Dhembje në vargje... - 4 - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhembje në vargje...

Dhembje në vargje...

· 323 · 25395

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#75 ne: 03-03-2009, 14:14:16
Tri  pika

Rrënuan  arkeologët  në  mua
në  mos  tjetër ndonjë  statuj  të  gjenin
por  përveq  hirit  asgjë
e  bukur, unë  ty  s'tidealizoj  më

Kur  deshën të  dilnin  u  kthyen  papritur
në  një  gotë  tri  pika  i  panë
të  asaj  që   se  kam  pran
prej  kohës  që  unë  më  unë  nuk  jam.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#76 ne: 04-03-2009, 18:35:16
Qetësi

Shshëëët!
Ajo  kalon  shkretëtirës  ëndrrimtare
Bota  mbushet  ngjyra
Dhe  ajo  buzqeshë
Bota  mbushet  melodi

Shshëëët!
Ajo...
Ajo  po  heshtë
vdes  çdo  gjë  në  ne
Ajo  ecë
dhe  bota  ngjallet  dyfish

Gjurmëve  të  saj
qelin  lule
Ajo
Ideali  i  poetëve  të  çmendur
Gruaja.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#77 ne: 06-03-2009, 14:10:33
Sonte 

Shiu   mi  solli  kujtimet
Kujtimet  ranë  mbi  mua
Mua  më  mori  gjumi
Gjumi  ishte  i  rëndë

Në  fillim  të  fillimit  s’isha  vetëm
me  mua  ishe  ti
Shoqja  ime  Vetmi

Sonte  kur ti  më   erdhe
Unë  nuk  fola, sikurse  ti
Biseda  jonë  ishte  heshtja
Por  u  gëzova që  të  pashë  përsëri
E dashura  Vetmi.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#78 ne: 06-03-2009, 14:43:28
Sonte 

Shiu   mi  solli  kujtimet
Kujtimet  ranë  mbi  mua
Mua  më  mori  gjumi
Gjumi  ishte  i  rëndë

Në  fillim  të  fillimit  s’isha  vetëm
me  mua  ishe  ti
Shoqja  ime  Vetmi

Sonte  kur ti  më   erdhe
Unë  nuk  fola, sikurse  ti
Biseda  jonë  ishte  heshtja
Por  u  gëzova që  të  pashë  përsëri
E dashura  Vetmi.




Do vecoja kete ...me pelqen shume

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#79 ne: 06-03-2009, 20:31:54
Qetësi

Shshëëët!
Ajo  kalon  shkretëtirës  ëndrrimtare
Bota  mbushet  ngjyra
Dhe  ajo  buzqeshë
Bota  mbushet  melodi

Shshëëët!
Ajo...
Ajo  po  heshtë
vdes  çdo  gjë  në  ne
Ajo  ecë
dhe  bota  ngjallet  dyfish

Gjurmëve  të  saj
qelin  lule
Ajo
Ideali  i  poetëve  të  çmendur
Gruaja.



Kurse kjo per mua eshte "perla" e krijimtarise tuaj..
Gjeja me e bukur qe kam lexuar ne gjithe vargjet tua..
Ju pergezoj :) :)

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#80 ne: 07-03-2009, 00:10:50
Dyqani  i  ndjenjave

Vrapojshe  rrugëve  të  kujtimit
Pluhur  malli  ngrihej  pas  teje
Ai  fustan  i   dëshirave  të  mia  të  kishte  mbështjellë
Pamje  mahnitse…

Por  ti  u  zhduke
Siç  zhduken  yjet  në  ag
Kjo ishte  ëndrra  ime  e fundit
Prej kur  shpirti  im  u  bë  dyqan
Dyqan  i  ndjenjave  të  dhimbjes…

Do  dhe  ti  një  copë  dhimbje?
Dyqani  im  punon  njëzet e  katër  jetë...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#81 ne: 07-03-2009, 02:26:26
Heshtje

Gjethi  ra  mbi  ty
Ti  as  që  u  trazove  që  ai  ishte  i  vdekur
Jetë  s'i  dhe

Pikturat   ranë  mbi  ty
E  ti  ngjyra  nuk  ju  dhe
Ndërgjegjëja  jote  bëri  vetvrasje

Letrat  e  mia  në  duar  tua  ranë
Ato  u  bënë  copash
si  thyerje  drite  në  gurë  kristali
Femër  tradhëtare.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#82 ne: 09-03-2009, 01:38:49
Ty

Edhe  ëndrrat  e  mia  mi  pushtove
Si  një  perëndeshë  krenare  dhe e  bukur
Të  frymzohem  nga  dashuri  e  pashterrshme  më  shtërngove
Po  t’më  shikoje  njëher  do  t’isha  më  i  lumtur

Delikatesa  jote   më  vret
Kupidonisht  zemra  m’u  plagos
Në  fushën  e  betejës  të  mbetur  shkret
Dhembjen  e  varros

Ty  të  dua  aq  shumë
O  femër, lulehelmuese
Unë  sëmurem  nga  helmi  yt
Por  dashuria  për  ty  është  shëruese.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#83 ne: 09-03-2009, 11:24:49
Ty

Edhe  ëndrrat  e  mia  mi  pushtove
Si  një  perëndeshë  krenare  dhe e  bukur
Të  frymzohem  nga  dashuri  e  pashterrshme  më  shtërngove
Po  t’më  shikoje  njëher  do  t’isha  më  i  lumtur

Delikatesa  jote   më  vret
Kupidonisht  zemra  m’u  plagos
Në  fushën  e  betejës  të  mbetur  shkret
Dhembjen  e  varros

Ty  të  dua  aq  shumë
O  femër, lulehelmuese
Unë  sëmurem  nga  helmi  yt
Por  dashuria  për  ty  është  shëruese.



Woooow sh sh e bukur. :)

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#84 ne: 09-03-2009, 14:17:36
"**Babyygirll** Woooow sh sh e bukur."  flm...

Ikje

Vrap  i  çmendur
i çmenduri  vrap
ku  shkon
ajo  nuk  të  shikon

Ajo  nuk  buzqesh
Retë  nxihen
Si  kortezh

Atë  s'mund  t'a  mbrrishë
vrapon  t'i  kërkosh  heshtjes
me  dhimbje  të  vishesh

 ikja  shtyp  pedalen  e  veturës
pluhur kujtimesh  ngrihet  pas
ikja  jote  vrapon  e çmendur
në  shpirt  kujtimet  t'u  gdhenden

Ikja  nuk  ka  fund...



  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#85 ne: 10-03-2009, 18:55:04
Burgu  im

Rrahë  si  e çmendur  gjosin
Nuk  dal  prej  ti  dot
Kur  ndjejë  që  ajo  ofrohet
më  kapë  ajo  ndjenjë  e  kotë

Gjoksin  e  rrah  me  grushte
N'krahrorin  tim  të  ngushtë
Kur  e di  që  ajo  drejt qenies  sime  shikon
dëshirat  fluturojnë

Ah, çjemi  ne  zemrat
gjithmonë  brenda  krahrorit të  burgosura.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#86 ne: 12-03-2009, 00:09:33
Mall  i   zhagitur

Malli  zhagitet  drejt  teje, rrugëve  me  pluhur
Do  ta  gjej  hyrjen  e zemrës  sate
Ti  pse  u  frigove, çpate?
Nga  dashuria  mos  u  frigso
Portën  mos  e mbyll.

Malli  përgjaket, dhunshëm katrrithet  drejt  teje
Do  të  hyj  në  zemrën  tënde  kshtjell
Kujdes, rojat  do  t'i  vras
Ti  s'mund  të  mbrohesh  prej  meje.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#87 ne: 12-03-2009, 15:17:43
Nuk  mundem

Prapa  harresës  bie  shi  kujtimi
Dhembja shtrihet në mua si arabeskat në kubet e xhamive
Si  lyps në një stol të braktisur shtrihet trishtimi
se  ti më  mungon.

Atje  tej  retë  e  harreses  mbulojnë  qiellin  tim
Timin  qiell  të  shpresës  që  vdes  brenda  meje
Aq  shpesh, si  ndarjet  në  një  serial  latin
se  ti  më  mungon.

Klidhma  e vrasjeve  të  kujtimeve  për  ty
Më  tmerron   mua  si  një  fëmij  të  braktisur
Vetëm një ngjyrë  ka  ylberi  im  i  shpresës, zi
se  ti  me  mua  më  nuk  je.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#88 ne: 12-03-2009, 23:31:16
UNe  dhe  miku  im

Koha  djersitet
Apo  ka  diare
Dritaret i  mbyllë
Sot  është  me  re

Unë  nisem  për  në  hiq
Me  mua  është  miku  im i  vjetër
Të  dy  të  leckosur
Me  nga  një  libër  nën  sqetull

Unë  dua  t'a  pushtoj  femrën
Ai  do  t'a  pushtoj  pasurinë
Të  dy i  humbëm  luftrat
Fituam  vetminë.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#89 ne: 12-03-2009, 23:48:45
Ti

Sepse  ti  je  mbi  yje
Aq  larg  sa  unë  s'kam  fuqi
As  të  ëndërroj
Sepse   ti  je  aq  e  pastër
Sa  mendimi im  më  i  bukur
mund  t'a  njollos  pamjen  tënde
Sepse  ti  je  aq  e  bukur
Sa  unë  nuk  kam  sy  të  t'shikoj
Sepse  ti  je  dritë
Ti  je  mbi  yje
Ti je...
Dikund  në  imaxhinatën  time

Sepse  do  t'bie  borë
Apo  do  t'bie  shi
Ndoshta  do  t'jet  fundi  i  botës
Kur  unë  do  t'gjej  ty.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#90 ne: 13-03-2009, 00:04:12
Tinguj  mërzie

Dy  zogj  flutoruan me  lëvizje  të  sinkronizuara
Unë  dëgjoja  Coldplay-n, dhoma mbushej  tinguj
Mërzi.

Desha  të  lutesha, u  luta  në  heshtje
Nuk  e  di  pse  lutesha
Nuk  e di  pse  kjo  heshtje
Mërzi.

Provova  numrin  tënd  të  telefonit, asnjë  zë
DY  zogj  fluturuan  me  lëvizje  të  sinkronizuara
Coldplay. Tingujt  e  mërzisë, mbushën  dhomën  time.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#91 ne: 14-03-2009, 11:10:34
Rregullisht zgjohem në ora pesë dhe pastaj flë deri në nëntë.
Rregullisht  shiqoi  tv emisionin  e mëngjesit në nëntë e pesëmdhjetë
Dhe  rregullisht lajë  dhëmbët...
Pastaj  i  mbyllë  sytë  real  dhe  i  hapi  ata  imaxhinar.
Shkojë  mbi  yje, të  kërkoj
Rregullisht  më  humb  fuqia  pas një  shekullkërkimi.
Por  unë  vazhdoj  të  t'kërkoj nëpër  galaksi  të  pafundme
Rregullisht  më  humb  shpresa  se do  të  t'gjej  në ndonjëvend  pas  një  kohe  kërkimi  dyshekujshe, por  unë  vazhdoj  tutje.
Derisa  t'mbetem  vetëm, i  këputur  bie  në  planetin  Shekspeer.
Prej  asaj  lartësie  marramendse  shikoi  planetin  e Omar Khajamit...ej, sa  i  lodhur  jam...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#92 ne: 15-03-2009, 17:06:17
Një  femre

Fli
Aty  ku   as   ëndrrat   s'të  shqetsojnë
Dhe  kur  të  zgjohesh, duke  buzqeshur  të  shoh
Fli
Aty  ku ëndrrat  janë  me  ngjyra
Ku  dashuria  ka  shumë  fytyra
Të  bukura
O  fli, se  je  lodhur
Rrugëve  me  pluhur
Ti femër  e  bukur

Fli
Mbi  lule  fli
Aty  ku as  ëndrra  e  djallit  s'mund  të  rrij
Aty  ku  nën  vellon  e  dashurisë  së  pakufi
Lozin  me  ëmbëlsi
Engjujt  me  ty.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#93 ne: 15-03-2009, 23:16:01
Pergezime shume te bukura

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#94 ne: 15-03-2009, 23:22:40
Faliminderit  shejtania e ujkut......

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#95 ne: 16-03-2009, 13:39:00
Ndodhë  ndonjëher

Ndodhë  ndonjëher
Që  nga  piktura  të  dalësh  nudo
Dhe para  meje  të  vallzosh  si  e  çmendur
Dhe  kur njerzit  të  provojnë  të  kapin
Ti  të  zhdukesh  prap  pa  gjurmë

Ndodhë  që nga  ky  tym  njerzish  të  kotë
Të krijohet  imazhi  yt  papritur
Dhe  kur  jasht të  fryjë  stuhi
Shpirti  yt  të  kthehet i  venitur

Ndodhë  të t'shoh  në  ndonjë  rrugicë të lagur  nga  ky shi
Ose  para  gjamave  të  ndonjë  dyqani
Por  kurrë  të  më  kthehesh  ashtu  siq  ike
Në muralet  e kujtimeve  të  mia, që u mveshen  me  të  zi
Nga  ky  hi  kujtimesh...

  • Postime: 190
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Mashkull

#96 ne: 17-03-2009, 13:46:55
              Udhëkryq i vetdijes

Me daltën e mprehtë, në kocka disidentësh
gdhënd fronin e diktatorit lirigëlltitës.
Me penelin e përulur, furç dhëmbësh e shpifsit
përjeton buzëqeshjen e mykur t' varrmihsit.
Me penën e grabitur nga tryeza e Shakespear-it
i thurr pa u skuqur ditirambe vampirit.
Në mos qofsh i shitur, por vetëm friksuar
braktis sa më parë rrugën e gabuar!
Me artin që trondit më shum' se topat
gërmo pa bër zhurm' për mamuthët gropat!

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#97 ne: 18-03-2009, 05:38:27
Ushtar  besnik

Agu Apolloni  gdhihet  ne  mitologjine  e nje  mengjesi
Une  e  se  njoh 
Ne  varrin  e  perendive  te  rrejshme  cdo  te  tille  do t'a  varros
E Zotit  lavde  do  t'i  thure
Si  permendoren  evetme te  lavdise  ne  shpirte
Kjo  dashuri  duhet te  jete  e  perjetshme
Rruga  eshte  me gjemba
Dhe  jam  i  vetem
...

Mikelanxhelo  Buenaroti  sot  lindje  Adamesh  s'pikturon
T'fascionuar  shpirtra  hutaq  prap shikojne  murale
Apolloni  mitologjikisht  s'ndriqon
POr  une  prap  do  t'a  varrose
Ne  varrin e  perendive  te  rrejshme.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#98 ne: 18-03-2009, 09:56:20
 

 Vargu  qe   kultivon  SALAMANDA  eshte  nje  varg  qe   rendom  ka  predispozita  te  duket  i  merzitshem  dhe  i  koklavitur  per  t'u  kuptuar, sepse  eshte  i  mbushur  me  simbole  dhe  figura. POr  e  verteta  eshte  se  ai  na  duket  shume  i  bukur  dhe  i  lehte  per  t'a  lexuar. Pse?  Sepse  kete e  bene  te  lehte  humori  i  holle  dhe  inteligjent  qe  e  perdore   SALMANDA. Po  t'a  zhveshim  kete  varg  nga  ky  lloj  humori  dhe ritmi  e  rime, nuk  do  t'i  humbiste  vlerat  artistike   aspak, por  nje  lloj  vargu  i  tille  e  kerkon  nje  lexues  elitist  qe  ka  dy  grosh  njohuri  mbi  letrat  dhe  asaj  qe  sot  quhet  letersi. Me  admirim  te  larte  i  lexoi  poezite  e  "saj"  dhe  e pergzoj   dhe  i  lutem qe  t'vazhdoi   me  nje  ritem  te  ktille...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#99 ne: 21-03-2009, 23:51:44
  Nuk  luftoi

Dhe  pse   dita  përgjakshëm  merr  frymë
N'krahrorin  e shpuar  veriu  del  e hyn
Mbi  dhe  asnë  lëvizje  e  re
Më  duket  se  Dielli  e  hëna  vdiqën  dje
Veshur  shpresa ime  me  petka  vdekjeje
Drejt  botës   tjetër  ku  ka  përjetsi
Dhe  dashuria  nën  hijen e  t'Mëshirshmit  rri.

Temat e fundit