×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Pasion
« ne: 10-10-2013, 12:21:06 »

PËRFUNDIMISHT

Më duket se, përfundimisht,
të kam humbur,
Siç humbja balonat
kur isha i vogël!
Kur në dorë më mbetej
veç peri i këputur,
(Atë, as për t’u varur
nuk mund ta përdorje!)

Dikur, me atë fije peri
lidhja balona të tjera,
Dhe ato ngjiteshin lart
ku të mundnin!
Unë i drejtoja me kujdes
nga frynte era,
Por asnjëherë s’e kuptoja
pse më zhdukeshin!?

Më duket se, përfundimisht,
të kam humbur,
Me ty më ndodhi
si me balonat prej letre!
Në dorë më ka mbetur
veç peri i këputur,
Dhe zhdukja e tyre
e mistershme!
:) :)
Postuar nga: Shej
« ne: 10-10-2013, 11:13:04 »

PËRFUNDIMISHT

Më duket se, përfundimisht,
të kam humbur,
Siç humbja balonat
kur isha i vogël!
Kur në dorë më mbetej
veç peri i këputur,
(Atë, as për t’u varur
nuk mund ta përdorje!)

Dikur, me atë fije peri
lidhja balona të tjera,
Dhe ato ngjiteshin lart
ku të mundnin!
Unë i drejtoja me kujdes
nga frynte era,
Por asnjëherë s’e kuptoja
pse më zhdukeshin!?

Më duket se, përfundimisht,
të kam humbur,
Me ty më ndodhi
si me balonat prej letre!
Në dorë më ka mbetur
veç peri i këputur,
Dhe zhdukja e tyre
e mistershme!
Postuar nga: Shej
« ne: 10-10-2013, 11:12:20 »

SE SI…

Se si po më ikën jeta! Se si!
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo,të lindja!

Se si po më ikin ditët! Se si!
Rrokullisen, rrokullisen, si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre, kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj, t’i pyes, ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat! Se si!
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin dashuritë! Se si!
Një sot. Një nesër. Një tjetër pas një jave!
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijra faje!

Se si po më ikin dëshirat! Se si!
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
Postuar nga: Shej
« ne: 10-10-2013, 11:11:51 »

Ç’TRISHTIM

Ç’trishtim, të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

Ç’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket,
Si Esenini rrugëve të Moskës!

Ç’trishtim, në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numurat në shpinë apo në krah!

Ç’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’më le, edhe unë nuk mundem!

Ç’trishtim, në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij, sa më larg!…
Postuar nga: Shej
« ne: 10-10-2013, 11:10:58 »

KUR TE SHOHESH

Kur të shohësh
se nuk do të ketë më asnjë bli,
Përgjatë rrugës me hënë të fikur,
Kur të shohësh
se nuk do të ketë më asnjë gur,
Nëpër kalldrëmet ku dikur jemi rritur,

Kur të shohësh
se nuk do të ketë më asnjë oborr,
Me fëmijë që sapo kanë lindur,
Kur të shohësh
se nuk do ketë më asnjë kitarë,
Që të shpërndajë nëpër sokaqe tinguj,

Kur të shohësh
që nuk do të ketë më asnjë dritare,
Që të rrijë e hapur duke pritur,
Kur të shohësh
se nuk do ketë më asnjë puthje të re
nga të gjitha puthjet që janë shpikur,

Dije, që, atëherë,
Unë do të kem ikur!
Postuar nga: Shej
« ne: 10-10-2013, 10:57:45 »

Eshte lodh 2 here prandaj :P
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 09-10-2013, 15:51:50 »

E DI QË TË KAM LODHUR

E dashur,e di që të kam lodhur,
Jam sjellë me ty si një monark!
Jam bërë shkak që rënia e gjetheve,
Të jetë brenda nesh e jo veç në park!

Ti ndoshta ende nuk ke parë,
Ç’ndodh kur përplasen dy lumenj!
Ata ngjajnë më shumë
me dy kuaj të bardhë,
Lozin a zihen unë s’mund ta gjej!

E dashur,e di që të kam mërzitur,
Jam sjellë me ty si një monark!
Tani e di mirë që nuk është dielli,
Po drita jote që vjen përqark!

 :)

e ke vene dy here


Postuar nga: V@GαβθηD
« ne: 09-10-2013, 14:41:40 »

Like!

E fiksuar pas FB-se  :P
Postuar nga: Shej
« ne: 09-10-2013, 11:05:14 »

KUR VDIQA UNË

Më hodhët dhe sa mundët,
Më ngjeshët,
Më vutë një mal përsipër!

Më pas ca lot,
Më pas ca lule artificiale,
Më pas më latë e ikët!

Më pas i latë duart,
(Nga dheu
dhe nga unë!)
Dhe shkuat,
Drekuat!

Dhe nisët
të qeshni përsëri,
Të thoni barcaleta banale,
T'i shkelni syrin njeri-tjetrit
Me djallëzi!

Ç'aktorë hororë,
Në tërë këtë lojë
Me gjoja dashuri!

Veç nëna,
Eh,nëna!
Hyri fshehtaz atje brenda,
Si një reze dielli në dimër!

Për të ndarë me mua,
Gjithë atë mal dheu
Që më vutë përsipër!

Veç nëna tani,
Me zogjtë e gishtave
Më çuket si dikur,
Më shpupuris flokët!
M'i thërret
Me emra
Shokët!



Like!
Postuar nga: Pasion
« ne: 09-10-2013, 00:24:13 »

E DI QË TË KAM LODHUR

E dashur,e di që të kam lodhur,
Jam sjellë me ty si një monark!
Jam bërë shkak që rënia e gjetheve,
Të jetë brenda nesh e jo veç në park!

Ti ndoshta ende nuk ke parë,
Ç’ndodh kur përplasen dy lumenj!
Ata ngjajnë më shumë
me dy kuaj të bardhë,
Lozin a zihen unë s’mund ta gjej!

E dashur,e di që të kam mërzitur,
Jam sjellë me ty si një monark!
Tani e di mirë që nuk është dielli,
Po drita jote që vjen përqark!