Lajme - ngjarje, intervista etj. - Libraria Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lajme - ngjarje, intervista etj.

· 24 · 4847

Lajme - ngjarje, intervista etj.

· 24 · 4847

  • Postime: 1609
  • Karma: +10/-0
  • i identifikuar

    ne: 11-04-2005, 20:19:04
    Besimtarët po privohen nga e drejta e shprehjes së besimit dhe e drejta për shkollim, thotë myftiu Tërnava

    Prishtinë, 11 prill

    Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës zv/kryeadministratorin e Kosovës z. Lari Rosin.
    Myftiu Tërnava pasi që e njohu me gjendjen në Bashkësinë Islame të Kosovës para zv/kryeadministratorit të Kosovës ngrit disa shqetësimi me të cilat përballet Bashkësia Islame në punën e saj.

    "Ne si bashkësi jemi angazhuar për themelimin e institucioneve dhe jemi për respektimin e tyre, por me gjithë bashkëpunimin e mirë e konstruktiv, kohët e fundit janë paraqitur disa probleme që rëndojnë këtë bashkëpunim, ku në mënyrë të njëanshme disa institucione shkelnin të drejtat e njeriut e në këtë kontekst edhe të drejtat e besimtarëve, dhe këtë gjoja në bazë të ligjeve në fuqi.
    Është shqetësues kur besimtarët privohen nga të drejtat elementare siç janë paraqitur tendenca kohëve të fundit disa raste në institucione të ndryshe. Në këto raste besimtarët po privohen nga e drejta e shprehjes së besimit, e drejta për punë dhe e drejta për shkollim".

    Më tutje Myftiu Tërnava tha se edhe përgatitja e Projektligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare lë shumë për të dëshiruar ngase ky projektligj as për së afërmi nuk i plotëson kriteret për realitetin tonë, sa p.sh. për anokroni në tërë projektligjin askund nuk përmende as termi kishë e as xhami. "Ne si bashkësi që nga fillimi i hartimit të këtij projektligji kemi bashkëpunuar me grupin punues, por fatkeqësisht vërejtjet tona nuk janë marrë parasysh", tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.

    Ndërkaq zv/kryeadministratori Lari Rosin tha se UNIMK-u është i përkushtuar që së bashku me institucionet vendore që në Kosovë të ndërtohet një shoqëri e lirë, demokratike e tolerante, të respektohen të drejtat e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të drejtën e lirisë së besimit dhe shprehjes së tij.
    Rosin tha se ligjet mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, por duhet që të kihet parasysh ana humane e interpretimit. "Për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike lypse një gatishmëri e të gjithëve".

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #1 ne: 20-09-2005, 15:59:53
    Myftiu Naim Tërnava, zgjidhet nënkryetar i Këshillit të Lartë Islamik për Euro-Azi


    Në Stamboll nga data 5 shtator, nën patronatin e Kyeministrit të Turqisë po mbahet mbledhja e VI e Këshillit të lartëë islamik të Euro-Azise. Në këtë Kongres po marrin pjesë dijetar dhe udhëheqës fetarë të 35 vendeve. Delegacionit të Kosovës i prinë Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava. Kongresi islamik për Euro-Azinë unanimisht zgjodhi për nënkryetar të parë të Këshillit të Lartë islamik për Euro-Azi, Myftiun e Kosovës mr. Naim Tërnava.

    "Ky është një nder i madh jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë kombin shqiptar", thuhet në njoftim. Mandati i tij do të zgjate 2 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Ndërsa Kryetari i Këshillit të Lartë të Evro-Azisë u zgjodh Kryetari i BI të Turqisë Dr. AlÜ Bardakogllu. Myftiu Tërnava menjëherë pas zgjedhjes së tij në këtë post të lartëë u prit nga Kryeministri i Turqisë Erdogan, i cili e përgëzoi myftiun për punën e tij të palodhshme në afirmimin e vlerave islame e njerëzore. Ai gjatë bisedës vëllazërore i premtoi myftiut Tërnava se së shpejti do ta vizitojë edhe Kosovën. Të premten më 9 shtator, Myftiu Tërnava është i ftuar në takim punë te Kryetari i Turqisë Ahmet Nexhdet Sezer. Kongresi do të përfundojë më 9 shator 2005
    « Editimi i fundit: 25-12-2005, 05:24:47 nga BESIM »

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #2 ne: 20-09-2005, 16:01:09
    Myftari: Në Shqipëri s'ka grupe ekstremiste



    L.çela

    TIRANË - Në deklaratën e dorëheqjes, nënkryetari Bledar
    Myftari ka shpjeguar të vërtetën e tij në lidhje me të
    ashtuquajturat grupe rivale në Komunitetin Mysliman. Sipas
    tij, drejtuesit aktualë të këtij Komuniteti kanë përhapur
    në mënyrë abuzive fjalë, sikur në Shqipëri ka grupe rivale.
    Kjo sipas Myftarit nuk është aspak e vërtetë, por vetëm
    është përdorur si alibi për të fshehur nivelin e ulët
    profesional të drejtuesve si dhe gjendjen e vërtetë të
    këtij institucioni. Me anë të kësaj alibie, krerët e sotëm
    kanë dashur të mbajnë ende nën drejtim këtë Komunitet, edhe
    pse abuzimet e tyre me pronat kapin vlerën e miliona
    eurove. Sipas Myftarit, kjo është e gjithë e vërteta në
    lidhje me grupet rivale apo ekstremiste në Shqipëri, të
    cilat sipas nënkryetarit të dorëhequr nuk kanë ekzistuar
    kurrë. "Këtë e dëshmon mospasja e asnjë incidenti sado të
    vogël nga grupe të tilla imagjinare",-ka shkruar Myftari në
    tekstin e tij të dorëheqjes. Ajo që kërkohet me të vërtetë,
    sipas Myftarit, është demokratizimi i institucionit,
    përpjekja për rritjen e cilësisë dhe nivelit të
    përfaqësimit të myslimanëve të ndershëm pranë Komunitetit
    Mysliman, me qëllim ruajtjen e imazhit të pastër dhe të
    besimtarit, për të qenë një qytetar i denjë për të ndërtuar
    një shoqëri shqiptare të moralshme dhe me vlera
    shpirtërore. Myftari nuk ka lënë pa përmendur edhe akuzat
    që i drejtohen nivelit të sjelljes dhe të aftësisë
    profesionale të punonjësve të administratës apo drejtuesve
    në këtë komunitet. Që nga drejtuesit e Komunitetit, duke
    mos përjashtuar as kreun e këtij institucioni, Selim Muça
    konsiderohen prej ish nën/ kryetarit si të paaftë
    profesionalisht dhe me mungesë dëshire për të punuar.


    NEPOTIZMI

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur
    të përfaqësojë vetëm interesat mesike të rrethit të ngushtë
    e nepotik të disa drejtuesve të vet

    VIZIONI

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vuan në
    mënyrë të pashërueshme nga mungesa e vizionit, e
    profesionalizmit, mungesa e dëshirës për t'u shërbyer
    besimtarëve dhe mungesa e vullnetit për t'iu përgjigjur
    interesave afatgjata të Islamit në Shqipëri

    PRONAT

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka adoptuar
    skemën më të korruptuar të manaxhimit të trashëguara të
    bashkësisë së besimtarëve;

    KRIZA

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përjeton sot
    krizën më të thellë të përfaqësimit, të drejtimit dhe të
    varësive nga struktura shumë larg Islamit dhe besimit në
    tërësi;

    INTRIGAT

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është sot një
    çerdhe intrigash të ulëta dhe një qendër e cila cënon
    papushim imazhin e lartë të fesë islame dhe të besimtarëve
    të sinqertë myslimanë në të gjithë vendin

    PAAFTËSIA

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfaqëson
    shkallën më të lartë të paaftësisë në kuptimin e nevojave
    dhe në gjetjen e zgjidhjeve për fatet e mijëra besimtarëve
    në vend;

    POLITIZIMI

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë dhe
    mbetet një vegël në duart e shumë pak njerëzve, që kërkojnë
    përfitime të paligjshme në shkëmbim të shërbimeve politike;


    ARSIMI

    Duke qenë se Komuniteti Musliman i Shqipërisë në vijimësi
    ka dëmtuar interesat e arsimit islam duke arritur kulmin me
    mbylljen de facto të Medresesë së Tiranës

    DEGJENERIMI

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka neglizhuar
    degjenerimin fizik të infrastrukturës fetare në Shqipëri,
    duke mos marrë parasysh as nevojat dhe as perspektivat e
    kësaj infrastrukture;

    RIVALITETI

    Duke qenë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka shërbyer
    vullneteve negative që kërkojnë ta paraqesin Islamin në
    Shqipëri si një luftë mes grupesh rivalë më shumë sesa si
    përpjekje për rritjen e cilësisë së përfaqësimit;


    REAGIMI

    Muça: Pa takuar Myftarin nuk flas

    TIRANË- Duket se i ka ardhur si "bombë" dorëheqja e
    nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari. Kreu
    i këtij Komuniteti, Selim Muça, nuk ka pranuar të komentojë
    largimin e zëvendësit të tij, i pyetur nga gazeta
    "Shekulli". "Pa u takuar me Bledar Myftarin nuk kam ç'të
    them",-pohoi mbrëmë Selim Muça. Kanë qenë këto fjalët e
    vetme që kreu i Komunitetit Mysliman ka thënë dje për
    gazetën "Shekulli", duke mos pranuar të komentojë as akuzat
    që i janë drejtuar atij. Kryetari i Komunitet Mysliman, si
    në të gjitha rastet, nuk pranon të flasë në lidhje me
    skandalet për të cilat akuzohet institucioni që ai drejton,
    po mjaftohet duke u shprehur: " nuk kam asnjë dijeni".

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #3 ne: 20-09-2005, 16:02:02
    Dr. Ferid Agani,
    Deputet në Kuvendin e Kosovës

    Partia e Drejtësisë


    URTI, MATURI DHE PJEKURI E BESIMTARËVE MUSLIMAN TË KOSOVËS


    Situata komplekse dhe tejet e ndjeshme ekonomike, politike
    dhe sociale në Kosovë imponon nevojën e analizës së thuktë
    të zhvillimeve të rëndësishme shoqërore para nxjerrjes së
    konkludimeve për to. Fillimi i procesit të vendosjes së
    statusit politik të Kosovës e ngritë këtë nevojë deri në
    shkallën e obligimit kombëtar, me prioritet të lartë për
    çdo intelektual kosovar.

    Për fat të keq, kohën e fundit shpesh nuk e hasim këtë
    përgjegjësi, aq të domosdoshme. Ndër dëshmitë më të
    freskëta është vënja e gurthemelit të Katedrales në
    Prishtinë, që me vendin, mënyrën dhe kohën kur është bërë,
    paraqiti veprim të papërgjegjshëm politik.

    Ajo që, nga armiqët e Kosovës me padurim pritej që të
    ndodhë ishte radikalizimi i elementit islam në shoqërinë
    kosovare si dhe krijimi i ndjenjave antikrishtere dhe
    mosbesimit të qytetarëve në institucionet demokratike.

    Mund të paramendohet skenari i protestave në rrugë të
    besimtarëve musliman, vetëm një orë pas vënjes së
    gurthemelit të katedralës. Skena dhe inçizime më të mira
    pushtetarët në Beograd nuk do të kishin mundur, as të
    imagjinojnë. Në mediat perëndimore, menjëherë do të
    plasoheshin komentet si: "Fundamentalizmi islamik në Kosovë
    doli në shesh", "Shqiptarët e Kosovës vërsulen kundër
    vlerave të krishtera europiane", ose "A meritohet pavarësia
    në këtë mënyrë?".

    Synimi dhe kërkesa legjitime e qytetarëve për trajtim të
    barabartë të të gjitha feve, do të interpretohej dhe
    plasohej në opinion si përpjekje për mohimin e ekzistimit
    të fesë katolike apo të çfarëdo feje tjetër pos fesë islame
    në Kosovë.

    Mirëpo, populli i Kosovës, iu shmang me sukses edhe kësaj
    sfide të rrezikshme. Obligimi fetar islam, për të
    respektuar besimtarët e feve të tjera si edhe përgjegjësia
    e tyre e lartë kombëtare, parandaluan zhvillimet e
    padëshiruara, me pasoja të rënda për ardhmërinë politike të
    vendit.

    Si gjithnjë kur është në pyetje çështja kombëtare, ata me
    dinjitet u ngritën mbi injorimin sistematik të identitetit
    të tyre islam dhe këtijë provokimi të qëllimtë apo të
    paqëllimtë, iu përgjigjen me urti, maturi dhe pjekuri të
    lartë, duke e parandaluar manipulimin politik me çështjen
    fetare, në periudhën tejet të ndjeshme kohore për Kosovën.

    Shkeljet e të drejtave të njeriut në rrafshin e lirive
    fetare islame në Kosovë, janë evidente:

    - persekutimi i nxënëseve dhe mësueseve muslimane në
    shkollat publike, vetëm për shkak të veshjes, sipas normave
    themelore të fesë së tyre;

    refuzimi kategorik, që lënda e edukatës fetare të zbatohet
    në shkollat publike, fillore dhe të mesme;
    refuzimi i përsëritur i kërkesës së argumentuar për ndarjen
    e lokacionit për ndërtimin e qendrës kulturore islamike dhe
    xhamisë në Prishtinë, në rrethanat e mungesës së skajshme
    të hapësirës për kryerjen e riteve fetare të mbi 500.000
    qytetarëve të Prishtinës, të besimit islam; etj.
    Në rrethana të këtilla, zhvillimet lidhur me ndërtimin e
    Katedrales edhe me çmim të rrënimit të njërit prej
    gjimnazeve më të njohur në Kosovë, shkaktuan mosbesim dhe
    huti në opinionin e gjërë, sa i përket motiveve të një
    pjese të udhëheqjes politike kur është në pyetje identiteti
    islam i shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës.

    Me veprime diskriminuese nuk i kontribuohet tolerancës
    ndërfetare në Kosovë. Përkundrazi, në këtë mënyrë hapen
    rrugët për paraqitjen e qëndrimeve dhe veprimeve ekstreme,
    në pritje të të cilave, me decenie janë duke kujdestaruar
    armiqët e Kosovës.

    Veprimet diskriminuese ndaj një komuniteti do të kenë, si
    gjithnjë, vetëm një përfundim, margjinalizimin dhe
    turpërimin e strategëve dhe autorëve të tyre. Si dëshmi le
    të shërbejë skeleti i Kishës Orthodokse Serbe në oborrin e
    Universitetit të Prishtinës.

    Ndoshta, në mënyrë naïve dëshirojë të besoj se nuk bëhet
    fjalë për tendencë që ka për qëllim ndryshimin e strukturës
    fetare të popullatës së Kosovës por për mungesë momentale
    të vizionit politik të disa bartësve të institucioneve dhe
    të disa subjekteve politike. Dhashtë Zoti që të kem të
    drejtë. Në të kundërtën, pasojat për stabilitetin
    psikologjik të individëve, të familjeve të tyre dhe me këtë
    të tërë shoqërisë kosovare do të jenë shumë të rënda ndërsa
    përgjegjësia e ideatorëve dhe zbatuesve të kësaj politike,
    do të jetë me përmasa historike.

    Një pjesë, për fat e vogël e "elitës" intelektuale
    shqiptare ka marrë iniciativën e turpshme për të
    "përmirësuar gabimin historik" të islamizimit të popullit
    shqiptar. Tentimi për xhveshjen e shqiptarëve nga vlerat
    islame dhe sipas bartësve të këtijë koncepti, kthimi i tyre
    në rrënjët krishtere, paraqet manifestim evident të
    regresionit kulturor, injorancë të skajshme dhe anakronizëm
    të pashembullt; përpjekje primitive për mohimin e
    realitetit kulturor dhe social të popullit të cilit i
    përkasin dhe mungesë të plotë të njohurive për pasojat
    dramatike psikologjike të veprimeve të tyre konvertuese, në
    rrafshin individual dhe kolektiv.

    çdo qytetar i Kosovës, që e ndjenë vehten musliman; i cili
    për shkak të mbeturinave të ideologjisë komuniste i
    frikohet përparimit të vlerave islame në Kosovë, në të
    vërtetë i frikohet qenies së tij autoktone, i frikohet
    vlerave të familjes dhe traditës së etërve. Disocimi i
    ndjenjave dhe bindjeve shpirtërore prej sjelljes sociale
    paraqet çrregullim psikologjik, me pasoja serioze.

    Është momenti i fundit, që të zhduket kjo çarje në
    personalitete dhe të veprohet në mënyrë të integruar, në
    harmoni me sistemin shekullor të vlerave të kultivuara në
    familje, në pajtim me shtytjet tona shpirtërore dhe jo në
    bazë të reçetave politike të mediokriteteve servile
    politike.

    Ka ardhë koha, që të ndërprehet politika e improvizimeve
    dhe e projekteve egocentrike, të mbështetetura në interesa
    afatshkurtëra politike, që nuk janë të bazuara në
    realitetin kulturor, social, ekonomik dhe politik, të
    Kosovës si dhe para së gjithash, në nevojat reale të
    qytetarëve.

    Ndërtimi i objekteve fetare, që u shërbejnë qytetarëve për
    realizimin e nevojave të tyre shpirtërore, në mënyrë të
    natyrshme e gëzonë çdo qytetarë. Mbështetur në historinë
    shekullore të tolerancës ndërfetare ndër shqiptarë lehtë
    mund të konstatohet se muslimanët e Kosovës nuk kanë pasur
    dhe nuk kanë asgjë kundër përmirësimit të kushteve për
    kryerjen e riteve fetare të bashkëqytetarëve të tyre të
    besimit katolik. Përkundrazi.

    Mbështetur në këto fakte janë të pakuptueshme veprimet
    ksenofobike ndaj synimeve tërësisht normale për përparimin
    e identitetit islam të shumicës absolute të qytetarëve të
    Kosovës. Komuniteti i respektuar dhe i avansuar musliman në
    Kosovë do të paraqes si gjithnjë në histori, digë të
    qëndrueshme për qështjen kombëtare dhe do të sigurojë
    themele stabile për zhvillim të gjithmbarshëm social dhe
    ekonomik në periudhën e tranzicionit dhe globalizimit
    intensiv. Ky komunitet me vlerat e tij të pakontestueshme
    intelektuale, morale dhe shpirtërore do të shërbejë edhe si
    urë e natyrshme ndërmjet kulturës perëndimore dhe kulturës
    orientale, ashtu siq shërben Kosova si urë e lidhjes
    ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, falë pozicionit të sajë
    gjeostrategjik.

    Përkundër këtyre zhvillimeve të padëshiruara, dita më ditë
    është duke u shtuar shkalla e vetëdijësimit të
    intelektualëve shqiptar të besimit islam për nevojën e
    angazhimit institucional me qëllim të dhënjes së
    kontributit maksimal për ndërtimin e shtetit demokratik të
    Kosovës i cili me vlerat e tij autoktone, veçanërisht në
    rrafshin e tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike, me sukses
    do të integrohet në Bashkësinë Europiane dhe në bashkësinë
    e gjërë të shteteve të përparuara.

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 20-09-2005, 16:19:01
    Tanja Patricia Stilp pranoi Islamin

     
    Dita e xhuma e datës 02.09.2005 ishte një ditë e veçantë, ditë kënaqësie dhe gëzimi për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe për të gjithë besimtarët e qytetit të Pejës.

    Shqipërim Berisha nga Peja, një djalosh i ri, i cili para luftës së vitit 1999 kishte qenë vijues  i rregullt i mësimit të fesë për një kohë të gjatë në xhaminë Kurshunli në Pejë, të imami i saj H. Nexhmedin ef. Hoxhaj, aktualisht kryetar i KBI-e. Ai shquhej për mendjemprehtësi, shkathtësi dhe seriozitet gjatë vijimit të mësimit në xhami. I respektuar nga i gjithë xhemati i xhamisë dhe qytetarët, për edukatën, sjelljet e tija si dhe rrjedhën e tij nga një familje me tradita fetare islame.

    Sikurse shumë qytetarë të Kosovës, edhe ky djalosh i ri pas dëbimit të popullatës nga Kosova në vitin 1999, emigroi së bashku me familjen e tij për në Gjermani. Atje  fillimisht mësoi gjuhën gjermane dhe vazhdoi shkollimin e tij. Ndërkohë ai njoftohet me vajzën Tanja Patricia Stilp, vajzë e bukur nga Shtutgarti i Gjermanisë. Pas shumë bisedave dhe konsultimeve mes vete, ata vendosën që të fejohen.

    Vajza Tanja Patricia Stilp me banim në Keindl të Shtutgartit të Gjermanisë duke parë rregullin, drejtësinë, dhe mbi të gjitha pastërtinë e madhe që ka feja Islame, vendosi përkundër dëshirës së prindërve të saj që të fejohet dhe martohet me një djalosh shqiptar mysliman. Mirëpo dëshira dhe kureshtja e saj ishte shumë e madhe që të njohë sa më shumë parimet dhe dispozitat islame, ndaj dhe filloi që me përkushtim dhe seriozitet të përcjellë dhe lexoi literaturën islame. Ajo thotë se përderisa isha duke lexuar Kur'anin ndieja një kënaqësi dhe qetësi të madhe shpirtërore të cilën më herët kurrë nuk e kisha përjetuar, ndaj dita ditës mua shumë e më shumë më shtohej interesimi dhe bindja për të njohur më shumë parimet dhe dispozitat islame.

    Në muajin gusht ajo së bashku me të fejuarin e saj vendosen që të vijnë për disa ditë pushimi në Pejë-Kosovë. Me që kishte kaluar një kohë e mirë që kur ajo kishte filluar që të lexoj literaturë islame, kishte vizituar edhe xhami në kohën e namazit, kishte dëgjuar edhe ligjëratat e imamëve dhe pas kalimit të disa ditëve të saj në pushim, asaj iu ngulit në zemër dhe shpirt se nuk mundet më të jetë anash këtij rregulli dhe kësaj mënyre të jetës, prandaj filloj që të interesohet sinqerisht për mënyrën dhe procedurën që duhet ndjekur një i huaj (jo mysliman) për të pranuar islamin, moment të cilin e priste me pa durim. Për këtë, ata vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë ku edhe u njoftuan lidhur me rregullat dhe procedurat të cilat duhet ndjekur për të pranuar islamin.

    Kështu që më datën 02.09.2005, ditën e xhuma, mbi bazë të kërkesës, dëshirës dhe vullnetit të saj, në prezencë të kryeimamit të KBI-e H. Ali ef. Gashi, sekretarit dhe disa anëtarëve të këshillit, pas parashtrimit të disa pyetjeve nga ana e kryeimamit, ajo bindshëm pohoi se me vetdëshirë, dhe bindje të plotë shpirtërore po e pranon islamin. Ndërsa më pas së bashku me kryeimamin ajo Dëshmoi dëshminë islame (shehadetin) tri herë, duke ia treguar edhe kuptimin dhe domethënien e saj, ndërsa në fund të gjithë të pranishmit bën një lutje-dua.

    Pas pranimit dhe përqafimit të islamit, ajo po ashtu me vetdëshirë ndërroi edhe emrin e vet nga Tanja në emrin e ri Shqipe.

    Më pastaj kryeimami i dha disa këshilla të cilat u cilësuan si të nevojshme për një myslimane e cila tani e tutje do jetë pjesëtare e denjë e Islamit. Përveç këtyre KBI-e i dha një Dëshmi zyrtare mbi kalimin e saj në islam, si dhe disa libra nga literatura islame.

    Ndërsa çifti i ri bashkëshortor Shqipërim dhe Shqipe Berisha shprehen gatishmërinë dhe dëshirën e tyre, që çdo herë me mundësitë e tyre të kontribuojnë për të mirën e islamit dhe myslimanëve në përgjithësi, e sidomos në ngritjen e vetëdijes dhe moralit islam në shoqërinë e tyre dhe rininë ku ata jetojnë e veprojnë. Ata premtuan se në të ardhmen po që se punët do tu shkojnë mire, dëshira e tyre është që bashkërisht të ndërtojnë një xhami në qytetin e Pejës.

    Në fund kryeimami në emër të këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë i uroi kalimin në rrugën e shpëtimit për mbar njerëzimin- në islam, me dëshirë që angazhimi i saj në vijën e islamit të jetë i përhershëm, duke e lutur All-llahun xh. sh. për mirëqenien e saj në këtë botë dhe botën tjetër.

     

    Përgatiti:
    Burhan Hoxhaj

    • Postime: 1609
    • Karma: +10/-0
  • i identifikuar

    #5 ne: 27-09-2005, 21:31:45

    SHBA:  Darvini sfidohet nga një "shpjegim më i plotë" i evolucionit
    VOA - USA /  26-09-2005
           
        Një komision lokal amerikan për arsimin shkon sot në gjyq në provën e parë ligjore të teorisë, se një forcë e mbinatyrshme ishte udhëzuesja e krjimit të jetës në planetin tonë.

        Bordi i Arsimit për rajonin Dover në shtetin Pensilvania u kërkon mësuesve të biologjisë të shkollave të mesme të rajonit që, kur shpjegojnë Teorinë e Evolucionit të Darvinit, të shtojnë se ky nuk është një shpjegim i plotë i evolucionit të njeriut dhe se teoria e "projektit inteligjent" është një tjetër shpjegim i vlefshëm.

        Prindërit që e hodhën në gjyq bordin e arsimit thonë se teoria e "projektit inteligjent" nuk është tjetër, veçse një maskim i shpjegimit biblik se Zoti krijoi universin.

        Gjykata e Lartë Amerikane në vitin 1987 ndaloi përfshirjen e mësimeve biblike lidhur me origjinën e jetës në Tokë në shkollat publike, në përpjekje për të ruajtur ndarjen e kishës nga shteti. Rreth gjysma e amerikanëve, përfshirë edhe presidentin Bush, mbështesin idenë e përfshirjes së shpjegimit biblik ose të teorisë së "projektit inteligjent" së bashku me teorinë e evolucionit në materialet mësimore.

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #6 ne: 29-09-2005, 09:48:31
    Prishtinë, 29 shtator 2005
    Myftiu Tërnava në takim me zëvendëskryeministr in Salihaj


    Ndërtimi i institucioneve të Kosovës është një ndër të arriturat kryesore në Kosovën e pasluftës

    Myftiu i Kosovës , Mr. Naim Tërnava prit sot Zëvendëskryeministr in e Kosovës, Adem Salihajn me të cilin bisedoi për situatën aktuale në Kosovë.

    Zëvendëskryeministr i Salihaj tha në takim me Myftiun Tërnava se jemi në pritje të një raporti pozitiv nga i dërguari i Kofi Ananit për vlerësimin e standardeve Kai Aide për Kosovën, ngase jemi të bindur që kemi bërë shumë në realizimin e standardeve të caktuar nga faktorët ndërkombëtar.

    Myftiu Tërnava pasi që çmoi punën e bërë nga institucionet e Kosovës shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më ngushtë në realizimin e vullnetit të popullit të Kosovës. "Ndërtimi i institucioneve të Kosovës është një ndër të arriturat kryesore në Kosovën e pasluftës, me çka u kemi bërë të qartë të gjithëve që jemi popull me traditë të lasht, që dimë të krijojmë institucionet dhe ti respektojmë ato"-tha Myftiu Tërnava.

    Zëvendëskryeministr i Salihaj theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës gjithë herë ka luajtur një rolë të rëndësishëm e konstruktiv, e të cilin rol jemi të bindur që do ta luaj edhe në të ardhmen. "Ne si qeveri jemi të përkushtuar që në Kosovë të krijojmë bazën ligjore për lirinë e plotë të fesë, e këtë bazë do ta bëjmë në bashkëpunim me bashkësitë fetare të Kosovës".

    • Postime: 30
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #7 ne: 29-09-2005, 11:04:22

    Leon Tolstoji

    "Kërkoj të më konsideroni pasues
    të Muhammedit"

       

    Leon Nikollajeviç Tolstoj (1828-1910), autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo.
       Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan për kishën:
    "Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshtim me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …". Clear Glade, Mars, 1909.
       Rusja e cila ishte e martuar për një musliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj:
    "Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse." Clear Glade, mars, 15, 1909.
       Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i hulumtimit të dhembshëm.
    "Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. çfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull." Clear Glade, Prill, 1884.    
    Komenti është i tepërt.

    • Postime: 1609
    • Karma: +10/-0
  • i identifikuar

    #8 ne: 01-10-2005, 07:36:22
    Prishtinë, 30 shtator 2005

    Njoftim për opinion

     
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë se dita e parë e agjërimit-Ramazanit është të mërkurën, më 5 tetor 2005.

    Me këtë rast Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ju uron të gjithë besimtarëve Muajin e Madhëruar të Ramazanit!

    • Postime: 1609
    • Karma: +10/-0
  • i identifikuar

    #9 ne: 05-10-2005, 16:16:13
    Mesazhi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

    Prishtinë, 4 tetor 2005
     

     
    Vëllezër të nderuar !

    Nesër,është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë. Ramazani është muaji në të cilin Allahu i Gjithmëshirshëm e filloi zbritjen e Kuranit-udhëzuesit për mirëqenie të gjithmbarshme njerëzore.

    Për këtë Allahu i Gjithmëshirshëm në Kur'an thotë: "Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin filloi të shpallet Kurani e që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra". (El-Bekare, 185)

    Ky muaj i bekuar, karakterizohet mbi të gjitha me obligimin e besimtarëve për ta agjëruar- ibadet që është ndër shtyllat themelore të besimit islam. Agjërimi reflekton më së miri besimin, devotshmërinë dhe përkushtimin e besimtarit ndaj Krijuesit të Gjithmëshirshëm. Ngase agjërimi është adhurim që ka të bëjë me shpirtin, bindjen, dhe fisnikërimin e njeriut ku qëllimi parësorë i agjërimit është ngritja shpirtërore e besimtarit

    Muaji i Ramazanit është rast ideal dhe për besimtarin që duke agjëruar ditët e këtij muaji dhe,  duke i kryer edhe ibadetet tjera, të fitojë kënaqësinë e Allahut. Gjithashtu, mjafton të përkujtojmë, se në këtë muaj është edhe Nata e Madhe e Kadrit, vlera e së cilës është tepër e madhe, madje siç thotë Kurani, më e madhe se një mijë muaj tjerë.

    Pejgamberi –paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- me një rast ka thënë: "Muaji rexheb është muaji i Allahut të Gjithmëshirshëm, muaji shaban është muaji im kurse muaji ramazan është muaji i ymmetit tim". Ai, sa herë kur fillonte muaji rexheb, fillonte e shtonte ibadetin e tij, e gjatë muajit vijues atë e bënte edhe më shumë, kurse gjatë muajit Ramazan përkushtohej në ibadet me tërë qenien e tij, dhe atë sa ditën sa natën. Bënte aq shumë adhurim sa zonja e nderuar Ajshe thoshte se nuk e dija se kur trupi tij i bekuar ulej për të pushuar. Kjo traditë e Pejgamberit duhet të na shërbej shembull, që në veçanti gjatë këtij muaji, të shtojmë ibadetin, sepse, përmes kësaj arrijmë shkallë më të lartë të devotshmërisë.

     

    Të nderuar besimtarë!

    Muaji i Ramazani është rasti me i mire që ti kthehemi Krijuesit, për ta kuptuar misionin tone të shenjtë, mision ky i cili na bënë te harrojmë mosmarrëveshjet mes nesh, na udhëzon në vepra te mira ngase nesër që të gjithë do te dalim para Krijuesit.

    E para All-llahut nuk bënë te dalim ndryshe veçse të përulur, me devotshmëri e zemër te pastër te mbushur me plot besim. Andaj kush e agjëron me kënaqësi dhe në përputhje me dispozitat e parapara, s'ka dyshim se Allahu do t'ia falë mëkatet e mëparshme.

    Agjërimit është ngritje shpirtërore e besimtarit dhe arritja e një shkalle të dëshirueshme të devotshmërisë. Duke e kryer këtë ibadet, duhet pas parasysh se dimensionet e tij janë shumë të gjëra në kuptimin se ai nuk e synon vetëm lënien e ngrënies dhe të pirjes, por, gjithsesi, edhe të gjitha atyre elementeve negative, të ndaluara nga Allahu e të dëmshme për individin dhe shoqërinë.

    Besimtari duhet të agjëroj me të gjitha pjesët e trupit dhe kështu, duke u ruajtur nga të haramet, më së miri do ta ndjej kënaqësinë e agjërimit. Në të kundërtën, kush agjëron vetëm formalisht, pra, vetëm duke e lënë ngrënien dhe pirjen, e jo edhe të gjitha ato elemente negative të cilat bien ndesh me parimet e agjërimit, siç janë: vjedhja, gënjeshtra, fyerja etj nga ai agjërim nuk ka dobi ose ajo dobi është shumë e vogël.

    Të përkujtojmë me këtë rast thënien e Pejgamberit a.s.:"…e kush nuk e lenë gënjeshtrën dhe veprat tjera të dëmshme, duhet ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për barkun e unët ose gojën e etshme të asnjërit…".  Kështu, kur besimtari mësohet të jetë i ruajtur nga haramet sa është duke agjëruar, ai do ta ketë më lehtë  të veprojë edhe në jetën e rëndomtë.

    Veçori tjetër e agjërimit, është edhe vet natyra që ofron agjërimi i Ramazanit, sepse ai reflekton butësi shpirtërore, respekt, mëshirë dhe bamirësi. Këto virtyte të larta njerëzore duhet të na shoqërojnë gjatë këtij muaj të bekuar. Aq më tepër kur të gjithë jemi dëshmitarë se një numër i familjeve tona kanë nevojë për t'iu ndihmuar. Nuk është aspak humane që dikush ti gëzoj gjithë ato begati e nimete sa kohë që fqinji i tij lufton për të siguruar kafshatën e gojës. Është e drejtë dhe njerëzore që edhe fëmijët e nevojtarëve të kenë me çka të gëzohen. Shoqëria jonë nuk bënë kurrsesi e ti harrojë invalidët, fëmijët dhe familjet e dëshmorëve, të sëmurët edhe ata me aftësi të kufizuara.

    Pejgamberit a.s. gjatë Ramazanit çdo nevojtar që i trokiste ne derë e ndihmonte, dhe e porosiste familjen e tij për t'i ndihmuar jetimët dhe të nevojshmit

    Prandaj, këto virtyte të larta njerëzore duhet të na shoqërojnë gjithmonë e në veçanti gjatë këtij muaji të shenjët.

     

    Vëllezër dhe motra!

    Muaji i Ramazanit sivjet është më i veçantë për ne, ngase Kosova tashmë po hynë në fazën më të rëndësishme -definimin e statusit të saj. Kjo na obligon të gjithëve edhe më shumë që në mes nesh të mos ketë divergjenca e interesa të çfarë do lloji qofshin ato, por si gjithherë na duhet uniteti, guximi, vendosmëria e harmonia e te gjithë faktorëve tanë me të vetmin qëllim realizimin e vullnetit të popullit.

    Vëllezër dhe motra!

    Me rastin e muajit të Ramazanit, kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve te saja dhe në emrin tim personal t'ju urojë këtë muaj të bekuar, duke e lutur All-llahun e Gjithmëshirshem që adhurimet dhe veprat tona të mira të na i pranojë.

    Juve besimtar te nderuar ju dëshirojë agjërim të lehtë, shëndet e lumturi si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë.

    Urojë, gjithashtu, edhe vëllezërit dhe motrat nga radhët e ndërkombëtarëve, të cilët momentalisht janë me detyrë në Kosovë, më dëshirë që Allahu të na e pranojë të gjithëve agjërimin tonë. AMIN.

     

    Me fat Ramazani!

    Myftiu i Kosovës,
    Mr. Naim Tërnava

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #10 ne: 19-10-2005, 12:40:00
    Bashkesia Islame  e Kosoves
    KESHILLI I BASHKESISE ISLAME
            PRISHTINE

                    L A J M E R I M

    Lajmeron te gjithe te interesuarit se me daten 21.10.2005 ( e premte )do te mbahet tribune me temë:
    REFLEKSIONET E BEDRIT GJATE HISTORISE

    Ligjerues do te jene:

    Mr.Naim ef. Tërnava
    Prof . Sabri ef. Bajgora

    Tribuna mbahet ne sallen e vogel te sportit  (PALLATIN E RINISE ) Nga ora 15:00

    • Postime: 30
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #11 ne: 21-10-2005, 20:26:36
    Adem Ramadani Një ditë e zakonshme e Adem Ramadanit:
    Zgjohet në ora 5:15 e fal namazin e sabahut dhe e fillon dhikrin
    (përmendja e Allahut), i cili zgjat 20min. Pastaj pushon disa orë për të
    vazhduar me kursin i cili fillon në ora 8:30 e deri në 15:00. Pas kursit
    kthehet në shtëpi e fal namazin e drekës, pastaj ikindisë, lexon Kur'an etj.
    Gjithashtu është duke e mësuar Kur'anin përmendsh (hifzin) tek hoxha
    Ismail që sapo është kthyer nga Medina. Pastaj vazhdojnë takimet me
    shoqëri, qëndron me familjen e tij, etj.
    Porosia e tij për lexuesit e
    Gazetës Besa është:
    "Mundohuni ta kuptoni
    islamin drejt nga burimet e
    sakta dhe mësojeni atë nga
    librat dhe hoxhallarët dhe
    mos bini pre e
    thashethemeve. Ai që i qaset
    seriozisht islamit padyshim
    se do ta gjej të vërtetën dhe
    qetësinë në të."

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #12 ne: 28-10-2005, 12:55:29
    Prishtinë, 28 tetor 2005
    Myftiu Tërnava në iftar me studentët e UP


    Mbrëmë (27 tetor 2005), në restorantin e medresesë së mesme "Alaudin" të Prishtinës, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga drejtori i Medresesë Ekrem Simnica dhe bashkëpunëtorët e tjerë, shtroi iftar për 250 studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.

    Duke iu drejtua studentëve Myftiu Tërnava pasi i falënderoi për pjesëmarrje në iftar u tha atyre:

    "Të nderuar studentë sonte në këtë iftar na ka bashkuar muaji i shenjt i Ramazanit, që për mision ka unitetin, bashkimin, solidaritetin, fisnikërimin dhe adhurimin e ibadetin.

    Muaji i Ramazani është muaj në të cilin pati filluar zbritja e Kuranit të Madhëruar, ku pos vlerave tjera multidisiplinare në vete ngërthen edhe vlera edukative, arsimore, morale e etike.

    Nuk është e tepër t'ua kujtoj që ajeti i zbritur në Kuran udhëzon e urdhëron njeriun në shkencë, arsimim e dije. Jeni ju studentët të nderuar që me punën dhe angazhimin tuaj drejt horizonteve të reja të dijes e shkencës që më së miri e keni kuptuar këtë udhëzim të Krijuesit të gjithësisë. Andaj nuk është thënë rastësisht se një popull që ka një rini të edukuar e shkolluar ka një ardhmëri të sigurt, e këtë po e dëshmoni më së miri ju studentë. Unë, duke ju dëshiruar sukses lus Zotin që ju tu jap shëndet e durim në misionin tuaj".

    Në emër të studentëve pjesëmarrës në iftar, Ali Sutaj falënderoi Myftiun dhe BI për mundësinë që të takohen në sofrën e iftarit.

    • Postime: 610
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #13 ne: 28-10-2005, 13:18:10
    Rexheb Tajib Erdogan armiqësinë ndaj islamit e trajton si krim ndaj njerëzisë

    Rexheb Tajib Erdogan, kryeministri turk, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që termi 'armiqësia ndaj islamit' të ndërrohet me islamofobi, kurse 'aktivitetet kundër islamit' të trajtohen si krim kundër njerëzisë, sikurse është rast edhe me antisemitizmin. Këtë e pohoi para një grupi dijetarësh muslimanë në Turqi në tubimin e rregullt evro-aziatik në Stamboll në gusht të vitit 2005.
    (Novi Horizonti, Sarajevë, nr. 74/2005).

    • Postime: 30
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #14 ne: 30-10-2005, 17:41:38
    Papa i ri, Benedikti XVI,
    dhe dialogu islamo-krishterë
    I.
    Pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, më 2 prill 2005, atë do ta trashëgojë në këtë post kardinali gjerman Jozef Racinger (Joseph Ratzinger). Ideja se Racingeri do të trashëgonte Papa Gjon Palin II ishte e njohur që kur këtij të fundit iu keqësua gjendja shëndetësore. Racingeri ishte në kabinetin e Papa Gjon Palit II që nga 25 nëntor 1981, kur Papa Gjon Pali e pati emëruar prefekt të kongregacionit për doktrinën e besimit, që përpara njihej me emërtimin Zyra e Shenjtë e Inkuizicionit.
    Racinger njihet si konservator dhe, në saje të pozitës së tij të lartë, edhe si njeriu më i afërt me Papën, i cili ka luajtur një rol të madh në marrjen e shumë vendimeve të Kishës. Atë madje e vlerësonin si njeriun me ndikimin më të madh në Vatikan. Përveç të tjerash, Racingeri ka ndikuar shumë edhe në vijën politike që ka ndjekur Kisha katolike, deri edhe për analiza politike jashtë Vatikanit, siç ishte opinioni i tij për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Ai në shtator të vitit të kaluar, për zgjerimin e Bashkimit Evropian, sidomos rreth anëtarësimit të Turqisë në këtë organizëm, është shprehur se pranimi i saj do të ishte një gabim i madh për Evropën. Edhe më shumë, ai pati theksuar se do të ishte më mirë sikur Turqia të themelonte një kontinent kulturor me shtetet arabe.
    Kardinali Racinger, gjatë kohës së papatit të Gjon Palit II, ishte ai që në vitin 1999 përgatiti dokumentin "Memory and Reconciliation" – "Kujtimi dhe Pajtimi", një përmbledhje e "gabimeve" historike të Kishës në trajtimin e çifutëve. Ndër të tjera, si shef i kongregacionit për doktrinën e besimit, ai në vitin 2000, sipas "Religious News Service", pati theksuar se rrënjët e Krishterimit janë në Judaizëm.
    Sikur e theksuam më lart, ndodhi ajo që është folur edhe më herët: 115 kardinalët nga vende të ndryshme të botës, pas tri hovesh të votimit të fshehtë në konklavë, në ditën e dytë, ata zgjodhën papë pikërisht Racingerin.
    Papa i ri Racinger, që është i 265-ti i Kishës romane katolike, mori emrin Benedikti XVI.
    II.
    Don Melvin, i cili raporton nga Vatikani për "Cox News Service", ndër të tjera përmend edhe disa prej sfidave kryesore me të cilat duhet të ballafaqohet Papa i ri. Të tilla janë shekullarizmi në Evropë, homoseksualizmi dhe martesa e meshkujve, aborti, vitro fertilizmi (mbarësimi në epruvetë) dhe sidomos marrëdhëniet me myslimanët ose, siç thotë Rev. Keith F. Pecklers, profesor jezuit i teologjisë në "Pontifical Gregorian University": "...Papa i ri duhet të jetë i gatshëm për dialogun islamo-krishterë". Ai paraqet faktin se feja islame është gjithnjë në rritje, kurse Krishterimi, të paktën në botën e zhvilluar, thotë Pecklers, është në rënie. International Herald Tribune nga Ian Fisher i "New York Times"-it, para se të zgjidhej Papa i ri, thoshte se çelësi kryesor për zgjedhjen e papës së ri nga kardinalët do të jetë Islami.
    Edhe Kardinali frëng, Pol Popar (Paul Poupard), i cili udhëheq në Vatikan Këshillin e kulturës, thotë se çështje kryesore për papën e ri do të jenë marrëdhëniet myslimano-katolike.
    John Allen, analist nga Vatikani, thotë se sot në Angli ka më shumë myslimanë që shkojnë në xhami të premten sesa praktikues anglikanë që shkojnë në kishë të dielën. Pastërtia fetare dhe morale e Islamit, që po gjallëron mes besimtarëve të vet në Perëndim, ka humbur një traditë të tillë tek perëndimorët, shton Allen.
    Ndërsa kardinali Theodore McCarrick nga Uashingtoni thotë: "Ne duhet të mësohemi të jetojmë me Islamin dhe duhet të mësojmë si të dialogojmë me Islamin". Njësoj mendon edhe kardinali nga çikago, Francis George, i cili thotë se dialogu me myslimanët është veçanërisht i rëndësishëm.
    Të gjitha këto deklarata dhe mendime të kardinalëve nga vende të ndryshme të botës, japin të kuptohet se Kisha katolike është vonuar për një dialog me myslimanët. Prandaj, Papa i ri, në mandatin e tij, prioritet duhet të ketë fillimin e dialogut me myslimanët, duke nisur me kërkim faljeje për krimet kryqëtare të mesjetës ndaj myslimanëve, të cilat ishin bërë me bekimin e Kishës katolike.
    III.
    Se sa do të jetë i gatshëm Papa Benedikti XVI për dialogun islamo-krishterë, mbetet të shihet në të ardhmen. Por, fatkeqësisht, nga predikimi i tij i parë publik që bëri Benedikti XVI në bazilikën e Shën Pjetrit, la të kuptohet se nuk ka ndonjë interesim të veçantë për një dialog të tillë. Ai, në atë predikim inaugurues, ndër të tjera, përmendi përkushtimin e Kishës katolike për raporte të mira dhe në vazhdimësi me çifutët, e myslimanët, që janë mbi një miliard në botë, as që i përmendi fare. Madje nga fjala e tij u kuptua se myslimanët për Kishën katolike hyjnë në "..të tjerët", pra në një grup me budistët, konfuçionistët, ateistët etj. Si konservator që njihet, është vështirë të mendohet se Racingeri do të nisë ndonjë dialog islamo-krishterë. E sikur dihet, një dialog i këtillë, për myslimanët ka qenë gjithherë i mirëseardhur, madje edhe të prirur për t'i nderuar ata me epitetin e pasuesve të librit qiellor.
    Allahu i Lartësuar në Kur'an thotë: "Thuaju (o i dërguar): "'O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri-tjetrin zot pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!"  " (Kur'an, 3/64).
    IV.
    Një dialog i mundshëm islamo-krishterë do të ishte një hap i mirë i Kishës katolike dhe pas një dialogu konstruktiv, të paktën me qëllime të mira humane, do të duhej të ndodhte kërkim i faljes nga Kisha katolike, që do të thotë nga Papa, për krimet e luftërave të Kryqëzatave, të cilat qenë zhvilluar me bekimin e Kishës katolike, pra me bekimin e Papa Gregorit VII, i cili vdiq para se të realizohej ëndrra e tij kundër myslimanëve. Megjithatë, rrugën dhe idenë e tij e pati ndjekur pasardhësi i tij, Papa Urbani II, i cili pranoi ftesën e perandorit bizantin Kosius Komnen, që pati kërkuar nga Kisha për të ndihmuar luftën e tij kundër myslimanëve. Më 26 nëntor 1095, Papa Urbani II pati shkuar në Klermont të Francës, ku pati organizuar një tubim të madh dhe atje mbajti fjalimin e tij të njohur kundër myslimanëve, një fjalim që konsiderohet më i ashpri në historinë e papatit.
    Kur Jerusalemi u nënshtrua nga të krishterët evropianë, mbi popullin e tij u bënë masakra të papara. Kryqtarët prenë burra, gra e fëmijë në radhët e myslimanëve, çifutëve e të krishterëve të Jerusalemit, të cilët nuk iu bashkuan atyre. Historianë të shumtë evropianë, arabë e të tjerë shkruan shumë libra për këto masakra dhe krime të luftërave kryqtare të bekuara nga Kisha katolike. Po për të mbetur ato vetëm një e kaluar e hidhur dhe për t'i lënë hapësirë së ardhmes, paqes, dashurisë dhe dinjitetit, - myslimanët megjithëkëtë i ftuan të krishterët në dialog për t'u bashkuar tek Fjala e vërtetë. A nuk mjafton kjo që Papa i ri të kërkojë falje publikisht për ato që dikur kishte bekuar vetë Kisha katolike.
    V.
    Kërkimi i faljes nuk është kërkesë personale e myslimanëve. Kjo sepse, krahas myslimanëve që pësuan më së shumti nga kryqëzatat, pësuan edhe çifutët e të krishterët që jetonin në shtetin islam në paqe e drejtësi. Kjo është prandaj një kërkesë humane. Vetë pranimi i fajit nga ana e Kishës katolike, do të thotë nga Papa i saj, do të niste një epokë të re dhe një fillim të mbarë për një dialog islamo-krishterë. Kjo do të kontribuonte edhe në zbehjen e së ashtuquajturës "përplasje e civilizimeve", për se sot flitet e shkruhet me të madhe nga grupe të caktuara, që kanë për qëllim njollosjen e Islamit, po kurrsesi jo as ngritjen e Krishterimit.
    Në qoftë se do të kujtojmë vizitën e Papa Gjon Palit II në Jerusalem dhe pikërisht qëndrimin e tij pranë "Murit të vajtimit", ku ai "kërkoi falje" pse Kisha katolike nuk u kishte dalë në ndihmë çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore për t'i mbrojtur nga nazizmi hitlerian dhe dokumentin e lartpërmendur që e përpiloi Racingeri më 1999, - del se më e arsyeshme për papët ose për Kishën katolike do të ishte të kërkonin falje për Kryqëzatat që u bënë me bekimin e Kishës sesa për krimet e nazizmit, të cilat nuk i pati bërë Kisha katolike po Hitleri, madje pa bekimin e kishës. Pra, për këto veprime nuk mund të fajësohej Kisha dhe as që do të kishte nevojë të kërkonte falje.
    VI.
    Në fund po kujtoj fjalët e Mario Scialo-it, kryetar i komunitetit mysliman të Italisë, i cili tha se edhe Papa Gjon Pali II-të në fillim ishte më i ngurtë, por më vonë u bë papa i parë që vizitoi një xhami zyrtarisht. Kjo ndodhi në vitin 2001, kur Papa Gjon Pali vizitoi xhaminë emevite në Damask.
    Të shpresojmë se edhe Papa Benedikti XVI do të ndryshojë qëndrimin e tij dhe, për hir të Fjalës së vërtetë, do të nisë dialogun me myslimanët dhe do t'u kërkojë falje atyre për krimet kryqtare të mesjetës. E nëse nuk dëshiron të ballafaqohet me një sfidë të këtillë, ne myslimanët për këtë e kemi përgjigjen kaherë: "Ju keni fenë tuaj (së cilës i përmbaheni), e unë kam fenë time (së cilës i përmbahem)". (Kur'an, 109/6) dhe "..Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)" (Kur'an, 3/64).
    ___________________ __
    Literatura e konsultuar:
    1. Kur'an-i,
    2. Bajrush Ahmeti, Historia Islami IV, Prishtinë
    3. Revista javore, "ZËRI", nr.1928 , 23 Prill 2005
    4. www.iht.com.
    5. www.suburbanchicago news.com.
    6. www.openhere.com.
    7. www.jewishvirtualli brary.org.
    8. www.coxnews.com.
    9. www.xtramsn.co.nz.
    10. www.islamonline.com.

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #15 ne: 01-11-2005, 13:34:29
    Njoftim për opinion
    Prishtinë 1 nëntor 2005

    Dita e parë e festës së Fitër-Bajrami është:  
    E enjte 3 nëntor 2005


    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin  se dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është:  e enjte 3 nëntor 2005.

    Manifestim qendror për territorin e Kosovës për festën e Fitër-Bajramit si tradicionalisht  mbahet në xhaminë "Sulltan Mehmet-Fatih" (Xhamia e Madhe)  të Prishtinës.

    Falja e namazit te Fitër- Bajramit bëhet në ora 6:52 minuta.
     

     
    Myftiu Tërnava bënë pritje përurimi


    Me rastin e festës së Fitër-Bajramit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava bënë pritje përurimi ditën e pare të Bajramit më 3 nëntor 2005, nga ora 9-12 në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë.

    (Adresa: Rr. "Bajram Kelmendi" nr. 84 Prishtinë)

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #16 ne: 01-11-2005, 13:43:58
    Reagon Forumi Musliman për riparimin e objektit fetar në
    Shkodër:



    "Të restaurohen edhe objektet e kultit Islam"



    http://www.panorama.com.al/gazeta/faqet_jpg/faqe25.htm

    Pas debatit për projektin që Instituti i Monumenteve të
    Kulturës në Tiranë kërkon të realizojë në Shkodër, për të
    restauruar Xhaminë e "Sulltan Fatihut" në Kalanë e Rozafës,
    me pretendimin se dikur ajo ka qenë kishë ortodokse serbe e
    ashtuquajtur Kisha e Shën Stefanit, ka reaguar Forumi
    Musliman Shqiptar. Në një deklaratë për shtyp, Forumi
    përshëndet këtë qëndrim të ambasadores dhe mirëkuptimin që
    ajo ka treguar për ndjesitë dhe shqetësimin e besimtarëve
    myslimanë, duke treguar me këtë rast një shembull të lartë
    maturie dhe respekti ndërfetar.

    "Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon ambasadës së Shteteve
    të Bashkuara në Tiranë, organizmave të tjerë të ndërvarur nga ajo,
    si dhe institucioneve të tjera të interesuara për ruajtjen dhe
    restaurimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, siç janë
    përfaqësia e UNESCO-s, UNDP-së, Ministria e Kulturës,
    Rinisë dhe Sporteve etj, që të tregojnë më shumë interes
    dhe preokupim për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë
    islame në vendin tonë. Ndërsa në Shqipërinë e viteve të
    fundit, një numër shumë i madh kishash dhe objektesh
    bizantine, aromune dhe greke janë restauruar, për ruajtjen
    e objekteve shqiptaro-islame është bërë shumë pak. Kështu,
    sot në Shqipëri, objekte të rëndësishme të kulturës
    shqiptare si Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, Xhamia
    e Sulltanit në Elbasan, Xhamia e Plumbit në Shkodër, etj
    janë lënë në një gjendje të mjerueshme. Eshtë për të ardhur
    keq që ndërsa epokës përpara osmane i kushtohet shumë
    vëmendje, ndaj të fundit ka një sjellje thuajse mohuese.
    Për sa më sipër, Forumi Musliman i Shqipërisë i bën thirrje
    organizmave të sipërpërmendura që të tregojnë më shumë
    vëmendje në iniciativat e tyre, për të shmangur shqetësimin
    që mund të shkaktojnë në shumë njerëz dhe komunitete aktet
    e njëanshme".



    -------
    Organizata joqeveritare / Forumi Musliman i Shqipërisë:
    http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/Itemid,108/topic,22241.0.html

    • Postime: 30
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #17 ne: 04-11-2005, 16:58:58
    UMAR MITA, ekonomist (Japoni)
    Gjatë tre vjetëve të fundit, me Mëshirën e All-llahut, jam du­ke kaluar një jetë të lumtur muslimane. Rruga e drejtë e je­tës, siç na mëson Feja Islame, më është treguar nga vëllezërit mi­sio­narë pakistanezë, të cilët e vizituan atdheun tim (Japoni­në), e ndaj të cilëve jam shumë mirënjohës.

    Shumica e popullit tonë janë budistë, por ata ja­në budistë vetëm me emër. Ata nuk e zbatojnë Bu­dizmin e as që kanë njo­huri fetare. Arsyeja kryesore për këtë gjendje apatike është fakti se Budizmi para­qet një filozofi të ndërlikuar dhe nuk ofron diçka prak­­tike. Për njeriun e thjeshtë, i cili është i ngarkuar me prob­lemet e jetës, ështe i paarritshëm, i pakuptu­e­shëm dhe i pazba­tueshëm. E kjo nuk ndodh me Fenë Islame.

    Mësimet e Fesë Islame janë të thjeshta, përpa­rimtare dhe shu­më praktike. Ato na drejtojnë në të gjitha fushat e jetës, e for­mulojnë mendimin e njeriut dhe kur të menduarit është i kthje­llët, veprimet e pastra ndiqen vetvetiu. Mësimet islame janë aq të thjeshta, të lehta dhe aq praktike, saqë çdo njeri mund t'i kuptojë e t'i zbatojë në jetë. Ato nuk janë monopol i prif­të­rinjve, siç ndodh në religjionet e tjera. Feja Islame në Japoni ka një ardhmëri që premton. Japonezët po bëhen përditë e më te­për materialistë dhe më të dëshpëruar. Atyre duhet t'u tre­gohet se paqja e vërtetë është në Fenë Islame, që është një kod i përsosur për jetë dhe udhërrëfyese e të gjitha fushave të jetës.

    Nëse Islami do të ketë sukses në Japoni, për të cilin jam fare i sigurt se një ditë do të ketë, të gjithë ata që e duan Fenë Isla­me do të duhet të mendojnë për këtë çështje dhe të përpi-qen e të bashkëveprojnë për këtë qëllim.

    Jeta praktike e muslimanëve të këtillë, që janë besimtarë të vërtetë, mund të jetë shembull për të tjerët. Ata duhet ta vi­zi­tojnë Japoninë dhe ta mësojnë e udhëzojnë popullin në Fenë Isla­me. Populli ynë është i etshëm për paqe, për të vërtetën, për sin­­qe­ritetin dhe për çdo të mirë në jetë, andaj unë kam besim e shpresë se Islami mund ta shuajë etjen e pjesëtarëve të tij.

    Islam do të thotë Paqe dhe s'ka popull në botë që e dë­shi­ron paqen më shumë se japonezët. Paqja e vërtetë mund të ven­doset vetëm duke e pranuar Fenë e Paqes (Islamin). Paqe me vet­veten, paqe me njerë­zit dhe paqe me Zotin. Vëllazërimi në Fenë Islame është një parim i veçantë dhe në të qëndron shpë­timi i njerëzimit.

    Me mëshirën e All-llahut, pastaj me ndihmën e vëllezërve mi­sionarë pakistanezë, e pranova Fenë Islame dhe në këto tri vitet e fundit jam duke jetuar një jetë të lumtur muslimane.


    • Postime: 929
    • Karma: +2/-2
  • i identifikuar

    #18 ne: 25-12-2005, 08:39:29
    www.bashkesiaislame .net
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

    Shërbimi për informim
    Adresa: rr. "Bajram Kelmendi" nr. 84, 10 000 Prishtinë
    tel.& fax: +381 38 224 022; 224 024
     
     

    Prishtinë, 24 dhjetor 2005
     
       Njoftim për media
           (Ftesë)
     
    Të hënën dhe të martën më 26 e 27 dhjetor 2005 në Prishtinë në organizim të Kryesisësë BI të Kosovës, në sallën e selisë së Kryesisë së BI të Kosovës mbahet sesioni shkencor "Kurani tek shqiptaret". Sesioni mbahet me rastin e 20 vjetorit të përkthimit të kuranin në gjuhën shqipe.

    Në sesion pritet që me kumtesa të paraqiten 42 studiues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
     
    Sesioni fillon më 26 dhjetor 2005, në ora 10.

    • Postime: 929
    • Karma: +2/-2
  • i identifikuar

    #19 ne: 09-01-2006, 13:12:03
    Prishtinë, 9 janar 2005

    Urimi i Myftiut të Kosovës Mr. Naim Tërnava me rastin e Kurban-Bajramit

     

     

    Bismilahi-Rrahmani Rrahim!
     
    Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra!
     
    Me rastin e festës së Kurban –Bajramit, kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islamë t'ua uroj festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm për shëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e të gjithëve.
     
    Kurban-Bajramin e karakterizon Haxhi i cili manifestohet nëpërmjet një adhurimi të veçantë duke bërë tavaf Qaben, adhurim ky që daton nga pejgamberi i parë Ademi a.s.. Haxhi është një përkushtim i përbashkët ndaj Zotit dhe reflekton gatishmërinë tonë për t'i sakrifikuar interesat shpirtërore e materiale në shërbim të Allahut xh.sh. duke rikujtuar se Qabeja është drejtim shpirtëror i çdo muslimani.

    Allahu xh.sh. thotë:
    "Vizita e Qabesë për hir të Allahut është detyrim për atë që ka mundësi"
    (Kur'an: Ali Imran 97)
     
     
    Vëllezër e motra!
     
    Në këto momente tepër të rëndësishme për Kosovën duhet frymuar konform situatës tepër komplekse e të ndjeshme, nëpër të cilën po kalon Kosova, duke dhënë kontributin tonë në të gjitha sferat e jetës dhe krijimin e një atmosfere mirëkuptimi për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

    Kosova edhe praktikisht po hyn në periudhën më të rëndësishme të historisë së saj, të përmbylljes së një procesi të bërjes së shtetit të Kosovës, ndaj, prej nesh si asnjëherë më parë kërkohet vigjilencë, kujdes, përkrahje, kontribut në avancimin e statusit dhe bërjes shtet Kosovën tonë, ku i Madhi Zot na ka krijuar.

     Unë vazhdimisht lus Zotin për falje mëkatesh, paqe, unitet, shëndet, tolerancë, ndihmë reciproke mes njerëzve, këtu në Kosovë e më gjerë. Lus Allahun e ju thërras edhe juve që të lutni Atë për realizmin e aspiratave tona për Kosovën shtet të pavarur e Sovran. Këtyre lutjeve iu bashkëngjiten edhe haxhinjtë tanë pranë vendeve të shenjta në Mekë e Medinë.

    Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame t'ua uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islam si në Kosovë e jashtë saj, duke e Lutur Allahun për shëndet dhe mbarësi në familjet tona.
     
    Me fat festa e Kurban Bajramit

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #20 ne: 26-03-2006, 09:44:03
    KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS
    FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
    Prishtinë, mars 2006
     
    Organizojnë
     
    Simpoziumi ndërkombëtar me temën
     
    "GJASHTË SHEKUJ TË ISLAMIT NDËR SHQIPTARË"

     
    Gjashtë shekujt e kaluar janë përshkuar nga zhvillime dramatike në fatet e popullit shqiptar, duke farkuar një identitet të veçantë të tij, me Islamin si njërën nga shtresat dominuese dhe dinamike. Kjo përvojë e gjatë e Islamit ndër shqiptarë, e shtrirë në së paku gjashtë shekuj, është e nevojshme të trajtohet në mënyrë të gjithanshme e korrekte shkencore, për të nxjerrë vlerësimet e duhura për  të kaluarën dhe udhëzime të dobishme  për të ardhmen.
     
    Vështruar nga pikëpamja e zhvillimeve historike në trojet shqiptare dhe në hapësirat e Evropës Juglindore, Islami ndër shqiptarë erdhi si rezultat i zgjerimit të rrufeshëm të Perandorisë Osmane dhe të ofertës që solli ajo për shqiptarët, në raport me fqinjët ballkanikë, veçmas me serbët dhe grekët, të cilët e kishin thelluar procesin e asimilimit të shqiptarëve në shekujt XII-XIV.
     
    Debatet në këtë temë pothuajse asnjëherë deri sot nuk janë orientuar në  trajtimin objektiv e të paanshëm, po kanë ndjekur rrugën e ideologjizimeve dhe të propagandës negative ndaj rolit që ka pasur Islami ndër shqiptarë, që nga fillimi e deri në ditët tona. Shpeshherë ka ndodhur edhe të fshiheshin qëllimisht kontribute të lëvizjeve e personaliteteve të mëdha kombëtare, vetëm e vetëm për shkak të parashenjës islame të tyre.  
     
    Prandaj, një trajtim ndërdisiplinar dhe korrekt, që synojmë të arrihet në këtë simpozium, shpresojmë të iniciojë korrigjimin e pamjes së deformuar, që është sajuar për Islamin dhe rolin e tij në fatet e shqiptarëve, duke ravijëzuar edhe perspektivat në botën e sotme, që po shkon drejt integrimit dhe globalizimit.  
     
    Ky simpozium është një debat në të cilin ftohen të marrin pjesë të gjithë ata që janë kompetentë për të diskutuar me argumente, me vullnet të mirë e pa paragjykime.            

     
    Këtu më poshtë jepen tezat themelore:
     
    1.     Kontaktet paraosmane të shqiptarëve me Islamin;
    2.     Zgjerimi i Perandorisë Osmane në Ballkan dhe ndikimi që pati në fatet e shqiptarëve;
    3.     Përleshjet e para në fushëbeteja në mes shqiptarëve dhe turqve;      
    4.     Ndryshimet e mëdha gjeopolitike, kulturore e fetare që ndodhën në viset shqiptare dhe në Evropën Juglindore, pas betejës së Kosovës të vitit 1389;
    5.     E vërteta për betejën e Kosovës në dokumente osmane dhe evropiane;
    6.     Shkaqet sociale, ekonomike dhe fetare që nxitën përqafimin e Islamit nga shqiptarët;
    7.     Skënderbeu në dokumentet osmane;
    8.     Roli i dijetarëve shqiptarë dhe të  huaj në përhapjen e fesë dhe të qytetërimit islam ndër shqiptarët;
    9.     Roli dhe kontributi i mejtepeve dhe medreseve në ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare;
    10. Ndikimi i konflikteve shqiptaro-osmane, pas reformave të Tanzimatit, në lindjen e Lëvizjes nacionale shqiptare dhe specifikat islame të kësaj lëvizjeje;
    11.  Kontributi i ulemasë shqiptare për shkollën, për gjuhën dhe për shkrimin shqip;
    12. Dalja e shqiptarëve në skenën e historisë evropiane në fillim të shekullit XX si shtet dhe komb më vete, me identitet kompleks fetar e kombëtar;
    13. Ndikimi i armiqësive shqiptaro-xhonturke në dobësimin e Islamit ndër shqiptarë;  
    14. Ndikimi i Islamit në transformimin social, kulturor dhe politik të shqiptarëve nga mesjeta e deri në ditët tona;
    15. Trashëgimia shpirtërore dhe materiale islame - dëshmi e qytetërimit islam;
    16. Toleranca fetare ndër shqiptarët;
    17. Elementet islame në formësimin moral të individit, të familjes dhe të popullit shqiptar;
    18.  Qëndrimi osman ndaj të drejtave dhe lirive të komuniteteve të tjera fetare ndër shqiptarët;
    19. Letërsia alamiado dhe ndikimi i saj në letërsinë e Rilindjes Kombëtare;    
    20.  Roli i dijetarëve shqiptarë në kulturën dhe qytetërimin islamë të Perandorisë Osmane dhe në Botën Islame;
    21.  Figurat përfaqësuese të kulturës dhe qytetërimit islam ndër shqiptarët;
    22.  Ndikimi i Sheriatit në Kanunin e Lekë Dukagjinit;
    23.  Roli i fesë islame në ruajtjen e identitetit kombëtar në periudhën e pushtimit serb prej vitit 1912 e këndej;
    24. Elemente islame në artin dhe kulturën popullore shqiptare;
    25. Bashkëjetesa paqësore e feve ndër shqiptarët sot;
    26.   Mbrojtja e trashëgimisë kulturore islame në kohën e sotme;
    27. Perspektiva e zhvillimit të ardhshëm të shqiptarëve në integrimet euro-atlantike dhe identiteti islam;
    28. Islami ndër shqiptarët dhe demokracia;
    29. Islami ndër shqiptarë dhe integrimet euro-atlantike;
    30.  Perceptimi i Perëndimit ndaj Islamit ndër shqiptarët;
    31. Roli i xhamive dhe institucioneve fetare islame në kohën tonë;
    32.  Harmonia fetare ndër shqiptarët - model i një koekzistence paqësore ndërmjet feve e qytetërimeve në përmasa më të gjera.
     
                                           *        *        *
     
    Ky Simpozium është paraparë të mbahet më 12 – 14. 09. 2006.
    Paraqitja për pjesëmarrje duhet të bëhet brenda datës 15. 06. 2006, me  rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe dhe biografinë (CV) e autorit.


    Autorët, kumtesat e të cilëve pranohen për simpozium, kumtesat, të plota, të redaktuara dhe të korrigjuara, duhet t'ia dërgojnë organizatorit deri më 31. 07. 2006, së bashku me një rezyme (në gjysmë faqe) në gjuhën angleze.

    Organizatori heq shpenzimet e qëndrimit dhe të udhëtimit.
     

    Adresa për paraqitje:

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
    Rr. "Bajram Kelmendi", 84
    10 000 PRISHTINË
    Tel. ++381 38 224 024
    Tel & fax. ++ 381 38 245 700
    E-mail: kryesia_bik@hotmail.com
              kryesia_bik@yahoo.com

    • Postime: 929
    • Karma: +2/-2
  • i identifikuar

    #21 ne: 25-04-2006, 14:01:42
    INTERVISTË ME DR. MURAD HOFMAN


    Prof. Dr. Murad Hofman është një diplomat gjerman me influencë, i cili në vitet tetëdhjetë është konvertuar nga feja katolike në fenë islame. Ka një karrierë mjaft të bujshme diplomatike. Për qeverinë e jashtme gjermane ka punuar si ambasador në Marok dhe Algjeri, si dhe si drejtor i informimit pranë selisë së NATOS në Bruksel. Është autor i disa librave mbi Islamin, që janë përkthyer edhe në gjuhët angleze dhe arabe. Është njohës shumë i mirë i Islamit dhe feve të tjera. Kërkesës sonë përmes internetit për të zhvilluar një intervistë të shkurtër me të, Prof. Dr. Hofman iu përgjigj me kënaqësi.
     


    E.I.:  A do të mund të na thoni shkurtimisht rreh biografisë suaj?
     
    Dr. Murad Hofman:  Unë jam një gjerman, i lindur para 70 vjetësh, i martuar me një zonjë nga Turqia; autor i disa librave mbi Islamin, si "Ditari i një gjermani musliman", "Rruga për në Meke", "Islami si Alternativë", "Islami në ngritje", "Islami në mileniumin e tretë", "Islami 2000", shumica e tyre të përkthyera edhe në aglisht e arabisht. I konvertuar në Islam nga feja katolike në vitin 1980. E kam kryer detyrimin e haxhit në vitin 1992, kurse në umre[1] kam qenë mbi 6 herë. Kam studiuar drejtësinë në Gjermani (Munih) dhe në SHBA në (Union Colege Schenectady) në Nju Jork si dhe në Shkollën Juridike të Haruardit. Shkallën e magjistraturës (LL.M.) në Universitetin e Haruardit, kurse shkallën e doktoratës në Universitetin e Munihut në fushën e jurisprudencës.
     
    Për 33 vjet me radhë kam punuar për Shërbimin e Jashtëm Gjerman, kurse karrierën time e kam përfunduar si drejtor i informimit i NATOS në Bruksel dhe si ambasador i shtetit gjerman në Algjeri nga viti 1987-1990 dhe në Marok nga viti 1990-1994. Që kur jam pensionuar, jetoj në Stamboll gjatë verës dhe në Aschafenburg (Bavari) gjatë dimrit.


    E.I.:  Ju jeni një person që i njeh dy fetë më të mëdha të botës; Islamin dhe Krishterimin, a mund të na sqaroni shkurtimisht çfarë bashkon dhe çfarë i dallon këto dy fe më me influencë në botë?
     
    Dr. Murad Hofman:  Në termin e doktrinës, Islami ka më shumë gjëra të përbashkëta me hebrenjtë se sa me të krishterët, sepse muslimanët nuk i pranojnë dot nocionet krishtere si:
    trashëgueshmëria e birit
    inkarnacioni hyjnor i Isait a.s.
    shpëtimi i Isait a.s.
    Vdekja e Isait a.s. në kryq
    Triniteti
    Hierarkia kishtare
    Monosticizmi
    Sakramentet dhe hierarkia e misionit të priftit (si baptizmi) etj.
    Kjo në fakt është shumë. Është për t`u theksuar se Islami në përgjithësi është më tepër racional dhe ka shumë më pak misterie si religjion në krahasim me Krishterimin. Si do që të jetë, megjithatë edhe elemente të përbashkëta të cilat i afrojnë këto dy fe, si besimi në një Zot, vëllazërimi, besimi në jetën pas vdekjes, normat morale po ashtu janë të ngjashme. Muslimanët dhe të krishterët janë aleatë të natyrshëm në një botë të dominuar nga ateizmi, agnosticizmi, materializmi, seksoizmi etj.


     
    E.I.:  Islami si fe është gjithnjë në rritje, dhe sot kemi shumë evropianë që janë konvertuar në Islam. Cili është sipas mendimit tuaj qëndrimi i qeverive evropiane rreth këtij fenomeni?
     
    Dr. Murad Hofman:  Nuk është lehtë për shoqëritë evropiane të akceptojnë Islamin si rrjedhim i intolerancës së saj strukturale. Deri vonë Evropa ka qenë monoreligjioze. Po ashtu si rezultat i Kryqëzatave dhe okupimit osman në Evropën Qendrore, shumë prejudikime antiislame janë grumbulluar në ndërdijen kolektive evropiane.
     
    Mirëpo tani shumica e evropianëve kanë filluar ta kuptojnë se Islami dhe muslimanët janë një e ardhme në Evropë dhe jo diçka që do të humbë dhe do të zhduket. Qeveritë evropiane, edhe pse pak me vështirësi, kanë filluar të pranojnë pluralizmin religjioz.
     
    Problemi i tanishëm qëndron në faktin se si disa qeveri, sidomos pas 11 shtatorit nuk janë edhe më tutje të gatshme për integrimin e minoriteteve muslimane.


     
    E.I.:  Ju jeni qytetar i një shteti me influencë në Evropë, një shtet i cili i ka hapur dyert për të gjithë emigrantët, jo muslimanë dhe muslimanë. A i ka ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve Qeveria Gjermane pas sulmit të 11 shtatorit.
     
    Dr. Murad Hofman:  Pas 11 shtatorit jo vetëm Qeveria Gjermane, por edhe Qeveria Amerikane, Britaneze dhe Franceze kanë qenë mjaft të frikësuara për sulmet fizike kundër muslimanëve dhe institucioneve të tyre, prandaj u detyruan ta siguronin publikun se Islami është religjion i paqes, ndërsa terrorizmi nuk ka fe. Orgianizatat islame në Përëndim janë rritur në mënyrë enorme pas pranimit të tyre publik dhe pranimit të statutit të tyre.Për herë të parë Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder e priti Dr. Nedim Iljasin, kryetar i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë. Po ashtu pas 11 shtatorit të gjithë librat islamë u bënë librat më të kërkuar në tregun gjerman. Kërkesat për përkthimin e Kur`anit u rritën në masë të madhe. Tash një pjesë e landeve (krahinave) jugore të Gjermanisë, siç është Bavaria, me insistim kërkojnë futjen e lëndës së mësimeve islame në shkollat publike.


     
    E.I.:  A mendoni se sulmi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar marrëdhëniet në mes grupeve religjioze në botë?
     
    Dr. Murad Hofman:  Sulmet mbi ndërtesën tregtare botërore në Nju-Jork dhe Pentagon, për sa i përket numrit të viktimave, nuk kanë qenë krimet më të këqija në histori. Mund të merret me mend vetëm rasti i shfarosjes së indianëve amerikanë, skllavërimi i të dobtëve në Amerikë, sulmet nukleare kundër Hiroshimës dhe Nagasakos, djegia e Dresdenit..., e të mos flasim për Aushvicin apo Serbrenicën. Mirëpo, fiziologjikisht ngjarjet e shtatorit kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, sepse amerikanët nga ky moment kuptuan dy gjëra me të cilat nuk janë ballafaquar më parë:

    a. kuptuan se ata nuk janë të pacenuar;
    b. kuptuan se shumë njerëz e urrejnë Amerikën fort.

    Problemi gjithashtu është se amerikanët, ndryshe nga evropianët, refuzojnë analizimin e arsyeve që qëndrojnë prapa sulmeve të 11 shtatorit dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të mbeten të pandërgjegjshëm për faktin se terrorizmi është rezultat i skamjes dhe varfërisë si dhe shkallëzimit të madh të padrejtësisë kundër muslimanëve në vendet siç janë; Palestina, Kashmiri, çeçenia, Algjeria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Për të kuptuar këtë hallkë, nuk do të thotë të falim terrorizmin. Ajo që ndodhi më 11 shtator, absolutisht nuk është e justifkueshme, kur të merret parasysh se libri i shenjtë i muslimanëve, Kur`ani, ndalon rreptësisht vrasjen, vetëvrasjen dhe ekstremizmin. Ende ka probleme të pazgjidhura, veçse jo me anë të luftës, por me metoda politike dhe ekonomike, në mënyrë të veçant zgjidhja e çështjes së Palestinës.
     


    E.I.:  Cili ishte mendimi juaj kur dëgjuat për sulmin në Nju-Jork?
     
    Dr. Murad Hofman:  Kur dëgjova lajmin e parë për sulmin në Nju-Jork, supozova se kjo mund të ishte një revanshizëm i kamikazëve japonezë për 274.000 civilët japonezë të vrarë në Hiroshimë dhe Nagasaki, ndërsa, kur kuptova se kamikazët e Qendrës Tregtare të Nju-Jorkut ishin nga radhët e muslimanëve, atëherë iu luta Zotit me fjalët "O Allah, Të lutem ruaji muslimanët - besimtarët e Tu"! Qe kjo lutja ime, sepse parashikova se nga ky moment të gjithë muslimanët kudo do të jenë të dyshuar si terroristë potencialë.
     
    (Ngjashëm si në ngjarjet në Irlandën Veriore dhe në Spanjë, për të cilat të gjithë të krishterët janë të dyshuar.)
     

    E.I.:  Si e shihni të ardhmen e muslimanëve në Evropë?
     
    Dr. Murad Hofman:  Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, numri i muslimanëve në Evropë është duke u rritur, gjithashtu edhe nëpërmjet konvertimit. Deri tani, gjenerata e parë dhe e dytë e emigrantëve muslimanë kanë nisur të fokusohen në vendlidjet e tyre (Turqi, Indi, Pakistan etj). Rrjedhimisht, ata kanë bërë shumë më pak sesa kishin mundësi ta shtrinin Islamin në vendet e tyre të adoptuara. Përveç kësaj, emigrantët muslimanë deri tani kanë qëndruar të ndarë, jo vetëm në radhët etnike (p.sh. turq, kurdë, algjerianë, marokenë, shqiptarë, arabë), por edhe ne radhët sektare (sunii, shia, sufi etj). Turqit në Gjermani janë të ndarë në anëtarë të lëvizjeve si: DITP,ATIB, VIKS, MILLI GORUS, NURXHI, por më e keqja është se secili prej këtyre grupeve, si njësi fetare, bëjnë nderime të mëdha për udhëheqësit e tyre të veçantë (p.sh. Seid Nursi, Sylejman Tuhaha, Xhelaludin Rumi) si ndërmjetësues të besimit islam. E njëjta situatë është edhe në Francë dhe në Britaninë e Madhe.
     
    E ardhmja e Islamit në Evropë do të varet nga fakti nëse emigrantët muslimanë do të lidhen apo jo me vendet e tyre të adoptuara dhe t`i përqendrojnë përpjekjet e tyre të daves (thirrjes), në ato vende, dhe vetëm në këtë mënyrë ata gjithashtu do të bëhen të aftë psikologjikisht për t`u bashkuar përtej kufijve etnikë dhe gjuhësorë. Nëse gjenerata e tretë e emigrantëve nuk do të realizonte këtë, Islami në Evropë do të mbetej një fenomen "hamendës" dhe do të përfundonte tek geto. Ky nuk është një apel për diçka të quajtur "Euro-Islam". Ka vetëm një Islam. Por Islami shfaqet në të njëjtën kohë si një religjion (bashkues), por edhe në përballje me civilizime të ndryshme (jobashkues).

    Në këtë mënyrë muslimanët në Amerikë duan të tregojnë sa më mirë jo vetëm tiparet e muslimanëve, por edhe vetë të amerikanëve (si p.sh. dinamizmin, optimizmin, aftësitë organizative dhe metodën e mbledhjes së fondeve). Në të njëjtën mënyrë, muslimanët në Evropë janë po aq të bashkuar për të plotësuar anët themelore të tyre me veçori kulturore (jothemelore) evropiane (si përpikërinë, përsosmërinë teknike, drejtësinë dhe rregullat ligjore) në këtë proces, falë ndihmave të muslimanëve amerikanë dhe evropianë, gjithë Bota Islame do të triumfojë. Kjo mund të pritet në veçanti nga dhënia e të drejtave kuranore gruas muslimane, nga realizimi i parimit të institucionit të "shuras" në jetën politike islame, dhe nga pranimi i mekanizmit vetëkontrollues prej demokracive përëndimore.
     


    E.I.:  Cila do të ishte porosia juaj?
     
    Dr. Murad Hofman:  Porosia ime është e thjeshtë: Pas 11 shtatorit është posaçërisht e rëndësishme për muslimanët kudo që janë, të jenë të durueshëm. Gjërat do të ndryshojnë patjetër për të mirë. Ata nuk duhet të veprojnë në mënyrë shfajësuese, por me vetësiguri. Ne nuk po kërkojmë diçka të pandershme, ne po ofrojmë diçka esenciale për mbijetesën e civilizimit përëndimor, transhcendentalizmi n.

    Muslimanët nuk duhet ta pranojnë se Islami duhet "të modernizohet" në frymën e "iluminizmit" të shekullit XVIII. Islami është religjion racional par excellence. "Iluminizmi" ishte një formë proteste kundër abuzimeve të kishës reaksionare, një situate e cila kurrë nuk ka ekzistuar në historinë islame. Nuk mund të kërkohet prej nesh që t`i bëjmë gabimet e njëjta, të cilat çuan në rënien dhe margjinalizimin e kishave. Në kohën kur abortimet, martesat homoseksuale dhe prostitucioni janë legalizuar gati çdokund në Përëndim dhe njeriu është hyjnizuar, muslimanët janë krenarë që janë të fundit që u përmbahen ende në mënyrë integrale vlerave mbi të cilat më përpara bazoheshin civilizimet përendimore.

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #22 ne: 20-05-2006, 18:33:01
    Jonathan Birt, Djali i Lordit Bird, ish-drejtori i përgjithshëm i BBC pranon Islamin

    Xhonatan Bërt (Jonathan Birt), djali i Lordit Bird dhe Ema Klark (Emma Clark), mbesa e ish- kryeministrit liberal Herbert Asquith janë vetëm dy prej 14.000 anglezëve kryesisht të elitës të racës së bardhë që janë konvertuar në Islam.

    Në studimin e parë autoritativ të këtij fenomenit, të kryer prej `The Sunday Times' gjatë këtij viti, disa njerëz të pasur, të famshëm, të popullarizuar dhe pasardhës të figurave të larta qeveritare kanë përqafuar besimin islam pasi janë zhgënjyer nga vlerat përëndimore. Studimi i ri nga ana e Jahjas (dikur Xhonatan) Birt, djali i Lordit Bird, ish-drejtori i përgjithshëm i BBC, siguroi të dhënat e para të sigurta mbi temën e ndjeshme të transferimit të kristianëve në Islam.

    Ai përdori regjistrimin më të fundit të popullsisë për të konkluduar se tani ekzistojnë 14.200 anglezë të konvertuar në Britani. Duke folur për herë të parë publikisht rreth besimit të tij, Birt argumentoi se së pari duhet të shfaqet një figurë frymëzuese, e ngjashme me të konvertuarin amerikan Malkom X për Afro-Karaibikët nëse në stadin tjetër, duhet të ndodhë një kthim masiv midis anglezëve të bardhë.

    Na nevojiten figura të rëndësishme tranzicionale për të shpjeguar diçka të huaj (si Islami) në të folurin e përditshëm, citohet të ketë thënë Birt prej `Times', doktoratura e të cilit në Universitetin e Oksfordit është mbi muslimanët e rinj britanikë. Imazhi i Islamit i projektuar prej lëvizjeve politike islamike nuk është shumë atraktiv –thotë ai.

    Fillimisht, Birt tha se nuk pati arsye koherente për konvertim, por `unë mendoj se ishte thellësia, ekuilibri dhe koherenca  e plotë e mënyrës muslimane të jetësës e cila më bindi mua.'Ema, stërgjyshi i së cilës ishte, kryeministri liberal Herbert Asquith, që e mori përsipër Britaninë gjatë luftës së parë botërore, tha: `Ne jemi aktualë, unë shpresoj se kjo nuk është një mënyrë kalimtare'.

    Klark e cila ndihmoi për projektimin e një kopshti islamik për princin e Uellsit në Highgrove, është tani duke ndihmuar në krijimin e një kopshti të ngjashëm për një xhami në Woking Surrey.Islami është miratuar edhe në zemër të Qeverisë. Mbretëresha ka aprovuar dispozita të reja për të lejuar stafin musliman në Pallatin Bukingam (selinë qendrore të Mbretërisë Britanike) për të ndjekur faljet e të së premtes në xhami. Shkolla me financim shtetëror në Londër e themeluar prej Jusuf Islamit, më parë Cat Stevens, ka bërë që futbollistët kryesorë të sigurojnë ndikim model.

    Këtë shkollë e kanë frekuentuar edhe Nikolas Anelka, sulmuesi i Mançester Sitit dhe "Fredi" (Omer) Kanoute i Totenhem Hotspur-it. Kjo prirje është duke i inkurajuar liderët muslimanë të cilët janë të bindur se kthimi i figurave prominente të shoqërisë do të ndihmojë për të mbrojtur një komunitet të stigmatizuar (damkosur) prej "terrorizmit dhe fundamentalizmit".

    Komuniteti ka qenë vënë në shënjestër padrejtësisht dhe këto zhvillime e inkurajojnë atë në këtë kohë të vështirë – është shprehur kryetari aktual i imamëve dhe Këshillit të xhamive, Zaki Badavi.


    (përktheu: Ajni Sinani)
    « Editimi i fundit: 10-07-2006, 19:16:40 nga Aida »

    • Postime: 3
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #23 ne: 07-06-2006, 10:27:17
    David Beckham: "Islami mund te jetë zgjidhja ime e se nesermes"

    Futbolleri i famshem anglez, David Beckham për gazeten  "Sunday Papers": "Islami mund te jetë zgjidhja ime e se nesermes".
    Pas një vizite te tij, gjatë një fundjave ne Wales, mendohet të kishte vizituar një Qender Islame, kështuqë, gjatë asaj vizite janë vënë re ca ndryshime ne sjellje - thotë një agjente i gazetës "Sunday Papers". I pyetur nga gazetari nëse ishte e vërtetë vizita e tij ne ndonjë Qender Islame ne Wales, apo jo, i ishte pergjigjur: "Nuk ka rëndësi për askë te alarmohet kjo gjë", duke shtuar: "çdo njeri një ditë bën zgjedhjen e tij përfundimtare".

    EnglandObserver
    Klodiana Denmiraj
    « Editimi i fundit: 10-07-2006, 19:19:57 nga Aida »

    Temat e fundit