Dhembje në vargje... - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhembje në vargje...

Dhembje në vargje...

· 323 · 25056

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-10-2008, 23:36:03
LETRAT

 
Me  shkruante
Ti  je  si  vese  mengjesi  ne  kepucet  e  mia
Qe  mora  gjate  rrugeve  ne  kopshtin  tim
Si  enderrim  ne  tym
E  nje  enderrimi  melankolik
Ne  trurin  tim  mbete  kujtim
 

I  shkruaja
Ti   je  ujvara  e arte
Ne  shkretetiren   e  zemres  sime
Enderr  qe  shohe   çdo  natë
Ne  trurin  tim  vazhdon  te  mbetesh
Obsesion…
                     
 L O T E T
 
Dhe  sot  si  dje  po  ndjeje  se
S’harroj   per ty  kujtimi m’eshte  i  ri
Nga  kujtesa  t’nxjerr  te  me  besh  shoqeri
Me  e  bukura  lule  gjithmon me  je
Ne  kete  mbremje  te  qete
Si  fluturim  pulbardhe  ne  det
Nen  hien  e  henes  se  bukur
Enderroj  te kaluaren  kujtoj
Cudi  ne  shpirt  ende  te  mbaj
Yjet  ne  qiell  po  shfaqen  ngadale
Kendojne  kengen  e  re  pa fjale.

Ne  detin  e  pafund  lundroj
Ne  ishullin  e  harruar  afrohem
Sa  gjate  pot e  kerkoj
Ne  kete  det  lumturie 
Pa  ty  i  pa shije
Hena   humbi  ndriqimin  pa fjale
Yjet  fshehen  fytyrat  ngadale

...dhe  une  kthehem  ne   vete  se  qesh  i lumtur
I dehur  nga bukuria  qe  e  kerkoj
Nga  fytyre  e   bukur  qe  s’me  flet   me  goje.

Para  syve  me  rri  ti  zonjusha  “E”
Dhe  s’flet  se  s’do  te  jeshe  me  mua
Me  te  varferin  pse  te  dua

Genjej  vetveten  tash   ti  ku  me  je?
Si  ngadale  merr  rruge  nje  ere  e  deshperuar
Me  malle  u   zhduken  yjet  e  pikelluar.



Kthehu     dhembje

Ndjejë dëshiren  time  të  me  shfaqet  përsëri
Si  një ves  i  tmerrshëm  që  s’mund  ta mbajë  në  gji
Tek  shperthen  e  shoh  të  tmerrshmin   dëshprim
Si   një  buqete  vuajtjesh  në  sfondin e  pa  kthim
 

Më  shfaqet  dëshira  të  kem  përsëri
Ti  vuajtja  ime e  tmerrshmja  bukuri

Çdokund  ku  të   jeshë  dua  të  më  kthehesh
Sikur  një  tufë  mallkimesh njeriut  të  poshtër


 YLLI  POLAR
Tash, kam kohë për një ëndërrim
se në qiell i vetëm notoj
tash as hëna s'më flet me gojë
në qiellin e vetmisë ikë fluturim

GJURMEVE   TE  KOMETES
Ngadal
Gjurmeve  te kometës  ecë
ecë
ecë
Dhe  s'shoh  asgjë nga  shkëlqimi  i  saj
Por  unë  vazhdoj të  ecë
Pastaj  na  lagë  një  shi  shekullor
Dhe  kometa  shuhet
Prapa  mbetet  tymi
Si  miljona  dashnorë 


DASHURI E COPEZUAR
Dritë
të  zbeht të  shoh  sot

Shkëlqim
të  humben  yjet

Qartësi
t'u ngatrruan fijet


Se n'thellsi të zemrës  sime
Si  një  kështjell e  harruar  motesh
Me  flamuj të  thyer  dëshprimi
Një  copë  dashuri  gjej
Si  një  copë pasqyre  të  thyer

Dhe  pres  që të duket  drita
Të  shkëlqej  me qartësi
Nga  kjo  copë  e thyer
Ku  e dashur nuk  shihesh  ti. 


« Editimi i fundit: 23-12-2008, 13:55:42 nga M A X »

  • Postime: 544
  • Karma: +63/-0

#1 ne: 04-11-2008, 22:28:38
FILLIMI I FUNDIT

Tej penxheres, nen plisa krimbat pergjojne shiun
nje flutur balerine ulet ne sythin e sikletit tend
Ti merr pluhurat e i ngre pezull me mendimet
une ha kokoshka ,shfletoj gazeten,analizoj...
Here-here syte m'i caplon ndonje derr fluturues
e s'i ve re biografive ditore te kolegeve te tu
Mermerit "c'gomar!" dhe masakron qelqurina ne kuzhine
Mua me feks buzeqeshja e larget qe te preku zemren:
rrahje me e parregullt se trafik makinash ne Tirane!
S'kemi me antiteza ndjenjash:i treti shiu i lajthitur
Dhe shpresat po na shplahen ne oaze me uje te kripur

Ky eshte fillimi i fundit:

Shtirja shfaqet sheshit si hiene e hidheruar
Moskokecarja ime fik cigaren ne thithkat e tua
Nje admiruas te hedh veshtrimin dhimbjezbutes
Natyrisht lotet me zhubrosen ne tasteren e pianos
Ne filim te fundit...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-11-2008, 00:52:13
  Rroka  puthjen  te  shkruaj  nje  varg
  kaq  her  u  largova  nga  fleta  e  shkrimit
  dhe  m'u  duk  se  vargjet ishin  cope  e enderrimit
  mernin  n'thua  tingujt  ne  prag
  dhe  dot  s'artikuloja  fjalet
  te  dua...

  • Postime: 544
  • Karma: +63/-0

#3 ne: 16-11-2008, 09:47:25
PADREJTESI!

Mbi korsi autostradash prej kockash krokodili,
shkruhen nenet qe lejojne bashkejetese bajlozesh
Shigjetat sajojne elegji per eshtrat e elefanteve;
po ashtu skuta te papiketuara shpirtngushellimesh
ku enderrlagurit thahen me shprese mes thellimesh
As qe shenohen stacionet e karburantit, kurrsesi
As topografia e kokes se tullacit:C'padrejtesi!

  • Postime: 544
  • Karma: +63/-0

#4 ne: 19-11-2008, 19:34:32
PISHMANI I BURRIT

U kthye i shoqi e ia pruri Pajtimin me tabaka,
bashke me nje lule e nje filxhan caji
("Fuck off-et!" fluturuan furtunave fet e fet)
" O sa mot i bukur, tamam si dite maji!"

Zakonisht kur gruaja s'shtonte gje... ahere,
palacoja personale, shfaqje shakash niste
Iu balsamos dhe barcaleta me e perkryer atij:
Ulur si fisnike solemne, gruaja s'levizte(!)

(padyshim e prekur nga akuzat... pajtimi)
ajo as fliste , as qante, as qeshte;
burri u tret si ne terr, i pezmatuar
Avokatja e mbrojtjes Heshtja,heshtte

Heshtte dhoma ,heshtte banorja e saj
Bukuroshja e Mekur prane cajit te paprekur
Ulerima ulkonjash kumbuan nga ujevara kur
dy ore me pare e pikelluar kishte vdekur.


  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 30-11-2008, 20:09:56
Zgjohuni
se pika  dashurie  po  bien nga  qielli
zgjohuni  se  ne  vend  te  bores  copa  shpirti  po  bien
zgjohuni
se  na  mbuloi  dhimbja
zgjohuni  se  paska  dashuri  te  perjetshme...

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 30-11-2008, 22:57:03
Shum shpejt paske me u bo shkrimitar shum i njohur :P
shum mir paske shkru shum me kAn pelqy pOezit e tuA feNo0menAl shum mir.[/i]Vetem sukSese.........
ciAo nga WerA[/center]

  • Postime: 544
  • Karma: +63/-0

#7 ne: 01-12-2008, 23:00:09
NDAHEMI!...

"Ndahemi ashtu ftohte ,si pinguine(?)
Ndahemi mu ne mes te hemisferes;
nese ke mall me shih tek femijet
Une s'te kerkoj ne shishen e veres!

Zotrote me quan kurnac ndjenjash
Mbase tregohem zemergjere nga pranvera;
te paguaj faturen e loteve te tu
Do me japin lemoshe dashuri te tjera!"

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 03-12-2008, 14:28:52
 U  ngut  dielli  e  shkoi  ne  përëndim
 U  nguten  yjet  dhe  dolen  gjith  ndriqim
 Po  ti  pse  ike  me  kaq  nxitim
 Ndjenjat  mu  thyen  si  ene  porcelani
 Hani  veten  tuaj  ju  ndjenja  hani...

 Eni  rrugë  e  mblidhuni  tok
 Bisedoni  mes  vete  dhe  merrni  vendim
 Të  mi  fshehni  gjurmet  e  ikjes  sime  t'pakthim...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 05-12-2008, 19:06:11
Bëj  gati  kafen  dhe  i  hedhë  pak  sheqer
 Vjen  ti  si  hije  në  mendimet  e  mia
 Dhe   dëshprim  derdhë

 Duke  t'kujtuar  ty, kafja  nuk  po  vlon
 Kot  e  ka  pa  rrymë  aparati  nuk  punon
 E  shtypë  butonin  dhe  kafja  nisë  e  vlon
 Prap  mendja  vrapon tek  ti, dhe ti  nuk  vonon
 Mbi  shpirtin  tim  dhembje  vjell
 Uff, kafja  m'u  derdh...

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 17-12-2008, 14:00:01
..Nje zemer e vetmuar
..tani me ngeli ne duar
..me kujtime per ty
..me lot neper sy.

..Kam mall per ato kohe
..kam ftohte se ti sme ngroh
..e dashuruar pa dashuri
..te them TeDua edhe pse s'te kam ty.

..Vuaj dhe qaj si femije tretem
..dhe shuhem si qiri,
..lag c'do nate shtratin tim me lot
..se ty s'te kam prane s'te perkedhel dot.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 18-12-2008, 10:26:28
                    K
                    E
                    T
                    U
                    P
              SHPIRTI IM
                    E
                    H
                    E
                    T   
                    D
                    A
                    SH
                    U
                    R
                    I
                    A
                    I
                    M
                    E   

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 18-12-2008, 10:48:20
 Dhe përsëri  dashuria

 (O  Henri  Miller
 Ti  shkelës  i  kuptimit  të  dashurisë
 Mallkuar  qofsh  përtej  ferrit
 Atje  ku  prehet  shpirti  yt)

 Në  sfond  kjo  këngë  e  A.K FALLIN. Pres
 ardhjen  tënde  të  re. Si tufa  reshë  mërzia
 Mbi  qiellin tim, si sot si dje... Mos  më  telefono  e dashura  ime
 ,mallkuar  qofsh. Do vish? Në  varrimin tim de? Eja
 dhe me  të  tjerët mos  u  kthe.Qëndro pak te  varri  im
 Dhe qajë një  shekull  pa  pushim. Se  vdiq Khajami i  ri
 që të  dashuronte  ty.
 Pastaj  shikoi  pemët  si  luhaten. Shikoi  pleqërinë  e  bardhë
 tek zbret  mbi  këtë  vit. Dhe mos  harro ta  shikosh  veten në
 pasqyrë. Dhe  shikoi  lotët  që  të  tradhtojnë.Oh, ti s'pate
 mëshirë. Dhe  ikë  pastaj  në  një  tjetër  botë, në  një   
 tjetër  vend. Kot  e  ke  që  ikë  ose  ndrrohesh.
 Unë  dashurova  imazhin tënd...

 

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 18-12-2008, 11:57:27
..Endrra lehte me eshte keputur..

Syte i mi i mbylla, pertej jetes shkova
dashurine e vdekur aty e kerkova
perse zemra ime e pyeta ne enderr
perse ti vdiqe pa u bere dhenderr??

Me le ne vetmi vrave shpirtin tim
ma preve rinine me le pa gezim.

Nje mashkull ne jete kurre se dashurova
me ziun e vdekjes tende trupin tim mbulova.

Te dy kemi vdekur dhe na ka marre malli
ty per se vdekuri e mua per se gjalli.

Perse nje fjale ti nuk belbezon?
me thuaj dicka apo me thuaj
qe perseri me dashuron.

Dhe goja e tij u hap ngadale,
ai do te thote ca fraza ca fajle.

Buzet ju thane goja ju shformua
me terrin e nates ai u rrezua.

Sa shume qe nxitova
e mora ne duar
trupin e tij te brishte
dhe te copetuar.

Buzet e embla lehte duke ja puthur
nje fjale nga to doli
"TeDua" aty endrra lehte me eshte keputur.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 18-12-2008, 13:09:14
 DRAME NE SHPIRT
 (Akti  i  fundit)
 Ikonat  u thyen
 Bustet  u  rrenuan
 Mbi  siperfaqe  deti, dielli  shkruan  vargje
 E  hena  e llastuar  naten  i  lexon
 Dielli  skuqet  nga  te  puthurat e saj  teksa  perendon
 Ndërsa  ikonat  u  thyen
 Bustet  u  rrenuan
 ne  fushën  e gjatë  te  shpirtit  tim
 A t'mallkoj, qe  m'le  veç  trishtim
 As vet nuk  e  di...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 18-12-2008, 18:43:51
Merre  valigjen e  madhe  dhe  rruges  se  larget  nisu
Mbushe  me  çastet  e bukura  që  patëm
Le  t'na  mbuloi  harresa  me  krah te  zinjë
krahet  e  nje  demoni gjigant...

Por  ti  valigjen  mbushe
dhe  ngadal  mbylle  me  kujdes
se  te  rrjedh  lumturia  prapa 
ashtu siç vesa  po  zhduket  kete  mengjes
ashtu  gezimi  po  vdes

E  nese  te  rrjedh  nga  ajo  valigje
do te  detyrohesh  prapa te  kthehesh  per  t'a  kerkuar
por  kot, pikat  e lumturise  do  t'ken avulluar
.............

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 18-12-2008, 18:45:30
 :-[

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 19-12-2008, 11:20:24
Dashuria  dhe  piktori

Nganjëher provoj  me  të  kuqe  të  ndezur
Por  ti  më  shkon  më  shumë  me  blunë
Yjet në  sfond  duke  buzqeshur
Sja  qëlloj  aspak o  i  ziu  unë


Ti  ske  formë  e as  pa  formë  nuk  je
Sa  më  tundon, por  kot, s’nxjerr asgjë  të  re

Tash  bishtëdredhur
Tash engjëllushe
Tash  ti vura  brinjët
Që  të  dukesh  djallushe
Pastaj të  lënduar
Dhe  të  pafajshme  mandjej
Duke  më  mallkuar
Ah, si të  të  ndjejë
Njëher flokëverdh  e  pastaj flokëzes
Njëher  të  trishtuar 
Pastaj  të  dehur  tapë
Ah trishtimi  të  kapë
Si m’u  hargjuan  ngjyrat
Dhe i lodhur  jam
S’mund  t’i  pikturoj gjitha fytyrat

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 21-12-2008, 01:16:07
Kthehu

Rruges  se  pluhrosur  me  ombrelle  dielli
me  buzqeshjen e  fshehur
ne  shpirtin  tim  gezohet  qielli

Kjo  dite  korriku  e  shkret
te  ket  pak  freski
se
brenda  shpirtit  ky  muaj  u  zgjat  nje  shekull

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 21-12-2008, 13:12:57
.. Sikur ..

Sikur zemren te ma hiqnin
perseri do te doja
sikur syte te mi verbonin
perseri ty do te shikoja.

Sikur kembet te mi shkurtonin
ne leagjen tende perseri do te vija
sikur trurin te ma shkaterronin
ti do te ishe ne mendimet e mia.

Sikur duart te mi shkrutonin
perseri per ty do te shkruaj
por sikur neser do te vdisja
shpirti im per ty do te vuaj.

Edhe veshet te mi shurthonin
nuk do me benin ndonje dem
sepse perseri do te degjoja
c'do njeri qe shqipton emrin tend..

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 22-12-2008, 23:25:16
 Lutja  ime

 Binte  borë
 Mbase  ishte  dimër
 Unë  isha  i  harruar
 Kur ti  më  re  në  duar
 O  lutja  ime
 
 Dilshe  si  hana  mes  reve
 Krejt ballhapun  e  te  une  vishe
 Krejt  na  dojshin te  dyve neve
 Oj lutja  jeme

 Hajde  qikë  si hana a si  dielli
 Se  unë  për  ty  jam aromtrëndafili
 E  ti  për  mue  fluturimqielli
 Oj  lutja  ime..
 

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 24-12-2008, 09:42:43
  Peizazh  vetmie
Tërë  ditën  po   bie  borë
Si  su  lodh  së  rëni
Askush  nuk  pipërinë  rrugëve  të  zbardhura
Edhe  shpirtrat  janë  ngrirë

As  vetmia  nuk  gjen  shteg  për  tek  unë
Kjo  borë
si  s'u  lodh  së  rëni  pingulthi
gjithçka  u  m'vesh  nga qefini  i  bardhë.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 24-12-2008, 11:21:39
  Dhurata

 Mbeshtjellsi  i  shkelqyer
 qe  mbeshtjell nje  pako  te  vogel
 ne  pako  e  futur  nje  pako  tjeter
 me  e  vogel  natyrisht
 Pas  saj  nje  pako  edhe  me  e  vogel
 Ne  te  nje  leter
 ku  shkruan:
 NGUSHLLIME  PER  VDEKJEN  E MERZISE

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 25-12-2008, 11:50:06
Acar

Tham  fjalë  të  lëngshme
Tham  fjalë  të  ngrohta
Po  dimër  i  ashpër  vazhdimisht  na  mori
E  fjalët  e thëna  akuj  përtokë  ranë
Ne  si  statuja  t'ngrira  pran
një  peizazhi  t'akullt
acar...

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 26-12-2008, 18:36:52
Acar

Tham  fjalë  të  lëngshme
Tham  fjalë  të  ngrohta
Po  dimër  i  ashpër  vazhdimisht  na  mori
E  fjalët  e thëna  akuj  përtokë  ranë
Ne  si  statuja  t'ngrira  pran
një  peizazhi  t'akullt
acar...


 ^o) ^o)

vargje te bukura... :) :)

Temat e fundit