Mirela Sula eshte lindur ne Shkoder me 1975. Ka studiuar per Gjuhe- Letersi ne Universitetin "Luigj Gurakuqi". Aktualisht ndjek studimet pasuniversitare per Master ne Psikologji ne Universitetin anglez te Sheffield". Eshte vleresuar ne konkurse si, "Libro italiano" 2001 ne Itali dhe "Ditet e Veres" 2002, per poezine me te bukur. Ka botuar disa libra me poezi, me i fundit prej te cileve titullohet "Gjera qe s'na takojne".
Mirela SULA
Dashurite i mbron Zoti!
****
Ora 00: e diela e mbyti te shtunen
mua me mbyt heshtja jote,
ndeshkoj veten me pritje dhe deshire per te besuar
Ti je fikur!
Ore kur te gjithe shuhen ne vete
ndersa une
i bej hije shpirtit tend
pa te prekur
ende nuk me ke dhene lejeqendrim aty
mirazh i mesnates luan me pasionin tim
jam zgjidhur nga fije iluzionesh
naten, shpirtit nuk i ve kufij.
****
Marramenthi cdo dite ndalem
heshtur,
Ne udhen e mendimeve qe me cojne tek ti.
Kryqezuar prej frikes mbetur kam e ngalet.
Teper vone per t'u rikthyer
atje ku s'mund te jem me, ne denim.
Kam ecur gjate ne pavetedije
per te shpetuar prej fatit, aftit tim.
Tani ne grusht shterngoj lutjet e mia te vogla,
Qe nje dite era te m'i sjelle ne token tende,
miku im.
Prej tjeter bote, cuditshem shfaqesh
te me zgjosh mua, vetmitaren,
dikur te pandjeshme,
dashuruar me asgjene.
Tani permendem e mjegullt,
si nga qielli rene.
Me mire ik sa nuk jam zgjuar
ne kete bote qe s'eshte e imja,
tjeter nate shpejt do vije.
Ik me mire pa me lenduar
se serish mengjesi im
ne shtrat te varfer do me gdhije.
****
Buzet e tua
ndjellese,
si diej te zhveshur
shfaqur mengjeseve te afshte
te zgjimit tim plot ankth,
ne nje kend ajri
pa fryme
Me nxit
Me thua: "sa kohe te duhet te vish?"
Sa kohe deri tek ti?
Nje pjese e imja kundershton,
ndjehem viktime
e shtyses
qe ende me mban ne peshtjellim.
Te mbrohem? Si?
Nje dashuri kaq e madhe te boshatis.
Pergjerohem
per pak perkohesi.
Jam nisur
me shpejt se drita vepron paraardhja ime
kur ende s'e di, a duhet te vij?
Pesha e nevetedijes me mbyt,
vetedija me nxit
Nese pasionet vertete pjesetohen
me mire ik,
mos me prit.
****
E mbetur ne strehen qe ngritem te dy
luaj vetem!
̢̮â¬Â¡fare egoizmi
S'e di cfare pres ende,
cfare i kerkoj kesaj porte
qe cdo dite me mbyllet,
me perze?
e pastrehe sillem
pa ty.
Loja? Kohe e kryer e thjeshte!
Duhemi fort pas kujtimeve,
Te duash eshte gje e bukur,
e dhimbshme te duash.
****
Forca levizese mes nesh po fiket
shpirti, qerthulli im i vetmise
shkon pertej caqeve te te qenit i mire.
Shko
Nuk mund te te ndjek ne rrugen tende
malli im, mekat e parrefyeshem
ma ka dobesuar unin.
Te duash nuk do te thote "te kam xhan"
Me mire jo,
mos me thuaj asgje
Une, bukuroshja e fjetur
e kam debuar princin e rreme.
Gjumi zemeruar me endrrat
me mban larg nga iluzionet.
****
Shkeputur prej botes,
prej kohesh nuk kam nevoje per askend
kur prania jote m'i mbush
zgavrat e mungeses.
Nje levizje nga jashte
krijon emocione te mjaftueshme
per te ndjere ndryshimin e te qenit pa ty,
reaksionet e brendshme
nuk ndjehen shume nese pulsi meket.
Prej kohesh vetushqehem me frike
dhe gjera te ndaluara.
Si mund te kurohet ndryshe
rutina e mbyllur e levizjes ditore?
Kaq e mundimshme ta lesh veten te lire,
kaq e pamundur te kufizohesh.
****
Zgjohem heret
nen hije lulekuqesh
si femija qe rritet brenda nje nate
poshte pemes,
diku
ne mes te deshires
per te pushtuar boten dhe ty.
Te brishta
fijet e shpirtit kapen pas flokeve te fatit,
ne pritje te pritjes.
Pafajesisht
nxitoj te krijoj idhullin e dites
e dashuruar me veten
i gezohem mesazheve iluzive.
Nuk ndalem dot.
Vrapoj
qe te mos shtypem si i vogli,
si dobeti,
qe dita te joshet ne kenaqesite e paqena.
Ngrysem vone,
si pas kthimit nga nje ankand i humbur
ne ballon princit me luks te rreme
kerkoj kepucen e mbetur ne rruge.
Si ne perralla pres
te rizgjohem
ne nje mesnate me hene
shperfillur prej lodrave
rrezuar neper shtepine e vogel
rend te ndertoj keshtjella rere
prej genjeshtrash te embla ngritur.
Eshte faji i henes,
gjysma e saj mbi mua thyhet
pjesa tjeter fishkur.