×

Dashuri e ndaluar.

Dashuri e ndaluar.

· 74 · 11712

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
ne: 03-10-2005, 07:33:52
Dashuri e ndaluar.

Ne nje qytet te vogel, jetonte nje njeri shume i pasur me emrin Xhavit.Ai kishte aktivitete tregtare te shumte, por me fitimprures kishte nje kantier ndertimi.Gjithcka Xhaviti e shikonte ne syrin e interesit material dhe per te arritur synimet e tij, perdorte cdo rruge te mundeshme.
Urdherat e tij kishin bere sa e sa zemra te tronditen, kishin bere nena e femije te qanin, sy te lotonin,dashuri te ndahen,shpirtera te vajtonin…
Ketij njeriu te verbuar pas pasurise, edhe po ti falje gjysmen e botes nuk do te ngopej, por do te pyeste menjehere"po gjysmen tjeter kush e ka"?
Megjithate kishte nje djale me zemer te bardhe si bora e porsarene, nje njeri me zemer te madhe, i edukuar ne forme te shkelqyer.Emri i tij ishte Enes dhe vetem mbiemrin kish te ngjashem me te atin i cili megjithese i lig, djalin nuk kishte pranuar ta beje si vetveten. E kishte derguar ne shkolle, dhe sapo kishte dale nje nder studentet me te mire ne fakultetin e Inxhinierise.Ishte miresia vete, nuk thone kot :"nga ferra del trendafili".
Enesi tashme 23 vjecar kishte kohe qe njihej me nje vajze qe rrjedhte nga nje familje e varfer, Nadia quhej.Ishte bukuria vete.Me vetullat e saj te shendritshme si te ishin te veshura ne argjend, te gdhendura, si nje hene e ngrene, me nje fytyre rrumbullake, dhe nje nishan te madh qe kishte nen buze…
Enesi e donte ate marresizht, e kush nuk mund ta donte kete perri, pervec atyre qe i kishte verbuar paraja.
Xhaviti megjithese e donte shume te birin, nuk mund te lejonte qe ai te martohej me nje vajze kaq te varfer.Ai kerkonte qe i biri te merrte nje vajze me pozite, te shkolluar e jo si Nadia e cila ishte shkeputur nga shkolla qe ne klase te 7-te kur i vdiq e jema.
Nadia jetonte me babane e saj te semure ne nje shtepi gjysem te shembur dhe askujt nuk i binte ndermend per te, pervec Enesit i cili per cdo dite do te trokiste ne deren e saj dhe do te merrte te shkruar listen e gjerave ditore qe i duheshin.
Qe te dy ata mendonin se po te ishin te vendosur ne kete dashuri nuk kishte force qe ti ndaje, madje edhe Xhaviti me ose pa dashje do pajtohej me kete vendim.
Nje dite Xhaviti i thote te birit: Biri im, ti tashme u rrite, u bere burre dhe duhet te behesh zot i vetvetes.Kam menduar te te nis larg ne nje udhtim pune.Une dalengadale po plakem dhe duhet te te mesoj shume gjera rreth biznesit qe shkolla nuk ti meson dot.Gjithcka qe kam eshte e jotja por ama kjo nuk do te thote qe ti te mos perpiqesh,ndaj behu gati qe pasneser te nisesh.
Enesi fillimisht u gezua qe me ne fund babai filloi te pranonte qe ai ishte nje i rritur, por gezimin e theu  fytyra e bukur e Nadias e cila do ti mungonte gjate udhetimit te tij.
Rendi i merzitur ne shtepine e Nadias,dhe e vuri ate ne dijeni qe do te largohej per disa jave, pune tregtie, por ti mos u merzit, une do te jem gjithmone afer teje , zemra kurre nuk do te te harroje, gjuha ime do te jete a largur gjithmone ne permendjen e emrit tend Nadia, dhe ne gjume do te te enderroj vetem ty.
Ne fillim ajo, u merzit sepse Enesi ishte i vetmi njeri qe i gjendej ne cdo cast, dhe meqe nuk i dilte dot nga goja fjala "ik" pohoi me koke. Enesi e perqafoi fort dhe i rreshkiten lotet pike pike, sikur ta shikonte per te fundit here.
Ne momentin e ndarjes ai nuk harroi qe ti linte edhe disa te holla dhe ti premtonte se do bente cmos qe te kthehej sa me shpejt.
Nadia ashtu e hutuar sic ishte, mori ne dore parate dhe dicka deshi te nxjerre nga laringu, mirepo nuk e la Enesi.
Mos ma shto akoma merzine e dashur, eshte vetem ceshjte ditesh, une do kthehem dhe do te mendojme me gjate rreth marteses, te jetojme te ty te lumtur e te gezuar. Ne jemi te dy me nje shpirt, me nje zemer dhe nuk mund te jetojme larg njeri-tjetrit.Nuk te shoh dot te jetosh ne kete shtepi.Kjo eshte ndoshta shtepia me ne keqe qe ka qyteti por me e dashura per mua, pasi ketu jeton njeriu qe me sjell freski e lumturi, ketu jeton drita e syve te mi, te cilen duhet ta le te vetmuar per disa kohe.
Keto fjale tha Enesi dhe iku duke kthyer koken prapa cdo dy metra.
Edhe Nadia e percolli, me nje shikim te dhembshem dhe si padashje filluan ti rreshqasin lotet te cilet lagen nishanin e madh qe kishte nen buze.
Nga perlotja edhe faqet e kuqe si nje biskote u lagen, dhe loti qe pikonte gjithnje e me shume sikur i thosh:A ka me te rende se une? Rete e formuara nga lotet e Nadias u ngriten deri në horizont dhe filluan te pikonin kudo mbi qytet,cdo pike loti qe pikonte lexohej , kishte nje kuptim te vecante, dhe te tera bulat e lotit formonin nje poezi ndarje qe e recitonte zemra e te dy te rinjve.

Ne u ndame ne erresire
Jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumire
Zemres nuk i tha.

Do bashkohemi ne drite
Kete e dime mire
Prandaj zemer mos i thuaj
Zemres lamtumire.

Nderkohe, Enesi humbi ne kethese dhe Nadias i mbeti dora pershendetese lart e ngritur si te ishte statuje.
U fut brenda shtepise se vjeter,e cila tashme i dukej si varr, dhe kridhej ne trishtim.
Dicka te madhe mbante Nadia brenda gjoksit, dicka qe nuk mundi ta shprehe sa ishte Enesi aty.
Ditet kalonin pak ngadale, nuk kishte njeri ti shtynte.
Nadia merzitej dhe demoralizohej per cdo dite gje qe e vuri re edhe babai i saj.Fillimisht u hoq sikur nuk kuptoi qe Nadia eshte e trembur dhe e trishtuar ,por me pas nuk nguroi ta pyese:Cke o bija ime qe te shoh kaq te merzitur?
E di qe te kam munduar, te hoqa nga shkolla per te te bere shebertoren time, te kerkoj te falur.
Une te shkaterrova, por ama nuk kisha tjeter vec teje o drita ime.
Ne kohe kur shoqet e tua loznin e qeshnin,kur ato rrinin mbi libra, ti rrije mbi koken time. Ty te kam pasur djale, ty te kam pasur vajze, ty te kam pasur gjithcka,  ti je e vetmja qe me ke mbetur ne kete bote o drita e syve te mi.E di qe nuk te kam ngopur dot as me buke, madje qe as kam pasur mundesi te te blej nje rrobe te re, nderkohe qe shoqet tuaja visheshin si mos me mire.Fliste babai i gjore dhe lotet i mbuluan fytyren e rrudhur ca nga semundja e gjate e ca nga pleqeria.
Edhe Nadia qau, perqafoi babane fort,dhe i tha: te betohem baba qe nuk jam merzitur me ty, ti me rrite e me bere kaq sa jam,me edukove, sa here mbaj mend qe me ngrije hopa si nje kukull drejt llampes…
Se ke idene sa e gezuar isha kur ktheheshe ne shtepi nga puna e rende, isha aq e gezuar sa rendja me vrap te te hapja deren perpara nenes.
Me pas te hidhesha ne qafe e qendroja minuta te tera ne perqafimin tend.
Me rrite qe te me kesh prane ne keto momente te veshtira, ndaj mos ma permend sherbimin sepse nuk po bej asgje me shume nga cme takon.
Ti nuk ke askend ku te perplasesh, por ama as une nuk…
Deshi te thote se edhe une nuk kam asnje tjeter pervec teje ne kete bote, por i erdhi ndermend fytyra e Enesit sikur i thonte:Kaq shpejt me harrove?
Me pas mbizoteroi nje heshtje e thate,baba e bije prisnin qe njeri prej tyre te thyeje heshtjen.Nderkohe u degjua zeri i dobet i babait.
Po atehere cfare ke o bija ime qe rri kaq e merzitur? C'fare ke qe nuk ve asgje ne goje? Mos valle je e semure?
Jo, u pergjigj Nadia, tjeter gje kam por nuk jam ne gjendje te te them momentalisht, megjithese te dua shume.
Jo, ngulmoi Babai me vendosmeri, une dua te di cfare te ben te vuash kaq shume, dhe te lutem me trego mos mi shto dhimbjet ende.
Me ne fund Nadia i tregoi nje pjese te historise, dhe turpi e mbuloi te teren, faqja e saj u skuq si nje qershi e porsapjekur.
Enesi njihej per zemren e tij te bardhe dhe te gjithe flisnin per te ne qytet.Edhe babai i Nadias kishte degjuar per te, befas e mbuloi gezimi ne fytyre dhe u gezua qe e bija e tij, tashme do te kishte nje tjeter jete.
Per kete merzitesh i thote me cudi? Mos valle mendon se une mund te te prish lumturine ty o bija ime? Ti do te jesh bashkeshortja e nje njeriu te ndershem, nje njeriu te respektuar, te dashur tek te gjithe.Ti deri tani ke mbjellur vec miresi dhe tashme do korresh ate cka mbolle.
Joooooooo, jo briti Nadia, une kam bere edhe nje gabim te madh qe po me rendon kaq shume sa nuk mund ta mbledh veten,mezi pres te kthehet Enesi e ti tregoj.
Po ma trego o bija ime sepse cdo gabim ndreqet. Jo kundershtoi Nadia me force, jooo.
Te lutem, te lutem, pergjerohej dhe qante babai derisa Nadias ju mbush mendja te tregonte tere te verteten pasi nuk kishte kuptim qe edhe i ati te vuante per kete "gabim". Une … Une… he pra bije fol, ngulmon Babai si per ti dhene zemer.
Une pres…Mos u merzit qeshi Babai, pune ditesh eshte do te kthehet Enesi.
Jo thote Nadia une… He pra cfare ti? Une … Une  pres nje femije.
Si i thote babai? Po po, pres nje femije me Enesin.Babait filluan ti erresohen syte, fytyra ti skuqej, rrudhat ti shtohen, gjaku filloi ti qarkulloje me shpejt se zakonisht, ju duk sikur tavani i shtepise se vjeter ju shemb mbi koke, dhe briti: perjashta, perjashta… Bertiti aq shume sa mezi mbushej me fryme.
Jo baba te lutem, ja priti e bija, te lutem…Jashte , jashte perseriste goja e babait por ama jo edhe zemra.
Deshi s'deshi ju bind urdherit te babait, mori nje bluze te vjeter e cila me shume kishte lecka te arnuara sesa copen e saj arigjinale.Mori edhe nje batanije dhe doli jashte ne kopesht te fleje.
Ku kishte gjume,i ftohti nga njera ane, Enesi dhe babai nga ana tjeter…
Duke qene ne kete gjendje te rende psikologjike i shkoi ne mendje te vrase veten.
Donte te jetonte,por nuk duronte dot qe ta tregonin ne gisht si nje imorale, nuk donte qe te thonin njerezit"e bija e filanit".Megjithate ndryshoi mendje,i erdhi keq per Enesin qe e donte aq shume,i erdhi keq qe edhe per babane qe do te mbetej fare i vetem, i erdhi keq edhe per femijen qe kishte brenda barkut te saj.
Duke menduar ne kete gjendje e zuri gjumi, sepse ishte raskapitur gjithe diten pas puneve te rendomta.
Nderkohe babai i saj nuk kishte gjume,nuk i shkonte kurre ndermend qe e bija te kish bere dicka te tille.E donte shume te bijen, dita qe kishte lindur ajo kishte qene me e lumtura e jetes se tij.Ajo ishte e vetmja qe i kishte sjelle kaq hare dhe qe i bente me te lehta dhimbjet e semundjes se pasherueshme.
Sa gjera kujtonte babai… I binin ne mend castet kur e percillte per ne shkolle,momentet kur e merte nga shkolla.I kujtohej edhe koha kur kishte pasur ditelindjen dhe Nadia i kishte bere nje dhurate te cilen e kishte blere me parate e kursyera nga cokollatat.
Kujtonte babai dhe qante, derisa ne nje moment e mblodhi veten, duke thene: A ka njeri qe nuk gabon?A mund te hidhet tutje nje roman nese nuk na pelqen kapaku i tij?
A mund ta shkel me kembe tere sherbimin e sakrificen qe beri per mua ime bije?
O Zot… O Zot me fal, me fal, me faaaal, si munda te mohoj time bije…
Kaq tha babai, mblodhi tere forcat te ngrihej ne kembe dhe pasi provoi disa here rradhazi u ngrit dhe doli kembadoras ne kopesht te gjente te bijen.
Me ne fund e pa ne kopesht ku e kishte mberthyer gjumi, fytyra i ishte nxire nga te ftohtet, lotet i kishin ngrire ne te dy syte.
I thirri:Ngrihu Nadia dhe fale babane… e shterngoi fort ne qafe, madje e puthi midis dy syve ne ballin e vogel.
E mori, brenda te flinte dhe e qetesoi qe cdo gje do te shkonte per mrekulli. Une kam degjuar per kete djale, ai eshte shume i dashur dhe nuk ka pasur qellim te luaje me ty.
Qe neser do te vete te flas me babane e tij Xhavitin, do ti tregoj fill e per pe.
Nadias i shkelqyen te dy syte e kaltert, syte i qeshen dhe akulli qe kishte zene rrenje ne zgavrat e tyre u shkri nga loti i nxehte i gezimit.
Me pas ashtu e lumtur, perqafoi fort babane dhe qendroi per minuta te tera ne perqafimin e tij.Nderkohe, qe lote gezimi dhe dhebjeje rridhnin ngateruar nga syte e te dyve.


Kaq per sot e vazhdoj kur te kem kohe...








  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#1 ne: 13-11-2005, 17:25:23
Me pas Baba e bije u futen serish brenda te kalojne adhe pjesen e mbetur te nates.
i fiken dritat, mbyllen kapaket e syve dhe i zuri gjumi.
Nadia tere kohen e gjumit pa Enesin ne enderr, sikur ju afrua prane me nje trendafil te kuq ne dore, dhe dhuroi dhe nderkohe deshi ta puthe.Mirepo enderren e bukur e prishi dielli i zjarrte i cili i beri shenje Nadias se kishte ardhur koha te zgjohej.
Keshtu mbaroi enderra e bukur,Nadia u ngrit te merrej me punet e mengjesit. Nderkohe edhe Babait i doli gjumi,por kete here ndryshe nga ditet e tjera.Ai kishte vendosur te ndihmoje te bijen dhe nuk i ndjeu aspak dhimbjet qe kishte ne tere trupin. Pasi beri sikur hengri nja dy kafshata buke, mori ilacet e zakoneshme te mengjesit, nje shkop ne dore dhe u nis per ne shtepine e Xhavitit.
Njerezit cuditeshin tek e shihnin, c'hall mund te kete thone qe del ne kete gjendje?!
Pasi beri disa pushime rradhazi vuri re se kembet po i dobesoheshin por ama nuk deshi te kthehej mbrapsh.Here ulej here ngrihej derisa arriti tek shtepia e Xhavitit qe ngjante me shume me nje keshtjelle mbreterore, me nje kopesht te madh,e me nje oborr mjaft te gjere rreth e rrotull.
Trokiti ne porten e jashtme dhe menjehere porta u hap nga nje djale i ri rreth te njezet e pesave.Urdheroni zoteri, ce mire ju ka sjelle?
Doja te kakoja pak Te zotin e kesaj shtepie, e kam mik i thote.
Po menjehere thote portieri, te shpie une deri tek ai.
Portieri perpara dhe miku nga pas po ngjiteshin tek dhoma e pritjes se Xhavitit. Portierit ju desh qe disa here rradhazi ta ndihmonte mikun e semure, pasi e vuri re qe po e linin forcat.
Me ne fund arriten dhe Xhaviti sapo e pa ja priti :Urdheroni, urdheroni… e si mund tju ndihmoj? Nderkohe qe i beri shenje sherbyeses qe ti sjelle dicka per te qerasur mikun.
Jo jo, ja priti, nuk dua asgje ngase nuk ndjehem as mire por do te lutesha te me kushtonit nga koha juaj e shtrenjete vetem dhjete minuta.
Patjeter ju pergjigj Xhaviti dhe ju beri shenje te gjithe njerezve te huaj te dalin, pervec njerit qe quhej Hamad.
Te Hamadi besonte shume,e kishte si krahun e tij te djathte, me ate i bente pazaret e ndyra, ai e ndihmonte te lante hesapet me njerezit qe mundoheshin te mos i nenshtrohen.
Hamadi vete, ishte njeri me zemer tigri, kishte lindur per te bere keq dhe nuk kenaqej pervec ne kete menyre.
Ai kishte nevoje ti bente keq njeriut ashtu sic ka njeriu nevoje per ajer.
Por megjithate kishte arritur te fitonte simpatine e pasanikut me te madh te qytetit madje te ishte me i aferti I tij.
A mund te flas ja priti miku?
Po i thote xhaviti, tani po, me trego fill e per pe ku e ke hallin dhe une do te te ndihmoj.
Xhaviti kushedi mendonte se kishte nevoje per ndonje para per te blere ilacet ndaj nuk e vuri shume ujin ne zjarr.
Kur e pa se mysafiri nuk po dinte nga t'ja nise si per ti dhene kurajo i tha: He pra me trego si e ke hallin?
Aman i thote. po qe baba, halle e probleme ke, sepse ti je baba vete dhe e di sa vlen dashuria e femijes, e di se cfare do te thote te kesh femije…
Shpejegohu pak me qarte foli Xhaviti, me trego ku do te dalesh?
Qe te mos zgjatem po ta tregoj si qendron puna me dy fjale: Vajza ime dhe djali juaj dashurohen.
Si ja priti xhaviti?! Jo jo nuk ka mundesi, nuk ka mundesi…
Po po, eshte me se e vertete, ime bije pret nje femije, dhe per disa muaj do behemi gjysher, qe te dy.
Jo bertiti xhaviti i inatosur,jooo Enesi im besoj qe nuk e njeh fare tet bije dhe do ju lutesha te mos ja vini atij kete faj. Atehre ta pyesim i thote?
Ke te pyesim thote xhaviti? Enesi eshte i fejuar dhe per pak dike do te martohet dhe i permendi nje emer te nje qyteti te larget.
Po me ke,qenka fejuar dhe kur keshtu? Eshte fejuar qe perpara kater muajsh me vajzen e nje deputeti dhe as qe do tja dije per bijen e nje leckamani si puna jote,e madje as qe ka ndermend te kthehet me ketu per te jetuar.
Ne ate cast Babai u ndje keq, nuk deshi me te fliste asnje fjale, dhe u ndje aq i zhgenjyer nga Enesi sa edhe kembet i dridheshin.
Me te vertete nga ferra del lulja ja priti, po si nuk me vajti mendja qe prape lule ferre mbetet ajo?!
Doli jashte shtepise madheshtore i cila ne dalje nuk ju duk me aq e bukur sa ne fillim, por ngjau me nje burg te vertete ku ishin denuar te rrinin aty njerez te ligj si xhaviti .
Nderkohe per pak filoi edhe nje shi i bute, dhe babai i gjore here rrezohej e here ngrihej derisa me ne fund arriti te hyje deri ne pragun e shtepise ku u shemb ne toke si nje bust.
Fryma i merrej , gjuha i iku, vendi po i erresohej dhe zemra filloi ti rrihte shume ngadale.
Mblodhi forcat, perqafoi Nadian, dhe i tha vetem me dy fjale, qe Enesi eshte i fejuar, ndaj kujsedu per veten dhe per femijen tend.
Kaq tha babai i mjere, dhe zemra e tij beri tik takun e fundit . Nadia ne ate moment uleriu aq fort saqe u thyen edhe tjegullat e vjetera te shtepise.Nderkohe ja mbylli te dy syte babait te saj dhe e perqafoi serish duke ndjere veten fajtore per vdekjen e tij.
Zemra e saj nuk donte ta besonte qe Enesi eshte fejuar, ajo e dinte qe ai e donte shume dhe qe do te kthehej shume shpejt.
Nderkohe qe Xhaviti po mundohej tani si ta zgjidhte kete problem, pasi I biri do te kthehej shume shpejt, dhe do te dilte genjeshtera e tij ne shesh.Jo vetem kaq por do pranonte publikisht edhe atesine e femijes me Nadian dhe enderra e Xhavitit per ta martuar me nje grua me pozite do shkaterrohej.
Nderkohe qe nderhyri Hamadi:Mos u merzitni Zoteri keto pune do i ndreq une perpara se te vije Enesi, ndaj qetesohuni, dhe mos e mbani mendjen fare ketu.
Xhaviti buzeqeshi, dhe me kete buzeqeshje kuptohej fleteleja per Hamadin, te merrej me zhdukjen e Nadias.
Do te nisem qe tani, tha Hamadi sepse ti e di qe nuk te shoh dot te rrish ne siklet.
Kaq tha dhe u nis, nderkohe pasi pyeti disa njerez per shtepine e Nadias i treguan me gisht germadhen e vjeter, por per cudi ne te kishte shume njerez?
Cte kete ngjare tha me vete?
U afrua edhe me shume dhe ndjeu vaj, te bertitura edhe te qara dhe e kuptoi qe mysafiri qe kishte pasur perballe para disa oresh kishte dhene shpirt.
Nuk i mbeti tjeter pervecse te largohej dhe ta linte kete pune pas disa ditesh, sa te qetesohej pak gjendja, nderkohe qe as Enesi nuk ishte kthyer.
Kaloi nje jave dhe Nadia ishte krejt e vetme, por ishte shpresa dhe dashuria qe kishte per Enesin ajo qe i jepte force, ajo ishte e sigurte qe sapo ai te kthehej cdo gje do te merrte fund.
Nderkohe, nje nate vone, bie dera. Kush mund te jete valle ne kete ore mendoi ajo?
Menjehere i vajti mendja tek Enesi, zemra i rrahu fort dhe rendi me vrap te hape deren. Mirepo…
Shtangu ne vend ,kur perballe saj pa nje njeri me nje corap te zi mbi koke, sikur te kishte pikuar nga oxhaku me bloze.
Nuk vonoi shume dhe njeriu filloi te ecte drejt saj. Ajo e trembur filloi te bertase me sa kishte ne koke: Ndihme, ndihme , ndihme…
Askush nuk degjonte ne ate nate te lige aq me pak qe shiu binte litar dhe kercisnin gjethet e pemeve bashke me llamarinen e nje pjese te korridorit te shtepise.
Pasi e pa qe e bertitura nuk do bente dobi i vajti ndermend te dale nga dritarja e dhomes se babait dhe tja mbathe ne anen tjeter te shtepise.
Ashtu beri kercei dritaren dhe ja filloi te vraponte sa edhe fryma po i merrej.
Nderkohe qe edhe njeriu me maske vinte me vrap pas saj.
Pasi eci disa qindra metra vuri re se njera prej kembeve rrjedhte gjak nga poshte.Me pas pa se edhe shapka i kishte humbur diku ne balte.
Hamadi rendi pas saj mirepo erresira e nates e tradhetoi dhe nuk e lejoi ta shohe Nadian. Ai gjeti shapken dhe mendoi me vete, ku do veje, perseri ketu do kthehet ndaj nuk po lodhem me sot.
Nderkohe Nadias edhe ferra tashme i dukej "Xhaferr", vetem vraponte dhe kur vuri re se nuk po e ndiqte me njeri ndaloi e ulur ne nje gur.
Kishte ecur shume dhe per afro dy ore kishte arritur ne nje fshat.
Tere naten e kaloi jashte ne shi i cili nuk i kishte lene vend pa lagur ndoshta edhe gjuhen brenda ne goje.
Vijon---

  • Postime: 32
  • Gjinia: Femer
luanita
#2 ne: 28-03-2006, 05:25:28
Ju lutem perfundoni tregimin se menxi po pres ta lexoj.

Uaa sa me futen te dridhura ky tregim...
Capkenja
#3 ne: 28-03-2006, 09:34:09
Po he o Endrit se na le ne gjemba.............

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#4 ne: 28-03-2006, 18:09:10
Oh, ju faleminderit qe me nxisni ta perfundoj, por ama nuk kam as kohe.
Megjithate tham se di i jap fund deri ne korrik.

Per kenqaqesine tuaj po pstoj edhe nje copez te vogel.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#5 ne: 28-03-2006, 18:10:57
Ishte vertete ftohte, nderkohe qe buzeqeshja e diellit ne agim paralajmeronte per nje kohe te mire.
Hipi mbi nje gur, ku rrezet e diellit binin pingul me qellim te shkrihej e thahej…Kishte kaluar vertete nje nate te lige, ndoshta me te veshtiren e jetes se saj dhe i duhej pak kohe ta kaperceje kete enderr te fikeshme.
Dikur kishte degjuar nga i gjyshi se "Zoti eshte me durimtaret" dhe tha me vete, nese eshte e vertete kjo atehere duhet te shpresoj qe Zoti nuk do me humbe, dhe padashje buzeqeshi nen vete.
Nuk dinte c'te bente, mendoi te kthehej nga kish ardhur, por ku te kthehej? Kthimi ne kasollen e vjeter do te thote vetedorezim ne kthetrat e vdekjes.
Po c'te bente atehere? Ajo skishte asnje ku te mbeshtetej, dhe i vetmi njeri qe mund ta ndihmonte ndodhej aq larg…
Megjithate fjala e gjyshit i dha nje kurajo te madhe, dhe thosh me vete:"Perse valle nuk ju kushtova me shume rendesi porosive te tij"?...
Mendoi te trokiste ne ndonje dere shtepie ne ate fshat te vogel, por i vinte dhe turp.Mendoi e mendoi por nuk pa ndonje zgjidhje me te mire se ajo dhe ju drejtua shtepise me te afert.Hyri ne oborrin e saj te rrethuar me nje gardh te drunjte mirepo nuk pa asnje levizje njeriu!!!
Eh tha me vete , sa shpejt ndryshon tradita ne popull, une e dija qe ne fshat ngrihen qe me nate, po kjo keshtu!!!
Sa me shume i afrohej deres aq me e habitur mbetej.
Erdhi deri tek dera, dhe nisi te trokase me doren e ngrire nga I ftohti…
Trokiti nje here, askush sju pergjigj, trokiti serish persri asnje reagim! Trokiti me fort por serish nuk foli njeri!
Mendoi ta hape deren por nuk e kishte zakon te hynte pa leje, me mire preferoi te qendroje pas saj derisa te zgjohen te zotet e shtepise.
Priti nje ore dhe serish asnje ze, asnje zhurme dere…
Atehere tha me vete, ndoshta do jete shtepi e braktisur sepse kish vite qe kishte filluar dyndja masive ne zonat urbane e kryesisht neper qytetet e medha.
Fshati ishte tashme dicka e dale mode, dhe nuk i plotesonte me nevojat e rinise, per argetim, clodhje e arsim…Sa keq psheretiu nder vete Nadia, ndoshta ketu nuk ka vende argetimi,por ama ben nje jete kaq te bukur, kaq te qete, ne shtepine tende ku nuk i shkon ndermend njeriu te te beje keq, njerezit jane aq te afert me njeri-tjeterin…
Duke cuar ndermend keto gjera harroi te trokase serish, dhe per pak sekonda e pa veten brenda shtepise modeste, qe nuk qe me e mire nga shtepia e saj.
Hyri brenda dhe nuk pa kembe njeriu,por disa rroba te vjetera qe ishin lene mbi nje shtrat druri, dhe nje pale tesbih lene permbi nje postiqe te leshte.nderkohe mbi oxhak kishte nje liber te shendriteshem nga kapaket qe i terhoqi vemendjen.
Ne fillim ju desh ta pastroje me nje lecke qe pa mbi krevatin e drunjte dhe me pas e hapi dhe vuri re qe ishte nje liber i shenjte qe i thonin Kuran.
Nuk kishte dijeni per kete, madje si kishte interesuar kurre ne jete,pasi nderroi disa flete, pa nje varg te tij qe e mbushi plot force e shprese:"Me te vertete pas veshtiresise vjen lehtesimi" i cili ishte perseritur dy here rradhazi.Ah ska dyshim qe keshtu do te jete tha Nadia, dhe u duk sikur ju shfaq fytyra e qeshure e Enesit ne kapakun e shendriteshem te kuranit.
Tha me vete po kete liber perse nuk e paskan marre me vete por e kane lene mbi oxhak ta permbyse pluhuri?
Megjithate i ftohti e uria e bene qe ta lere serish librin mbi oxhak, i cili heren e dyte shkelqeu edhe me shume.
U mblodh nen lecka derisa u ngroh pak dhe me pas filloi te kerkoje nese ka mbetur gabimisht ndonje gje per te shuar urine.
Pasi verejti ne nje dollap druri pa se kishte buke madje jo shume e ndenjur dhe habia i shtohej ende me shume! Megjithate e mori buken dhe pasi e theku pak ne thengjij nisi ta hante me shume uri.Nderkohe u degjua nje kercitje ne dere qe e la te shtangur per nje moment, e pas zerit te ngjirur te deres u shfaq edhe nje plak i moshuar, mbushur plot thinja ne koke, me nje mjeker te bardhe si bore e me duar te thara plotesisht sa nga i ftohti e sa nga pleqeria.
Nadia u skuq nga turpi dhe harroi te flase por u ngrit ne kembe e priste nga momenti ne moment reagimin e plakut.Priti pak sekonda por plaku nuk flet, per cudi as qe e ka vene re se ka njeri brenda ne dhome, vetem mori disa shkarpa qe kishte mbledhur dhe u drejtua drejt oxhakut.
Nadia u habit edhe me shume dhe me ne fund e theu heshtjen duke thene: Me fal qe ndoshta hyra pa leje por mendova se eshte shtepi e braktisur…
Ate cast plaku hodhi shikimin drejt kendit te dhomes nga erdhi zeri shume i habitur dhe tha jo, jo nuk ka mundesi ti ke vdekur, o Zot o Zot me dergo sa me shpejt tek ime bije, mos me ler te vuaj kaq shume ne kete bote mizore…
Nderkohe qe Nadia vuri re se kishte perpara nje njeri te verber dhe qe kishte derdhur lot, e kishte zemren cope, plot plage e andrralla.
Sa keq i erdhi per te, ju afrua dhe filloi ti fshinte piken e lotit qe i rrodhi nga syri i tij i verber.
Me fal qe ndoshta te shqetesova, por une nuk jam jot bije, jam nje vajze jetime, pa nene pa baba, pa motra e vellezer.Gjithcka qe kam eshte vetem nje njeri qe e dua shume por jeta po tregohet kaq mizore me ne…
Ate cast Nadia vuri re se se plakut po i lotonin te dy syte, dhe sa me shume degjonte aq me i shpeshte behej loti.
E degjoi tere historine e Nadias ne kembe, me pas coi duart drejt saj dhe i perkedheli koken rrumbullake, qe se kishte perkedheluar askush qe prej nates kur babai e kishte nxjerre jashte.
Me pas i gjeti edhe syte dhe filluan te fshijne lotet e njeri -tjeterit.
Qane kohe te tera ne kembe , me pas o lodhen dhe u ulen prane vatres te ngrohen e te flasin me shtruar.
Nderkohe qe Nadia nuk rendte se pyeturi dhe plaku tregonte e qante…
Sa e rende qenka jeta tha me vete, ande se paskam njohur!!!
Midis te tjerash plaku i tregoi edhe historine e bijes se tij qe kishte disa vite e vdekur, madje ne moshen me te bukur, kur kishte vendosur ta martoje, madje ja kishte blere edhe vellon e nuserise…
E kishte lene te vetem ne lot e verberi .
Ah tha plaku, e largoi Zoti prej meje, dhe e mori per vete ishte aq e mire, aq e dashur…Fundja Zoti merr te miret, sepse te ligjte ska ci duhen.
Me pas rendi ne lutje:O Zot ti e di sa po vuaj por te lutem mos u merzit nga fjalet e nje plaku matuf qe e ka keputur malli,per te bijen qe ti i more…megjithate ky qe vullneti yt dhe u plotesofte deri ne fund, u befte ashtu sic do Ti e jo si te dua une.
Pas kesaj pyeti Nadian, po ti moj bije cke vendosur te besh tani e tutje?
Ajo ju pergjigj nen ze, as vete se di cdo te bej,kam frike te kthehem por ajo qe dua, eshte te takoj dashurine time qe do vije seshpejti dhe ai do me mbroje.
Shume mire tha plaku qendro disa dite ketu dhe me vone mbase do gjejme ndonje zgjidhje.
Folen e qane derisa shkarpat u dogjen dhe plakut i duhej qe te dilte te merrte te tjera nderkohe qe kete here nuk vajti vetem por sebashku me Nadian .
Vijon----------------

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#6 ne: 28-03-2006, 23:58:08
Indriti na le ne pritje me keto vijime he te shkreten mbaroje ......ehhhh shtatanike tjetra ketu :D PLZZZ :)

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#7 ne: 29-03-2006, 13:56:45
Lisa ahahahahah, ke humbur ti apo kam humbur une?
U be kohe qe ste kisha lexuar ndonje mesazh.
Degjo gjerat e mira behen ngadale, sepse nese e doni shpejt do me mbetet ta tregoj si perralle.Mendoj se nuk doni perralla apo Jo?

Se di pse ca fjale dalin pakuptim tek shkrimi, i ndryshon forumi me dialektin qe ka qef.
Alla- Allah me cuditi fare.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#8 ne: 30-03-2006, 17:17:33
Pasi kishin marre nga nje krah te mire me dru u kthyen qe te dy brenda ne shtepi, dhe Nadia nuk ndjehej e qete derisa gjeti nje lecke dhe filloi te laje shtepine mire e mire.
Nderkohe brenda shtepise kishte rene nje qetesi e dendur.Pasi hoqi pluhurat e medha u ndje shume e lodhur, dhe mendoi te merrte nje sy gjume prane vatres.
Ashtu beri, u shtri dhe hodhi persiper nje batanije te vjeter.
Kishte mbi 24 ore qe nuk kishte mbyllur sy, kishte aq kohe qe nuk e kishte pare Enesin ne enderr…
Akoma pa mbyllur syte shfaqet imazhi simpatik i Enesit,me ate buzeqeshjen karakteristike qe e shoqeronte kudo.
Kaloi caste te bukura me kete fantazi, por jo shume gjate pasi plaku ja prishi gjumin , duke e ftuar te hane darke e te flinte siper ne krevat.
Pasi hengren gjellen qe kishte gatuar i moshuari, folen pak me njeri-tjetrin dhe vendosen te flene.
Nderkohe qe Nadia bente sikur flinte, plaku u ngrit ne gjunje, ngriti te dy duart lart dhe nisi te fliste me ze te ulet.C'te jete valle? Me ne fund e kuptoi qe ai i lutej Zotit i pergjunjur, dhe midis lutjes ishte edhe nje fraze e ngjashme me kete: "O Zot, ti je fales, e pelqen faljen, ndaj me fal mua.
O Zot me bashko sa me shpejt me time bije, nderkohe ndihmoje edhe kete vajze te mjere, nuk ka dyshim se Ti je Meshirues i madh.
Kaq tha plaku dhe u mbulua me jorgan kembe e koke.
Sa njeri i mire tha Nadia me vete, sa i sinqerte ne lutje, cfare zemre…
E nderkohe per te paren here edhe ajo ju drejtua Zotit aq sinqerisht, duke I thene, o Zot te lutem me ndihmo, dhe me mbro nga e keqja e cdo keqberesi" dhe pas kesaj ra te fleje akoma me e qete sepse ishte shume e sigurte qe Zoti nuk do ta humbte.

Vijon--

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#9 ne: 02-04-2006, 10:37:51
Tere naten pa enderra derisa enderren e fundit e grisi kenga e kendezit e cila lajmeronte se po zbardhte dita.
Hapi syte dhe per cudi nuk e pa ne krevat me plakun!!! Ku te kete vajtur mendoi me vete! Megjithate nuk ngruroi qe te dale deri ne oborr e ta kerkoje.Ah c'te bente i mjeri plak, i duhej edhe te punonte qe te mbante vetveten. Cdogje e kishte mesuar pothuaj permendesh dhe ecte aq lirisht neper oborr sa mendoje se ai sheh majft mire.
Nadia rendi ta ndihmonte megjithese nuk ju kerkua ndihme,dhe pasi mbaruan disa pune u rikthyen ne shtepi…
Kalonin oret shume shpejt dhe plaku u mesua me Nadian, por edhe Nadia me plakun madje u bene shume miq.
Nadia lante , pastronte gatuante, madje bente edhe pune te rendomta fshati dhe ndjehej mjaft e qete aty, por serish nuk i shqitej sysh portreti i te dashurit te saj qe mezi priste te kthehej.
Pasi kishin kaluar disa dite, nadia vendosi te kthehej nga kishte ardhur, dhe i premtoi Plakut se nuk do ta harronte kurre, dhe nese do te venin si duhet punet, do kthehej serish qe ta merrte edhe ate.
Plaku buzeqeshi lehte sa i shkeqeu edhe mjekera e madhe e thinjur nga urtesia.Me pas foli me ze: Jo moj bije mjafton qe ti te jsh e lumtur nderkohe une nuk kam ce dua me kete jete, dua te ndahem sa me shpejt prej saj.Kam nje mendim, qe duhet te presesh edhe disa dite qe te behet e sigurte se Enesi eshte kthyer, ndoshta dy jave …Si thua?
Nadias ne fillim ju duken shume, por e kuptoi qe plaku kish te drejte, sepse ishte me shume rrezik.U mendua disa sekonda dhe nga buza e saj si qeshi e kuqe dolen fjalet:"mire po pres edhe disa dite te tjera."
Plaku buzeqeshi serish dhe me pas u futen te dy ne shtepi per te ngrene mengjes sebashku.

Vijon...

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#10 ne: 04-04-2006, 12:40:39
Nderkohe Hamadi gjakatar, nuk la vend pa e kerkuar Nadian dhe nuk i kish vajtur ne mendje se do kishte ikur deri ne ate fshat.
Megjithate mendoi se bashku me xhavitin te sajojne nje vdekje te rreme e nje varr te rreme.
Ashtu u be, Hamadi hapi nje varr prane shtepise se Nadias dhe ne gurin e tij gdhendi emrin Nadia.
Nderkohe Enesit po i afrohej ardhja, nderkohe as qe kish qene ne korrent te ngjarjeve qe diten kur la qytetin e lindjes.Ai ishte teper i lumtur qe gjerat e tregtise i kishin shkuar aq mrekullueshem dhe pandehte se ne hyrje te qytetit do ta priste Nadia e cila e donte aq shume.Shpesh here e permendte emrin e saj, dhe ndoshta kjo permendje e beri ate qe ta kaloje sa me lehte periudhen disa javore larg saj.
Ishte ora 24 kur Enesi arriti ne qytetin e tij te lindjes, dhe per cudi kur kaloi prane shtepise se Nadias nuk pa te ndezur qofte edhe nje qiri, cte kishte ngjare valle.?
Megjithate mendoi se kane fjetur ndaj edhe nuk ndaloi aty fare, duke i thene vetes:Duro deri neser Enes.
Pasi ju afrua shtepise e priti portieri me fjalet me te mira, nderkohe me pas e priti edhe babai i tij qe e donte shume.
Pasi e pyeti per punet e biznesit, dhe si ja kishte kaluar andej i tha qetesohu sonte se neser do gdhije serish e do flasim me shtruar.
Ashtu u be, Enesi shkoi te flinte ne dhomen e tij dhe pasi pa foton e Nadias si zakonisht para gjumit mbuloi koken me jorgan.
Ne gjume ju shfaq Nadia ne enderr, sikur i afrohej por nuk arrinte ta prekte kurre, i rreshqiste porsi nimfe neper perralla, nderkohe me ne fund u degjua edhe zeri i saj i embel, qe i thonte: Si te flihet pa me pare ende?
Ato fjale ja prishen gjumin dhe brofi ne kembe.Per nje moment pa se dita kishte celur, dhe mezi po priste qe te takonte te dashuren e tij.
Sa beri te dilte pa te atin i cili e ftoi te benin nje bisede te vogel ne dhomen e tij, ku rrinte i kaperdisur edhe Hamadi .
Pasi beri si gjoja i merzitur i drejtohet te birit dhe i thote: Biri im, e di qe do te ndjehesh keq kur ta mesosh por ama duhet te te them se, nadia qe doje aq shume te la… Si! e nderpret Enesi? Po biri im, vdiq nga dhimbja per babane e saj, ska nje jave…
Jo jo, nuk ka mundesi beriti Enesi dhe rendi te dergjej ne lot.
Ne ate moment ju kujtua casti I ndarjes kur Nadia doti ti tregoje dicka e ky nuk e lejoi…
E derguan edhe tek varri i rreme dhe ai qau shume, bisedoi ore te tera me gurin e varrit, e puthte , e perqafote , i kerkonte te falur…
Nje here mendoi ta hape varrin, ndoshta nuk eshte kalbur ende dhe ta shihte per te fundit here.Ndonjehere mendonte se mos ka ardhur ndonje shtrige e ka helmuar si borebardhen dhe prêt puthjen e zgjimit.
Eh tha me vete,nuk mjaftoi qe e lashe te vetme por edhe tani te mos e le te prehet e qete prane Zotit te saj.
Kaq tha Enesi dhe nuk u lodh te merrej ende me enderra e aventura te cilat vetem ne perralla mund te beheshin realitet.
Ish bere tamam si i skalitur dhe ndjehej shume fajtor qe iku aq larg saj.
Eh, qante me gjithe shpirt, por nuk dinte cte bente, here here i kujtohej ajo, fjalet e saj, pershendetja e fundit me dore, puthjet e ngrohta,fjala qe do thonte ne ndarje, dhimbja shtohej edhe me shume kur i erdhen nder mend vargjet e poezise se lamtumires:
Ne u ndame ne erresire
Jeta ndarje ka
Porse zemra lamtumire
Zemres nuk i tha.

Do bashkohemi ne drite
Kete e dime mire
Prandaj zemer mos i thuaj
Zemres lamtumire.

Keto vargje i shqiptoi Enesi deri tek hyrja e keshtjelles se tij.
Kur hyri net e nuk pershendeti asnje, madje as Hamadin qe rrinte ulur mbi nje karrige ne oborr.
Hamadi si gjoja i perndjekur nga kjo sjellje nisi ti flase, por ama jo shume gjate sepse Enesi nuk ja vuri veshin, madje e kercenoi se nuk do ta kesh te gjate ketu ne kete shtepi.
Me pas filluan te debatojne ashper, fjala nxirrte fjalen, debati debatin, fjalet zgjateshin pa nevoje e beheshin terkuze.
Sherrin e ndaloi Xhaviti, i cili ju hakerrua te dyve ti linin keto muhabete, nderkohe filloi te perkedhele koken e te birit i cili ishte teper i vrare shpirterisht.
Pasi e pa qe u qetesua disi, nisi ti flase me dashurine e nje prindi.
Biri im, tashme u rrite, nuk je me ai filizi i vogel qe dikur e ngrija drejt llampes dhe e genjeja me nje cokollate.
Une te kam dashur dhe te dua shume, madje kam bere gjithcka qe ti te jesh i lumtur,nderkohe qe gjendja jote me shqeteson ma keput shpirtin…
Kam vendosur te te martoj me nje vajze shume te mire,rrjedh nga nje fis i madh e mjaft i njohur, babai i saj eshte deputet nje nje njeri me emer.
Mendoj se kjo eshte bashkeshortja ideale per ty.
Enesi nuk duroi dot derisa te mbaronte fjalet por e nderpreu duke i thene:Prandaj dhe me dergove larg, te me ndash nga ajo qe doja me te vertete?
E di qe jeta e saj nuk varej nga ti, por ama nuk e deshe kurre…
Fliste e fliste Enesi e lotet i rrjedhnin faqeve si rrjedh ujevara nga shkembi.
Hamadi nderkohe nderhyri duke i thene: si i flet babait ne ate gjuhe? Enesi i pergjigjet, sido qe ti flas perseri e dua me shume nga ti, sepse e kam baba, nderkohe qe ti do parate e tij e jo tim ate ne te vertete.
Hamadi u mundua te fliste, por Xhaviti e nderpreu duke i thene :Hesht, madje i kerkoi te dilte jashte ne oborr.
Pasi doli Hamadi, u ul prane te birit ne nje kulltuk dhe shpesh here mundohej ti tregonte te verteten, por kishte frike.
Kishte frike se ne kete menyre do ta humbte te birin sepse e dite fare mire se kush ishte Nadia per te.
Nderkohe edhe nuk ja lejonte vetes te fuste ne shtepi nje vajze te varfer qe nuk kishte as tete klase shkolle.
Cdo thonin njerezit? C'do thonin shoket e tij? Pastaj nje djale i pasur duhej te kishte perkrahu nje vajze qe merrte vesh nga jeta e jo Nadia, qe gjithsej nje pale rroba kish pasur.
U mundua disa here ti thonte por nuk i folte goja, si bente zemra…
Por ama mblodhi forcat ti thote edhe nje here te mendohej per propozimin qe i dha me pare.
Enesi jo vetem qe nuk e pranoi fejesen ende pa u kalbur Nadia, por i kerkoi te Atit qe ti jepte leje te jetonte i vetem.
I tha qe nuk dua asgje prej pasurise tende, te falenderoj qe me edukove , me bere ky qe jam, me arsimove, por do perpiqem ta perballoj jeten vete tashme.
Jo i pergjigjet Xhaviti, si mund te te le, une gjithcka qe kam e kam per ty, nje djale kam dhe nuk dua te jam larg tij.
Nese ti nuk do, atehere po iki une ja preu Enesi dhe u fute ne dhomen e tij te beje gati gjerat e nevojeshme.
Xhaviti u mundua ta binde por qe e kote, tashme ai kishte vendosur ta bente dhe u nis, ne nje qytet ne veri te vendit.
Megjithate kur iku mezi pranoi te merrte prej te Atit disa para qe do i duheshin fillimisht.

  • Postime: 5949
SmiLey
#11 ne: 04-04-2006, 13:58:56
Kesaj radhe po, qe ia bere 'forra', se paske shkrujt ene gjith kete :D
Na lodhe duke prit ore :-[ ndaj ec icik me shpesh e mbaroje kete tregim :)


  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#12 ne: 05-04-2006, 04:06:59
Smiley ne fafk kisha bindjen se shkrimet e gjata tip carcafi si lecon njeri, por paskam menduar gabim.

Ps. kam thene qe deri ne korrik do jete perfunduar, aty te prisni ahahahahha.
Ja edhe nje cope per qefin tend:) edhe te te tjareve sigurisht:D

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#13 ne: 05-04-2006, 04:08:07
Ps. I kam rene pak shkurt qe te arrij ta perfundoj.


Kishin kaluar afro shtate dite kur Enesi ishte larguar dhe Xhavitit ju kish coroditur gjumi.Nuk dinte asgje per te, ku jeton si eshte me shendet.
E si mund te flinte, e kishte te vetmin djale.
Netet ishin teper te gjata, nderkohe qe oreksi pothuaj i kish humbur. Atehere e kuptoi se cdo te thote te ndjesh mall dhe dhimbje, sepse nuk ka thene kot Nastradini i zgjuar: Le te me vizitoje ai qe ka rene nga dardha…
Cdo cast rrinte e mendonte, qante e qortonte veten qe nuk mundi te beje per vete te vetmin djale, ndoshta tani e kuptoi qe te jesh i pasur nuk do te thote te jesh edhe i dashur tek te tjeret, madje edhe nese keto jane njerezit me te afert…
Tere nata i shkoi ne autokritike dhe vetegjykim, nderkohe me te gdhire mori makinen e tij dhe u nis drejt qytetit ku gjendej i biri, nuk rrinte dot pa te, dhe nese nuk e bindte te kthehej vendosi qe te jetoje me te atje.
Fundja keshtjella e tij ishte nga me te dashurat, por ama kurre nuk e zevendesonte dashurine e Enesit.
Tere rrugen e kaloi keshtu, dhe ne hyrje te qytetit verior pa nje lypes, i cili kish ndaluar ne nje kryqezim dhe perfitonte nga koha e trafikut per te lypur dicka nga ato qe kane zemer, dhembshuri e meshire te japin.
Edhe pasaniku koprac kete here e zbuti zemren, futi doren ne xhep dhe nxori dicka qe e gezoi pamase lypsin, i cili edhe e uroi me pas.
I ra rrotull qytetit, por nuk dinte ku te shkonte, i biri si kish lene asnje adrese…
Pasi nuk la rruge pa shkelur, mendoi te shkonte tek nje mik i tij qe gezonte portofolin e deputetit,kish kohe pa e pare, por edhe mund ti vinte ne ndihme ndoshta.
Ashtu beri, i dha gaz makines dhe per pak min u gjend perballe portes se tij,nderkohe qe roja sapo e pa nuk u lodh ta pyese kush eshte por e hapi porten menjehere me nje respekt te papare.Eh, tha me vete Xhaviti, nuk respektohem une por paraja ime, megjithate i erdhi mire per kete pritje.
U ul, ndenjen se bashku, hengren pine dhe Xhaviti i tegoi hallin e tij me te birin.Qetesohu i thote miku, ky qytet eshte i vogel dhe per pak kohe do e gjejme.Shkoi ne cep te dhomes ku rrinte telefoni dhe foli me dike,nderkohe xhaviti as qe e mori vesh cfare i tha por mbajti mend qe miku i tij e porositi qe sa me pare…
Nuk kishte kaluar, as nje ore kur ra tel dhe erdhi adresa e re e Enesit, Xhaviti u be me krahe, perqafoi mikun e tij dhe i kerkoi leje…
Jo ja priti, do ikim te dy sebashku dhe ashtu bene.
Ishte ora diku gjashte pasdite nderkohe qe enesi po shkruante nje ditar te shkurter, dihej se cfare pasi ende ishte i tronditur nga ajo qe ndodhi.
Ishte ulur mbi nje divan dhe shfletonte albumet, kur ne cdo vend dilte portreti i Nadias per te cilen e kishte marre malli.
E shihte dhe qante. Lotet si komandonte dot, shpesh here fliste me vete dhe me foton e Nadias, derisa biseden e tij e nderpreu zilja e deres.
Kush te jete valle mendoi Enesi? Megjithese pak i habitur u drejtua drejt deres dhe kur cte shihte, babai i tij priste ne kembe i cili me nje ze te ngjirur i kerkoi leje te futej brenda.
Sigurisht ju pergjigj Enesi, dhe e perqafoi fill pasi takoi ate qe e shoqeronte.
U futen Brenda dhe folen gjate,nderkohe qe dhe dielli perendoi.
Pasi shprehen keqardhjen per cfare ndodhi,Xhaviti ju lut te birit qe te kthehej ne shtepi,nuk ka kuptim te vazhdojme ende keshtu…
Nderkohe ende nuk e kishte hequr nga mendja kerkesen e tij per ta fejuar me vajzen e nje njeriu me pozite qe tashme ndodhej midis tyre.
I shkonte krushqia me te,ishin nje tip, kishin nje zemer, por ama nuk u ngut ta permedte ne ate moment.
Nderkohe miku i tij kerkoi leje te largohet dhe nuk harroi ti ftonte qe te dy per darke.
Do te vijme me gjithe qef, ja ktheu Xhaviti, nderkohe qe Enesi heshti, dhe dihet qe heshtja ne keto raste merret si miratim.
Pasi ndenjen edhe pak, te dy vendosen te shkonin aty ku ishin te ftuar.
Shoku i babait i priti shume mire, madje kjo pritje sikur ja haqi pak merzine e madhe Enesit e cila e kishte kapluar qe nje jave.
Aty Enesi pa edhe nje vajze, qe e kish pothuaj moshatare, ishte shume e bukur, mjaft e ditur dhe e shkolluar por ama jo aq e mire sa Nadia.
Nderkohe qe miresia, dhe modestia kopmpesoheshin me bukurine e pasurine e saj.
Enesit asnjehere nuk i kishte interesuar te gjente nje bashkeshorte te tille por ama mendoi se nese do me kerkoje babai fejese me nje vajze te rangut te larte ndoshta do jete kjo.
Ndenjen sa u kenqaqen nderkohe Enesi kerkoi leje te largohet sepse e ndjente veten te lodhur. Do fleme ketu ja priti i Zoti i shtepise, ske pse iken ne kete ore, eshte gati mesnate.
Jo jo, ja preu Enesi, te falenderoj per bujarine por duhet te iki.
Nderkohe edhe Xhaviti ishte i ketij mendimi dhe ai kerkoi leje dhe ju vu pas te birit.
Shkuan tek shtepia e perkoheshme dhe modeste e Enesit te qetesoheshin gjoja, por kush kishte gjume?
Enesi e kuptoi qe babai e donte me gjithe dhe kishte vendosur te mos ja prishe ende qefin.
Nderkohe pas shume e shume bisedave, Xhaviti i propozon serish nje fejese, dhe Enesi kete here heshti, e beri sikur se kuptoi.
Xhaviti ja permendi serish madje edhe me troc, Enesi serish nuk ju pergjigj, por ama i premtoi se do mendohej per kete.
Te nesermen ne mengjes, heret u ngit xhaviti, dhe ndezi sa per zhurme nje radio te vjeter qe ishte ne dhome, nderkohe po bente nje kafe sic e kish zakonin.
U ngrit edhe Enesi i cili sapo e pa te babane qe po bente kafene nuk ju duk normale ta lejoje por filloi te merrej vete me te.
Pasi piu kafene, Xhaviti u ngrit dhe tha: Eja pra te ikim ne shtepine tone. Enesi heshti, ne fakt pelqente te kthehej por ju lut babait qe ta lejonte te qendroje edhe nja dy dit te tjera, madje edhe i premtoi qe do i jepte nje pergjigjie serioze per propozimin e tij.
Xhaviti u gezua vertete sepse e ndjeu se e rifitoi te birin serish, dhe pranoi me nje ze. Atehere i tha pasneser te pres ne shtepi.
Kaq tha, perqafoi te birin dhe u nis andej nga kishte ardhur.
Ne hyrje te qytetit, pa serish lypsin, i cili e njohu makinen lluksoze dhe rendi me vrap drejt saj.
Mirepo kesaj here Xhaviti nuk ishte me ne nevoje qe te bente bamiresi,skidh pse ta bente zemren serish te dhembshur, ndaj nuk futi me doren ne portifol, por mbylli me te shpejte xhamin e makines qe te mos i zgjase njeri doren.
Ohu tha me vete keto pune kane keto, le te punojne…
Nderkohe edhe lypsit ju nderpe vrulli dhe e perfshiu habia per kete sjellja kaq te ndryshme nga hera e pare!

  • Postime: 5949
SmiLey
#14 ne: 05-04-2006, 16:18:18
Smiley ne fafk kisha bindjen se shkrimet e gjata tip carcafi si lecon njeri, por paskam menduar gabim.

Ps. kam thënë qe deri ne korrik do jetë përfunduar, aty te prisni ahahahahha.
Ja edhe një cope për qejfin tënd:) edhe te te tjareve sigurisht:D

Jo, jo, se i lexojme :)
Tani jo te gjitha, te gjitha... por ato qe na interesojne i lexojme :D
Hey, jo jo deri ne Korrik tregimi... pse kaq i gjate eshte :O

Kam nje pyetje... tek pjeseza e fundit qe ke vendosur thua qe babai i Enesit (dmth Xhaviti) i propozoi serish nje fejese, por kesaj radhe nje tjeter. Mos ishte kjo vajza qe takoj tek shoku i babait... apo thjesht nje rast tjeter (?)

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#15 ne: 05-04-2006, 16:51:39
sipas mendjes qe kam tani mund te jete ajo.... ndoshta edhe e nderrojme e leme te ve Enesin per ca kohe meqe iku edhe dimri:D:D agahahah.
Them se do veje pak gjate, ndoshta duhen edhe 10 poste.
Ok flasim serish.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#16 ne: 06-04-2006, 09:52:34
Enesi ishte strukur ne mendime, shpesh here grindej me vetveten, mendonte, fliste , bertiste sikur ne dhomen e tij ndodheshin nja 50 vete.
Sigurisht qe e kishte te veshtire te vendoste per nje fejese, aq me pak kur akoma ishin te pahequra gjurmet e dashurise se pare. Akoma i dilte kudo imazhi i Nadias, nishani i bukur i saj mbi buze dhe floket e saj te gjata qe shpesh here i hidhte pas shpine te palidhura.
Kishte kaluar mesdita, dhe pasi hengri dicka te shpejte mendoi te pushoje pak, por nuk gjente rehati dhe mendoi te dale te beje ndonje xhiro rreth parkut ne shoqerise e puhizes se pasdites.
Qyteti kishte nje park te bukur, te mbushur plot me peme, nga ku vinte nje ajer i paster qe te mbushte mushkerite plot…
Nderkohe rruga ishte mbushur perplot me te rinj e te reja te gezuar e te qeshur.Duhet te ecje disa minuta qe te gjeje ndonje njeri i cili ecte vetem dhe ky ose do te ishte ndonje i huaj ose ndonje plak qe i pelqente vetmia.
Papritur pa te kalonte nje grumbull i madh te rinjsh te cilet e pushtuan trotuarin,me pas degjoi edhe nje ze qe thirri emrin e tij!
Nuk u pergjigj sepse mendoi se ndoshta dikush tjeter mund te kete kete emer dhe vazhdoi te ece ne rugen e tij.
Enes, u degjua serish zeri dhe perseri i njejti reagim.
Nderkohe te treten here, nuk degjoi ti rrerrase dikush, por degjoi nje prekje mbi supin e majte, e cila i terhoqi vemendjen.
Pse nuk pergjigjesh Enes? Oh, me fal Mira , mendova se mos po kerkonion dike tjeter…S'ka gje jo, po per ku keshtu? Nuk e di ja preu Enesi, dola pak edhe te clodhem nga smogu i qytetit por edhe te verdallisem pak meqe neser me duhet te kthehem ne shtepi.
Neser u habit Mira! Pse kaq shpejt?
- Eh,cmund te bej me shume ketu? Ndoshta do gjesh dicka ja preu mira, por nuk e zgjati me shume.
Nderkohe grupi i shokeve dhe i shoqeve kishin kaluar shume me perpara dhe njera nga shoqet i therret: O Mira a do vish o goce se mbete?
Mos ke ndermend te vish me ne Enes? Ah, jo jo foli Enesi nuk njoh asnje aty, pastaj nuk me pelqejne shume keto mbledhet e grumbullimet e medha, i kam marre inat qe nga mitingjet e fushates elektorale te zgjidhjeve te fundit.
Mira qeshi butesisht dhe e kuptoi merzine e Enesit prandaj zgjodhi te rrije me te e ta lere defrimin per sot.
Si thua te dalim bashke atehere ja preu Mira? Ndoshta nuk eshte ide e keqe i tha Enesi por une nuk di asnje vend.
-Kollaj kjo pune eja pas meje.
Pasi bene te dy nje xhiro rreth parkut edhe dielli perendoi dhe Mira i odroi nje kafe ne nje lokal mjaft te bukur aty prane qe nuk mund te hynte kushdo.
Pasi moren disa pershendetje te ngrohta, zune nje tavoline ne nje cep dhe filluan te bisedojne.
Mira si gjithmone, flet shume, pyet shume, do te dije shume, ndoshta edhe cilesi e femrave ne pergjithesi kjo.
Nderkohe Ensit ju ftoh kafeja duke ju pergjigjur pyetje per pyetje.
Ah, tashme po e pi kafene me fund, ja priti Enesi, sepse u be njelloj si pije e ftohte dhe e embel, Mira qeshi madje me ze kesaj here.
Me fal ja preu pastaj por desha vetem qe te njihemi pak me shume sepse ate nate ne shtepine time nuk folem aq lirisht.
Ah vertete ja tha Enesi, ndoshta ambjenti familjar ndryshon nga ky.
Nderkohe qe Enesi fliste me ciltersine e nje foshnje, Mira j anis serish me pyetje: Mos je gje i dashuruar?
-Hemmm, cfare te shtyu te mendosh keshtu foli pak si i habitur Enesi?
- Po ja, merzia jote…se di, u percap nen dhembe Mira.
Enesi buzeqeshi, dhe ja preu buzegaz: Jo moj Mira jo, e kush na e var, kjo e habiti pak miren, por e beri te qeshe me te madhe sa terhoqi vemendjen e tere lokalit.
More tallesh ti apo seriozisht po flet? Ja aty ndermjet qeshi Enesi.
Ekrepat e ores ecnin shume shpejt nderkohe qe Miren e kish marre uria, jemi qe jemi tha, sikur te hame darke ketu, te flasim te bisedojme ndoshta bejme edhe ndonje vallzim dhe me pas ikim.
Si te duash i tha Enesi, por mos ndoshta te thone dicka ne shtepi.
Ahahahahah qeshi habitshem Mira, ne shtepi…Une nuk i kam pasur kurre prinderit fanatike, jetojme ne shekullin e modernizimit Enes, njerezit e rritur duhet te lihen te pavarur te jetojne e defrejne, fundja per rinine eshte defrimi ai plaku aty ne rruge nuk ka qef me per vallzime dhe e drejtoi gishtin drejt nje te moshuari i cili mbahej me nje shkop dhe ecte duke u lekundur.
Enesi uli koken dhe padashje i tha: Po, te drejte ke.
Pasi moren per te ngrene mbizoteroi nje heshtje te cilen e theu kamarieri: Cfare do te pini zoteri?
Asgje ja priti Enesi, vetem nje uje dua.
Jo tha Mira, merr dicka vetem te pij une? Po mire atehere me sill nje "bravo" rrushi tha Enesi.
Bravo… thane nje zeri Mira edhe kamariari! Po tha Enesi, nje leng rrushi dua sa per te te shoqeruar.
Cudi, se te rinjte e sotem nuk pijne me kesi lloj pijesh, por perdorin, wisky , campari e te tjera te ketij lloji.
Ah une nuk perdor pije alkolike tha Enesi, kam kohe qe si ve ne goje.
Kamarieri heshti, dhe nuk u lodh te pyeste edhe Miren cfare deshiron te pije sepse i dinte preferencat e aj.
Pasi ish larguar kamarieri, Mira i thote, si ka mundesi qe nje femer pi wisky e nje burre te pije leng rrushi!
Enesi qeshi butesisht dhe i tha: Burri nuk njihet tek lloji i pijes por ne te tjera cilesi e vende.Ndoshta, ja preu mira duke qeshur serish.
Keshtu kaloi darka qe ne pergithesi ishte e bukur por edhe pak e habiteshme per Enesin, nderkohe qe lokali tronditej nga zhurma e muzikes dhe bertitjeve te pijaneceve.
Tani do ikim, tha Enesi.
Te lutem edhe pak foli Mira, dhe kaperdiu me fund goten e katert te wiskyt. Jo jo, tha Enesi une do iki tani sepse kaloi mesnata, ti po deshe qendro…
Ah jo, do ikim bashke ashtu sic erdhem, por me pare te bejme pagesen.
Ketu ke te drejte tha Enesi, pagasa duhet bere dhe buzeqeshi me buzeqeshjen e tij karakteristike.
Po prisnin te dukej gjekundi kamarieri por cuditerisht kishte humbur, ndoshta e kish zene gjumi ne ndonje cep!! Priti edhe pak dhe mendoi po vete ti paguaj andej tek banaku.
Prit mo se do te vije, se dija qe qenke edhe shtatanik qeshi Mira dhe percolli edhe nje tjeter gllenjke…
Shtatanik nuk jam, por edhe nuk jam aq durimtar sa te pres ketu , ndaj po shkoj te paguaj.
Sikur te mora une ketu Enes cfare eshte kjo…
Eh, e rendesishme eshte qe biseduam, pak rendesi ka kush paguan, dhe nxori nga portofoli nje grush te madh parash.
Mira per nje moment mbeti e habitur, si ka mundesi? As ajo qe ish bije deputeti nuk kish pasur kurre aq para neper xhepa, pastaj sjelljet e Enesit nuk te linin pershtypje se mund te kishte aq para ne xhep.
Megjithate pasi beri pagesen, i tha: eja te dalim.
Tani po, tha Mira e u mundua te ngrihej, por nuk ngrihej dot, sepse e terhiqte wisky per rrobash dhe se mbanin as kembet.
A mund te me ndihmosh pak Enes?
-Siguriosht qe po, s'kam ndermend te te le te flesh ketu, ja priti Enesi.
E mori per krahu e pasi pershendeti kamarierin doli jashte te merrte ndonje taksi…Nuk kishin asnje min qe prisnin dhe taksia qendroi perpara kembeve.
Si hera e pare qe folen aq hapur Mires i pelqeu Enesi,nderkohe ky i fundit shprehu pak rezerva ne vetvete sepse jeta e saj i dukej pak e shthurur ose me mire nuk ishte mesuar te jetoje vete ne ate menyre.
Gjithesesi nuk mund te gjykosh mbi nje person pse nuk na pelqen nje ves i tij qe ndoshta mund te ndreqet shume lehte.
Nderkohe qe Enesi mendohej, Mira kishte mbeshtetur koken mbi supin e tij dhe flinte a s'flinte.
Pas disa minutash taksia ndaloi ne vendin e porositur dhe Enesit ju desh te zgjonte Miren, ti jepte parate taksistit dhe ti binte ziles se portes.
Nuk kishin kaluar as 10 sekonda kur porta u hap dhe pas saj u duk miku i babait.
Enesit ju skuq fytyra nga turpi sepse mendoi qe do i flase dicka, por per cudi nuk i beri pershtypje fare gjendja e se bijes!!! Si duket nuk qe hera e pare qe e shikonte te dehur ne ate fare feje.
Ah, tha me vete keshtu e ka jeta moderne megjithese une dukem si jashte saj.
Nuk deshi te futet Brenda por miku i babait i tha se nuk ka ndonje shkak pse te ikesh, fli ketu , fundja njelloj eshte gjumi.
Enesi shikoi nga rruga, dukej se nuk kishte as makina shume, dhe mendoi te fleje aty, sepse gati po behej agim.
Vijon

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#17 ne: 06-04-2006, 10:38:03
Skam koment , vertet e tmershme me dridhet trupi dhe mu mbushen syte me lot.. :( :(

INDRITI - Vertet meriton rrespekt.. :engjell:
Capkenja
#18 ne: 15-04-2006, 13:40:55
Indirit te lutem jepi fund se si dihet korriku jemi as jemi ketu ne forum:)

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#19 ne: 16-04-2006, 03:40:18
Blete punetore, flm per ndjekjen dhe per respektin gjithashtu, nderkohe respekti eshte reciprok.

Capkenja, ti se ke keq po provimet e mija kush i ben? Megjithate pas nje jave do i kthehem serish kesaj teme dhe me me shume vrull.
Flm qe e keni perqyer perrallen time.:)

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#20 ne: 04-05-2006, 10:26:40
Edhe nje cope perralle.....


U fut brenda dhe pa krevatin qe po e priste.
Gati sa nuk po vdiste per gjume, por cuditerisht gjumi nuk po e gjente ende rrugen deri tek syte e Enesit,nuk e di nga kishte humbur diku ne kujtime, ne dhimbje, brenga e mendime…
Priste e vertitej ne shtrat, por gjumi po vonohej, ku te kishte humbur valle?Ndoshta Nadia ja kishte marre? Valle nuk i mjaftonte Nadias gjumi i saj…Ose ndoshta Mira… si ka mundesi …
U lodh se prituri ne shtrat ndaj mendoi te hape dritaren dhe te shohe tutje driten e henes e cila cante perden e mendafshte e depertonte deri ne dhome.
Madje ju duk sikur hena e ftonte te dilte ne dritare, i dukej sikur donte ti jape nje porosi.
Nata ishte e ngrohte dhe e qete.Hena ishte nje shoqe e mrekullueshme per ti qare hallet e per ti treguar sekretet…
Ndenji kohe te gjate zgjuar duke soditur yjet dhe henen dhe here here fliste me to, nderkohe qe roja i nates i flet: Si eshte puna? Ste ze gjumi nga vapa e? Ah, foli i shtangur Enesi, pak vape sonte spo behem dot rehat.
-Roja qeshi me te madhe duke i thene: Eh eshte vetem fillimi i te ngrohtit, ku do veje vapa…
Enesi tundi koken.
Befas ndjeu se gjumi i kerkoi ndjese per vonesen dhe mendoi te shtrihet pak.Dy ore dy ore, tha me vete me mire se te rrish tere naten si bufi, aq me pak qe te nesermen kam edhe ruge.
Akrepat e ores ecnin me shpejtesi, sa shpejt iken te dy oret!
Nderkohe Mires i kishte dale gjumi dhe mezi po priste te ngrihej edhe Enesi.Ndjente se kish nevoje ti thote dicka.Shpesh here hapte deren e dhomes ku ai flinte dhe shihte qe Enesi ishte strukur ne nje gume te thelle.
Ora po shenonte afro nente dhe Mires nuk ju durua me, hapi deren dhe nisi ti thirre.Enes! Enes! Por ai nuk e degjoi fare kushedi ku fluturonte shpirti i tij ne ato caste.
Enes i thirri serish dhe me ne fund u degjua zeri i tij i thelle sikur dilte nga fundi i nje pusi pa uje.
Cte gjeti Enes? Per te pire piva une dhe nderkohe u dehe ti, qeshi Mira.
Epo e ke degjuar shprehjen ti, ca pine e ca dehen, ja ktheu me te qeshur Enesi.Mira qeshi serish ,u afrua prane tij dhe i kerkoi te falur per nje nate me pare qe e kishte tepruar pak ne pije.Ah ska gje jo ja priti Enesi me dhurove komedi falas dhe duhet te te falenderoj.
Mira qeshi serish dhe si padashje u afrua ende me afer tij dhe gati sa nuk ju ngjit per trupi.
Filloi ti prekte floket e bardhe dhe befas mer zemer e i flet: Nuk kam pse ta fsheh Enes ndjej qe te dua. Si! U cudit Enesi?
Nga erdhi kjo dashuri keshtu, pa pasur nje kohe te majftueshme, pa u njohur… Eh duket dielli qe kur lind ne mengjes ja preu Mira qe tashme ju kish skuqur fytyra si nje shege e kuqe nga turpi.
Dmth e hodhe topin ne gjysmefushen time keshtu? I foli Enesi buzegas si gjithnje… Mira qeshi e zverdhur ne fytyre sepse priste nje reagim prej tij.
Atehere mer zemer dhe Enesi dhe i flet, nuk kam pse ta fsheh por ndjej qe me pelqen megjithese do doja qe te njiheshim ende.
Sigurisht qe do njihemi ja prêt Mira jeta eshte e gjate… E vertete tha Enesi i gezuar qe shpetoi nga emocjonet e nje propozimi, nderkohe edhe Mira sa nuk po fluturonte nga gezimi.
Duhet te ngrihem tani kam rruge per te bere, i thote Enesi.
-   Ku do shkosh ? Nuk do rrish ca dite me mua?
-   Ah jo, i kam premtuar babait qe do kthehem sot nuk dua ta bej merak por gjithesesi do kthehem serish.
-   Sikur te vij edhe une me ty?
Enesi heshti, nuk dinte cti thote vetemse ishte i ndergjegjeshem se po ecnin punet me hapa gjigande dhe kjo e trembte pak.
-   He si mendon te vij edhe une me ty dhe kthehemi serish ketej pas nja dy ditesh?
Po mire i tha Enesi, po si do ja besh me prinderit?
-   prinderit?
-   Po prinderit them, si do ju thuash?
-   Ne fakt nuk e di por do ju tregoj qe duhemi, une si kam prinderit fanatike.
Mire atehere i tha Enesi une nuk do nderhyj ne punet e brendeshme nese merr leje eja, ne te kundert une nuk rrembej vajza.
Mira qeshi me te madhe sa gumezhiu tere shtepia dhe rendi me vrap te gjeje babane e ti tregoje gjithcka.
Nderkohe edhe Enesit me ne fund ju dha rasti te ngrihet e te veshe rrobat i qete.
Rendi  Mira dhome me dhome por nuk po shihte aty as nenen e as babane! Me vone ju kujtua se do te jene diku ne ndonje ballkon per te pire sebashku kafene dhe vertete ashtu kish qene.
U afrua prane tyre dhe i puthi qe te dy.
- Cfare halli ke Mira? E pyet e Ema sepse tere keto puthje…
Mira u skuq. Fol drejt e shkoqur kerkon para i thote babai?
Ah jo jo, tani edhe para me duhen pak por kisha nje tjeter kerkese perpara.
Po he ta degjojme…
Une dua te shkoj me Enesin te qendroj nja dy tre dite atje.
Si? U cudit Nena!
Do shkojme ndonjehere bashke Mira, sepse ka kohe qe se kam vizituar xhavitin edhe dalim nje here por edhe e shoh , nje rruge e dy pune.
Por… deshi te thoje dicka Mira.
Cfare po? te thashe… ja prêt serish i Ati.
Po une e dua ate… Ke do se spo te marr vesh?
Enesin pra.
Ne ate moment te dy prinderit e saj mbeten si te habitur por ama nuk e fshehen gezimin e tyre i cili ju rridhte nga syte e fytyra.
Nese eshte puna keshtu sigurisht qe do ikesh, por ama jo tani do hame drake ketu e do gezojme me pas do ju dergoje shoferi im deri tek porta e Xhavitit.
Mira sa nuk po fluturonte, puthi babane , puthi dhe nenen dhe rendi me vrap ti tregoje lajmin Enesit.
Enes… Enes… vraponte sa nuk po i merrej fryma.
Po , briti Enesi ne nje cep endej.
Mora leje Enes, do ikim pasdite qe te dy.
Ah jo pasdite jo, une do iki tani se nuk dua te bej merak babane.
Ate cast u duk ne dere edhe miku i babait qe tashme i dukej sikur e kish me te aferm se kaq i cili i tha: Do gezojme ketu ne drake e do ti bej nje telefonate mikut tim te cilin tashme do e kem edhe krushk, nderkohe qe pasdreke do ju nis me makinen time .
Enesi nuk gjeti ndonje shkak per te kundershtuar dhe deshi nuk deshi pranoi.
Miku mori ne dore telefonin dhe formoi numrin e Xhavitit i cili e ngriti pak i shqetesuar.
Si te qetesohej kur nuk kish te birin prane?
Nderkohe sapo njohu zerin e mikut te tij u shtang i teri dhe zemra filloi ti rrihte me shume shpejtesi.
-Mik me trego cka ndodhur se me vdiqe.
-asgje e keqe Xhavit, vetemse doja te te lajmeroj qe Enesi dhe ime bije do te vijne pasdite andej, te tjerat ti thone vete.
-Ah, e kuptova dhe me vjen vertete mire per kete qeshi Xhaviti i cili u gezua pa mase qe me ne fund po realizoheshin planet e tij.
Ate dite ju dha pushim te tereve nderkohe po bente pergatitjet per te pritur te birin.

Vijon-------------

  • Postime: 5949
SmiLey
#21 ne: 10-05-2006, 17:09:02
po presim vazhdimin :P... ec luj venit, mobilizohu me mish e shpirt :D

Se bej shaka, ndoshta je akoma me provime :) gjithesesi, ec e me thuaj fundin mua ti, se te premtoj s'ia them njeriu gjall n'bot :-[

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#22 ne: 11-05-2006, 06:51:39
do fundin eeeee?:D

Jo jo fundin nuk ta tregoj po postoj nje cope:)
Tani provime kam deri ne fund, por do gjej ndonje kohe te lire qe ta mbaroj. Ne te kundert do ju tregoj vetem pjesen e fundit.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#23 ne: 11-05-2006, 06:51:59
Pasi kishin kaluar nje dreke aq te kendshme, Enesi sebashku me Miren u nisen tek xhaviti i cili mezi i priste.
Rruga ishte pak e gjate, prandaj Enesi mbeshteti koken ne supin e Mires dhe fjeti pothuaj gjate gjithe rruges.
Mira mundohej shpesh here te flinte por gezimi i madh ja mbante syte te hapur dhe e perzinte pushtetin e gjumit.
Pasi kishin kaluar afro 5 ore e ca rruge Enesit i doli gjumi.Gjumi… cfare gjumi mund te flihet ne makine por mbajti syte te mbyllur.
Befas perpara syve te tij u shfaq nje shtepi e vjeter qe tashme kish filluar ti bjere edhe catia ne toke pak nga lenia pasdore dhe pak nga dhimbja e madhe dhe vetmia.
Ishte shtepia e Nadias qe mezi mbahej ne kembe, ishte katandisur aq keq…
Eh mendoi me vete Enesi, shume pak kjo, paska qene e forte, sepse me gjithe ate cfare perjetoi kohet e fundit duhet te ishte paluar ne toke.
Nderkohe makina kaloi kthesen dhe Enesi nuk e shikonte dot shtepine e vjeter, nderkohe qe shoferi e pyet:
Enes, nga eshte shtepia? Ja ec edhe pak drejt pastaj do kthesh ne kthesen e dyte majtas.Mira mezi po priste te shohe shtepine ku do kalonte pjesen e mbetur te jetes dhe nga casti ne cast priste te ndaloje mercesezi.
Ku eshte Enes foli serish shoferi?
Dhe pak …drejt e ke…
Mira pa nje shtepi te vjeter drejt dhe ne fakt mbeti pak e hutuar! Thua te kete kete shtepi Enesi? Jo jo, s'me besohet… Nderkohe makina nuk ndaloi tek ajo shtepi dhe Mira u qetesua serish.
Ja tek kthesa e pare serish majtas tha Enesi. Sapo degjoi kete mira hodhi shikimin drejt shtepise kur c'te shohe, perpara syve te saj doli nje keshtjelle madheshtore, O Zot sa e bukur. Kishte nje porte shume te bukur, nje projekt madheshtor, nje territor te gjere qe syri nuk mund ti shkonte ne cep…
Pasi pershendeten shoferin i rane ziles se deres dhe nuk doli ta hape ate ndonje portier por doli vete Xhaviti i cili i perqafoi qe te dy plot me mall dhe me nje dashuri te vertete prinderore.
Urdheroni pas meje briti dhe nisi ti tregoje Mires hyrjen.
Keshtjella kishte mbetur fare bosh, askush  nuk ishte aty ate dite, masje as dhe Hamadi. Pak i habitur Enesi pyet: Baba ku jane keto njerez sot? Ju kam dhene leje Enes, doja te festojme te qete vetem ne sepse ka vite qe nuk kam ndjere nje gezim te tille, te faleminderit bir...
Shume mire ke bere ja prêt Enesi dhe u fut Brenda ne shtepi.
Une do bej nje dush tashme tha Enesi nderkohe ju te dy po te doni beni pak muhabet.
Patjeter tha Xhaviti do bejme dy pune ne te njenjten kohe, edhe i tregoj tere shtepine Mires por edhe e pyes per Mikun tim.
Puhiza e pasdites dridhte perdet e dritareve te dhomes se Enesit, ndekohe qe Mira e Xhaviti ende nuk e kishin kerkuar shtepine ne cdo cep.
Enesi kishte mbaruar dushin dhe po priste ne sallonin e madh qe te nisin ne feste ashtu familjare sic i pelqente atij pa shume zhurme e rremuje.
Nderkohe erdhen dhe ato te dy ne sallonin e pritjes qe ishte vertete madheshtor.
Enes kjo eshte nje shtepi shume e bukur, flet me gjysme zeri Mira, shpresoj qe edhe qyteti te jete po kaq i bukur.
Edhe qytetin do ta shohesh neser Mira, tere diten kete pune do kemi i premtoi Enesi.
Flm tha Mira dhe rendi ti ndihmoje Xhavitit te sillte ne tryeze tere gjerat qe kishte blere per gosti.
Pas tyre shkoi edhe Enesi dhe moren sebashku tere gjerat e nevojshme per festen.
Ate nate festuan gjate,ndezen fishekzjarre, ishte vertete nje mbremje magjike, ashtu sic i kishte perlqyer vertete Enesit, pa njerez te huaj, pa sherbyes e kamariere.

Capkenja
#24 ne: 11-05-2006, 07:32:11
Indriti coje deri ne fund se une sa hap zeri yt ketu vete me vrap mos ke bere ndonje postim te ri ti!
 

shprehje filozofike per dashuri

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:39:53
nga InfoZ
dashuri e ndaluar aktoret

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:02:40
nga InfoZ
Pse vajzat e mira bien në dashuri me djem të prapë!

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 14-10-2019, 10:17:37
nga M A X
Per një dashuri jetëgjatë dhe të lumtur

Nisur nga erlehtaRubrika Familja

Postimi i fundit 21-01-2013, 12:00:10
nga erlehta
Gabimet ne dashuri

Nisur nga KisssRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 12-12-2012, 14:27:31
nga BVDGF