Migjeni - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Migjeni

Migjeni

· 23 · 31092

ne: 06-09-2004, 17:20:07
                                                            Migjeni
                                                     


                                                           Hyrje


Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) eshte nga shkrimtaret me te shquar te letersise shqiptare. Me nje realizem te thelle, te panjohur deri atehere ne letersine tone, ai pasqyroi jeten e perditshme te shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te varfera te qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe fashizmin qe po kercenonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tone me nje shkalle shume te larte ideoartistike protesten e hapur, enderren per nje bote te re dhe optimizmin e thelle.

Migjeni lindi me 23 tetor 1911 ne Shkoder, ne familjen e nje tregtari te vogel, ku shume shpejt veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite familjare. Kur ishte pese vjec, i vdiq nena, kurse ne moshen trembedhjetevjec humbi te atin, e me pas vellane e gjyshen me te cilen ai ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes. Keto fatkeqesi e bene Migjenin, qe vetiu ishte nje natyre e mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollen fillore ne Shkoder, ai shkoi per te vazhduar mesimet ne Tivar dhe me pas perfundoi seminarin teologjik te Manastirit.

Per nje te ri me interesa te gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytese. Nga leximet Migjeni ra ne kontakt me ide revolucionare te kohes qe zienin ne gjithe Evropen.
Ne vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi te siguroje nje burse per te vazhduar studimet e larta, mbeti pa pune deri sa me 1933 u emerua mesues ne Vrake, nje fshat afer Shkodres. Rruga Vrake-Shkoder, qe ai bente perdite me biciklete, ia keqesoi gjendjen shendetsore. Gjate kohes qe qendroi ne seminar, Migjeni semurej shpesh dhe ishte nen kontroll te vazhdueshem te mjekut, ngaqe mushkerite e tij ishin te dobeta dhe rezikoheshin te prekeshin nga turbekulozi, semundja tipike e kohes, nga e cila i vdiq edhe nena.
Nderkohe, ai kishte filluar te botonte shkrimet e tij ne revisten "Illyria". Ne to ndihen pershtypjet e para, reagimi shpirteror i Migjenit ndaj realitetit te zymte, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
 
 
 


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 12:56:10 nga Gjumashi »

#1 ne: 06-09-2004, 17:24:57
Poezia e Migjenit





Poezia e Migjenit, nje poezi novatore, u be shprehese e fuqishme e pakenaqesise ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunes dhe shfrytezimit, ndaj mashtrimit politik, shoqeror dhe hipokrizise. Duke shperthyer drejtperdrejt nga jeta e gjalle ajo pasqyroi boten shqiptare ne vitet '30 me protestat, dhembjet, enderrat dhe shpresat per te ardhmen.
Vellimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershen "Parathenia e parathenieve" ku shperthente gezimi i tij se shekulli ka nisur te clirohet prej skllaverise shpirterore. Lajtmotivi i kesaj vjershe e cila eshte nje sinteze e mendimit revolucionar te Migjenit, eshte vargu: "Perdite prendojne Zotat", Njeriu po hipen ne majen e fronit, po behet zot i jetes, i tokes se tij, i vetvetes dhe nuk do t'u perulet me "idhujve".
Pas kesaj vjershat e veta Migjeni i ka ndare ne gjashte cikle: "Kanget e ringjalljes", "Kanget e mjerimit", "Kanget e perendimit", "Kanget me vete", "Kanget e rinise" dhe "Kanget e fundit".
Ne ciklin e pare bejne pjese pese nga vjershat me te mira te Migjenit. Filli qe i bashkon keto vepra, eshte gezimi per lindjen e "Njeriut te Ri", prej atyre te varferve te rritur ne mjerim, te cilet jane ngritur ne luftera te reja, qe te mos humbin me ne lojen e pergjakte te historise, te mos jene me skllever te titajve te terbuar, por zot te vetes e te nje bote te re, ku njeriu te jete i lire dhe askush te mos e shkele personalitetin e tij. Keto luftera nuk jane grabitqare e as per te siguruar privilegje te reja, si ato te hershmet, por jane luftera te reja, sic i quan poeti kryengrites. Ne kete cikel kemi edhe protesten ndaj gjendjes se rende te shoqerise shqiptare, ndaj gjithe forcave konservatore, qe e mbajne ne vend ate, dhe shperthimin e entuziazmit per lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtoje kombin drejt nje agimi te ri. Ne kete cikel jeton edhe ideja se vetem ne liri mund te shperthejne energjite dhe aftesite njerezore. Ne gjithe ndryshimet, permbysjen e botes se vjeter dhe krijimin e botes se re, poeti njeh si protagoniste rinine. Ajo eshte me e pastra, me e bukura pjese e shoqerise, ku ai var shpresat, besimin per fitoret e ardhme, per triumfin e idealit per nje jete te re:

Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thueja kanges sate, qe te vlon ne gji.
Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull.
Mos e freno kangen! Le te marri udhe.
(Kanga e rinise)


poeti eshte i bindur se asgje s'mund ta pengoje me lulezimin e lirise, ku do te shpertheje hovshem gjithe ato kenge, qe ende i flene ne shpirt. Kjo eshte intuita e poetit, i cili ka aftesine ta ndjeje i pari rrezen e ngrohte te Diellit te jetes se re:

Por a do te vije dita kanget me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prape po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.


Per identifikimin e figures Diell ka pasur disa perpjekje per ta zberthyer e konkretizuar. Por ato vetem se e kane vulgarizuar perceptimin poetik te poetit. Mjafton te mbetemi ne simboliken e tij dhe ajo thte gjithcka. Ai ia ndien rezatimin botes se re, shoqerise se re, e cila do te jete e ngrohte dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do te mund te gjalleroje, te zgjoje te rilinde gjithcka qe qendon ende e ndrojtur, e pergjumur ne erresire. Thirrja qe Migjeni i drejtonte Rinise, ne kete vjershe ishte kuptimplote, optimiste dhe teper e ngrohte, intime dhe romantike:

Thueja, kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!


Cikli i dyte i "Vargjeve te lira" nis me "Poemen e mjerimit", kryeveper poetike e Migjenit dhe nje prej krijimeve me te bukur te poezise shqiptare. Poema ka nje konceptim e trajtim origjinal. Ne fillim poeti sjell figuren e mjerimit te konkretizuar neper dhjetera motive jetesore. Dhe se bashku me fytyren tragjike te mjerimit ne jeten shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qe mbyt cdo shoqeri te ngritur mbi dhunen. Kjo dhembje e thelle perfundon ne protesten ndaj rendit shoqeror qe e krijon mjerimin, dhe ne ironi dhe sarkazem ndaj fese, e cila s'arrit ta ndryshoje kete pamje tragjike, megjithe lutjet e meshirat mijevjecare. Pas kesaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do meshire, por don vetem te drejte!

I gjithe cikli pavaresisht nga dhembja e thelle dhe pamja tragjike qe krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi te bejme me nje dhembje mbytese, por me dhembje krenare, te cilat sipas poetit, koha do te dije t'i qetesoje.
Ne kete cikel poeti na jep per here te pare me shume art figuren e punetorit qe shfrytezohet kafsherisht ose endet i papune, duke thelluar keshtu pamjen tragjike te mjerimit.
Gjithashtu ne kete cikel ai trajton edhe temen antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkefajtore te asaj shoqerie qe pjell mjerimin. Ne ciklin e trete "Kanget e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropes kapitaliste para Luftes se Dyte Boterore, ku plaget e tmerrshme shoqerore dhe krizen ekonomike perpiqen t'i mbulojne me pseudoart, me vepra e filma sentimentale qe e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramen shoqerore e politike. Po pertej kesaj cipe te neveritshme poeti sheh boten e rende te shtellungave te tymit e te avujve, te djerses e gjakut. Ne te dy vjershat e ketij cikli poeti sjell imazhin e nje bote sonambul qe po rreshqet drejt gremines se shkaterrimit, drejt luftes. Kjo bote e zhytur ne mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin nje tragjedi te re. Per t'u orientuar ne kete bote te dehur, poeti kthehet nga bota punetore e uzinave me thirrjen poetike:

Le te degjojme kangen qe mshtillet ne shllung
Avull, ne pika djerse,


Si vazhdim i ketij mendimi poetik, autori duke dashur qe vellimi i tij te kete nje kompozicion kuptimplote, vendos vjershen "Kange me vete" ku ai sjell me konkret imazhin e luftes se ardhme me shkaktarin e vertete te saj, fashizmin, qe po hyn si hajn edhe ne Ballkan.
Menjehere pas kesaj vjen cikli "Kanget e Rinise", qe se bashku me ciklin "Kanget e fundit" jane me intime, me shprehes te shpirtit te poetit, te vuajtjeve, deshirave, pasioneve te tij.
Te "Kanget e rinise" ben pjese vjersha "Ekstaze pranverore", qe se bashku me kenget e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", jane krijimet me pasionante, me optimiste e me me ndjenje te poezise migjeniane. Aty ndihet thelle himni i triunfit te nje bote te re, qe do te jete gjalleruese si nje pranvere. A do te arrije poeti t'a shijoje kete pranvere? Parandjenja e nje vdekjeje qe po i afrohet, i jep dhembje poetit qe, ndoshta, s'ka per ta pare kete bote te re. Por gezimi i triumfit te saj eshte kaq i madh sa dhembja vjen ne permasa reale e jo ne trajten e pesimizmit.
Te keto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur te nje dashurie rinore, ku eshte shkrire pasioni per vajzen, deshira per te shijuar gjithcka te bukur, si dhe dashuria per krijimin e jeten ne pergjithesi.
Ne tete vjershat e fundit, qe i jane shtuar vellimit me vone ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qe e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rendojne gjendjen shpirterore te lexuesit, sepse jane te natyrshme dhe njerezore.
Ne disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit te ekzistences se njeriut, te jetes, te veteflijimit per te ardhmen e shoqerise, te botes etj. Trajtimi i ketyre ideve eshte pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qe mendohet se eshte nocion qe ka evoluar, ne krahasim me kuptimin qe i pati dhene krijuesi i tij Nicja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk eshte perbuzesi i vegjelise. Ai eshte nje figure, qe merr persiper te udheheqe masat drejt nje bote te re, ku te kete kuptimin e vertete edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, te marre nje kuptim te ri jeta. Mendimi ne keto vjersha vjen i turbullt dhe le shteg per t'u interpretuar ne menyra te ndryshme, por ato kane dicka te perbashket, optimizmin, dashurine per njeriun, dashurine per te rene, per te bukuren.







Proza e Migjenit



Problematika, qe trajtoi Migjeni ne tregimet e ne skicat, ishte ajo qe trajtohej ne publicistiken dhe ne prozen perparimtare te kohes. Ndryshimi qendron ne zberthimet e thella dhe pergjithesimet e medha te Migjenit, ne krijimet me nje nivel shume te larte artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti ne shtepi", "Te celen arkapijat", "Historia e njenes nga ato", "Qershijat", "Buken tone te perditshme falna sot", ne te cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar ne problemet me thelbesore dhe dramatike te saj, qendrojne perkrah poezise se tij me te mire. Migjeni eshte krijuesi i vetem i letersise sone te se kaluares qe u shfaq me te njejten force artistike si ne poezi ashtu edhe ne prozen e shkurter. Me tregimin e tij ne letersine shqiptare motivohet per here te pare plotesisht ne art problemi i shkaterrimit te personalitetit te njeriut ne kushtet e nje shoqerie despotike. Ne tregimet e skicat, ashtu si edhe ne poezite e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirterore kushtezohet nga jeta materiale, se vlerat shpirterore e morale shkaterrohen ne kushtet e mjerimit e vuajtjeve te shumta te jetes se shtresave te varfera. Me dhembje e revolte ai tregon se si dinjiteti legjendar i malesorit, nderi i malesores, dhe i qytetares se varfer kane marre fund ne luften per ekzistence ne veshtiresine per t'i siguruar femijes nje cope buke a per ta shpetuar nga vdekja.
Ne krijimtarine e tij Migjeni shprehu bindjen se perderisa te mos permbyseshin idhujt e jetes se vjeter, gjithcka, ne jeten e qytetit dhe te fshatit do te mbetej ne gjendjen ekzistuese, ne mjerim dhe varferi. Ne prozen e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kane nje burim: shtypjen dhe shfrytezimin, qe mbrohen me ligj nga rendi ne fuqi. Ky qendrim ndaj realitetit, i cili ishte nje kundervenie edhe ndaj krijimeve te autoreve konservatore, jepet nepermjet nje konflikti te fuqishem, dramatik. Ne kete proze kemi nje ekuilibrim ndermjet shperthimit lirik te emocioneve dhe veprimit dramatik e perdorimit mjeshteror te fjales. Ai shkroi me dashuri e pikellim per ata njerez, qe e shkonin jeten ne kthetrat e mjerimit, kurse per shkaktaret e vertete te kesaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe perbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin ne prozen e tij si dukuri te nje jete qe brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazen e instiktit, ndaj ai arriti te sjelle ne letersine tone pergjithesime te rendesishme ideoartistike.
Personazhi i prozes se Migjenit eshte punetori i papune, malesori qe i ka harruar hynite e tij dhe i pergjerohet kokrres se misrit, nena qe mallekon pjellen e vet e qe detyrohet te shese vetvehten, e reja dhe i riu te cileve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe endrrat rinore. Ne tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet me te rendesishme te kohes dhe u be shprehes i kontradiktave te saj.
Personazhet e tij jane tipizme te plota te nje shtrese te caktuar te shoqerise se kohes. Ai nuk i pershkruan ato, por i krijon me ane te zberthimeve te thella psikologjike, nepermjet detajeve. Personazheve te tilla si malesorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti ne shtepi"), ose Bakalli ("Te celen arkapijet") e Kola ("Buken tone te perditshme falna sot"), jane dhene me force te rralle artistike.
Pjesen me te madhe te krijimtarise ne proze te Migjenit e zene skica dhe fejtoni. Ne keto krijime te rendesishme realiteti eshte pasqyruar me shume larmi dhe mjeshteri artistike. Ne prozen satirike te tij Migjeni here kalon ne trajtim konkret te problemit te mjerimit, papunesise, te mohimit te meshires kristiane e artit per art. ( Nje refren i qytetit tim, Molle e ndalueme, Ne kishe, Luli i vocerr, Zoti te dhashte, Programi i nje reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qe vret, etj.), here ne trajtim te pergjithshem ne formen e nje eseje filozofike te problemeve te dinjitetit te njeriut, te se ardhmes se vendit, te ushtrimit te dhunes per te mposhtur personalitetin e njeriut te thjeshte etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun, Ne me Krishtin, Perralle abisine, Gjysem ose italian, Mesim gjeografie etj.
Ne vepren e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithe shemtimin e saj dhe ai gjithnje deperton me art ne kuptimin e kesaj te vertete. Ne skicat migjeniane ka nje galeri te tere portretesh. Shume autore te brezit te tij e trajtuan me mjeshteri skicen dhe prozen satirike, por tek asnje ajo nuk eshte aq unike dhe origjinale, e thelle e artistike sa te Migjeni. Ne prozen e tij Migjeni e mohon realitetin e kohes, gjithcka te keqe, pa mohuar mundesine e permiresimit te saj. Ai mohon shfrytezimin, luften imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytezimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri ne fund anet e shemtuara te jetes, por jo jeten. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmone e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetesimi qytetar dhe psikologjia e thelle e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idene me ane te te nje monologu dramatik te fuqishem, i cili nis gjithnje me ironi dhe perfundon me sarkazem dhe revolte. Ky monolog u perdor edhe nga autore te tjere te viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai eshte me i natyrshem e me i thelle.
Ne krijimtarine e Migjenit kufijte midis skices e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit te tij, ironia e sarkazma therese e sidomos monologu dramatik, behen te skicat shprehese te konflikteve te rendesishme shoqerore e politike te kohes. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete te realizuara, eshte veshtire t'i dallosh nga tregimi.
Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato te Migjenit, shohim se i pari ka njefare adhurimi mistik per te kaluaren, shpreh pakenaqesine per realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do te sjelle dicka te mire, i dyti nuk i kundervihet realitetit, por perpiqet ta riparoje ate dhe te harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon te kaluaren dhe te tashmen ne emer te se ardhmes, te cilen kerkon t'ia rrembeje me force kohes.
Tregimi i Migjenit eshte satira e mprehte e nje poeti, qe shperthen me nje proteste nga me te fuqishmet e letersise sone te tradites. Ndaj, ndersa Kuteli eshte nje prozator i shquar, i talentuar i thelle, e Koliqi nje prozator i kulturuar, Migjeni eshte novator. Ai veshtroi thelle ne shoqerine e kohes dhe pasqyroi ate, duke e gjykuar dhe denuar rrepte, ne emer te nje te ardhmeje me te bukur, pavaresisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni ne proze na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, per here te pare ne proze shohim thelbin tragjik te botes shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmerine problematike te poezise sone. Tregimi i tij, bashke me ate te Kutelit, shenojne nje periudhe pjekurie te letersise sone, sepse individi filloi te veshtrohej gjithnje e me gjere ne nje raport te percaktuar me jeten politiko-shoqerore.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 12:58:08 nga Gjumashi »

#2 ne: 06-09-2004, 17:28:44
Te Bijte e Shekullit te Ri


Na te birte e shekullit te ri,
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birte e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u dikonte kot
se dheu yne qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t'u paguhej.
Na te birte e shekullit te ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast' i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane :
S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem, per hir
te kalbsinave te vjetra, qe kerkojne "shejtnim",
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap kangen e trishtimit,
kangen monotone, pa shpirt, te sklavnis
te jem' nje thumb i ngulun nder trute e njerzis.
Na te birte e shekullit te ri,
me hovin ton e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem' me ra fli.


Kanga e Rinise


Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thueja kanges sate qe te vlon ne gji.
Nxirre gezimin tand' te shpertheje me vrull...
Mos e freno kangen! Le te marri udhe.


Thueja kanges, rini, pash syt e tu...
Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga.


Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi
Kumbi i zanit te perplaset per qielle
dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kane zili


e na te duem fort si te duem nje diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 12:58:50 nga Gjumashi »

#3 ne: 06-09-2004, 17:35:51
Poema e Mjerimit



Kafshate qe s'kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbeta edhe sy te jeshilta
qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
te tane jeten e vet derisa te vdesin.
E mbi ta n'ajri, si ne qesendi,
therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta shkelqejne.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulen e vet te shemtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qe e ka, syt qe e shprehin,
buzet qe me kot mundohen ta mshefin
jane femite e padijes e flite e perbuzjes,
te mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
mbi te cilen hangri darken nje qen e pamshirshem
me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetem zhele,
zhele fund e maje, flamujt e nje shprese
te shkyme dhe te coptuem me te dalun bese.
Mjerimi terbohet ne dashuni epshore.
Neper skaje t'errta, bashke me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, te qelbta, te ndyta, te lagta
lakuriqen mishnat, si zhange; te verdhe e pisa;
kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzet e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajne fillin te marret, sherbtoret dhe lypsat
qe neser do linden me na i mbushe rrugat.
Mjerimi ne dritzen e synit te kerthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nen tavan te tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' nduke gjite e shterruna te se zezes ame,
e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetem lengon,
e ama s'e don, por vetem mallkon.
Vall sa i trishtueshem asht djepi i skamit
ku foshnjen perkundin lott edhe te fshamit!
Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.


Mjerimi pjek femin para se te burrnohet;
don ta msoje t'i iki grushtit q'i kercnohet,
atij grusht qe ne gjume e shterngon per fytit
kur fillojne kllapite e etheve prej unit
dhe fytyren e femis e mblon hij' e vdekjes,
nje stoli e kobshme ne vend te buzqeshjes.
Nje fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e nate
tu' i vlue djersa ne gjoks edhe ne balle,
tue u zhigatun deri ne gjuje ne balte
e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.



Shperblim qesharak! Per qindenje afsh
ne dite vetem: leke tre-kater dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzet e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e nje tregtis se ndyte,
qe asht i gjikuem te bije ne shtrat te vet i dyte;
dhe per at sherbim ka per te marre do franga
nder carcafe, nder fetyra dhe ne ndergjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe ne trashigim
jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtnat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe,
mund qe te len kujtim diten e dikurshme
kur pullaz' i shtepis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohes, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithcka u ndi nje i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qe vdiste nen tra.
Keshtu nen kambe te rande te zotit t'egersuem
thote prifti vdes ai qe con jete te dhunuem.
Dhe me keto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
mbushet got' e helmit ne trashigim brezninash.
Mjerimi ka moter ngushulluese goten.
Ne pijetore te qelbta, prane tryezes plot zdrale
te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
ne fyt per me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nen tryeze qan-qeshet ne forme tragjikomike.
Te gjitha hallet skami ne gote i mbyt
kur njeqind i derdh nje nga nje ne fyt.
Mjerimi ndez deshirat si hyjet errsina
dhe bajne tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gezim, por ka vetem dhimba,
dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh,
qe t'apin litarin te shkojsh fill' e te varesh
ose bahe fli e mjere e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshire. Por don vetem te drejt!
Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu' ia leshue lypsiti nje grosh te holl' ne shplake.
Mjerimi asht nje njolle e pashlyeme
ne balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.


Lutje


Te lutem, o perendi,
per nje simfoni
me tinguj t'argjante
e akorde t'arte.


Te lutem, o perendi,
per nje simfoni
plot dashuni
te nxehte si te vasha gjite
kur vlojne ndijesite.


Te lutem, o perendi
per nje simfoni
te defrej ne lumni
t'u u perkunde n'ani
te bukur t'andrrimeve
te kalter, ku te fantazmeve
buzet me terheqin zjarrte
e me digjen syt e flakte.


Te lutem, o perendi,
per nje simfoni
e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 12:59:25 nga Gjumashi »

#4 ne: 06-09-2004, 17:40:02
Recital i Malesorit


0, si nuk kam nje grusht te forte
t'i bij mu ne zemer malit qe s'bezane,
ta dij dhe ai se c'domethane i dobet -
n'agoni te perdihet si vigan i vrame.


Une lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te pakenaqura t'instinktit.


Mali hesht. Edhe pse perdite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nje kafshate ma te mire...
Por me rren shaka, shpresa genjeshtare.


Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E une vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po une, kur? heu! kur kam per t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?


0, si nuk kam nje grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemer me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu' u qesh.



Kanget e Pakendueme

Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme
te cilat ende vuejtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.


Thellte ne veten teme kanget e mia jesin...
e une jam vullkani qe fle i fashitun,
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne nje mije ngjyra te bukra qe nuk vdesin.


Por a do te vije dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valen.


0 kanget qe fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as nje zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femia
une djepi juej; ndoshta vorri juej.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:00:14 nga Gjumashi »

#5 ne: 06-09-2004, 17:44:22
Nen Flamujt e Melankonise


Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
... dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme



Vuejtja


Ka do dit
qe po shof fare mire
se si nga vuejtja syt po me madhohen,
neper ball dhe ftyre rrudhat po me shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mengjeset e mia
nuk jane ma mengjese hovi e pune,
as ndertimi, por te shtymt dita me dite
e nje jete qe s'durohet.
Dalngadale po shof
si jeta nje nga nje
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po me mbete asgja
qe me u nda
si shej gezimi,
perpara
nuk e dishe, ojete,
se kaq i tmerrte
asht grushti i yt
qe mbyt
pa meshire.
Por kot
ne pasqyre po shof
se si nga vuejtja syt po me madhohen
neper balle dhe ne ftyre rrudhat po me shtohen,
dhe shpejt do te bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
nderluftat e jetes.

 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:00:53 nga Gjumashi »

#6 ne: 06-09-2004, 17:48:27
Te Lindet Njeriu


Te lindet nje njeri
nga gjin' i dheut tone te rim me lot te vaket,
nga thalb' i shpirtit tone qe shkrihet ne deshire te flaket
per nje gen te ri,
Te lindet nje njeri!
Pa hyll ne ball por qe me fjale te pushton,
qe te rremben qetsin e ban gjakun te te vloje rrkaje,
e ban synin ligshtin ta zhgjetoje,
qe neper shekuj ndergjegjen na tradhton.
Te dali nje njeri!
Te mkambi nje Kohe te Re!
Te krijoje nje Epope!
Nder lahuta tona te kendohet Jeta e Re...
Te gjithe kombet po dehen n'epopea te veta,
flake e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat
dhe neper to nje nga nje po shtohen rrudhat,
e nen kambe e mbi krye tinze po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gezon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndergjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Te lindet nje njeri
i madh si madhni
dhe ndergjegjet tona t'i ndezi ne dashni
per nje ide te re, ideal bujar,
per nje agim te lum e te drejte kombtar.




Zgjimi


O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te shekujve
te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te titajve
te terbuem!
Te cilet n'udhe per ne theqafje ketejpari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhura!
O vullnete te shtypuna!
Shkundni prangat te mbrapshta! E me britme ngadhnyese,
me hove viganash, deshirash flatruese,
turniu ne te gjitha anet dhe poshte ne dhÚ zbritni
ndosht' aty keni per te gjete fillin e nje hymni,
qe Illyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit,
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vet perpise
a dije se te Birt' e Shqipes folen ia ngrehen vetvetit.

 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:01:24 nga Gjumashi »

#7 ne: 06-09-2004, 18:17:18
Balade Qytetese


Mbrame
qiella dhe hyjt e vrame
nje ngjarje te trishtueme pane:
Hije... jo! por nje grue
me ftyre te zbete edhe me sy
te zez si jeta e saj,
me buzen te vyshkuna ne vaj,
me plage ne gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt te grisun,
me hije grueje,
nje kens keso bote,
nje fantom uje
vallzonte valle ne rruge te madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambe te zbathun,
me zemer te plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpertheheshin n'arome,
kur ish e njome
atehere e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e cmendun
ne rrugat e qytetit tone,
nje jeten e fikun, nje jete e shterun,
shpin i molisun, zemer e therun,
nje za vorri, nje jehone
qe vallzon naten vone
neper rrugat e qyteti tone.



Lagja e Varfun


Krahet e zez te nje nate pa fund
e varrosen lagjen prane,
drite, jete, gjallsi askund,
vetem errsine e skam.

U harrue jeta e dites
nder shtresat e nates, e pagja
u derdh nga parzm' e errsines...
n'andrra perkundet lagja.

Njerzit nder shtepia flejne
me gjoksa te lakurte e te thate
e grate... femi po u lejne
pa ushqim ne gji, pa fat,

Pushojne gjymtyrt e shkallmueme
ne punen e dites se kalueme,
sherohen trute e helmueme
ne gjumin e nates s'adhrueme.

Vec zemrat e njerzve te lanun
me te rektunt prralla rrfejne:
mbi barrat e jetes se namun
qe shpirt dhe korriz thejne.

Prralla mbi femij rrugaca
barkjashte e me hunde te ndyta,
qe dore shtrijne me vjedhe, me lype
e ngihen me fjale te ndyta.

Prralla mbi varza te fyeme
me faqe e me buze te thithna.
Prralla mbi djelm, me te thyeme
shprese, ne burg me duer te lidhna,

te cilt neser para gjyqit
per delikt do te pergjegjin,
vetem dreqit e hyllit
te gjith fajet tash ua mbshtesin.

Keshtu lagj' e varfun peshprite
dhe errsines hallet tregon.
Nje gjel i undshem, me drite
te hanes i rrejtun, kendon.

Hesht! or gjel kryengrites,
i lagjes se varfun. Ketu
nuk zbardh per ty drita e drites.
i gjikuem je me ngordhe n'u.
 

« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:01:59 nga Gjumashi »

#8 ne: 06-09-2004, 18:28:09
Blasfemi



Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije perplasen per muret e tyne
dhe nga keto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi te rrahi nder lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore nder vende te mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtepia tona perdhecke...
Zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenerueme...
0 pikture ideale, e vjeter nje mije vjece!

Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtime te fetarve.
Tingujt e kumbones ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkelqen shejtnia mbi zhguna dhe nder mjekra te hoxhallarve
0, sa engjuj te bukur perpara deres se ferrit!

Mbi keshtjellat mijvjecare qendrojne sorrat e smueme,
krahet i kane vare pa shprese simbojt e shpresave te humbune
me klithma te deshprueme bajne fjale mbi jete te pemdueme,
kur keshtjellat mijvjecare si xhixha shkelqejshin te lumtuna.



Melodi e Keputun


Melodi e keputun
lot i kjarte nga syni
i nje grues se dashun...
andje e perplasun,
xhevahir i tretun,
nje anderr e shkelun,
buze e paputhun
ne melodin e keputun.
Nga vaji i heshtun
shkunden supat e zhveshun,
verbojne nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
per casteet e rreshqitun,
per fatin e ikun,
per gezimin e humbun
ne melodin e keputun.
Brrylat nder gjuje te mpshtetun,
ftyre ne shplake e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemer te piskueme
(nje kitare e gjymtun,
za kange i mbytun
ne buze nga dhimb' e puthun
ne melodin e keputun).
Hesht njeriu pran grues
qe qan e turpnueme...
syni i venitet
ne te loti vervitet,
dicka nxjerr nga xhepi
grues ia le dhe se shpejti
e len gruen e humbun
ne melodin e keputun.
Por kur vjen ndoj tjeter,
epshi kaperthehet,
gjaqet turbullohen,
perzihen, pervlohen,
cohen peshe, terbohen
... e vetem ndegjohen
ahtet e molisun
ne melodin e grisun.



Kanga e te Burgosunit


Neper hekra te kryqzuem te dritores seme
shof qiellen te coptueme ne katerdhete cope
edhe shof diellin sa nje pare serme
aq larg asht qielli nga e emja grope.

E kjo grope e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht per defrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ulte
dhe me bani palmuc dhe me mbyti ne trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndergjegj' e eme,
dy anmiq te betuem, luftojne dit' e nate;
por hekr' i forte e mund ndergjegjen teme
dhe ne deshprim perplasem si nje qen i ngrate.

E kur nata vjen dhe xhixhillojne hyjt
gezohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojne syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof driten e smute
edhe hijen teme tu' u zgjate ne murt

si nje kercnim ligji, posi nje dajak.
Dhe ateher terbohem dhe urrej pa mase
driten, hijen, veten, muret edhe hekrat
edhe e ndjej veten lua te ndryem ne kafas.

Neper hekra te kryqzuem te dritores seme
shof qiellen te coptueme ne katerdhete cope
dhe zemra e eme ndien po aq te breme
ne mes te kater murve si ne nje grope.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:02:32 nga Gjumashi »

#9 ne: 06-09-2004, 18:38:02
Kanga e Dhimbes Krenare


0 dhimbe krenare e shpirtit qe vuen
dhe shperthen nder vargjet e lira...
A deshte, vall, per t'u ngushlluem
tu' e stolise boten me xhevahira?

0 dhimbe krenare nder vargjet e lira,
qe kumbojne me tinguj te sinqerte...
Vall, a do te prekish kend nder ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?

0 kange e deje e dhimbes krenare...
Mos pusho kurr! Por bashke me vaje,
si dy binjake kendoni mjerimin
se koha do t'ju bije ngushllimin.


Vjeshta ne Parakalim


Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona,
Afshon ere e mekun, lengon i zymte dielli,
lengon shpirt' i smum nder krahnore tona,
dridhet jet' e vyshkun nder gemba te nje plepi.

Ngjyret e verdha lozin ne vallen e fundme
(deshire e marre e gjethve qe nje nga nje vdesin!)
Gezimet, andjet tona, deshirat e fundme
neper balta te vjeshtes nje nga nje po shkelin.

Nje lis pasqyrohet ne lotin e qiellit,
tundet dhe pergjaket ne pasion te viganit:
"Jete! Jete une due!" - e fryme merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por ne fund ia nis vajit.

Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
ne mjegull perpise. Pemet deget e lagun
me vaj i mshtjellin ne lutje por kot! e dine, te fikun,
se neser do vdesin... Vall! A ka shpetim ndokund?!

Mallengjehet syni, mallengjehet zemra
n'oren e vorreses, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nen qiella ma t'epra
me klithem deshprimi qe ne dhimbe te madhe zvarret.

Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona.
Renkoni deshirat femite e jetes se vafun;
renkoni ne zije, qani mbi kufoma,
qe stolisin vjeshten neper gemba te thamun.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:03:26 nga Gjumashi »

#10 ne: 07-09-2004, 00:57:59
Kanga e Perndimit


Kange Perndimi, kange njeriu te dehun nga besimi ne vete
Kanga e tij nje fÚ tjeter, me tempuj te tjere, me meshe solemne,
ku prej mengjesit deri ne mbramje shkrihen ndjesite njerzore
n'apoteozen e hekurit; shpirtent pershkohen ne tymore,

te cilat ne fishkllim i perqeshen zotit te vjeter edhe qiellit
e me re te ndyt' tymi te dendun ndricimin ia vrasin diellit.
Fe tjeter, fe e cmendun e Perndimit te mrekullueshem...
ekzaltuem shklet njeriu ne delirium te pakuptueshem.

Degjon zanin q'i thote feja. Plagos qiellen, e shpon token,
i shkyn horizontet e bardhe, zhvesh natyren, ia heq kotllen.
Kult' i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trute enigmi
e varros, mbi varr ia ve nje shej perbuzje o nderimi.

Kange Pemdimi, kange njeriu te dehun nga besimi ne vete
Kanga e tij shpres' e bukur, me flatra te nje tjeter jete
ne te cilen dielli do ndrroje udhen: ka per t'u linde nga Perndimi
por deh! nga lumnia tash humb koken rruzullimi.

Me nje "tango" qejfi tash ia ngatrron fijet zotit te vjeter
ka me ia skandalizue te birte besnike ne planete te tjeter,
Kanga Perndimi, kange njeriu te dehun nga besimi ne vete...
Le te degjojme kangen qe mshtillet ne shllung' avulli ne pika djerse.



Shpirtent Shtegtare


Mbrame nje ere e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtent tone bashke me gjethe te kesaj vjeshte
i mori andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
ne Perndim, ku shtret e shkimet dita ne pamundsine e vet
Enden shpirtent tone neper vise te Perdimit te mrekullueshem,
bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
e te peritnme nder fluide te hekunt te zjarrmit adhurueshem
e me nje kredo gezojne qiellen me cagje e te tymuem
ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tregon
vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
(si te rrahunt trompete ne vorreze) ndersa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnikes, i njemijti fishkellim si nje fsham
shkyn ajrin
Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e veta ma te holla
E te nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
shtegtare te merguem. shpirtent tone n'origjine po kthejne
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:03:56 nga Gjumashi »

#11 ne: 07-09-2004, 01:00:16
Ekstaza Pranverore
.


..dhe pranvera erdhi...
Neper ftyra tona rreshqiti nji gezim
dhe nder zemra tona ngrehi nje fole,
e nje jete e bukur, e nje jete e re,
me deshira te shumta po buzqesh ne lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstaze, ne hovin e shejt shtri;
me qiellen rroket, me diellin puthet,
dridhen krahet ne hare mandej poshte versulet
t'u dhurue ne cicrim pershndetje nje mije.
...triumfon bylbyli...
kangetar plot magji ne gemb te trandafiles,
ne nje tempo te marre perkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kange Orfeji nder telat e lyres.
...dhe vesa shkelqen...
ne nje pike t'argjant pasqyrohet jeta
terheqse si andrra dhe si vijzatimi
nder oret e hyjzimit, kur shperthen agimi
e rrezet e arta rreshqasin nder fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Neper ftyra tona rreshqiti nje gezim
dhe nder zemra tona ngrehi nje fole
e nje jete e bukur, e nje jete e re
me deshira te shumta po buzqesh ne lulzim.



Dy Buze


Dy buze te kuqe,
dy deshira te flakta,
qe afshin ma thithen,
gezimin ma fiken,
si fantazma iken
nder do bota te larta...
Dy buze te pergjakta,
dy deshira te flakta,
qe afshin ma thithen
ne buze kur m'u njiten
andjet m'i trazuen,
zemren ma terbuen,
trunin ma helmuen
e ne fund u merguen...
Dy buze te kuqe,
bukuri fatale,
te nje grueje sterzane
nje pranvere te tane me morme
nje pjese zemre me nxorme,
dhe gezimin ma vodhne...
Ato dy buze te kuqe
dhe dy lote te mia
qene shenjat e dhimbjes
kur me vrau bukuria,
kur me zu dashunia
e me dogji rinia.

 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:04:28 nga Gjumashi »

#12 ne: 07-09-2004, 01:03:49
Sonet Pranveruer


Me kange ne buze e me hove te reja
u zgjue agimi pranveruer,
largesinat e hjedhta ka zatete hareja,
n'argjent shkelqejne brigjet terthuer.

Me kange ne buze u zgjue agimi
dhe ia kendoi kangen diellit t' art
rrezash purpure dhe jetedhurimi
me kaltrinat e thellta ne qielle te kjarte.

Me manushaqe ne buze e me andje ne zemra
vajzat si biluri nder kopshtie te gjelbra
dihasin aromat, qe lulzimi derdhi,

me gji te paprekun, ku dashnia sose
me fletza trandafilesh qe flladi sjelli
dhe adhrojne pranveren me nje apoteoze.



Z.B.

Buzmramja u dridhte nder afshet e mbrame
te diellit perndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina te kullueta ne qielle e ne sy tand.
ku ne fund u pasqyronte nje dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis ne lima,
mbi te cilin terthuer fluturon nje pellumb
dhe gezime te pamatna gugon pa pra.
Zojushe, q'at buzmramje
une andrroj me andje
dhe me nje dashni te paster
ata dy sy tuej te kalter,
qe m'u falne lete
me nje shikim diskret.



Ndeshja


0 grue, qe te ndesha ne ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe une jam fli
te nje ndjesi si ti.

0 grue, q'u ndeshme ditne e fatkobit tone
zemer per zemer edhe ball per ball
e ndjesite n'u shprehen me mall
me nje vall':sahall...

Dhe keshtu ne rruge te madhe e shitme zemren tone,
njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te
e shkuen te kenaqun e tu' u gezue pse
pane mfshehsinat intime te kesaj jeteses sone.

E na, dhe nje dhimbe te sinqerte tue ndije,
vuejshim me zemer te ndrydhun si dy femije
te humbun nder vise te hueja naten, vone,
o grue, q'u ndeshme ne ditn e fatkobit tone.

 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:05:10 nga Gjumashi »

#13 ne: 07-09-2004, 01:06:10
Nje Nate


Grue a hyjneshe, e mbeshtjellun n'errsi te nates,
zbriti nga sfera te panjoftuna nder odat e mia
dhe u shtrue nje fllad, nje e kandshme ndjesi,
nje heshtje parathanse zemren don te ma perpije,
vetem qe ora kendon kangen e thjeshte te nates
-jo -jo! dhe diku larg degjohen tingujt e kanges
Grue a hyjneshe m'erdhi nga gjin' i errsines...
Qe! frymen ia ndjej dhe zemren qe rreh prej fellsines.
Buzet e njoma te saj,
Syt e zez e te mdhaj
me hamnoni vijash te bindshme
premtojne nje dashni te hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambel te marrveshtjes).
Dhe njemend! At nate vallzuen ndjesit e jona
me nje valle defryese, pa marrun fryme...



Mbas Tryezes


Keshtu ne te rinjve na kalon nata:
Prane tryezes meremer-falso, me gote te plote a boshe,
me kujdes te madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
te ngrehun, te ngrime, te stolisun
e ftyrash te qindisun
me puder, karmin... jo? por me pershtypje te mire
qe na e sjell zojusha e bukur dhe me hir
tu' na buzqeshe ambel, buzesh te kuqe si gjaku,
nsa gjit' i majen, dridhen ftyra kuqet, zbehet...
e ne secilin prej nesh ne fund ka nje shprese kendedhet
dhe na shtrengon laku...
Qashtu ndeje, tu' e vrejtun, çojme biseda te ndryshme
serioze, t'urta, por ma shpesh te dyshueshme,
me gjuhe te bukur, te zgjedhun, mbi ngjarje te ra flasim
e prej nje deshires pa mshire te gjithe pelsasim.
Ngushllim! se zonjusha na i din mire hallet,
prandej aq me andje, bukur, kercen vallet.
Tonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lemojne ata qe ne valle sjellen, ne hare sjellen,
lemojne tryezen, gotat, veshjet tona, ndjenjat
e fantazis sone, i hapen ylber velat...
Por befas, te njejones se panjoftun tingllimi,
se ciles asht te hyu i bukuris trillimi,
krahnoret n'i perkdheli dhe n'i piskoi zemrat,
gjate korrizit te thenet zbresin fill te themr;
Qashtu vuejme, defrejme...
Jeten adhurojme,
nsa drita shkelqejne
zojushen shikojme
dhe n'andrrim vallzojme...
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djale perputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthe nuk puthen!



Hidhet e Perhidhet



Hidhet e perhidhet ne shtregullen e fatit
djalosh' i Arbenis.
Hidhet e perhidhet ne pemdim mbrapa malit
me hovin e rinis
zogu i liris!
Ne shtregullen e fatit, nder keto fluturime
ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
se qiellat e hueja premtojne gezime t'ambla
neper shkalla te hueja, nen te ngjyrta llamba
premtojne hyjnizimin ne vallen e defrimit;
femen-mashkull rrokun si dy vete qe mbyten
kin per te mbramen here qindenje here puthen
e mbrenda krahnorit gati te pelsase zemra,
nsa majet e kepucve shkarravisin germa
te tane naten e lume deri ne te lem t'agimit.
Per njenin ky gezim, per tjetrin gezim tjeter...
ndoshta vllime librash, atom ose kompas
fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjeter
nga melankolia fillon te vueje pa mase.
Dh' atehere nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
futet ne zemer, ne tru, ne jeten e te riut
mfshehtas fillon lojen tinzake, si krymbi
ne thalbin e molles... e syni i te riut
merr hijen e vendit, hijen e nje murit
mbrapa te cilit rrahin zemrat e makinat
m'i krijue jete te tjeter, njeriun e gurit...
... po, nje ringjallje mbi te vjetra kalbsinat.
Syn' i te riut muer hijen e atij murit.
Hidhet e perhidhet
zogu i liris,
por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbenis.

 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:06:07 nga Gjumashi »

#14 ne: 07-09-2004, 01:10:29
Malli Rinuer



Valet muzikore fluturojne nga perndimi
shkrepen e pertrihen
per muret e dhomes seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda ne zemren teme
dhe zgjojne ndijesina qe mblue ka hini.
Ndijesite e mia me valet muzikore
shkembejne puthje te nxehta
posi dy dashnore
e pa mshire shegjeta
me ther ne krahnor
edhe me merr malli per jete ma gazmore.
Malli rinuer per jete ma shkumbuese
flen pa fat ne mue,
nje tingull pemdimi
asht ngushllim per mue
kur me mshtjell mashtrimi
me melankoline e vet aq trishtuese.
Tingujt miqedashes, qe ne dhomen teme
me falin rytmin
e nje dansit te larget,
me kujtojne perqafimin
e ciftave te shkathet
qe sjellen hirshem neper drrasa te gedhenme.




Nje Nate pa Gjume



Pak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla.
Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,
kur te dhemb e s'di c'te dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don.
Pak drite! 0 burre! 0 hero' ngado qe te jesh. ....
Burre qe shkatrron edhe qe nderton serish!
Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh,
se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe.
Oh! ta kisha pishen te madhe edhe te ndezun!
Me flaken e pishes ne qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burre i tretun
Do ta shifsha vallen tande ne maje te nje shpate.
Por pishe nuk kam e vetem jane burrat, shoket...
Dergjem n'errsin pa gjume dhe pa drite...
Askush s'me ndigjon, cirren kot me kot...
Hesht more, hesht! por qendro, o shpirt.
Gjeli kendon dhe thote se asht afer drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti kendon thone se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte ne fjalet e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastek ty te rroki, te perqafoj si shpetimin,
me fal ate qe due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve qe peshperisin ngushllimin.




Frymezim i Pafat



Frymzim' i em i pafat,
qe vjen e me djeg mu ne gji,
per ke po me flet? per ke te shkruej?
perse po me ban qe kaq te vuej?
pse vjen e me djeg mu ne gji,
frymzim' i em i pafat?

Per te gjoret? per ata qe nuk kane drite?
0 frymzim' i em i ngrate,
mjaft me plage qe s'kan sherim,
leni te dergjen ne mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botes s'ia kande ate kange te thate,
thot se mjell nje fare te idhte.

Far' e idhte... far' e idhe...
0 njerz te bime nga far' e ambel!
Frige te mos keni, pse nje kange
mund t'ju theri ne ndjesi,
t'ju kujtojne zemren ne gji
ne ndergjegje dhe nje dange...
por ju t'ju baje edhe ma zi.

Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk te due!
S'i due hovet tueja te nalta,
as fluturimet... Neper balta...
te ditve tona te shklas un tue
rroke me njerzit qe rrok nata.




Kanga qe S'kuptohet




U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpertheu ne vaj te dikuem mjerimit,
kendoi ujen e se bijes, kendoi ujen e te birit,
qau jeten e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti ne lote shpirtent qe ndjejne dhimbe per te ngratit.

Kange a vaj? Çe je? Thuejma, zemer kombi!
Zemer qe ke vuejtun, qe ende po vuen...
Kange a vaj? Çe je? Çe ne ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet qe ditet t'i helmuen,
qe deshirat e jetes te gjitha t'i gozhduen?

Oh, jo! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun
e njejetese qe dergjet e dergjet
dhe tu' e dergje ndoshta do hesht e molisun...




Vetmija




Me plak merzitja
qe vetmia me sjell;
perbuzja, urrejtja
te gjith sendet m'i mbeshtjell
qe kam shume anmiq
te liq
ne keto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kane.
Po mue me bahet
se aty jane
vetem qe te me plasin
zemren.
Se paku, te me shajne:
I mallkuem!
Se paku, te ane tallin:
I uruem!
Se paku, te me kendojne:
I yni zot!
Ose te me thone:
Jeton kot!
Te flasin, te flasin se fjale due
ne ket vetmi me ndigjue.
Ose te me tregojne historine
e tyne, autobiografine:
ndoshta ty do gjej gjasim
me jeten time pa tingllim
qe ne vetmi po e kaloj
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. sa te pameshire!
Me bajne dhe mue te hesht me pahire,
pse goje s'kane
dhe nuk flasin,
aty jane
vetem te me plasin
zemren teme qe po vuen
dhe ne merzi vetveten truen.
 
« Editimi i fundit: 08-12-2004, 13:06:39 nga Gjumashi »

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#15 ne: 27-09-2004, 18:05:19
P‹RKUJTIM I MIGJENIT
 
A.Brahusha
Arshi PIPA  
Ne 93-vjetorin e lindjes, shtator 1911 - shtator 2004

M igjeni nuk asht thjesht vepra, as thjesht njeriu e as vetem poeti. Migjeni tashma asht nji legjende. Shume i ri, shume i perfolun, shume i trishte, Migjeni asht nji 'gusht turinjve'. Pati fatin e mire qe nuk u ndalue ne vitet e komunizmit, por edhe fatin e keq se u perdor prej diktatures e cila shpesh e cilesoi si alibine e revolucionit socialist. Ashtu si Hitleri perdori si alibi Nicen, ashtu edhe komunizmi shqiptar perdori Migjenin, shpesh ne kurriz te shkrimtareve te tjere (si Koliqi, Fishta, Pipa qe u cilesuen reaksionare). Diktaturat kerkojne perhere alibi te forta, ngase vete nuk jane jane te zojat me na binde vetem me pushtetin e tyne. Diktaturat shohin gjithnji bardh e zi. Jam i bindun se po qe se Migjeni do ti kishte shpetue tubekulozit ne vitet 'Ëœ30, nuk do ti kishte shptue burgut, andej nga vitet '50, si shume te tjere qe u kalben burgjeve e u vrane (mbasi daja i tij Gjergj Kokoshi u pushkatue prej regjimit, e Migjeni te pakten do te ishte internue), vetem se kundershtonin Enver Hoxhen dhe Partinw e Punes. Migjeni mbetet nji poet i rendsishem ne letersine shqipe nw shek. XX, mbasi ai mbi te tana i thuri kange lirise se njeriut.

A.Brahusha

Arshi PIPA

 

Te flasish mbi Migjenin, qofte edhe ne menyre perkujtimi si behet sonte, 1  nuk esht fort lehte . Pake vjete na ndajne prej vdekjes se tij dhe historija don nji perspektive kohe me te gjate per me dhane gjykime te sakta. Endš i vokte esht vorri i tij qe te rremihet e te zbulohet per me ia mate fundin. Te flasish mbi Migjenin, prandej, nuk esht vetem veshtire. Kjo te kushton, kjo te dhemb. Se kjo te kujton nji vuejtje te madhe, te kujton luften e humbun te nji idealisti qe vdes i pakuptuem, te kujton lengaten dhe vdekjen e nji poeti, ne moshe njizeteshtate vjecare, qe ndoshta sot do t'ishte gjalle po te mos kishte qene i vorfen.

Un e kam njofte Migjenin. E kam njofte ne Puke, gjate veres se vjetit 1936. Aso kohe ai ishte mesues ne shkollen fillore te katundit. E kishin dergue atje edhe me deshiren e tij. Mbasi Puka, nji qender Nenprefekture ne Veri-Lindje te Shkodres, esht nji vend me nji klime te shendetshme. E Migjeni nuk ishte fort mire kah shendeti. Nji ftis­ e mshehte, e marrun qysh kur ishte student, ia brente dalngadale krahnorin. Kishte dy vjete qe i ishte cfaqun lengata dhe ai ishte mundue t'a perballonte. Por qysh mund te sherohej pa mjetet e duhuna dhe tue vijue me ndenje ne sherbim?

Por n'ate vere Migjeni ndiehej dicka me mire. Ajri i malit e kishte perter­, tue ia v» ne gjume perkohesisht lengaten. E nuk ishte i trishtueshem, megjithse melankolija ishte ne natyren e tij. Shoqnohej me shoke, bisedonte me ta.Shpesh here, si mbaronte mesimin e mbasdrekes, delte me be nja dy hapa nder kodrinat e bukura te Pukes, ku rriten qershijat, qershijat qe Migjeni pershkruen ne nji nga prozat e tija me te hieshme po me kete titull. Ndonjihere, gjate ketyne shetivet te shkurta, ai nxierrte nga xhepi nj­ fletore e kendonte. Ishin vargjet e tija, 'Vargjet e Lira'.

Kane kalue shume vjete c'atehere e shume gjana me kujtohen si neper mjegull. Por mbaj mend fetyren e tij te hajthet, t'imte, syt e tij te qarte e te bute. Mbaj mend edhe si lexonte, me nji thekes pake te ndryshem prej theksit te zakonshem. Dhe kjo spjegohej: mbasi Migjeni ishte rrite e shkollue perjashta atdheut. Ai kishte shkue qysh i vogel ne Jugosllavi, kishte be atje mesimet e mesme, ne seminarin e Manastirit. Ishte kethye ne Shqipn­ me 1933, pra vetem tre vjete me pare. Gjuhen shqipe thuejse e kishte harrue gjate kohes se mergimit. ‡fare vullneti per studim, cfare esigence te mbrendshme poetike, duhet te kete pase ky njeri kur mendojme se mbas nji moti qe esht ne Shqipn­ fillon e shkruen!

Kjo dashuni e kultures e shtyn me vone, mbas kater vjetesh karriere mesuesi fillorist, me plotsue edukimin e vet. Shkon ne Torino dhe shkruhet ne fakultetin e Letravet. Por letrat ai i kishte lavrue nderkohe vazhdimisht. Njifte mire leters­t jugosllave dhe ruse. Ndikesa e tyne esht themelore per formimin e tij. Gjindet nder librat e tij nji eksemplar i kryevepres se Dostojevsky-t 'Velleznit Karamazoff' me disa shenime anash qe jane mbas gjithe gjase te dores se tij. Donte teper Alioshen. Me Alioshen Migjeni ka nji fare gjasimi. Si Aliosha len karrieren fetare, behet misionar per te zbute vuejtjen e botes. Dhe esht i paster si Aliosha. Kundroni per ketª qendrimin e tij perpara grues. Gruen e dashun ai e kendoi me ekstazen e soditjes, jo me pasionin e epshit. E quejti 'grue a hyjneshe'. I pershkroi jo aq trupin sa fetyren, dhe te fetyra, atª cka esht me spirituale, syt. Pati per dashun­n nji koncept te nji fisnikije te rralle, gati hieratik. Kur te njena nga vjershat e veta me te bukura, 'Kanga Skandaloze', ai i drejtohet murgeshes:

O murgeshe e zbehte qe con dashtn ­ me shejtent,

qe n'ekstaze para tyne digjesh si qiriu prane lterit,

dhe u a zbulon veten... Cmire u a kam un shejtenvet!

ai nuk flet me iron­. Epshi ishte per tª vdekja e dashunis. Epshi esht vuejtje, prodhon mjerim. Ketu e ka burimin motivi i lavires qe kthen me se nji here te Migjeni. Ai kendoi lavirat si martire te njerz­s, si symbole ku ndryhet nji pjese e madhe e mjerimit shoqnuer. E ndoshta kurr nuk qe me i dlire se sa ne paradoksin e spiritualizimit te lavires, me njerezuer se sa kur zbuloi ne lotin e saj 'melod­n e keputun'.

I donte shume femijt. Fati e solli qe te behej mesues e t'i njifte me mire: 'mesues katundi'. Femijt qe mesonte ishin pothuej te gjithe te vorfen, shoke te Lulit te vocerr, shoke te Zenelit. Tue njofte ata Migjeni njofti me mire mjerimin. Dhe, mbasi donte ata, deshti edhe mjerimin e tyne. Misionar ne poez­, Migjeni qe misionar edhe ne jete. Me ate pasion qe shkroi per te ngrejtun e per te ngushllue skamnoret e te mjeret, me ate pasion ai mesoi ne shkollen e katundit per te ndritun errsinen e mendjes se trashigueme prej shekujsh robnije. Lexoni per ketª doreshkrimin e tij te fundem 'Zenelin'. Lexoni 'Lulin e vocerr'. Keni me gjete te kjo e dyta kete paragraf:

'Nga nji here i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur e ka fetyren e dlirte e pa puca mesuesi i a ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ia merr doren, e shikon me sy pellumbi dhe kishte me dashte t'i falte dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i vocer cka mund t'i fali mesuesit tjeter? Vec ne i falte tollumbat e veta qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po , po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin'.

Ne se esht e vertete, sic ka shume te ngjame, se lengata qe e coi ne vorr, Migjenit i-u cfaq dhe i-u randue nga zelli i tij i madh gjate sherbimit te tij si mesues katundi, jeta e tij merr vleren e nji apostullati. E ato fjale qe perfundojne paragrafin e mesiperm tingllojne fatidike.

Mos te harrojme se ai qe ka sjelle nji flete te re ne leters­n shqipe ka qene nji mesues katundi.

Nder 'Vargjet e Lira' esht nji vjershe qe ka titullin 'Poema e Mjerimit'...

 

...Kjo vjershe u jep titullin mbare nji grupi vjershash qe perbejne kapitullin kryesuer te volumit, 'Kanget e Mjerimit'. Por ne qofte se rryma sociologjike esht njena prej te dy degevet qe sajojne lumin e poez­s migjenike- dega tjeter esht lirika subjektive - thuejse te gjitha prozat e Migjenit jane piktura te mjerimit shoqnuer te marruna nga jeta e qytetit ose nga jeta e malit. Keshtu qe Migjeni mund te quhet me te drejte 'poeti i mjerimit'.

Nder skutat e qelbta te rrugavet, mes poteravet te tymosuna te mejhanavet, mbi shtratet e zhyeme te prostitutavet, nder burgje, nder kasolle edhe me t'errta se burgjet, lohet nji 'tragji-komedi' e perhereshme. Aktoret e saj: lavira, rrugaca, lypsa, pijanece, te burgosun, te semunde te cdo fare. Dhe te gjithe njisoj t'unshem. Ky asht skenari qe zbulon syni i Migjenit. Tjeret kane kalue pa e shenue. Vagabonda, te burgosun, lavira? Bota siell kryet menjane per mos me p¡ keto qenje te neverituna. Migjeni i ben protogonista te poemavet te vet. Nji simpath­ e forte e afron kah keta te denuem per vuejtje, kah keto viktima te shoqn­s. Kush esht ai tekembramja? Nji mesues katundi, nji i semunde qe nuk mund te sherohet pse nuk ka pare: nji i tyne. Por ndersa tjeret kane heshte ai con zanin. Tjeret ngushllohen me meshire. Ai bertet:

Mjerimi s'do meshire. Por don vetem te drejt!

Meshire? Bije bastardhe e etenvet dinake

te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt

i bijne lodertines me ndjet dhelparak

tu' i a leshue lypsit nje grosh te holl' ne shplake.

'Lagja e Vorfun', 'Blasfemi', 'Melodi e Keputun', 'Kanga e te Burgosunit', qe disa nga vjershat karakteristike te 'Kangevet te Mjerimit'. Titujt spjegojne motivet. Jane motive te marruna nga realiteti i hidhun, i vrazhde, jo nga bota e fantaz­s dhe e andrravet, jo nga kujtime t'ambla feminije, nga malle dashunore. Jane motive qe nuk zgidhen por imponohen, qe 'shkarraviten' vetvetiu neper fetyrat e skamnorvet. Poeti nuk ben tjeter vecse t'i transkriptoje. Te gjitha keto motive orkestrohen te 'Poema e Mjerimit', pasqyre konkave-konvekse ku vuejtja del me fetyra te ngerdheshuna perbindshem.

Por kanga e mjerimit esht gjithmone kange. Me besnike se poezija e mjerimit esht proza e mjerimit. Vetje te reja, dhe jo me te marruna nga fundrrija e shoqn­s si nder vjershat, vetje qe perfaqsojne me mire popullin e vorfen, duken nder prozat e Migjenit: puntore dhe fshatare. Dhe perballe tyne perfaqsuesit e klases tjeter, zotnijt e pasun, kleriket.

Jeta e qytetit, pervijosun ne kalim e siper nder vjershat, zhvillohet ketu me gjane. Qe atje nji puntuer. I papune. Asht ndale para reklameve te kinemas. Zorret i peshtjellohen, i gerthasin prej urije. Per me harrue ur­n veshtron reklamet e shkelqyeshme ku bejne dashun­ nji vajze e bukur dhe nji djale i r­. E ashtu i ndezet urrejtja. Ngren grushtin, 'grushtin e paligjshem', grushtin e forte qe do t'a mbytte edhe dreqin. 'Por edhe dreqin e mpron ligji'.

Me tutje esht nji malsore e re, e zbritun ne qytet per me shite qymyr. Asht pisku i vapes dhe qymyri nuk shitet. Afron mbramja, malsorja e re duhet te kethehet ne katund. Si me e shite qymyrin? Vec ne qofte se shet me qymyrin edhe veten e vet. Pse malsorja e re esht bukuroshe. Dhe njeriu qe i afrohet tash malsores e din kete, mbasi e ka njofte - ne kuptimin biblik te fjales - nusen e re nji here tjeter. E keshtu shitet qymyri e blehet turpi. Kur nuk pjelle urrejtje vorfnija pjelle korrupcion. Atje esht nji lypes i vogel qe nuk don te vdese urije. Prandej i afrohet nji zotnije: 'Zotni, Zotni, te lutem m'a fal ndoj send!' Ky 'refren' e merzite dikur zotn­n qe bluen nder mend cashtje te thella: cfare petkash me zgiedhe per stinen e re. E ne fund ia permbledhe shuplake fetyres lypsit te vogel. E bota deshmitare komenton aty per aty: 'Shif, deshti t'a vjedhi!'.

« Editimi i fundit: 19-12-2004, 06:07:27 nga Gjumashi »

  • Postime: 165
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 19-07-2006, 12:12:56
Gjumash, pergezime per punen qe keni bere per tja sjelle ktij forumi Migjenin!

Shkendija
Migjeni
marre nga libri: Migjeni, Shtepia Botuese "Naim Frasheri", 1988

Nga zjarrmi i votres u shkeput nje shkendi
dhe neper oxhak, u versul ne liri,
neper mes t'errsines
muer udhen e qielles
dhe ne mes hyjve te nates
zu vendin e Hanes.
Ndrit shkendi e gjalle ne qiell plot me hyje,
ndrit shpirti i ri, lidhe me t'arta nyje
nyjet e dashnis,
dashni e feminis
per te mjeruemet ne bote
qe vuejne, derdhin lote.

Sa bukur shkendija xhixhillon n'errsine,
vallzon bashke me hyje dhe andrron lumnine...
e poshte votra fiket,
prane saj zemra liget,
zemra e nje plaku,
i cili del te praku

dh'e ngreh shkopin ne hyje shkendin per me gjete,
rebelin, qe votren e shtepise e la te shkrete...

O ti femi i ri!
E zjarrta shkendi!
Pse votren e le?
Me thuaj, pse? Pse?
................... ................... ................... .............

E shkendija, hyjet, te tane qiella arbnore
ne nett e argjenta, te reja - posi hark kunore
zbret mbi shtepia tona...
e na gzohna, gzohna...
dhe puthim agimin...
- qashtu rrfejme gezimin.

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 30-08-2007, 13:33:16
Pa dashur të ul poetët dhe shkrimtarët e tjerë shqiptarë që ka secili vlerat e ti,Migjeni për mua është numri 1.

  • Postime: 44
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 06-02-2008, 16:38:00
Te migjeni frymëzimi është i lartë. ky frymëzim e ben poetin më të fortë dhe ia drejton fjalet mu në thelbin e problemit, mu në zemër të tij. Migjeni per shumë gjenerata do te mbetet shembull se si duhet të shkruhet. Ai ishte modest dhe shumë i sinqertë .  Nuk u sllavizua kurrën e kurrës edhepse ishte materialisht dobet. Populli jone krenohet me kete njeri te pavdekshëm.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 23-05-2008, 11:48:06
Migjeni nderohet me titullin "Nder i Kombit"

Nipi i tij, Gjergj Pero, rrëfen jetën e poetit nën kujtimet e së ëmës. Një pjesë e relikeve të Migjenit, që familja ia dorëzoi shtetit më 1961, ka humbur

Jovanka i rrëfente shpesh kohët kur e gjithë familja mblidhej në atë shtëpi të vogël dhe këndonin. Me gishtërinjtë e hollë Milloshi (Migjeni) i binte lehtë kitarës duke shoqëruar tingujt me zërin e tij. Asokohe familja ishte e lumtur. Varfëria ende nuk kishte mundur t‘i merrte të zotët e shtëpisë dhe fëmijët endeshin sa te një dajo te tjetri. Migjeni ishte një fëmijë i brishtë, me një fizik të dobët, por me një fuqi të çuditshme brenda tij për ta dashur artin. Luante futboll, lexonte libra dhe i binte kitarës. Ky është Migjeni që Gjergji (nipi i tij) ka njohur nëpërmjet rrëfimeve të së ëmës (Jovankës). Kjo grua, që fati iu desh të martohej herët që në moshën 19 vjeçe, pas humbjes së prindërve iu përkushtua rritjes së fëmijëve të saj, ku më i vogli ishte Gjergji. Sot Gjergji është një burrë në moshë. Jovanka nuk jeton më. Ai ka sy thellësisht blu dhe ndjehet krenar që është pinjolli i familjes së poetit të madh. I veshur me një kostum ai ka udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në konferencën e zhvilluar dje në Akademinë e Shkencave me rastin e dhënies së titullit "Nderi i Kombit" për Migjenin.

Nuk gjen fjalë të përshkruajë mirënjohjen ndaj këtij vlerësimi, dhe pse mendon se ky titull ndoshta duhet të ishte dhënë më parë dhe kjo ceremoni mund të ishte bërë dhe në qytetin e Shkodrës.

Emrin e tij Gjergj ia ka vënë Migjeni. "Këtë emër ma ka vendosur vetë Migjeni, kur kam lindur, edhe pse unë realisht nuk kam mundur ta njoh, pasi isha 2 vjeç kur ai u nda nga jeta", thotë ai.

Në familjen e Jovankës fëmijët janë rritur me dashurinë ndaj dhjetëra vargjeve të lëna pas nga daja i tyre. Edhe pse sot gjallë ka mbetur vetëm Gjergji, të gjithë dinin përmendësh vargjet e shkruara me aq forcë nga i pari i tyre. Por cilën poezi do të veçonte ky burrë nga moria e atyre që shkroi Migjeni? "Janë të gjitha të mrekullueshme, por ‘Poema e mjerimit‘ është e jashtëzakonshme", thotë ai.

Një nga brengat e Gjergjit është pikërisht mënyra sesi shteti është sjellë me reliket e Migjenit. Në vitin 1961, kur u krijua në Shkodër shtëpia muze e Migjenit, ai mblodhi të gjitha reliket e lëna pas nga daja i tij dhe ia dorëzoi shtetit. Aty ishin të gjitha ato orendi të thjeshta që poeti kishte mbajtur deri në moshën 27-vjeçare, kur u nda nga jeta. "Kur u krijua shtëpia muze në vitin 1961, unë dhe babai i Angjelikës (mbesa e Migjenit) ia dërguam të gjitha reliket e domosdoshme shtetit të atëhershëm. Me ndryshimet e sistemit, shtëpia muze iu dorëzua pronarit, ndërsa reliket u depozituan në Muzeun e Shkodrës. Por ambientet ku u lanë këto relike nuk ishin fort të përshtatshme. Disa janë ruajtur, disa të tjera nuk janë më. Nuk kam inventar t‘ju tregoj, por mund të them se janë prekur gjërat e tij. Unë i kam kërkuar tre herë Ministrisë së Kulturës që nga koha kur ishte ministër Teodor Laço të më ktheheshin këto relike si trashëgimtar i tij, por nuk kam marrë përgjigje. Kjo pasi nga shteti nuk kam marrë asnjë shpërblim për to", thotë ai.

Më 27 gusht mbushen 70 vjet nga vdekja e Migjenit, çka do të thotë se trashëgimtarët humbasin të drejtën e autorit për veprat e tij, dhe kjo e drejtë i shkon shtetit. Vetëm pak kohë më parë në Parlament, me iniciativën e deputetit Neritan Ceka, u propozua një projektligj që familjet e shkrimtarëve si Kuteli, Fishta, apo Migjeni të merrnin kompensim të të drejtës së autorit për këto 70 vite që nuk kanë mundur ta posedojnë këtë të drejtë, duke pasur parasysh sistemin totalitar në të cilin ishte vendi.

Gjergji thotë se ky projektligj është i drejtë dhe nuk është dakord me kundërshtinë që i bënë këtij projektligji në Parlament.

Nga viti 1968, deri më ‘90-ën, familja nuk ka pasur të drejtën e autorit sipas ligjeve të shtetit të atëhershëm. Për Gjergjin kompensimi i këtyre viteve do të ishte diçka më se e drejtë.

Familja mund të përcjellë vetëm kujtimet mbi djaloshin elegant që solli një frymë tjetër në letërsinë shqipe të viteve ‘30-të. Dhe pak ditë dhe gjithë të drejtat mbi të do t‘i kalojnë shtetit.

Titulli i djeshëm, "Nder i Kombit", ishte më i larti i akorduar poetit pas vdekjes. Por a mjafton një titull për të nderuar veprën e Migjenit? Çfarë është bërë këto kohë për botimet e tij, qoftë dhe për t‘u përkthyer? Migjeni iku shumë i ri, por la pas krijime sikur të ishte mbi të 50-at? Një foto që Angjelika e tregoi dje para të pranishmëve, tregonte ditët e tij të fundit në Torino, ku dhe dha jetë. Një fytyrë e hequr nga ku thellë dukej një fije shprese. Dhe në momente e fundit të gjithë besojmë se nuk e kemi arritur fundin. Aq më tepër djaloshi që ëndërronte vargjet dhe udhën përmes letërsisë. Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër, në një familje të varfër qytetare. Dhe vdiq më 16 gusht 1938, në moshën 27-vjeçare, në sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", që censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për t‘u shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Por bashkëkohësit dhe njerëzit e familjes ruajtën me fanatizëm çdo kujtim për të. Falë tyre sot ne mund të shohim disa detaje nga jeta e një prej poetëve tanë më interesantë. Më vitin 1986 Rasim Juniku shkruante se Migjeni merrte shumë letra. "Milloshit i vinin letra, që i kishte të shpeshta nga miqtë e shokët. Sa herë i merrte letrat e që zarfet kishin pulla poste me paraqitje nga familja mbretërore, ai menjëherë bënte një lëvizje koke dhe thoshte: "Ja me çfarë dhurate na vijnë lajmet". Këtë e thoshte me ironi.

Në PT kishte një dhomë me oxhak. Aty piqeshin gështenja. Milloshi i kishte shumë merak gështenjat e pjekuna. Përherë ia shoqërojshim me venë të hollë Komani, por safi rrush. Duke hangër gështenja e tuj pi venë, Milloshi ja fillonte anekdotave të krijueme me fjalë të urta me të cilat na kënaqte me gjithë zemër. Një herë i tregova gjestin e Milovës, Maksul Milovës, mësues në Ballsh. Milova në pushim të madh del në oborr dhe ulet pranë mësueses që ishte me sy shumë të bukur. Milova ndez cingaren, po pa e vu re po digjte pantallonat në prehën. Mësuesja e bukur i thotë: "Zoti Milova u dogje". Ky ia kthen: "U dogja". Ajo përsëri: "Po del tym". Ky: "Tym e flakë". Po Milova e kuptoi vetëm kur ia bani me dorë kah pantollonat që po qitshin tym. Milova kapi pantallonat me dorë dhe u largue i turpnuem. Migjenit i mbeti në mëndje kjo histori. Kur vinte më thoshte: "Rasim u dogje". Unë i përgjigjesha: "U dogja". Po Migjeni vazhdonte duke qeshur me gëzim: "Rasim po del tym". Unë: "Tym e flakë". Dhe qeshnim me za, shkruan Juniku.

Interesante janë dhe rrëfimet e nxënësve të Migjenit. Sulejman Asllanaj tregon: "Kur erdhi Migjeni nji klasë u lirue. Atij për banim me të motrën, mbasi nuk kishin ku ta strehojshin. Por nuk e kuptojshim se si ai banon aty. Kaq kujdes kishte që të ruhet shkolla për shkollë. Migjeni ishte i sëmurë nga turbekulozi. Takoi nji ditë babën kur erdhi në shkollë dhe i tha sikur t‘i siguronte 2 litra qumësht delesh në ditë. Qumështin ia sillsha unë çdo ditë. Mirëpo verës ishte koha e nxehtë. Edhe mund të prishej qumështi. Po e motra për t‘u sigurue më fuste në dhomë dhe e vlonte në sy tim. Mue më jepte nji filxhan qumësht. Mbas disa ditësh Migjeni mi dha paret për qumështin. Unë i mora. Baba më foli. Ishte i mendimit me ia çue falë aq qumësht, mbasi ishte i sëmurë. Kur e takoi baba Migjenin, kërkoi me ja kthye paret, po Migjeni nuk ra dakord kurrë. Baba nguli këmbë. Ma në fund Migjeni ra dakord".

Daja im Migjeni

Dajën tim, Migjenin, e kam në kujtesë të gëzuar dhe të dashur shumë me motrat e tij, si dhe me ne fëmijët. I pëlqente të tallej me ne për të na ngacmue. Kur isha në Pukë, më 1936, më tha një ditë që t‘i shkoja pranë se do të dilja në fotografi me të, me Dajën. Më afroi te dritarja. Më ngriti mbi një karrige që të mund ta xirrja pak trupin në dritare. Në këtë kohë për të më ngacmue, më vuni në kokë kapelen. Unë e largova kapelen dhe i thashë se nuk doja me dalë me kapele në kokë. Daja, duke qeshur nuk foli, por ai pa e kuptue unë, ma paska pasë vue kapelen mbi kokë. Unë e kisha mëndjen atëherë te fotografia. Kur erdhi fotografia ma tregoi duke më thënë: Hë pra, ti e hoqe kapelen, por me kapele paske dalë".

Nji ditë daja solli ushqimet që kishte ble. Bashkë me to kishte prue edhe një copë basmë. I tha teze Cvetkës: Qepja asaj vajzës që ta tregova". E motra Cvetka e vuri mbi maqinën qepse. Nuk ishte hera e parë për të. Në Pukë lueja në oborr me vajzat e shkollës. Ato tregoheshin shumë të dashura me mue. Daja më porosiste të mos pranoja gjë prej tyre, por ato kishin shumë dëshirë të më jepnin ndonjë frut.

Ndonjëherë futesha edhe në mësim, jo vetëm te daja, por edhe te mësues Abdullahi e te Gjyljana. Më pëlqeu ora e mësimit të punëdores me plastelinë. Me aq plastelinë sa kishin nxënësit me një dëshirë të madhe përgatitën një glob për të cilin daja u kishte folë në orën e gjeografisë.

Kur kthehesha në Shkodër dhe mama më vinte herët me fjetë unë sillja në mënd netët në oborrin e shkollës së Pukës me mësuesit ku daja i binte mandolinës dhe të tjerët këndonin.

Gazeta Shqip

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 15-10-2011, 10:24:03
100 vjet nga lindja e Migjenit

Në Teatrin Kombëtar u zhvillua aktiviteti kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Migjenit. Artistë si dhe figura të tjera të njohura u mblodhën për të vlerësuar figurën dhe veprën e poetit më në zë të letërsisë shqiptare, që ka lënë gjurmë me krijimtarinë e tij unike.

Poezite e njohura të Migjenit u recituan me mjeshtëri dhe ndienjë nga aktorë të njohur të skenës dhe ekranit si Bujar Asqeriu, Suela Konjari, Vasjan Lame e shumë të tjerë.

Për kënaqësinë e publikut në sallë, në ekran u projektuan edhe fotografi të ndryshme të Millosh Gjergj Nikollës, të marra gjatë jetës së tij të shkurtër, e cila u nderpre në moshen 27-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. /top channel

100 vjet nga lindja e Migjenit - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 27-11-2011, 01:07:49
Migjeni, kur shkruante tekste plot erotikë incestuale...

NGA: YMER ÇIRAKU, GENTIAN VYSHKA

-Dashuria, përvëlimi, afshi, sevdaja, ashikëria, meraku..., kjo ndjenjë sublime dhe jo lehtësisht (as përfundimisht) e shpjeguesnme në marrëdhëniet mes burrit e gruas, apo mashkullit dhe femrës, ka lindur me jetën e njeriut dhe e ka shoqëruar e vazhdon ta shoqërojë atë pazgjidhshmërisht, sado modele e raporte të reja ndërgjinore kanë sjellë kohërat. Kjo ndjenjë e fortë, dashuri e Haftari, si e shpallte Lasgushi në trajtë dikotomike (por që synon të shprehë simetrinë mes tyre), është identifikuar e shtampuar në figura pafund perëndish e personazhesh të popujve të ndryshëm, qysh në thellësi të kohërave. Është domethënës miti i lashtë kozmongonik grek mbi erosin, përfytyruar si energjia që krijoi prej kaosit botën, pra, si në metaforë, dëshmobet se vet Dashuria ngjizi jetën, që në fakt, përcillet si nyje e kësojshme dhe tek Zanafilla e Dhjatës së Vjetër, për të vazhduar në një mënyrë ose tjetër, dhe tek librat e shenjtë që erdhën më pas.

Por objekt shqyrtimi ne do të kemi novelën e njohur dhe mjaft të diskutuar të Migjenit: "Studenti në shtëpi", jo rrallë dhe të keqinterpretuar (apo të interpretuar në sinkroni me ide paraprake, në shërbim të tezave extraletrare). Në një vështrim, kjo novelë mund të projektohet si paradigmë e kontrastit të mentalitetit provincial të kohës me qytetërimin europian të iluminuar. Këtu bëhet e pranishme dhe parabola e pamundësisë, apo dhe e papërgatitjes ende, e misionarëve të progresit, të cilët, më shumë se nga barrierat që kanë përpara, pengohen nga vetja e tyre, kur e kuptojnë se pa dashur e pa kuptuar, ata janë infektuar me molisjen e krahut përballë, prandaj e ndjejnë se tashmë, me shumë e kanë betejën të përballen me veten e brenda vetes.
Kjo e shpjegon frymën psiko-logjiste, monologiste e persiatëse të shumë prozave të Migjenit, Koliqit,S. Spasses apo dhe esetë e B.Merxhanit, V. Nirvanës, Selaudin Totos etj. Madje kjo novelë që po shqyrtojmë, mund të thuhet se në shumë aspekte, është në simetri konceptuale me novelën "Gjaku" të Koliqit, model që qarkullon dendur si frymë e viteve '30-të, ku del qashtër pamundësia e heroit për ta fituar betejën e premtuar, pasi kundërshtari i tij tashmë është strehuar dhe bartet fatalisht brenda vetes. Këto tekste letrare mund t'i gruponim në tipologjinë e letërsisë ideologjike, e cila e ka në prioritet artikulimin dhe përcjelljen e ideve morale, filozofike, kulturologjike...

Por në këtë novelë të Migjenit do të ndalemi tek vendi specifik që zënë përjetimet e sjelljet erotike. Ky shkrimtar e ka pol të evidentuar në shumë krijime të vetat, në prozë e poezi, këtë ndjenjë apo pasion të thellë, më të hershmin (më të vjetrin) e njeriut. Mund të sjellim në mendje p.sh. poezinë "Balade qytetëse" (me gruen që endet e çmendur rrugëve... me plagë në gjoks e stolisun/ me veshje dhe me shpirt të grisun...), tregimin "A don qymyr zotni?" (me malësoren që rreket sikur ta pranojë pazarin e këtij malli të saj metonimik - ku funksionalizohen në nivel real dhe shenjimi figurativ kontrastues, nxehtësia dhe ngjyra provokuese e larghedhëse e qymyrit), apo poezinë "Kanga skandaloze" (...O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shejtënt/ që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu para lterit/ dhe ua zbulon veten... Smirë ua kam shejtënvet...) Sigurisht, këto ikona femërore, nëse mund t'i perceptonim si të tilla këto portrete të galerisë migjeniane, janë fokusuar në tre rrathë apo tre topose emocionale: në qiell (tek mekati virtual), në tokë (tek furia dioniziake), në humnerë (tek degradimi rrëgjues). Sado të nuancura nga pikëpamja kromatike, këto portrete kanë një gjendje të përbashkët: traumatizimin dhe molisjen depresive, që vjen si shkak dhe si dënim prej mosrespektimit të së ndaluarës, me rrënjë që nga miti biblik.

Në novelën "Studenti në shtëpi", e ndaluara, shfaqet në dy nivele marrëdhëniesh: mes Nushit dhe të motrës, si dhe mes Ages me shërbëtorin e shtëpisë, Lulin. Shkrimtari ka synuar t'i japë në mënyrë shumëplanëshe e deri në ekstreme lidhjet ala kurtizane apo dhe ato incestuale. Ato shfaqen me tërë dramën e tyre, si produkt i horizonteve të mbyllura të botës shqiptare, prandaj dhe në fund, në gojën e Nushit, shkrimtari vendor deklarata të denja për tekste (militante) publicistike të natyrës programore: Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis me qindra veta në vendin tonë. Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurriz tand, ndrro format. Hiqi bragashat".

Përshkrimi i erotikes brendapërbrenda mureve të mbyllura të një shtëpie të ashpër patriarkale, arkapijat e së cilës Migjeni ka dashur t'i hapë tjetërkund, por së cilës këtupari ka vendosur t'i heqë bragashat, është një lloj diagnostikimi e shtegëtimi letrar në zonat më të thella e njëherësh më të mbuluara, apo të fshehura, të njeriut. Të kujtojmë një fragment nga kjo novelë: "Nushi për motrën ma të madhe ndjente një dashuni të pasun me kujtime fminore. Gjithmonë bashkë. Ndër mbramje të dimnit, kur u duhej me ra me fjetë, tue mërdhitë nga çarçafi i ftohtë i dyshekut, iu aviteshin shoqi-shoqit. Përputheshin trup për trup dhe ndëgjojshin të rrektunat e zemrave të shoqi-shoqit... atëherë ndjejshin pranin' e një gjas' së tretë, të huej, deri atëherë të panjoftun për trupnat e tynë, por që tash, në nxehtësin' e dyshekut, ngjallej, rritej dhe i përkundte në gjumë t'ambël..."

Nisur nga dy linjat: raportet incestuale të Nushit me të motrën dhe lidhjet jashtëmartesore të kësaj të fundit me shërbëtorin e familjes, mund të themi se në novelë projektohen dy blasfemi: njëra si shkak i shkeljes së tabusë në vijë gjaku, e tjetra si shkak i thyerjes se rregullave sociale në linjë të kurorës martesore. Prej këtyre dy tejkalimeve, provokohen dhe gjendjet përkatëse traumatike e depresive të personazheve, prej të cilave burojnë pastaj reagime të tilla si turpi, ndjenja e fajit e neveria, të cilat përcillen në trajtë dykahëshe: në raport me veten e në raport me opinionin, pra, me të tjerët. Rezulton që e njëjta gjendje, të përcillet ndryshe apo e nuancuar në këto raporte. Konkretisht Turpi, është ndjesia e përjetuar në raport me veten dhe marrja (më vjen marre), në raport me të tjerët, që të dyja së toku, si leksema primate, formësojnë në reaksion zinxhir një mori ndjesish variuese.

Pikërisht me përjetimet e personazheve të ndjenjës së turpit dhe të marres, jemi përpjekur sëbashku me kolegun Vyshka të kombinojmë kompetencën letrare dhe atë psikanalitike e neurologjike, pra, të bëjmë një shqyrtim në rrafsh interdisiplinar, për të shpjeguar e interpretuar pasojat e këtyre dy përjetimeve erotike në novelën "Studenti në shtëpi". Kjo lojë e rëndë dhe e fuqishme emocionale, nuk ka brenda vetëm komponentin psikik, ajo kombinohet dhe me komponentin somatik, atë vegjetativ dhe oneirik-ëndërrimtar... Kjo gjë ndodh sidomos gjatë përjetimit të neverisë, të cilën Nushi e provon në formë të ndjesisë së të vjellit; ndryshe nga e motra, e cila shqetësimin e bluan vetëm në rrafshin psikik...

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 27-11-2011, 13:44:21
Eltjon Doçe

Një ndër karakteristikat e estetikës krijuese të Migjenit, së paku në prozë, është ajo që me vetë termat e këtij autori do ta quanim një lloj estetike “OSE-OSE” pra estetikë e alternativës të cilën me fjalë të tjera do të mund ta cilësonim si estetika e ekuivokut të qëllimshëm autorial.

Nuk janë të pakta rastet kur gjatë leximit të prozës së Migjenit, ka çaste që po i etiketojmë si “të dyshimta”, të mjegullta, pra çaste kur ligjërimi (gjegjësisht rrëfimi) bëhet disi i errët pra, në vend që ta ndriçojë, e errëson historinë e rrëfyer.

Teksti i marrë në shqyrtim përbën një rast interesant studimi në pikëpamje të zbulimit të mekanizmave ligjërimorë të cilët gjenerojnë atë që në traditën e studimeve letrare quhet si lexim analogjik apo alegorik, pra një lexim midis/nën rreshtave.

***

Skica “A don qymyr zotni?” ofron një model sesi mund të bashkekzistojnë në mënyrë simbiotike brenda të njëjtit tekst, madje edhe të funksionojnë brenda tij, dy izotopi të ndryshme, të cilat jo vetëm që nuk e shkatërrojnë koherencën e tekstit, (por krijojnë koherenca paralele) përkundrazi i japin atij mundësinë që ai të marrë lexime/interpretime të shumëfishta.

Nuk është e vështirë që të konstatohet, qoftë edhe përmes një vështrimi sipërfaqësor se, në krijimtarinë e Migjenit, përveç tipareve të tjera, një përmasë që bie mjaft në sy është edhe ajo erotike.

Madje ky erotizëm është shumëpërmasor: nga një erotizëm infantil-platonik, në atë seksual, të një seksualizmi gati në atë incestual e deri tek homoseksualizmi.

Nuk hyn në interesat e kësaj ligjërate që thjesht të ripohojmë se kjo është një skicë me nëntekst të theksuar erotik (a më mirë me thënë) seksual sepse ky është një fakt i njohur, por qëllimi ynë është që të përpiqemi të qartësojmë mënyrën se si funksionon ky mekanizëm tekstor i manipulimit semantik i cili na lejon të dalim pikërisht në përfundimin e sipërpërmendur, pra se vërtet nënteksti i kësaj skice i këtij rrëfimi është erotik/seksual.

Ka dy izotopi qartësisht të dallueshme (megjithëse të ndërshtëna në njëra-tjetrën):

Izotopia e parë është ajo e Ofertës së shkëmbimit tregtar – pra historia e rrëfyer tregon se kemi një ofrues (malësorja e re), një produkt (qymyri), përpjekja për ta reklamuar produktin (kujtojmë togfjalëshin “qymyri në konkurs”), një çmim, klientë si dhe negocimi i çmimit me klientin e mundshëm.

Izotopia e dytë është ajo e Ofertës së shkëmbimit tregtar seksual/trupor – pra sërish kemi një produkt që në këtë rast përkthehet në një “shërbim” që malësorja mund të ofrojë (kujtojmë që dy herë është përdorur togfjalëshi malësorja është e re dhe e bukur – qysh në izotopinë e parë sipas të gjitha gjasave jo pa qëllim) – përpjekja për të tërhequr vëmendjen tek ky shërbim.

Dhe këto dy izotopi, nga pikëpamja sasiore, krijojnë një balancë të tillë që rreth gjysma e parë e tregimit përgjithësisht anon më shumë nga izotopia e parë, ndërsa gjysma tjetër anon më shumë nga izotopia e dytë.

Rirendisim fragmentet e “dyshimta” që i përkasin të gjitha izotopisë së dytë:

 

- E qymyri s’u shit. Vendosi ta japi ma lirë.

- Djaloshin e tërheq bukuria e malsores. Miqësisht i afrohet dhe i thotë sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllëk, edhe pse s’ka qëllim ta blejë. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos të kuvendoj pak me të? “Asht e ndytë, – konstaton djaloshi. Sa teveqele janë këto katundaret. Nuk të kuptojnë. Duhet me i thanë… dhe atë që nuk thohet.”

- Kujtohet si nja dy tri herësh i janë vu mbrapa do njerëz, dhe së pari se ç’lypshin prej saj [...]

- Njerëzit i ka ajo frigë. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

- Malsorja siellet. E njef njeriun q’e pyet. Ia ka shitë edhe nji herë qymyrin.

 

(Një parantezë: Duke njohur formimin e thellë teologjik të Migjenit nuk është çudi që folja njef të jetë përdorur me konotacionin e njohjes fizike, pra të kontaktit seksual. Këtë hipotezë e përforcojnë frazat që vijojnë më poshtë. Po sjellim këtu një ilustrim sqarues që e mbështet këtë hipotezë përmes një pasazhi nga Bibla, përkatësisht nga Ungjilli sipas Lukës: “Dhe engjëlli i tha: ‘Mos ki frikë, Mari sepse ke gjetur hir para perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vesh emrin Jezus [...] Dhe Maria i tha engjëllit: Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë.” Luka 30:34)

 

- Më ke idhnue atë ditë, – i thotë njeriu dhe shikon majtas e djathtas.

- Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyrën. Kuqet. Nuk i çon sytë në njeriun. Pyet e frigueme: – Sa për ty pra?

- E ai njeri q’aty, ai që tash po ec përpara saj, peshon shumë randë në kujtesën e malsores, e  cila kuqet e skuqet nga turpi.

 

Jemi të mendimit se izotopia e vërtetë është ajo e dyta e cila e zhbën të parën, kur arrihet leximi i frazave të fundit të skicës ku edhe kuptohet se në këtë rrëfim përpjekja e ofrueses nuk është aspak për të shitur qymyr; “shitja e qymyrit” s’është gjë tjetër veçse një grackë autoriale për të shpërqendruar vëmendjen nga historia e vërtetë e cila po rrëfehet midis rreshtave në funksion të realizimit të këtij efekti.

***

Ligjërimi për seksin në këtë rast është mjaft i tërthortë: në asnjë çast insinuata se kemi të bëjmë me një ofertë seksuale nuk zbardhet plotësisht (të paktën jo verbalisht) megjithëse nënteksti është qartësisht i kuptueshëm.

Jemi të prirur të besojmë se Migjeni e ka bërë këtë kamuflim jo në respekt të një ligjërimi me një gjuhë viktoriane për seksin nga shqetësimi për të mos cenuar “ligjërimin e moralshëm”.

Më shumë jemi të mendimit se kjo mund të jetë rezultat i një zgjedhjeje të vetëdijshme që  ka të bëjë me një qëllimshmëri autoriale të mirëpërcaktuar: të lexohen dy histori të ndryshme brenda të njëjtit tekst, të krijohen ekuivoke dhe të ngatërrohet lexuesi nëpër ambiguitetet semantike për të prodhuar dhe për të ligjëruar në fund të fundit po të njëjtën gjë për të cilën flitet edhe tek “Historia e njenës nga ato”, “Blasfemi”, “Pak poezi” etj., veçse me terma të kriptuar nëpër tekst.

Të ndodhur përballë një alternative tipike migjeniane: autocensurë apo procedim i vetëdijshëm estetik, sido që të jetë e vërteta, gjasat janë që Autori-Model të ketë arritur t’i pajtojë të dyja, pra t’i shpëtojë autocensurës përmes një procedimi të qëllimshëm autorial, duke zbatuar (vullnetshëm ose jo) atë parim “sjelljeje” (në këtë rast sjelljeje ligjërimore) që me fjalët e alteregos së tij artistike (Nushit, pra) do të ishte ky:

“Unë jam pa moral, koncepti i em menduar – mos me thanë ideologjija, nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por un e marr moralin e saj për sy e faqe, në sa prapa ia los lojën kur të duesh.”

 

Autori është Letor në Departamentin e Letërsisë, UT

Temat e fundit