Po gjeja fjalet per ty... - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Po gjeja fjalet per ty...

Po gjeja fjalet per ty...

· 4 · 1014

  • Postime: 18
  • Karma: +0/-0

ne: 06-08-2009, 00:47:15
Me the te te prisja,
dhe une shkova tek stoli,me padurim
doja te degjoja hapat e tu
tek brohorisnin ne shpirtin tim.

Kaluan disa çaste...
une isha aty,po prisja...
nuk mora mundimin te ikja,
se doja te te shihja ty.

Kaluan edhe pak çaste..
perseri une isha aty
librin qe kisha ne çante po lexoja,
duke gjetur fjale te bukura
per te te pershkruar ty!

Kaluan edhe pak çaste te tjera,
u mendova te ikja,por nuk e bera
se me vinin ne mend çastet e lumtura me ty,
e fjalet e thena.

Ishin te preferuarat e mia ato mendime
me to nuk lodhesha
me to nuk e ndieja kohen
por ne ato çaste,sa shume po e ndieja oren...

Kaluan...kaluan shume çaste
une...aty...perseri ...
sa dhe yjet filluan t'me thoshin
-"nuk ke shtepi ti"?!

Librin ne duar,e shihja me habi
se po mundohesha shume
te gjeja fjalet e bukura per ty...
por nuk e di si,asnje spo me binte ne sy.

U ndjeva e quditshme,
e vetme...ne stol...duke gjetur fjalet e bukura per ty,
por ti...mbse kete nuk e dite,
dhe thjesht ...ike...!

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-08-2009, 19:28:14

U ndjeva e quditshme,
e vetme...ne stol...duke gjetur fjalet e bukura per ty,
por ti...mbse kete nuk e dite,
dhe thjesht ...ike...!
[/quote]

Vargu i parë i çdo katrene shenjon krejt ngarkesen emocionale qe bartin keto vargje. Pritja, pritja, pritja... dhe nje  zhgenjim qe s'eshte i artikuluar si duhet, sigurisht  kjo me qellim nga poetja, per shkak te asaj  se...



  • Postime: 32
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-08-2009, 12:30:09
Ofelia e shekullit XXI

Njëra ditë gremiset në shkallë hallakatjesh,
tjetra ia heq vetes në këmbët e natës.
I duhet pak çlodhje mes ditësh të tilla,
ndaj ulet diku. Njerzve u thotë: “prisja!”.

Stolin e vendos larg, në fund të botës,
pritjen bën legjendë si të Penelopës,
heq dhe ve mbi kokë re, diell, yje nate.
Në t' vërtetë kalojnë çaste,... çaste, ... çaste...

Ndoshta vjen një “ti” t'ia mbysë monotoninë.
Vret mendjen të gjejë ndonjë fjalë të mirë,
por, njëjt' si ajo, çlodhet dhe mendimi.
S'kujton dot një fjalë. Mbase e ndih' libri.

Libri është tragjik, fjalë të mira s'thotë.
Tej e flak dhe kthehet në të sajën botë.
Një shi i përgjumur nis të bjerë ngadalë.
Prej stolit pikojnë fjalë, imzot, fjalë...

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 25-08-2009, 19:16:28
Ofelia e shekullit XXI

Njëra ditë gremiset në shkallë hallakatjesh,
tjetra ia heq vetes në këmbët e natës.
I duhet pak çlodhje mes ditësh të tilla,
ndaj ulet diku. Njerzve u thotë: “prisja!”.

Stolin e vendos larg, në fund të botës,
pritjen bën legjendë si të Penelopës,
heq dhe ve mbi kokë re, diell, yje nate.
Në t' vërtetë kalojnë çaste,... çaste, ... çaste...

Ndoshta vjen një “ti” t'ia mbysë monotoninë.
Vret mendjen të gjejë ndonjë fjalë të mirë,
por, njëjt' si ajo, çlodhet dhe mendimi.
S'kujton dot një fjalë. Mbase e ndih' libri.

Libri është tragjik, fjalë të mira s'thotë.
Tej e flak dhe kthehet në të sajën botë.
Një shi i përgjumur nis të bjerë ngadalë.
Prej stolit pikojnë fjalë, imzot, fjalë...

 ...çasti i pritjes, monotonia dhe gjith  sallatat e tjera që shkojnë me pritjen, si pasoj  e mungesës së diçkaje, janë shtresuar aq bukur në mënyrë të figurshme. Vet Ofelia është një simbol  që 'intertekstualizohet' duke u mar nga fusha e letërsisë dhe përvoja e saj. Kjo poezi duhet të lexohet në kontekstin e zhurmës së modernizimit, urbanizimit, motorizimit... kompjuterizimit të kohës. Stili i 'shpejt' provon të jap imazhin e kaosit të kohës sonë.

Temat e fundit