×

Daniel Gazulli

· 4 · 329

Daniel Gazulli

· 4 · 329

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 29-12-2013, 12:40:59
Nate

Natë.
Bie shi.
Errësina ka ndehë
pushtetin e saj mbi qytet.
Në shpirtin tim
–diell,
që ndrin tejembanë
një andërr të magjishme,
atje larg …
larg ……….

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 29-12-2013, 12:41:27
Me një kangë në buzë
ec rrugës së porsazgjueme
tue shkue
në takimin me të papritunat e ditës
dhe shpresë se mes të papritunave
do të jetë qielli i përmbysun i synit tand.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 29-12-2013, 12:41:56
PËRSËRI NESËR

Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande,
them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj,
dhe ndjej
se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan
puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era;
ai fllad arrin deri tek unë
bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit,
ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine,
ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës
në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit.
Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj
aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem,
le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja,
të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron
si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës
e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë,
e ashtu të harrohem.
Kur telefonin mbyll,
më duket sikur gjithçka tretet në një re gri,
si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja,
dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet
e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien,
si në një fund vjeshte, por them,
jo jo, dallendyshet do të kthehen,
e nesër e përsëri
gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#3 ne: 29-12-2013, 12:42:43
PUTHMË DHE NJË HERË

Ç'je tretë në mendime,
e dashuna ime?
Gazin në cep të buzëve
çfarë ta miklon?
Merr një tulipan
dhe hidhe në ujëvarë,
të kthehen valët n' ylber
e t'i japin dritë vështrimit tand.
Sonte i kuq perëndimi ish.
E zjarrtë nata do të jetë.
Kokën struk në gjoksin tim,
prehje të ambël do të gjesh.
Ç'je tretë në mendime,
e mira ime?
Puthmë dhe një herë
në do të flesh.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super