Shkruani me optimizem - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkruani me optimizem

Shkruani me optimizem

· 12 · 1226

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

ne: 31-03-2009, 21:45:43
Shikoj shume tragjedi, lot e ndarje ne shkrimet tuaja shkrimtare te rinj, nese doni qe te shiteni, beni letersi te kendshme, optimiste, largohuni ndonjehere dhe nga realiteti i hidhur, ne lexuesit kemi nevoje per nje tjeter stil, ju uroj suksese
« Editimi i fundit: 26-12-2020, 18:26:15 nga 22659 »

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 31-03-2009, 21:59:18
 Faliminderit  turi... Por  unë  mendoj  ndryshe, ndoshta  ju  keni  të  drejtë  por, unë  mendoj  se  një  shkrimtar  shkruan ashtu  si  i  pëlqen  atij. Vlera estetike  e  veprës  së  tij  përcaktohet  nga  të  tjerët. T'i  mund  t'a  lexosh  ose  t'a  refuzosh, është  e drejt  e jotja  si  lexues. Pra, mund  t'a  porositesh  një  gjellë  me  mish  qengji, pak  melmesa...ne  stilin  allafrancez  (nëse  ka  një  gjellë  të  tillë, unë  emora  vetëm  si  shembull)  a  ku  t'a  di  por  kurrë  jo  t'a  porositësh  një  vepër  letrare  ashtu  siç  të  pëlqen  ty. Veprat  artistike  nuk  mund  të  bëhen  me  porosi. Dhe...gjithashtu  dua  të  shtoj  për  në  fund  se, jo  vetëm  letërsia  por  qëmoti  edhe  piktura  ka  ndryshuar  karakterin  e vet  në  këtë  drejtim: Piktura  e  porositur  nëpër  kisha  ose  portretet  e  ndryshme, më  nuk  bëhen  me  porosi... Ndryshe  do  t'kishim  një  letërsi  oborrtare. Neve  nuk  na  duhet  kjo. Letërsia  dhe  arti  nuk  ka  kufij. Ju  mbetet  të  tjerëve, konsumatorëve  të  këtij  produkti  të  vendosin  nëse  ka  vlera  ose  jo. Në  këtë  kuptim  mund  të  diskutojmë, përndryshe  i  nderuari  turi, unë  mendoj  se  e  keni gabim.

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 01-04-2009, 17:27:36
nuk po porosis veper letrare se di te zgjedh dhe kur zgjedh nuk shikoj fare autore shqiptare, vetem kur me duhen per pune. po une nuk kam si ta vleresoj nje veper pa e pare. ky eshte nje konstatim i imi ne drejtim te artit ne pergjithesi, poetet=ndarje, kengetaret=ndarje, prozatoret=probleme, halle, ndarje, percarje, skulptore e piktore gjithashtu. duhet te shikojme te bukuren, qe e kemi shume prane

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 01-04-2009, 19:37:57
  Dmth  sipas  teje  nje  portret  i  nje  plake  te  shemtuar  nuk  mund  te  jet  i  bukur? Ose  nje  poezi  per  vdekjen? Ose  nje  roman  per  luften? A  e  din  ti  qe  e  bukura  ne  esence  perfshine  edhe  te  shemtuaren?...

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 02-04-2009, 17:40:49
varet se cfare nenkupton me nje plake te shemtuar, sa per romanin per luften nuk konkuron dot se ke kryevepra, mendoj se duhet te gjeni nje rruge te pashkelur me pare, pa per shembull pse ecen best seller, pse telefilmat crime, sci etj?

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 02-04-2009, 22:50:47
 Kur  e  shkruajta  at  cope  tekst, me  shkoi  mendja  te  nje  pikture  e nje  piktori  gjerman (Albrecht Durer)  i  cili  e kishte  pikturuar  te  emen  e  tij. Nje  plake  te  shemtuar. Edhepse  ne  t'vertete  ajo  duket  qe  eshte  e  shemtuar  ne  pikturen  e  quajm  te  bukur. I.Rugova  ne  librin  e  tij  REFUZIMI  ESTETIK   ne  nje  rast  te  ketille  t e ngjashem  do  t'a  quante  devijim  i  konceptit  te  estetikes  ne  kritiken  e artit. Pra  ndoshta  s'kam  qene  mjaft  i  kthjellet  por  une  fjalen  e kam  pasur  te  objekti  i letersise  qe  mund  te  jet  i  ndryshem: lindja, vdekja, jeta, vrasja, martesa... Arti  nuk  duron  mbivenie...

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 03-04-2009, 20:08:50
normal ne letersi dhe ne gjithe artet e tjera nuk ka kufij si bukuria dhe shemtia. jemi te lire te themi e te shkruajme cfare te duam.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 03-04-2009, 21:23:48
secili ka stilin e vete ne te shkruar e nuk mendoj se eshte e keqe nje gje e tille secili eshte i lire te shkruaje ate qe ndjen dhe secili lexues eshte i lire te zgjedhe cka do te lexoje sipas gjendjes se tij emocionale ....

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 03-04-2009, 21:39:36
 Megjithate  egziston  njefar  hirarkie. Trinia  autor  veper  lexues. Ne  ket  dimenzion  mund  t'a  nenkuptojme  edhe  kritiken  e  artit, respektivisht  ate  letrare. Ne  t'kaluaren  ajo (ne  antiken  greke - Poetika  e  Aristotelit) ka  qene  ne  nje  pozicion  tjeter  ne  relacion  me  kritiken  e  sotme. Ajo  ateher  ka  tentuar  qe  artistin  t'a  mesoj  si  te  shkruaj, kurse  sot, sot  e  ben  interpretimin  e  artit  letrar  duke  e  etiketuar  si  te  bukur  ose  te  dobet  artistikisht. Une kam  thene  se  letersia  nuk  duron  mbivenie  duke  iu  referuar  kshtu  nje  mendimi  te  prof.dr.S.Hamitit (shkrimtar,kritik dhe  ligjerues  ne UP)dhe  per  t'a  demonstruar  natyren  e  mvetsishme  te  artit, mund  t'ju  sjell  shume  shembuj  nga  e  kaluara. Prandaj  te  nderuar, letersi  ka, art  ka, nese  ai  e sheh  te  aryeshme  te  gjej  rrjedha  te  reja  pa  e  detyruar  askush, ateher  ashtuqofte, askush  nuk  mund  t'a  ndryshoi  rrjedhen  e tij  te natyrshme. Mund  t'a  lexoni  historine  e  shfaqjes  se  romantizmit  pas  mesjetes, te  modernes, postmodernes  etj, dhe  t'a  kuptoni  vet  me  se  miri...

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 03-04-2009, 22:22:29
Me mire se te shkruhet me optimizem duhet shkruar ate qe ndjen,duke e lodhur koken e duke shtrydhur trurin qe te nxjerresh me te miren.
Shkrimi artistik duhet te kete shpirtin dhe mendjen brenda.
E nganjehere realiteti i hidhur nxjerre shkrimtare te medhenje qe krijojne kryevepra, duke mos ikur nga ky realitet, megjithese kjo nuk duhet te jete arsye per te pasur nje realitet te hidhur.
Njeriu sigurisht niset nga dicka, e ate dicka mund ta shendrroj ne kryeveper ose ne asgje, e per kete duhet shume pune, e sigurisht duhet edhe talent.
Dua te them qe ajo qe eshte artistike nuk mund te krijohet ne baze te nje procedure te paracaktuar.
Megjithate nese turi ka menduar ne shkrimet ku lotet rrjedhin lume si ne filmat latino amerikan qe po na servohen ketu e  atje,atehere pajtohem me te.Ketu nuk ka asgje artistike. E kam fjalen per filmat latino amerikan, se per shkrimet e ketij lloji nuk i kam hasur ne kete forum,megjithese edhe mund te kete por besoj ka pak. Shumica e shkrimeve artistike ketu,jane te mira, gjithmone sipas vleresimit tim.
ju pershendes,

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 08-04-2009, 20:54:54
mendoj se per tu bere sot shkrimtar duhet te lodhesh me shume se me pare, nese kemi parasysh martin iden. me pare ishte me e thjeshte nje kenge per partine e ja hodhe. une nuk di te shkruaj mire por kam shume gjera per te treguar, te them te drejten interneti dhe televizori ta thajne mendjen. kjo eshte shume e keqe, por ne rastin shqiptar nuk di cfare te lexosh dhe nuk ka kush te te sugjeroje dicka, flasim per letersi te mire shqiptare. rasti i fundit me ka ndodhur me darken e gabuar te kadarese, thuhet qe eshte shkrimtar i madh po mua nuk ma mbush shume syrin me kete vepren efundit, per mua u be boze me keto tema qe sot nuk jane fare aktuale i perkasin se kaluares se hidhur.

  • Postime: 346
  • Karma: +7/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 22-04-2009, 21:41:18
  Gjithsesi  koha  dhe  hapsira  ne  te  cilen  nje  artist  frymon  dhe  krijon. Ia  imponon  nje  lloj  kultivimi  te  vecante  te  shprehjes  artistike. Teoria  romantike  pat  synuar  t'ndertoj  mbi  artistin  nje  kult  qe  rrymat  moderne  tentuan  ta  zhveshnin. Impresionizmi, ekspresionizmi, dadaizmi, surrealizmi  etj, e  se  fundi  postmodernizmi, linden  si  variante  qe  e kundershtuan  njera  tjetren. Kohet  e  reja  sillnin  kerkesa  te  reja. Nese  romantizmi  arriti  t'a  rikthei  mitin  e  poetit, artistit, krijuesit  dhe  ta  ristrukturoj  ate  si  nje  mit  romantik, realizmi  provon  t'a  zbret  ne  toke  e  ta  bej  sa  me  real, nderkohe  modernja  e  hape  sfondin  e pafundesise  se  kuptimeve  dhe  mundesive. Por  gjithsesi, raporti  dhe  lidhja  e  artistit  me  konsumatorin  e artit  te  tij  ka  pasur  dhe  ka  kufije  shume  pak  te  ndryshuar  qe  nga  romantika  e kendej. Prej  Rilindjes  askush  me  nuk  ben  gabim  qe  t'a  konsideroi  artistin  si  nje  sherbetore, si  nje  puntore,  dhe  te  porosise  nga  ai  vepren qe  ai  e deshiron  simbas  qjefit  te  tij. Sepse  liria  e  artistit, liria  e  te  shprehurit  te  tij  eshte  e  pakufishme  dhe  mjetet  e  tij  jane  te  pa  kufishme  gjithsesi. Pas  artit  vjen  kritika  si  shkence  e  cila  mund  te  bej  ndonje  REFUZIM  ESTETIK  sic  thoshte  I.R , nese  nje  veper  e  caktuar  e  meriton...

Temat e fundit