Elena nderron fene dhe behet Amina - Libraria Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Elena nderron fene dhe behet Amina

    · 1 · 945

    Elena nderron fene dhe behet Amina

    · 1 · 945

    • Postime: 5459
    • Karma: +3/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 03-10-2005, 14:31:31
    Elena ndërron fenë dhe bëhet Amina

    Shkup,2TETOR-Të dielën në xhaminë e Jahja Pashës pati një ceremony
    Të vecantë ku disa pjesëtarë të feve tjera pranuan islamin.
    Njëra ndër ato është edhe Amina,që më parë është quajtur Elena .
    Ajo deklaroi se interesimi për fetë ka qenë qysh më herët dhe sipas saj
    Derisa isha krishtere shumë gjëra I kasha të paqarta në krishterizëm.
    "Gjithmonë thosha në vetvete se Zoti nuk mund të jetë tre .
    Prandaj në krishterizëm, nuk mund të gjeja rehatinë shpirtrore.
    Fillova të lexoj Kur"anin.Jam gjeografe dhe duke e lexuar Kur"anin
    Mahnitesha nga gjithë ato argumente Kur"anore që flisnin mbi krijimin
    e gjithësisë dhe ekzistimin e Zotit.Ky ishte shkaku që përqafova islamin",u ka
    thënë gazetarëve Amina.Amina më tej potencon se të gjithëtë afërmit e saj
    e dinë se ajo eka përqafuar Islamin, mirëpo ajo më tej shton se ne në
    Ballkan kemi disa tabu tema që ende nuk mundemi tu largohemi dhe përfundimisht duhet të ballafaqohemi me realitetin.
    Ndërsa,Amra një tjetër vajzë që nuk donte të shpalos identitetin e saj, për shkaqe të ndryshme theksoi se interesimi i saj për fenë Islame ka filluar rastësisht duke lexuar një broshurë të vogël, në të cilën bëhej fjalë për krijuesin.
    Duke lexuar atë broshurë më tepër mi ngjalli ndjenjatpër të lexuar për fenë Islame.Erdha në përfundim se Zoti është një dhe nuk ka tjetër',theksoi nga ana tjetër Amra.
    Edhe Amra potencon se pas pranimit të fesë Islame ajo ka një jetë më të qetë.
    Ajo nuk beson se në të ardhmen mund të ketë probleme në jetën dhe karrierën e saj, pse e ka pranuar fenë islame.
    Amra dëshiron që dituritë që ka fituar mbi Islamin,t'ua përcjellë edhe tjerëve.
    'Dëshiroj që kolegëve dhe kolegëve tu shpjegoj fenë e vërtetë,atë Islame dhe me siguri se do të hasi në mirëkuptim'',shton Amra.


    respekt
    [1]