Dhembje në vargje... - 6 - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhembje në vargje...

Dhembje në vargje...

· 323 · 25394

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#125 ne: 19-04-2009, 23:04:09
Tinguj
Mes  petaleve  të  ndonjë  trëndafili
E lagur  me  vesë
Dashuria

Në  tingujt  e  ndonjë  kënge  të  pakënduar
Që  çdo  zemër  ka  etje   t'a  dëgjoj
Dashuria

Në gazin  e një  fluturimi
Në  aromen  e  ndonjë  përqafimi

Ose  në  rrugën  që  kurrë   s'kam  shkelur...

  • Postime: 81
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#126 ne: 20-04-2009, 00:42:25
Jam pak e merzitur
E me lot ne sy
Sdij a me dehu vera
A me dehe Ti!

I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njeren e pina vere
Tjetra ishte me lot!

Athua cila me dehu
Vera apo loti
Sdij te percaktohem
Mundohem kot se koti!

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#127 ne: 20-04-2009, 00:47:13
Zhgënjim

  vrapo  tek  portat  e  shpirtit
  ti  lypës  budalla  i  krisur
  në  gotë  të  thyer  dashurinë  ta  dhanë
  rrugës u  derdh  dashuria, pikat  i  ranë

Vrapo  ti  lypës  vrapo
ena  të  rrjedh  e  gjepi  tu  shtjerr

zemra  t'u  gris 
e  shpirti  t'u  ngrys

   dashuri  nuk  ka  më  për  ty 

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#128 ne: 21-04-2009, 23:36:05
TINGUJ  TË  VRAMË
Mora  gëzimin   e  mbetur
Çasteve  të  lumtura  në  sirtarin e  kujtimeve
Por  n'horizontin  e  trishtimit  m'është  tretur
                              ky  gëzim  o zemra ime

Pastaj ra  shi, shi  ra  në  mua
Kujtimet  e  gëzimeve  mu  mykën
Dua  të dua   dhe  të  dua
                            vetëm ty  o  zemra  ime

Kilometrat  zgjaten  si  për  inatë
Të  dhimbjes  në  mua  si  tumor  malinje
E jeta  ka  të  bukura  kaq  shumë
                           Por  vetëm  ti  më duhesh  o  zemra ime

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#129 ne: 21-04-2009, 23:57:47
NJËHER  BINTE  SHI

Binte  shi  njëher  binte  shi  përher
Gjithkah  në  mua  brenda  meje   gjithkah
Ti  s’ishe  askund  ombrella  ime  rridhte  dëshprimin  ti  sishe  jo
Tek isha  në  kërkim  të  një  ombrelle  shprese  tek  isha  në   kërkim
Njëher  binte  shi


Na  ishte  një  shpirtë  njëher  e  një  kohë  një  shpirtë  na  ishte
E  ai  shpirtë  eremiti  në  rrugë  kishte  dale
Por  dhembja  pikonte  mbi  të  teksa  e  vyshku
Si  një  gjeth   të  këputur  nga  dega, ngadal  aq  monotonisht  ngadal


Se  binte  shi  njëher  binte  shi
Kujtimi  për  lumturinë, për  lumturinë  m’u  nxi
Se  binte  shi  në  mua  në  mua  binte  shi

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#130 ne: 22-04-2009, 14:13:15
 EPITAF  MËKATARIT   

Parajsën  e  deshe  po  ferri  të  grishi
Mbi  të  bardhat  faqeshpirti  pikazeze  ranë
Dhé  të  dhanë
Dhé ti  han
Në  dhé  o  i  mallkuar  je

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#131 ne: 22-04-2009, 14:13:57
KURTHA

Në  t’zezë    e  zezë  për  zezonë
Mëshira  për  tek  ti  është  e  vonë
Ti  han  hutinë
Vdekja  me  ty  han  e  pin
Nën tinguj  të  pamëshirshmit  marsh  nate

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#132 ne: 22-04-2009, 14:14:24
KOHË  VETMIE

Hante  pinte  edhe  dh…
Monotoni  si  shi

Villte  koha  vetminë
Si  mish  mbi  trupin  tim
Unë  si  kockë  e  verbër    që  se  shihja  dashurinë

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#133 ne: 22-04-2009, 18:43:15
ATYRE  LART 

Lartë  u  ngjit  ai  njeri  kokëbosh
Dhe  pse  të  gjith  qeshnin  me të
Ndonse  unë  u  thoja  të  mos  i  ipnin  krihë

Dhe  u  ngjit  ai  u  ngjit  aq  lart
Dhe  kur u  ngjit  poshtë  pa  me  habi
Si dukeshin  njerzit  poshtë  tij
Si  krimba  të  zinj

Por  harroi  ai  njeri  i  mjer  harroi
Se  edhe  ai  nga  poshtë  dukej  si  njollë
Si  pikë  e  hollë

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#134 ne: 22-04-2009, 18:58:30
  NJERZ  BUDALLENJE

Ka  disa  tipa  të  çuditshëm. Në  mes  të  rrugës  më
Ndalin. Më  pyesin; a  egziston  dashuria? Unë  i  shikoi  sytë
E  këtyre  njerzve. Shikimet  e  fikura  të  tyre. Ah, çfardo që  t'ju  them  njësoj  për  ta  është. Ndjenjat  e  leckosura  u  shkojnë  pas  tyre
Ndonjë  shpend  vetmitar udhton i budallepsur
Qiellit  të  heshtur,atje  unë  ngritë  sytë
Zot  sa  gjatë  do  të  duroj
Ky  shpirt  i  imi  pa  pëlcitur

Ai  shkon  i  dëshpëruar  me  duar  të  lidhura  pas
Që  s'më  kuptoi,këtë  e kupton. Po  se  zemra  e  tij  ka  vdekur 
S'e  kupton. Ajo  më  as  i  urrenë  e  as  s'i  dashuron...

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#135 ne: 22-04-2009, 21:19:32
Nje gjum i thelle me zuri
Ne pike te dites mu mbyllen syt
Te endrrova sikur qendroje
Tek vendtakimi duke m'prit!

Hapa syt dhe u zgjova
Doja te vrapoj n'shpejtesi
Por verejta qe ishte enderr
S'takohem dot me ty!

U ktheva tek shtrati
Me sy te mbushur lot
E pyeta veteveten
C'po ndodhe me mua sot?

Pse me mashtron kot
Ti enderr e pa meshir
Mos ma bjer ne enderr
Edhe keshtu e kam veshtir!

Jo qe nuk dua ta shof
Por shum shpejt ik nga une
Doja vetem t'a pyes
,,Pse te deshta aq shum"?"


zanaa  :perqafim

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#136 ne: 22-04-2009, 21:28:14
VALLES  SË  TINGULLIT

Ecja  tingullit  të  valles
Valles  së  tingullit
Me  trokun  e  kalit  të  dëshprimit

E  mërzitesha  për  sykaltrën  ditë
Syverdhën ditë
Që  më  humbe  rrugës   që  m’i  hante  fjalët

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#137 ne: 22-04-2009, 22:45:56
MBYTJE

Ti  vishesh  bukur  shikohesh  ne  pasqyre
Rregullon  floket...buzkuqin, unë  s'të  kujtohem
Shumë  shpejt  do  të  t'lozin  rrudhat  në  fytyrë
Ndër  to  do  tjem  si  një   kujtim  i  nxirë
Unë i  dikurshmi  i  hareshmi  çun

Ti del  dhe  ecë  me  naze
Vrulli  yt  tallaze  tallaze
Të  gjith  hapin  sytë  deri  në  ekstazë
A  s'dukesh  ireale  si  një  engjëllushë
Të  shkëlqen  krenaria  gjithkah 
                  ...si  ai  zingjirë  në  gushë

Fytyra  të  shkëlqen  e  bukura  fytyrë
Por  do  të  vijë  pleqëria  ajo  kohë  e nxirë
Dhe  kur  të  hudhesh  si  lecë  hundësh  me  indiferencë
Do  t'mbytesh  në  lotët  e  mi  exelecë.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#138 ne: 25-04-2009, 21:45:15
DRITEHIJE

Një  faqe  jam  unë  i  zi
Një  faqe  je  e  bardha  ti
Kjo  është  fytyra  ime

Një  faqe   je  e  ngrohta  ti
Një  faqe  jam  unë  i  ftohti
Ky  është  shpirti  im

Por  një  frymë, më  duhet  një  frymë
Ti  jap  jetë  kësaj  pikture
Ose  të  vdes  përgjithmonë
Si  fosili  i  një  luleje

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#139 ne: 27-04-2009, 01:47:47
FLUTURIM

Mbi  qiell
  mbi  re
     mbi  det
       fluturoi  aq  larg  të  kërkoj
       jam  lodhur  i  rrahur, por  nuk  ndaloj

Atje  mbi  re
  shoh  silueten  tende
 
Poshte  ne  det
  sirenat me  cmenden


 pyes  veten, kurr  s'do  te  ndalem!?

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#140 ne: 27-04-2009, 14:24:44
FLUTURIM

Mbi  qiell
  mbi  re
     mbi  det
       fluturoi  aq  larg  të  kërkoj
       jam  lodhur  i  rrahur, por  nuk  ndaloj

Atje  mbi  re
  shoh  silueten  tende
 
Poshte  ne  det
  sirenat me  cmenden


 pyes  veten, kurr  s'do  te  ndalem!?

shume vargje te ndjeshme :) :)
te lumte pena ty :)

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#141 ne: 27-04-2009, 21:48:11
VALËS

Ndonjëher  është  dashur  të  them  se   të  kam  harruar. Por
Kam  gënjyer. Mbi  ballë  dhimbja  ka  skalitur  rrudha  malli
Sykaltra  ime. Frymzimi  im  i  parë. Ndonjëher  është  dashur
Thjeshtë  të  jemë  hije  pas  teje. Ti  nuk  më  ke  vërejtur. Ndoshta
Po. Ndoshta  tashë  ajo  fytyrë  të  është  shëndrruar  në  një  tjetër
Pamje. Pleqëria  ka  dhëmbë  të  pamëshirshëm. Dashuria  mbetet
Gjithmonë  dashuri. E  kjo  melodi
Si  prehet  në  mua
Si  një  vale
Në  detin  e  qetë
Ëndërrues

Ah  sa   mallë  kam
Për  qiellin  e  syve  tu
Dhe  mos  harro
Se  mund  të  vij  pas  atje  ku  je  tretur. Dhe  të  them  se  të
Kam  dashur  gjithmonë. T'i  duhet  t'a  dish. Të  gjitha  vargjet    mia  ty  të  takojnë. Edhe  kur   femrave  të  tjera  u  kushtohen.
Ti    mund  t'a  imaxhinosh
Se  mund  të  shpërthej  si
Si  një  stuhi.  E  askush  nuk  mund  t’a  dij  se  cili  jamë  unë
Deti. E  cila  je ti


(TE  FALENDEROJ  SHUME  DREAM)

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#142 ne: 27-04-2009, 22:06:26
Shume vargje te mira :)

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#143 ne: 27-04-2009, 22:18:54
MELODI  MËRZIE

Shetitem  në  kopshte 
                                 me  drurë  të  thinjur

E  ndonjëher  ngritet  ndonjë  gjeth  nga  puhiza

Më  kujtohesh  ti  Eliza


Duke  shetitur  vershllej  ndonjë  melodi
Si  ike  asaj  nate
Sa  e  largët  ajo  kohë
Ndjejë  dhimbjen  të  më  shtërngoi   mu  në  gji
Lotët  marrin  rrugën  nëpër  faqe
                                                 të  kërkojnë  ty

Tingujt  e   këngës  sonë    më  ndjekin  kudo
Si  një   mallkim  që  s’mund  t’a  heq


Ngushllim  s’po  gjej
As  në  qetësinë  e  vetmisë
E   në  asnjë   përqafim
                     të  asnjë   dhimbje  të  pafund

FLM  KENGA IME
Shume vargje te mira :)

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#144 ne: 28-04-2009, 12:25:28
NË  PIKTURË  MUNGON LULJA

Pas  ikjes  tënde  si  e  marrë  lumturia  bredhi
Në  shpirtin  tim  teatër  ra  perdja  e  zezë
E  nga  vargjet  e  Kadaresë  më  erdhi
Dimri  si  një  perandorë  i  vjetër  kinez

Pastaj  prej  kohësh  kujtimet  u  zverdhën
Si  epitaf  mbi  gurë  varri  t’vjetër
Si  korba  të  zinjë  mbrëmjeve  më  erdhën
Mërzia  e  vetmia  si  dy  fqinjë  të  mërzitshëm

Dhe  sa  her  troket  mërzia
Mbyllem  në  vete  si  në  një  qeli
Dëshprimi  më  shtohet  si  nga  komedi  e  mërzitshme
Që  të  nxitë  ta  fitosh  të  qeshurit  e  zi

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#145 ne: 28-04-2009, 18:16:55
DYFISHIM

Thash  të  ikë  nga  ti. Si  një  kujtim, si  një
Mjegull  e  largët, atje  në  hotizontin  e  harresës
Sate. Por  ky  shi  malli  m'i  rëndoj  hapat. Ndoshta
Do  t'jeshë  e  ndrydhur  nga  monotonia  e  ditës. Lodhjes
Scodra. E  qetë. Si  mbretëreshë  me  thinja  të  bardha
Më  fton  të  shkruaj  për  ty. Mua  poetit  oborrtar. Ah
Nuk  mund  të  ndahem  nga  ti
Po  Scodra  e  heshtur, thyen  shpirtin  tim  dyfish
Një  pjesë  rri  me  mua  për  të  vuajtur
E  pjesa  tjetër  është  pas  teje, duke  të  kërkuar
Nërkohë  që  të  gjeti  me  poezinë  Mallë  në  duar
Të Kadaresë
Mos  e  lënduam  me  fjalë  të  ashpra? Ky
Shi  nga  më  erdhi  mua?...Do  t'vi  e  dashur 
Do  t'vi. Scodra  më  takon  edhe  mua

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#146 ne: 29-04-2009, 18:59:17
FLETË  E  BARDHË

Dritarja   
Solli  rrezet  e  zbehta  të  syve  të  diellit
Apo  zemra  ime  është  planet  i  akullit
Që  shkrihet  ngadal
Ndër  yjet  e   qiellit
Prandaj  dielli  më  duket  i  akullt

Para  vetës  pasqyra
Në  pasqyrë  fytyra
Pastaj  imaxhinata
Shpërthej  në  miljarda  ngjyra

Pushkin  ti  epikur  polar
Më  duhet  të  vjedh  diçka  nga  nektari  i  vargjeve  tua
Ksaj  radhe  nuk  dua  të  qajë  si   Neruda 

Asgjë  nuk  do  të  flas  zemra ime
Gojën  e  ka  mbyllur  dhe  asgjë  nuk  rrëfen
Më  thot  se  asgjë  s’ka  për  t’më  thënë   por  më  gënjen
E  di  që  është  zhytur  në  pellg, në  mendime
Imaxhinata  shuhet  nga  stërmundime
Të  zemrës  sime

Të  zemrës  sime...
Dhe  personazhi  im   zhduket
Në  kët  trishtim
Trishtim
E  letra  mbeti  e  bardhë

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#147 ne: 30-04-2009, 22:13:20
  LYPSI

Një   lyps  në  një  stol  të   braktisur. Qelbej  erë. Dikush  më
Ngatrroj  me  një  tjetër  njeri. Gjithnjë  ndodhë  kshtu
Por  unë  nuk  jamë  tjetër  njeri
Kshtu  filloi  shetitja  ime  sot
Parku  popullohej  nga  njerzit  e  kotë
Pse  s’dinin  si  t’a  shterrin  kohën  e  tyre. Si  duket
Vuajn  nga  varfëria  e ideve
Një  lyps  qelbej
Por  ai  nuk  ishte  lyps  i  vërtetë
Të  paktën  ai  dinte  çfar  t’i  lypte  turmës
E  turma  ishte    një  turmë lypsish  budallenjë  që  nuk  dinin  çfar  të  lypnin
Unë  thjeshtë  një  vëzhgues  nga  dritarja e dhomës  sime
Dhe  përtej  dhomës  sime  në  parkun  e  shekullit  të  kotë

  • Postime: 380
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#148 ne: 01-05-2009, 17:50:35
RRUGEVE E SKUTAVE NE METROPOLET E TUA
NUK DIJE KU TA FSHEH KETE TRUP.
SA HERE ME ZBARDHE AGIMI
ME SYTE E MIJE TE KUQ,
THUA SE NATA NUK KA FUND.
DHE UNE ENDERROJE MBREMJEN
ME GJUME TE REHATSHEM,
POR ASESI TE ME ZBARDHEN SYTE.
GJAKU IM ME VLON
MENGJESET ME ZBARDHEN,
E UNE NUK E DIJE DILEMEN,
A JAM ENDE BIRI I JUAJ
APO I METROPOLEVE.
A THUA ME PERCJELL URATA APO MALLKIMI PSE TE BRAKTISA
KOSOVE DASHURIA IME

   

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#149 ne: 01-05-2009, 19:54:53
RRUGEVE E SKUTAVE NE METROPOLET E TUA
NUK DIJE KU TA FSHEH KETE TRUP.
SA HERE ME ZBARDHE AGIMI
ME SYTE E MIJE TE KUQ,
THUA SE NATA NUK KA FUND.
DHE UNE ENDERROJE MBREMJEN
ME GJUME TE REHATSHEM,
POR ASESI TE ME ZBARDHEN SYTE.
GJAKU IM ME VLON
MENGJESET ME ZBARDHEN,
E UNE NUK E DIJE DILEMEN,
A JAM ENDE BIRI I JUAJ
APO I METROPOLEVE.
A THUA ME PERCJELL URATA APO MALLKIMI PSE TE BRAKTISA
KOSOVE DASHURIA IME

   

e bukur pergezime.

Temat e fundit