Tre
Kuvendi i Santa Klares, i ngritur perballe detit, ishte nje ndertese katrore me tre kate, me shume dritare te njellojta dhe me nje kopsht te eger dhe te zymte, te rrethuar nga nje galeri me harqe ne mes te gjysmerrethit te tij. Nje rruge e shtruar me gure cante mes tufes se bananeve, te fiereve te eger, nje palme te harbuar, qe kishte lakmuar lartesine ne kerkim te drite, dhe nje druri gjigand, ne deget e te cilit vareshin bishtajat e vaniljes dhe varganet e orkideve. Nen dru kishte nje hauz te vogel me uje te fjeture, zbukuruar me nje brez te ndryshkur hekuri, ka papagajte e burgosur benin pirueta cirku.
Kopshti e ndante ndertesen ne dy pjese. Ne te djathte ndodheshin tre katet e te murosurave per se gjalli, qe turbulloheshin vetem nga bucima e valeve qe perplaseshin pas shkembinjeve, nga lutjet dhe himnet fetare gjate oreve kanonike. Kjo pjese lidhej me kishen e vogel permes nje dere te brendshme, me qellim qe murgeshat e mbyllura brenda te mundnin, pa kaluar nga nefi, te hynin te kori ku ato degjonin dhe kendonin meshen prapa nje kafazi qe i lejonte te shihnin por te mos shiheshin. Veshjet e mrekullueshme me dru te cmueshem qe zbukuronin tavanet e kuvendit ishin veper e nje duararti spanjoll, i cili u kishte perkushtuar gjysmen e jetes se tij per te fituar te drejten qe te varrosej ne nje nga kamaret e altarit madhor. Ai prehej atje, prapa pllakave prej mermeri, futur ne mes dy shekuj kryemurgeshash, peshkopesh dhe funksionaresh te tjere te larte.
Kur mberriti ne kuvend Sierva Maria, ishin tetedhjete e dy murgesha spanjolle te mbyllura brenda, secila me sherbetoret e veta dhe tridhjet e gjashte murgesha kreole, qe u perkisnin familjeve te medha te nenmbreterise. Me t'u perbetuar per varferi, heshtje dhe dliresi, e vetmja lidhje e tyre me boten ishin vizitat e rralla ne nje salle takimesh me kafaze druri, ku futej zeri, por jo drita. E ngritur prane portes se hyrjes, shfrytezimi i saj ishte teper i kufizuar dhe me rregullore, ku ishte e detyrueshme prania e je murgeshe qe i mbante veshet ngritur.
Ne te majte te kopshtit ndodheshin shkollat dhe punishtet, qe gelonin nga rishtaret dhe mjeshtret e artizanatit. Gjithashtu, ay kishte nje salle te perbashket dhe nje kuzhine shume te madhe me dru zjarri, nje tezge dhe nje furre buke. Ne fund, neper pellgjet me ujrat e perdorura te kopshtit, jetonin shume familje sklleverish dhe akoma me larg ngriheshin stallat e kuajve, vathet e dhive, stalla e derrave, punishtja dhe kosheret, ku rritej dhe mbillej gjithcka qe ishte e domosdoshme per te jetuar mire.
Ne fund fare, sa me larg qe kishte qene e mundur dhe i braktisur ne meshire te Zotit, ngrihej pavioni vetmitar, i cili kishte sherbyer si burg ne kohen e Inkuizicionit per gjashtedhjete vjet dhe qe sherbente per klarisat mendjeprishura. Pikerisht ne qeline e fundit te kesaj skute te harruar mbyllen Sierva Marian, nentedhjete e tri dite pasi e kishte kafshuar qeni dhe kur ajo nuk kishte shfaqur as shenjen me te vogel te terbimit.
Murgesha e caktuar me lidhjet me jashte kuvendit, qe po conte te kapur per dore Sierva Marian, u kryqezua ne fund te galerise me nje rishtare qe po shkonte ne kuzhine dhe i kerkoi asaj qe te shpinte vajzen e vogel te kryemurgesha. Rishtarja mendoi se nuk do te ishte e hijshme te katandisej ne nje sherbetore nje vajze e vogel aq lengimtare dhe e veshur bukur, prandaj e uli ne nje ndenjese guri ne kopsht me mendimin qe te vinte ta merrte me vone. Por kur u kthye e harroi.
Dy rishtare te tjera qe kaluan aty me pas, te terhequra nga gjerdanet dhe unazat e saj, e pyeten si e kishte emrin. Ajo nuk u pergjigj. Ato e pyeten nese e fliste gjuhen kastiliane, por edhe kjo perpjekje ishte njelloj si t'i drejtoheshe nje te vdekuri.
- Qenka shurdhmemece,- tha rishtarja me e re ne moshe.
- Ose gjermane,- tha tjetra.
Rishtarja e re filloi te sillej me te si t'i mungonin te pese shqisat. Ajo shpeshtolli gershtein qe i ishte mbledhur rreth qafes dhe e mati.
- Qenka pothuaj kater kembe,- tha ajo e bindur se vajza e vogel nuk e degjonte.
Ajo donte ta shthurte, por Sierva Maria e shigjetoi me veshtrimin e saj. Rishtarja nuk e perfilli dhe i nxori gjuhen.
- Ti ke syte e djallit,- tha ajo.
Pastaj i mori pa veshtiresi unazat, por kur tjetra u perpoq t'i shkulte gjerdanet, Sierva Maria kerceu si nje gjarper dhe sa hap e mbyll syte i kafshoi doren sa ia gjakosi. Rishtarja ia krisi vrapit te lahej. Sierva Maria sapo ishte cuar per te pire uje tek hauzi kur u kendua ora e trete. Ajo u ul e tmerruar ne stol pa shuar etjen, por u ngrit perseri kur kuptoi se murgeshat po psallnin himnet kishtare. Largoi me nje levizje te shkathet shtresen e gjetheve te kalbura dhe piu deri sa u ngop ne pellembe te dores pa i hequr aspak larvat. Urinoi prapa nje peme, e kruspullosur dhe me nje shkop ne dore per t'u mbrojtur nga kafshet e bezdisshme dhe nga njerezit e demshem, sic e kishte mesuar te bente Dominga de Adviento.
Pas pak kaluan dy skllave zezake, qe njohen gjerdanet e magjive dhe i folen ne Joruba. Vajza e vogel iu pergjigj e ngazellyer ne te njejten gjuhe. Meqense asnjeri nuk e dinte arsyen perse ndodhej aty, ato e moren me vete ne kuzhine, ku, mes rremujes se madhe, sherbetoret e priten me hare. Dikush vuri re plagen e nyellit dhe donte te dinte se cfare i kishte ndodhur.
- Me goditi nena me thike,- tha ajo.
Atyre qe e pyesnin se si quhej, ajo u thoshte emrin e saj afrikan: Maria Mandinga.
Sierva Maria e ndjeu veten shume shpejte si ne shtepine e saj. Ajo ndihmoi te rripnin nje cjap qe nuk pranonte te jepte shpirt, i nxori syte dhe i preu koqet, qe ishin pjesa qe i pelqente me shume. Luajti lojra djalli ne kuzhine me te rriturit dhe me femijet ne kopsht dhe i mundi te gjithe. Kendoi ne yoruba, ne kongolishte, ne mandinga dhe te gjitha, edhe ato qe nuk e kuptonin, e degjuan te shtangura. Per darke hengri koqet deh syte e cjapit, te skuqura ne sallo derri dhe te gatuara me ereza djegese.
Ate cast i gjithe kuvendi kishte marre vesh pranine e vajzes se vogel, me perjashtim te kryemurgeshes Jozefa Miranda. Ajo ishte nje grua e thate dhe zemergure, qe kishte trasheguar ngurtesine shpirterore te familjes. Ajo ishte edukuar ne Burgos, nen hijen e Santa Uficios, por dhuntine per pushtet dhe rreptesi te paragjykimeve te saj i kishte patur prej kohesh ne gjak. Nen urdherat e saj kishte dy famulltare teper te afta, te cilat nuk benin gje prej gjeje, sepse merrej vete me gjithcka pa ndihmen e askujt.