Syrgjyn gjalle e syrgjyn vdekur! - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Syrgjyn gjalle e syrgjyn vdekur!

Syrgjyn gjalle e syrgjyn vdekur!

· 4 · 3767

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 13-10-2009, 10:54:54
Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 13-10-2009, 10:55:41
Fan Stilian Noli


A te duhen luftetare
Gjithe botes ti vesh zjarr
Do arratine te marre
Merr nja dhjete Kosovare

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
Qe te bejne hallve e salep
Keto jane mjeshtrit Dibrane

A do njerez per aheng
Per tryeze e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne Shkoder


A te duhen genjeshtare
Matrapaz e kokethare
Qe reren ta shesin per fare
Merr Krutane dhe je i lare

Po qefli a te duhen
qe me jevge dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit
vetem Elbasani rrit

Do ministra Kolonjare
Qe mbahen per burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne mexhlis dhe ne Kuvend

Do budallenj qe vec hane
Hajvane me dy kembe
Pasuri sdijne te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene

A do te ruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qofte mbushin shtepine
Ec e merr Gjirokastrite

Do te hysh te besh qejf
Sofer shtruar si per mbret
Pasterti per hismet
Te tille gjen vec ne permet

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujare e burrerore
Shko ne Kukes i ke ne dore

Keta Matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Sa i njeh gjithe vendi mbare
Jane te afte per xhandare

A do trima sejmene
Kaperdisur kudo vene
Pa i zene gjumi mos flene
Per te tre Mirditore bejne bene

Do dembele per Stamboll
Mos u lodh te bezdisesh dynjane
Ne Tirane rresht tabane
Vetem te zgjatesh nje dore

Do per pune nje Korcar
I ke bujq e ushtare
Te gjithe bashke vene ne are
Koke e kemb si ke te share

Halli madh per Skaparline
Ka rrezik te hedh dhe dru
Dy ministra le te rrine
Se na duhen dhe pa tru

A do urte njerezit te rrine
Ne komande te kesh ushtrine
Ne trabjat te kesh njerezine
Merr gjithe laberine

Or te gjore harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak
Dy shirit e nje medalje
Kesaj gjeje i ve kapak

A te duhen sharlatane
Qe te lepihen ne cdo ane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash Tropojane

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-10-2009, 10:56:25
Fry moj ere   Fan Stilian Noli

Nga po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

 
-Nga ata male, moj erë trime,
ç'lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.
 

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.
 
Syri m'u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.
 

Atje tek losnja në fush' të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj'çup' të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.


Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erë..

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 13-10-2009, 10:56:52
HYMNI I FLAMURIT Fan Stilian Noli

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri

Temat e fundit