Urime për shumë vjet... - Letrarët e rinj

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Urime për shumë vjet...

    Urime për shumë vjet...

    · 1 · 1308

    • Postime: 5459
    • Karma: +3/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 24-12-2004, 01:25:02
    do ju bezdis pak, por besoj se ma bani hallall...

    URIME PËR SHUMË VJET

    Ky dimri i sivjem nuk është si dimrat e tjerë, as bile nuk i përngjan atyre të viteve të shkuara për shumë gjëra. As afër nuk është… ja jemi në prag të vitit të ri dhe ende nuk ka borë, baba dimra ka më shumë se viteve të shkuara, bile edhe nëna dimra ka sivjet. Qentë natën disi duken më të organizuar… hecin më në grupe dhe janë më të zhurmshëm se viteve të tjera… bëjnë koalicione si partitë politike, e të rinjtë sa shumë janë ndarë në grupe të vogla… se në grupe të mëdha… nuk ka të rinj, shumica janë në gurbet. E unë po ulem në një karrike të vjetër, të mbetur aty në qosh në fund të rrugës sime që lidh shumë fshatra dhe vetëm i vështroj të tjerët… si ndonjë plakë që para dite veten urren e pasdite tërë botën, unë njëashtu bëj… pse ai kështu, pse ai ashtu, pse ky s'punoi, pse ky punoi, çfarë bëri ky që ai nuk bëri etjera etjera…
    Kështu është puna në fshat. Shumë pak shikojmë punët tona. Më shumë na interesojnë punët e të tjerëve, se me tonat nuk kemi kohë të merremi.
    Në qendër të fshatit është kafeneja ku muzika që veshët të infekton tingëllon sikur ndokush të martohet. çdo natë kemi dasëm në fshat. Kafenenë e kemi për gjithçka. Nëse ndokush don të shtirret si i mençur, aty mund ta tregojë veten… nëse ndokush don të shtirret si trim, kafeneja është mejdani, nëse ndokush don të shtirret si kuller, ky është vendi, dhe nëse don të dalish që të çqetësosh veten, vend më ideal se ky nuk ka… nejse. Siç thash kafeneja është në qendër të fshatit, në udhëkryqin që lidh dy fshatra të tjerë e që përmes njërit del deri në kryeqytet. Vend i rëndësishëm është ky fshati jonë. Vetëm se paksa është i shkatërruar nga lufta e vitit 2001. Dhe megjithëse që nga atëherë kaluan 4 vite, sërish aty ka ende gjurmë të luftës… ka rrënoja të shtëpive, shtëpia e kulturës është një gërmadhë e madhe mu në qendër, dhe bërllogje ka aq shumë sa fshatarët s'kanë fuqi të fillojnë e të pastrojnë se nuk dijnë nga t'ia nisin. Dhe aty, gjenden edhe varrezat e dëshmorëve të rënë në luftën e vitit 2001. Ne i kemi të gjitha në fshat. Kemi nëndegë të partive politike, kemi shoqata të shumta e të ndryshme, edhe organizatat e huaja vijnë të na vizitojnë, kemi edhe dëshmorë, edhe gërmadha nga lufta kemi, veçse nuk kemi punë, ujë dhe kushte për jetesë, përndryshe si ne askush nuk është. Dhe shyqyr Zotit, të gjithë VIP personat vijnë për të na parë çdo të dytin vit. Aq mjafton… ata janë të zënë me punë dhe s'kanë kohë më shpesh. Nuk e dij pse ndokush mllefet dhe thot pse nuk vijnë të na shohin se si jetojmë por vetëm kur kanë nevojë për votën tonë ato vijnë…Njëherë u thash disave: -Shyqyr Zotit që vijnë të kërkojnë votën… Ata mund të mos vijnë edhe atëherë dhe sërish duhet t'i votojmë…
    E tash meqë jemi në prag të vitit të ri, kemi edhe gurbetçarët që vijnë tek familjet e tyre. Ata si të përmalluar, kur shkojnë ndokundi, vozisin aq shpejt sa duhet t'ua lëshosh tërë rrugën se kanë shumë pak kohë dhe shumë vende për të vizituar. Prandaj edhe vozisin shumë shpejt, se përndryshe ata në perëndim kishin ca tabela në rrugë që po shënonte 40 km në orë, dhe këta po i rrespektonin, po edhe sikur mos të ketë tabela, këta do të vozitnin ngadal se s'kanë përse të nguten…
    Po, është viti i ri dhe, nxënësit po gëzohen se kanë për t'u lëshuar nga shkolla në pushim dimëror, sepse janë lodhur pesë ditë në javë duke shkuar në shkollë, bile vetë kanë shkuar dhe vetë janë kthyer. Edhe çantat në shpindë këta në shkolla të mesme i kanë të rënda, sepse vajzat mbajnë fletoret, librat, ca rrobe për t'u ndërruar në shkollë, ca shminka, parfume, vërtetë rëndë… vetëm ato e dijnë se ç'janë duke hjekur. Ndërsa djemtë, ata e kanë më lehtë, shumë më lehtë… atyre s'ju duhet çanta që të lodhen se kanë të qerojnë hesapet në klasë me profesorët. Atyre u mjafton një Marlboro Light në xhep dhe një shkrepsë, po bën edhe Boss Light, pse jo, me rëndësi është të pijsh duhan para profesorëve në shkollë, bile në klasë e në koridor të shkollës, tymi s'ka lidhje se i çfarë cigareje është.
    Është fundi i vitit të ri, dhe u erdhi rradha edhe politikanëve t'ë përcjellin urimet popullit të tyre. Sa shumë urime kishin pasur. Ata kishin pasur një vit të suksesshëm me zgjidhjen e shumë problemeve të rëndësishme, por megjithate kishin lënë diçka edhe për vitin e ardhshëm se nëse i kryenin të gjitha – çfarë do të bënin vitin e ardhshëm…do duhej të rrinin, kështu që ato më me rëndësi i kishin lënë për në një të ardhme të afërt…dhe kur ata thonë diçka, u besoni se ata e bëjnë.
    Ah, mos të harroj, është fundi i vitit të ri, dhe këtu janë edhe fshatarët e varfër, fëmijtë e fshatarëve të varfër që nuk kanë as barkun për ta ngopur me bukë. Ata janë më të urtit sepse ata nuk i përfill askush, atyre askush nuk u bie në dert se nuk kan kohë njerëzit, shumica janë në kafenenë në qendër dhe ata janë esnafët e fshatit.. Fëmijët e të varfërve afrohen ke dritaret e shitoreve dhe shikojnë stolitë për vitin e ri, shikojnë xixëllonjat dhe gëzohen, sa shumë gëzohen kur e shohin ndonjë tjetër të ndez një xixëllonjë aty para tyre. Sa të mëshirshëm që janë fshatarët, ndezin xixëllonja para tyre, pijnë dhe ata shikojnë, blejnë dhe i mbushim najllonat plot për fëmijtë e tyre ndërsa ata shikojnë me plot sytë lot. çfarë të bëjnë, së paku i lënë të shikojnë. Eh, po viti i ri është dhe njerëzit kanë derte të shumta, nuk kanë kohë të merren me të varfërit, sepse kanë angazhime dhe dert se ku do shkojnë apo kë do ta ftojnë për darkë etj. Dhe kështu, ju të fundit, ju të varfër, urime u qoftë viti i ri, dhe mos u brengosni, se gjithçka ka n'deti. Nëse nuk e festoni, mos u frigoni, kalendari edhe për ju do të ecë, njejtë si për të gjithë të tjerët, andaj urime dhe gjithë të mirat.



    respekt te gjithëve  :pafshim ;)
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: