Te prekesh poezine e Gjok Lekdushit - Letersia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Te prekesh poezine e Gjok Lekdushit

Te prekesh poezine e Gjok Lekdushit

· 20 · 4241

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-08-2008, 18:56:58
  Larg...

Mijra km larg,
endemi pa shprese,
pa dashuri,pa buzeqeshje.
Harruam gjithcka
per te marren,enderr
qe kurre se prekem.
Vetem ne gjume shijonim
parajsen e shtire
ne zgjim xhunglen
dhe prape mire.

Vazhduam te presim
si te cmendur,
ate qe donim.
E duke pritur,
asgje s'shijonim.
Larg,shume larg
humbem ne pafundesi
harruam me kryesoren,
te qenit njeri.


  Shkaterrim

Lodhur neteve te pista
gotat rrekellenim
humbnim si femije
ne detin e cilter te alkolit
per te marre ate qe se meritonim
e serish neteve ne alkol notonim
gjer sa humbem fare,sepse s'na kerkonin


 

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-08-2008, 23:31:45
Nga:Gjok Lekdushi

KLITHMAT


Therrita me ze koke
deri ne cmenduri
qeshen e thane inatcoret
qenka cmendur me siguri

Nuk kisha tjeter rruge
isha vertet ne faj
iku dashuria
dhe nisa vetem te qaj.

Klithmat qe leshova
nuk ishin gezim
mbeten si perhere
helm ne shpirtin tim

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 13-08-2008, 21:46:21
LARG TEJE

Larg teje jam askushi
sepse pjese e jotja jam.
Larg teje s'me ze gjumi,
sepse ne mendje te kam.

Larg teje jeta eshte kot,
pa kuptim,pa vlere.
Larg teje nuk rri dot,
duket se me ty kam lere.

Larg teje endrra fshihet,
sepse ti je pjese e saj.
Larg teje s'rrihet,
sepse shpirti fillon te qaj.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-08-2008, 23:41:27
 NATA

Nata është për puthje,
për dashurinë e re.
Nata kërkon zemër,
gjeje nëse s'ke.

Nata është e huaj,
kështu e kanë thënë.
Sa vlerë ka një puthje,
ne naten me hënë.

Nata është e zeze,
jo vetëm për zemra.
Ajo është e lige,
edhe për zhgjendra.

Netet e lumtura,
gjatë nuk harrohen.
Ato te dhimbshme,
dot nuk durohen.
« Editimi i fundit: 16-08-2008, 06:04:47 nga AGRON »

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 16-08-2008, 06:13:08
Lamtumire...

Lamtumire vendi im...
po shkoj larg ne harrim.
Po mbytem ne endrren e trishte
me mire pa shprese
se te jem teper brishte.
Lutem dite e nate
qe vendi im,mos me harroj.
Lutem deri ne pafundesi
qe zemra kurr te mos kerkoj,
shpresa pa fund,endrra te thyera
vendi im pa realitete te vyera.
Lamtumira vret shpirtera,
te thyer largesive.
Vendi im qan per ne,
zhdukur pafundesive.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 19-08-2008, 20:53:44
Nga:Gjoke Lekdushi

Syte blu

Perballe syve blu
shtangem,jeta ndal
Perball syve blu
s'jam njeri i gjall.

Për sytë qe enderrova
përpara tyre jam.
Ato qe kërkova
me pranë zemrës i kam

Perpara,qiejve sy
s'ndihem me  njeri
Perpara pafundesise
vetëm unë e ti.

Lodhur deri ne palce
ne kerkim te kaltersise
Tash jam tjetër njeri
jam skllav i pafundesise

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 23-08-2008, 02:04:21
Gjurme

Gjurme lane ne shpirtin tim
goja e mbyllur ndaj tragjedise,
veshet qe s'degjonin klithmat
qe vajtonin maleve te egra.
Gjurme lane ne shpirtin tim
parrullat pa kuptim
qe mbushnin rruget e sheshet,
per te fshehur dhimbjen tone.
Gjurme lane kudo teserat e kuqe,
qe mbanin peng nje popull,
me psikopati rrenqethese stepash.
Gjurme vazhdojne te lene,
kokat e nxehta te askushmerise,
qe ende dhunojne popullin tim.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 24-08-2008, 23:08:06
AJO...

Ajo erdhi si nje meteor,
per tu zhdukur pas momentesh.
Ajo erdhi per te shkuar,
si nje shi pranvere.
Qe ne dukje imcake,
qe lag e mbyt si lot i hidhur.
Ajo iku...shkoi,
me la me zmer te dridhur.

***

Numer femre

Formoj numrin tend,
zerin pres ne anen tjeter.
Me pas krejt si bishe,
betohem per femer patjeter.
Lodhem shpejt nga nazet,
nga perkedheljet banaliste.
Dua te prek shpirtrat,
qe trazuar plot dhimbje,vajtojne.
Dhe une si shpetimtar,
ne prekje e puthje,mbijejetojme.
Numrin formoj shpejt,
per te pare syte e lotshem.
Por s'mund te pranoj,
kur zeri thote Jo..kobshem.
Dhe serish inatosem,
bishe serish une jam.
Kur vlerat dot nuk prek
as une vlere nuk kam

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 30-08-2008, 17:30:27
Harrese

Kam harruar qytetin e lindjes
miqte,shoket dhe dashurite
kam harruar gjithcka
me teper harroj cdo dite.

Kam harruar rinine
fshehur neper skuta
kam harruar gezimin
ne ferr padashur u futa.

Kam harruar shume
me tepr se mund te mendoni
kam harruar emrin
te lutem mund te ma thoni.

****

Bote tjeter

Ne tjetren bote thone
qe cdo gje eshte mrekulli
askush nuk e ka prekur
askush mire se di.

Ne boten tjeter thone
ka vajza si perri
askush nuk i ka prekur
si mund ti prekesh ti...?

Dhe bota tjeter mbetet
nje cudi pa fillim e fund
njerezia vetem flet
dhe mendjen nuk e shkund

Kjo bote plot halle
shpirtin na ka nxire
por tjetren nuk e dua
me timen jam shume mire,
 

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 07-09-2008, 02:25:46
SHKOJ...

Shkoj per te mos  kthyer
ne vendin e harruar.
Shkoj per t'u denuar 
me zemer te coptuar.

Shkoj...Ku...!Se di
neper endrra te pajetuara.
Nga pas jane shume
dashuri te dashuruara.

Dhe koken pas se kthej
kam frike nga harrimi.
Shkoj....Po ku...!?
I denuar nga trishtimi.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 15-09-2008, 16:32:05
Ktheu...

Ne pritje te thirrjes tënde
kam humbur ne kotesine e cmendur
Vuaj largesine nga ty
dhe sytë qe kanë kohe humbur
Mos me ler ne këtë vetmi
te lutem bëhu e gjallë
Sepse ne këtë vetmi
nuk e di a mund te dalë.
Syte e tu me mungojnë...
buzët qe fjale peshperisin
Mos me lodh me ndarje
duhet sërish bashke t'ia nisim.
Kthehu dhe me kthe gezimin
pa ty veç po vuaj
Dua qe këtë apel
ta degjosh jo si e huaj.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 21-11-2008, 01:26:15
Nga:Gjoke LEKDUSHI

LUTEM

Sa here lutem ne dite
per dashuri,puthje dhe drite
Pafundesine e lutjeve te mija
e ndal vetem dashurija

Lutem dite e nate
per syte e nderruar
qe si pashe
per endrren e humbur ne vite
per rinine qe e pata harruar.

Lutem per buzet qe larg
epshojne nen nete tinzare
Lutem per syte qe lotojne
nen drita vetmitare.

Lutem per veten dhe per ty
per kedo qe shpirtin jep
per dashuri dhe paqe
per puthje dhe lumturi....

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 22-11-2008, 02:43:46
Nga:Gjoke Lekdushi

Ik deri ne kthim...

Ke ikur larg
ndoshta larg syve
larg gjemimit te zerit
larg shpirtit te vuajtur.
Mendon se je larguar
nga gjithcka qe patem
qe enderruam bashke.

Largesia eshte dhimbje
plage ne dashuri
ajo mbetet denim
per kedo ne kete bote.
Por per ne mbase do te mbeten
nje ikje ne kthim
nje ikje e pritur
per te pare ato qe duhen
ato qe puthen dhe shijohen
deri ne ekzistencen tone.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 26-01-2009, 15:36:12
Nga:Gjoke Lekdushi

NJE MISS

Bukuria jote relativitet
Mendja e shkurter,absolutitet
Syte e lotshem,makabritet
Buzet e thara mister
Zemra e hidhur ferr
Fjalet e tua parajse
Prania jote,thjesht vajze
Miss qe perendon shpejt
Shkurt je e padrejte

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 26-08-2009, 00:45:24
Nga: Gjoke Lekdushi

KU ESHTE DASHURIA

Ku e kam dashurine time...???
E humbur nder mijera mjegullime.
E harruar nga mendja ime.
Mbase nje dite do me sjelle trishtime.

Iku dashuria,u tret si kripa.
Si loti i vajzes qe zgjohet perdita.
Iku dashuria ka shkuar shume larg...
Loti i vajzes atje se kap.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 15-03-2010, 23:46:43
Nga:Gjok LEKDUSHI

Pa humbje


Ikur nga dheu te pareve
muaj,vite,dekada
akoma ne mendje mbaj
te emblat puthje
te marra ne mesnata

S'harrohen ledhatimet
s'harrohen fjalët si mjalta
gjithmonë ne vesh oshetijne
te duaaa... te duaaa... tha "nata"

Nga zemra kurr nuk shkulet
as puthja,as peshperima
te duaaa... te duaaa...
thonë zogjte
te duaa... thotë gurgellima.

Dhe mendja sërish bredh
ne nate,nën vetetima
s'kam humbur i them vetes
s'ke humbur thotë bubellima

****
Kur thyen endrrat


Vajza qe puthjen dhuroi
larg vajti,larg shkoi...

Nuk pata fatin te kem
fjalën e thënë,melhelm.

Prita,oh sa gjatë
qe te sillja sërish atë nate.

Por ajo me nuk u kthye
dhe endrra ne mes u thye...

*****
S'me harron


Nga ty prisja shume
meteper sec besoja
prane teje gjithmone
dukej sikur fluturoja .

Folem gjate e shkurt
me teper sec duhej
gjithmone ndjenja e fort
prane teje me druhej.

Poetet kane humbur gjithmone
e dija se do humbisja
por se di per cfare
serish vjen krisja.

Dhe mendja serish
tek ty me punon ende
sado jemi larg
serish mendoj me nge.

Vjen ti perhere
ne mendjen time trazuar
s'harroj puthjen tende
dhe ti s'me ke harruar.

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 16-03-2010, 12:04:44
Nga:Gjok LEKDUSHI

Kur thyen endrrat

Vajza qe puthjen dhuroi
larg vajti,larg shkoi...

Nuk pata fatin te kem
fjalën e thënë,melhelm.

Prita,oh sa gjatë
qe te sillja sërish atë nate.

Por ajo me nuk u kthye
dhe endrra ne mes u thye...


...kjo qenka sh. e bukur..:)

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 19-05-2010, 22:55:19
Nga: Gjoke Lekdushi


Cadrat....

Cadrat u ngriten
per te kundershtuar....
"fajet","vjedhjet","shkeljet"......
Qe rrjedhin dite pas dite
me te njeten ritmike,
me te njeten permbajtje.
Uria brenda tyre flet
me gjuhen e dhunes
se stomakut bosh...
Per pak ushqim...!?
Jo per pushtetin e humbur
ne 28 mije km2...
Tashme cadrat zhduken..
ne hapesiren e tmerrshme
te amoralitetit absurd
qe ndot deri ne palce
te "uriturit" brenda
dhe te "uriturit" jashte....
Kjo eshte Shqiperia..!
Paradoksi yne i palimit
pa prehje,pa liri.....
Humbur skajshmerisht
neper pyllin e urrejtjes
dhe shpreses se venitur.
E ardhmja eshte afer...
mbase dhe larg......!
Kete nuk e dine amoralet
te perdalet dhe servilet.
E di ti vendi im.....
qe u lodhe se prituri.
« Editimi i fundit: 20-05-2010, 17:54:02 nga AGRON »

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 21-05-2010, 00:54:45
Nga:Gjoke Lekdushi


Krokodili qeras djajte

Pas rremujes dhe urise
KROKODILI hapi portat.
Priti shqytaret e Shqiperise
fort gjemuan serish lodrat.

Ne nje tavoline u ulen
djajte roze edhe blu.
Nga hena zbriti lajmi
djajte jane mire ketu.

U fjalosen e vendosen
pazaret keshtu e kane.
Ne xhepat te mbushim
pa njerzia vetem s'jane.

Jemi ne,pa jane ata
djajte folen dhe thane.
Rrofte e qofte Krokodili
te tjeret sapunin hane.

Si u denden mire e mire
si u lodhen nga e pira.
Djajte iken ne erresire
se s'bejne pune te mira.

Shqyen syte europianet
si soj ndryshe keta te dy.
Ne u flasim per te mire
keta lozin vec me sy....

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 24-05-2010, 01:43:32
Nga: Gjoke Lekdushi


Mallkim i humbur...


Mallkimi me eshte qepur pas
me ndjek kudo,une se ngas...

Do lodhet se ndjekuri mua
do ta kuptoj qe se dua......

Nje dite,nuk e di se kur
do lodhet deri ne lekure...

Do te me thote gjith inat
po iki me mire,se ti je lugat.

Dhe une me ne fund do qesh
mbase do ti blej dhe peshqesh.

Mbase dicka tjeter do ti dhuroj
nje tjeter si une,mos te ndeshkoj.

Temat e fundit