kristal
mos duhet valle prap te te mbart
gjysme te vdekur,gjysme te gjalle.
 
Ne s`gjetsha hon ku te te hedh
do gjej nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund,gjithkund te te shperndaj.
 
Te te mashtroj ndoshta keshtu
e te te puth, te ik pa kthim
dhe nuk do dime as ne, askush
harrim ish ky, a s`ish harrim.

dhe kjo ishte e fundit per sot. Dhe besoj se eshte mbyllja me e denje qe mund te behet per kete shkrimtar kaq te madh.

  • Postime: 25
  • Gjinia: Femer
xhemile
#12 ne: 11-10-2006, 18:40:42
Edhe pse krahasohet me Balzakun asnjehere nuk me ka pelqyer I.Kadare asnje liber te tije nuk kam lexuar  hmmmmm: hmmmmm: hmmmmm: :-[

  • Postime: 2287
PetritKola
#13 ne: 14-10-2006, 16:02:17
Mishel,
Nis nje here ate poemen qe ka bere Kadareja per qenin e kufirit.

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#14 ne: 14-10-2006, 20:10:54
Mishel,
Nis një herë atë poemen qe ka bërë Kadareja për qenin e kufirit.

kadareja eshte i dhjere por krenar.

Capkenja
#15 ne: 08-11-2006, 09:31:03
Nqs Kadare eshte Balzak mjere populli per te !Aman cme flisni mbeti kelysh i politikes ai njeri.Tek ai mbijeton vetem ndenja e hipokrizise !

  • Postime: 215
walter
#16 ne: 03-01-2007, 13:02:17
Kure kutova per vajzen time                                                           NJi djaloshe qe dashuronte                                                     Me erdhie ankth qudie                                                          Tregova shpirtin qe gjithe e kam.                                                                                                                          Kure kuptova cili ishte                                                           Humba nga vete dija ime                                                             internova ate familje                                                         vajzen mbava tek shtepia.                             
mishel
#17 ne: 19-03-2007, 20:02:33
Nese gjykojme Kadaren si shkrimtar ai eshte vertet nje njeri me potencial, nese e gjykojme si njeri ath...mund te shkruani dhe mendoni c'te doni.
Dhe dicka nese nuk keni lexuar asnje veper te tij atehere si mund te jepni nje mendim per te??!!!

  • Postime: 2287
PetritKola
#18 ne: 01-07-2007, 00:55:00
Nëse gjykojme Kadaren si shkrimtar ai është vërtetë një njeri me potencial, nëse e gjykojme si njeri ath...mund te shkruani dhe mendoni c'te doni.


Pse ne rastet e tjera duhet te mendojme dhe shkruajme sic thote qeveria apo partia?

"Kush e solli Dorutinen", Kadareja eshte nje hajdut i talentuar dhe i pa turpshem.

  • Postime: 2174
  • Gjinia: Femer
anonimus
#19 ne: 07-08-2007, 15:43:53
Pa marre parasysh ,ai mbetet nje njeri i madh i letersise shqipe edhe pse koheve te fundit qarkulluan ca fjale sidomos ne lidhje me KOSOVEN :(

  • Postime: 4
agdian
#20 ne: 10-09-2007, 13:25:09
lol. heheh se c'njerez te menqur dhe te informuar kemi ketuuuuu. po neve te vdekshmeve nuk na e tregojne te plote historine e kadarese po vetem me disa fjale ia nisin dhe ne te tjeret vdesim duke supozuar se cdoshin te thoshin keta te dijshmit. hahaha. po nejse ky eshte nje forum i hapur per te gjithe dhe nuk eshte cudi se ketu njerezit te te gjitha sojeve e llojeve vijne e shkruajne dicka. i sherojne komplekset. dhe pse mos ti sherojne . nuk ehste e ndaluar kjo.