×

Kërkoj ndihmë...më duhen poezi për këngë

Kërkoj ndihmë...më duhen poezi për këngë

· 17 · 3099

  • Postime: 7
Bini007
ne: 12-05-2006, 10:28:44
Të nderuar anëtar/e të këtij forumi.

Jam në përgatitje të një albumi muzikorë dhe më duhen poezi për meloditë e mia.
Albumi do të jetë i zhanrit Pop/soft rock.

Do të ishte një ndihmesë e pamasë nëse dikush nga ju do të kontribuonit në projektin tim.
Vlen të theksoj se në album do të shënohet edhe autori i tekstit nëse do t'më jepet leje nga vet autori ose mundet të lehet edhe si anonim, nëse autori nuk do të dojë që të publikohet emri i/e tijë/saj.

Të gjitha tekstet janë të mirëseardhura por do të bëhet një seleksionim i teksteve në mënyrë që teksti dhe muzika të shkrihen në një terësi të vetme.

Autori i tekstit do të kontaktohet këtu në forum ose në e-mail privat, nëse teksti i/e të njëjtit/tës do të zgjidhet për album.

Me shpresë se do të më ndihmoni ju urroj të gjithëve një punë të mbarë në krijimtarine tuaj.

Me rrespekt
Bini007

  • Postime: 30
  • Gjinia: Mashkull
kaperthuras
#1 ne: 14-05-2006, 10:52:26
Kenget / tekstet paguhen nuk dhurohen! Sorry.......

  • Postime: 7
Bini007
#2 ne: 15-05-2006, 13:03:15
Këngët / tekstet paguhen nuk dhurohen! Sorry.......


çdo gjë në rregull...nëse teksti do t'i plotëson kriteriet (do më pëlqen), atëherë nuk ka dyshim se do të bëhet edhe pagesa.
Për ate edhe kërkoj leje nga autori/tekstsshkruesi...se përndryshe do ti kisha marë tekstet të cilat më pëlqejnë pa asnjëfar lloj përgjegjësie, sepse e drejta autoriale nuk rrespektohet tek ne.

Por pasiqë bisedohet për një projekt serioz dua që t'ju përmbahem rregullave.

Me rrespekt
Bini007
Capkenja
#3 ne: 25-05-2006, 14:05:48
Pa problem hap edhe lexo ketu tek poezite qe kemi bere,vetem se duhet te flasesh ne Mp me cdo antar qe e ka bere.Per mua ska  rendesi pagesa,vetem te na dal thjesht emri si autor teksti:)

Rruge  te mbare ne ate qe ke nisur!

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#4 ne: 25-05-2006, 15:05:48
Kane te bejne edhe bindjet tuaja apo drejtimi ideor (nese mund te shprehem keshtu) qe ju kerkoni te tekstet.

Gjithsesi, mund te besh ate qe tha çapkenja: Lexo poezite ne forum, zgjidh ato qe te pelqejne dhe kontakto me autoret per me shume.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#5 ne: 27-05-2006, 01:48:03
Ja qe i lexove, por poezite e mija jane bejte per nje rapsod popullor dhe dhe jo per ate rryme muzikore qe ke permendur me siper:D

  • Postime: 7
Bini007
#6 ne: 28-05-2006, 12:05:54
Pa problem hap edhe lexo këtu tek poezite qe kemi bërë,vetëm se duhet të flasësh ne Mp me çdo antar qe e ka bërë.Për mua s'ka  rëndësi pagesa,vetëm te na dal thjesht emri si autor teksti:)

Rruge  te mbarë ne atë qe ke nisur!

Flm. shum Capkene...
Më tepër po më le përshtypje zemërgjërësia e yte...dhe flm. për urrimin. Un do të shikoj atë që është postuar nga ju dhe nëse ndonjë nga poezitë e juaja do të përshtatet në melodinë time, atëherë me siguri që do të ju kontaktoj dhe do të kërkoj leje edhenjëherë.

Të urroj suksese të mëtutjeshme...fat dhe lumturi në jetë...

Me rrespekt
Bini 007

  • Postime: 7
Bini007
#7 ne: 28-05-2006, 12:09:27
Ja qe i lexove, por poezite e mija janë bejte për një rapsod popullor dhe dhe jo për atë rrymëë muzikore qe ke përmendur me sipër:D


Indrit! Shkrimet e juaja i kam ndjekur me vëmendje dhe me të vërtetë keni talent të patjetërsueshëm (më pëlqejnë tejmase). Për ate nuk jam aspak në dyshim se një krijues si ju mundet të bën edhe tekste për këngë të zhanrit të cilin un e këndoj.

Të urroj punë të mbarë dhe shëndet.

Me rrespekt
Bini 007

  • Postime: 7
Bini007
#8 ne: 28-05-2006, 12:14:49
Kane te bëjnë edhe bindjet tuaja apo drejtimi ideor (nëse mund te shprehem kështu) qe ju kerkoni te tekstet.

Gjithsesi, mund te besh atë qe tha çapkenja: Lexo poezite në forum, zgjidh ato qe te pëlqejnë dhe kontakto me autoret për me shumë.

Përshëndetje Syrgjyn!

Fillimisht të falënderoj që ke gjetur kohë dhe të përgjigjesh në postimin tim.
Sa i përket tematikës së këngëve...un jam në kërkim të teksteve me tematikë dashurie, brengë e cila i shqetëson të gjithë rininë, brengë të cilën cdokush e ka shijuar.
Në varg do të preferoja që të ketë rim...në mënyrë që të bëhet përshtatja më e lehtë në melodi.

Punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme

Me rrespekt
Bini 007

  • Postime: 2
  • Gjinia: Mashkull
poeti
#9 ne: 28-05-2006, 12:49:47
urime per entuziazmin. une kam disa poezi qe i kam bere gjate ketyre koheve te fundit nese do mund te ti dergoj. po te le e-mailin tim me njofto ketu. janione1@yahoo.it

  • Postime: 7
Bini007
#10 ne: 28-05-2006, 13:59:59
urime për entuziazmin. unë kam disa poezi qe i kam bërë gjatë këtyre kohëve te fundit nëse do mund te ti dergoj. po të le e-mailin tim me njofto këtu. janione1@yahoo.it

Përshëndetje Poet!

Ju flm që jeni përgjigjur postimit tim. Ju kam dërguar një e-mail, ku ju mundeni t'mi dërgoni poezitë e juaja...

Të urroj punë të mbarë dhe shëndet

Me rrespekt
Bini 007

  • Postime: 127
  • Gjinia: Mashkull
Kauboji
#11 ne: 13-06-2006, 09:03:49
 :perqafim

Pershendetje une kam disa ne faqen e poezise nese te hyjne ne pune pse jo, vetem suksese, do te mundohem te postoj edhe ndonje pak me stil tjeter.Tung shendet nga Kauboji

  • Postime: 36
yjori
#12 ne: 29-07-2006, 21:59:05
Shiko këtu.http://yjori.faqet.com/. po të pëlqeu ndonjë gjë mund  ta marrësh pa problem. suksese!
p.s.-mund te me kontaktosh ne mp ose e-mail:vangogh625@yahoo.de

  • Postime: 825
  • Gjinia: Femer
agnesa
#13 ne: 13-10-2006, 16:51:00
edhe une kam disa poezi mirpo te lutem me shkruaj nje leter ne imellen nnnesa@hotmail.com dhe une do ti dergoj
ne rregull do jap kontributin

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#14 ne: 14-10-2006, 01:39:50
yjori me pelqeu faqja jote shume........

  • Postime: 11
  • Gjinia: Femer
SaricA
#15 ne: 22-06-2007, 11:26:51
veq nese bon MetaL:P

  • Postime: 113
  • Gjinia: Mashkull
Qumka
#16 ne: 23-06-2007, 00:44:06
Përshëndetje...
Mund të ndëgjosh këngët në faqen www.shkumbiveliu.co m
 

kerkoj pune ne new york

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:43:00
nga InfoZ
Kerkoj Postues ne Wordpress

Nisur nga AlbCoderRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 28-01-2014, 17:30:56
nga AlbCoder
Kerkoj domain premium .com ose .al

Nisur nga Migen2Rubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 24-01-2014, 11:11:29
nga omedia
Kerkoj Fan Page me fansa shqiptar..

Nisur nga lajmeRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 25-11-2013, 20:51:08
nga V@GαβθηD
Kerkoj Funpage me mbi 30mi fansa Shqiptar

Nisur nga omediaRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 14-10-2013, 22:09:35
nga albanos