Dhembje në vargje... - 13 - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhembje në vargje...

Dhembje në vargje...

· 323 · 25304

  • Postime: 1582
  • Karma: +12/-0
  • Gjinia: Femer

#300 ne: 12-01-2010, 07:27:32
Nuk gjej dot fjalë që të të tregoj
Dashuria ime çfarë madhësie ka,
Dhe sa lart qëndron ti në jetën time
Më lart se flamuri i vën në kala.

Vendin që ke në zemrën time ti
Nuk mundet kurrë askush ta zë,
Edhe po t'provonin nga aty të t'nxjerrnin
Luftë do të bëj dhe nuk do ti lë.

Jeta ime pa ty do të ishte ferr
Dhe dielli në qiell nuk kish për të dalë,
E në zemrën time do t'kishte zbrazëti
Prandaj dhe unë ty jetën të kam falë.

  • Postime: 2555
  • Karma: +202/-176

#301 ne: 23-01-2010, 02:04:34
                PER TY

luftove per te hyr ne zemren time
un te besova hyre pa shum mundime
te thash TE DUA afrohu tek mua
te besova dashurine te dhash lumturin

te fala cdo gje qe kisha un
por ste kuptova doje me shum
mos duhej te te falja jeten
qe ti te me thoshe te verteten

te doja cdo dit me shum
por ti rije e heshtur rije ne gjum
nuk me the kur te verteten
por vetem mashtrime me sshkatrove jeten

nuk e di cduhet te bej me ty
te largohem dhe mos te shof me ne sy
apo duhet te vazhdoj te kerkoj
dhe per dashurine tende te shpresoj

apo ndoshta po tallesh me mua
dhe me ke then kot te dua
llafet e tua ishin mashtrim
vetem qe un te jepja dashurin

apo isha thjesht qe te shtyje disa koh
sepse ti nje tjeter do
nuk e prisja kte nga ty
sedi si u mashtrova nga ata dy sy


                                       VULLKANI
                                                          23/01/2010

  • Postime: 2555
  • Karma: +202/-176

#302 ne: 19-02-2010, 22:55:50
Nje dite shkurti te shkurter urrejtja gjeti belane
Te nesermen te dashuruarit u ndane,lulet u thane...
U shkrine qirinjte gjate nates se ftohte
Shen Valentinin e ngrohu e dashura toke

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#303 ne: 22-02-2010, 10:03:34
....se dashuria ish dashuri....

vetem atehere kur e doje ti.....

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#304 ne: 17-03-2010, 14:26:24
DHEMBJE NË VARGJE

Më kruhet këmba ime e drunjtë
Ejakulon shi reja e zezë e dëshpërimit mbi mua
Unë të bëhem litar, e ti ngjitesh në mua, shpirtzi
Nga gjepi im i shqyer i durimit, del hidhërimi
I imi hidhërim si një mi
Dhe më brenë mua me dhëmbë
Dhe ti bie në ferr përsëri

Kështu ngjashëm si Sizifi i mallkuar
Vetëm se me një këmbë të drunjtë që çalon
Barrë mbi supe të kam ty i pa denjë
Që të rrëzoj sa herë që marr në thua
Nga gropat e tradhtive që hap ti aq shumë
Unë populli
Që ende kam durim

Ky kryq nuk të ndalon?

(Por ama, një ditë do ta thyej qafën!)

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#305 ne: 17-03-2010, 15:28:17

Unë populli
Që ende kam durim

Ky kryq nuk të ndalon?

(Por ama, një ditë do ta thyej qafën!)

Domethenese!! ........ vecova kulminacionin.

  • Postime: 2555
  • Karma: +202/-176

#306 ne: 18-03-2010, 00:10:31

TE DUA PA DITUR SI
KUR DHE NGA !
TE DUA PA PARAGJYKIME
DHE MENDJEMADHESI

KESHTU TE DUA
SEPSE NUK MUNDEM
TE TE DUA NDRYSHE

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#307 ne: 18-03-2010, 00:17:43
Do ta kuptosh
atëhere kur unë s’jam n’mesin tuaj
apo afër s’do t’më kesh
larg sa më largove ti vetë.

Aty në gji
vetëm hija, fjalët nganjëherë
të vinin
nuk pate fuqi
ta mbaje e ta shtrëngoje
se lodhja t’kishte kapluar
atë unë e di
dhe gjithkujt ia thoja
edhe me fjalë,
edhe me shkrim,
edhe pse unë isha si ti i pafuqi
po fjalën e fola
më kupto.

Një pikë piku në det
aty ku u derdhen shumë pikë tjera
freskinë që sjellin
këndo e ti thuaje atë pikë
me këngë e gëzim.

  • Postime: 15
  • Karma: +0/-1

#308 ne: 01-04-2010, 10:25:07
Tema quhet "Dhimbje ne vargje"..gjunah ti humbesh hijeshin temes me vargje te tilla!

Kujdes fjalorin!
« Editimi i fundit: 01-04-2010, 10:38:43 nga ♥BaBy♥ »

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#309 ne: 19-04-2010, 20:27:23
Tema quhet "Dhimbje ne vargje"..gjunah ti humbesh hijeshin temes me vargje te tilla!

Kujdes fjalorin!

Faliminderit  per  kshillen, si  duket  nuk  e kam  vrejtur  titullin  megjithse  vet  e  kam  shkruajtur....

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#310 ne: 19-04-2010, 20:37:49
...
Më thuaj
Ëndrra  ku  fle
Dashuria  a  vdes
Dhembja  a  ka fund
Trishtimi...
Gëzimi  kur  e  arrin  ekstazën
Ku  është kuptimi  i gjithë  kësaj
???
...
Dhe  unë  të  pagëzoj  si  poet
!!!!

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#311 ne: 19-04-2010, 22:13:03
Faliminderit  per  kshillen, si  duket  nuk  e kam  vrejtur  titullin  megjithse  vet  e  kam  shkruajtur....
Nuk e kisha me ty Yll..:)

Ai "besarshkembi" kishte shkruar disa vargje jo te mira..

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#312 ne: 19-04-2010, 22:24:07
O.... kerkoj  falje, e  dini  qe  s'kam  qen  aktiv bukur  moti...prandaj  te  kerkoj  falje  edhe  une  me te  e  pata...

Nuk e kisha me ty Yll..:)

Ai "besarshkembi" kishte shkruar disa vargje jo te mira..

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#313 ne: 19-04-2010, 22:45:50
...
Më thuaj
Ëndrra  ku  fle
Dashuria  a  vdes
Dhembja  a  ka fund
Trishtimi...
Gëzimi  kur  e  arrin  ekstazën
Ku  është kuptimi  i gjithë  kësaj
???
...
Dhe  unë  të  pagëzoj  si  poet
!!!!


kurrekund ...

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#314 ne: 08-05-2010, 12:52:30
U ktheva nje dite ne qytetin tim
me mallin e dyfishte ne shpirt,
kisha kohe qytetin pa pare
por dhe ty pa te pare shume dite

Nuk ish nevoja tme thoshte njeri
qe ti nuk ishe me ne qytet,
se vendi ku rrije me prisje gjithnji
ate dite kishte mbetur i vetem, i shkrete...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#315 ne: 20-07-2010, 17:46:11
VAPË AFRIKANE

Dielli po kullotë në lëkurën time
E lëkura po më thotë diçka në gjuhën e saj
E ku e marr vesh unë gjuhën e djersës?
Vapë afrikane

Pastaj bëhem krimb
Brenda një bambuje filloi jetoj
Vrimave të ngushta të këtij gjiganti
Derisa ta ha ngadalë trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

Dhe dielli ngjitet majës së qiellit
Sperma rrezesh derdhen mbi mua
Nga atje thonjtë i zgjatë
Dhe han lëkurën time
E cila tërë pasion shkumëzon
Në gjuhë djersësh në një monolog të pafund

E mua më kujtohen vëllezërit e mi pagan
Gjysmë të zhveshur tek i trembin shpirtrat e këqij
Në valle të pa kuptueshme
Me këngë të pa kuptueshme
Që kërkojnë zotin e shiut
Zotin e shiut

Pastaj bëhem krimb
Në bambutë futem dhe jetoj
Vrimave të këtij gjiganti
Derisa të ha trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

(Meqe  tash  po  veproj  me  teper  ne  facebook  sesa  ketu, postimet  e  mia  do  te  jene  me  te  rralla, por  kjo  ishte  nje  pershendetje  per  disa  nga  miqt  e mi  te  vjeter... respekt!
                Imer  Topanica)

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#316 ne: 21-07-2010, 10:38:31
VAPË AFRIKANE

Dielli po kullotë në lëkurën time
E lëkura po më thotë diçka në gjuhën e saj
E ku e marr vesh unë gjuhën e djersës?
Vapë afrikane

Pastaj bëhem krimb
Brenda një bambuje filloi jetoj
Vrimave të ngushta të këtij gjiganti
Derisa ta ha ngadalë trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

Dhe dielli ngjitet majës së qiellit
Sperma rrezesh derdhen mbi mua
Nga atje thonjtë i zgjatë
Dhe han lëkurën time
E cila tërë pasion shkumëzon
Në gjuhë djersësh në një monolog të pafund

E mua më kujtohen vëllezërit e mi pagan
Gjysmë të zhveshur tek i trembin shpirtrat e këqij
Në valle të pa kuptueshme
Me këngë të pa kuptueshme
Që kërkojnë zotin e shiut
Zotin e shiut

Pastaj bëhem krimb
Në bambutë futem dhe jetoj
Vrimave të këtij gjiganti
Derisa të ha trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

(Meqe  tash  po  veproj  me  teper  ne  facebook  sesa  ketu, postimet  e  mia  do  te  jene  me  te  rralla, por  kjo  ishte  nje  pershendetje  per  disa  nga  miqt  e mi  te  vjeter... respekt!
                Imer  Topanica)


Brutalisht perfekte ;)

  • Postime: 9
  • Karma: +0/-0

#317 ne: 26-07-2010, 17:23:26
ej ju pergezoj per poezit sidomos zllipolar i kish poezit shu m te mira

  • Postime: 81
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#318 ne: 12-08-2010, 00:58:15
----Eh,kot mendoja----


E gjunjezuar pran varrit tend
Qendrova nje kohe te gjate
Te flisja cfar me vinte ne mend
Pyesja,pse ishim te pa fat??

Menduam te jetonim te lumtur
Na ndalen qysh ne fillim
Kurr nuk ma morri mendja
Qe do t'kemi kete mbarim!

Nen qiellin e hapur qendrova
Doja te jemi pran shum
Na ndante nje bote e tere
Ti atje nen toke,mbi toke qendroja une!

  • Postime: 81
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#319 ne: 12-08-2010, 00:59:37
----Jo......

Nuk ishte puthje e nxituar
Nuk ishte xhelozi as tradheti
Ishin ata qe na ndan, te pashpirt
Nuk dinin cfar do thot Dashuri!

E pa meshire u tregua dhe toka
Qe e morri ne gjirin e saj
E une mbeta e gjalle por e heshtur
Me shkronja dhe zemer qaj'

Per ate i beje pyetje vetes
Pergjigjeje nuk marr askund
Athua na ndan nga xhelozia
Pse u dashtem aq shum?

  • Postime: 81
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#320 ne: 12-08-2010, 01:01:24
----Eh,kot mendoja----


E gjunjezuar pran varrit tend
Qendrova nje kohe te gjate
Te flisja cfar me vinte ne mend
Pyesja,pse ishim te pa fat??

Menduam te jetonim te lumtur
Na ndalen qysh ne fillim
Kurr nuk ma morri mendja
Qe do t'kemi kete mbarim!

Nen qiellin e hapur qendrova
Doja te jemi pran shum
Na ndante nje bote e tere
Ti atje nen toke,mbi toke qendroja une!

  • Postime: 18
  • Karma: +0/-0

#321 ne: 13-10-2010, 23:10:48
Kujtimet e mia ia fala erës
 
Kujtimet e mia ia fala erës
t’mi cojë në shtëpi
t’mi varë në rezë të derë
në degë të qërshisë
atje ku shijova dashurinë e parë
bregut të Lumbardhit
ku verave të nxehta jam larë
 
T’mi varë në degë të kumbullës
t’mi varë në degë të ftonit
në degë të mollës
e në degë të arrës
të derë e oborrit
 
Të mi coje atje
Ku vera është e nxehtë
E natën ndriçon hëna
Në kopshtin tim me lule
Atje ku ma ka ënda
 
 2
KËNGËN E LASHË VARUR NË TELIN E LAHUTËS
 
Këngën të lashë  varur ne telin e lahutës
Aromën e pogaçes  e lashë ne tulin e bukës
Aromën e flisë ne tepsinë mbuluar me  saç
Ne sofër  lakrorin qe e beri motra me spinaq
 
Puthjen e pare qe shijova te Drini bardhe
Ne buzët e vajzës qe me kurrë se pashe
Katër vitet me te lumtura te jetës sime
Ne bankat e gjimnazit te Pejës i lashë
 
Shaminë qe ma dhuroi vajza e vargjeve te mia
Varur ne degën e dardhës ne kopshtin tim
Ku kalova çastet me te lumtura
Ku e pata  mbjell lulen qe m’dha për kujtim
3
 
IM  AT ATE DITE QE PERCOLLI
 
Atë ditë që m´përcolli
mundohej ta mësheh lotin
të më prij fati
e të me mbaj shëndeti
me vete luste zotin
 
Edhe pse mundohej
veten ta përbajë
e dija fare mirë
me veten luftonte
syri mos t´qaje
 
Kur m´tha rrugë e mbarë
vetja e mashtroi
për supe me kapi
fort  me përqafoi
loti i tij i ngrohtë
ne faqe me pikoi
 
Porosi e fundit
me dëgjo mor bir
plakun e mban  shpresa
dhe një fjale e mire
mos t´mashtroje dynjaja
as paraja kurrë
sprovat qe ka jeta
t´´i kalosh si burrë
 
 
4
 
THONË QENKA REFUGJAT
 
 
Woher kommen sie?
U them ich bin albaneser
Dhe iku tutje
Se më shumë nuk di
 
E kur me pyesin kush jam
U them shqiptar dhe më nuk e zgjatë
Ata në shenjë çudie ngrisin supet
Thonë qenka refugjat
 
Pasi ata ikën
vetes i them unë
Po çfarë u bëra veç të vërtetës
Nuk thash më shumë
 
 
 P e r  v e t e n
NUK DESHA TË JAM KURRË POET
 
Nuk desha të shkruaj kurrë
as desha të jam poet
frymëzimet dhe ndjenjat e mia
nuk desha të mbesin në këtë jetë
 
Edhe tash pse po shkruaj
pyes veten cfarë me gjeti
kur të kaloj nga kjo botë
dua t'i marrë të gjitha me veti
 
bashke me to dua
t'bëhëm rob i krimbit perandor
kur krisma e çametit të vije
të dalë para zotit me t'gjitha ne dorë
D a s h i r i a
 
 1
LAMTUMIRË DASHURI E VJETËR
 
Të kujtohet konvikti numër një
Ku si studente banoje ti
Kur një guri të vockël në xham ta hidhja
Kur doja me ty të rrinja
 
Të kujtohet ajo ditë
Kur si një zog me krihë të thyer me le
pas konvikteve të trandafilat kur me the
Familja do t’me martojë me një tjetër
Lamtumirë dashuri e vjetër
 
 2
TI ME JE LULJA MË E MIRA
 
Mes  mollëve të gjoksit tënd
Me pëlqen te digjem
Si rriqëri me lëkuren
me trupin tënd të përpiqem
Sikur në pasqyrë
N’sytë e tu të shihem
Si merimanga në rrjetin e vet
në duart tua të zihem
në avullin e ngrohtë
dalë nga buzët tua
emri tim me tëndin
të përzihen dua
Dhembja në fushë
Të mos e thajë kurrë barin
Si bleta luleve thimthave
Dua tua thithë nektarin
Në kopshtin tim
mbjellë me trëndafila
Ti me je lulja më e mira

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#322 ne: 15-12-2013, 11:34:40
Bahet * njanën pej dritareve t’zemrës e kisha pas harrue hapun ...se ka ra natën
E pa shoqnueme pej fryme
Pa bëza
Borë e zezë...

Kur u zgjova, pashë sesi, nji shtresë e trashë
m’i mbulojke gjanat
besimin, guximin, madje edhe shpresën deri në sy

...se agu agoi gri

I mërdhimë me hapa t’pimë
I çela dyert dhe derdha pej aty
Tan mllefin, smirën, inatin, urrejtjen dhe çdo gja
sa zemra u ndriçue prapë
pej fijës së Dritës n'flakë...
                               
                               ImerTOPANICA

Temat e fundit