×

p.s. revolucioni vdiq

p.s. revolucioni vdiq

· 1 · 376

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-07-2011, 15:42:38
Nga Lulian Kodra
O kohë e krisur kohë hilesh kohë gjak

kohë harbutësh e hajdutësh të pa cak

tak e tak të bluajnë mbi ekrane tradhëtish

kohë po c'kohëzeza kohë hijesh kohë flijsh

kohë flijimesh mosmarveshjesh të pafund

kohë ndërtimesh integrimesh mbi qytete mbi katund

kohë tiranësh (kush beson?) jep e vdes

kohë nate të tejnatë pa mëngjes

kohë që rreh në ferr si në farkë ligjësitë

kohë që mbledh të mirat e shpërndan ligësitë

kohë e shkretë kohë e djerrë kohë e thatë

kohë mjerimi përdhunimi të pamatë

...

Eja

në kafe kafeja

 

Shiko

po ndryshon a jo

 

Ik

nga frika me frikë

...

Ditës iu buhavitën këmbët nga ecja një ditë

dhe buajti e telefosur nga dielli tek nata pa hënë.

 

S'dinte nga t'i hidhte sytë metafora ndërkaq

nga e bardha? e zeza? apo nga një minotaur

që ishte shfaqur në Bulqizë e tek mëtonte të dilte në dritë

shembte përtokë themelet e shtëpisë tonë të dashur?

 

Unë erdha, pashë, ika.

...

p.s. revolucioni vdiq. të rroni vetë.

u vra në aeroporte. e qamë në internet.

 

dashuria na la. e hodhi epshi tuç.

shigjetat e erosit nuk kish pse shkonin huq.

 

edhe arti iku. në institucione u mbyt.

në ngrehina të marrësh me gishta në fyt.

 

do fikemi dhe ne. jeta do na vdesë.

nata dheun do shkundë supesh e s'do ketë mëngjes.