Poezi nga autore te ndryshem. - 3 - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Poezi nga autore te ndryshem.

Poezi nga autore te ndryshem.

· 98 · 39884

  • Postime: 103
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Femer

#50 ne: 29-12-2009, 21:17:03
Shume e bukur kjo qe ke postuar dream.

Kete autor nuk e kam lexuar. Me sugjeron ndonje liber te tij per te lexuar? :D

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#51 ne: 29-12-2009, 21:23:08
Shume e bukur kjo qe ke postuar dream.

Kete autor nuk e kam lexuar. Me sugjeron ndonje liber te tij per te lexuar? :D

Edhe mua me pelqen ne fakt, mbase me terheqin poezite me pak fjale e shume kuptim :)..

S'ka shume botime ky autor ne mos gaboj.
Libri qe kam lexuar une ka qene nje dhurate nga im ate :) "Qyteti fle ne xhepin tim"  sh. i bukur eshte.. :engjell:

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#52 ne: 29-12-2009, 21:27:39
Edhe kjo eshte e bukur.. :)

KJO DRITË MË TRANSFORMON

Kjo dritë më transformon ngadalë
në një zog fosforeshent,
përplas krahët dhe ngre në shpinë
kujtimin e gjërave të humbura,
që vazhdojnë të luajnë kukafshehtazi,
me atë djalin e vogël biond,
me pantallonat e shkurtra dhe faqet tërë quka.

Kjo dritë më transformon ngadalë
në një tingull ende të panisur,
që në udhëtim hap çantën, derdh në të rrugë e rrugica,
shtëpi laramane e njerëz të vegjël,
zhurma të zbehta, të flakura.

Kjo dritë më transformon ngadalë
në një fëmijë transparent,
që në ecjen e parë rrëzon botën kokëposhtë
dhe atëherë fillojnë të bien,
pemët me rrënjët e tyre, macet dhe zogjtë,
kafshët e tjera bashkë me pyllin jeshil.

Kjo dritë më transformon ngadalë
në një shpirt që qesh e qan dhe kërkon
të dalë nga goja ime.
Ia ndiej shtrëngimin si një gaforre,
atëherë mbyll çdo dritare, çdo portë,
shtrihem sërish pranë teje
dhe të them “mirëmëngjes”.

Andi Mecaj

S'te duket si padashje behesh pjesez e vargjeve te tij?? :)

  • Postime: 103
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Femer

#53 ne: 29-12-2009, 21:35:49
Kjo dritë më transformon ngadalë
në një fëmijë transparent,
që në ecjen e parë rrëzon botën kokëposhtë
dhe atëherë fillojnë të bien,
pemët me rrënjët e tyre, macet dhe zogjtë,
kafshët e tjera bashkë me pyllin jeshil.

po e vertete! Fm per keshillen do e kerkoj neser kur te dal ne librari :)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#54 ne: 18-02-2010, 10:50:28
Pas darke

Qelqet e lodhura te gotave
Rrezellojne zbehte me pas
Gjithe naten mallengjyeshem do kujtojme
Buze te bukura grash

Ne mengjes te lavamani I bardhe
Ujet do te vershoje me furi
Dhe qelqi, si pas heqjes se kujteses
Do te ndrite , steril , perseri

Ndonese , ndoshta, po te shohesh me kujdes
Nje kontur do te kete mbetur i zbehte.
Sa darka do te duheshin valle
Per te ngjallur te akulltin qelq?

Sa dihatje , frymemarrje, buze
Te bukura grash…ku ta dish
Por gjate udhes drejt ndergjegjsimit
Qelqi do te thyhej natyrisht

Dhe ne renien e tij kristalore,
Ne perndritjen e fundit tek plas
Do te kete si ofshame te fundit
Te qeshura e lote grash.

  • Postime: 691
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#55 ne: 18-02-2010, 12:34:34
JETA

Jeta eshte nje dallge,
qe hidhet ne breg,
jeta eshte nje loder,
qe gjithkush e prek,
jeta eshte gezim,nje shprese e larget,
jeta eshte dashuri,
nje bote e zbrazet...

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#56 ne: 18-02-2010, 12:37:30
MALLI

Syri-i bukur qe t'u vrenjt-
syri yt qe me lendon
do me lere-a von a shpejt,
do me lere-a shpejt a von

Sapo shpirti mu delir-
shpirti im i nxire krejt
do me lere me pahir
syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
varfanjak si mbret pa fron
mreteresha qe me cmend
do me lere a shpejt a vone.

Do me lere-a von a shpejt
Do me lere-a shpejt a von
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
syri yt qe me lendon.

Do me lere...A!po si-
qofte-atehere-ose tani-
do te qaj aq dashuri
qe te humb me mall te ti?

Mua mendja s'me kupton
mua syri s'ma kerkon
po fillon edhe vajton
e kullon kullon kullon.

Mall!O mall qe vjen e shkon
vjen e shkon e prape vjen
mall qe len nga perendon
len e vjen e zjen e bren
malli mallin me se gjen.

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#57 ne: 24-09-2010, 12:02:38
KOSOVËS

 

 

Sa ushtrit e kësaj bote

i mahniti bukuria jote.

 

Erdhën deshen ty të marrin

n'vend te djepit gjetën varrin.

 

Për ty njerkë qe historia

te vranë bij e të vranë bija.

 

Në ty u bën edhe shumë krime

te ndanë nga nëna t'lanë jetime.

 

 

Por Kosovë ti kurr s'u tute

rrite djem mbi tyta pushke.

 

Që dhe vdekja u ka hije

këmba e huaj mbi ty kur bie.

 

Për ty ranë bij't më te mirë

- vetëm ti që te jesh e lirë.

 

Por Kosovë - mos i qaj

- se për trimat nuk vaj.

 

N'ty Kosovë po bajmë be

- ata do t'jetojnë me ne.

 

  :(

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#58 ne: 24-09-2010, 12:04:18
TE VARRI I KOMANDANTITI
 
 
Tek qëndroj gatitur
te varri i Adem Jasharit,
më behet se e dëgjojë
një zë që del prej varrit.
 
Nëse dëshironi -
te na ndëroni vërtetë,
tregonju brezave që vijnë
- për çka kemi vdek.
 
Duane njëri tjetrin -
ndihmone n'kohë t'liga,
mos lejoni kurrë -
qe t'u përqai shtriga.
 
Shtrija dorën mikut
shtrija dorën vëllaut,
për hatër t'Kosovës
- për inati t'shkaut.
 
Harrone mes veti
Inatët e hasmërit,
vetëm të bashkuar
iu do te dilni n'dritë.
 
Ndaleni hakmarrjën
- ndërpreni gjaqët,
- le të rritën fëmijët
le të tymojnë oxhaqët.
 
Kur ju jeni të lumtur
dhe të gëzuar në jetë,
edhe ne të rënët -
do t’prehem të qetë.

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#59 ne: 17-10-2010, 19:46:27
APOTEZA GRI

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra eshte gri
Gjaku eshte gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti eshte gri
Shpirti eshte gri
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra

Xh. Spahiu

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#60 ne: 17-10-2010, 19:47:50


dream sa vajze e thelle qe eshte  :P

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#61 ne: 17-10-2010, 19:55:58

dream sa vajze e thelle qe eshte  :P

Hudh ndonje poezi te bukur ti, leri opinionet per dream :D

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#62 ne: 23-01-2012, 16:15:32
Ka dite

Ka dite qe s'i laj duarte.
Ne to nuhas her' mbas here
aromen qe mbet prej trupit tend..

Zyhdi Morava

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#63 ne: 23-01-2012, 16:17:09
Kjo dite e sotme


Ah, kjo dite e sotme
si pjate e zbrasur.

Fjeta pa ngrene.

Ne enderr pashe
klithma pulebardhash.

Kjo dite e sotme
uri gjer ne dhimbje...

Mungoje ti,
oh, mungoje ti!....

Zyhdi Morava

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#64 ne: 24-01-2012, 15:19:29
Dhimitraq Papando - Varka ime ku me shpie...


Qielli varur perde-rëndë si një ballë i menduar.
Zbret e griset nëpër pemë mbi liqenin faqe-shtruar.

Era fryn e ëmbël shumë dhe mënjanë i mbledh retë.
Varka ime vozit thellë dhe me shpie nga do vetë.

Duke humbur gjethe-verdhat çvoshket hëna mbi liqen.
Nata krejt e parfumuar që nga Mal’ i Thatë vjen.

Një shelg varet i argjëntë, nëpër ujë krahët lan.
Hëna mbetur lakuriqe lotëverdhë nis e qan…

-…Pse më merr në ujë thellë, varka ime ku më shpie?
-Më afro tek hën’e verdhë të shoh dritë bukurie!

-Laskuriqur, nëpër ujë, ku shkon hënëza dhe fshihet?
-Me një krëhër prej kallamash flokët lag ajo dhe krihet.

Pas kallamave, në ujë, hëna kreh flokët e gjatë.
Nazemadhe rrotull saj formon rrathëza një patë.

Duke mbledhur gjethe-verdhat atje dua që të shkoj;
Të rrëmbej patën e bardhë, faqen ujit t’ja trazoj…

…Shushurin liqen-i pastër, kallamishtja plot shkëlqim.
Varka ime gjith’ lëkundet pa lopata, pa drejtim...

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#65 ne: 24-01-2012, 21:45:29
Mallengjimi

S'ec mu kujtuan ato syte e tua,
ajo puthje e ndarjes,ne te bardhin agim,
ate dite,enderra e bukur u fik ne mua,
mbeti dhembja qe fshihej ne shpirtin tim,..

Shume vite harruar,shume vite malluar,
ne ate vend te huaj te lare me lot,
u mundova t'i kujtoja ata sy te shkruar,
nga dhembja e malli s'i kujtova dot,..

A jane syte e tu si ngjyrat e ylberit?
si valet e detit,si gjethet ne vjeshte,
a e kan shkelqimin e rrezeve te diellit?
se malli per ta me rendon si bjeshke,..

Sot kur i kujtova s'ec ndjeva mallengjim,
shkelqimi i tyre me dogji si zjarr,
vitet kaluan ne te shkretin mergim,
ne syte e mi mbeti vetem lot i thare,...

RINA AHMETI

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#66 ne: 24-01-2012, 21:49:54

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#67 ne: 28-01-2012, 13:50:12
Unë nuk kam nevojë për para
 Kam nevojë për ndjenja ,
 fjalë .
 Fjalë të përzgjedhura me kujdes
 Për lule të quajtura mendime
 për trëndafila të quajtur prezencë
 për ëndrra që jetojnë ndër
 pemë
 për këngë që bëjnë të kërcejnë
 edhe statujat
 për yjet që pëshpërisin në veshët e të dashuruarve.
 Unë kam nevojë për poezi
 për këtë magji që djeg
 rëndesën e fjalëve
 që zgjon emocionet dhe jep
 ngjyrim të ri.

|Alda Merini|

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#68 ne: 30-01-2012, 09:57:55
Unë nuk kam nevojë për para
 Kam nevojë për ndjenja ,
 fjalë .
 Fjalë të përzgjedhura me kujdes
 Për lule të quajtura mendime
 për trëndafila të quajtur prezencë
 për ëndrra që jetojnë ndër
 pemë
 për këngë që bëjnë të kërcejnë
 edhe statujat
 për yjet që pëshpërisin në veshët e të dashuruarve.
 Unë kam nevojë për poezi
 për këtë magji që djeg
 rëndesën e fjalëve
 që zgjon emocionet dhe jep
 ngjyrim të ri.

|Alda Merini|

sh.e bukur

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#69 ne: 30-01-2012, 14:50:00
Ndjenjë - Leonard Seiti

Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!

Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad'i lehtë ti shpurpuris.

Kjo ndjenjë pa gjumë sot po më lë
Nga thellësia e shpirtit si zjarr më doli
Mu bë sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?

Më duket, i paskam harruar
Sytë e tu me qeshje drite
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#70 ne: 30-01-2012, 14:55:04
Nëse të mërzita- Sokrat Habilaj

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!

 

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#71 ne: 02-02-2012, 14:48:01
Do të doja si dhuratë të të falja diellin,
 Por i bukuri në mbrëmje perëndon.
 Mendova t’i vidhja hënën qiellit,
 Por dhe ajo largohet, kur agon!
 
Do të doja të të falja botën mbarë,
 Është e rëndë, s’e mbaj dot mbi sup.
 Për ty, o dashuria ime e parë,
 Gjithë yjet e qiellit me dorë i këput.
 
Do të doja të të jepja kaltërsinë,
 Të qiellit dhe të detit bashkë!
 Ti që më fale dritëdashurinë,
 Kaq sa të fal më duket pak!...
 
Në fund të fundit të fala zemrën,
 Edhe ti mua gjithashtu.
 Dy zemra shohin të njëtën ëndërr,
 Ëndërr e jetës me vello blu..

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#72 ne: 02-02-2012, 14:56:49
Saimir Murati - LOTËT!...


Dy pika loti më rrodhën nga sytë,
e mbi letrën që po shkruaja ranë!
Thellë më tronditën në shpirtë,
e shpejtë nga letra u thanë!

Mbi fjalën ku qe shkruar '' Të dua'',
pikat e lotit tim ranë!
U tretën mbi bojën e shkruar,
ku një shenjë të vogël lanë!

Pra me bojë edhe me lotë,
t'i shkruajta ty këto fjalë!
Nga këtu larg ku s'të shoh dot,
e ku të kujtoj me shumë mall!

U bënë kohë që jam larguar,
e në zemër vazhdoj të të mbajë!
Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar,
por të lutem më beso se unë s'kam faj!

Kur letrën t'i ta marrësh,
të lutem lexoje në vetmi!
Ndërsa lotët që do të derdhësh,
mos të t'i shohë njeri!...

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#73 ne: 02-02-2012, 14:57:23

U zunë rrugët me dëborë
 Afër teje s'mund të vi.
 Rri dritareve me orë,
 Në mendime futur rri.
 
Era zë të ulërijë;
 Gjithnë rrugët mbenë shkret...
 Bora s´ka ndërmend të shkrijë.
 Ti siç duket nuk më pret.
 
(Ismail Kadare

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#74 ne: 09-02-2012, 17:26:45
KUR MË PUTH ME ËMBËLSI-Kaman Myftaraj


Nuk e di si u ndodha atë çast,
Kur mu përgjigje ëmbëlsisht, të dua.
Gjaku filloi të më vlonte në deje,
Kur shihja shkëlqimin e syve të tua.

Në çdo rrahje zemre të ndjeja brenda,
Në çdo hap që hidhja më ndiqje pas,
Në gjumë më trazoje të gjitha ëndrrat,
Ndonëse pranë meje s’të kisha në shtrat.

Sa herë të shikoj, më shfaqesh si ylber,
Si lëndinë e veshur me lule plot aromë,
Si burim që gurgullon ëmbëlsi përherë,
Si melodi e rrallë që shpirtin më ngacmon.

Për mua ti je një trëndafil i madh më fletë.
Të thërras ty dhe befas në zemër më troket,
Të thërras ty shpirt, dhe shpitin ma qetëson,
Sikur një flutur vjen në gjoks e më shëron.

Të dua zemra ime, të dua gjer në përjetësi,
Për mua ti je dritë, je vetë jeta në dashuri,
Aromën tënde nuk ma fal dot askush.


Tek ti kam gjithë botën, kur më puth.

Temat e fundit