Me emrin tënd jetojmë - Libraria Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Me emrin tënd jetojmë

· 22 · 3719

Me emrin tënd jetojmë

· 22 · 3719

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    ne: 11-09-2007, 23:48:45
    ME EMRIN TËND JETOJMË

    Këto tema i kemi quajtur me emrin “Me emrin Tënd Jetojmë”, pasi do të flasim mbi emrat e Zotit të madhëruar. Janë tema që kanë dy karakteristika të veçanta: E para, karakateristika e kohës dhe e dyta e vendit. Karakteristika e kohës është se këto tema po trajtohen gjatë muajit të Ramazanit. Kurse karakteristika e  vendit është se po trajtohen në Meke mu para Qabesë.
    Përsa i përket karakteristikës së vendit, është shumë e veçantë të flasësh mbi emrat dhe cilësitë e Zotit, mu para shtëpisë së Zotit. Ajo që na ndan nga Qabeja janë vetëm disa metra, gjë e cila ia shton vlerat temave që do të trajtohen. Ne po i trajtojmë këto tema, mu pranë shtëpisë së Zotit, Qabesë, sipër të cilës ndodhet Bejtul Mamur. Thotë profeti a.s, rreth Bejtul Mamur:” çdo ditë vizitohet  nga 70.000 melekë, të cilët falen dhe bëjnë tavaf rreth saj. Kur dalin prej saj, ata nuk ktheheshin më aty, deri në ditën e kijametit.”
    Karakteristika e vendit ku po i trajtojmë këto tema, padyshim që do të shfaqet në cilësitë dhe emrat e bukur të Zotit.
    Teksa qëndron në Qabe dhe vendet përreth saj, padyshim që të shkon mendja tek Ibrahimi a.s, kur erdhi me familjen e tij në këtë luginë të shkretë asokohe. Të shkon mendja teksa ai dhe djali i tij Ismaili a.s, ndërtonin këtë Shtëpi madhështore. “Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”  (Bekare 127) Të shkon mendja teksa Zoti e urdhëroi Ibrahimin a.s:” Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” (Haxh 27) Të shkon mendja tek përgjigja e Ibrahimit a.s:” O Zot, po sa do të arrijë zëri im?” Zoti i përgjigjet:”O Ibrahim! Ti ke si detyrë t’i thërrasësh, kurse Ne do ua komunikojmë të gjithëve.” Nga kjo përgjigje, Ibrahimi a.s ngjitet mbi kodrën më të lartë dhe thërret:”O ju njerëz! Zoti e ka bërë obligim për ju haxhin, prandaj kryejeni atë!” Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të vijnë me dëshirën e tyre, për të kryer haxhin. Të gjithë përsërisin fjalët:”Të përgjigjemi o Zot të përgjigjemi…” Ne e dëgjuam zërin e Ibrahimit o Zot dhe po i përgjigjemi thirrjes Tënde.
    Patjetër të shkon mendja, që në këtë vend të shenjtë kryente tavafin dhe vetë profeti Muhamed a.s. Prej aty ai udhëtoi për në Palestinë. Është ky vend, ku profeti a.s e vendosi vetë me duart e tij, gurin e zi, në qoshen e Qabesë. Është ky vend, mbi të cilin ndodhet Bejtul Mamur dhe sipër së cilës ndodhet vetë Arshi i Zotit të madhëruar.
    Karakteristika tjetër është se këto tema po trajtohen gjatë muajit të Ramazanit.  Ky muaj është muaji ku cilësitë e Zotit, si falja, mëshira, mirësia, shpërblimi… shfaqen më shumë se në çdo kohë tjetër.
    Në çdo temë ne do të trajtojmë një nga emrat e Zotit. Numri i emrave që do të trajtojmë, janë tridhjetë. Të gjithë emrat që do të trajtojmë, janë emra që janë përmendur në Kuran. Në secilën temë do të flasim rreth një emri, ndikimin e tij në jetën tonë, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet në jetën tonë. Do të përmendim si t’i përjetojmë emra të tillë si: Furnizuesi, Pranues i pendimit, I drejti, Krenari… Do të përmendim si t’i lidhim këto emra me jetën dhe aktualitetin tonë. Do të përpiqemi që emrat dhe cilësitë e Zotit, t’i bëjmë pjesë të jetës sonë. Kur të flasim mbi emrin “I drejti” duhet që drejtësinë ta kemi boshtin kryesor të jetës tonë.
    Tema e parë, do të përqendrohet në katër pika kryesore:
       Çfarë synojnë këto tema dhe cili është qëllimi?
       Si na i tregon Zoti, emrat e Tij me qëllim që ta njohim më mirë?
       Përse janë quajtur këto tema me titullin “Me emrin Tënd jetojmë”?
       Vërejtje të përgjithshme, para se të hyjmë në thelbin e temave.
    Cili është qëllimi me këtë temë? Pse pikërisht është zgjedhur që të flitet mbi emrat e bukur të Zotit? Qëllimin tonë me këto tema, do e përmbledhim në dy fjalë:”Njohja e Zotit” Qëllimi ynë është që të njohim më mirë Zotin tonë. Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë. Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash. Nëse do e njohësh, do i bindesh. Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësië e Tij. Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për xhenetin e Tij. Nëse do e njohësh, do të të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, kurse ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin. Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për të. Nëse do e njihje, ëmbësia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemëron Atë. Tridhjetë temat, i përmbledhim në një fjalë:”Njohja e Zotit” Nuk ka gjë më të madhe dhe më madhështore se kaq që ta themi. Nuk do të kërkosh të fitosh xhenetin, veçse pasi ta njohësh Zotin. Nuk do të frikësohesh nga ndëshkimi i Tij, veçse pasi ta njohësh.  Nuk do të kërkosh të arrish kënaqëinë e Tij, veçse pasi ta arrish. Nuk do të mund të falesh, agjërosh, kryesh haxhin, lexosh Kuranin, japësh lëmoshë… veçse pasi ta kesh njohur. Nuk do të largohesh dot nga harami që është bërë kaq i lehtë, veçse pasi ta kesh njohur. Të githa këto i përmbledhim në një fjali: “Nëse e njeh urdhëruesin, i pranon kollaj urdhërat”. Ne i thyejmë urdhërat e Zotit, pasi nuk e kemi njohur Atë. Nëse do ishe i ndërgjegjshëm, urdhërat e kujt ke thyer, do e kuptoje sa gabim të rëndë ke bërë. Mos shiko vogëlsinë e gjynahut, por shiko urdhërin e kujt ke thyer. A e kupton urdhërat e kujt thyen çdo ditë o vëlla? A e kupton se kë zemëron sa herë kryen vepra të ulëta? “Nëse e njeh urdhëruesin, i pranon kollaj urdhërat” Sa më shumë që  ta njohësh Zotin, aq më shumë i dorëzohesh vullnetit të Tij. Sa më shumë ta njohësh, aq më kollaj do ta pranosh caktimin e Tij. Sa më shumë ta njohësh, aq më të lehta të bëhen fatkeqësitë me të cilat përballesh. Nëse do e njohësh, do të të pajisë me dije dhe njohuri të rralla. Nëse do e njohësh, do e shohësh qartë dashurinë, mëshirën, keqardhjen, butësinë… e Tij. Pikërisht për këtë, në çdo temë do të trajtojmë një nga emrat dhe cilësitë e Tij. Kështu do e njohim Zotin si Furnizues të gjithçkaje, si Të drejtin, Të gjithëpushetshmin, Të gjithëditurin… E gjithë feja, përmblidhet në tre fjalë: Njohuri që çon në bindje, e cila çon në lumturi. Nëse kërkon ta njohësh Zotin, e njeh nëpërmjet emrave të Tij.
    Thotë Zoti në Kuran:”Ne nuk e shpallëm Kuranin që të vuash” (Taha 2) Feja nuk është për t’i bërë  njerëzit të vuajnë, por për t’u dhënë lumturinë e humbur. Ajetet që vijnë pas ajetit të sipërpërmendur, flasin mbi cilësitë e Zotit;
    “Ta shpallëm vetëm si këshillë për atë që frikësohet. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë. (Ai është) Mëshiruesi që qëndron mbi Arshin. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë, çdo gjë që gjendet mes tyre dhe gjithçka nën dhe. Nëse lutesh hapurazi, Ai e di të fshehtën, madje më shumë se kaq. Ai është Zoti, nuk ka zot përveç Tij, Atij i takojnë emrat e bukur” (Taha 3-8)
    Pjesa tjetër e sures, flet mbi Musanë i cili e njohu Zotin dhe për këtë jetoi i lumtur dhe mbi faraonin, i cili nuk e njohu Zotin dhe jetoi në vuajtje. Lumturia gjendet vetëm në njohjen e Zotit.
    E veçanta tek emrat e Zotit, është se sa herë që përmenden, ato shoqërohen me epitetin “e bukura”. Të tillë janë emrat e Zotit, të bukur, të hijshëm dhe madhështorë. Kështu, qëllimi i këtyre temave është që të njohim Zotin tonë. Dhe nuk mund ta njohim siç duhet, veçse duke njohur emrat dhe cilësitë e Tij. Sa më shumë ta njohësh Zotin, do ta duash më shumë, do të sakrifikosh më shumë për Të dhe do i dorëzohesh vullnetit të Tij më shumë. Për ta sqaruar më mirë, le të marrim shembullin e Abdullah ibn Hudhafes, njërit nga shokët e profetit a.s. Para se të pranojë islamin, ai nuk tregonte kujdes dhe përkushtim për asgjë. Nuk pranonte të sakrifikojë asgjë nga të mirat që kishte.  Në një nga betejat me romakët, Abdullahu merret rob. Kur i treguan mbretit romak, se mes robërve është dhe një nga shokët e profetit Muhamed, ai e thirri dhe i tha:”A do të pranoje të braktisësh fenë, në këmbim të një shume të madhe pasurish?” Abdullahu iu përgjigj:”Për Zotin, po të më japësh gjithë pasuritë e tua, nuk pranoj ta lë fenë time as për një çast të vetëm.” Mbreti e pyeti përsëri:”A do e lije fenë, nëse të premtoj se të jap gjysmën e mbretërisë time?” Abdullahu ia ktheu:”Për Zotin asgjë nga të mirat e kësaj bote, nuk mi mbush sytë, në llogari të fesë.” “Atëherë do të urdhëroj të të vrasin” – i tha mbreti. “Bëj ç’të duash” – ia ktheu Abdullahu. Mbreti urdhëroi ushtarët që ta gjuajnë me shigjeta, por pa e vrarë, me qëllim që ta frikësojnë. Shigjetat e qëllonin në duar dhe këmbë, duke i shkaktuar dhembje. Kur e pyetën përsëri nëse ishte dakort ta braktiste fenë, u tha:”Jo për Zotin” Mbreti urdhëroi që të mbushnin një kazan me vaj dhe ta linin deri sa të valojë në zjarr. Kur valoi, morën dy nga shokët e Abdullahit dhe i hodhën në vaj. Për pak çaste trupave të tyre nuk u mbeti gjë veç kockave. Pas tyre mbreti urdhëroi që të hidhnin Abdullahin, i cili sa e afruan afër kazanit, filloi të qajë. Mbreti ua bëri me shenjë që ta linin dhe e pyeti: “Hë, do e pranosh fenë time?” “Kurrë!”- ia ktheu Abdullahi. “Po përse qave atëherë?”- e pyeti mbreti. Abdullahu ia kthen: “Për Zotin, nuk qava nga frika, por ngaqë nuk kam veçse një shpirt që do të dalë vetëm një herë për hatër të Zotit. Zoti shehidit i ka dhënë shumë të mira në botën tjetër dhe të vritesh si shehid është shumë gjë e bukur. Do të doja të kisha shpirtra aq sa kam qime në trup dhe të gjithë këto shpirtra të dilnin një e nga një për hatër të Zotit”. Pasi kishte njohur Zotin, ai ishte gati të sakrifikojë gjithçka. Dëshironte që të kishte shpirtra aq sa kishte qime në kokë dhe të gjithë t’i jepte për hatër të Zotit.
    Hansa, ishte një grua, që para se të pranojë fenë, i vdiq vëllai. Nga kjo ndodhi, ajo u pikëllua shumë saqë mbushi gjithë Gadishullin Arabik me vjersha për të vëllanë. Pasi pranoi islamin dhe njohu Zotin, i vdiqën katër fëmijë. Ishte po e njëjta grua, por kur i vdiqën katër fëmijët, tha:”E falenderoj Zotin që më nderoi duke më vdekur fëmijët dëshmorë.”  Pasi e njohu Zotin, ajo iu dorëzua vullnetit dhe caktimit të Tij.
    Teksa flasim mbi emrat dhe cilësitë e Zotit, nuk kemi si qëllim që të flasim rreth tyre sipërfaqësisht. Ashtu siç pretendojnë shumë njerëz se e njohin Zotin. Ne synojmë një njohje të thellë, që depërton në çdo qelizë të trupit tënd. Ne synojmë që njohja dhe madhështia e Zotit të gjendet në çdo pikë gjaku tëndin. Kurdo që t’i bëjmë analizat gjakut, të gjejmë madhështinë për Furnizuesin e gjithësisë. Ne synojmë që njohuritë për Zotin, t’i kemi si ajrin që thithim. Nëse të ndërpritet oksigjeni ti vdes, po kështu nëse nuk e njeh Zotin dhe emrat e Tij të bukur. Ne synojmë që çdo gjë që të del para, të të kujtojë  një nga emrat dhe cilësitë e Zotit.
    Ne mund të marrim një gotë me ujë dhe ta pijmë. Uji që pijmë, është krijuar për dy qëllime, njëri qëllim i vogël dhe tjetri i madh. Qëllimi i vogël është që ti të pish ujë dhe të jetosh. Nëse e pin ujin dhe nuk mendon më tej për qëllimin më të madh, qëllimin e vogël e ke arritur. Ti e pive ujin për të të mbajtur gjallë dhe këtë e arrite. Por nëse e pin ujin dhe mendja të shkon menjëherë tek Ai që të furnizoi me këtë ujë dhe thua: “I pa të meta, është Ai që ma dërgoi këtë ujë! I pa të meta është Ai që rizkun tim e nxjerr nga retë mbi qiell! Çdo pikë uji që mbajnë retë, është e shkruar ku do të përfundojë. Një pikë nga uji i shiut që është caktuar se do e pish ti, zbret nga lartësitë e qiellit, udhëton nëpër lumenj, e tërheqin pompat e ujit, mbushet në shishe, mbush gotë dhe në fund e pin ti o vëlla dhe o motër. Që para se të zbresë nga retë, ajo pikë uji ishte caktuar që do e pish ti, që je në filan shtet dhe qytet. E kishte caktuar Zoti që ti do të udhëtosh nga vendet e largëta, për të pirë dhe ngrënë rizkun tënd në filan vend.
    Me këto tema ne synojmë që ta njohim sa më shumë Zotin tonë. Me këto tridhjetë tema ne synojmë që në fund të tyre, të arrijmë atë gradë të pëlqyer:”Ta adhurosh Zotin njësoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai të shikon.”
    Unë e di që ka shumë njerëz që thonë se e njohin Zotin, madje të përmendin dhe kushtet e besimit një për një. Por ajo që kemi si qëllim me këto tema, është që njohja e Zotit të depërtojë thellë në qënien tonë. Është që çdo lëvizje e dorës të dëshmojë fuqishëm madhështinë e Atij që e krijoi. Ta ndjesh me gjithë qënien tënde që Zoti kontrollon çdo gjë, të mendosh në çdo çast mbi madhështinë e Tij, t’i përjetosh emrat e Zotit kudo që të ndodhesh.
    Ne të gjithë e dimë hadithin, kur profetit a.s i erdhi Xhibrili a.s në formën e një burri. Me t’u ulur pranë profetit a.s, Xhibrili a.s e pyeti:”O Muhamed, më trego ç’është besimi” Profeti a.s ia ktheu:”Besimi është që të besosh Zotin, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Kijametit dhe caktimin, i mirë qoftë apo i keq.” Xhibrili a.s i tha:”Të vërtetën ke thënë!” Pastaj e pyeti:”Më trego se ç’është islami” Profeti a.s iu përgjigj:”Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç një Zoti dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësi” Xhibrili a.s i tha:”Të vërtetën ke thënë! Tani më trego se ç’është mirësia (ihsani)!” Profeti a.s ia ktheu:”Ta adhurosh Zotin njësoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai të shikon.”
    Xhibrili a.s i përmendi mirësinë së bashku me besimin dhe islamin, pasi besimi dhe feja janë të mangëta pa ndjenjën dhe emocionet që të jep njohja e vërtetë e Zotit. Janë të mangëta nëse nuk e adhuron Zotin njëlloj sikur e shikon.
    Shembulli i dytë është një i ri 18 vjeçar, që quhet Harithe. E pyet një ditë profeti (a.s) Harithen: “Si u gdhive o Harithe? Nëse dikush na pyet të njëjtën pyetje, ne menjëherë i përgjigjemi “mirë” ose i tregojmë mbi pagjumësinë që na shoqëroi mbrëmjen e djeshme… Kurse përgjigja e Harithes ishte e habitshme: “Jam gdhirë besimtar i vërtetë o i dërguar i Allahut”.
    Profeti (a.s) e pyet përsëri: “O Harithe, mendoje atë që thua, pasi çdo fjalë e ka një të vërtetë, po besimin tënd me çfarë e vërteton?”  “O i dërguar i Allahut – i përgjigjet- më duket sikur e shoh Arshin e Allahut me sy dhe sikur shoh banorët e xhenetit duke u kënaqur në xhenet dhe banorët e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kësaj hoqa dorë nga të mirat e kësaj bote dhe po e kaloj natën me namaz dhe ditën me agjërim.”
    “Meqë e ditke, atëherë mos iu ndaj o Harithe”– ia ktheu profeti (a.s).
    Profeti a.s thotë në një hadith:”Zoti ka 99 emra, kush i numëron (Ahsaha) ka hyrë në xhenet.” Vetë fjala “Ahsaha” nënkupton diçka më të madhe se thjesht t’i mësosh dhe t’i përsërisësh. Ajo nënkupton që rreth këtyre emrave të kesh njohuritë e duhura. “Ahsaha” nënkupton diçka që ka të bëjë me statistika, pra të nxjerrësh të dhëna të reja rreth emrave të Zotit. Nënkupton që këto emra duhet të mbushin zemrën tënde, t’i përjetosh dhe t’i ndjesh. Kështu kuptimi i hadithit është:”Kush i njeh këto emra, i ndjen me gjithë zemër, i bindet Zotit dhe i dorëzohet plotësisht, hyn në xhenet.”
    Nëse do e njohësh Zotin në një formë të tillë, zemra jote do të dëshmojë madhështinë dhe pushtetin e Zotit kudo qoftë. Ajo do të dëshmojë që gjithësia lëviz vetëm në saj të vullnetit dhe përkujdesjes së Zotit. Ai kontrollon gjithçka, dëgjon gjithçka dhe gjithçka është pronë e Tij. Nëse ndërgjegjësohesh që Zoti është vëzhguesi i gjithçkaje, ndërgjegja jote do të ishte më e mirë se njëmijë kamera dhe policë që kontrollojnë çdo lëvizje tënden. Nëse e njeh që Zotit i takon krenaria absolute dhe se Ai ia jep krenarinë dhe ia heq kujt të dojë, kurrë nuk do e pranosh nënshtrimin dhe përbuzjen nga njerëzit. Nëse e njeh që Ai është e drejta dhe e vërteta absolute, do të jetosh për këtë të drejtë dhe të vdesësh për të. Nëse e njeh si pranues të lutjeve, çdo lutje dhe problem do e qaje me Të fillimisht dhe do të ishe i sigurtë në pranimin e saj.
    Tregon Abdullah ibnu Umer:"E pashë të dërguarin e Zotit një ditë mbi podium (minber) duke thënë me zë të lartë:"Ata nuk e vlerësuan Zotin ashtu siç e meriton. E gjithë toka do të jetë në dorën e Tij ditën e kijametit. Qiejt do të mbështillen me të djathtën e Tij. I pa të meta dhe i lartësuar është Ai, për gjithçka që i shoqërojnë." (Zumer 67)
    Ai e ngriti zërin dhe duke bërë me shenjë me gisht, tha:"Zoti i madhëruar e lavdëron veten e Tij dhe thotë:"Unë jam poseduesi, Unë jam i plotfuqishmi…Unë jam rregullatori, Unë jam i pari, Unë jam i fundit… Vazhdoi profeti a.s t'i përsërisë cilësitë dhe emrat e Zotit, saqë pashë që minberi filloi të dridhet së bashku me të dërguarin e Zotit." (Buhariu 7414) Megjithëse prej dërrase, edhe minberi e ndjente madhështinë e Zotit.

       Si na i tregon Zoti, emrat e Tij? Cilat janë mjetet dhe mënyrat që ta njohim më
    mirë? Zoti na e prezanton Veten, në dy mënyra dhe me dy mjete; Një libër që lexohet dhe një tjetër që shikohet. Nëse kërkon të njohësh Zotin, e njeh nëpërmjet Librit të Tij që e shpalli, Kuranin. Nëse nuk e lexon Kuranin, ngaqë nuk kupton arabisht, ke Librin tjetër të cilin mundesh ta lexosh, gjithësinë. Ashtu siç ka Kurani faqet ku tregohet madhështia e Krijuesit, edhe gjithësia ka faqet e saj të panumurta, të cilat dëshmojnë mbi krijimin,
    Le të flasim fillimisht mbi Librin që e lexojmë, Kuranin. Teksa lexojmë Kuranin, shohim që ai përqendrohet në prezantimin dhe njohjen sa më të thellë të Zotit dhe emrave të Tij të bukur. Ajeti i parë që iu shpall profetit a.s nga Kurani ishte:”Lexo në emrin e Zotit tënd që krijoi!” (Alek 1)Kurse çdo sure, fillon me fjalët:”Me emrin e Zotit, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Sureja më me vlerë në Kuran, është sureja Fatiha. Ajo përmban në çdo ajet të saj, emra të Zotit dhe duhet lexuar në çdo namaz që falim. Ajeti më me vlerë në Kuran, është Ajeti Kursij. Në një ajet të vetëm, përmenden gjashtë cilësi të Zotit. Ne të gjithë e lexojmë ajetin Kursi, me të mbyllim namazin tonë, shumë të tjerë e kanë mësuar, edhe pse nuk falen. Vallë, teksa përfundon leximin e këtij ajeti, a të ka vajtur mendja ndonjëherë tek dy fjalët përfunduese? (Ai është I larti madhështor)
    Nëse çdo sure të Kuranit e lexojmë me emrin e Zotit (Bismilahi Rrahmani Rrahim) përse të mos e themi në çdo punë që fillojmë?
    Sureja që konsiderohet sa një e treta e Kuranit, është sureja Ihlas. Ajo përbëhet nga katër ajete të shkurtëra. “Thuaj Zoti është i vetëm. Atij çdokush i drejtohet për ndihmë. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është lindur prej kujt. Dhe askush nuk është i barabartë me të.” (Ihlas 1-4)
    Kujt tjetër do i drejtohesh për ndihmë në raste fatkeqësie përveç Zotit që është i vetëm? Ajo që e bën këtë sure të konsiderohet sa një e treta e Kuranit është se duke lexuar dhe mësuar këtë sure, ti mëson se nuk ka zot tjetër veç Allahut, mëson se Ai është i vetmi Zot, mëson se Atij i drejtohet gjithkush për ndihmë, nga kjo mëson se vetëm Atij i duhet drejtuar për ndihmë, vetëm prej Atij duhet pasur frikë, Ai është Furnizuesi, Kontrolluesi…
    Po të vërejmë teksa lexojmë Kuran, do të shohim që shumica e ajeteve përfundojnë me emrat e bukur të Zotit. Ne e lexojmë Kuranin dhe këto emra i kalojmë njëri pas tjetrit pa u thelluar në kuptimin dhe domethënien e tyre. Nga veçoria dhe mrekullia e Kuranit është se flet me hollësi mbi disa gjëra, komenton disa ajete dhe në fund i përmbledh ato me emrat e bukur të Zotit. Le të marrim një shembull rreth kësaj:
    “Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më trego se si i ngjall të vdekurit! Ai (Zoti) tha: “A nuk e beson? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që të më qetësohet zemra! Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vetes (theri e copëtoi), pastaj vendos në çdo kodër, pjesë të tyre! Më pas thirri dhe ata do të vijnë shpejt. Dije se Zoti është i Gjithëfuqishmi, i urti” (Bekare 260)
    I gjithë ajeti, përmblidhet në dy fjalët e fundit “I gjithëfuqishmi, i urti” Nëse kërkon të mësosh emrat dhe cilësitë e Zotit, lexo sa më shumë Kuran.
    “Dielli rend drejt kufirit të tij. Ai është caktim i gjithëfuqishmit, të diturit.” (Jasin 38)
    Kur Zoti flet mbi madhështinë e gjithësisë, këto ajete i përfundon me fjalët:”Kjo me qëllim që ta dini se Zoti është i aftë për gjithçka” Zoti flet mbi rregullin dhe ekuilibrin mes yjeve, galaktikave…dhe këto fakte i përfundon me fjalët:”Zoti është i gjithëpushtetshmi i urtë” Me këtë, sikur Zoti na thotë: Mos u përqendroni tek këto fenomene, por tek Ai që i krijoi dhe i solli nga asgjëja.
    Nëse kërkon të lexosh Kuranin, bëje me nijetin që të kërkosh dhe të kuptosh emrat dhe cilësitë e bukura të Zotit. Vetë Zoti në Kuran, na kërkon që ta lusim me emrat e Tij të bukur:”Zoti ka emrat e bukur, prandaj
    luteni me to (emrat)” (Araf 180) Nëse kërkon që të të pranohen lutjet, teksa lutesh përmend emrat e bukur të Zotit. Me këtë të këshillon vetë Zoti në Kuran. Profeti a.s e kishte bërë traditë që kur të lutej, përmendte emrat dhe cilësitë e Zotit, të cilat kishin të bënin me lutjen. Nëse ke probleme ekonomike o vëlla dhe o motër, nëse borxhet po të mbysin, lute Zotin duke i thënë:”O Furnizues i gjithçkaje!” Nëse e shikon që umeti përjeton gjendje dobësie, gjaku i muslimanëve është bërë shumë i lirë… lute Zotin me cilësitë “I Plotfuqishëm..”
    Nëse kërkon që Zoti të të mbrojë nga gjynahet dhe nga çdo gjë e keqe, lute:”O mbrojtës..”
    Lexoje Kuranin këtë vit me qëllimin që tu kushtosh  vëmendje emrave dhe cilësive të Zotit. Nëse nuk din të lexosh Kuranin në arabisht, edhe kjo e ka një zgjidhje, të lexosh Librin e gjithësisë që ka krijuar Zoti. Shiko gjithçka përreth dhe medito. Nëse do të shikosh gjithësinë, ajo të udhëzon drejt njohjes së Zotit. çdo gjë e gjallë, dëshmon Krijuesin e saj. E gjithë gjithësia, brohoret me emrin e Atij që e krijoi. E gjithë gjithësia, në kor madhëron Krijuesin e saj. Gjithësia nuk është shurdhmemece, je ti ai që nuk dëshiron të dëgjosh dhe të shikosh. Je ti ai të cilin shejtani ia bllokon veshët të dëgjojë gjithësinë se si thërret “Zoti im”. E gjithë gjithësia brohoret me të madhe “Nuk ka zot tjetër veç Allahut” Gjithçka që na rrethon, dielli, hëna, yjet, qielli, malet… brohorasin fuqishëm “O Madhështor, o i Plotfuqishëm, o i Urtë, o i Gjithëditur… Në anën tjetër dëgjon thirrjet e trëndafilit, bletës dhe zogut:”O Mëshirues, o Miqësor, o i Dashur…” Ngjyrat thërrasin dhe brohorasin:”O Shpikës i gjithçkaje” Duart e gjynahqarëve drejtohen drejt Falësit dhe Mëshiruesit suprem. I vdekuri thërret çdo ditë Jetëdhënësin që nuk vdes kurrë.  I mbyturi në det, thërret me sa  fuqi që ka Shpëtimtarin ta ndihmojë…
    A është e mundur për ty o vëlla që po i lexon këto rrjeshta, që ta shohësh gjithësinë me një sy tjetër? A është e mundur që ta shohësh gjithësinë sikur po e shikon për herë të parë? Shikoje diellin teksa lëviz dhe përpiqu ta ndjesh madhështinë e Atij që e krijoi. Shikoji lulet me ngjyrat e shumta dhe përpiqu ta ndjesh dijen dhe gjeninë e Zotit.
    Imagjino dikë që nuk e ka parë më parë, mrekullinë e natës dhe të ditës. Imagjinoni një njeri që e kanë mbajtur nëntokë që ditën që lindi. Pas disa dhjetëra vitesh e nxjerrin dhe shikon natën që i zë vendin ditës dhe anasjelltas. Të jesh i sigurtë që do binte në sexhde, kur t’i shihte këto dy mrekulli. Kur të shihte lindjen e diellit për herë të parë, do e dëgjoje të thërrasë gjithë habi “Kush po e bën diçka të tillë?” dhe pavetëdije do të thërriste “Nuk ka zot tjetër veç një Zoti”
    Provoje ta shohësh gjithësinë si për herë të parë o vëlla dhe o motër dhe do të shohësh që çdo gjë që na rrethon, dëshmon mbi Krijuesin e saj. çdo gjë që na rrethon, na kërkon që ta njohim Zotin. Dielli që lind çdo ditë, sikur na thotë ta njohim Zotin. Shiu që bie nga qielli, na thotë: Njiheni furnizuesin!” Njerëzit e vdekur, na thonë: Njiheni të gjallin që nuk vdes kurrë. Gjithësia është e mbushur dhe e karikuar me mijëra mesazhe të ndryshme, të cilat na ftojnë të njohim Zotin tonë.
    Ne kemi xhamitë e vogla, në të cilat kryejmë faljet dhe largohemi. Por ka dhe një xhami të madhe, e cila na rrethon nga çdo anë. Kjo xhami e ka emrin “gjithësi”. Në këtë xhami, shohim diellin që adhuron, madhëron dhe i bindet vullnetit të Zotit. Shohim bimët, që i janë dorëzuar plotësisht vullnetit dhe caktimit të Zotit. Shohim çdo gjë duke madhëruar Zotin. “Nuk ka gjë veçse e madhëron dhe falenderon Atë, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre” (Isra 44)
    Vetë Kurani e përmend faktin që gjithësia është një xhami e madhe:”A nuk e ke parë sesi Zotit i kanë rënë në sexhde gjithçka në qiej dhe tokë, dielli, hëna, yjet, malet, pemët, kafshët dhe shumë prej njerëzve?!” (Haxh 18) Përse nuk shikon o vëlla? Përse nuk dëgjon? Gjithçka po të thërret të njohësh Zotin!
    “Zotin e madhëroi gjithçka që është në qiej dhe në tokë” (Hadid 1)
    Që sot e tutje le ta lexojmë Kuranin në mënyrë tjetër. Që sot e tutje, le ta shohim gjithësinë me sy tjetër.
    Gjithçka në gjithësi lëviz me emrat dhe cilësitë madhështore të Zotit tonë. Nëse kërkon të ndjesh madhështinë e Zotit, thuaj dhe ndjeje me zemër:”Me emrin tënd o Zot i plotfuqishëm jetoj” Nëse kërkon të jesh krenar, thuaj:”Me krenarinë Tënde o Zot jetoj” Nëse kërkon të ndjesh dhembshurinë dhe butësinë, thuaj:”Me emrin Tënd o I dhembshur jetoj” Nëse kërkon të drejtën dhe të vërtetën dhe të jetosh për ta, thuaj:”Me emrin Tënd o I vërtetë jetoj” Nëse i frikësohesh rizkut, thuaj:”Me emrin Tënd o Furnizues jetoj”
    Nëse je i shqetësuar mbi personin me të cilin do të martohesh, thuaj:”Me emrin Tënd o Garantues jetoj”
    Sureja ku përmenden shumë emra dhe cilësi të Zotit është sureja Hashr. Kjo pasi kjo sure flet mbi një betejë të zhvilluar mes muslimanëve dhe çifutëve, betejë që u fitua nga muslimanët.
    “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave), shpëtimtari, siguruesi, mbikëqyrësi, i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga ajo që i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron gjithçka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!” (Hashr 23-24)
    Kjo, pasi emrat e bukur të Zotit janë emra praktikë për përmirësimin e jetës dhe triumfin e umetit musliman. Emrat e bukur të Zotit nuk janë larg realitetit tonë.

    Vërejtje të përgjithshme rreth temave.
       Kurrë mos mendoni se duke folur mbi një nga emrat e Zotit, do të mund të themi
    gjithçka që ka të bëjë me të. Diçka e tillë është e pamundur:”ata nuk mund të dinë veçse ato gjëra që u ka mësuar Ai” (Bekare 255) Nëse do të mblidheshin të gjithë dijetarët muslimanë, të gjithë predikuesit, të gjithë mendimtarët dhe shkrimtarët, me qëllim që të shkruanin rreth njërit nga emrat e bukur të Zotit, do të shkruanin aq sa mund të marrë ujë gjilpëra kur futet në det. Zotin nuk mund të njohë plotësisht vetëm Zoti.
    Në këto tema ne do të përpiqemi të themi ato gjëra që dimë dhe që ndjejmë. Me aq sa dimë dhe ndjejmë, ne ndihemi mirë dhe të gëzuar teksa flasim rreth Zotit dhe emrave të tij. Një nga kënaqësitë në xhenet, mund të jetë që Zoti të na e bëjë të mundur që të flasim dhe të kuptojmë shumë veçori të emrave të Tij, të cilat në këtë botë nuk i dinim. Vetëm në atë kohë, do të mund t’i kuptosh siç duhet shumë ngjarje që kanë ndodhur në këtë botë. Kur të ndodhnin fatkeqësi njëra pas tjetrës, ti zemëroheshe dhe nuk e kuptoje përse po të ndodhnin, por në atë kohë kutpon sekretin e gjithçkaje.
       Thjesht duke lexuar këto tema, nuk do të mund të arrish në njohjen e Zotit dhe
    gradën e mirësisë. Vetëm kaq nuk mund të mjaftojë. Këto që thamë dhe do të themi, janë një çelës që të ndihmon të hapësh portën e njohjes së Zotit. Ato që do të themi janë thjesht për të të nxitur të mendosh rreth çdo emri dhe cilësie të Zotit. Ti mund të përfitosh dhe ta ndjesh madhshtinë e këtyre emrave, vetëm kur t’i bësh pjesë të jetës tënde dhe të jetosh me to. Pas çdo teme që të lexosh, ulu, merr një letër dhe shkruaj përshtypjet dhe mendimet e tua rreth atij emri. Shkruaj se sa afër ose sa larg ke jetuar ti me atë emër. Më e dobishmja do të ishte që çdo emër, ta lexosh me familjen. Në fund të temës, uluni dhe diskutoni rreth tij. Përmendni me njëri-tjetrin reflektimet e secilit emër në jetën tuaj.
       Vërejtja e tretë është se i falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan në pergatitjen e
    këtyre temave. Padyshim që edhe ata kanë pjesë nga ajeti:”dhe kush ka fjalë më të drejtë se ai që fton në rrugën e Zotit dhe vepron punë të mira” (Fussilet 33)
    Me këtë rast, kërkoj nga të gjithë ata që i lexojnë këto tema, nëse kanë një vërejtje apo kritikë, të mos e mbajë për vete por të na e thotë. Thotë profeti a.s:”Feja është këshillë…” Qëllimi ynë është që të njohim sa më mirë Zotin tonë dhe nuk pretendojmë të jemi të pagabueshëm. Teksa pergatis këto tema, mua personalisht me vjen zor dhe turp që të flas rreth Zotit. Ne njerëzit e krijuar nga balta, flasim dhe prezantojmë Krijuesin madhështor. Vetë profeti a.s thoshte në lutje:”Unë nuk mund të të lavdëroj siç duhet. Ti je ashtu siç e përshkruan veten!”




     
    « Editimi i fundit: 20-09-2007, 23:02:44 nga Aida »

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #1 ne: 11-09-2007, 23:59:02
    EL-FETTAH (Ai që u jep zgjidhje të gjitha halleve)

    Emri “El-fettah” përmendet në Kuran dy herë; “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.  (Araf 89)
    “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.” (Sebe 26)

    Kuptimi i emrit El-fettah.
    Është bër zakon që kur dikush fillon një punë të re, biznes të ri, fillon shkollë, niset për të kërkuar dorën e një vajze…të tjerët e urojnë: Zoti t’i haptë dyert e të mirave dhe të suksesit. Emri “El-fettah” do të thotë dikush që hap. Që të hapësh, duhet të kesh diçka të mbyllur më parë. Nëse dera është e hapur, është e papranueshme që të thuash “Po shkoj të hap derën”
    Emri i Zotit “El-fettah” ka tre kuptime:
       I pari është që të hapësh çdo gjë që është e mbyllur. Kështu, El-fettah, është Ai që
    hap çdo gjë që është mbyllur dhe e pamundur. Ai largon brengat, zgjidh hallet, lehtëson vështirësitë… Nëse të mbyllen të gjitha dyert o vëlla dhe o motër, shko dhe kërkoji El-fettah-ut të të ndihmojë. Nëse të gjithë njerëzit të thonë se nuk ka më shpresë. Nëse të errësohet bota përreth, nëse halli që të ka rënë shtohet çdo çast, nëse lotët të rrjedhin pa pushim prej hallit që të ka rënë, nëse shpresat janë këputur… shko tek El-fettah. Nëse diçka e tillë ngulitet thellë në zemrën tënde, nëse e njeh Zotin me këtë emër, të siguroj se je njeriu më i fuqishëm dhe më i qetë në botë. Trokit në derën e Tij, përulu para Tij me përkushtim, lëre syrin të lotojë dhe i thuaj:”Tek Ti kam ardhur o El-fettah.”
    Thotë Zoti në Kuran:” Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë veç Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi..” (Fatir 2)
    Nëse Zoti t’i ka hapur dyert e të mirave, nuk ka mundësi që t’i mbyllë kush dhe e anasjellta. Kush mund ta hapë një derë që e ka mbyllur Zoti? Dhe kush mund ta mbyllë një derë që e ka hapur Zoti për ty? 
    Ata çifte marrëdhëniet e të cilëve janë vështirësuar, çdo përpjekje për t’u pajtuar ka dështuar, që kanë frikë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre…le t’i drejtohen El-fettahut. Thuaji Zotit:”O Zot! Hape derën e mëshirës për ne dhe na e zgjidh këtë hall në të cilin ndodhemi!”
    Nëse problemet ekonomike vetëm shtohen, nëse je përpjekur të gjesh punë dhe ke dështuar, nëse të gjitha rrugët të mbyllen… shko dhe kërkoji ndihmë El-fettahut. Atë mëshirë dhe furnizim që Zoti ua jep njerëzve, askush nuk mundet ta pengojë.
    Ajo motër të cilës i ka kaluar mosha e martesës, ajo motër e cila nuk ka lënë fallxhor pa takuar për të zbuluar fatin e saj, ajo e cila jeton në ankth dhe stres, pasi asnjë nuk ka kërkuar dorën e saj, le të shkojë tek El-fettah dhe t’i kërkojë Atij ta ndihmojë.
    Ai i sëmurë që vuan nga një sëmundje e pashërueshme, atij që doktorët ia kanë prerë shpresat për të jetuar, atij që i janë mbyllur dyert e shpresës… le të shkojë tek El-fettah dhe t’i kërkojë shërim. Nëse shpresat për jetë t’i ka prerë doktori, dije se jeta është në dorën e El-fettahut.
    O ti prind që ke një fëmijë i cili vuan nga një sëmundje të rëndë, shko tek El-fettah dhe lute ta shërojë fëmijën tënd. Të jesh i sigurtë që Ai do t’i hapë dyert e mëshirës së Tij.
    Umeti musliman sot po përjeton ngjarje të dhimbshme. Iraku është në krizë dhe nuk dihet kur do të përfundojë lufta. Palestina është e pushtuar dhe nuk dihet kur do të çlirohet. Muslimanë akuzohen për terrorizëm kudo qofshin. Nëse nuk do i mbajmë sytë nga El-fettahu dhe të kërkojmë ndihmën e Tij, nga kush tjetër do të presim?
    Profeti a.s në betejën e Bedrit ishte shumë i shqetësuar. Muslimanët ishin vetëm treqind veta, kurse mekasit mbi njëmijë. Muslimanët kishin vetëm dy kalorës, kurse mekasit mbi njëqind kalorës. Nëse do të thyeshin në këtë betejë, e ardhmja e islamit dhe muslimanëve do të ishte shumë e zymtë dhe e pashpresë. I gjendur para një situate të tillë, profeti a.s ngriti duart lart qiellit, saqë i dukeshin dhe sqetullat dhe filloi të lutej me përkushtim. Duke u lutur, atij i ra përtokë dhe xhybeja që kishte mbi supe. Ai lutej:”O Zot! Të lutem mbaje premtimin që më ke bërë!” Ebu Bekri kur e pa profetin a.s të shqetësuar dhe duke u lutur me gjithë shpirt, i erdhi keq dhe filloi ta qetësojë duke i thënë:”Qetësohu o i dërguar i Zotit! Padyshim që Zoti do e mbajë premtimin që të ka bërë!”  Më pas, profeti a.s u tha luftëtarëve muslimanë:”Gëzohuni, pasi shoh Xhibrilin a.s të hypur mbi kalë dhe që udhëheq njëmijë melekë të tjerë. Ata kanë ardhur të luftojnë me ju sot”
    Kështu u erdhi ndihma dhe fitorja muslimanëve.
    Këto fjalë ua themi atyre që hallet dhe problemet u kanë zënë frymën. Atyre që u intereson çështja e muslimanëve në Palestinë dhe Irak…le t’i drejtohen El-fettahut dhe t’i kërkojnë t’u hapë dyert e mëshirës së Tij.
    Tregohet që Ibnu Tejmije kur kishte për të gjykuar rreth një çështje me rëndësi, dilte në shkretëtirë, shtrihej përtokë, vendoste fytyrën për dheut dhe lutej gjatë që Zoti ta ndihmonte për t’i dhënë zgjidhje çështjes. Ai vetë tregon: Nuk kthehesha në shtëpi, pa mu kujtuar zgjidhja e problemit.”
    Të gjithë ata që bëjnë hulmutime në fusha të ndryshme, të gjithë ata studente që po mbrojnë temën e magjistraturës dhe doktoraturës, të gjithë studentët që janë me provime… i kërkoni ndihmë dhe zgjidhje Atij që e ka në dorë zgjidhjen dhe ndihmën.
    Vallë sa vite ka që nuk e ndjen “El-fettah”?
    Një miku im, ka një fëmijë dymbëdhjetë vjeç. Ditën që lindi djali i tij, gruaja e tij pati probleme gjatë lindjes. Për këtë, doktorët menduan që ta ndihmojnë të lindë, me një aparaturë që e tërhoqi fëmijën derisa doli. Me të lindur fëmija, filloi të ketë të dridhura. Aparati me të cilin e tërhoqën, i kishte shkaktuar defekte në qelizat nervore të trurit. Doktori i parë që e vizitoi u tha:”Qelizat e trurit nuk do të zhvillohen, për këtë fëmija ose do të jetojë i paralizuar ose do të ketë probleme mendore. Prindërti nuk lanë doktor dhe spital pa e vizituar fëmijën. Në fund, prindërit u dorëzuan dhe urimi i vetëm i tyre ishte që djali të vdesë, me qëllim që të mos vuajë. Një ditë, babai i fëmijës shkon të vizitojë një mikun e tij. Në shtëpinë e mikut, ai gjen dhe një doktor, të cilit ia qan hallin, edhe pse i kishte humbur shpresat. Doktori i kërkoi që ta vizitojë, por pa i dhënë shpresë. Në atë kohë – tregon babai – unë i kisha këputur të gjitha shpresat tek doktorët dhe mjekësia. Gjëja e vetme ku fillova të shpresoj ishte vetëm Zoti i madhëruar. U luta për shumë kohë, derisa takova doktorin e lartpërmendur. Mundi dhe përpjekjet e mëparshme ishin zero. Doktori filloi ta kurojë dhe kura dha efektet e para. Djali tashmë është dymbëdhjetë vjeç, është në shkollë dhe ka rezultate të larta. Ai luan dhe jeton si çdo fëmijë tjetër normal. El-fettah, nuk zhgënjen askënd që i lutet.
    O vëlla dhe o motër! A e kujton sa herë El-fettahu t’i ka hapur dyert e mëshirës, kur hallet dhe telashet kishin arritur kulmin? Sa herë të ka ndodhur kjo, edhe pse nuk e ke kërkuar? Përse i ke harruar këto mirësi? Kthehu pas dhe vështroje jetën tënde nga fillimi! A i kujton problemet që ke hasur? A e kujton sa herë je grinder me gruan tënde dhe gati nuk jeni ndarë? A e kujton që gati nuk u martove me një njeri të papërshtatshëm? A i kujton problemet që kishe kur studioje në universitet? A e kujton grindjen mes teje dhe babait tënd? A e kujton se si e zgjidhi Zoti? Të gjitha këto probleme, janë zgjidhur edhe pse nuk ia kërkove El-fettahut. Po sikur t’ia kërkoje dhe t’i ishte lutur?
    Kështu shohim që kuptimi i parë i emrit “El-fettah” është kur problemi dhe halli të zgjidhet kur të janë mbyllur të gjitha dyert dhe i ke prerë të gjitha shpresat.
       Kuptimi i dytë i këtij emri është kur dyert e shpresës hapen që në fillimet e
    problemit. Nëse ti kërkon të hapësh një kompani, kërkon të martohesh… të nevojitet një përkrahje dhe ndihmë. Për këtë, të duhet ndihma dhe përkrahja e El-fettahut, prandaj shko dhe trokit në dyert e Tij. Zoti është Fettah kur hallet dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është Fettah dhe në fillim të halleve dhe problemeve. çdo hall dhe shqetësim i ri, hyn tek çështjet e së fshehtës të cilën nuk e din vetëm Zoti. “Ai ka çelësat e së fshehtës, askush tjetër nuk i din përveç Atij” (En’am 59)
    Nëse kërkon të martohesh me filanen, kërkoji El-fettahut që të të udhëzojë drejt asaj që është më e mirë për ty. Nëse ke përfunduar universitetin, dëshiron të punësohesh por nuk ke gjetur akoma punë, ngreji duart drejt qiellit dhe lute El-fettahun.
    Ditën që po pergatisja këtë temë, fala sabahun në Qabe dhe fillova të bëj tavaf. Gjatë gjithë kohës së tavafit, lutesha:”O El-fettah, na i hap dyert e suksesit dhe të mirave të Tua!” Kur përfundova rrotullimin e shtatë, pashë që drita e agimit filloi të ndriçojë dhe thashë me vete:”Ndihma dhe hapja e dyerve të suksesit, po manifestohet me lindjen e agimit” Le të përpiqemi ta shohim gjithësinë me sy tjetër o vëllezër dhe motra. Thotë Zoti në Kuran:”A e shihni që nëse Zoti e bën ditën natë të errët deri në Ditën e Kijametit, kush është ai zot tjetër që mund t’ju sjellë dritë përveç Allahut?”  (Kasas 71)
       Kuptimi i tretë i emrin “El-fettah” shfaqet kur grindjet dhe zënkat mes teje dhe
    njerëzve të tjerë arrijnë kulmin edhe pse je i pafajshëm. Nëse ty o motër të është bërë padrejtësi, është shpifur për ty, të kanë përgojuar dhe njerëzit i kanë besuar, kërkoji El-fettahut të të ndihmojë. Kush tjetër veç El-fettahut mundet që ta ndihmojë dhe përkrahë të drejtën? Thotë Zoti në Kuran: “Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.  (Araf 89)
    “Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.” (Sebe 26)
    Me kuptimin e tretë, Zoti e bën të drejtën të triumfojë, sido që të jetë situata. Kurrë mos u mërzit o vëlla dhe o motër, edhe pse të gjithë flasin dhe shpifin kundër teje, edhe pse çështjen tënde e trajtojnë dhe mediat…, pasi El-fettahu do të qëndrojë përkrah teje. O ti vëlla që ëshë shpifur kundër teje, është komplotuar kundër teje, je akuzuar pa të drejtë… nëse je i pafajshëm dhe në të drejtë, mos u dëshpëro. Shko tek El-fettahu, bjeri në sexhde dhe lutu:“Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës”
    Aisheja, gruaja e profetit a.s u akuzua për çështje nderi padrejtësisht. Këtë akuzë e thurrën dhe e përhapën hipokritët. Për një muaj rrjesht, këto akuza u bënë objekt i bisedave të banorëve të Medines. Profeti a.s i gjendur para një situate të ngatërruar, ku nuk kishte prova, u ngjit në minber dhe u tha muslimanëve:” O ju njerëz. Kam dëgjuar se dikush (Abdullah ibnu Ubej ibnu Selul), më ka lënduar në familjen time. Deri sot nuk di për familjen time veç gjëra të mira dhe për këtë kanë dëshmuar dhe të tjerë..” Kjo bëri që të fillojnë zënkat dhe grindjet me fjalë mes banorëve fiseve Eus dhe Hazrexh. çështja vetëm sa përkeqësohej dhe profeti a.s nuk dinte ç’të bëjë. Kurse Aishja tregon dhe thotë:”Unë qaja natë dhe ditë.” Një ditë profeti a.s shkon në shtëpinë e Ebu Bekrit ku qëndronte Aisheja dhe e pyet:”Nëse ke vepruar diçka haram, kërkoji falje Zotit! Nëse je e pafajshme nga ajo që thonë, dije se Zoti do e shpallë pafajësinë tënde.”  Tregon Aishja:”Unë nuk dija si t’u përgjigjesha. Nëse do u thoja që jam e pafajshme, ata nuk më besonin. Kurse nëse do pranoja diçka që nuk e kam vepruar do e besonin. Shpresa ime e vetme ishte që profeti a.s të shihte një ëndërr ku t’i tregohej pafajësia ime.” Por El-fettah e vërtetoi pafajësinë e saj me ajete Kurani që lexohen deri Ditën e Kijametit.
    Jusufi a.s hyri në burg i akuzuar padrejtësisht për çështje nderi. Për këtë ai u ndëshkua me burg për nëntë vite rrjesht. Nga burgu, El-fettahu do e nxjerrë me anë të një ëndrre që e sheh mbreti i Egjyptit. Pas gjithë këtyre viteve burg, gruaja e Azizit vjen para tij dhe para mbretit dhe pranon që ajo e kishte joshur Jusufin dhe jo e kundërta.
    El-fettahu të ndihmon para se t’ia kërkosh. Sa herë herë je akuzuar padrejtësisht dhe ka qenë Zoti Ai që ta zgjidhi gjuhën dhe je mbrojtur denjësisht? Sa herë të ka ndodhur që nuk ke ditur si ta mbrosh veten dhe dinjitetin tënd, kurse Zoti ka çuar dikë tjetër që të ka përkrahur? Sa herë kanë folur në interesin tënd, pikërisht armiqtë e tu më të egër? Sa herë t’i ka hapur dyert e suksesit El-fettahu? Sa herë ke qenë në halle dhe të ka nxjerrë prej tyre? Sa herë të ka ardhur ndihma e Tij, në nismat dhe iniciativat e reja që ke ndërmarrë dhe sa herë suksesin që ke pasur ia ke atribuar vetes tënde?
    Zoti është El-fettah kur hallet, vështirësitë dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-fettah që në fillim të çdo nisme të ndihmon dhe përkrah. Ai është El-fettah kur të tjerët sillen padrejtësisht ndaj teje.
    E gjithë jeta jonë është e lidhur me emrin El-fettah. A nuk e merriton që ta duam El-fettahun tonë?
    El-fettah nuk është vetëm për zgjidhjen e halleve dhe problemeve. El-fettah është dhe për ata që kërkojnë të kryejnë haxhin dhe nuk kanë mundësi ekonomike. Nëse El-fettah dëshiron që të kryesh haxhin këtë vit, kush është ai që mund të ta refuzojë vizën? A është e vështirë për El-fettah që të ti sigurojë paratë e nevojshme?

    Si duhet t’i ndërtojmë lidhjet tona me emrin El-fettah? Cilat janë kushtet që të na vijë ndihma nga El-fettah?
       El-fettah kërkon prej teje që të punosh për zgjidhjen e problemit deri në çastet e
    fundit. Kjo pasi ti nuk  e din kur do të vijë ndihma. El-fettah mund ta vonojë ndihmën e Tij, për të vënë në sprovë këmbënguljen, besimin dhe durimin tënd. Ai e vonon ndihmën, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen tonë në adhurimin e Tij. Shumë njerëz të thonë se u luta gjatë gjithë Ramazanit, lexova Kuran, u fala shumë… por zemrën e kam akoma të ashpër dhe të ngurtë. Ajo akoma nuk më është zbutur dhe akoma nuk më rrjedhin sytë lot nga përkushtimi për Zotin. Këtë, Zoti e bën me qëllim që ti të vazhdosh ta lusësh dhe të shpresosh për një kohë të gjatë, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen dhe sigurinë tënde. Diçka e tillë i ngjan zgjatjes së periudhës së kursit të makinës, me qëllim që të përfitosh më shumë.
    Një i ditur thotë:“Mos u largo nga dera e Zotit edhe sikur të të përzënë. Mos e ndërpre kërkimin e faljes edhe sikur të mos ta pranojë. Nëse e hap derën për njerëzit e mirë, hyr dhe ti si i paftuar. Shtrija dorën dhe thuaji:” Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde.”
    Shpesh herë Zoti e vonon pranimin e lutjes, pasi Ai dëshiron të të shohë duke pritur pranë derës së Tij.
    Nëse një person i padëshiruar të çon zile në telefon, ti nuk ia hap. Por nëse ai vazhdon të të çojë zile, ti  patjetër që do të detyrohesh t’ia hapësh dhe t’i flasësh. Një derë që trokitet shpesh dhe me forcë, patjetër që do të hapet. Nëse kjo ndodh me krijesat, ç’mendon për Krijuesin El-fettah? Prandaj qëndro pranë derës së Zotit, lute, qaj, kërkoji ndihmë dhe mos u mërzit edhe nëse ndihma vonohet. Vazhdo tek dera e Tij, derisa lutjet të të pranohen dhe të vija ndihma.
    Vetë emri El-fettah të mbush me shpresë. Ku ka sëmundje që mund t’i rezistojë dëshirës së El-fettah për shërim? Ku ka problem që nuk zgjidhet për El-fettahun? El-fettah përmban shpresën më të madhe. Nëse ke nevojë për pak besim dhe shpresë, kujto sa më shpesh emrin El-fettah dhe lute me këtë emër. Kurrë o vëlla mos i humb shpresat se Zoti do e ndihmojë këtë umet. A e kujton profetin a.s se sa lodhej me fiset arabe, derisa i erdhi ndihma dhe përkrahja hyjnore? Ai vizitoi 26 fise arabe duke u kërkuar që ta mbronin dhe ta strehonin, por asnjëri prej tyre nuk pranoi. Kaluan të gjitha ditët e haxhit dhe asnjë nuk pranoi ta ndihmonte. Edhe ditën e fundit të Minasë, ku të gjitha haxhillarët po pergatisnin rrobat për t’u larguar, profeti a.s shpresonte se do të gjente përkrahje. Teksa të gjithë pregatiteshin dhe niseshin për udhë, profeti a.s kërkonte dikë që ta përkrahë dhe të besojë. Ai do të presë edhe njeriun e fundit, derisa të largohet. Do të trokiste mbi të gjitha dyert e mundshme. Personat e fundit që mund ta pranonin ftesën e tij, ishin gjashtë të rinj që po rruanin kokën tek berberi. Profeti a.s vajti i takoi dhe u foli mbi fenë. Kur dëgjuan fjalët e tij, të rinjtë panë njëri-tjetrin në sy dhe thanë:”Ky është profeti me të cilin na kërcënojnë çifutët”  El-fettah bëri që çifutët të bëhen shkak që këto të rinj të besojnë në mesazhin e profetit a.s.
    El-fettah kërkon që të punosh deri në çastet e fundit, me qëllim që të sprovojë besimin dhe këmbënguljen tënde.
       El-fettah e sjell ndihmën në atë formë të cilën ti nuk e imagjinoje dot. Jusufi a.s u
    burgos për nëntë  vite rrjesht. Ishte pikërisht burgu nga ku i erdhi ndihma e Zotit më pas. Nëse nuk do të ishte burgosur, ai nuk do të ishte takuar me shërbëtorin e mbretit, i cili do i tregonte mbretit mbi Jusufin a.s që komentonte ëndwrrat.
    Nëse do të kishte dalë nga burgu më parë, ndoshta nuk do e gjente dot mbreti për t’i komentuar ëndrrën dhe nuk do të kishte mundësi të bëhej ministër. Shumë gjëra në jetën tonë i shohim si probleme, telashe, dobësi dhe vuajtje. Kurse ato mund të jenë kulmi i ndihmës hyjnore. Gjendje e dobët e umetit musliman sot, mund të jetë pika kulminante e ndihmës dhe triumfit të islamit, edhe pse nuk e ndjejmë për momentin.
    Në marrëveshjen e Hudejbijes, muslimanët vajtën në Meke me qëllim që të kryenin Umren, por kurejshët nuk i lejuan të hyjnë në qytet. Profeti a.s u ofroi të nënshkruanin një marrëveshje paqeje dhe të dy palët ranë dakord. Umer ibnul Hatabi ishte kundër kësaj marrëveshjeje, ai kërkonte që të lejoheshin të kryenin Umren ose të luftonin. Ai nuk ishte dakord me asnjë nga kushtet dhe nenet e kësaj marrëveshjeje, të cilat dukeshin sikur dëmtonin muslimanët. Por Zoti i shpalli profetit a.s ajete të posaçme që flasin mbi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe e konsideronte atë si një fitore:”Ne të dhamë një fitore të qartë.” (Fet’h 1)
    Umeri u befasua nga ky ajet dhe e pyeti profetin a.s:”O i dërguar i Zotit, a fitore është ajo?” Muslimanët kishin ardhur të kryenin Umre dhe nuk u lejuan. Madje profeti a.s nuk i lejoi as që të luftonin për të drejtën e tyre. Veç kësaj, kushtet dhe pikat e marrëveshjes, dukej që ishin në dëm të muslimanëve. Kurse ajeti i mësipërm e konsideronte si fitore. Për këtë Umeri e pyeste profetin a.s nëse ishte fitore. Profeti a.s iu përgjigj:”Po o Umer” Umeri e pyeti përsëri profetin a.s:”O i dërguar i Zotit! A nuk na premtove që do të kryejmë Umren?!” Profeti a.s i përgjigjet:”Mos të thashë se do e kryejmë këtë vit?”
    Numri i njerëzve që pranuan islamin gjatë dy viteve të marrëveshjes, ishte më i madh se numri i atyre që kishin pranuar islamin që nga fillimi i mesazhit hyjnor. Meqënëse ishte arritur paqja mes muslimanëve dhe kurejshëve në Meke, fiset pranuan ta dëgjojnë mesazhin e profetit a.s, u pëlqeu dhe pranuan islamin.
    Nëse kërkon ta ndjesh prezencën e emrin El-fettah në jetën tënde, pasi të kesh lexuar këtë temë, ulu me familjen tënde dhe diskutoni mbi momentet e vështira që keni kaluar gjatë jetës dhe zgjidhjen që u ka ardhur nga El-fettah.
       Ai u jep zgjidhje problemeve dhe halleve me gjërat më të thjeshta. Të ndihmon
    me një fjalë, me një pikë loti, me një ajet Kurani, në një çast të vetëm… Mund ta lexosh një ajet që njëzet vite rrjesht. Vjen një moment kur ti e lexon dhe të vijnë mendime dhe komentet të cilat ndryshojnë jetën tënde.
    Tregon një njeri, që më parë nuk ka pasur asnjë lidhje me fenë. Një ditë – tregon ai – po shkoja në punë dhe teksa kaloja pranë një kafeneje, dëgjova zërin e manjetofonit që këndonte Kuran. Në ato çaste, lexuesi i Kuranit po lexonte ajetin:”Kujtoni kur u thamë melekëve t’i përulen në sexhde Ademit. Të gjithë u përulën përveç iblisit i cili ishte nga xhindët dhe theu urdhërin e Zotit” (Kehf 50) Unë vazhdova të ec, por pa i kushtuar vëmendje pasi nuk më interesonte. Por papritur, ajeti pasardhës më zgjoi nga harresa:”A e bëni atë dhe pasardhësit e tij miq tuajt, duke qenë se janë armiqtë tuaj? Sa zgjedhje e keqe është kjo për të padrejtët!” (Kehf 50) Në ato çaste, u ndala dhe fillova të mendohem rreth këtij ajeti. Si ka mundësi që unë gjatë gjithë këtyre viteve e kam bërë shejtanin mikun tim? A ka zgjedhje më të keqe se kjo? Krejt papritur pashë që fillova të përsëris me vete:”Nuk do të të ndërroj me iblisin pas kësaj dite o Zot!”
    Një i ri, tregon historinë e udhëzimit të tij. Udhëtoja me tren për në Aleksandri. Së bashku me disa shokë dhe shoqe kishim rënë dakort për të vajtur dhe vepruar një nga gjynahet më të rënda. Gjithçka e kishim rregulluar që të mos e marrë vesh askush, madje as njerëzit më të afërm. Në tren rastisi që të ulem pranë një të riu që po lexonte Kuran në ato çaste. Teksa udhëtonim, i riu që ishte ulur pranë meje, lexoi ajetin:” Ata fshihen prej njerëzve, e nuk turpërohen prej Allahut, Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. Allahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.” (Nisa 108)
    Në ato çaste fillova të qaj derisa arrita në Aleksandri. Me të arritur, bleva një biletë kthimi dhe u ktheva.
    Një nga shokët e mi më të dashur tani, para se të udhëzohej në rrugë të drejtë, udhëtonte nga njëri shtet në tjetrin për të luajtur bixhoz dhe vepruar gjëra të ulëta. Një nga miqtë e tij, i thotë një ditë:”O filan! Ke kaq kohë që udhëton për kënaqësitë e kësaj bote. Përse nuk bën një udhëtim për hatër të Zotit?!” “E ku duhet të udhëtoj?” – e pyeti i habitur. “Shko dhe kryej një Umre” iu përgjigj ai. Nga kjo fjalë, ai shkon dhe kryen Umren dhe braktis të gjitha gjynahet e mëparshme.
    Kërkoji çastet e ndihmës dhe zgjidhjes së El-fettahut o vëlla dhe o motër! Mos nënvleftëso asgjë, qoftë dhe një fjalë. Mos e nënvleftëso agjërimin, namazin, adhurimin… qëndro gjithmonë i kujdesur.
       Kur u jep zgjidhje problemeve, e bën në mënyrë të qartë. Nëse zgjidhja dhe
    ndihma është e  zakonshme, njeriu mendon se diçka e tillë erdhi nga përpjekjet e tij. Kurse zgjidhja dhe ndihma e El-fettahut është e tillë saqë nuk e përfytyroje. “Ne të dhamë një fitore të qartë.” (Fet’h 1)
    Haxhereja u përpoq dhe u lodh duke kërkuar zgjidhje për hallin që i kishte rënë. Ajo u ngjit dhe zbriti në dy kodrat përreth shtatë herë. Ajo që kërkonte ishte pak ujë për djalin e saj Ismailin a.s. Kurse zgjidhja e El-fettahut ishte e tillë që nga ky ujë do të pinin njerëzit deri në Ditën e Kijametit. Për të vlerësuar përpjekjet e Haxheres, zgjidhja dhe ndihma e Zotit erdhi dhe ishte një mrekulli. Ishte një zgjidhje jo vetëm për Haxheren dhe djalin e saj, por për të gjithë njerëzit që vizitojnë Qaben deri në Ditën e Kijametit.
    Fillimi i ndihmës dhe zgjidhjes së problemeve të profetit a.s erdhi pikërisht nga shpella Theur, ku u fsheh para se të udhëtojë për në Medine. Kur hyri në Meke, ai hyri si askush më parë. Askush nuk kishte hyrë në Meke si triumfator, ashtu siç hyri profeti Muhamed a.s me muslimanët e tjerë.
    Në betejën e Bedrit, numri i muslimanëve që luftonin ishte vetëm tre qind. Në betejën e Uhudit numri arrinte një mijë. Në betejën e Hendekut një mijë dhe në Hudejbije një mijë e katërqind. Kurse kur hyri në Meke, numri i tyre ishte dhjetë mijë. I gjithë Gadishulli Arabik, tashmë ose pranoni islamin, ose hynin në paqe me të  dhe ose i frikësoheshin. Kjo vetëm pas disa viteve, ku profeti a.s u dëbua dhe keqtrajtohej nga populli i tij.
    A e don tani El-fettahun? A je i sigurtë dhe i bindur në zgjidhjen e halleve prej Tij?
    Vetë muaji i Ramazanit është muaji i zgjidhjes dhe ndihmës prej El-fettah. Thotë profeti a.s:“ Kur vjen muaji i ramazanit hapen dyert e xhenetit,  mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen shejtanët.” A ka zgjidhje dhe ndihmë më të madhe se pikat që përmend hadithi i mësipërm?
    Muaji i Ramazanit ka disa myzhde për ata që e përjetojnë siç duhet:
       Të falen gjynahet:“Kush agjëron ramazanin me besim dhe shpresë se do ti falen
    gjynahet, do i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar.” Nëse besimi dhe shpresa për falje nuk është e njëjtë gjatë gjithë Ramazanit
    Zoti të ka rezervuar një mundësi tjetër: “Kush falet natën gjatë ramazanit me besim dhe shpresë se do ti falen gjynahet, do i falen të gjithë gjynahet që ka vepruar” Nëse nuk ke mundur të falësh namaz nate gjatë gjithë Ramazanit, ke akoma shpresë:“Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë se do ti falen gjynahet, do i falen të gjitha gjynahet që ka vepruar” Nëse Zoti do e linte në dorën tonë të zgjedhim shpërblimin që duam gjatë muajit të Ramazanit, nuk do të dinim si ta kërkonim gjithë këtë shpërblim dhe mirësi.
       Shpëtim prej zjarrit të xhehnemit. Thotë profeti a.s:”Në çdo natë të Ramazanit,
    Zoti do të shpëtojë e nxjerrë njerëz nga zjarri”
       Shpërblime pafund. Thotë profeti a.s:”Kush kryen vullnetarisht një vepër të mirë,
    do të shpërblehet sikur ka kryer një obligim. Dhe kush kryen obligimet e caktuara nga Zoti, do i quhet sikur ka kryer 70 të tilla.”
       Adhurimi i natës së Kadrit, është i barabartë me një mijë netë adhurim. Adhurimi
    i kësaj nate është i barabartë me adhurimin e 84 viteve rrjesht. Një lëmoshë e dhënë këtë natë, është njëlloj sikur të japësh lëmoshë për 84 vite.

    Cilat janë detyrat dhe obligimet tona kundrejt emrit El-fettah?
       Përulje dhe përkushtim.
       Shpresë, besim, siguri dhe optimizëm në këtë emër. Shpreso fuqishëm o vëlla dhe
    o motër se El-fettah do e ndihmojë këtë umet. Një ndihmë e tillë mund të jetë gjatë kësaj kohe, por që ne nuk e ndjejmë.
       Ji çelës për të mirën. Ka shumë njerëz që janë çelësa të së mirës dhe kyçe të së
    keqes. Bëhu dhe ti o vëlla dhe o motër nga këta njerëz.  Hapi të mirat dhe mundësitë që ke për të ndihmuar njerëzit, me qëllim që të të ndihmojë El-fettahu dhe ty.
    El-fettah nuk të ndihmon dhe nuk t’i zgjidh hallet që ke vetëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër. Në çastet që do të hysh në varr, ke më shumë nevojë për ndihmën e El-fettahut. Ti ke jetuar si besimtar dhe ke vdekur si i tillë. Do të vijnë dy melekët dhe do të të pyesin:”Kush është Zoti yt?” Ti do u përgjigjesh:”Zoti im është Allahu!” “Cila është feja jote?” Do të përgjigjesh:”Feja ime është islami.” “Kush është ai personi që u dërgua tek ju?” Do të përgjigjesh:”Ai është Muhamedi a.s”
    Atëherë do dëgjohet një zë nga lart: “Robi Im tha të vërtetën, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e xhennetit dhe i hapni një dritare ku të shikojë vendin e tij në xhennet.”
    Nuk janë të gjithë varret errësirë dhe frikë. Nuk janë të gjithë varret gjarpërinj, akrepa dhe tmerr. Teksa robi shikon vendin e tij në xhenet, ai fillon dhe e lut Zotin:” O Zot, afroje Ditën e Kijametit, me qëllim që të takohem me familjen dhe të dashurit e mi”
    El-fettahu është me ty në këtë botë dhe në botën tjetër. Është me ty kur akuzohesh pa të drejtë. Është me ty kur të bëhet padrejtësi. Është me ty kur telashet dhe hallet ta kanë zënë frymën. Është me umetin musliman edhe pse përjeton gjendje dobësie. Ky është Zoti ynë, El-fettah.



    « Editimi i fundit: 20-09-2007, 23:11:17 nga Aida »

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #2 ne: 12-09-2007, 11:23:38
    ELVEKILU   (Garantuesi)

    Emri që do të trajtojmë këtë temë, është një nga emrat e bukur të Zotit, emër që të fal qetësinë shpirtërore dhe sigurinë. Këtë e fitojnë ata që e përjetojnë këtë emër në jetën e tyre dhe adhurojnë Zotin e Madhëruar me këtë emër. Ky emër është për ata që të ardhmen e shohin me frikë dhe pesimizëm. Emri i kësaj teme është i përshtatshëm për të gjithë ata që janë të stresuar dhe depresionuar rreth të ardhmes. Emri i kësaj teme, është Elvekil. 
    Pikat në të cilat do të përqendrehemi në trajtimin e kësaj teme, janë pesë:
    1.   Hyrje.
    2.   Kuptimi i emrit Elvekil.
    3.   Si ta kuptoj nëse i mbështetem Garantuesit në çdo gjë?
    4.   Modele tepër tërheqës, mbi mënyrën se si Elvekil i ndihmon dhe përkrah ata që i
    mbështetin Atij.
    5.   Kuptime të ndryshme të emrit Elvekil.
    Ata që kanë nevojë për këtë emër, janë të gjithë ata që e shohin të ardhmen e tyre me frikë. Për këtë emër kanë nevojë prindërit të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për këtë emër kanë nevojë ata  prindër që janë të shqetësuar se mos fëmijët e tyre bien pre e drogës dhe e shoqërisë së keqe. Kanë nevojë ata prindër të cilët janë të shqetësuar se mos vajza e tyre bie pre e ndonjë djali që e mashtron. Kanë nevojë ata prindër që janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë.
    Që ta njohin këtë emër, kanë nevojë ata të rinj që janë në universitet dhe mundësinë për t’u punësuar e shohin të vogël pas diplomimit. Ata që janë në fazën e zbatimit të një projekti dhe janë të shqetësuar nëse do të ketë sukses apo jo, kanë nevojë për të njohur emrin Elvekil. Vetë umeti musliman që vuan nga hallet e shumta, ka nevojë ta njohë emrin e Zotit, Elvekil. Ky emër është për këdo që kërkon të kontribojë për Islamin dhe nuk dinë nga t’ia fillojnë.
    Njeriu është i dobët dhe gjithmonë është i shqetësuar për të ardhmen. Ai shikon aktualitetin dhe problemet e shumta që kërkojnë zgjidhje, dhe stresi i shtohet më shumë.
    Elvekil është emër që të jep siguri dhe besim mbi një çështje që kërkon ta arrish. Fillimisht ti vë gjithçka në funksion të çështjes që kërkon të arrish, shfrytëzon gjitha mundësitë dhe punon pa pushim. Kurse rezultatin ia lë në dorë Garantuesit që ka në dorë gjithçka. Vallë a e bëjmë diçka të tillë në jetën tonë? Ata prindër që janë të shqetusuar për vajzat e tyre që kanë mbushur moshën për martesë dhe nuk u ka trokitur kush në derë, ata të rinj që janë të shqetësuar mbi të ardhmen e tyre, ata njerëz që kanë halle... a i mbështeteni Zotit të Madhëruar për problemet tuaja? Kur të ndodh ndonjë problem dhe hall që të trondit, a shkon të trokasësh në portën e Elvekilit? Cilat janë lidhjet e tua me Garantuesin e çdo gjëje? A i mbështetesh Garantuesit për çdo problem me të cilin përballohesh? A e ke jetën të lidhur me këtë emër, Elvekil?
    Zakonisht kur nënshkruajmë një marrëveshje, e nënshkruajmë atë në praninë e një noteri, ose një pale të tretë, e cila luan rolin e garantuesit që kjo marrëveshje do të respektohet. Kjo palë e tretë, zgjidhet nga të dy palët kontraktuese, pasi të dy kanë besim tek ai. Në fund, të dy palët dhe garantuesi i marrëveshjes firmosin marrëveshjen e lidhur. Pasi të nënshkruhet kontrata, të gjithë palët fillojnë punën për zbatimin e saj. Asnjë nuk qëndron në shtëpi dhe të presë garantuesin ta përmbushë. Që të pranosh garancinë e dikujt, duhet që ai të plotësojë tre kushte; Të kesh besim tek ai, të ketë ekperiencën e duhur dhe të tregojë interes ndaj çështjes tënde.
    Po Zotin tënd, a e pranon si Garantues për zgjidhjen e halleve të tua o vëlla? Ai të ofron mbështetjen dhe ndihmën e Tij, përse të mos e pranosh? Ai e ka quajtur veten e Tij Elvekil (Garantues). Vetë Zoti në Kuran të propozon:”Pranoje Atë si Garantues” (Muzemmil 9)
    Sa herë që Kurani flet mbi rëndësinë e mbështetjes së njeriut në Zotin, e shoqëron këtë me fuqinë dhe pushtetin e pafund të Zotit. Kjo me qëllim që të ta shtojë besimin në Garantuesin suprem. Në shumë ajete të Kuranit, Zoti na siguron që askush nuk mund të humbasë duke e pranuar Atë si Garantuesin e vetëm.
    “Zotit i takon e fshehta e qiejve dhe e tokës, tek Ai kthehet e gjithë çështja. Prandaj adhuroje dhe mbështetju Atij” (Hud 123)Ti duhet t’i mbështetesh Zotit, pasi Ai ka në dorë gjithçka që ekziston në qiej dhe tokë.
    “Zot i lindjes dhe perëndimit, nuk ka zot tjetër veç Tij, prandaj pranoje Atë si Garantues” (Muzemmil 9)
    Mos vallë nevojat e tua gjenden jashtë lindjes dhe perëndimit, që të kërkosh një garantues më të besueshëm? Vetë Zoti i madhëruaar të ofron garancinë dhe ndihmën e Tij. Kështu nuk ka arsye përse të stresohesh dhe të shqetësohesh për të ardhmen. Jeta e përplas njeriun me probleme dhe telashe nga më të
    ndryshmet, prandaj shko dhe kërko ndihmën e Elvekilit për t’i zgjidhur ato, mbështetju Atij dhe përpiqu me sa mundësi ke për një rezultat të kënaqshëm.
    Përse të shkosh tek dikush tjetër, në një kohë që vetë Zoti të ofron mbështetjen e Tij? Përse pranon garancinë dhe mbështetjen e të tjerëve dhe refuzon atë të Garantuesit suprem?
    Njerëzit me të marrë vesh mbi aftësitë e rralla të një doktori, vihen në radhë pa mbarim tek dera e tij. Kjo pasi kanë besim, siguri dhe garanci në përvojën dhe aftësitë e tij. Ne nuk besojmë t’ia dorëzojmë shëndetin tonë, një doktori që nuk e njohim dhe që nuk besojmë në aftësitë e tij. Edhe pse duhet të shpenzojmë para më shumë, ne zgjedhim doktorin më të mirë. Përse të mos kemi besim dhe garanci të plotë tek Ai që gjithçka është në dorën dhe sundimin e Tij?
    Nëse kemi një çështje drejtësie, zgjedhim avokatin më të mirë në vend dhe për këtë mburremi para njerëzve të tjerë. Përse të mos mburresh me garancinë e Atij që është Garantuesi më i mirë? Edhe pse ti o njeri je sa një pikë në gjithë universin, Zoti i madhëruar të ofron garancinë e Tij për të të ndihmuar.
    “Dhe mbështetu tek i Plotfuqishmi dhe Mëshiruesi. i cili të sheh kur ngrihesh në këmbë dhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara 17-19)
    Me kërkesën për t’iu mbështetur Zotit dhe garantuesit më të mirë, nuk duam të nxisim dembelizmin dhe plogështinë. Nuk duam që gjithçka ta presim të gatshme dhe vetë të mos ndërmarrim asnjë veprim. Padyshim që ne duhet të shkojmë tek doktori më i mirë për t’u vizituar, do të zgjedhim avokatin më të mirë për të fituar një çështje, do të komunikojmë me ministra dhe vendim marrës të tjerë... por brenda në zemër të jemi të sigurtë dhe të bindur që vetëm Zoti do na e zgjidhë këtë problem.
    “Është Ai që më krijoi, dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.” (Shuara 78-82)
    ”dhe mbështetju të gjallit që nuk vdes” (Furkan 58)
    “Ai është Zoti që nuk ka zot tjetër veç Tij. Ai është Krijuesi i gjithçkaje, prandaj adhurojeni. Dhe Ai është Garantuesi i çdo gjëje.” (En’am 102)
    Kështu, Elvekil është Ai që merr përsipër zgjidhjen dhe përkujdesjen për gjithçka që i shqetëson robët e Tij. Ai nuk i zhgënjen, nuk i braktis dhe nuk i lë çështjet e tyre në dorë të dikujt tjetër.
    “Dhe kush i mbështetet Zotit, Ai i mjafton atij.” (Talak 3) Kurrë nuk mund të humbasësh, nëse i je mbështetur Zotit. Fjalët:”Më mjafton Zoti që është Garantuesi më i mirë” nënkuptojnë që mua më mjafton Zoti për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të mia.
    Mbështetja në Zotin të fal forcë dhe besim në vetvete. Ajo të bën të flasësh pa emocione dhe pa frikë. Kjo pasi tashmë i je mbështetur Atij që nuk zhgënjen askënd dhe je i bindur në ndihmën e Tij.
    “dhe nëse kthejnë shpinën, thuaj: Më mjafton Zoti që nuk ka zot tjetër veç Tij, Atij i jam mbështetur dhe Ai është sunduesi i Arshit madhështor.” (Teube 129)
    Nëse të braktisin të gjithë njerëzit dhe dalin kundër teje, mos kij frikë nëse ke Garantuesin në krahun tënd. 
    “… njerëzit janë grumbulluar kundër jush, prandaj u frikësoheni atyre. Por kjo në të vërtetë vetëm sa ua shtoi besimin dhe thanë: Na mjafton Allahu, i cili është Ndihmuesi më i mirë.” (Al Imran 173)
    Këto ajete janë për shokët e profetit a.s. Pas humbjes së Uhudit ku mbetën të vrarë 70 muslimanë, u vra Hamzai dhe vetë profeti a.s u plagos, një ditë më pas profeti a.s urdhëroi muslimanët që të sulmonin Kurejshët. Edhe pse ishin të lodhur dhe të plagosur, muslimanët së bashku me profetin a.s u nisën rrugës për të luftuar me Kurejshët, derisa arritën në një vend që quhej Hamraul Esed. Kurejshëve u arriti lajmi që muslimanët ishin nisur për të luftuar me ta, kështu dërguan një njeri që t’i frikësojë. Personi që dërguan për të frikësuar profetin a.s dhe muslimanët, me tu takuar me profetin a.s i tha:”Kurejshët janë pregatitur për luftë, kanë veshur lëkurat e tigrave dhe kanë mbledhur rreth vetes të gjithë arabët.” Me ta dëgjuar, profeti a.s u drejtua nga shokët e tij dhe të gjithë thërrasin njëzëri:”Na mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë” Atëherë profetit a.s iu shpallën ajetet e mësipërme.
    Personi që kishte vajtur të frikësojë muslimanët, u largua dhe shkoi të frikësojë Kurejshët. Me tu takuar me ta, ai u tha:”Për Zotin muslimanët thonë fjalë me të cilat duket sikur do t’u hanë të gjallë” Ebu Sufjani dhe pjesa tjetër e ushtrisë u nisën menjëherë për në Meke, duke iu shmangur përplasjes me muslimanët.
    Atëherë profetit a.s iu shpallën dhe ajetet plotësuese:”Ata u kthyen me mirësinë dhe begatinë e Zotit, pa i prekur gjë e keqe.” (Al Imran 174)
    Profeti a.s në shumë hadithe na mëson gjëra praktike me të cilat mësojmë mbështetjen në Zotin. Thotë profeti a.s:”Kush thotë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, shtatë herë: Më mjafton Zoti që nuk ka zot
    tjetër përveç Tij. Atij i jam mbështetur dhe Ai është sunduesi i Arshit të madh” Zoti ia garanton zgjidhjen e halleve të asaj dite”.
    Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Kush thotë teksa del nga shtëpia:”Me emrin e Zotit, jam mbështetur tek Zoti. Nuk ka forcë që më shtyn të bëj mirë dhe më ndalon nga të bërit keq, përveç Zotit.” do i thotë meleku:”Je udhëzuar, je mbrojtur dhe të mjafton Zoti.” Shejtani i thotë një shejtani tjetër:”çfarë mund t’i bëjmë një njeriu që është udhëzuar, mbrojtur dhe i mjafton Zoti?!”
    Kurse mbi historinë e hebrenjve të cilët i urdhëroi Musai a.s të luftonin për të marrë Kudsin, Kurani thotë:”Dhe dy burra të cilëve Zoti u kishte dhënë mirësi u thanë: Hyni brenda sepse me të hyrë ju do të fitoni. Dhe  mbështetjuni Zotit nëse jeni besimtarë!” (Maide 23)
    Një fshatar kishte një kushëri që punonte në ministri dhe kishte marrëdhënie konfidenciale me vetë ministrin. Fshatari shkroi një kërkesë për punë dhe vajti tek kushëriri i tij, për ta ndihmuar të gjejë një punë në ministri. Gjatë gjithë rrugës për në qytet, fshatari kishte në mendje se vetëm kushëriri i tij mund t’i gjente punë. Me të arritur në shtëpinë e kushëririt, ai e mirëpriti dhe i premtoi se do ia paraqiste kërkesën ministrit për t’i gjetur një punë. Të nesërmen morri kërkesën e kushëririt nga fshati dhe ia la ministrit mbi tavolinë. çdo ditë që ia vendoste kërkesën mbi tavolinë, minstri e merrte dhe e vendoste atë poshtë dokumenteve të tjerë. Kur pa se minstri nuk e kishte mendjen tek kushëriri i tij nga fshati dhe se gruaja e tij po mërzitej me prezencën e tij çdo ditë në shtëpi, i tha:”O kushëriri im, filan. Mesa duket një çështje e tillë kërkon kohë. Mua më vjen keq për këtë, por më mirë kthehu në shtëpi dhe prit atje!” Tregon fshatari:”Kjo më rëndoi së tepërmi. Dola nga shtëpia e tij me zemër të thyer, duke menduar se fajin e kisha vetë. Unë u mbështeta tek lidhjet e mia me kushëririn. Duhej të isha mbështetur tek Zoti, pasi vetëm Ai mund të më ndihmojë. Më fal o Zot se kam gabuar. Ti je garantuesi im o Zot dhe vetëm prej Teje pres ndihmë.” Një ditë më vonë, kushëriri i tij nga qyteti e morri në telefon dhe e njoftoi se ministri e kishte pranuar kërkesën e tij për punë. 
    Kjo ishte një histori e thjeshtë mbi ndihmën dhe përkrahjen që të ofron Elvekil kur i mbështetesh atij. Jam i sigurtë që secili prej nesh ka me dhjetëra dhe qindra histori të tilla nga jeta  jonë. E keqja jonë është se ne nuk e studiojmë jetën tonë, tregojmë indiferencë ndaj mbështetjes së Elvekilit. Pasi të lexosh këtë temë, ulu me veten dhe kujto mbështetjen dhe përkrahjen e Elvekilit në jetën tënde.
    “Më mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë” e tha Ibrahimi a.s kur u hodh në zjarr. E tha Musai a.s, kur populli i tij i thanë:”Na arritën”. E tha profeti Muhamed a.s së bashku me muslimanët e tjerë, ku i thanë:“… njerëzit janë grumbulluar kundër jush, prandaj u frikësojuni atyre” (Al Imran 173)
    Profeti Muhamed a.s ua mësonte mbështetjen në Zot fëmijëve të vegjël. Abdullah bin Abbasi thotë: Isha fëmijë dhe një ditë profeti (a.s) më tha: “O djalosh, unë do të të mësoj disa fjalë. Ruaje Zotin (në zemër) të të mbrojë (nga të këqiat). Ruaje Zotin (në zemër) ta gjesh Atë pranë teje. Nëse kërkon diçka, kërkoje prej Zotit. Nëse kërkon ndihmë kërkoje prej Zotit. Dije që sikur të gjithë njerëzit të mblidheshin për të të bërë dobi, nuk do e arrinin veçse nëse e ka caktuar Zoti dhe nëse do të mblidheshin të të dëmtonin, nuk do e arrinin veçse nëse e ka caktuar Zoti. Janë ngritur lapsat dhe janë tharrë letrat.”
    Në çastet që i mbështetesh Zotit, ndjen që je njeriu më i fortë dhe më i guximshëm.
       Treguesit e mbështetjes tek Garantuesi më i mirë. Si ta kuptoj që jam nga ata që i
    mbështeten Zotit?
    Shumë njerëz pohojnë që i mbështeten Zotit, por këtë e thonë vetëm me gojë.
    Treguesit mbi këtë, janë pesë:
    1.   Nëse përballesh me momente të vështira dhe emrin Elvekil e përmend dhe
    kërkon mbështetjen e Tij, dije se je nga ata që i mbështeten Zotit. Le të marrim modele rreth kësaj pike. Modeli më i mirë është profeti Ibrahim a.s. Ai ishte vetëm 16 vjeç, megjithatë i gjithë njerëzimi mëson prej tij mbështetjen e vërtetë tek Zoti. Në këtë moshë të re, ai i theu të gjithë idhujt që adhuronte populli i tij. Për këtë veprim, populli i tij vendosën që ta djegin si ndëshkim. Zjarri ku do e digjnin nuk do të ishte një turrë drush si zakonisht, por do të ndërtohej një ndërtesë e madhe. Vetëm ndërtimi i kësaj ndërtese ku do të digjej Ibrahimi a.s, zgjati disa muaj. Gjatë kësaj kohe, Ibrahimi a.s ndodhej i burgosur. Ndërtesa ku do të hidhej për tu djegur, u ndërtua jashtë qytetit dhe kjo nga frika se mos merrnin flakë shtëpitë përreth. Në ndërtimin e saj morri pjesë i gjithë qyteti, edhe njerëzit e tij më të afërt, babai dhe xhaxhai. Zjarri që u ndez ishte aq i fuqishëm saqë zogjtë që fluturonin sipër tij, digjeshin nga temperatura. Gjatë gjithë rrugës për tek zjarri, Ibrahimi a.s nuk  thoshte gjë tjetër përveçse “Më mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë”. Kur arritën tek zjarri, asnjë nuk guxonte ta hedhë Ibrahimin a.s në zjarr, për shkak të temperaturës së lartë. Atëherë morrën katapultat që ta hedhin
    nga larg. Në çastin që e hodhën, Xhibrili a.s i shkoi dhe i tha:”O Ibrahim, a ke ndonjë nevojë për mua?” Kurse Ibrahimi a.s ia ktheu me siguri:”Për ty nuk kam nevojë o Xhibril, kurse për ndihmën e Zotit po. Më mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë” Kur Ibrahimi a.s ra në zjarr, të gjithë njerëzit brohoritën të gëzuar, por pas tre ditësh Ibrahimi a.s doli nga zjarri i paprekur nga flakët e tij. Ajo që kishte ndodhur ishte se Zoti e kishte urdhëruar zjarrin të mos e djegë Ibrahimin a.s. Si mund ta braktisë dhe ta zhgënjejë Zoti një rob që i mbështetet? Zjarri nuk mund t’i djegë ata që i mbështeten Zotit.
    Në vitet e fundit të jetës, dikush e pyeti Ibrahimin a.s:”Cilat janë ditët më të bukura që ke kaluar?” Ai u përgjigj:”Ditët që kalova në zjarr.”
    Në çastet e krizave dhe fatkeqësive që kërkon ndihmën dhe mbështetjen e Elvekilit, ti ndjen që je njeriu më i fuqishëm mbi tokë.
    Të jesh i mbështetur në Zot, do të thotë ta pranosh Atë si garantin tënd.
    2.   Njerëzve u priten shpresat, kur nuk kanë përkrahjen e njerëzve, kurse besimtarit
    i rriten shpresat kur nuk ka përkrahjen e njerëzve, pasi i mbetet vetëm përkrahja e Elvekilit.  Shpesh herë Zoti na sprovon me qëllim që të shohë nëse i mbështetemi Atij plotësisht apo jo. Nëse shpresonim që hallet tona dhe shumë nevoja na i zgjidhte filani që ka filan post, Zoti e largon atë nga posti që kishte. Profeti a.s kishte dy persona të cilët e mbështesnin fuqishëm dhe e mbronin nga jobesimtarët. Ata ishin xhaxhai i tij Ebu Talibi, i cili e mbronte nga kurejshët dhe gruaja e tij Hadixheja, e cila e qetësonte brenda shtëpisë dhe i largonte shqetësimet. Në kohën që kishte më shumë nevojë për ta, të dy i vdesin. Me këtë, sikur Zoti i thoshte: Kush të ndihmon tani o i dërguar i Zotit?
    Nëse të errësohet jeta, nëse të gjitha dyert të mbyllen, nëse të priten shpresat, nëse të gjithë ata për të cilët kishe nevojë nuk ekzistojnë më... nuk ke tjetër kënd përveç Vekilit që të mbështet dhe përkrah. Shko tek Ai dhe qaja hallin.
    Një të ri kur e thirrën për shërbimin ushtarak, e gjithë familja u alarmua, pasi kishte babanë të sëmurë dhe ishte i vetmi që punonte në shtëpi. Njerëzit e shtëpisë e këshilluan që të shkonte tek një i afërm, që të ndërhynte dhe t’i ulej afati i ushtrisë nga tre vite në një vit, për shkak të kushteve familjare. Ai vetë ishte i bindur që askush tjetër veç Zotit nuk mund ta ndihmonte në këtë çështje, por këmbëngulja e familjes e bëri që të shpresojë në ndihmën e xhaxhait të tij. Më në fund vendosi që ti mbështetet Zotit për këtë, dhe nuk kërkoi ndihmën e askujt tjetër. Kur erdhi dita për tu paraqitur për kontrollin mjekësor, hyri tek doktori i cili e pyeti nëse vuante nga ndonjë sëmundje. “Jo” – iu përgjigj. Atëherë doktori plotëson raportin mjekësor ku shkruan që është i aftë për shërbimin ushtarak.  Të riut i ra qielli mbi kokë kur dëgjoi këtë. E morri raportin i dëshpëruar pasi do shkonte ushtar dhe do linte pjesëtarët e familjes në hall, dhe u ngrit për të dalë jashtë. Doktori e thirri përsëri dhe filloi ta vizitojë sërish duke e kthyer në drejtime të ndryshme. Më pas plotësoi një raport mjekësor tjetër ku shkroi: “Është i pa aftë për të kryer shërbimin ushtarak pasi vuan nga shtrembërime në shtyllën kurizore.” Pasi kaloi dhe në komisionin e lartë dhe kreu disa analiza dhe radiografi, nuk u pranua në ushtri, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai fillimisht shpresonte që koha e ushtrisë t’i ulej nga tre vite në një vit, kurse Elvekili ia hoqi këtë barrë plotësisht.
    Shpesh herë Zoti të lë të lodhesh në një drejtim dhe në fund nuk arrin asgjë. Ndihma dhe suksesi të vjen nga një drejtim tjetër, të cilin kurrë nuk e kishe menduar. Kjo me qëllim që të ndërgjegjësohesh se ndihma dhe mbështetja të vjen vetëm nga Garantuesi i vetëm. Profeti a.s udhëtoi në këmbë njëqind kilometër për në Taif. Rezultati ishte zero, pasi jo vetëm që nuk e besuan, por dhe e gjuajtën me gurë. Pasi doli nga Taifi u takua me një djalë, i cili e besoi. Pas disa ditësh, e dëgjojnë xhindët mesazhin e tij dhe besojnë. Pas kësaj përjeton udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit dhe pas disa vitesh pranojnë fenë e tij banorët e Medines. Profeti a.s dëshironte mbrojtjen e banorëve të Taifit, kurse Zoti i dha mbrojtjen e banorëve të Medines. Ai shpresonte të besonin arabët e Taifit, kurse Zoti dërgonte një djalosh nga Iraku që pranonte fenë e tij. Ai shpresonte që mesazhin e tij ta pranojnë njerëzit, por Zoti dërgoi xhindët që të pranojnë mesazhin e tij.
    3.   Mos prano të ushqehesh me haram, pasi ai që pranon të marrë qoftë dhe një
    qindarkë haram, nuk mund të jetë nga ata që i mbështeten Zotit. Kjo pasi duke marrë pasuri në rrugë të pandershme, ti nuk beson se është Zoti Ai që ta garanton furnzimizim tënd dhe të familjes.
    Që në barkun e nënës, Zoti e pajis njeriun me një burim ushqimi. Me të ardhur në këtë botë, njeriu qan, pasi iu ndërpre burimi me të cilin ishte mësuar të ushqehej. Por me të lindur, Zoti e pajis njeriun me dy burime të tjera ushqimi, dy gjinjtë e nënës. Me të plotësuar vitet e ushqimit me qumështin e gjirit të nënës, njeriu përsëri qan, pasi iu ndërpre burimi i ushqimit me të cilin ishte mësuar. Por Zoti të pajis me katër burime të reja ushqimi, të cilët janë mishrat, drithërat, uji dhe qumështi. Kur njeriu vdes, ai është i dëshpëruar pasi do  të ndahet nga të mirat e kësaj bote, por Zoti i ka përgatitur – nëse është besimtar – tetë dyert e xhenetit.
    Sa herë që t’i dëshpërohesh për diçka të humbur, Zoti të përgatit diçka akoma më të mirë.
    Si mund të ushqehesh me haram pas kësaj? Ai që pranon të marrë para në rrugë të pandershme, është i mbetur në provimin e mbështetjes tek Zoti. Ai që ushqehet me haram, nuk e njeh Elvekilin.
    4.   Mos e vulgarizo frikën dhe shqetësimin për të ardhmen. Të gjithë ne
    shqetësohemi për të ardhmen  tonë dhe të fëmijëve tanë, por kjo nuk duhet të shoqërohet me strese, depresione, dridhje, kriza zemre...
    Nëse teksa po vdes qan me lot për fëmijët në dorë të kujt do i lësh, nuk je nga ata që i mbështeten Zotit.
    Është për t’u çuditur me gratë dhe nënat në veçanti, pasi ato lodhen dhe shqetësohen më shumë mbi të ardhmen e fëmijëve të tyre. Si nuk u shkon mendja se këto fëmijë kur ishin embrione në barkun e tyre, ishte Zoti ai që u siguronte jetesën. Trupi i njeriut e refuzon çdo lloj trupi tjetër që hyn dhe reagon menjëherë. E veçantë është se trupi i nënës e pranon embrionin dhe nuk e refuzon atë. Çdo nënë ka në bark një organ që quhet shtrat (placentë) e cila është si sfungjer. Shtrati ka si funksion që të filtrojë gjakun me të cilin ushqehet embrioni. çdo gjë për të cilën ka nevojë embrioni, shtrati e lejon të depërtojë në vrimat e tij dhe çdo gjë tjetër të panevojshme për embrionin, ai e mban jashtë. Nëse nëna vuan nga tifoja, shtrati nuk e lejon virusin që të depërtojë tek embrioni. Sa më shumë të rritet embrioni, aq më shumë lejon shtrati të depërtojnë minerale dhe proteina. Gjithashtu shtrati sekreton lëndë të cilat bëjnë që trupi i nënës ta pranojë embrionin dhe të mos e refuzojë.
    5.   Sakrifiko dhe përpiqu për ta arritur qëllimin, por brenda në zemër të jesh i
    sigurtë që veç Zotit askush tjetër nuk mund të të ndihmojë.
    Profeti a.s i merrte të gjitha masat e duhura, kur kërkonte të arrijë diçka. Tregon Ebu Bekri:”E shihnim të marrë masat me përpikmëri saqë thonim me vete ku e ka mbështetjen në Zot! Herë të tjera i mbështetej Zotit saqë thonim ku i ka masat që duhen marrë!” 
    Kur profeti a.s u fsheh në shpellën Theur, e bëri për të marrë masat e duhura për t’u larguar nga kurejshët që e ndiqnin. Edhe pse u fshehën dhe e mbajtën të fshehtë diçka të tillë, kurejshët arritën deri tek shpella ku ishin fshehur. Kjo me qëllim që Zoti t’i sigurojë që vetëm Elvekili është Ai që i siguron dhe i mbron nga armiqtë. Edhe pse armiqtë e tyre arritën deri tek shpella, ata nuk arritën t’i zbulojnë. Në ato çaste shfaqej mbështetja e plotë e profetit a.s kur i thoshte Ebu Bekrit të frikësuar:”ç’mendim ke për dy veta, që të tretë kanë Zotin?!” Emigrimi i profetit a.s është mësimi më i mirë për mbështetjen në Zot. Ishin 12 masa të rëndësishme të cilat profeti a.s i morri që të udhëtonte i sigurtë. Mbështetja në Zotin shfaqej në çastet më të vështira për profetin a.s, në çastet kur ai dhe miku i tij mund të zbuloheshin dhe të vriteshin.
       Modele të njerëzve që i janë mbështetur Zotit.
    Haxheren e braktisi Ibrahimi a.s në mes të shkretëtirës. As Ibrahimi a.s dhe as ajo, nuk e dinin përse i urdhëroi Zoti të vepronin në atë mënyrë. Haxherja dhe foshnja e saj, mbetën të vetëm në një luginë të shkretë. Teksa Ibrahimi a.s morri rrugën e kthimit, Haxherja e pyeti:”Në dorë të kujt po na lë o Ibrahim?” Por Ibrahimi a.s nuk i përgjigjej, pasi nuk dinte çfarë t’i thoshte. Ajo e pyeti përsëri dhe përsëri Ibrahimi a.s vazhdoi të ecë pa iu përgjigjur. Duke parë që ai nuk po i përgjigjej, Haxherja e pyeti për herë të fundit:”A Zoti të ka urdhëruar për diçka të tillë?” Ibrahimi a.s pohoi me kokë. Haxhereja i tha:”Atëherë nuk do të na braktisë Zoti!”
    Në një nga betejat e muslimanëve (Dhatu rika) profeti (a.s) dhe shokët e tij ishin shtrirë për të pushuar nën hijen e pemëve. Profeti (a.s) e kishte varur shpatën në degën e pemës. Teksa profeti (a.s) flinte, vjen një jobesimtar, merr shpatën e tij dhe e zgjon duke i thënë: “Kush të mbron prej meje tani o Muhamed?” Vallë çfarë do i thoshte profeti (a.s). Do ta luste që ta falë? Do i kërkonte mëshirë? Po sikur armiku më i keq i yti të të vendoste pistoletën në kokë çfarë do i thoje?
    Jo, ai iu përgjigj me siguri në mbështetjen e Zotit dhe i tha:”Zoti do më mbrojë prej teje.”
    Në moment jobesimtarit i bie shpata nga dora. Profeti (a.s) e morri shpatën dhe i tha jobesimtarit:”Po ty kush të mbron prej meje tani?.”  “O Muhamed – iu drejtua jobesimtari – të lutem mos u hakmerr më shumë se duhet, unë nuk të bëra gjë.” Profeti (a.s) e pyeti:”A dëshmon se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij?”   “Jo” – iu përgjigj ai. Profeti (a.s) i tha:”Atëherë mos u bëj përkrahës i armiqve tanë.” “Këtë e bëj” - i tha - dhe u la i lirë të largohej.
    Hamad ibn Mesleme është një nga dijetarët e brezit që erdhën pas shokëve të profetit a.s. Ai tregon se në një natë me shi, po kalonte pranë shtëpisë së një gruaje të ve, e cila kishte dhe një vajzë. Teksa kaloja pranë shtëpisë së tyre, dëgjova zërin e nënës që thoshte:”O i Mëshirshëm na ndihmo! O i Mëshirshëm na
    ndihmo! ” Nga kjo e kuptova që kishin nevojë për të holla. Prita derisa pushoi pak shiu dhe trokita në derën e tyre. Kur doli gruaja e ve, i drejtova dhjetë dinarë dhe i thashë:”Merri këto dhe plotëso me to ndonjë nevojë tuajën!” Vajza, të cilën nëna e kishte edukuar me mbështetje tek Zoti, i thotë nënës:”Përse e ngrite zërin aq shumë saqë hyri Hamadi mes nesh dhe Zotit?!” Nëna ia ktheu:”Nuk e ngrita zërin o bijë, por e solli Garantuesi i Plotfuqishëm!”
    Elvekil është me të gjithë ata që i mbështeten dhe i kërkojnë ndihmë dhe përkrahje. Ai që i mbështetet Elvekilit është njeriu më i guximshëm mbi tokë.
    Një nga treguesit më të fuqishëm të mbështetjes në Zot, është namazi i istihares. Sa herë të përballesh me një problem dhe nuk di si ta zgjidhësh, fal dy rekate namaz dhe lute Elvekilin me këtë lutje:“O Zoti im, kërkoj të më drejtosh me diturinë Tënde. Kërkoj fuqi nga fuqia Jote dhe kërkoj të më japësh nga mirësitë e Tua, pasi Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di dhe Ti e di çdo të fshehtë. O Zot, nëse e din që kjo që po bëj (dhe e përmend me emër) është e dobishme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, ma mundëso mua që të realizohet dhe me jep bekime në të. E nëse kjo është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, largoje atë nga unë dhe më largo mua prej saj. Ma cakto të mirën kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të.”
    Thotë profeti a.s:”Namazi i istihares nuk sjell veçse zgjidhje të dobishme” kjo pasi ti iu mbështete Elvekilit.
    Nëse fal namazin e istihares pasi kërkon të martohesh me filanen/filanin dhe martohesh, dije se ajo është zgjedhja më e mirë për ty.
    Që t’i mbështetesh Zotit, nuk do të thotë që të presësh duarlidhur derisa hallet të të zgjidhen. Ti duhet të punosh dhe të përpiqesh, kurse rezultatin lërja në dorë Zotit.
    Umeri pa një beduin që mbante për dore një deve të sëmurë dhe e pyeti:”Përse nuk e ke mjekuar?” Beduini i tha:”Po e lus Zotin që ta shërojë o prijës i besimtarëve!” Umeri i tha:”Lutjen shoqëroje me mjekimin!”
    Një burrë, vajti të falej në xhami dhe e la devenë të lirë, pa lidhur. Kur doli nga xhamia, deveja nuk ishte. I habitur nga kjo, i tregoi profetit a.s dhe i tha se iu mbështeta Zotit ngaqë do të falesha dhe e lashë të pa lidhur. Profeti a.s duke buzëqeshur ia ktheu:”Në fillim lidhe, pastaj mbështetju Zotit!”
    Natën që profeti a.s udhëtoi nga Meka në Kuds, udhëtoi me Burak. Ajo ishte një kafshë e caktuar nga Zoti, posaçërisht për të udhëtuar profetët. Me të arritur në xhaminë Aksa, profeti a.s e lidhi Burakun. Ishte e paimagjinueshme që Buraku të largohej, megjithatë profeti a.s e lidhi, pasi islami na mëson që t’i marrim masat.
    A e kupton tani se përse nuk na pranohen lutjet tona? Kjo pasi lutjet nuk i shoqërojmë me punë dhe përpjekje. Kjo pasi ne jemi pasivë dhe nuk marrim asnjë masë që ky umet të zgjohet dhe të marrë vendin që i takon.
       Mbështetja në Zotin vjen gradualisht dhe duke u praktikuar.
    Musai (a.s) në fillim të jetës nuk e dinte ç’është mbështetja në Zotin. Në takimin e parë me Allahun, në Turi Sina, ku Zoti e urdhëroi:  “(Zoti) Tha:  hidhe atë (shkopin) o Musa.” (Taha 19)  Kur e pa Musai shkopin që u shndërrua në gjarpër, iku me vrap.
    Herën e dytë kur u ballafaqua me magjistarët, numri i të cilëve arrinte deri 30 000 magjistarë.
     “Ata thanë: O Musa, ose të hedhësh ti i pari, ose të hedhim ne. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju. Pastaj atij iu duk se litarët dhe shkopinjtë e tyre, prej magjisë që bënë, sikur lëviznin (si gjarpërinj). Kështu që Musai ndjeu në vetvete njëfarë frike.” (Taha 65 – 67)
    Herën e parë, kur Musai pa shkopin e tij që u kthye në gjarpër, u largua duke vrapuar. Ishte hera e parë që sprovohej mbështetja e tij në Zotin dhe u pa që nuk ishte i mbështetur.
    Herën e dytë me magjistarët ishte i mbështetur tek Zoti, por kur pa magjinë që sollën magjistarët, vetëm sa pati pak frikë.
    Herën e tretë, Musai tregon që është i mbështetur plotësisht tek Zoti dhe është i sigurtë në ndihmën e Tij. Kur populli i tij i thanë që ushtria po na arrin, ai i bindur u përgjigj: “…shokët e Musait thanë: me siguri na arritën. Ai (Musai) tha: Kurrë, me mua është Zoti im dhe ai do më udhëzojë.” (Shuara 61 – 62)
    Detyra jonë ndaj emrit Elvekil është që të praktikohemi derisa të arrijmë mbështetjen e plotë dhe të duhur.


     
    « Editimi i fundit: 20-09-2007, 23:14:13 nga Aida »

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #3 ne: 12-09-2007, 11:41:12
    ELHALIKU (Krijuesi)

    Emrin që do të trajtojmë në këtë temë, e kemi mësuar që kur ishim të vegjël. Është për të ardhur keq kur themi që është emri i parë mbi të cilin kemi dëgjuar, por që nuk e kemi përjetuar siç duhet. Ky emër është Elhaliku (Krijuesi). Thotë Zoti në Kuran:”Zoti është krijuesi i gjithçkaje” (Rad 16)
    Të krijosh, do të thotë të sjellësh diçka në ekzistencë nga asgjëja. A të ka ndodhur ndonjë herë që kur ke dëgjuar emrin Krijues, të të rrënqethet mishi? A të ka ndodhur ndonjëherë që të kërkosh të veprosh një gjynah dhe ke kujtuar Krijuesin dhe të ka ardhur turp prej Tij? A je mirënjohës ndaj Krijuesit që të solli në këtë botë nga asgjëja? A e ke pyetur veten ndonjëherë, cili është qëllimi i krijimit tim?
    Kjo temë përbëhet nga pesë pika kryesore:
       Hyrje
       Si ta ndjej dhe si të jetoj me emrin e Zotit, Elhaliku?
       Shpirti dhe qëllimi i krijimit tonë.
       Krijesat e mrekullueshme të Zotit në gjithësi.
       Si të reagojmë dhe t’i përgjigjemi emrit Elhaliku?
    Le të fillojmë me hyrjen e përgjithshme. Njerëzit janë dy lloje në njohjen e Krijuesit: Lloji i parë dëshmojnë dhe besojnë mbi ekzistencën e një Krijuesi. Në këtë lloj bëjnë pjesë pothuaj të gjithë njerëzit, muslimanët dhe të krishterët, i miri dhe i keqi... të gjithë besojnë në ekzistencën e një Zoti. Thotë Zoti në Kuran rreth idhujtarëve të Mekes:”dhe nëse i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë Zoti” (Lukman 25)
    Kurse lloji i dytë i njerëzve që e njohin Zotin, janë ata njerëz që përveçse e besojnë, e duan Atë, e adhurojnë, u vjen turp dhe u binden urdhërave të Tij. Janë pikërisht këto kritere dhe ky lloj besimi, ai për të cilin do të flasim në këtë temë.
    Me qëllim që të përfitosh sa më shumë nga kjo temë, duhet që çdo ajet që do të përmendim, ta kalosh më parë nga zemra dhe mendja jote. Jeto me ajetet që do të lexosh dhe medito rreth tyre.
    Thotë Zoti në Kuran:”Zoti është krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është garantuesi i çdo gjëje” (Zumer 62)
    Ky ajet pohon që çdo gjë që ekziston përveç Zotit, është e krijuar.
    “A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) dhe ata zota krijuan siç krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!” (Rad 16)
    A mund të krijojë dikush tjetër përveç Zotit? Nëse je i bindur se askush tjetër nuk mund të krijojë, atëherë:”Atij i takon krijimi dhe urdhëri” (Araf 54) Ai që krijon, ai urdhëron dhe vetëm Atij duhet t’i bindesh.
    “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj që u krijoi” (Bekare 21)
    A ke medituar ndonjëherë rreth krijimit të vetes tënde o vëlla? A ke medituar ndonjëherë se si je pajisur me shpirt? A ke medituar ndonjëherë se si mund të lëvizësh, si flet, si dëgjon, si ndjen...
    Në arabisht kemi tre emra që tregojnë mbi krijimin; Elhaliku (Krijuesi), Elbariu (Shpikësi) dhe Elmusavviru (Formëdhënës). Këto tre emra përmenden në suren Hashr:”Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi. Të tij janë emrat më të bukur” (Hashr 24)
    Këto tre emra janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin pasi që të tre flasim mbi proçesin e krijimit. Kështu emri Elhalik (Krijuesi) siç e thamë dhe më sipër është Ai që krijon diçka nga asgjëja. Elbariu është Ai që e krijon gjithçka në mënyrë të përshtatshme me rolin që do të luajë dhe e pajis me mjetet e nevojshme për rolin dhe misionin që do të kryejë. Elmusavviru është ai që jep formën përfundimtare të krijesave. Çdo krijesë që ekziston, ka një formë të caktuar. Elefanti, milingona dhe gjiçka tjetër e krijuar kanë forma të ndryshme nga njëra-tjetra. Thotë Zoti në Kuran:”Është Ai që u jep formë në mitër, ashtu siç dëshiron” (Al Imran 6)
    Kështu, tre emrat e lartpërmendur, flasin rreth proçesit të krijimit.
    Qëllimi ynë me këtë temë, është që Krijuesin të mos e njohim thjesht me gojë. Qëllimi ynë me këtë temë është që emrin Elhalik ta përjetojmë në jetën tonë. Duke e përjetuar, do na shtohet dashuria për Zotin. Kjo do bëjë që të na vijë turp prej Tij, gjë e cila do na e shtojë përkushtimin, adhurimin, modestinë... Të gjitha këto do na japin forcë për të zbatuar porositë dhe udhëzimet e Zotit. Do të na ndihmojnë të çojmë në vend misionin për të cilin jemi krijuar.

       Si ta ndjej dhe si të jetoj me emrin e Zotit, Elhaliku? Si të arrij që të më rrjedhin
    lotë kur të kujtoj  emrin e Tij, Elhaliku? Si të arrij në atë gradë që sa herë të zgjohem nga gjumi, të meditoj rreth Krijuesit që ma ktheu shpirtin përsëri? Si ta kujtoj Krijuesin tim, sa herë që dua të bëj një gjynah?
    Për këtë, le të jetojmë me detajet e krijimit të gjithësisë. Ai që na ndihmon për të ditur se si u krijuam dhe si u krijua gjithësia, është vetë libri i Zotit, Kurani.
    Para se të krijohej Ademi a.s, para se të krijohej qielli dhe toka, para se të krijoheshin melekët.... ekzistonte vetëm Zoti i madhëruar.
    ” Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.” (Insan 1)
    “A janë krijuar nga asgjëja, apo janë krijuesit e vetes. Mos kanë krijuar qiejt dhe tokën, por nuk janë të sigurtë” (Tur 35)
    Thotë Umran ibnu Husejn:"Erdhi një grup njerëzish nga Jemeni tek i dërguari i Zotit dhe e pyetën:"O i dërguari i Zotit. Kemi ardhur të mësojmë më shumë mbi fenë tonë dhe të të pyesim mbi fillimin e krijimit." Profeti a.s u përgjigj:"Ekzistonte vetëm Zoti dhe nuk ekzistonte gjë tjetër veç Tij.."
    Fillimi i krijimit të njeriut ishte një frymë nga ana e Zotit. Po kështu fundi i gjithësisë do të jetë nga një frymë. A e shikon sa e dobët është gjithësia o vëlla dhe o motër? Vallë ku janë shtetet e fuqishme? Ku janë bombat atomike? Ku është gjithë ajo forcë ushtarake? Gjithçka do të përfundojë nga një frymë. A e kupton tani ajetin:”Është Ai që e fillon krijimin dhe e përsërit atë?” (Rum 27) A e kupton tani lutjen e profetit a.s:”O Zot. Ti je i pari dhe para Teje nuk ekzistonte asgjë. Ti je i fundit dhe pas Teje nuk ka asgjë. Ti je i larti dhe sipër Teje nuk ka asgjë.”  A e shikon tani sesa i vërtetë është ajeti:"Ata nuk e vlerësuan Zotin ashtu siç e meriton. E gjithë toka do të jetë në dorën e Tij ditën e kijametit. Qiejt do të mbështillen me të djathtën e Tij. I pa të meta dhe i lartësuar është Ai, për gjithçka që i shoqërojnë." (Zumer 67)
    A e shikon o vëlla se njeriu nuk është pronar i tokës? Ai është krijuar në tokë dhe gjithçka që posedon, nuk është pronë e tij. Si ka mundësi që të tregohesh kryeneç dhe arrogant, në një kohë që erdhe nga asgjëja dhe hiçi o njeri?!
    Gjëja e parë që krijoi Zoti në gjithësi, është lapsi. Këtë na e tregon vetë profeti a.s në një thënie të tij të cilën e transmeton Ubade ibnu Samit:"Gjëja e parë që krijoi Zoti ishte penda të cilën e urdhëroi të shkruajë dhe ajo në ato çaste shkroi gjithçka që do të ekzistojë deri në ditën e kijametit."
    Kurse në një thënie të profetit a.s tek Buhariu thuhet:"Zoti i tha pendës:"Shkruaj dijen Time rreth krijesave të Mia që do të ekzistojnë deri në Ditën e Kijametit."
    Zoti është Krijuesi absolut, është i gjithëfuqishme absolut, është i gjithëdituri absolut... kurse e kundërta është me ne. “Zoti i tha: Dorëzohu. Ai tha: I dorëzohem Zotit të botërave” (Bekare 131)
    Më pas Zoti krijoi qiejt dhe tokën. “Vërtet, Zoti juaj, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin” (Araf 54)
    Zoti e krijoi tokën dhe qiejt për gjashtë ditë, duke ia përshtatur atë jetës së njeriut. Ai ka caktuar që gjërat në jetën e njeriut të mos ndryshojnë brenda një dite dhe një nate. Krijimi i tokës dhe qiejve në gjashtë ditë, na mëson se duhet të jemi të duruar dhe se ndryshimi për mirë nuk mund të vijë për një ditë.
    ”Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë mes tyre, pa u lodhur. Prandaj duro...” (Kaf 38)
    Që ta kuptosh më mirë madhështinë e gjithësisë, lexo hadithin e mëposhtëm:
    “Qielli i parë në krahasim me qiellin e dytë, është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i dytë në krahasim me të tretin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i tretë në krahasim me të katërtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i katërt në krahasim me të pestin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i pestë në krahasim me të gjashtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i gjashtë  në krahasim me të shtatin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i shtatë në krahasim me Fronin është sa një unazë në shkretëtirë”.
    A e shikon madhështinë e krijesave të Zotit? A e shikon sa i vogël je ti o njeri në krahasim me këto krijesa madhështore? Sa vend mund të zesh në gjithë këtë gjithësi? Megjithatë ti je krijesa më e shtrenjtë dhe më e dashur për Zotin. “Unë do të caktoj në tokë mëkëmbës” (Bekare 30)
    Pasi krijoi qiejt dhe tokën, Zoti krijoi dhe disa vlera mbi tokë. Thotë profeti Muhamed a.s:”Zoti e ka bërë të shenjtë Meken, ditën që krijoi qiejt dhe tokën. Ajo është e shenjtë deri në Ditën e Kijametit.”
    Thotë profeti a.s në një hadith tjetër:”Kur Zoti krijoi gjithësinë, shkroi një fjali mbi Arshin e Tij sublim. Në të shkruhet:”Mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.”
    Të gjithë këto, krijoheshin si përgatitje për krijimin tënd o njeri. Ti si njeri, duhej ta gjeje gjithçka të pergatitur.
    Krijesa tjetër e radhës ishin dhe melekët, të cilat Zoti i krijoi dhe ata nga hiçi. Numrin e tyre vetëm Ai që i krijoi e di.
    Thotë profeti a.s në një hadith:”Është rrënduar qielli dhe ka të dretë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend gjendet  një melek në këmbë, në ruku ose në sexhde duke u falur. Qëndrojnë në këtë gjendje deri në Ditën e Kijametit. Kur të ndodhë Kijameti do të çohen nga sexhdeja dhe rukuja dhe do të thonë:”I pa të meta je Ti o Zot, nuk të kemi adhuruar siç e meriton.”
    Ai tregon mbi Xhibrilin a.s dhe thotë:”E kam parë Xhibrilin a.s në formën e tij origjinale, kishte gjashtëqind krahë. Çdo krah mbulonte horizontin. Kur i përplaste krahët, derdheshin diamantë dhe gurë të çmuar”
    Thotë profet a.s në një thënie tjetër:”Më është lejuar të flas rreth njërit nga melekët që mbajnë Arshin. Nga bula e veshit deri tek supi i tij, ëshë larg sa një distancë prej shtatëqind vite.”
    Melekët janë krijuar prej drite, me qëllim që t’i përshtaten misionit për të cilin janë krijuar dhe ai është përhapja e mesazhit hyjnor në tokë, mbrojtja e besimtarëve, qëndrimi pranë tyre gjatë ligjëratave fetare, luten për besimtarët... Drita është simbol i pastërtisë, është mjet udhëzues dhe ndriçues për rrugën...kështu melekët u krijuan nga ajo gjë me të cilën do të kenë të bëjnë në këtë botë.
    Krijesat e tjera ishin dhe xhindët, të cilët Zoti i krijoi nga flakët e zjarrit. Shejtani ishte nga xhindët dhe shkaku pse refuzoi t’i përulej Ademit a.s, ishte se mendonte se është më i mirë se ai. Kjo pasi mendonte se zjarri është më i mirë se balta. Kjo ishte nga injoranca dhe idiotësia e tij, pasi kjo baltë të cilën Zoti e bëri njeri, do të jetë përgjegjës mbi gjithë tokën. Ai e krijoi njeriun nga toka, pasi do të jetë përgjegjës i saj.
    Natyra e zjarrit është shkatërrimi dhe djegia, kurse natyra e baltës është zhvillimi dhe e mira. Shpesh herë zjarri del jashtë kontrollit dhe shkatërron gjithçka, kurse natyra e baltës është qetësia dhe qëndrueshmëria.
    Edhe nëse përdoret për gjëra të dobishme, prej zjarrit e pret të keqen kurdo, kurse balta dhe dheu është vetëm për mirë.
    Pasi toka u bë e përshtatshme për jetë, Zoti krijoi krijesat e tjera, krijoi botën e zogjve, atë të gjallesave ujore, botën e kafshëve, bimëve, insekteve... Gjithçka që krijohej, krijohej për t’i shërbyer njeriut. Si ka mundësi që njeriu nuk e njeh Zotin dhe Krijuesin e tij, pas gjithë kësaj? Thotë Zoti në Kuran:”Këto janë krijesat e Zotit. Më tregoni krijesat që kanë krijuar ata që adhuroni veç Meje” (Lukman 11)
    E habitshme është se teksa lexojmë proçeset që kaloi krijimi i Ademit, do të vërejmë që në Kuran herë thuhet që është krijuar nga balta, herë nga dheu, herë nga balta e ngjizur, herë nga balta e tharë etj…
    Të gjitha sa përmendëm janë etapa në të cilat kaloi krijimi i njeriut të parë. Ai nuk u krjua me urdhërin “bëhu” dhe të bëhej. Por gjithçka kaloi në disa proçese dhe etapa, për të ardhur në plotësimin e tij si krijesë përfundimtare. Krijimi i Ademit a.s kaloi në gjashtë proçese, derisa u plotësua dhe secili prej tyre përmban në vetvete një mesazh për të përcjellë.
    Etapa e parë është mbledhja e dheut, që do të përdorej për krijimin e Ademit a.s. Thotë profeti Muhamed a.s:”Zoti e krijoi Ademin a.s nga një grusht dheu që e morri nga gjithë dheu i tokës.”
    Zoti dërgoi Xhibrilin a.s të cilit i tha:”Shko dhe merr një grusht dhe nga toka.”(Ebu Daud 4693)
    Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Zoti e krijoi Ademin a.s nga një grusht dhe, të cilin e morri nga e gjithë sipërfaqja e tokës. Si rezultat erdhën njerëzit me ngjyra të ndryshme, të kuq, të bardhë dhe të zinj. Nga kjo rrjedhin dhe njerëzit zemërbutë, të pakuptueshëm dhe të këqinj.”                                                                                     
    Origjina nga u krijove është dheu o njeri, prandaj mos u trego arrogant ndaj urdhërave të Zotit. Tregon profeti (a.s) në një hadith kudsij se Zoti thotë: “Kush përulet ndaj Meje kështu –dhe profeti (a.s) e uli pëllëmbën e dorës deri sa preku tokën– do ta ngre kështu –dhe ngriti profeti (a.s) pëllëmbën e dorës lart– deri në qiell.”
    Etapa e dytë e krijimit të Ademit a.s është ajo e mbledhjes së dheut dhe lagies me ujë me qëllim që të bëhet baltë. Thotë Zoti në Kuran:“Kujto kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë do të krijoj njeri prej balte” (Sad 71)
    Po përse Zoti zgjodhi dheun dhe ujin si bazë të krijimit të njeriut dhe nuk zgjodhi diçka tjetër, si hekurin p.sh?
    Dheu dhe uji janë zgjedhur si substancat bazë të krijimit të njeriut, pasi janë elementët më të pastër dhe kanë veti pastruese. Vetë uji në natyrën e tij është i pastër dhe përdoret për të pastruar. I pastër është dhe dheu, të cilin e përdorim për tejemum në rast mungese të ujit.
    Etapa e tretë është kur fillon balta të ngjizet dhe të trashet, të cilës mund t’i jepet formë. Thotë Zoti në Kuran:”Ne e krijuam atë nga balta e ngjizur.” (Saffat 11)
    Krijimi i njeriut nga balta e ngjizur, tregon që ai si krijesë është rezistent dhe i prirur për tu përshtatur me rrethanat.
    Etapa e katërt është kur Zoti i dha formë me duart e Tij fisnike, kësaj balte të ngjizur. Thotë Zoti në Kuran:”O Iblis, çfarë të pengoi të përulesh ndaj atij që e krijova me duart e Mia? A u tregove kryeneç apo je nga ata që janë arrogantë?” (Sad 75)
    Etapa e pestë është kur Ademi a.s morri formën e njeriut dhe qëndroi për tu tharë. Gjatë kësaj kohe atij i ndryshoi
    dhe ngjyra që u bë si ajo e qeramikës. Në këtë kohë njeriut iu formua dhe pjesa e brenshme e trupit, barku. Atëkohë ai ishte bosh dhe trupin e Ademit, po ta godisje, kishte një zë si ai i qypit.

       Shpirti dhe qëllimi i krijimit tonë.
    Deri në këtë kohë, njeriu ishte thjesht një statujë balte, e pavlerë. Kjo do të vazhdojë deri në ato çaste kur Zoti do i japë shpirtin. Thotë Zoti në Kuran:”dhe nëse i jap formë dhe shpirt, ju i bini në sexhde” (Hixhr 29)
    Vetëm ajeti i mësipërm, përmban tre nderime për njeriun: I pari është formësimi që Zoti i dha me duart e Tij fisnike. I dyti është shpirti të cilin ia fryu e i dha jetë dhe i treti urdhëroi melekët t’i bien në sexhde. U urdhëruan krijesat më të pastra dhe që e adhurojnë Zotin më shumë se kushdo tjetër, që t’i përulen njeriut i cili do e harrojë Zotin më vonë. Jo vetëm kaq, por kur Iblisi refuzoi t’i përulej njeriut, Zoti e dëboi nga xheneti dhe e mallkoi. 
    Një frymë nga ana e Zotit dhe damarët e Ademit a.s filluan të funksionojnë, hunda filloi të nuhasë, truri filloi punën, zemra filloi të rrahë... Nga një copë balte e pjekur, u kthye në sy që shikojnë, duar që prekin, këmbë që lëvizin...  A e shikon sa i dashur dhe i shtrenjtë je o njeri? Lexoji këto hadithe që tregojnë dashurinë e Zotit ndaj teje:
    Thotë profeti a.s në një hadith: “Çdo ditë deti i kërkon leje Zotit duke i thënë: O Zot, më lejo që ta përmbys njeriun pasi ai ushqehet nga furnizimi Yt dhe falenderon dikë tjetër. Qiejt i thonë: O Zot na lejo që ta shkatërrojmë njeriun, pasi ai ushqehet me furnizimin Tënd dhe falenderon dikë tjetër. Toka i thotë: O Zot, me lejo që ta përpij njeriun pasi ai ushqehet me furnizimin Tënd dhe falenderon dikë tjetër. Por Zoti u përgjigjet: I lini, pasi dhe ju nëse do i kishit krijuar do ti mëshironit”
    Thotë Zoti në një hadith kudsij:”O robi Im. Të nxorra në ekzistencë nga hiçi. Të pajisa me dëgjim, shikim, mendje dhe zemër. Robi Im. Unë të mbuloj teksa vepron gjynahe, kurse ti nuk të vjen turp prej Meje? Robi Im. Unë të kujtoj, kurse ti më harron? Robi Im. Mua më vjen zor që të të ndëshkoj, kurse ty nuk të vjen zor prej Meje, me gjynahet që vepron? Kush është më zemërgjerë se Unë? Kush ka trokitur në derën Time dhe nuk ia kam hapur? Kush më ka kërkuar dhe nuk i kam dhënë? A dorështrënguar jam Unë, që tregohet dhe robi Im dorështrënguar?”
    ”O biri i Ademit, të kam krijuar me duart e Mia, Të kam ushqyer me mirësitë e Mia, kurse ti më kundërshton dhe del kundër Meje? Nëse pendohesh, Unë të pranoj përsëri. Ku do të gjesh një zot si Unë, Mëshirues dhe Falës?”
    Ti je krijuar nga elementët më të pastër mbi tokë o njeri, prandaj mos prano ta ndotësh veten me gjynahe. Kij frikë dhe turp nga Krijuesi yt suprem.
    Po të shohim në krijimin e njeriut nga Zoti, do gjejmë që Zoti e ka krijuar njeriun në katër forma të ndryshme:
    1 – Ka krijuar Ademin a.s nga dheu, pa nënë dhe pa baba.
    2 - Krijoi Havanë nga brinja e Ademit a.s, me baba por pa nënë.
    3 – Krijoi Isanë a.s me nënë dhe pa baba.
    4 – Krijoi të gjithë njerëzit dhe krijesat e tjera, me nënë dhe baba (Nga një burrë dhe grua).
    Kjo me qëllim që ne ta kuptojmë që Zoti ka në dorë të bëjë gjithçka. Me qëllim që të ndërgjegjësohesh, që krijimi yt si njeri, është një mrekulli vetëm e Zotit. Çdo ditë që lind një fëmijë, tregon mbi këtë mrekulli. Me qëllim që të ndërgjegjësohesh se Zoti ka në dorë të krijojë ç’të dojë me një fjalë “Bëhu” dhe ajo bëhet. Ai që krijon gjithçka me fjalën “bëhu” mundet ta zhdukë gjithçka po me një fjalë, atë “zhduku” dhe gjithçka zhduket.
    Zoti na e merr shpirtin çdo natë në gjumë dhe na e kthen atë në mëngjes. Kjo me qëllim që ta kujtojmë Krijuesin tonë. A nuk të vjen turp o vëlla që të flesh duke vepruar gjynahe? Si nuk të shkon mendja se shpirti mund të mos të të kthehet në mëngjes përsëri? Me emrin e Zotit Elhalik, ti o njeri ke lidhje të veçanta, pasi çdo ditë Zoti ta kthen shpirtin dhe të krijon. Përse nuk e njeh Krijuesin atëherë?
    A ke menduar ndonjëherë sesi është e mundur që një pikë sperme në mitrën e nënës, të bëhet njeri? A ke menduar se si nga kjo pikë uji janë formuar eshtrat, muskujt, flokët... Nëse sperma lihet jashtë, ajo për disa çaste prishet. Si ka mundësi që Zoti prej saj krijoi mëlçinë? Si ka mundësi që kjo pikë uji të krijojë zemrën dhe mushkëritë? Thotë Zoti në Kuran:”A e shihni atë që derdhni (spermën)? A ju e keni krijuar apo Ne jemi krijuesit e saj?” (Vakia 59) Si ka mundësi që e mohon ekzistencën e Zotit, në një kohë që Ai të krijoi o njeri?
    “Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është! Po nga çfarë e krijoi atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën. Pastaj ia morri jetën dhe e varrosi. Dhe kur të dojë Ai e ringjall. Jo! Ai (njeriu) nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.” (Abese 17-23)
    “Është Ai që krijoi njeriun nga një pikë uji dhe i bëri farefis dhe krushq. Zoti yt është i aftë për gjithçka” (Furkan 54)
    Thotë profeti (a.s) në një hadith:  “Secili prej jush qëndron në barkun e nënës në gjendje sperme për dyzet ditë. Më pas kthehet në copë gjaku dhe qëndron i tillë për dyzet ditë. Më pas kthehet në copë mishi dhe qëndron po aq i tillë. Më vonë dërgohet meleku i cili urdhërohet të shkruajë katër gjëra: Shkruan rizkun, kohën e vdekjes, veprat dhe nëse do të jetë i lumtur apo i vuajtur dhe do i japë shpirtin.”
    Çështja e shpirtit është enigmë. Thotë Zoti në Kuran:”Ata të pyesin rreth shpirtit, por ti thuaju se shpirti ëshë çështje e Zotit tim. Dhe ajo që u është dhënë nga dijet, është e pakët” (Isra 75)
    Teksa njeriu ëshë i gjallë, e gjithë familja e tij e duan dhe e përqafojnë kur shkon në shtëpi. Një minutë pasi t’i ketë dalë shpirti, të gjithë kanë frikë prej tij. Është i njëjti trup, por që i mungon shpirti.
    Mëlçia ka shumë funksione, ditën që njeriu vdes, ajo kthehet e padobishme. Si vallë nuk e do Zotin o njeri?! Ai të krijoi dhe të dalloi nga të gjithë krijesat e tjera?! A ke menduar ndonjëherë rreth krijimit tënd? A mediton rreth mënyrës se si i lëviz duart? A mediton rreth asaj që qelizat e buzëve ripërtërihen çdo ditë, me qëllim që të ndjesh?
    A ke menduar ndonjëherë mbi qëllimin e krijimit tënd o njeri? Thotë Zoti në Kuran:”Unë do të caktoj një mëkëmbës në tokë” (Bekare 30)
    Ti je i shtrenjtë dhe i dashur tek Zoti, por je i dobët, pasi je krijuar nga balta. Prandaj mos u sill arrogant ndaj Zotit tënd.
    Me qëllim që njeriu t’i përshtatet misionit për të cilin u krijua, atij iu liruan duart dhe me to mund të punojë. Kjo pasi vetëm kështu mund ta plotësojë misionin e ngarkuar. Duke qenë mëkëmbës dhe përgjegjës për tokën, njeriut i duhet të punojë, të shpikë dhe prodhojë me duart e tij. Veç duarve, Zoti e pajisi njeriun dhe me mendje, të cilën do e përdorë për të shfrytëzuar mirësitë e Zotit mbi tokë.
    Për fat të keq, ne muslimanët e kemi harruar misionin për të cilin jemi dërguar mbi tokë. Gjithçka tjetër që është krijuar mbi tokë, është krijuar për ty o musliman.
    Kur të dalësh rrugës, shikoji me vëmendje gjithçka që të rrethon dhe bëja këtë pyetje vetes: Gjithçka që më rrethon është krijuar që unë të luaj rolin tim si përgjegjës mbi tokë. Vallë a po e luaj unë këtë rol? Cili është roli im në këtë botë? Mos vallë po mendoj vetëm për fëmijët dhe familjen time? Apo duhet që unë të ndërmarr reforma në tokë? A po e realizoj qëllimin e krijimit tim?
    “dhe nuk i krijova xhindët dhe njerëzit veçse për të më adhuruar” (Dharijat 56) Mos duhet që të rrimë gjithë ditën në xhami dhe të falemi? Sigurisht që jo. Zoti ka krijuar melekë që i falen dhe luten gjatë gjithë kohës. Prej nesh Ai kërkon që gjithçka që veprojmë, ta veprojmë me qëllimin që të arrijmë kënaqësinë e Zotit. Adhurim është kur ti o student përpiqesh dhe arrin rezultate të larta, me qëllim që muslimanët të jenë model suksesi në jetë. Adhurim është dhe kur martohesh dhe lind fëmijë, të cilët i edukon me edukatë fetare. Çdo minutë që harxhon duke edukuar fëmijën, është minutë adhurimi.
       Krijesat e mrekullueshme të Zotit në gjithësi.
    Krijuesi i ka krijuar krijesat e tij në mënyrë dhe forma të mrekullueshme. Gjithçka është origjinale dhe e përkryer. Të jesh origjinal, do të thotë që askush tjetër të mos ketë krijuar diçka të tillë më parë. Po të shohim, njeriu sot përpiqet të imitojë krijesat e Zotit. nëndetset, janë një imitim i peshqve. Aeroplanët janë imitim i zogjve. Aparatet fotografikë dhe kamerat, janë imitim i syrit. Kompjuterat janë imitim i kujtesës së njeriut... Zoti ka krijuar, kurse ne imitojmë.
    Që njeriu të prodhojë diçka, i duhen mjete dhe kallëpe të shumtë. Fabrikat që merren me prodhimin e celularëve, për çdo vegël kanë mjetet dhe kallëpet e saj. Kurse Zoti ka krijuar gjithçka, pa mjete dhe kallëpe. Krijimi i qiejve dhe tokës nuk ka nevojë për kallëpe dhe mjete, pasi Zoti është Krijuesi i gjithçkaje origjinale.
    Një pikë tjetër e rëndësishme, është se Zoti i krijon krijesat e Tij, pa pasur nevojë për modifikime të mëvonshme. Po të shohim modelet e makinave të vitit 1950 dhe ato të vitit 2003, do dallonim ndryshime rrënjësore. Kjo pasi prodhimet e njeriut kanë nevojë gjithmonë për modifikime dhe ndryshime. Modelet e makinave të vitit 2006, ndryshojnë nga ato të tre viteve më parë, pas çdo viti zbulojnë një të metë të modelit të kaluar. Kurse Zoti i madhëruar i krijon krijesat që në fillim pa pasur nevojë për modifikime të tjera. A ke dëgjuar ndonjëherë për një njeri model 2003?!
    Thotë Zoti në Kuran:”“I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?  Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.” (Mulk 1-4)
    Një pikë tjetër e rëndësishme është se aftësitë origjinale të krijimit, nuk njohin kufi për Zotin. Po të marrim njëmijë piktorët më të mirë në botë dhe t’u kërkojmë të pikturojnë njerëz nga imagjinata e tyre. Secili prej tyre mund të pikturojë maksimumi dhjetë fytyra njerëzish të ndryshëm nga imagjinata. Pas kësaj do të fillojë të përsërisë të njëjtat fytyra. Kjo pasi aftësitë krijuese dhe prodhuese të njeriut janë të kufizuara. Arkitektët sado të aftë qofshin, kanë aftësi të kufizuara në projektimin e ndërtesave.
    Që ta shohësh se aftësitë origjinale dhe krijuese të Zotit janë të pafund, shiko botën e peshqve. Me miliona lloje, me miliona ngjyra dhe forma. Shiko gjethet e pemëve sa të ndryshme janë nga njëra-tjetra.
    Shiko fytyrat e njerëzve, çdo njëri prej tyre ka shenja gishtërinjsh të ndryshme nga tjetri, erë të trupit të ndryshme, tinguj zanorë të ndryshëm, fytyrat janë të ndryshme, grupi i gjakut i ndryshëm... çdo krijesë e Zotit, sikur ka një vulë në të cilën shkruan:”Kjo është krijesë e Zotit” Provoje ta shohësh gjithësinë me këtë sy o vëlla. Të gjithë krijesat në fund kanë një vulë të vetme:”Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”
    Një karakteristikë tjetër e veçantë është se krijesat e Zotit, nuk bëhen të mërzitshme dhe nuk vjetërohen. Po të shohim modelet e veshjeve dhe modës së viteve gjashtëdhjetë, do na duken të vjetra dhe jashtë mode. E njëjta gjë është dhe për projektet e shtëpive. Kurse krijesat e Zotit nuk të duken kurrë jashtë mode. A të ka rënë rasti të shohësh një pemë dhe të thuash: Pemë jashtë mode? A ke dëgjuar dikë të thotë: Nuk do të mbjellim më trëndafila, pasi kanë dalë jashtë mode? A ke thënë ndonjëherë në verë: Nuk do e shoh detin me sy, pasi ka dalë jashtë mode? Krijesat e Zotit nuk vjetërsohen dhe nuk dalin kurrë jashtë mode. Deti, trëndafili, pemët, të mbjellat... do të vazhdojnë të tregojmë madhështinë dhe aftësitë e Krijuesit që i krijoi.
    Një karakteristikë e krijesave të Zotit, është se të gjitha karakterizohen nga një bukuri dhe hijeshi e rrallë. Si do të ishte gjithësia nëse do të ekzistonin vetëm dy ngjyra, ajo e bardha dhe e zeza? Gjithësia dominohet nga ngjyra të bukura dhe tërheqëse. Ato janë kombinuar në mënyrën më të mirë. Askush prej nesh nuk mund të thotë se ngjyrat e fluturave nuk janë kombinuar siç duhet. Asnjë prej nesh nuk mund të thotë se ngjyrat e qiellit, të ujit dhe të rërës nuk janë të kombinuara bukur. Vallë si do të ishte deti po të ishte flakë i kuq? Si do të ishte qielli po të ishte i zi?
    Një pikë tjetër e rëndësishme është përsëritja e mrekullive, gjë që tregon mbi Krijuesin madhështor. Këtë e shohim më mirë në dimër, ku të gjithë pemët zhvishen nga gjethet dhe gjelbërimi, ku shumica e zogjve shtegtojnë, shumë gjallesa hyjnë në një gjumë dhe natyra duket si e vdekur. Në shumë vende toka mbulohet nga bora dhe nuk shikon veçse pemë të zhveshura nga gjethet. Me të ardhur pranvera, gjithçka ndryshon. Pemët, bimët... që më parë ishin të zhveshura nga gjethet, tashmë janë mbuluar nga gjelbërimi. Toka që deri atëherë dukej si e shkretë, tashmë mbulohet nga bimët dhe gjelbërimi.
    ”A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.” (Kaf 6-7)
    Përsëritja e pranverës dhe gjelbërimit të tokës, është argumenti më i fortë mbi ekzistencën e Ditës së Kijametit. Ai që ringjall miliona gjallesa çdo vit, nuk e ka të vështirë të të ringjallë dhe ty Ditën e Kijametit.
    Krijuesi dhe modeluesi i universit, krijon nga gjërat më të vogla, krijesat më të mëdha. Që të ndërtosh një fabrikë për prodhimin e makinave, të duhet një hapësirë e madhe tokë, do të shkaktosh ndotje të ambjentit, të duhen materiale dhe mjete gjigande... Kurse njeriu me të gjithë organet e tij komplekse, është krijuar nga një pikë uji. Pemët e mëdha dhe gjigante me degët dhe frutat e  tyre, në origjinë janë një farë e vogël. Zogjtë e mëdhenj krijohen nga një vezë e vogël.
    Një pikë tjetër e rëndësishme, është se Krijuesi madhështor, e ka projektuar gjithësinë në formë të tillë që të jetë i përshtatshëm për ty o njeri. Zoti na krijoi dhe Ai e ka bërë gjithçka përreth të përshtatshme për ne. A nuk tregon kjo se Krijuesi na do dhe se jemi të shtrenjtë? Përse të mos e duash dhe ti o njeri? A nuk e vëren se nga të gjithë krijesat, vetëm ti je i ndërgjegjshëm për atë që ndodh? Ora që punon nuk është e ndërgjegjshme për atë që bën, kurse ti o njeri je i ndërgjegjshëm për gjithçka që funksionon rreth teje. Ti je i vetmi që e kupton gjithësinë dhe universin. Kush e ka krijuar gjithësinë në një harmoni kaq të përkryer? Kush të bëri që me të dëgjuar zërin e ujit, ndjen një qetësi? Kush e bëri të dashur zërin e zogjve për veshët e tu? Kush e sjell erën të të freskojë? Kush e bëri ushqimin me të cilin ushqehesh të përshtatshëm për trupin dhe zhvillimin tënd?
       Si të reagojmë dhe t’i përgjigjemi emrit Elhaliku? Si ta duam dhe të jetojmë me këtë emër?
    Krijuesin tonë dhe të gjithësisë e kemi detyrë ta duam. Në momentet para betejës së Uhudit, të gjithë muslimanët kishin ngritur duart dhe po i luteshin Zotit që t’i ndihmonte dhe ta mposhtnin armikun, kurse Abdullah bin Xhahsh lutej duke thënë: “O Zot, ma mundëso që të ndeshem me një jobesimtar të fuqishëm, ta luftoj dhe të më luftojë dhe ta vras. Pastaj, më bëj të ndeshem me një tjetër të fuqishëm, ta luftoj dhe të më luftojë dhe ta vras. Më pas, më bëj të ndeshem me një të fuqishëm ta luftoj dhe të më luftojë dhe të më vrasë. Të më çajë barkun, të më presë hundën dhe veshët, dhe Ditën e Kiametit të dal para Teje në këtë gjendje, ku Ti të më pyesësh se përse të ka ndodhur kështu o Abdullah. Kurse unë do të të them “veç për hatrin Tënd, o Zot” dhe Ti të më thuash: “të vërtetën the.”
    Kur e pyetën një të ditur mbi një që e do Zotin se si është, ai u tha:”Ai është një njeri që është i lidhur me Zotin, nuk jepet pas kësaj dynjaje. Nëse flet, flet vetëm rreth Zotit. Nëse hesht, ka në mendje vetëm Zotin. Nëse lëviz, ai lëviz dhe vepron vetëm sipas urdhërave të Zotit”
    A është e mundur që ta duash Zotin, ashtu siç thoshte një njeri i mirë duke u lutur:”Ah çfarë malli ndjej për Atë që më sheh dhe nuk e shoh! Më merr malli për atë ditë ku dhe unë ta shoh!”
    A është e mundur që ta duash Zotin, ashtu siç thotë i dituri:”Në këtë botë është një parajsë, kush nuk e shijon atë, nuk do të mund ta shijojë parajsën e botës tjetër. Ajo parajsë është parajsa e njohjes dhe dashurisë për Zotin.”
    A mundesh ta duash, ashtu siç thotë dikush tjetër:”Të pafat janë banorët e dynjasë, të cilët dalin prej saj, pa shijuar gjënë më të mirë, dashurinë për Zotin e Madhëruar.”
    A mundesh ta duash si Ibrahimi a.s kur thoshte:”Unë po shkoj tek Zoti im që do të më udhëzojë” (Saffat 99)
    A mundesh ta duash si Musai a.s kur thoshte:”Dhe nxitova për tek Ti o Zot, që të kënaqesh.” (Taha 84)
    A mundesh ta duash si profeti Muhamed a.s kur lutej:”O Zot, më bëj të të dua dhe të dua të gjithë ata që të duan Ty.” “Ndaj Teje është përkushtuar dëgjimi im, shikimi im, truri im dhe eshtrat e mia.” 
    A mundesh ta duash Zotin tënd o vëlla, ashtu siç të don Ai:”Ai i don dhe e duan” (Maide 54) “Ai është kënaqur me ta dhe ata janë kënaqur me Të” (Bejjine 8) Në të dy ajetet e mësipërme, Zoti e fillon dashurinë dhe kënaqësinë me veten e Tij.
    Kur profetit a.s iu shpall sureja Bejjine, ai vajti tek Ubej ibn Kab dhe i tha:”O Ubej. Më ka urdhëruar Zoti që të ta lexoj këtë sure që më është shpallur.” Ubej ibn Kab i tha:”O i dërguar i Zotit, a ma përmendi emrin Zoti?!” “Po” iu përgjigj profeti a.s. Ubej i tha përsëri:”O i dëguar i Zotit, a tha Zoti “Ubej ibn Kab?” “Po” i tha profeti a.s përsëri. Atëherë ai filloi të qajë me të madhe nga gëzimi.
    Thotë Zoti në Kuran:”Më kujtoni që t’ju kujtoj” (Bekare 152) Kurse në një hadith Kudsij, Ai thotë:”Kush më kujton në veten e tij, e kujtoj në veten Time. Kush më kujton në një kuvend, e kujtoj në një kuvend më të mirë...”
    Nëse e kujton me vete Zotin, edhe Ai të kujton ty o vëlla dhe o motër. Në ato çaste që kujton dhe përmend Zotin, dije se dhe vetë Zoti të kujton dhe të përmend ty. Nëse e përmend Atë në një kuvend me njerëz, dije se Zoti të përmend në një kuvend tjetër më të mirë.
    Një detyrë dhe obligim tjetër ndaj Krijuesit është që ta adhurojmë dhe të jemi të përkushtuar ndaj Tij. Është duke përmbushur misionin me të cilin të ka ngarkuar, të përmirësosh jetën në tokë dhe të promovosh porositë dhe urdhërat e Tij.
    Sa herë të dalësh jashtë, shikoje gjithësinë nga këndvështrimi i përgjegjësit dhe të mëkëmbësit të saj. Përpiqu ta ndjesh me zemër përgjegjësinë që ke mbi supe. Shikoje gjithësinë dhe mendo që vetëm ti je i pajisur me mendje dhe koshiencë. Përdore mendjen dhe koshiencën për të adhuruar Zotin dhe për të çuar në vend misionin me të cilin të ngarkoi.
    Zoti ka krijuar sendet, bimët, kafshët dhe njeriun. Sendet zënë një sipërfaqe të caktuar dhe as nuk zhvillohen, as nuk lëvizin dhe as nuk llogjikojnë. Bimët zënë një sipërfaqe të caktuar dhe zhvillohen, por nuk llogjikojnë. Kafshët zënë një sipërfaqe të caktuar, lëvizin dhe zhvillohen, por nuk llogjikojnë. I vetmi që zë sipërfaqen e caktuar, lëviz, zhvillohet dhe llogjikon është njeriu. Mos prano o vëlla dhe o motër që të zbresësh në një shkallë më të ulët se ajo njerëzore, duke mos e vënë në punë mendjen me të cilën të nderoi Zoti. Është pikërisht kjo mendje e cila të dalloi nga krijesat e tjera. Përdore këtë mendje për të arritur në besimin, dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit që të krijoi.
     
    « Editimi i fundit: 20-09-2007, 23:16:29 nga Aida »

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #4 ne: 15-09-2007, 21:05:24
    ELXHEBBARU (I gjithëfuqishmi)

    Nëse do të kërkonim prej dikujt që të përmendë emrin që tregon kulmin e mëshirës, faljes, dashurisë, dhembshurisë... askujt nuk do i shkonte mendja tek emri i Zotit Elxhebbar. Kjo pasi në mendjet tona është krijuar ideja që emra të tillë janë emra që tregojnë fuqinë e Zotit për ndëshkimin e kriminelëve dhe njerëzve të këqinj.
    Është për të ardhur keq që të gjithë ne, jetojmë me vite të tëra pa e ndjerë kuptimin e vërtetë të emrave më të bukur të Zotit. Emri Elxhebbar është përmendur vetëm një herë të vetme në Kuran, në ajetin që përmban shumë emra të Zotit:“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave), Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Gjithëfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga ajo që i shoqërojnë!” (Hashr 23)
    Elxhebbar është Ai  që u kthen buzëqeshjen zemrave të dëshpëruara. është Ai që ngjit zemrat e thyera. Ky emër është për të gjithë njerëzit që janë të hidhëruar, për të gjithë ata që u është bërë padrejtësi, është për të gjithë jetimët që vuajnë, është për të gjithë ata që ndihen të përbuzur dhe të nënshtruar, është për këdo që i është thyer zemra padrejtësisht. Elxhebbar, është Ai që kur i qan hallin, ta zgjidh menjëherë. Kujt tjetër mund t’i drejtohet dikush, që i është thyer zemra nga hallet dhe shqetësimet, përveç Elxhebbarit?
    Origjina e fjalës Elxhebbar vjen nga “elxhebr” që është ngjitja e eshtrave të thyera. Asaj gruaje të cilës i bëhet padrejtësi, ajo motër e cila akuzohet padrejtësisht në çështje nderi... kush tjetër përveç Elxhebbarit mund ta ndihmojë? Ata jetimë që i ka lodhur kjo botë, ato gra të veja, ato gra të divorcuara me të cilat njerëzit sillen keq... kush tjetër përveç Elxhebbarit mund ti qetësojë nga këto halle? Është e pamundur që t’i qash hallet dhe zemrën tënde të thyer dhe Ai mos të të vijë në ndihmë.
    Ashtu siç thyhen eshtrat tona, thyhen dhe zemrat. Ata që rregullojnë thyerjet e kockave janë doktorët dhe Ai që rregullon thyerjet e zemrave, është Zoti i Madhëruar. Madje edhe thyerjet e kockave është Zoti Ai që i rregullon dhe i ngjit përsëri. Ajo që bën doktori i eshtrave në një thyerje të krahut, është se i bashkon dy kockat e thyera dhe i lidh me gips. Ajo që ndodh më pas, është gjithçka detyrë e Elxhebbarit. Me tu bashkuar dy kockat e thyera, riprodhohen qelizat kockore. Qelizat kockore që ditën që lind njeriu, janë në aktivitet të plotë me qëllim që të garantojnë rritjen e fizikut. Kur njeriu mbush moshën njëzet e një vjeçare, Zoti Elxhebbar i urdhëron këto qeliza të ta ndërpresin riprodhimin dhe të flenë. Nëse do të vazhdonin aktivitetin, njeriu do të arrinte përmasa gjigande. Kështu, me të mbushur moshën njëzet vjeçare, ata ndërpresin riprodhimin dhe njeriu nuk rritet më. Në çastin që një kockë thyhet, këto qeliza zgjohen përsëri sipas urdhërit të Elxhebbarit dhe fillojnë aktivitetin për ngjitjen e kockës së thyer. Me të përfunduar ngjitja e kockës së thyer, qelizat kockore i kthehen përsëri gjumit të thellë.
    Nëse Elxhebbar ngjit kockat e thyera, çmendon për zemrat e thyera? Nëse për të ngjitur eshtrat e thyera, Elxhebbar përdor qelizat kockore, por për zermrat e thyera, çfarë përdor? Çfarë përdor për zemrën e thyer të një jetimi, të cilit ia kanë marrë pasuritë padrejtësisht?
    Profeti a.s kur lutej, thoshte:”O Ti që ngjit zemrat dhe shpirtrat e thyer”
    Kurse në një hadith, thotë:”Njerëzit e dobët dhe ata që janë të friksuar, janë nën mbrojtjen e Zotit” Për këtë, profeti a.s lutej shpesh:”O Zot më bëj t’i dua dhe të më duan njerëzit e dobët”
    Kush mund t’i thajë lotët e vuajtjeve përveç Elxhebbarit? Kush mund ta rregullojë zemrën dhe shpirtin e thyer perveç Elxhebbarit? A e ke ndjerë veten të thyer ndonjëherë? A i ke ngritur duart drejt qiellit dhe i ke thënë Zotit: Jam thyer o Elxhebbar, prandaj më ndihmo!
    A e ndjen sesa vite të kanë shkuar dëm, pa e njohur Elxhebbarin? Emrin e Zotit Elxhebbar, më së miri e njohin njerëzit e dobët, e njohin fukarenjtë, e njohin hallexhinjtë, e njohin jetimët, e njohin ata që vizitojnë Qabenë posaçërisht për ta lutur Atë, e njohin ata që u është thyer zemra dhe shpirti...
    Kur kërkon një nder nga dikush, i lutesh, i flet me butësi dhe i kërkon që për hatrin tënd të ta plotësojë kërkesën. Përse të mos e bëjmë diçka të tillë dhe me Elxhebbarin?
    Fjala Elxhebbar ëshë në shkallën sipërore, gjë që tregon se Ai të ndihmon dhe ta qetëson zemrën sa herë të të thyhet. Ai të përkrah, sa herë të trokasësh në derën e Tij.
    Njerëzit mund t’i quajnë fëmijët me emrin Xhabir, por është e ndaluar rreptësisht që t’i quajnë me emrin Elxhebbar. Nëse i kërkon një njeriu më shumë se një herë të të ndihmojë, ai do të mërzitet dhe herët e tjera do të refuzojë të të ndihmojë. Kurse Zoti Elxhebbar, nuk të refuzon kurrë.
    Nga ndihma dhe përkrahja e Elxhebbarit është se të bën t’i harrosh shumë shqetësime dhe halle. Nëse dikush të ofendon, ditën e parë nuk të zë gjumi nga inati. Ditën e dytë vazhdon ta ndjesh, por të paktën do të flesh. Kurse ditën e tretë do e kesh harruar.
    Është e habitshme sesi neve shkojmë tek njerëzit dhe u kërkojmë ndihmë dhe përkrahje dhe nënvleftësojmë Atë që ka në dorë gjithçka, Elxhebbarin Madhështor! Si mund të kërkohet shpëtimi nga një i mbytur?!  Si mund të kërkojë pasuri një fukara nga një fukara tjetër?!
    Vetë emri Elxhebbar, kërkon që të ketë njerëz me zemër dhe shpirt të thyer, me qëllim që t’i ndihmojë dhe përkrahë. Vetë emrin Errezzak, kërkon të ketë njerëz të vuajtur ekonomikisht, me qëllim që t’i furnizojë me të mirat e Tij. Emri Mëshirues, kërkon të ketë njerëz që të mëshirohen. Emri Falës gjynahesh, kërkon të ketë njerëz që veprojnë gjynahe.
    Prandaj mos pretendo të jetosh në këtë botë pa probleme, pa halle dhe zemër të thyer. Kënaqësinë më të madhe në këtë botë, e ndjen në ato çaste kur i kërkon ndihmë Zotit. Namazin më të bukur, që nuk e harron kurrë, janë ato dy rekate që fal, kur zemra dhe shpirti të janë thyer, dhe i kërkon përkrahjen dhe ndihmë Elxhebbarit. Provoje diçka të tillë sonte dhe do e besosh këtë që themi.
    Vetë Zoti kërkon që ty të të thyet zemra dhe të shkosh t’i qash hallin Elxhebbarit. Fatkeqësia më e madhe është që të të thyhet zemra dhe të mos i kërkosh Elxhebbarit të të ndihmojë. Adhurimin më të ëmbël e ndjen kur je i thyer dhe në hall. “kush tjetër i përgjigjet nevojtarit kur e lut?” (Neml 62)
    Kurrë nuk mund të ndodhë që të ndodhesh në hall, të të jetë thyer zemra dhe shpirti, të të kenë rrethuar telashet... ti kërkosh ndihmë, ta adhurosh, ta lusësh, të qash... dhe të mos të të përgjigjet dhe ndihmojë. Përulu në sexhde dhe qaja hallin që të ka zënë.
    Unë do u tregoj një histori, personazhin e të cilës e njoh personalisht. Atij i ndodhi një problem dhe u detyrua të largohej nga vendi i tij. Problemi ishte se nuk kishte asnjë vend i cili pranonte t’i ofrojë vizë, për të qëndruar. Meqë ishte muaji i Ramazanit, i erdhi një rast për të vizituar Qabenë. Viza që kishte marrë, i përfundonte me 30 të muajit Ramazan dhe nuk kishte ku të shkojë askund. Ai tregon që ditën e njëzet e shtatë të Ramazanit, ndodhesha në Qabe dhe ndihesha i thyer shpirtërisht. çdo ajet Kurani që dëgjoja më bënte të qaj. Po kryeja Tavafin dhe në mendje nuk më vinte asnjë lutje e veçantë, edhe pse kisha mësuar shumë të tilla. Përpiqesha të kujtoj diçka të përshtatshme për t’u lutur, por asgjë nuk më vinte në mendje. Fjalët e vetme që shqiptoja në ato çaste teksa rrotullohesha rreth Qabesë ishin:”O Zot më ndihmo!” Shtatë rrotullimet që bëra, nuk shqiptova fjalë dhe lutje tjetër. Ai betohet në Zot dhe thotë se një njërin nga rrotullimet, e ndalon dikush dhe e pyet:”A ti je filani? Unë ka tre ditë që po të kërkoj. Kam një mesazh për ty dhe nuk e dija ku të të gjej. Nuk e imagjinoja kurrë se mund të takohemi këtu dhe në këtë kohë. Ka tre ditë që e kam parë të dërguarin e Zotit në ëndërr duke më thënë:”I thuaj filanit se je në rrugë të drejtë. Duro për pak kohë! Do të vuash për një vit dhe më pas Zoti do të t’i hapë dyert e të mirave!”  Tregon personazhi i kësaj historie:”Teksa ai fliste, unë qaja me të madhe. Para disa minutave i lutesha Zotit që të më ndihmojë, kurse tani e shihja ndihmën e Zotit të vinte nga nuk e prisja.” Më pas doli nga Qabeja dhe teksa qëndronte jashtë mureve, një i njohur e merr në telefon dhe i thotë:”Gëzohu se filan shtet pranoi të të japë vizë për të qëndruar.”
    Nëna e Musait a.s mbeti shtatzënë pikërisht në kohën kur faraoni kishte urdhëruar që çdo fëmijë mashkull që lind tek çifutët të vritej. Kushedi sa ka shpresuar nëna e Musait a.s që fëmija i saj të jetë vajzë, me qëllim që të mos vritet. Kushedi sa ka vuajtur nëna e Musait a.s teksa jetonte me ndjenjën se mund të jetë djalë dhe do e vrasin. Pasi lindi dhe e pa që është djalë, Zoti e frymëzoi:“ “Ne nënën e Musait e frymëzuam: Ushqeje me gji dhe kur të kesh frikë, atëherë hidhe në lumë” (Kasas 7) A e imagjinon o vëlla se sa të thyer e ka pasur zemrën ajo, teksa hidhte foshnjen e saj në lum?
    Kurani në suren Kasas, përshkruan konfliktin që po ndodhte në Egjypt, mes faraonit mizor dhe hebrenjvë që jetonin të shtypur nën thundrën e tij. Është një histori që tregon vuajtjet e një populli të tërë. Fillimi i kësaj sureje është:”   Në mes të kësaj sureje, Zoti përmend historinë e një nëne, të cilës nuk i dimë dhe emrin.
    “Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, kurse faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre t’ua tregojmë atë që i ruheshin.” (Kasas 4-6)
    Teksa flet mbi vuajtjet e një populli, Zoti në ajetin tjetër fillon të flasë mbi nënën e Musait a.s. “Ne nënën e Musait e frymëzuam: Ushqeje me gji dhe kur të kesh frikë, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do të ta kthejmë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit” (Kasas 7)
    Sureja Kasas, kalon nga shqetësimet e një populli të vuajtur, tek shqetësimi dhe zemra e thyer e një nëne. Sureja Kasas kalon nga historia e një populli, me të cilin do të ndryshojë rrjedha e historisë më pas, në historinë e një nëne të vetme. E gjitha kjo, për shkakun se zemra e kësaj nëne ishte thyer dhe ishte shqetësuar për të ardhmen e djalit të saj.
    Pasi nëna e hedh Musanë foshnje në lum, ai përfundon në familjen e Faraonit. Foshnja, pasi kishte pirë nga qumështi i nënës, nuk pranonte asnjë nënë tjetër për tu ushqyer nga gjiri i saj.
    “Dhe ashtu e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe ta kuptojë se premtimi i Allahut është i vërtetë  i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.” (Kasas 13)
    Elxhebbar ishte përkrah profetit Muhamed a.s, ditën që vajti në Taif. Atje profetin e gjuajtën me gurë, e shanë dhe e ofenduan. Profeti a.s së bashku me Zejdin, vraponin dhe përpiqeshin t’u ruhen gurëve që hidheshin mbi ta. Vetë Zejdi, e mbulonte profetin a.s me trupin e tij, me qëllim që gurët të mos preknin profetin a.s. Me të gjetur një vend ku mund të pushonin, profeti a.s me këmbët dhe trupin e gjakosur, iu drejtua Elxhebbarit me lutje:”O Zot unë ankohem tek Ti për fuqinë time të dobët, për mundësitë e pakta që kam dhe pamundësinë time tek njerëzit. Ti je Zoti i botërave, Ti je Zoti i të dobëtëve, Ti je Zoti im. Në dorë të kujt më le o Zot? Në dorë të një të largëti (fisit Thekif) të ngrysur apo në dorë të një të afërti (fisi kurejsh) të cilit ia ke lënë në dorë çështjen time. Nëse nuk je i zemëruar me mua, nuk pyes për gjë tjetër. Kërkoj mbrojtje nga drita Jote e cila ka ndriçuar errësirat dhe që me të është rregulluar çështja e kësaj bote dhe botës tjetër, që të mos bjerë mbi mua zemërimi Yt dhe pakënaqësia Jote. Tek Ti pendohem derisa të kënaqesh dhe nuk ka forcë përveç forcës Tënde.” Ajo që ndodhi më pas, është se një djalosh skllav, vjen tek profeti a.s për t’i ofruar një trup rrushi. Më pas ky skllav do të pranojë Islamin dhe do i puthë këmbët profetit a.s, pasi besoi se ai është i dërguari i Zotit. Ndihma dhe përkrahja e Zotit mund të mos të të vijë e plotë. Ajo mund të të vijë pjesë-pjesë. Ka mundësi që Zoti mos të ta japë të drejtën që të takon njëherazi. Këtë e bën për shkaqe që i din vetëm Zoti, megjithatë të çon mesazhe dhe sinjale për të të qetësuar. Herë të çon një fëmijë të vogël që të puth duart. Herë të tjera të kënaq me përqafimin dhe përkëdheljen e fëmijëve të tu.
    Ndodhia me Addasin që besoi në profetin a.s ishte një sinjal i ndihmës dhe përkrahjes së madhe. Më vonë, profetit a.s i erdhi ndihma e madhe, Israja dhe Miraxhi. Nëse banorët e tokës janë sjellë keq me ty o i dërguar i Zotit, tani do të shohësh gradën dhe vendin tënd tek Zoti. Nëse banorët e tokës të gjuajnë me gurë, tani do të udhëtosh në lartësi të cilat nuk i ka parë askush nga njerëzit.
    Umeti musliman, po kalon periudhat më të vështira në të cilat ka nevojë për ndihmën dhe përkrahjen e Elxhebbarit.
    Një pikë tjetër e rëndësishme tek emri Elxhebbar, është se Zoti që të shërojë thyerjen e zemrës tënde dhe të të ndihmojë, duhet që të hakmerret ndaj atij që të ka bërë padrejtësi. Ai do të të ndihmojë ty dhe do të ndëshkojë atë që të ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje. Kështu emri Elxhebbar u vjen në ndihmë hallexhinjve dhe ndëshkon kriminelët dhe të padrejtit. Ai është emër për të gjithë të vuajturit, të shqetësuarit, hallexhinjtë dhe të gjithë atyre që u është thyer zemra.
    Emri Elxhebbar ndryshon nga emri Elmuntekim (hakmarrës), pasi Elxhebbar shërben dhe për ata që u është bërë padrejtësi dhe për ata që kanë bërë padrejtësi. Kurse emri Elmuntekim ëshë vetëm për të ndëshkuar ata që kanë bërë padrejtësi.
    Një fjalë e urtë arabe thotë:”Më mirë të të bëhet padrejtësi, sesa të bësh padrejtësi.” Është më mirë të të rrjedhin lotë nga padrejtësitë e shumta që të bëhen, sesa të presësh kur do të të vijë ndëshkimi dhe hakmarrja e Zotit, për padrejtësitë që u ke bërë të tjerëve. Në atë çast që të është bërë padrejtësi, dije se ndihmën dhe përkrahjen e Zotit e ke me vete. 
    Nëse ke shërbëtore në shtëpi, ose punëtorë në kompaninë që drejton, ruhu se mos sillesh padrejtësisht me ta. Atyre mund tu rrjedhin lotë dhe mund t’ia zgjasin duart Elxhebbarit, duke i kërkuar drejtësi dhe ndëshkohesh.
    Sa mirë do të ishte që njerëzimi të jetonte dhe t’i përjetonte emrat e bukur të Zotit! Nëse emrin Elxhebbar do e përjetonim siç duhet, do të kishim frikë t’i bëjmë padrejtësi dikujt. Menjëherë do të shkonim t’i kërkonim të falur dhe do i puthnim duart.
    Ata njerëz që favorizojnë të afërmit e tyre dhe i emërojnë në poste edhe pse ka të tjerë më të aftë, të kenë frikë nga Elxhebbari.
    Le të përmendim dhe një kuptim tjetër të emrit Elxhebbar.
    Ndodh që tu bësh padrejtësi të tjerëve dhe Zoti të ndëshkon, për të vendosur të drejtën në vend. Ndëshkimi të bën të vuash, të thyen zemrën dhe të rrjedhin lotë. Për këtë, kërkon ndihmën dhe përkrahjen e Elxhebbarit. Ndëshkimin e Tij, Zoti e kthen në mëshirë dhe përkrahje dhe mirësi për ty.
    “Thuaj: “O Zot, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Araf 26)
    Musai a.s goditi një njeri me grusht dhe ai vdiq. Për këtë, u detyrua të largohej nga vendi. Kjo ishte një thyerje e rëndë për Musain a.s. Por kjo u kompensua me një nga mirësitë më të mëdha, pasi këto dhjetë vite që kaloi larg vendit të tij, e pergatitën për tu bërë profet më vonë.
    Tregohet që një burrë i martuar dhe me dy fëmijë, ishte shumë i dhënë pas humorit dhe satirws duke i bërw të gjithë për të qeshur. Për këtë, ai përdorte njerëzit e tjerë të cilët i vinte në lojë. Nuk tregonte asnjë interes për familjen, nuk ishte fetar dhe bisedat në kafene dhe humori zinte pjesën më të madhe të jetës së tij. Profeti a.s thotë:”Një njeri mund të thotë një fjalë, pa i kushtuar rëndësi, por që shkakton zemërimin e  Zotit, dhe është  ajo fjalë që e gremis në zjarrin e xhehnemit për shtatëdhjetë vite” Zoti na i fal shumë fjalë dhe veprime që i bëjmë, por ka disa të cilat nuk kalojnë pa ndëshkim. Një ditë, personazhi ynë zgjodhi për të vënë në lojë një të verbër. Me të parë të verbrin duke kaluar rrugës, i vajti nga pas dhe imitonte çdo lëvizje të tij duke ecur, me qëllim që të qeshin shokët e tij. Padyshim që i verbri e ndjeu dhe u largua me zemër të thyer. Të gjithë shokët e tij qeshën për momentin dhe jeta vazhdoi si më parë. Pas disa muajsh, gruaja e tij mbetet shtatzanë dhe lind një djalë të verbër. Tregon vetë personi: Kur lindi djali i verbër, vazhdova i mërzitur dhe i dëshpëruar për disa muaj. Më pas, fillova të mësohem dhe e injorova plotësisht djalin e verbër. Kujdesesha vetëm për dy fëmijët e tjerë dhe vazhdoja të frekuentoj kafenetë. Me djalin e tretë nuk komunikoja pothuaj fare, ishte gruaja ajo që kujdesej për të. Djali filloi të rritej dhe unë pothuaj nuk bisedoja fare më të. Një ditë, gruaja me dy fëmijët e tjerë, kishin dalë në treg. Kur u zgjova në mëngjes, u gjenda vetëm me djalin e verbër. Duke parë se nëna e tij me vëllezërit po vonoheshin, djali i thotë të atit:”O baba! Sot është ditë e xhuma, a mundesh të më çosh në xhami të falem?!” “Unë – tregon i ati – u shtanga. Si ka mundësi që djali im shtatë vjeçar dhe i verbër të shkojë të falet në xhami, në një kohë që unë nuk shkoj asnjëherë?! I habitur e pyeta:”Po ty kush të ka mësuar të shkosh në xhami?” “Mamaja” ma ktheu. “Mirë – i thashë – eja të të çoj në xhami. Rrugës ndjeja se jam në shoqërinë e një të dituri të madh që po më mëson dhe më udhëzon. Me të hyrë në xhami, djali më kërkoi që t’i lexoj suren Kehf. Duke lexuar Kuran, fillova të qaj me të madhe dhe që nga ajo ditë fillova të falem.”
    Ndëshkimin dhe thyerjen e zemrës, Zoti e kthen në mirësi.
    Një njeri, teksa lutej thoshte disa fjalë të bukura dhe interesante:”O Zot! Habitem me ata që të njohin, si kanë frikë nga njerëzit dhe krijesat e Tua, duke e ditur që Ti je Elxhebbari! O Zot! Habitem me ata që të njohin, se si i frikësojnë robët e Tu, duke e ditur që Ti je Elxhebbar!”
       Elxhebbar Ditën e Kijametit. Momentet më të vështira të Ditës së Kijametit, janë
     ato momente kur njerëzit do të thërriten për tu paraqitur para Zotit. Gjithë njerëzimi do të jenë të grumbulluar dhe një nga një, do të thërriten emrat e tyre për të dalë para Zotit. Do të vijnë melekët të të marrin dhe ty o vëlla dhe o motër. Do të dalësh para Zotit dhe do të bisedosh direkt me të, pa ndërmjetës. Melekët do të të dallojnë në mesin e miliarda njerëzve, pasi me t’u përmendur emri yt, ty do të të kaplojë frika, tmerri dhe turpi. Forma e thirrjes do të jetë:”Filani biri i filanit, të vijë të paraqitet para Elxhebbarit.”
    Shkaku përse përmendet emri i bukur i Zotit Elxhebbar në këto momente, është se në këtë botë ose të është bërë padrejtësi, ose u ke bërë padrejtësi të tjerëve. Ose ua ke thyer zemrën të tjerëve, ose ta kanë thyer. Ose do të kërkosh të drejtat e tua, ose do të japësh llogari për të drejtat që u ke marrë të tjerëve.
    Njeriu është krijuar i dobët dhe besimi i tij, herë rritet dhe herë zvogëlohet. Për këtë, njeriu duhet të kërkojë nga Elxhebbar, që ta shijojë adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Lute Zotin që të të rrjedhin lotë teksa lexon Kuran, teksa falesh, teksa lutesh... Kërkoji Zotit që ta shijosh adhurimin e Tij.
    Musai a.s i kërkoi Zotit që t’ia mundësojë ta shohë. “E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua”. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!” (Araf 143)
    Meqë Zoti nuk ia plotësoi këtë dëshirë dhe kënaqësi, Ai ia kompensoi me diçka tjetër. Këtë e përmend në ajetin pasardhës, ku thotë:”O Musa, Unë të zgjodha nga të gjithë njerëzit, të bëra profet dhe të flas direkt” (Araf 144)
    Musai a.s dëshironte ta shohë Zotin, por Ai nuk ia plotësoi këtë dëshirë dhe ia kompensoi me diçka tjetër.
    Njerëzit që përfitojnë më shumë nga përkrahja dhe ndihma e Zotit janë prindërit. Prandaj kurrë mos u sill ashpër me ta. Mos ua thyej zemrën dhe mos i bëj të lotojnë. Kurrë mos të të vijë turp nga prindërit dhe të mos duash t’i prezantosh me shokët e tu.
    Elxhebbar t’i lehtëson streset dhe vuajtjet dhe të udhëzon që të pendohesh. Ai i plotëson mangësitë e namazit tënd, me namazet nafile që falje. Ai i udhëzon besimtarët dhe njerëzit e mirë që të veprojnë punë të mira, të cilat ua fshijnë veprat e këqia. Ai e ndihmoi umetin musliman kur u pushtua nga mongolët dhe i bëri mongolët të pranojnë islamin. Ai është në ndihmën e skllevërve, saqë ka caktuar lirimin e tyre si mënyrë për faljen e gjynaheve. Ai është në ndihmën dhe përkrahjen e shërbëtorëve, për të cilët profeti a.s thotë:”I ushqeni me ato që ushqeheni ju dhe mos i ngarkoni me gjëra nuk nuk kanë mundëi t’i kryejnë”
    Ai përkrah të drejtat e grave, pasi i urdhëron burrat të sillen mirë me to dhe u caktoi pjesën e tyre të trashëgimisë, pasi para islamit nuk përfitonin nga trashëgimia.
    Ai është në përkrahjen e jetimëve duke nxitur besimtarët t’i ndihmojnë dhe përkrahin. Madje ai i shpërblen dhe ata që përkrahin jetimët, pasi profeti a.s thotë:”Unë dhe ai që përkrah jetimin do të jemi si këto dy gishta në xhehet”
       Obligimet tona ndaj emrit Elxhebbar:
    1.   Nëse të është bërë padrejtësi dhe je me zemër të thyer, ngreji duart në këto çaste
    dhe lute  Elxhebbarin të të ndihmojë dhe përkrahë.
    2.   Nëse i ke bërë dikujt tjetër padrejtësi, shko dhe kërkoji falje, para se të të
    ndëshkojë Elxhebbari.
    3.   Ndihmo dikë që është në hall dhe telash. Nëse njeh një jetim, ndihmoje dhe
    përkrahe. Nëse ke një të afërm të varfër, ndihmoje me pasurinë tënde. Nëse shikon një hallexhi dhe në nevojë, zgjidhja problemin që ka. Ditën e Kijametit, kur të dalësh para Zotit, i thuaj:”O Elxhebbar, ashtu siç i zgjidha hallin robit Tënd në dynja, ma zgjidh Ti tani hallin tim.”


    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #5 ne: 15-09-2007, 21:14:30
    ER-REZZAK (Furnizuesi)

    Në këtë temë, do të jetojmë me emrin e Zotit, Er-rezak. Thotë Zoti në Kuran:”Allahu është furnizuesi me fuqi të madhe” (Dharijat 58)
    Qëllimi ynë me këtë temë, është që të sigurohemi dhe bindemi që rizku dhe furnizimi ynë është në dorën e Zotit të Madhëruar. Pasi të bindemi për këtë, do të biem dakord mbi tre pika:
       Kurrë mos prano të marrësh pasuri haram.
       Kurrë mos prano të përulesh dhe të shesësh dinjitetin tënd, për një kafshatë bukë.
       Meqë rizkun e ke të garantuar nga Zoti, atëherë kërkoje atë.
    Boshti rreth të cilit do të përqendrohet kjo temë, janë pesë pika:
       Kuptimi i emrit Er-rezzak.
       Emri Er-rezzak në Kuran.
       Emri Er-rezzak në gjithësi.
       Me furnizim, nuk kuptojmë vetëm paratë.
       Çfarë pret prej teje Errezzak-u?
    Le të fillojmë me pikën e parë që është kuptimi i emrit Errezzak. Fjala “rizk” në arabisht do të thotë pjesë, hise. Kështu Er-rezzak është Ai që ka krijuar furnizimin e çdo gjallese, ua ka garantuar të gjithëve pjesën e secilit dhe ua dërgon atë ku të jenë” Që mirësitë e Tij përfshijnë çdo gjallesë mbi tokë, e tregon vetë emri Er-rezzak, që është ndërtuar në bazë të një strukture që tregon gjithëpërfshirje.
    Ibrahimi a.s i lutej Zotit që Meken ta furnizojë me fruta:”O Zot. Bëje këtë vend të sigurtë dhe furnizoji me fruta ata që besojnë në Zot” Kështu sipas Ibrahimit a.s, ata që e meritojnë rizkun e Zotit, janë vetëm ata që besojnë në Zot. Kurse Zoti e plotësoi lutjen e tij me fjalët:”dhe ata që mohojnë, Unë do u jap të mira në këtë botë, më pas do i ballafaqoj me ndëshkimin e zjarrit, sa vend i keq është ai” (Ibrahim 37)
    Kur Ibrahimit i erdhi një i moshuar dhe i panjohur, ai nxitoi ta ushqejë me ç’të mundë. Por vuri re që i moshuari ishte zjarr putist. I zemëruar nga kjo, Ibrahimi a.s e nxorri jashtë, duke i thënë: Ushqehesh me rizkun e Zotit dhe adhuron zjarrin?!” Por pas disa çastesh, Zoti e frymëzoi duke i thënë:” O Ibrahim. Unë kam shtatëdhjetë vite që e duroj dhe e ushqej, kurse ti nuk e durove dot një natë të vetme”
    Thotë Zoti në Kuran:”Nuk ka gjallesë mbi tokë, veçse Zoti e ka detyrë furnizimin e saj” (Hud 6)
    Zoti ashtu siç ia ka bërë detyrë vetes mëshirën, ashtu ia ka bërë detyrë vetes dhe furnizimin e gjallesave. Ajeti i mësipërm i jep shpresë milingonës në folenë e saj dhe balenës në mesin e oqeanit. Po ty o vëlla, a të jep shpresë? A beson se rizkun tënd e ka në dorë vetëm Krijuesi dhe Furnizuesi i çdo gjëje? Nëse po, përse duhet të ushqehesh me haram? Përse pranon ti o doktor që të sëmurët t’i çosh të bëjnë analiza të ndryshme, edhe pse nuk ka nevojë, thjesht për të fituar sa më shumë para? Përse e gjithë kjo frikë, kur rizkun e kemi të garantuar nga Zoti?
    Kjo temë është e rëndësishme dhe për vetë faktin se vendet tona janë të mbushura me njerëz të korruptuar që ushqehen me haram. Të shumtë janë ata njerëz që marrin pasuritë e të tjerëve pa të drejtë. Të shumtë janë ata njerëz që shesin nderin dhe dinjitetin e tyre, për para. Të shumtë janë ata që zgjasin duart në rrugë, duke lypur.
       Emri Errezzak në Kuran.
    Thotë Zoti në Kuran:”Është Ai që në tokë vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Kjo është për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”
    Më pas iu drejtua qiellit (krijimit të tij) i cili ishte tym (mjagullnajë), atij dhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dy thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” (Fussilet 10-11)
    Rizku yt o vëlla është caktuar që para se të lindësh. Gjithçka është caktuar që para se të krijohemi, sa sasi shiu ka nevojë toka, sa dridhëra i duhen për të mbijetuar gjallesat, sa bagëti, sa vezë...
    Thotë profeti a.s:“Njeriu qëndron në barkun e nënës së tij dyzet ditë në formen e spermës. Më pas kthehet në gjak të ngjizur për dyzet ditë. Më pas merr formën e mishit të përtypur dhe qëndron në këtë formë dyzet ditë. Pastaj i vjen meleku që i jep shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: I shkruan punët, afatin e vdekjes, rizkun dhe nëse do të jetëojë i lumtur apo i vuajtur…”
    Që para se të krijohesh ti o njeri, Zoti ka caktuar sesa kafshë do të therren, sa farëra do të mbijnë, sa drurë do të priten, sa pika shiu do të bien... të gjitha këto, për të pergatitur kushtet e nevojshme të jetesës tënde o njeri.
    Është e njëjta gjë, me një prind që dërgon djalin e tij në perëndim për të mësuar dhe para se të niset, i thotë:”Do të shkosh në shkollë dhe patjetër që kërkon shpenzime. Atje nuk dua që t’ia shtrish dorën dikujt. Prandaj më thuaj çfarë të duhet, që të t’i plotësoj tani.”  Zotit i takon shembulli më i lartë. Që para se të krijohemi dhe të vijnë në këtë botë, Ai na i ka krijuar kushtet dhe na ka caktuar rizkun me të cilin do të jetojmë. Thotë Zoti në Kuran:”Është Zoti Ai që ju krijoi dhe ju furnizoi” Shohim që edhe krijimi dhe furnizimi janë në të shkuarën, është diçka e caktuar që më parë.
    Thotë profeti a.s:”Me të vërtetë që Xhibrili më tha: Nuk do të vdesë askush pa plotësuar rizkun dhe jetën e caktuar”
    Nuk do të vdesësh o vëlla dhe o motër, derisa të harxhosh frymën e fundit që ta ka caktuar Zoti. Nuk do të vdesësh derisa të pish pikën e fundit të ujit, nuk do të vdesësh derisa të marrësh qindarkën e fundit...
    Nëse është kështu, përse duhet të shtrish dorën dhe të marrësh pasuri në rrugë të pandershme o vëlla? Përse duhet ta ulësh veten para njerëzve?
    Emri i Zotit Er-rezzak, na obligon që të këshillojmë veten dhe të tjerët, se nëse e gjithë bota ushqehet me haram, ti o vëlla dhe o motër mos prano të ushqehesh me haram. Nëse të gjithë njerëzit janë besimtarë dhe muslimanë thjesht me gjuhë, ti o vëlla dhe o motër ji besimtar musliman, me gjuhë, zemër dhe vepra. Mos e prano haramin! Nëse të gjithë njerëzit ndihen të lodhur dhe stresuar mbi çështjen e rizkut, mos u mërzit o vëlla se rizkun e ka caktuar Zoti dhe atë do e marrësh. Mos u nxito të marrësh pasuri në rrugë haram. çdo gjë që merr, është rizk nga Zoti. Ai ta ka lënë ty në dorë, ta marrrësh në rrugë haram, apo rrugë të ndershme. Nëse e merr në rrugë të ndershme, do të hysh në xhenet dhe nëse e merr në rrugë haram, do të hysh në zjarr.  Për këtë, profeti a.s lutej:”O Zot, më pasuro me hallallin Tënd dhe jo me haramin Tënd! Më jep dhe nga mirësitë e Tua!”
    Nëse ti o vëlla që i lexon këto rrjeshta ke me dhjetëra vite që ushqehesh dhe fiton pasuri në rrugë haram, ke mundësi që t’i thuash jo haramit në këto çaste. Kurrë mos mendo se është vonë, bota tjetër është më e rëndësishme se kjo botë.
    Ti o i ri e ke më të lehtë që ta mposhtësh veten ndaj haramit. Ti akoma je i pastër dhe e ke në dorë ta ndotwsh trupin dhe shpirtin tënd me haram, ose ta mbash atë të pastër. Mos thuaj se të gjithë njerëzit pasurohen dhe ushqehen me haram.
    Mos prano ta ulësh veten o shofer taksie dhe të thurrësh dredhi dhe hile me qëllim që të fitosh nga pasagjerët sa më shumë. Zoti të premton se:”dhe në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që u premtohet. Për Zotin e qiellit dhe të tokës, ajo është diçka e vërtetë, ashtu siç flisni” (Dharijat 22)
    Zoti betohet në madhështinë e vetes së Tij, me qëllim që të të sigurojë se rizkun e ke të garantuar.
    Dy ajetet e mësipërme, i janë shpallur profeteti a.s të ndara. Fillimisht profetit a.s iu shpall ajeti i parë:”dhe në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që u premtohet” Këtë e dëgjoi një beduin (banor shkretëtire) dhe tha:”Të vërtetën ka thënë Zoti”. Pas disa muajsh, kur u kthye përsëri, profetit a.s i ishte shpallur ajeti tjetër:” Për Zotin e qiellit dhe të tokës, ajo është diçka e vërtetë, ashtu siç flisni” Kur e dëgjoi, beduinit filluan t’i rrjedhin lotë dhe tha:”çfarë keni bërë që të betohet Zoti?”
    “Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.” (Mulk 21)
    Profeti a.s thotë:”Kur të kërkoni diçka, kërkojeni me krenari, pasi çdo gjë ndodh sipas caktimit”
    Të gjithë emrat që kemi trajtuar deri tani, forcojnë pikat e forcës dhe dobësojnë pikat e dobëta. Tema e kaluar na nxit që të largohemi dhe të pendohemi nga gjynahet. Kurse kjo temë na nxit që të mos pranojmë haramin dhe të jemi krenarë.
    “kush tjetër u furnizon nga qielli dhe toka?” (Junus 31) Ashtu siç Zoti nuk ka rivalë në sundim, Ai nuk ka rivalë dhe në furnizim. Kush tjetër veç Zotit i furnizon krijesat në gjithësi?
       Emri Errezzak në gjithësi.
    Në temën e parë, thamë që rreth emrave të Zotit kemi dy libra që na tregojnë; njëri është Kurani dhe tjetri është gjithësia. Emrin Errezzak e pamë në Kuran, tani ta shohim të reflektuar në gjithësi.
    Për këtë le të marrim një shembull të cilin të gjithë ne e mësojmë në shkollë, por që kurrë nuk e lidhim me Furnizuesin suprem. Në shkollë kemi mësuar mbi ciklin e ujit dhe avullimit të tij, por e kemi mësuar të shkëputur nga Ai që e bën këtë. Me qëllim që të plotësojë nevojat e tokës me ujë, Zoti ka bërë që uji i detrave të mbulojë 71% të sipërfaqes së globit. Ujërat e detit i ka bërë të krypura, me qëllim që të ruajë pastërtinë për përdorim. Me qëllim që uji i detit të avullojë për t’u kthyer në formë shiu më pas, duhet që ai të ngrohet. Këtë rol e luan dielli i cili ngroh në një sekondë 16 milionë ton ujë. Sasia e ujit që avullon nga detrat është 505 trilionë ton ujë çdo vit. Sasia e shirave që bien çdo vit, është e njëjta sasi që avullon.
    Nëse ngrohja e detit do të lihej në dorën tonë, vallë sa para duhej për ta bërë? Për këtë, Zoti në Kuran e lidh diellin që ngroh me shiun që zbret: “Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.” (Nebe 13-14)
    Teksa flet mbi furnizimin me ujë, ndjen që ajo është një fabrikë madhështore e cila ka diellin, detra, erëra, re, gravitet dhe shi. Kjo fabrikë shërben me qëllim që ti o njeri të furnizohesh me ujin e duhur.
    Erërat transportojnë avujt nga sipërfaqet ujore në lartësi. Thotë Zoti në Kuran:”A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre.” (Nur 43) Pas kësaj hyn në veprim ligji i gravitetit. Retë lëshojnë shiun në vendin e caktuar nga Zoti:” Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat.” (Araf 57)
    Çdo pike uji që ndodhet në re, është caktuar se në gojën e kujt do të përfundojë. Cikli i ujit është një nga mrekullitë e Zotit mbi tokë. Uji është sekreti i jetës dhe shkak i vazhdimësisë së saj. Çdo ushqim dhe furnizim tjetër varet nga uji. Ne shpesh herë zemërohemi me rënien e shiut, pasi pengon zhvillimin normal të filan ndeshje futbolli, kurse Zoti me të na furnizon dhe jep jetë!
    “A e shihni ujin të cilin e pini. A ju e zbritët nga retë apo e zbritëm Ne? Nëse do të donim e bënim të krypur” (Vakia 69)
    Sa herë që binte shi, profeti a.s e ekspozonte veten në shi dhe lagej me të. Uji i shiut është një mrekulli, e cila duhet të na bëjë ta shohim gjithësinë me sy tjetër.
    Ai që e njeh ciklin e ujit dhe e di  se ai është për t’i mundësuar jetesën të gjithë gjallesave, përse duhet të ketë frikë për rizkun e tij dhe të familjes? Përse duhet të lakmojë pasurinë haram dhe të ulë veten para njerëzve? 
    Kur profeti a.s pinte ujë, thoshte:”Falenderoj Zotin që e bëri të ëmbël me mëshirën e Tij dhe nuk e bëri të krypur për shkak të gjynaheve tona”
    Çdo pikë uji që pimë, dëshmon mbi Furnizuesin që na furnizon me të. Përse duhet të frikësohesh për rizkun atëherë? Thotë profeti a.s:”çdo pjesë mishi që rritet me haram, meriton zjarrin”
    Shekik Elbehij, tregon:”Shkak i pendimit tim, ishte një vit zie dhe thatësire. Një ditë pashë një skllav të ri, që teksa ishte duke ecur në treg, qeshte. I habitur, iu afrova dhe i thashë:”Si ka mundësi që qesh duke qenë skllav dhe në këtë kohë zie?” Ai mu përgjigj:”Unë qesh, pasi padroni im ka një fshat të tërë me ushqime” Unë me vete thashë: Ky djalosh skllav, qesh dhe nuk mërzitet për shkak se padroni i tij ka ushqime të mjaftueshme. Padroni im (Zoti) ka pasuritë e qiejve dhe të tokës dhe unë kam frikë rizkun!”
    “O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, veç atij të cilin e kam drejtuar Unë. Prandaj më kërkoni që t’ju drejtoj!”
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij të cilin e kam ushqyer Unë. Prandaj më kërkoni Mua që t’ju ushqej.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të pa mbuluar, veç atë që e kam mbuluar Unë. Prandaj më kërkoni Mua që t’ju mbuloj.
    O robët e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindet të grumbulloheshin në një vend dhe të më kërkonin gjëra të ndryshme, dhe Unë secilit prej tyre t’ia jepja atë që ka dashur, kjo nuk do e pakësonte pasurinë Time, ashtu siç nuk e pakëson maja e gjilpërës detin kur futet në të.”
    Vallë sa ka shpenzuar Zoti që ditën që krijoi tokën deri sot? A ke menduar ndonjëherë rreth një realteti të tillë? Vetëm Egjypti ka mbi shtatëdhjetë milionë banorë. Vallë sa shpezë therren për të plotësuar nevojat e tyre? Sa mish therret për ta?
    Besimtarët dhe jobesimtarët, të gjithë ata që kanë arsye, le të mendojnë rreth një fakti të tillë; Sa ka shpenzuar Zoti për krijesat deri sot? Sa dele janë therrur dhe therren çdo ditë? A të ka shkuar ndonjë herë mendja në mënyrën sesi Zoti i ka nënshtruar për ne gjallesat e tjera? A të ka shkuar mendja tek delja sesi Zoti e ka nënshtruar dhe nuk i ka dhënë natyrën e ujkut? Po sikur ajo të kishte pamjen e një hiene? Zoti i ka dhënë asaj edhe pamje të përshtatshme që të të tërheqë dhe të ushqehesh me të.
    Në një hadith kudsij, Zoti thotë:”Unë i krijova qiejt dhe tokën, gjë e cila nuk më lodhi. A mund të më lodhë një copë bukë që ia çoj robit Tim? O robi Im! Të kam caktuar detyra dhe e kam detyrë të të furnizoj. Nëse nuk  i respekton detyrat ndaj Meje, Unë do vazhdoj të të furnizoj me rizkun Tim.”
    Të gjithë krijesat e njohin Zotin si Furnizues, përveç teje o njeri, o besimtar. Si do të dalësh para Zotit, Ditën e Kijametit o vëlla që ke zgjatur dorën dhe ke marrë pasuri haram? Çfarë do i thuash kur të të pyesë: A nuk e dije se isha unë Furnizuesi i gjithçkaje? Përse e ule veten para të tjerëve, thjesht për të fituar disa para? Përse u serviloseshe dhe bëje lajka për disa qindarka? Mos përdor gjendjen tënde të varfër, për të justifikuar marrjen dhe fitimin e pasurisë në rrugë haram. 
    Asim ibn Xhebr ka qenë një njeri shumë i varfër. Në betejën e Hajberit, ai ndihej shumë i uritur. Teksa ecte, ai gjeti një lëkurë deleje, me një copë dhjam. E morri dhe me vete tha:”Për Zotin nuk kam për t’i dhënë prej kësaj askujt!” Tregon vetë Asim:”Në atë çast u ktheva pas dhe pashë profetin a.s që buzëqeshte i zemëruar, dhe më tha:”A do të hash vetëm o Asim?” Unë i thashë:”Kërkoji Zotit falje për mua o i dërguar i Zotit!” Profeti a.s buzëqeshi dhe u largua.
    Mos e shit dinjitetin tënd o doktor dhe inxhinier, me justifikimin për të fituar sa më shumë. Nëse të gjithë njerëzit e shesin dinjitetin dhe nderin çdo ditë, ti mos e bëj këtë. Thuaji gruas: Mos më shtyj të fitoj pasuri haram si filani dhe filani! Unë dua të jetoj me ndershmëri, pasi besoj në një Zot që është Furnizues”
    Po të lexojmë historinë e jetës së secilit prej nesh, do të shohim ndikimin e fuqishëm të Errezzakut. Shko dhe pyete babanë tënd, sesi ishte gjendja e tij financiare pasi përfundoi shkollën. Po ti vetë në çfarë kushtesh ekonomike ndodheshe pasi përfundove shkollën? Si u martove? Si linde fëmijë? Si bleve shtëpi dhe makinë?
    Kush t’i dha të gjitha këto?
    Një nga tregtarët më të fuqishëm në Egjypt, më parë punonte si një llogaritar i thjeshtë. Ai vetë tregon:”Emigrova në Arabinë Saudite për të punuar atje. Gjatë haxhit, po lexoja Kuran dhe lexova ajetin:”dhe le të jenë dëshmitarë të dobive të tij” (Haxh 28) dhe me vete thashë: Ky haxh do më sjellë dobi patjetër. Gjatë haxhit fillova të blej dhe të shes gjëra për të cilat kishin nevojë haxhillarët. Pas katër pesë viteve, fillova të kem milionat e para.”
    Një miku im më tregon:”Kam kaluar kohë kur dikush me jepte një kuti me vezë, shkoja i gëzuar tek gruaja dhe i thoja:”Është rizk që na e solli Zoti” Vetëm pas disa vitesh, dhurova pajisjet e shtëpisë, pasi do të blija të reja”.
    Selman Elfarisi fillimisht u shit si skllav, por pas pak vitesh me islamin ai udhëhiqte tokat perse. Enes ibn Malik nga shërbëtor i profetit a.s, u bë në një nga më të pasurit e Medines. Vetë profeti a.s, më parë lidhte gurë mbi bark nga uria e madhe, pas betejës së Hajberit morri pjesën e plaçkës së luftës një luginë me dele. Të gjitha këto dele ai ia fali më pas një të varfëri. Burri i varfër i gëzuar shkoi tek populli i tij dhe u tha:”Po vij nga njeriu më i mirë. O popull, pranoni fenë islame, pasi Muhamedi të jep pasuri me të cilat nuk e ke frikë varfërinë!”
       Me furnizim, nuk kuptojmë vetëm paratë. Rizk dhe furnizim janë dhe rezet e
    diellit. Rizk është dhe një komshi i mirë. Rizk është fëmija i mirë. Rizk është dhe një vajzë të cilën Zoti ta dhuron pas disa djemve. Përse duhet ta kufizojmë rizkun dhe furnizmin e Zotit, vetëm me paratë dhe gjërat materiale? Përse mos ta konsiderojmë rizk dhe anën shpirtërore tonën? Përse i japim rëndësi vetëm ushqimit të trupit dhe anashkalojmë shpirtin?  Përse nuk e konsiderojmë rizk namazin që falim, lutjet që bëjmë, Kuranin që lexojmë? Lotët që të rrjedhin si përkushtim ndaj Zotit, janë rizk.
    Kë ke më të dashur ti o vëlla, rizkun e trupit apo atë të shpirtit? Kë ke më të dashur, milionat apo namazin që fal për hir të Zotit?
    Kur Zoti zemërohet me dikë, i pakëson rizkun. Thotë profeti a.s:”Dikujt mund t’i pakësohet rizku, për shkak të një gjynahu që vepron”
    Përveç rizkut material, ka pakësim dhe të rizkut shpirtëror. Dikush veproi gjynahe dhe ndjeu që nuk është ndëshkuar. Për këtë tha:”O Zot, unë veprova një gjynah dhe nuk më ndëshkove!” Teksa ecte, sikur dëgjoi dikë t’i thotë:”Sigurisht që të kemi ndëshkuar. A e ndjen më ëmbëlsinë që ndjeje më parë, teksa më luteshe dhe më adhuroje? Ky është pakësimi i rizkut dhe ndëshkimi Ynë.” Më parë çoheshe natën, falje namaz nate dhe e ndjeje ëmbëlsinë e saj, kurse tani nuk e ndjen më.
       Çfarë pret prej teje Errezzak? Ai kërkon prej nesh tre gjëra:
    1.   Të mos ushqehesh me haram. Asnjë lutje nuk të pranohet nëse ushqehesh
    me pasuri të fituara në rrugë të pandershme. Këtë e përmend profeti a.s në një hadith, ku flet për një burrë me flotë dhe rroba të pluhurosura, që ngrinte duart drejt qiellit dhe lutej:”O Zot, o Zot...” po si mund t’i pranohet lutja, kur ushqimin, pijen dhe veshjen i ka fituar në haram?!”
    2.   Të jesh krenar dhe të mos e ulësh veten për para. Në historinë islame, përmendet
    një histori e bukur mes një gjykatësi dhe një të dituri. Gjykatsi deshi që ta kompromentojë të diturin dhe i vajti në xhami. Me tu takuar i tha:”A ke nevojë për ndonjë gjë?” I dituri ia ktheu:”Mua më vjen zor që duke qenë në shtëpinë e Zotit, t’i kërkoj dikujt tjetër veç Tij të më zgjidhë hallet”. Me të dalë të dy nga xhamia, gjykatësi e pyeti përsëri:”Ke ndonjë nevojë?” I dituri iu përgjigj:”çfarë nevoje, nga ato të kësaj bote apo të botës tjetër?” Gjykatësi i tha:”Unë nuk kam në dorë gjëra të botës tjetër, por më kërko diçka nga kjo botë!”  I dituri i tha:”Unë nuk po ia kërkoj Atij që i ka në dorë, si të t’i kërkoj ty që nuk i ke në dorë?!”
    Ali ibn Ebi Talib thotë:”Të hap dy puse me dy gjilpëra dhe të fshij shkretëtirën me dy pupla, e kam më të lehtë se të qëndroj tek dera e dikujt për t’i kërkuar diçka, në një kohë që Errezzaku është i pranishëm”.
    3.   Të punosh dhe të derdhësh djersë për të fituar rizkun. Ai zemërohet me ty,
    nëse pret që gjithçka të të vijë e gatshme. Ai nështroi gjithçka në gjithësi për ty dhe kërkon që t’i shfrytëzosh aftësitë që të ka dhënë. Haxhillarët që venë në Qabe, kryejnë një nga ritet më të rëndësishëm të haxhit, Sajin. Zoti e ka bërë të përjetshëm, mundin e Haxheres për të kërkuar ujë dhe furnizim për djalin e saj Ismailin a.s. Lodhja e saj për të kërkuar ushqim, është kthyer në adhurim për muslimanët që vizitojnë Qabenë. A e kupton tani rëndësinë e punës o vëlla? Ajo ndodhej në mes të shkretëtirës, pa shpresa se mund të gjejë dikë ta ndihmojë. Megjithatë ajo nuk ndejti e ulur me duart në faqe, siç rrinë shumë të rinj të papunë nëpër kafene sot. Ajo e kërkoi rizkun derisa Zoti ia dha me anë të një meleku. Xhibrili a.s e goditi tokën tek këmbët e Ismailit a.s, nga ku doli ujë që furnizon gjithë njerëzit që vizitojnë Qabenë deri Ditën e Kijametit.
    “nuk ka kafshë që ecën mbi tokë as zog që fluturon në qiell, veçse janë popuj siç jeni ju” (En’am 38)
    Me këtë, Zoti na këshillon që të studiojmë jetën e gjallesave të tjera dhe të mësojmë prej tyre. Bleta, që të prodhojë një kilogram mjalt, i duhet të udhëtojë 400 mijë km. Është njëlloj sikur ta përshkojë tokën shtatë herë. Madje, bleta nuk pret që nektarin ta përpunojë kur të arrijë në fole, atë e përpunon duke udhëtuar për në fole. Japonezët filluan të prodhojnë produkte të ndryshme, në mjetet e transportit në bregdet. Këtë – thonë – e mësuam nga bleta.
    Në historinë islame, tregohet se një tregtar që më parë ishte marrë me kërkimin e dijes, teksa udhëtonte pa një zog me krah të thyer në shkretëtirë. Atij i erdhi keq nga gjendja e tij dhe tha me vete:”Sa keq! Kush do e ushqejë në mes të shkretëtirës!” Teksa po mendonte kështu, pa një zog tjetër që u ul në tokë dhe filloi të ushqejë zogun e sëmurë. Ishte kjo ndodhi shkak që ai vajti tek miku i tij i ditur dhe i tha:”Vetëm tani jam siguruar se Zoti do na furnizojë edhe pa punuar dhe i tregoi atë që pa. I dituri, pasi e dëgjoi i tha:”Përse kërkon të  jesh si zogu me krah të thyer dhe nuk kërkon të bëhesh si ai që e ushqeu?”
    Këtë temë do e mbyllim me disa fjalë drejtuar njerëzve të pasur:
    Pasuritë që keni, nuk janë tuajat. Ato janë emanet që ua ka dhënë Zoti. “Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.” (Hadid 7)
    Kur Zoti i ndau të mirat materiale, u dha juve më shumë, me qëllim që ju të ndihmoni të varfërit. Për këtë qëllim, Zoti obligoi zekatin dhe lëmoshën. Thotë Zoti në Kuran:”dhe në pasuritë tuaja, kanë të drejtë të njohur. Për lypësit dhe ata që nuk kanë” (Dharijat 19)
    Nëse të gjithë të pasurit do të jepnin zekatin e pasurive të tyre, nuk do i shihnim njerëzit në këtë nivel varfërie. Sot shohim miliona të holla që harxhohen në një natë të vetme në kazinotë e Parisit dhe Londrës. Këto pasuri që harxhohen, do të mbanin me ushqim një shtet.
    Sot shohim njerëz të varfër, tek të cilët është lëkundur besimi në Zot, pasi thonë:”Ku është Ai që na furnizon?” Dhe përgjegjës për këtë, je ti o vëlla që mban milionat në bankë ku nuk përfiton askush.
    Profeti a.s thotë:”O Zot! Më ruaj nga mosbesimi  dhe nga fukarallëku!” Kjo pasi fukarallëku i çon njerëzit në mosbesim.
    Çdo ditë që ushqen një të varfër, përmirson moralin e tij dhe shton besimin dhe sigurinë e tij në Errezzak.
    Që sot, jep pasuri dhe ndihmoji të varfërit me qëllim që t’u shtosh besimin tek Furnizuesi. Bëje me qëllim që kur të dalësh para Zotit Ditën e Kijametit, t’i thuash:”O Zot. Unë dhashë nga pasuria ime, me qëllim që emri Yt Errezzak të jetë në zemrat e njerëzve”

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #6 ne: 15-09-2007, 21:16:18
    ERREKIB  (Mbikqyrës)

    Emri i Zotit Er-rekib është përmendur tre herë në Kuran. E para është në fillimin e sures Nisa:” O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (Ademi) dhe nga ajo krijoi palën (Havanë) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burrra dhe gra. Dhe kijeni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajini lidhjet farefisnore pasi Allahu është mbikëqyrës mbi ju” (Nisa 1)
    Herën tjetër, ky emër përmendet në gojën e Isait a.s:”Kur ma morre shpirtin mua, ishe Ti mbikëqyrësi mbi ta dhe Ti je dëshmitar për çdo gjë.” (Maide 117)
       Cili ëshë qëllimi ynë me këtë temë? Çfarë synojmë të arrijmë duke bërë thirrje për
    të jetuar me emrin e Zotit Errekib?
    Qëllimi është që në çdo çast, të ndjejmë prezencën dhe mbikqyrjen e Zotit, për çdo veprim tonin. Që ajetin:”dhe Ai është me ju kudo që jeni” (Hadid 4) ta kesh para syve gjithmonë. Qëllimi ynë me këtë temë, është që të rregullojmë veten tonë, pasi Mbikqyrësi na vëzhgon. Qëllimi ynë me këtë temë është që e brendshmja e jonë, të jetë njëlloj si aparenca jonë.
    Kjo temë është një nga temat më të rëndësishme mbi emrat e bukur të Zotit. Ajo të bën të ndërgjegjshëm që Zoti është me ty në çdo hap dhe të shikon. Qëllimi me këtë temë, është që të jetojmë me këtë emër dhe cilësi hyjnore.
    Sot të gjithë njerëzit zbukurohen dhe mburren. Nga e gjithë masa e asbergëve, vetëm 20 % e tij shfaqet mbi ujë, kurse 80 % mbetet nën ujë, i padukshëm. Të gjithë njerëzit komunikojnë dhe ekspozojnë vetëm 20 % të personalitetit të tyre. Të gjithë zbukurohen dhe kërkojnë që të fshehtat e tyre të mos i ekspozojnë. Ne po themi zbukurohen dhe nuk po themi maskohen. Kurse emri i Zotit Errekib, na mëson që t’i kushtojmë vëmendjen më të madhe pjesës së brendshme. “A nuk e dinte se Zoti e vështron?” (Alek 14)
    Emri Er-rekib balancon aparencën me anën e brendshme. Emri Er-rekib e ndalon besimtarin nga të vepruarit haram dhe e nxit drejt veprave të mira. Ky emër është një nga emrat të cilët të afrojnë më shumë me Zotin. Kjo pasi të bën ta ndjesh prenzencën e Tij në çdo kohë dhe çast.
    Kjo temë përqendrohet në katët pika:
       Si të jetoj me emrin e Zotit Er-rekib?
       Si na mbikqyr Zoti?
       Mbikqyrja e Zotit nuk është e rreptë në atë formë që të të nxijë jetën.
       Si do të ishte gjendja jonë, nëse umeti e përjeton këtë emër?
    Pikën e parë, do e fillojmë me disa histori.
    Tregohet që një herë, teksa Umer ibnul Hattabi ishte duke ecur rrugës, u takua me një bari delesh. Ai vendosi ta sprovojë këtë bari, me qëllim që të masë temperamentin e tij dhe të shoqërisë së asaj kohe. Kështu, Umeri i afrohet dhe i thotë:”O djalosh, dua të më shesësh këtë delen!” Bariu ia kthen:”Nuk janë të miat, janë të padronit tim.” Umeri i thotë përsëri:”Ma shit dhe kur të të pyesë padroni, i thuaj që e hëngri ujku.”
    Bariu, edhe pse me njohuri të kufizuara, i çuditur ia ktheu:”Zoti është më i madhi. A mundemi ta gënjejmë Atë?” Umerit i rrodhën lotë dhe tha:”Jo për Zotin, ne nuk mund ta gënjejmë Aِِtë.” 
    Të gjithë ata që kanë mashtruar, kanë vjedhur dhe janë treguar të pabesë, le ta dinë që Zoti ka mbikqyrur çdo lëvizje të tyren dhe din gjithçka.
    Në një histori tjetër, Umeri po lëvizte natën, për t’u qetësuar mbi gjendjen e popullsisë. Teksa lëvizte, dëgjon zërat e dy grave që po bisedonin brenda një kasolleje. Ai dëgjoi zërin e një nëne që i thoshte vajzës:”O bija ime, përzieje qumështin me ujë, që të shesim dhe fitojmë më shumë.” Vajza ia ktheu:”O nënë. A nuk e din që Umer ibnu Hattabi ka dhënë urdhër që të mos e përziejmë qumështin me ujë?” Nëna i tha:”O bija ime, Umer ibnul Hattabi nuk po na shikon tani!” Por vajza iu përgjigj:”O nënë, nëse nuk na shikon Umeri, na shikon Zoti i Umerit”. Umeri nga jashtë, vendosi një shenjë mbi derën e kësaj shtëpie dhe u largua. Me të vajtur në shtëpi, ai u kërkoi djemve të tij që njëri prej tyre të martohej me këtë vajzë dhe ashtu ndodhi. Udhëheqësi i muslimanëve, zgjodhi si nuse për njërin nga djemtë e tij, një vajzë e cila emrin Er-rekib e kishte bërë pjesë të jetës së saj. Nga pasardhësit e kësaj vajze dhe djalit të Umerit, doli Umer ibnu Abdul Aziz. U përhap drejtësia, pasi një vajzë e përjetonte emrin e Zotit Er-rekib dhe nuk pranonte të mashtrojë. Të jetosh me emrin Er-rekib, do të thotë të kesh një jetë të mbushur me bereqet.
    Një i ri musliman në kohën që Mongolët kishin pushtuar vendet muslimane, sa herë që dëshirote të largohej nga gjynahet, dështonte. Një ditë, vajti tek një i ditur dhe i tha:”A nuk e ke dëgjuar hadithin e profetit a.s, kur i
    vajti dikush dhe i tha:”Më trego diçka rreth fesë, që të mos kem nevojë të pyes tjetër kënd.” Profeti a.s i  tha:”Thuaj: Besova në Zotin, pastaj vazhdo në rrugë të drejtë!” Po unë, si mund ta vën në zbatim këtë hadith?” Dijetari i nderuar, i dha një këshillë praktike. Ai i tha:”Sa herë që të shkosh për të fjetur, mos të të zërë gjumi, veçse duke përsëritur këto fjalë:”Zoti më mbikqyr, Zoti më shikon, Zoti është dëshmitar për atë që veproj.” Të njëjtat fjalë, e këshilloi që t’i përsërisë dhe në mëngjes, teksa niset për në punë. Veç kësaj i kërkoi që këto fjalë t’i përsërisë dhe gjatë ditës, sa herë t’i kujtohen. Në fund i kërkoi që të vijë pas një viti, me qëllim që t’i tregojë çfarë ka ngjarë.
    Tregon djali i ri:”Sa herë që nisesha për të vepruar një gjynah, thoja me vete:” Zoti më mbikqyr, Zoti më shikon, Zoti është dëshmitar për atë që veproj.” Gjithashtu, sa herë që veproja një punë të mirë thoja të njëjtat fjalë. Më vonë, ai hyri në ushtri dhe filloi të ngjisë poste të ndryshme. Një ditë, ai shikon një ëndërr, sikur kishte humbur në shkretëtirë. I mërzitur u ul diku dhe filloi të qajë. Pas disa çastesh ai sikur shikon një grup kalorësish duke ardhur në drejtim të tij. Kalorësit i printe një njeri i bardhë dhe i hijshëm. Kalorësit ndaluan para tij dhe prijësi i tyre zbriti nga kali, e kapi të riun për supesh e lëkundi dhe i tha:”çohu o Mahmud. Rruga për në Egjypt është në këtë drejtim. Ti do të jesh udhëheqës i Egjyptit dhe  t’i mposhtësh mongolët.” Ky i ri ishte Kutuzi. Me t’u zgjuar nga gjumi, ai vajti t’ia tregojë ëndrrën dijetarit Izz ibn Abduselam. Me të dëgjuar ëndrrën e tij, dijetari e përgëzoi. Më vonë Kutuzi arriti t’i thyejë mongolët dhe u bë udhëheqës i Egjyptit.
    Fillimet e këtij të riu ishin “Zoti më mbikqyr, Zoti më shikon, Zoti është dëshmitar për atë që veproj.”
    Allahu është mbikëqyrësi që kontrollon çdo frymëmarrje tonën. Është ai që din tradhëtinë e syve dhe atë që fshehin zemrat. Është ai që din çdo lëvizje tënden. “Ai është me ju, kudo që të jeni” (Hadid 4)
    “fshiheni thënien tuaj ose përhapeni, Ai din atë që ndodhet në kraharore” (Mulk 13)
    “A nuk e din atë që krijoi dhe Ai është i buti ekspert?” (Mulk 14)
    “nëse e thua hapur fjalën, Ai e din atë dhe të fshehtën” (Taha 7)
    “A nuk e shikon se Zoti din çka në qiej dhe në tokë? Nuk ka sekret të tre vetëve, veçse Ai është i katërti. As pesë veçse Ai është i gjashti, as më pak dhe as më shumë, Ai është me ta kudo që të ndodhen. Më pas Ditën e Kijametit u tregon atë që vepruan” (Muxhadele 7)
    Ti mund të mbash njëmijë sekrete dhe të mos ia tregosh gruas tënde. Mund t’i fshehësh me mijëra mendime, ndaj drejtorit. Të gjitha këto, i din Mbikqyrësi. Para tij ti je i zbuluar, fole apo nuk fole.
    Kur profeti a.s udhëtonte, lutej me fjalët:”O Zot. Ti je shoqëruesi ynë në këtë udhëtim dhe je kujdestari për familjet tona.”
    “Ai ka çelësat e fshehtësisë të cilat nuk i din tjetër veç Atij. çdo gjethe që bie, Ai e din” (En’am 59) Ai që kontrollon rënien e çdo gjetheje, e cakton kur do të bjerë dhe si do të bjerë, a e ka të vështirë të kontrollojë lëvizjet e tua?! Nëse kontrollon çdo gjethe, si mund të të injorojë ty?
    Ajo vajzë që flet me djem në orët e vona të natës dhe shkëmbejnë fjalë të pista. Nëse babai do të hapte linjën tjetër, do të ishte skandal për këtë vajzë. Si ka mundësi që na vjen zor nga krijesat dhe nuk na vjen nga Krijuesi që na vëzhgon në çdo çast?
    Ai doktor që i operon të sëmurët edhe pse nuk kanë nevojë për operim, vetëm për t’u marrë para më shumë, ta dijnë se Allahun e kanë mbikqyrësin e tyre.
    Ata prodhues të ushqimeve, të cilët i paketojnë në kuti dhe pako të bukura, por ushqimet përmbajnë lëndë të dëmshme për fëmijët dhe njerëzit, ta dijnë se kanë Zotin si mbikëqyrës.
    Ata të rinj që vishen bukur me qëllim që të tërheqin vëmendjen e vajzave, ta dinë se Zoti është mbikëqyrës i tyre.
    Ata që përdorin dylbinj, me qëllim që të shohin komshinjtë në jetën e tyre private dhe intime, ta dijnë se Zoti është mbikëqyrës i tyre.
    Gjatë gjithë kohës, kujto fjalët e vajzës që i tha nënës:”Nëse nuk na shikon Umeri, na shikon Zoti i Umerit”
    Kujto fjalët e Kutuzit:”Zoti më mbikqyr, Zoti më shikon, Zoti është dëshmitar për atë që veproj.”
    Ata avokatë që mashtrojnë njerëzit, le të kenë frikë nga Mbikëqyrësi. Ata hidraulikë dhe mekanikë makinash që lënë defekte pa riparuar, me qëllim që klienti të shkojë përsëri dhe të fitojnë sa më shumë para, ta dinë se Mbikëqyrësi i vëzhgon.
    Ai shofer taksie që kur merr një të huaj, zgjedh rrugën më të gjatë për në destinacion, me qëllim që t’i marrë para më shumë, ta dijë se Mbikqyrësi e vëzhgon.
    Ata nënpunës që sigurohen se nuk i sheh drejtori dhe marrin materiale nga vendi i punës, ta dijnë se Mbikëqyrësi i shikon.
    Nëse emri Errekib bëhet pjesë e jetës tonë, është më i dobishëm se njëmijë policë, roje apo kamera vëzhguese. Nëse do të edukoheshim me emrin Mbikqyrës, nuk do të kishim nevojë për policë tek semaforët. Ne do të ndalonim tek drita e kuqe, qofshim dhe në orën dy të natës.
    Ata të rinj që shoqërohen me vajza, prindërit e të cilave nuk dinë gjë, Mbikqyrësi vëzhgon. Thotë Zoti në Kuran:”Nuk është e ndershme që në shtëpi të hyni nga muret e tyre, por ndershmëria është për atë që është i devotshëm. Prandaj hyni në shtëpi nga dyert” (Bekare 189)
    Ai që ka dhjetëra vite që e tradhëton gruan e tij dhe mburret se askush nuk e ka marrë vesh, Allahu është mbikqyrësi i atij. “çdo gjethe që bie, Ai e din”
    Edukojini fëmijët tuaj o prindër me ndjenjën e emrit Errekib. Askush prej tyre nuk do të mashtronte, vidhte apo merrte ryshfete.
    Kur Ebu Bekri vendosi që të caktojë Umer ibnul Hattabin si pasues të tij, njerëzit i thanë:”Si e cakton atë udhëheqësin tonë, duke e ditur që është i ashpër?!” Por Ebu Bekri, ia ktheu:”Ai është një burrë që anën e brendshme e ka më të mirë se aparencën”
    Në librat e historisë islame, përmendet historia e një personi që u mashtrua dhe iu morr një shumë e madhe pasurish, nga dikush tjetër. Aq shumë u mërzit  dhe u dëshpërua, saqë u sëmur dhe vdiq. Pak para se të vdesë, shkroi një letër dhe i tha djalit të tij:”Ditën që do të më varrosni, dua që me kufomën time të kaloni pranë dyqanit të filanit (atij që i kishte marrë paratë). Kur të arrini tek dyqani, ndaloni dhe jepja këtë letër ta lexojë. Pasi vdiq, ditën që do e varrosnin, djemtë ndaluan me kufomën e tij tek dyqani i personit që i kishte marrë paratë dhe i thanë:”Babai ynë, ka lënë një letër për ty, para se të vdesë” Personi morri letrën, e hapi dhe lexoi:”Unë kam vajtur tek Zoti im, i cili e din atë që më ke bërë. Ai më shikon mua dhe të shikon dhe ty. Së afërmi do të vish dhe ti. Takimi mes nesh do të jetë Ditën e Kijametit, ku do të marr të drejtën time.”
    Qëllimi me këto që themi, nuk është të të mësojmë si të jesh i pagabueshëm, por edhe nëse gabon, të kërkosh falje dhe të pendohesh.
    Ndjenja e mbikqyrjes nga ana e Zotit nuk është vetëm për gjynahet. Ajo është dhe në marrëdhëniet tona shoqërore. Marrëdhëniet dhe lidhjet e tua të forta me Zotin, nuk duken në namazin që fal, në leximin e Kuranit... ato duken në marrëdhëniet e tua me gruan tënde. “O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin që u krijoi nga një vete, prej saj krijoi palën tjetër, prej tyre dërgoi shumë burra dhe gra, dhe kijeni frikë Zotin me të cilin përbetoheni dhe farefisin. Me të vërtetë që Zoti është mbikqyrës për ju” (Nisa 1)
    Junusin a.s e gëlltiti balena dhe qëndroi në barkun e saj për tre ditë. Ai ndodhej në tre errësira; errësirën e barkut të balenës, errësirën e detit dhe atë të natës. Kush mund ta dëgjonte Junusin a.s dhe kush mund t’i vinte në ndihmë atij? Për ta kuptuar më mirë Junusin a.s se si është ndjerë në barkun e balenës, le të marrim një shembull nga jeta jonë. Nëse dikush të mbyll me çelës në një sënduk. Më pas mbyll dhe derën e dhomës ku ndodhesh dhe mbyll dhe derën e jashtme të shtëpisë. Askush nuk të dëgjon dhe askush nuk të vjen në ndihmë. Kurse Junusi a.s ndodhej në barkun e balenës dhe në mesin e oqeanit. “Ai thirri në errësira:”Nuk ka zot tjetër përveç Teje. Unë kam qenë nga të padrejtit” (Enbija 87)
    Në disa rrëfenja thuhet se melekët kur e dëgjuan zërin e Junusit a.s, thanë:”O Zot, dëgjojmë një zë të njohur nga një vend i panjohur.” Zoti ua ktheu:”A nuk e njihni kush është? Ai është robi Im Junusi”
    A të ka ndodhur që teksa ecën rrugës, t’i flasësh Zotit? Nëse nuk të ka ndodhur, provoje tani. Thuaji:”O Zot, o Mbikqyrës. A je i kënaqur me mua? Më fal se unë nuk kam tjetër kënd veç Teje!...”
       Si na mbikqyr Zoti? Cilat janë mjetet dhe format e kësaj mbikqyrjeje?
    Mbikqyrësi më i mirë është Allahu. “dhe të mjafton Zoti si mbikqyrës”
    Për mbikqyrjen e njeriut, Zoti ka caktuar dhe melekë që e vëzhgojnë. Thotë Zoti në Kuran:”çdo fjalë që thotë, ka një mbikqyrës të rreptë” (Kaf 18) Secili prej nesh kemi një melek mbi supin e djathtë dhe një tjetër mbi supin e majtë, të cilët shënojnë veprat tona. Nga këto dy melekë, duhet të na vijë turp që të veprojmë gjëra të turpshme. Nëse do të ngrije zërin, gruaja do të ndërhynte duke ta bërë me shenjë që të ulësh zërin se dëgjojnë komshinjtë. Si vallë i injoron dy komshinjtë mbi supe dhe nuk të vjen zor prej tyre?!  A të ka rastisur që të veprosh një të mirë dhe duke u drejtuar nga meleku i krahut të djathtë i thua: Shkruaje këtë të mirë që sapo veprova!” dhe a të ka rastisur që pas një gjynahu, t’i thuash melekut të krahut të majtë:”Mos e shkruaj se do të pendohem tani!” A i ndjen se çfarë lidhjesh ke me këto dy melekë? A të ka ardhur zor ndonjëherë prej tyre?
    Një i ri, shkoi tek një dijetar dhe i kërkoi ta lejojë të veprojë gjynahe. Dijetari i tha:”Po, të jap leje por me katër kushte: Kushti i parë është që të mos e bësh këtë gjynah, mbi tokën që krijoi Zoti.” I riu e pyeti:”Po ku të shkoj veç tokës së Tij?” I dituri i tha:”A nuk të vjen zor që të qëndrosh mbi tokën e Zotit dhe të thyesh urdhërat e Tij?!” Kushti i dytë është që nëse dëshiron të veprosh një gjynah, të fshihesh në një vend ku nuk të shikon Zoti.” “Po ku mund të gjej në vend që nuk më shikon Zoti?! Ai shikon dhe mbikqyr gjithçka.” Dijetari i tha:”A nuk të vjen zor që të veprosh një gjynah, duke e ditur se Zoti po të vështron?!” Kushti i tretë është që nëse dëshiron të veprosh një gjynah, mos u ushqe me të mirat e Zotit.” “Po me çfarë të ushqehem tjetër?” e pyeti djaloshi. I dituri i tha:”A nuk të vjen zor që ushqehesh me të mirat e Zotit dhe të thyesh urdhërat e Tij?!” Kushti i katërt është që t’u thuash dy melekëve që shkruajnë veprat e tua të të japin leje për diçka të tillë.” “Diçka e tillë është e pamundur” ia ktheu djaloshi. Atëherë kij frikë Zotin! – ia ktheu i dituri.
    Ata shitës që shesin mallra me peshë të mangët, ata doktorë që teksa vizitojnë klientet shohin pjesë që nuk duhen parë, ata farmacistë të cilët shesin ilaçe të skaduara... le ta dijnë se mbikqyren nga Zoti dhe melekët e Tij.
    Si  mjet tjetër mbi mbikqyrjen, Zoti ka caktuar dhe ndërgjegjen e njeriut. Zoti që krijoi njeriun, e ka pajisur atë me një sistem alarmi tepër të ndjeshëm. Mallrat dhe veshjet që shiten në Europë, janë të pajisura me një pajisje e cila sinjalizon shitësit, nëse klienti përpiqet të dalë pa paguar çmimin. E tillë është dhe ndërgjegja e njeriut. Me të vepruar një gjynah, ndërgjegja jep sinjalet e alarmit. Menjëherë ndjen që fytyra të skuqet, zemra rreh më shpejt, mund të dridhesh... E kundërta ndodh nëse vepron një vepër të mirë, fytyra ndrit nga gëzimi.
    Kur populli i Salihut vendosën ta therrin devenë që Zoti e çoi si mrekulli, Kurani përmend një fakt shumë të rëndësishëm për personat që therrën devenë. Para se ta therrin devenë, ata pinë raki dhe e humbën ndërgjegjen. Askush nuk mund të veprojë krime të rënda, pa e humbur më parë ndërgjegjen dhe koshiencën.
    Mbikqyrësi suprem, ka krijuar brenda fizikut tënd, një aparat mbikqyrës të brendshëm, i cili është më i fuqishëm se çfarëdo lloj ligjesh. Ka njerëz që me gjynahet e shumta, e kanë shkatërruar këtë aparat alarmi të brendshëm.
    Nëse nuk ndërgjegjësohesh në këtë botë, dije se do të përballesh me një llogari të rreptë në Ditën e Kijametit. Thotë Zoti në Kuran:” Dhe vihet libri (i veprave), dhe i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.” (Kehf 49)
    Atë ditë ç’do gjë do të vendoset në peshore, një shkelje syri me tallje, një lëvizje koke në shenjë përbuzje dhe çfarëdo tjetër. “Ne e kopjonim atë që vepronit” (Xhathije 29) çdo gjë është e regjistruar dhe e filmuar dhe do të shfaqet para syve të tu. Nëse do i mohosh të gjitha, atëherë do të të mbyllet goja dhe do të flasin gjymtyrët e trupit. “Sot do ua vulosim gojët e tyre dhe do na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë mbi atë që kanë vepruar” (Jasin 65)
    “ata u thonë lëkurës: përse dëshmuat kundër nesh? Ato thonë: Na bëri Zoti të flasim” (Fussilet 21)
    Mbikqyrësi nuk është vetëm për t’u pasur frikë dhe për gjynahe. Ai është dhe për qëllimet dhe veprat e mira. Nëse një vajzë e re ëndërron që kur të martohet do të lindë një djalë, të cilin do e ekukojë të jetë si Salahudin Ejubi i cili do nderojë umetin musliman. Ditën e Kijametit, ky qëllim dhe kjo dëshirë do të vendoset në veprat e mira dhe do të peshohet së bashku me ta, edhe pse mbeti vetëm një dëshirë dhe nuk u realizua.
    A e imagjinon dot gëzimin tënd o vëlla dhe o motër, në çastet kur të të vijë libri i veprave në dorën e djathtë? A e imagjinon gëzimin që ndjen ato çaste, teksa thërret:”Ja, lexojeni librin tim.” (Hakka 19)

       Mbikqyrja e Zotit nuk është e rreptë në atë formë që të të nxijë jetën.
    Një tregues për këtë është se ne nuk e ndjejmë prezencën e mbikqyrjes së melekëve. Nëse do të kishim të instaluara mijëra kamera, kudo që të shkelim,  nuk do të ndjeheshim të lirë. Kurse Zoti i ka caktuar melekët, të cilët na mbikqyrin dhe ne nuk i shohim. Kjo na jep liri në veprim dhe mendim. Ka prindër që mbikqyrin çdo lëvizje të fëmijëve, duke ua nxirrë jetën. Ka burra që mbikqyrin çdo lëvizje të grave të tyre, duke ua bërë jetesën së bashku të pamundur.
    Mbikqyrja e Zotit, është një mbikqyrje e lartë, pasi bëhet jo vetëm për të kontrolluar gjynahet e tua, por dhe për të mirat e tua. Ajo bëhet me qëllim që ti të fitosh xhenetin. çdo njeri, para se ta caktojnë në një post të lartë, e mbikqyrin dhe vëzhgojnë. Kështu dhe Zoti të mbikqyr me qëllim që të të japë xhenetin më pas. Ti je zgjedhur për të hyrë në xhenet, dhe për këtë duhet të mbikqyresh dhe të vëzhgohesh me parë.
    Është pikërisht kjo mbikqyrje ajo që të bën të gëzuar kur të marrësh librin në dorën tënde të djathtë dhe
    të thuash:”Ja, lexojeni librin tim. Unë e gjeta llogarinë time. Ai është në jetë të kënaqshme...” (Hakka 19-21)

       Si do të ishte gjendja jonë, nëse umeti e përjeton këtë emër?
    Sot shpenzohen shuma të mëdha, për mbikqyrjen e lëvizjeve të njerëzve të ndryshëm. Vallë sa pasuri do të kurseheshin, nëse në vend të kamerave, policëve dhe rojeve, do të mbillnim në zemrat e njerëzve ndjenjën e mbikqyrjes së Zotit. A e kupton se problemet e përdorimit të drogës në shkolla, do të zgjidheshin? A e kupton se shumë mosmarrëveshje mes çifteve do të zgjidheshin, pa vajtur çështja në gjykatë? A e kupton se studentët që janë mësuar të kopjojnë dhe mashtrojnë, do të mbështeteshin në forcat e tyre? A e kupton se të gjithë punonjësit do të punonin me sinqeritet dhe prodhimet do të ishin cilësore?
    Tregohet që një burrë i pasur, martohet me një grua të dytë, pa dijeninë e gruas së parë. Gruaja e parë, dëgjoi për diçka të tillë, por nuk e hapi këtë bisedë me burrin e saj. Më vonë, ky burrë vdiq, duke lënë një pasuri të madhe. Gruaja që tashmë dukej sikur kishte shpëtuar nga një vuajtje e madhe, bëri diçka të paparashikueshme. Ajo i dërgoi shemrës së saj, pjesën e trashëgimisë. Diçka e tillë është e vështirë dhe kërkon vendosmëri të madhe. Por më e vështirë se ky qëndrim, është qëndrimi i shemrës së saj. Ajo iu përgjigj se nuk meritonte nga trashëgimia e tij asgjë, pasi e kishte ndarë para se të vdesë. 
    Shoqëritë tona sot janë të mbytura në mashtrime, rrugë të pandershme të fitimit të parave, ryshfete... dhe shpëtimin e kemi kur të ndjejmë mbikqyrjen dhe vëzhgimin e Zotit.


    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #7 ne: 15-09-2007, 21:25:25
    ER-RAHMAN   ER-RAHIM (Mëshiruesi, Mëshirëploti)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë, ka lidhje me emrin e temës së kaluar. Kjo pasi ky emër shkon në harmoni të plotë me emrin Krijues, që nga krijimi i universit dhe deri në Ditën e Kijametit. Emri që do të trajtojmë në këtë temë, është Er-rahman Er-rahim. Mëshira e Zotit është një cilësi e cila është në harmoni të plotë me krijesat. Të gjithë ajetet e Kuranit dhe hadithet e profetit Muhamed a.s që flasin mbi mëshirën e Zotit, flasin që nga krijimi i gjithësisë deri në jetën në xhenet.
    Qëllimi ynë me këtë temë është që të gëzohemi me mëshirën e Zotit ndaj nesh. A të ka ndodhur ndonjëherë që ta adhurosh Zotin me ndjenjën e gëzimit për mëshirën e Tij? “Thuaj me mirësinë dhe mëshirën e Zotit të gëzohen. Ajo është më e mira për të mbledhur” (Junus 58)
    Pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj bote, nuk mund të krahasohen me mëshirën e Zotit.
    Në këtë temë do të përqendrohemi në pesë pika:
       Kuptimi i emrit Er-rahman Er-rahim.
       Si ta përjetojmë këtë emër?
       Treguesit e mëshirës në gjithësi.
       Ku është mëshira teksa përballemi me gjithë këto fatkeqësi?
       Mëshirë e veçantë gjatë muajit të Ramazanit.
    Cili është kuptimi i emrave Er-rahman Er-rahim dhe cili është ndryshimi mes dy emrave?
    Fillimisht le të flasim mbi kuptimin e fjalës “mëshirë”. Mëshira është t’i shërbesh një krijese me gjëra të cilat e gëzojnë dhe i sjellin dobi. Thjesht, fjala mëshirë nënkupton gëzim dhe kënaqësi. Fjala “mëshirë” përmban mirësinë, dhembshurinë, dashurinë, miqësinë, lumturinë, përmirësimin, edukimin, udhëzimin, përkujdesjen dhe ndonjëherë mund të vijë dhe në formë të ndëshkimit. E rëndësishmja është se mëshira është për të arritur lumturinë dhe gëzimin e njeriut. Edhe kur mëshira vjen në formë të ndëshkimit, ajo konsiderohet mëshirë pasi shërben për lumturinë dhe gëzimin tënd. 
    Cili ëshë ndryshimi mes dy emrave Er-rahman dhe Er-rahim?
    Për këtë pikë, dijetarët muslimanë kanë folur gjatë. Por ajo që na intereson neve, është se emri Er-rahman, nënkupton mëshirën që përfshin gjithçka të krijuar në këtë univers gjigand. Thotë Zoti në Kuran: ”Kush ju mbron juve natën dhe ditën nga Er-rahman (Mëshiruesi)” (Enbija 42)
    Kurse emri Er-rahim, është vetëm për besimtarët. Er-rahman është mëshirë e përgjithshme për të gjitha krijesat, kurse Er-rahim është mëshirë e veçantë vetëm për besimtarët. Thotë Zoti në Kuran:”dhe ishte për besimtarët mëshirëplotë (rahim)” (Ahzab 43) Kur besimtarët do të hyjnë në xhenet, do u thuhet:”Paqe nga Zoti mëshirëplotë” (Jasin 58) Shpesh herë në Kuran, emri Et-tevvab (pranues i pendimit) shoqërohet me emrin Er-rahim:”Ai është pranuesi i pendimit dhe mëshirëplotë” (Teube 118) Kjo pasi ai që pendohet, meriton mëshirë të veçantë nga Zoti i Madhëruar.
    Kështu emri Er-rahman tregon mbi mëshirën e përgjithshme, kurse Er-rahim, tregon mbi mëshirën e veçantë për besimtarët. Në këtë temë, ne do të flasim mbi të dy mëshirat. Të ushqehesh me të mirat e  kësaj bote dhe të kënaqesh me ta, është mëshirë e përgjithshme nga Zoti. Kurse të adhurosh Zotin dhe ta lusësh Atë, është mëshirë e veçantë prej Tij. Cilën nga këto dy cilësi të ka dhënë Zoti ty o vëlla? Përse të mos i kesh të dyja? “O Zot na jep në këtë botë të mira dhe në botën tjetër të mira” (Bekare 201)
       Si ta përjetojmë këtë emër? Si të gëzohemi me të?
    Mëshira i shoqëron krijesat e Zotit që nga krijimi i universit dhe deri në fundin e tij. Le të përmendim fillimin e gjithësisë. Thotë profeti a.s në një hadith tjetër:”Kur Zoti krijoi gjithësinë, shkroi një fjali mbi Arshin e Tij sublim. Në të shkruhet:”Mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.” Këto fjalë janë shkruar në vendin më të shenjtë në gjithësi, akoma pa u krijuar ti o njeri.
    Mbi fjalët:”Mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.” Ibnul Kajjim thotë:”Mëshira është baza e emrave dhe cilësive të Zotit. Kjo pasi Zoti nuk mund të jetë veçse mëshirues. Diçka e tillë është në natyrën e Zotit, ashtu siç është dija, fuqia, aftësia, dëgjimi, shikimi dhe mirësia. Mëshira është një cilësi e përhershme e Zotit.” Më pas Ibnul Kajjim përmend hadithin mbi Ditën e Kijamtit, ku profeti a.s thotë:”...Zoti im është zemëruar si asnjëherë më parë dhe kurrë nuk do të të zemërohet më pas kështu.” Ai ia ka bërë obligim vetes mëshirën dhe diçka të tillë nuk e ka thënë për zemërimin. Mëshira dhe dija e Tij përfshijnë gjithçka dhe diçka e tillë nuk është për zemërimin dhe ndëshkimin. Për këtë, falja është më e dashur për Zotin sesa ndëshkimi dhe hakmarrja.”
    Prandaj, kur lutemi themi:”O Zot, na mëshiro pasi Ti je Mëshiruesi ynë dhe mos na ndëshko, pasi Ti na ke në dorë.” Thotë Zoti në një ajet:”dhe sikur të mos ishte një fjalë të cilën e kemi thënë, dënimi do të ishte i pashmangshëm.” (Taha 129) Kjo fjalë e thënë është:”Me të vërtetë mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.”
    Secili prej nesh e ka provuar të ndëshkohet nga prindërit e tij kur ishte i vogël. Në atë kohë, prindërit na thonin që na ndëshkojnë pasi na duan, jo se na urrejnë. Vetëm tani pasi jemi rritur, ne e kuptojmë që një kritikë, ndëshkim... i prindërve na ka ruajtur që të mos marrim rrugë të keqe.
    Në një hadith të cilin e transmeton Tirmidhiu, thuhet se shpirti filloi t’i jepej Ademit a.s nga koka. Me t’i hyrë në kokë, Ademi a.s teshtiu. Melekët i thanë:”Thuaj “Elhamdu lil-lah” Dhe Ademi a.s tha:”Elhamdu lil-lah” Atëherë vetë Zoti i tha:”Rehimeke rabbuk” (Të mëshiroftë Zoti yt).
    Fjala e parë që Ademi a.s dëgjoi nga Zoti i tij, ishte mëshira. A nuk të gëzon ideja që fjala e parë me të cilën Zoti i drejtohet një njeriu është mëshira?
    Thotë profeti a.s:”Ditën që Zoti krijoi qiejt dhe tokën, krijoi njëqind mëshira. Secila prej tyre është sa vetë distanca mes qiellit dhe tokës. Në tokë, Ai zbriti vetëm një mëshirë të vetme, me të cilën mëshirohen krijesat e tokës..”.
     Keqardhja, mëshira, dhembshuria që ndjejmë ndaj njëri-tjetrit është nga kjo mëshirë të cilën Zoti e ka vendosur në tokë. Këmba që ngre kafsha për të mbrojtur të voglin e saj nga dëmtimi, është nga kjo mëshirë me të cilën na ka pajisur Zoti.
    Obligimi i parë dhe më kryesori është që të njohim Zotin dhe nuk mund ta njohim Zotin veçse me anë të librit të Tij, Kuranit. Fjalët e para me të cilat fillon Kurani, janë:”Me emrin e Zotit Mëshiruesit, Mëshirëplotit” Zoti e filloi krijimin e gjithësisë me krijimin e mëshirës, fjalët e para që ia tha njeriut ishin “mëshirë”,  librin e tij që e shpalli për njerëzit, e filloi me mëshirë dhe çdo sure të Kuranit e fillon me mëshirë.
    Sado që të flasim rreth mëshirës së Zotit, ti o vëlla dhe o motër nuk do e ndjeni siç duhet, vetëm pasi të uleni dhe të mendoni sa herë u ka mëshiruar Zoti  gjatë jetës tuaj.
    Fillimi i gjithësisë ishte me mëshirë, po kështu është dhe fundi i saj. Thotë profeti Muhamed a.s:”Ditën që Zoti krijoi qiejt dhe tokën, krijoi njëqind mëshira. Secila prej tyre është sa vetë distanca mes qiellit dhe tokës. Në tokë, Ai zbriti vetëm një mëshirë të vetme, me të cilën mëshirohen krijesat e tokës.Ditën e Kijametit, Ai do e bashkojë këtë mëshirë me 99 të tjerat dhe do i hapë për krijesat e tij. Atë Ditë nuk do të humbasë vetëmse një i humbur.”
    Rreth Ditës së Kijametit duhet të jemi të shqetësuar, por gjithashtu duhet të kemi shpresë dhe të jemi optimistë për mëshirën e Zotit. Nuk kemi përse ta ndërtojmë gjithçka në bazë të frikës. Ti duhet të jesh i gëzuar që ke si Zot, Mëshiruesin, Mëshirëplotin.
    Të njëqind pjesët e mëshirës së Zotit, do të përhapen Ditën e Kijametit dhe ai që nuk do të përfitojë prej tyre, është vetëm një njeri i mbrapshtë. Në një rrëfenjë thuhet se edhe shejtani do të ngrihet në majë të gishtave, me shpresë se mos e përfshin dhe atë mëshira e Zotit.
    Thotë profeti a.s:”Asnjë prej jush, nuk do të hyjë në xhenet me punën e tij” Shokët e pyetën:”As ti o i dërguar i Zotit?” Ai u tha:”As unë. Në xhenet do të hyj vetëm nëse më përfshin Zoti në mëshirën e Tij.”
    Në një rrëfenjë thuhet se pasi vdiq një burrë, u pyet nëse dëshironte që xhenetin ta fitojë me punët e tij apo me mëshirën e Zotit. Ai kërkoi që ta fitojë me punët që kishte vepruar në këtë botë. Kur u vendosën të mirat që kishte vepruar në njërën anë të peshores, në krahun tjetër u vendos mirësia e të shikuarit. Dhe padyshim ishte mirësia e të shikuarit ajo që rëndoi më shumë në peshoren e veprave. Atëherë robi kërkoi të  fitojë xhenetin me mëshirën e Zotit.
    Vetë xhenetin, Zoti e ka quajtur mëshirë. Thotë Zoti në Kuran:”dhe përsa u takon atyre që u zbardhet fytyra, ata janë në mëshirën e Zotit” (Al Imran 107) Mëshira e Zotit në këtë rast, është vetë xheneti.
    Në një hadith kudsij, Zoti i drejtohet xhenetit me fjalët:”Ti je mëshira Ime, me të cilën mëshiroj këtë të dua nga robët e Mi.”
    Nga sa përmendën shohim që mëshira është cilësia me të cilën Zoti komunikon dhe i trajton krijesat e Tij.
    “Thuaj me mirësinë dhe mëshirën e Zotit të gëzohen. Ajo është më e mira për të mbledhur” Gjëja e vetme për të cilën ia vlen të gëzohesh, është pikërisht mëshira e Zotit.
    Ditën e Kijametit do të vijë dikush dhe do i peshohen veprat që ka punuar, të mirat dhe të këqiat. Veprat e këqia do të jenë më të shumta, kështu peshorja e punëve të këqia do të jetë më e rëndë. Atij i duhet vetëm një vepër e mirë, e cila do i ndryshojë ekuilibrat. Do të fillojë t’u kërkojë njerëzve një të mirë, e cila do ia mundësojë të hyjë në xhenet. Fillimisht do të shkojë tek nëna e tij, por ajo do refuzojë t’ia japë
    duke i thënë:”Vetja ime, vetja ime.” Do të shkojë tek babai, vëllezërit, motrat, shokët etj… por të gjithë i përgjigjen me të njëjtën përgjigje. Në fund do të kalojë pranë një njeriu që ka male me vepra të këqia dhe nuk ka veçse një vepër të mirë. Ai do i thotë:”Unë jam se jam i humbur. Merre ti këtë të mirë dhe shpëto!” Atëherë do të gëzohet. Zoti do i thërrasë atij që i dha të mirën:”Ti nuk je më i mëshirshëm se Unë. Prandaj hyni të dy së bashku në xhenet.”
    Nëse fillimi i universit ishte me mëshirë dhe Dita e Kijametit është me mëshirë, patjetër që dhe dynjaja që ndodhet mes të dyjave, është me mëshirë. Edhe vetë jeta e varrit dhe vdekja janë mëshirë e Zotit.
    Thotë Zoti në Kuran:”dhe Zoti yt është falës me mëshirë” (Kehf 58) “dhe Zoti yt është i pasuri me mëshirë” (En’am 133)
    “dhe nëse të përgënjeshtrojnë, u thuaj që Zoti yt është me mëshirë të gjerë” (En’am 147) “dhe mëshira Ime ka përfshirë gjithçka dhe do e bëj obligim për të devotshmit”(Araf 156)  Ky ajet flet për dy emrat e Zotit, Er-rahman dhe Er-rahim. Kur thotë:”dhe mëshira Ime ka përfshirë gjithçka” është emri Er-rahman. Kurse kur thotë”dhe do e bëj obligim për të devotshmit” është emri Er-rahim.
    “Zoti ia ka caktuar detyrë vetes së Tij mëshirën” (En’am 12) Zotin e Madhëruar nuk mund ta urdhërojë dhe obligojë kush. Ai vetë ia ka bërë obligim vetes mëshirën. A nuk tregon kjo se Ai i don robët e Tij?
    Thotë profeti a.s:”Zoti është më i mëshirshëm për robët e Tij, sesa nëna e dhembshur për fëmijën e saj”
    Kujtoji të gjithë vuajtjet, përkëdheljet, përqafimet, sakrificat... e nënës. Të gjitha këto nuk krahasohen me dashurinë, dhembshurinë dhe mëshirën e Zotit për ty o njeri.

       Shenjat dhe treguesit e mëshirës në gjithësi.
    Që të flasësh mbi treguesit e mëshirës së Zotit në gjithësi, do të thotë që të mos përfundosh kurrë nga kjo temë. Por do të përmendim vetëm disa dukuri, të cilat na kujtojnë mëshirën e Zotit.
    1 -  Nga treguesit e mëshirës së Zotit në gjithësi, është ndryshimi i natës dhe i ditës. Thotë Zoti i Madhëruar:”Nga mëshira e Tij është se bëri natën dhe ditën me qëllim që të preheni dhe për të kërkuar mirësitë e Tij, me shpresë se do e falenderoni” (Kasas 73)
    A e imagjinon dot se si do të ishte kjo botë, po të ishte vetëm natë ose vetëm ditë? Thotë Zoti në Kuran:”Thuaj: “Si do të ishte gjendja nëse Zoti do e bënte natën të përhershme, kush tjetër përveç Zotit u sjellë dritë?”  (Kasas 71)  Është një mëshirë të cilën ne e përjetojmë çdo çast.
    2 – Një tregues tjetër është se si nata dhe dita nuk vijnë menjëherë, por gradualisht. A e imagjinon dot se sa tronditëse do të ishte nëse nata dhe dita do të vinin për një çast? Këtë fakt na e përmend vetë Zoti në Kuran, ku thotë:”Dhe nata kur vjen gradualisht. Dhe mëngjesi që merr frymë” (Tekvir 17-18)
    3 – Një tregues tjetër i mëshirës së Zotit, është se gjërat themeltare që sigurojnë jetën tënde mbi tokë, nuk i ka lënë në dorë të askujt tjetër. Ujin i cili siguron jetesën tonë mbi tokë, askush nuk mund ta monopolizojë. Atë e ka në dorë vetëm Zoti i Madhëruar dhe vetëm Ai e din kur lëshon shi. Edhe nëse disa individë apo shtete, ndërtojnë diga të cilat nuk lejojnë furnizimin e rregullt të të tjerëve me ujë, Zoti ka caktuar ujërat nëntokësorë dhe puset, me të cilat mund të furnizohen. Nëse pranojmë që uji dhe mund të monopolizohet në një farë mënyre dhe të shkaktojë kriza, ajrin që thithim çdo çast është e pamundur që të monopolizohet nga askush. A ka kush tjetër përveç Zotit që ta kontrollojnë sasinë e oksigjenit?
    4 – Një tregues i mëshirës së Zotit është dhe rënia e shirave. Thotë Zoti në Kuran:”Është Zoti Ai që lëshon shiun pas thatësirës dhe përhap mëshirën e Tij” (Shura 28)
    “shikoji treguesit e mëshirës së Zotit, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj.” (Rum 24)
    “A e shihni ujin që pini? A ju e zbrisni nga retë, apo e zbresim Ne? Po të dëshironim e bënim atë të kripur. Përse nuk falenderoni?” (Vakia 68-70)
    E veçantë është se kur bie shi, uji depozitohet në tokë dhe nuk rrjedh direkt në lumenj dhe detra. Për këtë, thotë Zoti në Kuran:”A e shihni nëse uji mbetet në tokë (shteron)  kush do u sjellë ujë” (Kehf 41)
    5 – Tregues tjetër i mëshirës së Zotit, janë dhe lidhjet shoqërore. Kush është ai që ndjenjën e mëshirës dhe dhembshurisë e ka vendosur në zemrat e prindërve? Kush i ka bërë zemrat tona që t’i duam njerëzit e gjakut? Kush e bëri që babai të sakrifikojë gjithçka për fëmijët e tij?
    6 – Sado që gjynahet tona janë të shumta, Zoti na mëshiron. Thotë Zoti në Kuran:”Nëse Zoti u ndëshkon për për atë që veproni, do e shpejtonte ndëshkimin e tyre” (Kehf 58)
    7 – Mëshira mes bashkëshortëve. “Nga faktet e Tij është se bëri për ju bashkëshorte që të gjeni prehje, dhe krijoi mes jush miqësi dhe mëshirë” (Rum 21)
    Nëse i fejuari i vajzës udhëton larg, ajo fillon të qajë, edhe pse nuk ka veçse disa ditë që janë fejuar dhe janë njohur. A nuk është tregues mëshire kjo?
    Ka burra që i keqtrajtojnë dhe sillen ashpër me gratë. Por me të vënë re që janë të sëmura dhe mund t’u rrezikohet dhe jeta, ata kthehen në burra të dashur dhe të dhembshur. Nga i erdhi kjo mëshirë dhe dhembshuri?
    8 – Mëshirë është dhe ardhja e profetit Muhamed a.s si i dërguar. Thotë Zoti në Kuran:”dhe Ne nuk të dërguam veçse mëshirë për gjithë botrat” “ishte mëshira e Zotit që ti sillesh mirë me ta. Nëse do të silleshe me ashpërsi dhe ngurtësi, ata do të largoheshin prej teje” (Al Imran 159)
    Ky ajet, flet mbi një nga ligjet e Zotit në tokë; Afërsia me Zotin, të bën të mëshirshëm dhe të mirësjellshëm me njerëzit, gjë e cila shton dashurinë mes teje dhe njerëzve. Dhe e kundërta; Të jetuarit larg Zotit, të bën të ashpër dhe zemër ngurtë, dhe bën që njerëzit të largohen prej teje. Burimi i mëshirës është vetëm Zoti. Nëse kërkon të jesh i mëshirshëm dhe i dashur me të tjerët, forcoji lidhjet e tua me Zotin.
    Po të shohim në botën shtazore, do të gjejmë me mijëra shembuj se si krijesat dhe kafshët mëshirojnë të vegjlit e tyre. Do të mbeteshim gojëhapur me sakrificën e prindërve për të vegjlit e tyre. E gjitha kjo, është një pjesë e njëqind mëshirave që krijoi Zoti, që para krijimit të universit.
    Profeti a.s kur lutej, thoshte:”O Zot. Unë kërkoj mëshirë që të jem unik në vetvete, të mi zgjidhë hallet, të më plotësojë gjërat që më mungojnë dhe të më mbrojë nga çdo e keqe!”
    “Thuaj me mirësinë dhe mëshirën e Zotit të gëzohen. Ajo është më e mira për të mbledhur” (Junus 58)

       Ku është mëshira teksa pëballemi me gjithë këto fatkeqësi dhe probleme? Si
    mund t’i shpjegojmë gjithë këto fatkeqësi, vdekje, dhimbje, plagë, lot, vdekje fëmijësh... teksa themi që mëshira e Zotit është prezente kudo?
    Për këtë, le të bëjmë një hyrje të shkurtër. Thotë Zoti në Kuran:” ju preferoni jetën e kësaj bote. Por bota tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.”  (A’la 16-17) Ajo që kërkon Zoti, është që të na bëjë të lumtur, pasi Ai është Mëshiruesi Mëshirëplotë. Kjo lumturi dhe ky gëzim, mund të jenë të plotë vetëm në xhenet dhe kurrsesi në këtë botë. Nëse ti o njeri lodhesh dhe vuan në këtë botë, Zoti e korrigjon dhe t’i kompenson këto vuajtje me lumturinë në xhenet.
    Kështu, le të biem dakort që kjo botë në krahasim me xhenetin, është e pavlerë. Për këtë, le të marrim një shembull. Dikush është nisur drejt një rruge të gjatë, me pluhur dhe në një të nxehtë përvëlues. Objektivi i tij është të arrijë tek një pallat madhështor dhe i bukur. Teksa udhëton rrugës, ai takon dikë tjetër me një makinë tepër luksoze dhe të bukur, por që pranë vetes kishte një litar për t’u varur. Po ti shohim nga larg, për të parin do të thonim:”Sa gjynah që po udhëton në këmbë, në atë të nxehtë dhe vapë përvëluese!” Kurse për të dytin do të thonim:”Oh ç’makinë dhe ç‘kushte të mira që paska ai!” Por i pari që vuan po shkon drejt një pallati ku do të kënaqet dhe do të jetë i lumtur, kurse i dyti ka marrë me vete litarin për t’u varrur.
    Thotë Zoti në Kuran:” A është njëlloj ai, të cilit i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), me atë të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?” (Kasas 61)
    Profeti a.s thotë:”Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit”
    Imam Raziu është një nga dijetarët e rrallë të umetit musliman. Ai ishte elegant, vishej bukur dhe të gjithë e donin. Një ditë, teksa dilte nga xhamia, u përball me një jomusliman, të veshur keq dhe në gjendje të rënduar ekonomike. Jomuslimani, e pa Imam Raziun dhe i tha:”Profeti juaj thotë se kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit. Në çfarë burgu ndodhesh ti me këto të mira dhe në çfarë xheneti ndodhem unë me këto vuajtje?” Përgjigja e Imam Raziut ishte shumë e bukur dhe kumptimplote. Ai i tha:”O filan. Mirësitë që më ka dhënë Zoti në këtë botë, po t’i krahasojmë me mirësitë që ka pregatitur për mua në xhenet, duken si kushtet e një burgu. Kurse vuajtjet dhe telashet e tua në këtë botë, po të krahasohen me vuajtjet dhe dhimbjet që ka pregatitur Zoti për jobesimtarët në botën tjetër, janë si xhenet për ty.” Jobesimtari, qëndroi pak duke u menduar dhe tha:”Për Zotin, i dërguari i juaj ka thënë të drejtën. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguari i Tij.”
    Embrioni në barkun e nënës, është si në burg. Ai është shumë i vogël, aq sa të zërë embrionin. Megjithatë, secili prej nesh kur kemi qenë në këtë fazë, jemi ndjerë mirë në barkun e nënave tona. Kjo pasi ashtu ishim mësuar dhe nuk dinim nëse ka diçka më të madhe se barku i nënës. Kur erdhëm në këtë botë dhe lindëm, e shoqëruam me të qara, pasi humbëm të mirat ku ndodheshim. Pasi u rritëm, shëtitëm dhe brodhëm në shumë vende të botës. Edhe pse kemi parë dhe kemi përjetuar çaste të bukura dhe të paharrueshme në këtë botë, në krahasim me kënaqësitë e xhenetit, ato nuk vlejnë asgjë. Nëse do i dije kënaqësitë e xhenetit, do e kuptoje që kjo botë në krahasim me botën tjetër, është njëlloj si mitra e nënës në krahasim me këtë botë. Thotë Zoti në Kuran:”shpejtoni të fitoni falje prej Zotit dhe xhenete, gjerësia e të cilave është sa gjerësia e qiejve dhe tokës. Ata janë pregatitur për të devotshmit” (Hadid 21)
    Thotë profeti a.s:”Në xhenet ndodhet një pemë, hijen e së cilës nuk e përshkruan as për njëqind vite një kalorës” “Njeriu që do të ketë pjesën më të pakët në xhenet, nuk e përshkon pronën e tij as për njëmijë vite duke ecur pa ndaluar”
    Duke ditur që kjo botë është burg për besimtarin, duke ditur që xheneti është më i mirë për të, duke dashur që të të bëjë të lumtur... Zoti të mban nën kujdesin e Tij gjithmonë.
    Nëse një fëmijë do të qante me të madhe dhe t’i thoshte babait të tij se nuk dëshiron të shkojë në shkollë, pasi nuk i duron dot shokët dhe babai e mëshiron dhe e lejon të qëndrojë në shtëpi, ky fëmijë kur të rritet do të jetë një dështak.
    Nëse një fëmije i duhet prerë krahu për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme, nëna e tij ngulmon që të mos i pritet, kurse babai që t’i pritet. Padyshim që ai që tregon më shumë mëshirë për fëmijën është babai, pasi me këtë ai po i shpëton jetën.
    Allahu i Madhëruar, na sprovon me fatkeqësi dhe vuajtje, me qëllim që të na ruajë nga ndëshkimi i zjarrit të xhehnemit dhe të na bëjë të lumtur në xhenet. Thotë Zoti në Kuran:”Ne do i bëjmë ta shijojnë ndëshkimin e vogël, pa atë të madhin, me shpresë që të kthehen” (Sexhde 21)
    Thotë Zoti në një hadith Kudsij:”Betohem në madhështinë dhe krenarinë Time. Unë nuk ia marr shpirtin robit tim besimtar, veçse me qëllim për ta mëshiruar. Unë nuk ia marr shpirtin, derisa ta sprovoj në pasurinë e tij, familjen e tij dhe fizikun e tij, me qëllim që kur të takohet me Mua, të mos ketë asnjë gjynah. Nëse i mbeten gjynahe pa shlyer, ia vështirësoj daljen e shpirtit, me qëllim që kur të takohet me Mua, të jetë si atë ditë që e ka lindur nëna.”
    Kështu që fatkeqësitë dhe vuajtjet, janë me qëllim që të hysh në xhenet. Janë me qëllim që të fitosh mëshirën dhe shpërblimin e Zotit.
    Kur profetit a.s iu shpall ajeti:”Nuk është me dëshirat tuaja dhe as me dëshirat e idhtarëve të librit, kush vepron një të keqe, do të ndëshkohet për të.” (Nisa 123) Ebu Bekri e pyeti profetin a.s:”O i dërguar i Zotit:”Si do mund të shpëtojmë atëherë?” Profeti a.s ia ktheu:”Nuk është ashtu o Ebu Bekr. A sprovohesh në trupin tënd, a sprovohesh në familjen tënde, a sprovohesh në pasurinë tënde?” “Po o i dërguar i Zotit” iu përgjigj Ebu Bekri. Atëherë profeti a.s i tha:”Ky është komenti i “ndëshkohet për të”. Dmth, që kush vepron një të keqe, do të ndëshkohet me vuajtje dhe fatkeqësi që në këtë botë, me qëllim që kur të takohesh me Zotin, të jesh i pastër nga gjynahet.
    Edhe vetë vdekjen, ne duhet të mësohemi ta shohim ndryshe. Ajo është përfundimi i kohës së provimit. Tashmë ka ardhur koha të pushosh nga lodhja e provimit dhe të gëzohesh me pranimin tënd në xhenet. Përse të mos e shohësh jetën e kësaj bote, si një provim të gjatë dhe të vështirë dhe vdekjen si periudhën e qetësisë dhe çlodhjes nga ky provim? Përse të mos e shohim vdekjen si periudhën që presim rezultatet e provimeve, me shpresë që të kemi arritur rezultate të larta dhe të fitojmë xhenetin?
    Çastet e vdekjes së robit besimtar, të bëjnë të ndjesh prezencën e mëshirës së Zotit të Madhëruar. Le t’i përjetojmë këto çaste, sipas haditheve të profetit a.s. Ti je besimtar dhe imgjinoje veten të vdekur. Thotë profeti a.s: ”Me të vërtetë, besimtari që është duke u larguar nga kjo botë dhe duke iu afruar botës tjetër, - në momentet e vdekjes- i vijnë melekë me rroba të bardha e me fytyrë të bardhë që u shkëlqen si të jetë diell dhe i ulen afër”  Ti i shikon për herë të parë melekët e dërguar nga Zoti dhe patjetër që gëzohesh kur të vijnë me këtë pamje të bukur dhe tërheqëse. Ata do të të përgëzojnë me fjalët:”mos kini frikë dhe mos u shqetësoni. Ne jemi shoqëruesit tuaj në këtë botë dhe në botën tjetër.” (Fussilet 31)
    Më parë, ti i lexoje këto ajete nga Kurani ose i dëgjoje nga imami, kurse tani i dëgjon nga vetë melekët. Meqë do të kalosh në një botë tjetër të panjohur, Zoti të dërgon këto melekë me qëllim që të të qetësojnë.
    Më pas vjen meleku i vdekjes dhe të ulet tek koka. Ajetet që i lexoje në Kuran:”
    “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar! Hyr në mesin e robërve të Mi!
    Dhe hyr në xhennetin Tim!” (Fexhr 27-30) Këto fjalë do i dëgjosh para se të vdesësh. Padyshim që do të ketë dhimbje, pa dyshim që frika e kalimit nga një botë në një botë tjetër, është prezente. Por ajetet e mësipërme dhe prania e melekëve pranë, të qetësojnë.
    Imagjinoje veten, kur të të thonë melekët:”Atyre që ua marrin shpirtin melekët e mirë, u thonë:”Paqja qoftë me ju.” (Nahl 28)
    Imagjinoje veten kur meleku i vdekjes të ulet tek koka jote dhe të të thotë:” “O shpirt i mirë, shpirti i filanit birit të filanit, dil nga ky trup i mirë drejt kënaqësisë së Zotit tënd!”
    çastet më të frikshme, të cilat i ka frikë çdo njeri, Zoti i kthen në çaste mëshire për robin e Tij besimtar.
    Me të dalë shpirti nga trupi, melekët e tjerë e marrin menjëherë duke mos e lënë në duart e melekut të vdekjes për asnjë sekondë. Duket sikur ata konkurojnë kush ta marrë më parë shpirtin e besimtarit. Me ta marrë këtë shpirt, ata fillojnë të ngjiten në shtatë qiejt, portat e të cilëve hapen menjëherë. Në çdo qiell që hyn, e shoqërojnë melekët e tij. E gjithë kjo pritje dhe ky nderim, bëhet për shkak të shpirtit të besimtarit. Për shkak të aromës së mirë që i vjen shpirtit, melekët pyesin me habi:”I kujt është ky shpirt” Atyre u thuhet:”Është shpirti i filanit birit të filanit. Duke përmendur emrat më të mirë me të cilat e thërrisnin në këtë botë.  Kështu do të vazhdojnë deri sa të ngjiten ne qiellin e shtatë, ku do t’u thërrasë Zoti duke u thënë: “Shkruajini veprat e robit Tim, tek veprat e njerëzve të mire dhe kthejeni në tokë, pasi nga toka i krijova, në tokë do i kthej, dhe nga toka do t’i ringjall përsëri. Atëherë e kthejnë në varr, ku do e pyesin dy melekë: Kush është Zoti yt? Kush është feja jote? Kush është profeti yt? Besimtari do të përgjigjet: “Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe profeti im është Muhamedi.” Atëherë do dëgjohet një zë nga lart: “Robi Im tha të vërtetën, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e xhennetit dhe i hapni një dritare ku të shikojë vendin e tij në xhennet.”
    Nuk janë të gjithë varret të errët dhe të frikshëm. Mëshiruesi dhe Mëshirëploti ashtu siç të mëshiroi në fillim të krijimit, gjatë jetës dhe në fund të kësaj bote, do të të mëshirojë dhe në jetën e varrit.
    Më pas i vjen një burrë me rroba të bardha dhe fytyrë të bukur, të cilin e pyet: “Kush je ti, pasi nga fytyra të tregon njeri të mirë?” “Unë jam puna jote e mirë” -do t’i përgjigjet. Më pas do fillojë t’i lutet Zotit, duke thënë: “O Zot! Shpejtoje kiametin, që të takohem me familjen dhe fëmijët.”

       Mëshirë e veçantë gjatë muajit të Ramazanit.
    Për besimtarët dhe muslimanët, Zoti i Madhëruar ka dhe një mëshirë tjetër të madhe, agjërimin dhe madhështinë e muajit Ramazan. Thotë profeti a.s:”Zoti ia jep pasurinë atij që e don dhe atij që nuk e don. Kurse fenë nuk ia jep vetëmse atij që don” Dije o vëlla dhe o motër, se nëse Zoti të jep fenë, Ai të don. Mëshira e Zotit gjatë muajit të Ramazanit, janë dy rekate që i fal me përkushtim. Janë lotë që të rrjedhin teksa mendon rreth mëshirës së Zotit. Është kënaqësia që ndjen teksa falesh, agjëron dhe lutesh.
    Nëse të gjithë njerëzit gëzohen me të mirat e kësaj bote, gëzohu ti o vëlla me Zotin tënd. Nëse njerëzit kërkojnë miqësinë e njerëzve, ti o vëlla kërko miqësinë e Zotit. Nëse njerëzit kërkojnë nga mbretërit dhe pushtetarët, ti kërkoji Zotit që ka në dorë gjithçka.

       Çfarë të bëj që të më përfshijë mëshira e Zotit? Si ta përjetoj emrin Er-rahman
    Er-rahim?
          1 - Nëse kërkon të të mëshirojë Zoti, mëshiroji njerëzit dhe krijesat e Tij. Thotë profeti a.s”Mëshirojini ata që janë në tokë, t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” “Mëshiruesit i mëshiron Zoti.” “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.”
    Kërko dikë me të cilin të shfaqësh mëshirën tënde. Tregohu i mëshirshëm me gruan tënde, fëmijët e tu, komshinjtë, jetimët, të varfërit, të sëmurët... Provoje mëshirën e Zotit, duke mëshiruar ata që kanë nevojë për mëshirë.
    2 – Provo të falësh dy rekate namaz së bashku me gruan tënde.  Thotë profeti a.s:”Zoti e mëshiroftë një burrë që zgjohet natën, e zgjon dhe gruan e tij dhe falin dy rekate namaz”
    3 – Ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe të gjakut. Thotë profeti a.s:”Me të vërtetë që mëshira nuk i përfshin një popull mes të cilit ndodhen njerëz që kanë prerë lidhjet farefisnore.”
    4 – Respekti i prindërve. “dhe ule krahun e përuljes dhe të mëshirës” (Isra 24)
    Mëshiroji prindërit të të mëshirojë Zoti.
    5 - Çohu natën dhe fal namaz nate me qëllim që të të mëshirojë Zoti i Madhëruar. Thotë Zoti në Kuran:”dhe Ne shpallim nga Kurani pjesë që janë mëshirë dhe shërim për besimtarët.” (Isra 82) “dhe kur lexohet Kurani, dëgjojeni me përkushtim me qëllim që të mëshiroheni” (Araf 204)



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #8 ne: 15-09-2007, 21:33:04
    ESH-SHEKURU  (Mirënjohësi)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë është një emër që të nxit ambicien. Është një emër që të shton gjallërinë, aktivitetin dhe vullnetin. Ky emër është i tillë që nga një dembel të plogësht, të kthen në një person që pranon të sakrifikosh gjithçka. Ky emër të shton dëshirën për t’u falur dhe për të adhuruar Zotin sa më shumë. Ky emër është emri i bukur i Zotit, Esh-shekur (Mirënjohësi). Ky emër përmendet shpesh në Kuran: “Që Ai (All-llahu) t’ju plotësojë shpërblimin e tyre dhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir 35)
    Tema e sotme do të sillet rreth katër pikave:
       Kuptimi i këtij emri.
       Lidhjet që ka ai me emra të tjerë që përmenden së bashku me të në Kuran.
       Emri Esh-shekur dhe xheneti.
       Obligimet dhe ndikimi që lë ky emër në jetën tonë.
    Le të fillojmë fillimisht me pikën e parë; Kuptimin e këtij emri. çfarë do të thotë të jesh mirënjohës?
    Që të jesh mirënjohës (në arabisht) do të thotë që ta shpërblesh më shumë, dikë që të ka bërë mirë.
    Arabët, fjalën “shekur” e përdorin për tokën, e cila me pak punime dhe shpenzime, të jep prodhim të bollshwm.
    Esh-shekur, është Ai që të falenderon për atë të mirë që veprove dhe për këtë të shpërblen shumë fish në këtë botë dhe në tjetrën.
    Që të falenderosh dikë, duhet të të ketë ofruar diç ka, sado e vogël qoftë. Ky emër na thotë që të ofrojmë çfarëdo dhe sado e vogël qoftë, me qëllim që Zoti të jetë mirënjohës dhe të na shpërblejë shumë.
    Emri Esh-shekur përbëhet nga dy pjesë; e para sado pak që të ofrosh dhe e dyta, shpërblehesh më shumë se ajo që ofrove. Një ajet në Kuran, i përmbledh këto dy pjesë:” Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës..” (Shura 23)
    Sado e vogël që të jetë një vepër e mirë, Zoti do të jetë mirënjohës. Për një buzëqeshje ndaj njerëzve, Ai të falenderon. Nëse puth dorën e nënës, do të të falenderojë. Një gur po e lëvize nga rruga, do të të falenderojë dhe do ta gjesh në peshoren e punëve të mira Ditën e Kijametit.
    Pasi ta përfundosh leximin e kësaj teme, provoje të jetosh me ndjenjën që për çdo vepër sado të vogël qoftë, do të falenderohesh nga vetë Zoti.
    Le të përmendim disa hadithe, të cilat tregojnë sa të rëndësishme janë veprat e mira, sado të vogla qofshin ato. Thotë profeti a.s:”Ruajuni prej zjarrit, qoftë dhe me një gjysëm hurmë.”  Zoti të shpëton nga zjarri i xhehnemit, qoftë dhe me një gjysëm hurme kur e jep për të ndihmuar dikë. Nëse kjo ndodh me një gjysëm hurme, po sikur të shpëtosh një familje nga uria?
    “Mos shpërfillni asgjë të mirë, sado e vogël qoftë.Kjo edhe nëse takohesh me vëllanë me fytyrë të buzëqeshur” Një buzëqeshje mund të jetë shkaku i shpëtimit tënd, prandaj kurrë mos e përbuz atë.
    “Kush ushqen një agjërues, është shpëtuar nga zjarri i xhehnemit” Shokët e tij e pyetën:”O i dërguar i Zotit. Jo të gjithë ne kemi mundësi të ushqejmë agjërues. Profeti a.s ua ktheu:”Zoti ia jep këtë shpërblim, kujtdo që ushqen një agjërues, qoftë dhe me një gotë qumësht ose ujë”
    Profeti a.s tregon në një hadith rreth një burri që udhëtonte në shkretëtirë. Ai gjeti një pus me ujë, zbriti dhe piu. Kur doli, pa një qen i cili dukej që ishte i etur. Ai tha me vete: Ky qen qenka etur për ujë, ashtu siç  isha unë. Më pas zbriti përsëri në pus, mbushi këpucën me ujë dhe i dha të pijë qenit. Zoti e falenderoi për këtë dhe ia fali gjynahet. Për shkak se i dha të pijë ujë një qeni, Zoti e falenderoi dhe ia fali gjynahet. A e imagjinon dot shpërblimin tënd o vëlla që ke miliarda lekë dhe ndihmon me ta të varfërit?
    Thotë profeti a.s:”Një i ri që i shërben një të moshuari në nevojë, Zoti do të caktojë dikë që ta ndihmojë atë kur të plaket” Nëse do i lirosh vendin në autobus një  të moshuari, nuk do të vdesësh pa të falenderuar Zoti dhe pa caktuar një të ri që të të shërbejë dhe ty kur të plakesh. Asnjë gjë e mirë nuk humbet. Madje, Zoti të falenderon dhe tregohet mirënjohës edhe thjesht për qëllimin e mirë tëndin. Thotë profeti a.s:”Kjo botë është për katër persona; Njëri është ai që Zoti i ka dhënë dije dhe pasuri, të cilën ai e shpenzon në rrugë të Zotit. I dyti është një njeri të cilit Zoti i ka dhënë dije, por nuk i ka dhënë pasuri. Ai thotë:”Nëse do të kisha pasuri, do e jepja siç  e jep dhe filani” Të dy këta shpërblehen njëlloj”.
    Nëse thua:”Po të isha milioner, do të ndihmoja filan familje, do të ndërtoja filan projekt bamirësie… është njëlloj sikur t’i kish këto para dhe t’i shpenzosh vërtet.
    Kur Ummu Seleme arriti ta marrë djalin e saj të vetëm nga familja e burrit, të dy u nisën menjëherë për në
    Medine. Meqenëse nuk kishin kafshë për udhëtim, u nisën në këmbë për të përshkruar një rrugë prej 400 km. Uthman bin Talha që ishte jo musliman, kishte qenë jashtë Mekes dhe po kthehej,. Në rrugë ai takon Ummu Selemen dhe djalin e saj. Kur i shikon vetëm dhe në këmbë i pyet i habitur:”Për ku kështu, o Ummu Seleme?” “Jam nisur të shkoj në Medine, për të ruajtur fenë time prej jush”- i thotë ajo.
    “Po përse vetëm dhe pa mjet udhëtimi?”- i pyet përsëri. “Ngaqë nuk kishim as mjet udhëtimi dhe as ndonjë që të na shoqëronte”- i përgjigjet Ummu Seleme. “Për Zotin- u thotë- nuk do të pranoj që të shkoni vetëm dhe në këmbë, prandaj hypni në devenë time!” Megjithëse ishte jomusliman, i shoqëroi deri në Medine duke ecur vetë në këmbë dhe duke e mbajtur devenë për freri. Kur arritën atje u tha:”Kjo është Medineja, unë po kthehem në Meke.” Tregon Umu Seleme:”Kur arritëm në Medine thashtë me vete: Patjetër që Zoti do jetë mirënjohës për këtë vepër dhe nuk do ia harrojë.” Kur udhëtonim rrugës – tregon ajo – nuk më ka parë kurrë në fytyrë dhe nuk më ka folur derisa arritëm në Medine”
    Më pas Uthmani pranoi Islamin. Shokët e Profetit (a.s) thonë:”Nuk dimë ndonjë shkak tjetër që u bë musliman veç asaj të mire.”
    Fillo me punë të mira o vëlla dhe o motër sado të vogla qofshin ato dhe të jesh i sigurtë që Zoti do të jetë mirënjohës.
    Ebu Sufjani dhe Ebu Xhehli ishin armiqtë më të egër të profetit a.s për njëzet vite rrjesht. Ebu Xhehli vdiq si jobesimtar, kurse Ebu Sufjani pranoi islamin kur profeti a.s hyri në Meke. E vetjma që dinte vendin ku strehohej profeti a.s dhe Ebu Bekri kur u nisën për në Medine, ishte vajza e Ebu Bekrit, Esmaja. Diç ka të tillë e ndjeu Ebu Xhehli dhe i vajti në shtëpi. Kur e pyeti se ku ishte Ebu Bekri, ajo iu përgjigj se nuk e dinte. Atëherë Ebu Xhehli e qëlloi dhe i nxorri gjak nga goja. Kurse Ebu Sufjani që ndodhej aty, shkoi, ia fshiu gjakun dhe e qetësoi. Esmaja ia tregon këtë ndodhi babait të saj, i cili lutet:”O Zot, mos ia harro këtë Ebu Sufjanit” Pas njëzet viteve, Ebu Sufjani pranon islamin dhe shpëton nga zjarri.
    Esh-shekurit nuk i humbet asgjë pa e shpërblyer. Përse ka njerëz që nuk munden as të buzëqeshin? Përse ka njerëz që mjaftohen me pak?
    Më e ëmbël se vetë shpërblimi që do të të japë Zoti, është vetë ndjenja që ke që Ai do të të falenderojë për një punë të mirë. Gëzimi që ke që do të të falenderojë Zoti, është më i madh se çfarëdo shpërblimi.
    Gruaja e parë e profetit a.s, Hadixheja, e kishte në natyrë që Zoti i falenderon dhe i shpërblen bamirsit. Ditën që profetit a.s iu shfaq Xhibrili a.s për herë të parë, u kthye i frikësuar në shtëpi dhe i kërkonte gruas ta mbulojë. Kur u qetësua i tha:”Për Zotin o Hadixhe u frikësova” (se mos ishin xhinde). Por ajo ia ktheu:”Jo për Zotin! Nuk të lë Zoti ty në baltë. Ti shkon mirë me farefisin, nderon mikun, i jep atij që nuk ka dhe përkrah nevojtarët.” Me këtë sikur i thoshte se Zoti është falenderues dhe nuk mund ta çojë dëm bamirësinë tënde.
    Mirënjohja e Zotit mund të jetë se të shpëton nga zjarri i xhehnemit. Mirënjohja mund të jetë duke të mbrojtur fëmijët e tu. Mund të jetë duke bërë që të vdesësh si besimtar. Ka shumë njerëz që teksa ndahen nga kjo botë, i gjen vdekja duke punuar punë të poshtra. Kurse ka të tjerë që ndahen nga kjo botë, pasin kanë marrë abdes dhe janë falur.
    Thotë profeti a.s:”Veprat e mira, të mbrojnë nga fatkeqësitë”
    Sa herë që përmendet mirënjohja në Kuran, përkrah saj përmendet dhe shtimi dhe shumëfishimi i të mirave:
    “Që Ai (All-llahu) t’ju plotësojë shpërblimin e tyre dhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir 35)
     “Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës..” (Shura 23)
    “ata që vepruan punë të mira do të kenë mirësi dhe shtesë” (Junus 26)
    “ata do të kenë ç ’të duan aty, kurse ne do u japim shtesë”  (Kaf 35)
    “kush i huazon Zotit diçka të mirë, që Ai t’ia kthejë të shumëfishuar” (Bekare 245)
    “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.” (Bekare 261)  Çdo gjë të mirë që mund të veprosh, Zoti do të ta shpërblejë të shumëfishuar.
    Thotë profeti a.s: “Kush jep sadaka, qoftë dhe sa një kokër hurme nga pasuri hallall, pasi Zoti nuk pranon veçse hallallin, do e marrë Zoti me të djathtën e tij, dhe e rrit dhe shton atë, ashtu siç rrit ndonjëri prej jush mëzin e tij, deri sa ti shtohet dhe të bëhet sa mali i Uhudit.”
    Kur të takohesh me Zotin Ditën e Kijametit, një kokër hurmë që ke dhënë nga pasuria jote hallall dhe me sinqeritet, do e gjesh sa mali i Uhudit. Nëse një kokër hurme shpërblehet kaq shumë, po sikur të shpëtosh nga varfëria një familje? Po sikur të ndërtosh një strehë për jetimët?
    Një fshatar me devenë për dore, shkoi tek profeti a.s dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, këtë deve e jap për tu përdorur në rrugë të Zotit.” Profeti a.s ia ktheu: “Në vend të saj, ditën e kijametit do të kesh 700 të tilla.”
    Profeti a.s. na tregon:“Një grua e përdalë shikon një qen që gërryente dheun me këmbë pranë një pusi sepse e kishte marrë etja. Asaj i vjen keq dhe zbret në pus, merr ujë dhe ia jep qenit të pijë. Për këtë vepër, Zoti e falenderoi dhe ia fali gjynahet.”
    Nëse të vjen një grua e përdalë që ka shuar etjen e njëmijë qenve, a do e falenderoje ti o vëlla? Kurse Zoti u tregua mirënjohës për një vepër të tillë dhe ia fali gjynahet. Hadithi i mësipërm është shumë shpresë dhënës për gjynahqarët. Nëse Zoti e falenderoi një grua të përdalë që i shoi etjen e një qeni, patjetër që të fal dhe ty o vëlla. A e imagjinon sa mund të jetë mirënjohja e Zotit nëse ti vepron punë të mira dhe pendohesh për gjithçka që ke vepruar deri atëherë?
    Zoti të falenderon dhe të shpërblen shumë për punë të vogla. Thotë profeti a.s:”A e ka të pamundur dikush prej jush që të fitojë çdo ditë një mijë të mira?” Kur të pranishmit e pyetën se si kishte mundësi, ai u tha:”Thotë njëqind  herë subhanallah, dhe Zoti ia shkruan si njëmijë të mira”
    “Agjërimi i ditës së Arafatit, të fal gjynahet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”
    Zoti e falenderoi Sad ibn Muadhin, që luftoi dhe sakrifikoi së bashku me profetin a.s. Ditën që vdiq ai, u dridh vetë Arshi i Zotit, kishin zbritur melekë nga qielli për t’i falur namazin e xhenazes dhe mbanin trupin e tij shtatëdhjetë mijë melekë.
    Zoti e falenderoi Xhafer ibn Ebi Talibin të cilit iu prenë krahët në betejën e Mutes dhe më pas vdiq. Nëse një ushtari apo oficeri i priten krahët dhe vdes në luftë, shpërblimi më i madh mund të jetë një pension për familjen e tij. Kurse shpërblimi i Zotit për Xhafer ibn Ebi Talibin ishte ajo që thotë profeti a.s:”E shoh në xhenet duke fluturuar me dy krahë diamanti, të cilët ia ka dhënë Zoti. E shoh duke ngrënë nga frutat e xhenetit dhe duke pirë nga lumenjtë e tij.”
    Duke parë që Ebu Bekri kishte sakrifikuar shumë, para se të vdesë, profeti a.s u drejtua nga njerëzit dhe tha:”Kushdo që na ka bërë një të mirë prej jush, ia kemi shpërblyer, përveç  Ebu Bekrit. Unë nuk kam mundur që ta shpërblej, prandaj ia lashë Zotit që ta shpërblejë atë.”
    Ebu Nasr Esajjad, ishte një njeri shumë i varfër. Një herë kaluan disa ditë pa ngrënë gjë, ai dhe  familja e tij. Pa ditur se ç’bënte del nga shtëpia dhe shkon në xhami ku takohet me imamin e xhamisë. Imami i thotë:”Më ndiq nga pas!” Merr rrjetën dhe shkojnë në bregdet. “Fal dy rekat namaz”- i thotë imami. Pasi falet i thotë:”Thuaj: Bismilahi dhe hidhe rrjetën në det!” Pasi tha bismilahi dhe hodhi rrjetën, kurse imami u largua. Ebu Nasri e la pak kohë rrjetën në det dhe filloi ta tërheqë atë. Kur e nxorri pa që ajo kishte kapur një peshk të madh. I gëzuar e merr peshkun shkon në treg ku e shet dhe me paratë blen bukë dhe ushqime.
    Nga ato që bleu ndan një pjesë, të cilën ia çon në shtëpi njeriut të ditur që e ndihmoi për të kapur peshkun. Por kur ia zgjati ushqimet, i dituri i tha:”Ushqe me të familjen! Sikur ta konsumonim të gjithë atë që na jep Zoti, nuk do të kishte dalë peshku.”
    Para se të arrijë në shtëpi, i del para një grua me fëmijën e saj, të cilët mezi ecnin nga uria. Kur e panë, sytë e tyre u ndalën në çantën ku mbante bukën dhe ushqimet. I hutuar nga ajo që po shikonte, ua jep të gjitha që kishte në çantë. Gruas i rodhën lotë gëzimi nga sytë dhe fëmija filloi të buzëqeshë kur pa ushqimet dhe bukën.
    Kurse Ebu Nasr Sajjadit iu shtua hidhërimi më tepër pasi nuk kishte me çfarë të ushqente veten dhe familjen e tij, të cilët kishin ditë pa futur gjë në gojë.
    Ashtu siç ishte i mërzitur, papritur dëgjon dikë që thërriste:”Kush e njeh Ebu Nasr Sajjadin?” Vrapon drejt tij dhe i thotë:”Unë jam ai që kërkon, çfarë kërkon?”
    “Ka njëzet vjet që i kam marrë babait tënd një borxh prej 30.000 derhemësh. Kur i mora u largova jashtë vendit dhe tani që jam kthyer më thanë që babai yt ka vdekur dhe ka lënë një djalë me emrin Ebu Nasr Sajjad, prandaj të kam sjellë borxhin që i kisha babait tënd.”
    Tregon ai vetë:”Tani nuk isha më i varfër, por u bëra i pasur. E gjitha kjo për shkak të bamirësisë ndaj asaj gruaje dhe fëmijës së saj. Fillova të jap lëmoshë në shuma të mëdha, saqë filloi të më pëlqejë vetja.
    Një natë pashë në ëndërr sikur ishte bërë Kijameti dhe ishte vendosur peshorja në të cilën peshoheshin punët e mira dhe të këqija. Kur më erdhi radha mua dhe u vendosën veprat në peshore, pashë që të këqijat ishin më shumë se të mirat. “Po ku janë paratë, të cilat i dhashë lëmoshë?”- thërrita unë me të madhe.
    U vendosën paratë që kisha dhënë, por ato nuk e lëvizën fare peshoren, ishin si një fije pambuku.
    Një nga melekët thirri:”A ka mbetur gjë tjetër pa u vendosur në peshore?” “Po- u përgjigj një tjetër- janë lotët e gruas së cilës i dha bukën dhe ushqimet.” U vendosën lotët në peshore dhe e rënduan anën e punëve të mira saqë u barazuan të dy anët e peshores. Meleku thirri përsëri:”A ka gjë tjetër?” “Po- u përgjigj - është buzëqeshja e fëmijës, kur mori ushqimet dhe bukën.” Kur u vendos dhe buzëqeshja e fëmijës, meleku thërriti i gëzuar:”Shpëtoi, shpëtoi” Në atë çast unë u zgjova dhe thoshja me vete fjalën e njeriut të ditur:”Sikur ta konsumonim gjithçka që na jep Zoti, nuk do të dilte peshku. I pa të meta është Ai që më falenderoi për lëmoshën e dhënë dhe më shpërbleu për të.”
    Ajo motër që vesh hixhabin, shpërblimi i saj nuk përfundon me veshjen e hixhabit. Kushdo që e shikon këtë motër me hixhab, burrë apo grua, i madh apo i vogël, nuk bën gjë tjetër veç se i shton të mirat. Kjo pasi ti o motër me hixhabin tënd u kujton këtyre njerëzve Zotin. Kur të shkosh Ditën e Kijametit, do të gjesh të mira të shumta që nuk i din nga kanë ardhur. Do të të thuhet që këto janë të gjithë ata që të kanë parë me hixhab, me të cilin u kujtoje Zotin. Esh-shekur të është mirënjohës për këtë mund dhe ta shpërblen shumëfish Ditën e Kijametit.

       Lidhjet e disa emrave të tjerë me emrin Esh-shekur.
    Nga këto emra, janë El-alimu (I gjithëdituri) , Elgafuru (gjithëfalësi) dhe Elhamidu (I falenderuari). Dy emrat Elhamidu dhe Esh-shekuru kanë lidhje shumë të ngushta me njëri-tjetrin. Elhamidu ka të bëjë me mirënjohjen tënde kundrejt Zotit, për mirësitë që të ka dhënë. Kurse Esh-shekuru ka të bëjë me Zotin që të falenderon për mirënjohjen dhe t’i shton të mirat.
    Herë të tjera, emri Esh-shekur vjen i shoqëruar me emrin Elgafur. “Me të vërtetë që Ai është gjithëfalës dhe mirënjohës” (Fatir 30) Ata që kanë gjynahe shumë, edhe nëse veprojnë punë të mira, ndihen pesimistë nëse Zoti do ua falë gjynahet. Duke i shoqëruar dy emrat e mësipërm, Zoti sikur u thotë që jo vetëm që i fal, por dhe i falenderon për këtë. I fal për gjynahet dhe i falenderon për të mirat.
    Një emër tjetër me të cilin shoqërohet emri Esh-shekur është dhe emri Alim (I gjithëditur). Këtë e gjejmë shpesh në Kuran:”dhe Zoti është i gjithëditur dhe mirënjohës.” (Bekare 158)  Secilit prej nesh mund t’i ndodhë që t’i bëjë një të mirë dikujt dhe të mos e falenderojë. Kjo për shkak se ai nuk e din se kush ia bëri të mirën. Kurse Zoti na qetëson duke na thënë se Ai din gjithçka dhe është mirënjohës për gjithçka të mirë.
    Në raste ceremonish të ndryshme, ku dhuratat janë të shumta, secili prej atyre që sjell një dhuratë, shkruan emrin e tij mbi të. Kjo me qëllim që ta kuptojnë kush e ka sjellë këtë dhuratë. Kurse tek Zoti nuk humbet asgjë e madhe apo e vogël qoftë.
    Mund të ndodhë që fëmija të hyjë në dhomën ku fle babai, e gjen atë të zbuluar dhe e mbulon, fik dritën dhe duke ecur në majë të gishtave del jashtë. Padyshim që babai nuk di gjë, rreth kësaj, por tek Zoti nuk humbet asgjë. Ai do e falenderojë dhe do e shpërblejë për këtë.
    Shumë njerëz u bëjnë lajka dhe servilosen para dikujt që ka post të lartë, me qëllim që ta mbajë pranë dhe ta shpërblejë me diçka. Kurse ti o besimtar nuk ke nevojë t’i servilosesh askujt.
       Emri Esh-shekur dhe xheneti. A e din se Esh-shekuru ka pregatitur xhenetin me
    qëllim që të të falenderojë për veprat e mira në dynja? Xheneti është argumenti më i madh, mbi mirënjohjen e Zotit për veprat e tua o njeri. Që ta kuptosh rëndësinën dhe madhështinë e xhenetit, krahasoje kohën e qëndrimit në xhenet me jetën në këtë botë. Esh-shekuru të jep përjetësinë në xhenet, në këmbim të adhurimit dhe përkushtimit ndaj Tij të jetës në këtë botë. Nëse dikush nga ne jeton gjashtëdhjetë vjet, trembëdhjetë prej tyre i kalon para pjekurisë. Kështu mbeten 47 vite. Nga këto vite, një e treta janë gjumë, kështu mbeten 32 vite. Nga këto, një e treta janë punë, udhëtime, ngrënie dhe pirje. Kështu mbeten 17 vite. Në këmbim të këtyre 17 viteve adhurim, Zoti të jep përjetësinë dhe kënaqësinë e jetës në xhenet.
    Kur Ebu Bekri dëgjoi ajetin:”Zoti ka blerë nga besimtarët veten dhe pasuritë e tyre, pasi ata do të kenë xhenetin” ( Teube 111) tha:”Zoti na i jep këto gjëra, ne ia kthejmë përsëri dhe Ai na falenderon dhe na shpërblen me xhenet?!”
    Le të hyjmë për disa çaste në xhenet dhe të shohim ato që ka pergatitur Esh-shekuru për ne. Le të imagjinojmë për disa ç aste dhe të shkojmë në Ditën e Kijametit. Imagjinoje veten duke dhënë llogari, duke kaluar Siratin... dhe në fund thërritet emri yt:”O filan. Unë jam i kënaqur me ty. Unë të jam mirënjohës për ato që ke vepruar. Shko dhe hyr në xhenetin Tim!” Përfytyro sikur në këto çaste po qëndron para derës së xhenetit. Thotë profeti a.s:”Pragu i derës së xhenetit, është sa distanca mes Mekes dhe Sirisë. Megjithatë njerëzit do të shtyhen për të hyrë.” Vallë sa vlen dynjaja në ato çaste që po hyn në derën e xhenetit?
    “ata që patën frikë Zotin do të hyjnë në xhenet, grumbuj-grumbuj” (Zumer 73)
    Ku e shikon veten o vëlla dhe o motër? A e shikon Musanë a.s? Po Ibrahimin a.s? Po nënën e Isait a.s, Merjemen a e dallon duke hyrë në xhenet? Po prindërit e tu a i shikon gjëkundi? A i shikon duke duke pritur të hyjnë në xhenet dhe ti ndihesh mirë?
    Hapja e derës së xhenetit do të vonohet. Për këtë të gjithë njerëzit, së bashku me ty, do të shkoni tek babai i njerëzimit, Ademi a.s, të cilit do i kërkoni të hapë derën. Ai do i kthejë mbrapsht dhe të gjithë njerëzit nisen për tek profetët e tjerë, Ibrahimi a.s, Musai a.s, Nuhu a.s, Isai a.s...derisa të vijnë tek profeti Muhamed a.s. Ai do u përgjigjet:”Unë e hap atë. Unë e hap atë.” Imagjinoje gëzimin tënd dhe të gjithë njerëzve kur të shohin profetin Muhamed a.s dhe përgjigjen e tij shpresëdhënëse. Imagjinoje veten pranë të dërguarit të Zotit, kur të trokasë dyert e xhenetit, për t’i hapur. Nga ana tjetër e dyerve dëgjohet zëri i melekut:”Kush është tek dera?” Profeti a.s do i përgjigjet:”Muhamedi biri i Abdullahut.” Meleku do i përgjigjet:”Zoti më ka urdhëruar që të mos e hap veçse për ty o i dërguar i Zotit” Imagjinoje veten dhe të gjithë njerëzimin duke hyrë në xhenet. Në ato çaste të gjithë përsërisin ajetin:”Falenderojmë Zotin që e largoi nga ne trishtimin. Me të vërtetë që Zoti ynë është gjithëfalës dhe mirënjohës” (Fatir 34) Në çastet kur je duke hyrë në xhenet, do të të kujtohet Esh-shekuru. Do të të kujtohet Zoti mirënjohës.
    Vallë në shoqërinë e kujt do të jesh duke hyrë në xhenet?Çfarë ke bërë për këtë fe që ta merritosh shoqërinë e profetit a.s duke hyrë në xhenet? A ke ndihmuar jetimët që ta merritosh shoqërinë e profetit a.s:”Unë dhe përkrahësi i jetimit, do të jemi kështu në xhenet” dhe afroi dy gishtat.
    Teksa jeni duke hyrë në xhenet, Zoti do të thërrasë:"O banorët e xhennetit, nga Unë do të keni katër gjëra: Do të jetoni dhe nuk do të vdisni, do të jeni të shëndetshëm dhe nuk do të sëmureni, do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni dhe do të jeni të lumtur dhe nuk do të hidhëroheni."
    Njëherë shokët i thanë Profetit (a.s): “O i dërguari i Allahut, na e përshkruaj se si janë ndërtesat e xhennetit”. Dhe ai u tha: "Ndërtësat e xhennetit janë një tullë prej floriri dhe tullë prej argjendi, sovatimi është prej misku (lloj parfumi) gurët  janë prej diamanti dhe çatia e tyre është Arshi i Allahut."
    A e shikon sa e pavlerë është kjo botë o vëlla? Profeti a.s thotë:”Kjo botë nuk ka vlerë tek Zoti, as sa krahët e një mushkonje” Nëse e gjithë kjo botë me të mirat e saj, nuk vlen as sa krahët e një mushkonje, po ti o vëlla dhe o motër, sa ke marrë nga kjo botë? Sa ke marrë nga krahët e mushkonjës? Mblidhi të gjithë paratë, pasuritë e paluatshme, makinat, shtëpitë...
    Profeti a.s i pyeti një herë shokët e tij:”A e dini kush ka pozitën më të ulët në xhenet?” “Kush o i dërguar i Zotit” e pyetën ata. Profeti a.s u tha:”Është ai që udhëton për një mijë vite në vendin e tij në xhenet, dhe nuk arrin në fund” Po ai që ka pozitën më të lartë o i dërguari i Zotit?” E pyetën shokët. Profeti a.s u tha:”Është ai që shikon Zotin mëngjes dhe mbrëmje”
    Në një hadith tjetër, profeti (a.s) thotë: “Personi që do të ketë pozitën më të ulët në xhenet, është ai që do të ketë pozitën me të ulët në xhennet, është ai njeri që do të dalë i fundit nga zjarri duke ecur këmbadorasi. Sa herë që kërkon të dalë, e tërheq flaka dhe e përpin, deri sa një here. arrin të dalë me zor dhe thotë: “Falenderoj Zotin që më shpëtoi prej teje ( nuk dua gjë tjetër)!” Do t’i thotë Zoti: “O robi Im, shko dhe futu në xhennet!” Por kur shkon atje, i duket sikur është i mbushur dhe nuk ka vend për të, dhe do t’i thotë Zotit: “O Zot, shkova dhe nuk gjeta vend se ishte i mbushur”. Do t’i thotë Zoti: “O robi Im, a nuk të mjafton sikur të kesh pasurinë dhe të mirat e mbretit më të madh që ka ekzistuar në dynja?!” “A po tallesh me mua, o Zot?” - do t’i thotë njeriu. Por Zoti do i thotë: “Në xhennet do të kesh të mirat e mbretit më të madh që ka qenë në dynja,  dhe dhjetë herë më shumë, do të kesh çfarë të të dojë qejfi, çfarë të të shohin sytë dhe do të jesh i përjetshëm”
    Thotë profeti (a.s): "Një metër vend në xhennet, është më i mirë se kjo botë më të mirat e saj." Ka njerëz që punojnë me dhjetra vite për të blerë disa metra vend në bregdet, apo një hyrje në qendër. Një metër tokë në këtë botë është shumë i shtrenjtë. A e din sa është një metër tokë në xhenet? Një metër vend në xhenet, fitohet me dy rekate namaz. Një metër në xhenet blihet me një gjysëm hurme sadaka. Një metër në xhenet blihet me një fytyrë që buzëqesh. Një metër në xhenet blihet me ndihmën që i ofron një nevojtari. Një metër në xhenet blihet me një Umre në Qabe. Një metër në xhenet, blihet duke i përkëdhelur kokën jetimit. A e shihni sa i lirë është një metër në xhenet? Kjo pasi të lirë e bën vetë Esh-shekur.
    Kënaqësia më e madhe në xhenet, do të jetë kur banorët e tij të shohin Zotin. Një kënaqësi e tillë do të jetë e papërshkrueshme. Zoti do i pyesë banorët e xhenetit një e nga një:”A je i kënaqur me mua o filan?”
    Esh-shekur do na i japë gjithë këto të mira dhe do na pyesë: A jeni të kënaqur?

       Obligimet dhe ndikimi që ky emër ka në jetën tonë dhe si të jetojmë me emrin
    Esh-shkur?
    1 - Duke dhënë sa më shumë të kemi mundësi. Thotë profeti a.s:”Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e kësaj bote, Zoti do i largojë brengat e botës tjetër.” Ditën e Kijametit, do të jesh i shqetësuar dhe nuk të nxë vendi për një të keqë që ke vepruar në këtë botë. Kjo e keqe do të tregohet para të gjithë
    njerëzve dhe vetë prindërve. Nëse do të thuhet para të gjithëve, do të jetë skandal i madh për ty. Por kur fillojnë të numërohen të këqiat, ti shikon se ajo nuk gjendet. Ajo të është fshirë për shkak se ti në këtë botë u ke larguar brengat dhe hallet njerëzve në nevojë. Për këtë, Zoti të largon brengat e Ditës së Kijametit.
    ”Kush i largon një besimtari një brengë  nga brengat e kësaj bote, Zoti do i largojë brengat e botës tjetër. Kush ua lehtëson vështirësitë njerëzve, Zoti ia lehtëson atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon të metat dikujt, Zoti do ia mbulojë të metat atij në këtë botë dhe në tjetrën. Zoti është në ndihmën e robit, përderisa ai është në ndihmën e vëllaut të tij ”
    Për Zotin, kënaqësia e të dhënit është më e madhe se gëzimi kur merr. Kjo, nëse e njeh siç  duhet Mirënjohësin e madh.
    2 – Adhuroje sa më shumë Mirënjohësin. Fal namazin, fal namaz nate, lexo Kuran, përmende Atë sa më shpesh, lute shumë...dhe dije se do të jetë mirënjohës për këtë.
    3 – Tregohu i sinqertë me Mirënjohësin. Ai të jep çmimin më të lartë të mallit që ti ofron. Kështu nuk ke përse të bësh lojra të dyfishta, nuk ke përse të adhurosh tjetër kënd veç  Mirënjohësit të madh. Ndodh shpesh që mirësitë dhe shpërblimi i Zotit të vonohen. Kjo me qëllim që të provojë sinqeritetin tënd. Bëje të mirën për hatër të Mirënjohësit. Bëje të mirën se është e mirë dhe jo me qëllim që të të lavdërojnë njerëzit. Mos e bëj të mirën me qëllim që të të përmendet emri në gazeta dhe tv.
    A e imagjinon o vëlla dhe o motër se si do të ishte shoqëria nëse emri Esh-shekur do të ishte i përhapur mes njerëzve? A e imagjinon si do ishte gjendja e tyre, nëse njerëzit do e njihnin siç  duhet Zotin me emrin Esh-shekur? Si do të ishte situata në shkollat tona, nëse fëmijët edukoheshin me emrin Esh-shekur? A do të vuanin jetimët e shkretë? A do të kishte krizë për vende dhe ilaç e në spitalet tona? Nëse mediat vizive dhe ato të shkruara do të flisnin më shumë rreth këtij emri, shoqëria do të ishte më kompakte dhe solide.





    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #9 ne: 20-09-2007, 21:48:17
    ET-TEVVAB (Pranues i pendimit)

    Thotë Zoti në Kuran:
    “Ai që pranon pendimin nga robërit e Tij”  (Shura 25)
    “Falës i gjynahut dhe pranues i pendimit” (Gafir 3)   
    “A nuk e dinë që Zoti e pranon pendimin e robërve të Tij” (Teube 104)
    Njeriu mund të mos e pranojë kërkimin falje dhe pendimin tënd. Kurse Zoti është e pamundur që të të kthejë mbrapsht.
    Hë o vëlla dhe o motër, a pranon të pendohesh tani, apo je shumë i lidhur me gjynahet? Përse e ke kaq të vështirë të ndahesh nga gjynahet?
    Kërkesa për pendim në ajetet e Kuranit nuk u adresohet vetëm gjynahqarëve, atyre që kanë shkëputur çdo lidhje me Zotin, atyre që hezitojnë… ajo u drejtohet të gjithë njerëzve, të mirë dhe të këqinj, me besim të dobët dhe me besim të fortë. Thotë Zoti në Kuran rreth kësaj:”dhe pendohuni tek Zoti juaj o besimtarë, me shpresë që të shpëtoni” (Nur 31)
    Po vëlla. Pendimi është për ata që bëjnë gjynahe të mëdha. Është për ata që kanë kryer imoralitet, fenomen i cili është përhapur në mënyrë të frikshme kohët e fundit. Thotë Zoti në Kuran, duke përshkruar robët e Tij:”…dhe ata nuk kryejnë imoralitet. Kush e vepron atë do të gjejë ndëshkim të rëndë. Atij do i dyfishohet ndëshkimi Ditën e Kijametit dhe do të jetojë i përbuzur. Përveç atyre që pendohen” (Furkan 69-70)
    Nëse ti o vëlla dhe o motër keni kryer imoralitet, kthehuni tek Pranuesi i pendimit dhe pendohuni për atë që keni vepruar. Ai që ka tradhëtuar gruan dhe ajo që ka tradhëtuar burrin e saj, ditën e Kijametit, secilit prej tyre do i ngrihet një flamur. Në këtë flamur, do jetë shkruar:”Kjo është tradhëtia e filanit”
    Pendimi është dhe për ata që kanë keqtrajtuar prindërit e tyre. Një pikë loti e nënës, mund të jetë më e rëndë sesa gjithë gjynahet e një viti. Një hidhërim dhe zemërim i nënës dhe babait, mund të jetë më e rëndë se male me gjynahe.
    Pendimi është dhe për ata që japin dhe marrin ryshfete. Si dhënësi dhe marrësi i ryshfeteve, janë në zjarr.
    Pendimi është për ata që konsumojnë alkolin. Thotë profeti a.s:”Zoti i ka mallkuar ata që e pijnë alkolin, ata që e shesin, ata që ua servirin të tjerëve…”
    Pendimi është dhe për ata që merren me produksionin e programeve shthurrëse për të rinjtë. Thotë Zoti në Kuran:”me të vërtetë që ata që duan që imoraliteti të përhapet mes besimtarëve, kanë një ndëshkim të rëndë në këtë botë dhe në tjetrën.” (Nur 19)
    Pendimi është dhe për ata që nuk falen. Në xhehnem, është një vend që quhet Sekar. Zoti e përshkruan atë me fjalët:“E ku e di ti se ç’farë është “sekar”. Ai nuk lë gjë pa e djegur” (Muddethir 27)
    Ata që do të ndëshkohen në këtë vend, do u dhimbsen dhe melekëve, të cilët do i pyesin:“Çfarë ju solli juve në “Sekar” (ç’farë keni bërë)? Ata thonë nuk kemi qenë prej atyre që faleshin.”  (Muddethir 42 – 43) Pra shkaku i parë që i bëri të hynin në “sekar” është se ato nuk ishin falur.
    “dhe nuk i ndihmonim të varfërit” A nuk ke nevojë për pendim, ti o pasanik që nuk ndihmon nevojtarët?
    Namazi i mëngjesit të cilin e humbet çdo ditë, ka nevojë për pendim. Ai që sillet keq me gruan, e rreh dhe e poshtëëron ka nevojë për pendim.
    Ata policë që keqtrajtojnë njerëzit, kanë nevojë për pendim. Njerëzit që do të kenë ndëshkim më të madh në Ditën e Kijametit, janë ata që kanë torturuar njerëzit e tjerë në këtë botë.
    Ata që grabisin pasuritë e njerëzve – fenomen shumë i përhapur sot – kanë nevojë të pendohen. Ata që grabisin pasuritë e jetimëve, kanë nevojë për pendim. “Ata që marrin pasuritë e jetimëve pa të drejtë, kanë futur zjarrin në barkun e tyre dhe do shijojnë xhehnemin.” (Nisa 10)
    Nëse thua se nuk vepron gjynahe të mëdha, për pendim kanë nevojë dhe gjynahet e vogla. Vallë sa fjalë haram dëgjojmë çdo ditë? Sa herë në ditë e përgojojmë njëri-tjetrin? Sa shikime haram shohim çdo ditë? Ata njerëz që jetojnë larg çdo lidhjeje me Zotin, a nuk kanë nevojë të pendohen për këtë? Një që është i shkujdesur e ka më të vështirë të pendohet, sesa një gjynahqar. Një gjynahqar do të mërzitet nga gjynahet dhe në fund kërkon faljen dhe mëshirën e Zotit. Kurse dikujt që është i shkujdesur, shejtani i thotë: Ti je shumë njeri i mirë. Ti nuk bën gjynahe dhe ke moral dhe edukatë të mirë.” Me këtë, shejtani e mban larg çdo lidhjeje me Zotin.
    Për pendim, kanë nevojë dhe ata njerëz që edhe pse e shohin gjendjen e muslimanëve të dobët, nuk kontribojnë me ç’të munden për ta rregulluar këtë gjendje. çfarë ke ofruar për zgjidhjen e problemeve të muslimanëve o vëlla?
    A nuk është e nevojshme të pendohemi dhe për vitet që kemi kaluar larg Zotit? A nuk kemi nevojë të pendohemi për të mirat që na jep Zoti dhe nuk e falenderojmë për ta?
    Sufjan Theurij thotë:“U ula një ditë duke numëruar gjynahet e mia dhe pashë që ishin njëzet e një mijë gjynahe. Atëherë i thashë vetes: “O Sufjan, si do të dalësh para Zotit me 21 mijë gjynahe? Ai do të të pyesë gjynah për gjynahu. O Sufjan, këto janë ato që mban ti mend, po ato që i ke harruar dhe që Zoti i ka shënuar? Pendohu o Sufjan para se të dalësh para Zotit!”
    Kur këtë histori ia tregova një të riu, më tha:”Të njëjtën gjë kam bërë dhe unë. Vajta në bregdet dhe për dy orë u ula duke numëruar gjynahet dhe pendohesha për secilin prej tyre. Në fund u çova dhe e ndjeja veten më të lirë.”
    Pendimin Zoti e kërkon dhe nga politeistët dhe idhujtarët. Këtë e përmend në suren Teube, ku thotë:”
    “Ata nuk respektojnë  asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
    Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe.” (Teube 8)
     Më pas flet për ata njerëz që bashkë me veprat e mira, veprojnë dhe vepra të këqia. “dhe prej atyre që veprat e mira i kanë përzier me të këqiat, Zoti mund t’ua pranojë pendimin” (Teube 152)
    Në suren teube, pendimi përmendet 17 herë. Edhe vetë profetin Muhamed a.s, Zoti e përmend mes atyre që ua pranon pendimin. “Zoti ia pranoi pendimin profetit, muhaxhirve dhe ensarve” (Teube 117)
    Tani le të përmendim ajetet dhe hadithet e profetit a.s që flasin rreth pendimit. Le të shohim shpresën e madhe që jep Zoti, për ata që pendohen.
    Thotë Zoti në Kuran:” “Thuaj: O robët e Mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, Ai i fal të gjitha gjynahet  pasi është Falës dhe Mëshirues.” (Zumer 53)
    Ky ajet është shumë shpresëdhënës dhe shërben si fashoja dhe ilaçi për shërimin e plagës. Ky ajet na thotë se sado që të kesh gjynahe, sado larg Zotit të jetosh, sado i mbytur në gjynahe qofsh, sido që të kesh humbur...nëse i drejtohesh Zotit dhe i thua: Pendohem tek Ty o Zot, Ai të pranon dhe të fal.
    Shpresëdhënës për këtë, janë vetë fjalët “O robët e Mi”, megjithëse mund tu drejtohej me fjalët “o kriminelë dhe gjynahqarë”.  Shpresëdhënëse janë dhe fjalët “që e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe”. Ai nuk i përmend gjynahet që kanë bërë, nuk e përmend imoralitetin, vjedhjen, ryshfetet... dhe këtë e bën me qëllim që të mos prekë ndjenjat e askujt.
    Ajeti tjetër që pason atë të mësipërmin, është:”
    “Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. (Zumer 54-55)
    Më pas, Zoti përmend momente nga Dita e Kijametit:”
    “Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?” (Zumer 56-60)
    Nëse njeriu pendohet, jo që pendimi i pranohet nga ana e Zotit, por ai bëhet dhe i dashur i Tij. “me të vërtetë që Zoti i don penduesit” (Bekare 222) “All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).” (Nisa 27) “Zoti dëshiron t’jua lehtësojë, pasi njeriu është i krijuar i dobët” (Nisa 28) “dhe kush nuk pendohet, padyshim që ata janë të padrejtë” (Huxhurat 11)
    Ai që nuk pendohet, i ka bërë padrejtësi vetes së tij.
    Vetë profeti Muhamed a.s pendohej dhe i kërkonte Zotit falje. Në një hadith, ai thotë:“O njerëz, i kërkoni falje Zotit dhe pendohuni, pasi unë i kërkoj falje dhe pendohem 100 herë në ditë.”
    Tregojnë shokët e profetit a.s:”Ne e dëgjonim profetin a.s të kërkojë falje, mbi shtatëdhjetë herë, kur ulej të bisedonte me ne” Teksa fliste me shokët e tij, profeti a.s heshtte për disa çaste, ku thoshte:”Të kërkoj falje o
    Zot dhe pendohem tek Ti”
    Po ti o vëlla dhe o motër, sa herë pendohesh në ditë? Kur është hera e fundit që je penduar?
    Thotë profeti Muhamed a.s:”Zoti ka krijuar një derë nga ana e përëndimit, që ditën që krijoi qiejt dhe tokën dhe që vazhdon të jetë e hapur. Gjerësinë e kësaj dere, një kalorës nuk e përshkon dot për pesëqind vite. Ajo derë është dera e pendimit.”
    “çdo njeri që vepron një gjynah, shkon dhe merr abdes dhe fal dy rekate, ulet dhe i kërkon Zotit falje, Zoti do ia falë atë gjynah”
    “Askush nuk e pëlqen kërkimin falje, aq sa e pëlqen Zoti”  E veçanta është se sa më shumë t’u kërkosh falje njerëzve për gabimet, ata e refuzojnë dhe të kritikojnë. Kurse Zotit i pëlqen diçka e tillë, i pëlqen kur dikush nga ne i ngre duart dhe i lutet Zotit ta falë për gjynahet që vepron.
    “Allahu pret ditën që të pendohet gjynahqari i natës dhe pren natën që të pendohet gjynahqari i ditës.” Çdo natë dhe çdo ditë të pret Zoti ty o vëlla dhe o motër që të pendoheni.
    Çdo kompani dhe institucion, ka rregullat dhe normat e tij. Nëse dikush vepron diçka në kundërshtim me normat dhe rregulloren, fillimisht i tërhiqet vërejtja, paralajmërohet me largim nga puna dhe nëse vazhdon, dëbëhet nga puna. Kurse Zoti nuk ka dëbim. Nuk ka gjë që të mban larg mëshirës së Zotit, pasi një nga cilësitë dhe emrat e Zotit është emri Ettevvab (Pranues i pendimit).
    Në një hadith tjetër thotë: “ O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do ti fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulimin e qiellit, dhe ti më kërkon falje Unë do të ti fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok. Unë jam mirënjohës për vepra të pakta, fal shumë gjynahe, mëshira Ime ia kalon zemërimit, urtësia Ime ia kalon ndëshkimit dhe Unë u mëshiroj më shumë se ç’mëshiron nëna foshnjen e saj”
    “Zbret Zoti i madhëruar në 1/3 e fundit të natës dhe thotë: A ka ndonjë që pendohet dhe Unë t’ia pranoj pendimin? A ka ndonjë që kërkon falje dhe Unë ta fal? A ka ndonjë që kërkon diçka, dhe Unë t’ia jap? Dhe kjo ndodh çdo natë.”
    Në një rrëfenjë, Zoti i tha Daudit (a.s): O Daud, sikur ta dinin ata që më kanë kthyer shpinën, mallin që kam për ta dhe dashurinë, do të shkriheshin nga malli që do të ndjenin për Mua. O Daud, kjo është dashuria dhe malli që kam për ata që më kanë kthyer shpinën, po për ata që më duan?!
    Thotë Zoti në një tjetër hadith kudsij: Unë, xhindët dhe njerëzit jemi në hall të madh. I krijoj, kurse ata adhurojnë dikë tjetër, i furnizoj, kurse ata falenderojnë dikë tjetër. Të mirat e Mia zbresin tek robët e Mi, kurse të këqiat e tyre ngjiten tek Unë. Miqësohem me ta me mëshirën Time, megjithëse nuk kam nevojë për ta, kurse ata bëhen të urryer tek Unë me gjynahet që bëjnë, megjithëse janë në kulmin e nevojës për Mua. Ata që më kujtojnë janë njerëzit më të afërt me Mua, prandaj kush dëshiron të jetë i afërt me Mua, le të me kujtojë. Atyre që bëjnë gjynahe, nuk ua këpus shpresat nga mëshira Ime. Nëse pendohen Unë jam i dashuri i tyre, nëse refuzojnë, Unë jam doktori i tyre. I sprovoj më fatkeqësi, që ti pastroj nga të metat. Kush më vjen i penduar, e pres nga larg dhe kush më kthen shpinën i thërras nga afër, duke i thënë: Ku po shkon, a ke zot tjetër veç Meje?! E mira tek Unë konsiderohet sa dhjetë të tilla dhe i shtoj më shumë. Kurse e keqja tek Unë është vetëm një dhe i fal. Betohem në krenarinë dhe madhështinë Time, nëse do më kërkonin tua fal, do ua falja të gjitha.”
    Nëse nuk e ke kuptuar siç duhet çështjen e pendimit dhe dëshirën e Zotit që ne të pendohemi, le të përmendim një shembull:
    Një nënë e zemëruar me djalin e saj, e nxjerr atë jashtë shtëpisë. Djali e pranon diçka të tillë me gëzim, pasi i jepte rastin të luajë me shokët deri në orët e vona të natës. Kur errësira mbuloi gjithçka dhe të gjithë shokët u nisën për në shtëpitë e tyre, djali i dëbuar nga shtëpia, i frikësuar u nis drejt shtëpisë. Kur arriti tek dera e shtëpisë, i erdhi zor të trokasë dhe u shtri të flejë tek pragu i derës. Nëse nëna do e hapë derën dhe do shohë djalin e saj të shtrirë duke fjetur, padyshim që do e marrë në krahë dhe do e shtrëngojë fort, do e fusë brenda, do e përkëdhelë dhe do i thotë:”O biri im. Unë nuk doja të vuash, por doja të të edukoja. Tani vendin e ke në shtëpi.” Thotë profeti a.s:”Zoti është më i dashur dhe më i mëshirshëm  me ju, se ç’është nëna e dashur për djalin e saj.”
    Qëllimi ynë me këtë temë, është që ti o vëlla dhe o motër të pendohesh, t’u thuash “mjaft” gjynaheve dhe të fillosh një faqe të re. Bëje nijet diçka të tillë në këto çaste o vëlla dhe o motër dhe thuaj menjëherë:”Pendohem o Zot dhe nuk do të veproj siç kam vepruar deri tani”
    Thotë profeti a.s, duke përshkruar gëzimin e Zotit, kur një nga robët e tij pendohet:”“Zoti gëzohet me pendimin e besimtarit më shumë seç gëzohet një njeri, i cili është në shkretëtirë me devenë e tij e cila mban ushqimin dhe ujin. Teksa shtrihet të flerë, deveja i largohet dhe kur zgjohet nuk e gjen. Pasi e kërkon dhe nuk e gjen, kthehet i lodhur dhe i etur tek vendi ku fjeti dhe shtrihet duke pritur që të vdesë. Vendos kokën në krahun e tij dhe e zë gjumi. Kur zgjohet shikon devenë e tij, me ushqimin dhe ujin sipër. Nga gëzimi thërriti: O Zot, ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Zoti gëzohet me pendimin e besimtarit, më shumë se ç’u gëzua ky me gjetjen e devesë.”
    A e din o vëlla dhe o motër, se Zoti gëzohet më shumë me pendimin tënd, seç gëzohesh ti? Kur dikush pendohet, ai ëshë me zemër të thyer dhe i vjen zor nga ato që ka vepruar. Nuk ka gjë më të dashur tek Zoti, sesa kjo ndjenjë në zemrën e penduesit. Kjo vjen për shkak se njeriu në këto çaste të tilla, ka arritur kulmin e adhurimit dhe përkushtimit ndaj Zotit të tij.
    Në çastet kur ti o vëlla dhe o motër pendoheni, kaloni në njerëzit më të dashur dhe të afërt të Zotit.
    Kur shejtani u nxorr nga xheneti dhe u mallkua për shkak se refuzoi t’i përulej Ademit a.s, i tha Zotit:”Betohem në krenarinë dhe madhështinë Tënde se do i devijoj të gjithë, përderisa janë gjallë” Kurse Zoti iu përgjigj:”Betohem në krenarinë dhe madhështinë Time se do i fal përderisa më kërkojnë falje”
    Pyetja që lind është: Përse Zoti i ka kushtuar kaq rëndësi pendimit?
    Kur Zoti e krijoi njeriun, e krijoi për të vendosur rregullin në tokë. E bëri atë përgjegjës të tokës. Nëse nuk do të ekzistonte pendimi dhe pranimi i pendimit, ata që vjedhin, vrasin... edhe nëse bëhen pishmanë, do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë përsëri. Kjo do të çonte në shkatërrimin e jetës në tokë. Sa mirë do të ishte nëse presidenti, kryeministri, ministrat, pronarët dhe menaxherët e kompanive... të mblidhnin vartësit e tyre dhe t’u mësonin pendimin. Sa mirë do të ishte që çdo ditë, javë apo muaj, ta shpallnin për tu penduar nga një ves, apo fenomen negativ të përhapur. Ideja e pendimit është që të rregullohet shoqëria ku jetojmë. Pendimi është vlerë që të përtërin shpresën dhe optimizmin. Gjynahet dhe punët e këqia, ta shtojnë plogështinë dhe pesimizmin.
    Trajnuesit mbi artin e administrimit, këshillojnë që për një administrim të mirë, duhet që të njohësh pikat e fuqisë dhe të dobësisë. Pas kësaj, të duhet që të shtosh pikat e forcës dhe të dobësosh ato të dobësisë. Pendimi kryen të njëjtin funksion. Gjynahet janë pikat e tua të dobëta dhe pendimi i dobëson këto pika të dobëta dhe të shton pikat e fuqisë. Pendimi shton dhe forcon lidhjet e tua me Zotin. Teksa pendohesh, ti e bën për shkak se je i bindur se Zoti e pranon pendimin dhe të shpërblen për këtë. E bën pasi je i bindur se Ai është falës, mëshirues...
    Një pyetje tjetër interesante është: Nëse Zoti është dashamirës, mëshirues dhe falës, përse nuk na mbron që në fillim nga gjynahet? Përse na lejon të bëjmë gjynahe, pastaj kërkon të pendohemi? Zoti që na krijoi, e njeh mirë natyrën tonë. Nëse ne nuk do të bënim gjynahe, do na pëlqente vetja dhe do të tregoheshim arrogantë. Diçka e tillë i ndodhi shejtanit dhe e çoi në mohim. Nëse Zoti do të të mbronte nga gjynahet, e keqja do të të vinte nga diçka tjetër, nga pëlqimi i vetes dhe mendjemadhësia, e cila u bë shkak për mallkimin e shejtanit.
    Pasi Ademi a.s u nxorr nga xheneti, filloi të qajë. Zoti filloi ta ngushëllojë me këto fjalë, të cilat i rrëfen Ibnul Kajjim:”
    “O Adem. Unë të sprovova me gjynah për shkak se dëshiroja që ta shohësh dashurinë dhe bujarinë Time. O Adem, nëse nuk do të bënit gjynahe, Unë do u zhdukja juve, do të sillja një popull që bënin gjynahe, kërkonin falje dhe Unë i falja. O Adem, më parë hyjë tek ne si mbretërit tek mbretërit, kurse tani do të vish tek Unë si robi tek mbreti dhe kjo është më e dashur për Mua. O Adem, nëse do të mbroja ty dhe pasardhësit e tu nga gjynahet, kujt do ia tregoj mëshirën Time? Kujt t’ia tregoj faljen Time? Kujt t’ia pranoj pendimin, në një kohë që Unë jam Falës dhe Mëshirues? O Adem, mos u mërzit që të thashë: “dil nga xheneti”, pasi nuk e kam krijuar xhenetin veçse për ty. Zbrit në shtëpinë pranë, (tokë) mbill farën tënde atje dhe kur të të marrë malli për Mua dhe dëshiron të kthehesh, do të të pranoj, do të të hap derën e xhenetit Tim, do të të kthej në vendin tënd dhe do të jetosh pranë Meje. O Adem, një gjynah me të cilin tregon nënshtrim dhe përulje ndaj Meje, është më i dashur tek Unë se një punë e mirë me të cilën mburresh para Meje. O Adem, rënkimi i gjynahqarve, është më i dashur tek Ne se adhurimet e atyre që e bëjnë për syfaqësi”
    Shpesh herë emri Ettevvab, shoqërohet me emrin Errahim (mëshirues). Secili prej nesh, kërkon që Zoti ta gjykojë me mëshirën dhe jo drejtësinë e Tij. Nëse do na gjykonte me drejtësinë e Tij, do na linte të veprojmë si të duam gjatë jetës dhe në botën tjetër, do na kërkonte llogari për gjithçka dhe përfundimi ynë do të ishte zjarri. Kurse nëse na gjykon me mëshirën e Tij, Ai na udhëzon drejt pendimit. Udhëzimi drejt pendimit mund të jetë në forma të ndryshme, herë me një shenjë, herë të tjera me fatkeqësi. Ka njerëz që i kuptojnë shpejt mesazhet e Zotit që ia dërgon për tu penduar dhe pendohen. Ka të tjerë që nuk kuptojnë veçse me mesazhe paksa të rënda. Kështu i çon një fatkeqësi, e cila e sjell në vete dhe pendohet. Fatkeqësia që i ndodhi, është kulmi i mëshirës së Zotit, pasi ajo është shkak i fitimit të xhenetit dhe shpëtimit nga zjarri i xhehnemit. Për këtë, emri “Pranues i pendimit” shoqërohet gjithmonë me emrin “Mëshirues”.
    Le të marrim një shembull, për ta konkretizuar më mirë. Një baba, i jep djalit të tij një shumë prej pesë mijë stërlinash angleze dhe e dërgon të mësojë në Angli. Pasi e përcjell të birin, babai nuk interesohet më për mbarëvajtjen e tij në mësime. I biri, pasi morri paratë dhe arriti në Angli, filloi të bredhë, nuk mësonte, argëtohej... mbeti në mësime dhe u detyrua të kthehej në shtëpi. Me tu takuar me babanë, i thotë: E drejta është se pas kësaj ti nuk merriton të arsimohesh. Dil jashtë!” Djali ka të drejtë t’i thotë:”O baba. Po si ka mundësi që nuk u interesove aspak për mua?! Si ka mundësi që më braktise?!” 
    Nëse babai do të kishte qenë i mëshirshëm dhe i dhembshëm me të birin, fillimisht do të interesohej me telefon, do e këshillonte dhe herë të tjera kritikonte.
    Forma të tilla përdor dhe Zoti për të të bërë ty o vëlla dhe o motër të pendohesh. Ata që janë të ndjeshëm, i kuptojnë menjëherë mesazhet e Zotit, sado të vogla qofshin ato.
    Është më mirë që të pendohesh me dëshirën tënde, sesa kur të të vijnë mesazhet dhe fatkeqësitë.
    Një doktor, tregon:”Unë kam një paciente të moshuar e cila vuan nga sheqeri. Një herë pasi e vizitova, meqë ishte vonë, urdhëroi djalin e saj të më shoqërojë me makinë. Gjatë rrugës me djalin e pacientes, pashë që ai jo vetëm që nuk ishte fetar, por ai filloi dhe të tallej me fenë. Thoshte që unë do të jem mirë në zjarr pasi do të jem më ngrohtë etj…Doktorit nuk i erdhën mirë këto fjalë dhe me edukatë i tha:”Të lutem, unë do të zbres këtu” dhe zbriti. Pas një periudhe të gjatë kohe, pasi ky doktor kishte udhëtuar në disa vende për specializim, u kthye në vendin e tij përsëri. Me ta marrë vesh pacientia e tij e moshuar, e kërkoi përsëri që ta vizitojë. Doktori vajti, e vizitoi dhe kur deshi të dalë, e moshuara i tha:”Djali im do të të shoqërojë”. Doktori me edukatë i tha që nuk është nevoja, pasi e dinte se çfarë do të dëgjonte prej tij. Por pacientja nguli këmbë dhe i tha:”Prit se ai po fal namazin e jacisë në xhami dhe kthehet menjëherë”. Kur dëgjoi këtë doktori mbeti i shtangur. Priti derisa u kthye dhe kur e pa, pa një njeri komplet ndryshe. Tani dhe fytyra sikur i ndriçonte. Atëherë pranoi që ta shoqërojë. Gjatë rrugës e pyeti se çfarë kishte ndodhur, që shihte gjithë ato ndryshime. Djaloshi iu përgjigj:”Ty të kujtohet se si kam qenë. Në atë kohë punoja në një kompani turistike. Në fillim kompania, merrej me shoqërimin e turistëve vendas në shtete të ndryshme të Europës. Më pas duke parë që numri i njerëzve që duan të vizitojnë Meken, rritej, kompania ndryshoi drejtim dhe filloi të merrej me dërgimin e peligrinëve për në Meke. Kështu dhe unë tani duhej të udhëtoja për në Meke. Teksa fluturonim në avion, i shihja të gjithë njerëzit të veshur me ihramet e bardhë dhe habitesha me vete se çfarë po bëjnë këta kështu dhe i shihja me përbuzje.
    Vajtëm në Meke dhe të gjithë njerëzit u drejtuan drejt Qabesë për të kryer ritet. Unë as nuk e kisha ndërmend të bashkohem me ta dhe isha me rrobat e zakonshme të miat. Teksa pashë që të gjithë u drejtuan nga Qabeja i thashë vetes: Përse të mos shkoj dhe unë të shoh se çfarë bëhet atje? Kur arrita atje, pashë që ishte dita që laheshin muret e Qabes. Njerëzit ishin grumbulluar dhe nuk lejoheshin të hynin veçse një numër i pakët. Teksa po prisja, papritur shoh dikë që më kapi për dorë dhe më tha:”Eja të hysh me mua brenda Qabesë”. Më pas dëgjova  se ai ishte një nga dijetarët e qytetit. Hyra brenda me të dhe e pashë veten brenda Qabesë, ku shumica e njerëzve nuk munden të hyjnë. Në ato çaste, Zoti e bëri të dashur për zemrën time besimin dhe fillova të qaj me të madhe. Brenda mureve thërrisja:”Jam penduar o Zot, jam penduar o Zot! Kur dola nga Qabeja, isha njeri tjetër tashmë.
    Një tjetër nga ata që i kuptojnë menjëherë mesazhet e Zotit, tregon:”Pasi kisha vepruar një nga gjynahet që zemëron Zotin, po udhëtoja me makinë. Gjatë rrugës, ula xhamin e makinës, për të thithur ajër të freskët. Në atë çast, një zog që fluturonte vjen dhe përplaset në fytyrën time. Ndalova, pastrova fytyrën dhe fillova të qaj duke thënë:”E kuptova mesazhin Tënd o Zot dhe pendohem për ato që kam vepruar.”
    Një dijetar musliman Ratib Nabulsi, tregon mbi një nga ata që i kuptojnë me vështirësi mesazhet e Zotit. Ai është një nga profesorët më të mëdhenj në Liban. Ai ishte ateist dhe e mbronte ateizmin me fanatizëm. Me mendimet e tij, ai i bënte studentët e tij të dyshonin në gjithçka që besonin. Kjo gjendje vazhdoi për vite të tëra. Nëse Zoti do e kishte gjykuar me drejtësinë e Tij, ky njeri do të hynte në zjarr. Por Mëshiruesi e tërheq robin e Tij me dëshirë ose me forcë. Ky profesor kishte një vajzë shumë të bukur. Një ditë, papritur vajza sëmuret dhe temperatura nuk i zbriste nën dyzet gradë. Të gjithë doktorët dhe spitalet që e vizituan, shprehnin habinë e tyre rreth këtij rasti me të cilin nuk ishin përballur më parë. Temperatura e vajzës nuk zbriste nën 40 gradë dhe nuk i bënte dobi asnjë ilaç. Po të vazhdonte kjo gjendje, vajza mund dhe të vdiste.
    Në këtë kohë, ky baba ateist filloi të tronditej rëndë nga sëmundja e vajzës. Ngaqë nuk ishte i
    ndërgjegjshëm mbi atë që vepronte, ndonjëherë e merrte vajzën në fakultet me vete.
    E shoqja e tij, tregon:”Një ditë hyra në dhomën e tij dhe e pashë me kokë në sexhde duke thënë:”Unë e di që më dëgjon, prandaj ose merrma vajzën përgjithmonë, ose ma shëro dhe ose më vdis mua!” dhe qante me dënesë.” Që nga ajo ditë filloi të falej dhe të lutej. Me studentët filloi të korrigjojë gjithë mendimet ateiste të mëparshme dhe pohonte që Zoti ekziston. Gjëja e bukur është se vajza e tij në fund u shërua.
    Është mirë që Zotit t’i shkosh me dëshirën tënde dhe pa të detyruar.
    Thotë Zoti në Kuran:”Më pas, Ai i fali, me qëllim që të pendohen” (Teube 118) Këtu shohim që Zoti i fali, me qëllim që të pendohen. Në ajetin e parë, Zoti të ndihmoi të pendohesh. Kurse në ajetin e dytë ta pranon pendimin.
    Ademi a.s kur hëngri nga pema e ndaluar, filloi të vrapojë në xhenet, ngaqë nuk dinte çfarë të bëjë.  Ai dëshironte që Zoti ta falë, por nuk dinte çfarë duhej të bënte për këtë. Ishte vetë Zoti Ai që ia mësoi pendimin dhe ia pranoi atë. “dhe Ademi pranoi nga Zoti disa fjalë dhe Ai ia pranoi pendimin. Me të vërtetë që Ai është Pranues i pendimit, Mëshirues” (Bekare 37)
    Fjalët që Zoti ia mësoi Ademit a.s ishin:”O Zot, ne i bëmë padrejtësi vetes tonë dhe nëse nuk na fal dhe mëshiron, do të jemi të humbur” (Araf 23)
    Me ti thënë Ademi a.s fjalët e mësipërme, Zoti ia pranoi pendimin dhe e fali.
    Pendimi ka tre kushte që të pranohet tek Zoti. Këto tre kushte janë të tilla që në një çast të vetëm mund t’i plotësosh:
    Të pendohesh dhe të bëhesh pishman për ato që ke bërë. Pendimi shoqërohet me thyerje të zemrës, lotim të syrit, kërkim falje prej Zotit…
    1-   Të largohesh nga ato gjynahe që bëje më parë.
    2-   Të jesh i vendosur që nuk do i veprosh më. Nuk ke përse t’i kthehesh më atij
    gjynahu o vëlla dhe o motër. Nuk ke përse humbet jetën tjetër për këtë botë. Kjo botë në krahasim me jetën tjetër, është njëlloj si një flluskë sapuni në krahasim me një gur diamanti nga më të shtrenjtit. Kjo botë vlen sa disa qindarka, kurse jeta tjetër është një çek, mbi të cilin është shkruar shuma:”Ata do të kenë çfarë të dëshirojnë, kurse Ne do u japim dhe shtesë” (Kaf 35)
    Si ka mundësi që Zoti të pret të pendohesh, kurse ti vazhdon të refuzosh?!
    Në kohën e Musait (a.s), ndodh një thatësirë e madhe që nuk ishte parë më parë. Të mbjellat u thanë, bagëtia filloi të ngordhë,  dhe njerëzit filloi ti kërcënojë uria dhe etja.
    Populli i Musait u mblodh një ditë dhe vajtën tek Musai dhe i thanë: “O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim.” Atëherë Musai i mblodhi popullin, - rreth 70 mijë çifutë - dhe filloi të lutej, kurse populli thonin Amin, pas çdo lutje. Megjithatë shiu nuk po binte.
    Atëherë Musai u drejtua nga qielli dhe tha: “O Zot, përse nuk po na lëshon shi, megjithëse u lutëm?”
    Zoti i thotë: “O Musa, nuk do të bie shi, pasi në mesin tuaj është një burrë i cili ka dyzet vite që bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerë shi deri sa ai të dalë nga mesi juaj. Vetëm kur të dalë do të bjerë shiu.” Atëherë Musai i mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha:” Nuk do të bjerë shi deri sa të largohet prej nesh ai që ka dyzet vite që bën gjynahe.”
    Personi që kish 40 vjet që bënte gjynahe, shikon njëherë majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por kur pa që nuk lëvizi kush, e kuptoi që për të flitej. Në ato çaste të vështira për të, fillon të thotë me vete: “O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindem dhe kam vazhduar me gjynahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëëruar dhe nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe mi mbulo të metat.” Në atë çast filloi të bjerë shiu.
    Musai i habitur e pyeti Zotin: “O Zot, si ka mundësi që ra shiu, megjithëse nuk doli kush?”
    “O Musa – ia ktheu Zoti, - robi im që veproi gjynahe për dyzet vite, u pendua me sinqeritet në ato çaste dhe Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bjerë shiu.”
    Musai (a.s) iu lut: “O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!”
    Por Zoti ia ktheu: “O Musa, ka dyzet vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjynahet, unë ta zbuloj dhe ta poshtëëroj para njerëzve?!”
    Tre kushteve të mësipërme për pranimin e pendimit, u shtohet dhe një i katërt, nëse gjynahu që ke vepruar, ka të bëjë me të drejtat e njerëzve. Nëse është kështu, duhet që t’ua kthesh njerëzve të drejtën e mohuar.
    Vallë cila është dita më e bukur në jetën tënde? Mos është dita kur u martove, apo dita kur u bërë baba?
    Dita më e bukur në jetën tënde, nuk mund të jetë veçse dita në të cilën Zoti ta pranon pendimin dhe të fal.
    Në betejën e Tebukut, Kab ibn Malik mungoi pa arsye. Për këtë profeti a.s e ndëshkoi duke urdhëruar të gjithë muslimanët që të mos i flasin. Kur Zoti ia pranoi pendimin, gjë të cilën e shpalli dhe në Kuran, të gjithë njerëzit dilnin rrugës dhe e thërrisnin:”O Kab, ta pranoi Zoti pendimin...” Të gjithë njerëzit e takonin rrugës dhe e uronin.
    Kur hyra në xhami, Talha ibnu Ubejdulla u çua dhe më përqafoi. Ishte i vetmi nga muhaxhirët që më përqafoi dhe nuk ia harroj këtë. Kur më pa profeti (a.s), duke ma bërë me shenjë më tha:”Afrohu” dhe fytyra i ndriste si hëna. Kur u afrova pranë tij më tha:”Ulu!” dhe unë u ula. Profeti (a.s) më pas më tha:”Gëzohu o Kab me ditën  më te bukur që kur të ka lindur nëna. Zoti ta pranoi pendimin.”
    Pendohu o vëlla nga të gjitha gjynahet që ke bërë. Sa herë që të pendohesh, Zoti të fal dhe ta pranon pendimin.
    Në një hadith profeti (a.s) thotë: “ Një njeri bëri një gjynah dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë. Zoti i thotë: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti i thotë përsëri: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti përseri tha: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im përderisa më kërkon falje”
    Ndodh shpesh që kur një njeri vepron gjynah pas gjynahu, i vjen zor të pendohet. Për këtë, Zoti të këshillon që të veprosh punë të mira. Nëse të vjen zor të pendohesh ngaqë sa herë pendohesh u kthehesh përsëri gjynaheve, atëherë vepro një punë të mirë, pas çdo gjynahu. “me të vërtetë që punët e mira, i fshijnë ato të këqiat” (Hud 114)
    Këto që përmendëm dhe që i lexove, janë provë për ty ose kundër teje Ditën e Kijametit o vëlla dhe o motër.



    « Editimi i fundit: 22-09-2007, 21:37:46 nga Aida »

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #10 ne: 20-09-2007, 21:51:21
    EL-AZIZU  (Fuqiploti)

    Në këtë temë, do të trajtojmë emrin e Zotit, El-Azizu. Nëse e ndjen dhe e përjeton siç duhet këtë emër, padyshim që do të ndihesh i lumtur dhe i gëzuar në këtë botë, do të ndihesh i fuqishëm dhe plot energji.
    Është bërë zakon që kur dikush përballet me gjëra të vështira, të tjerët e urojnë:”Zoti të dhashtë fuqi!”
    Kjo temë do të përbëhet nga:
       Hyrje
       Kuptimet e emrit El-Aziz
       Ndikimi dhe gjurmët që ka ky emër në gjithësi
       Si ta përjetojmë këtë emër në jetën tonë?
       Kuptimi i katërt i emrit El-Aziz.
    Këtë temë do e fillojmë me një pyetje, e cila do të jetë boshti i kësaj teme. Kjo pyetje është:”A je ti rob i El-Azizit?”  A e ndjen që je rob dhe je në shërbim të Fuqiplotit? A je krenar që ke për Zot, Fuqiplotin?
       Kuptimet e emrit El-Aziz
    Emri El-Aziz, nënkupton dikë që nuk ka shok dhe diçka që nuk gjendet dhe është e rrallë. Duket qartë që emri El-Aziz, i shkon përshtat vetë Krijuesit tonë, i cili nuk ka shok dhe rival dhe është unik në qënien e Tij.
    Kuptimi i dytë i emrit El-Aziz, është fituesi dhe triumfatori që nuk mposhtet kurrë.  Çdo njeri sado i aftë të jetë, patjetër që ka pika të dobëta, ku mund të thyhet dhe mposhtet. Sado fitimtar të jetë një komandant ushtarak, sado beteja të ketë fituar, në qoftëse humbet qoftë dhe një betejë, nuk mund të quhet Aziz. Kurse emri i Zotit, El-Aziz, nënkupton që Ai nuk mund të mposhtet dhe thyhet kurrë. Nuk ka gjë që mund t’i bëjë ballë dhe t’i rezistojë fuqisë së Tij. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti do e bëjë të triumfojë çështjen e Tij, por shumë njerëz nuk e dinë”  (Jusuf 21) Patjetër që Zoti do e ndihmojë këtë umet të shtypur dhe të vuajtur, pasi Ai është El-Aziz.
    Kuptimi i tretë i emrit El-Aziz, është ai që të jep forcë, të ndihmon dhe të përkrah që të jesh krenar. Emri i Zotit El-Aziz, është përmendur në Kuran 95 herë. Kjo pasi me këtë emër duhet të jetojë umeti, me këtë emër duhet të ndihen krenarë muslimanët. Kush prej nesh, e adhuron Zotin duke i kërkuar t’i japë fuqi dhe ta bëjë krenar me fenë e Tij? A e ndjen veten rob të El-Azizit o vëlla? A je i kënaqur me gjendjen ku ndodhet umeti sot? Çfarë po bën që ta nxjerrësh këtë umet nga ky qorsokak?
    Emrat e tjerë me të cilët shoqërohet emri i Zotit, El-Aziz janë katër:
    1.   Elhakim (I urti) i cili përmendet 47 herë në Kuran i shoqëruar me emrin El-Aziz.
    Kështu, Zoti i Madhëruar është i fuqishëm, por  fuqinë e Tij e përdor me urtësi. Ti mund të jesh i fuqishëm, por kjo të bën të jesh dhe i nxituar dhe merr vendime të nxituara.
    2.   Er-rahim (Mëshirploti) i cili përmendet 14 herë i shoqëruar me emrin El-Aziz.
    Emri El-Aziz shoqërohet me Er-rahim, për të treguar se Zoti është fuqiplotë, por është dhe Mëshirëplotë. Forca e Tij është e shoqëruar nga mëshira e Tij. Shumë njerëz që janë të fuqishëm ekonomikisht, fizikisht apo nga posti që kanë, sillen ashpërsisht dhe me dhunë ndaj të tjerëve. Kurse Zoti i Madhëruar është dhe Fuqiplotë dhe i Mëshirshëm.
    3.   Elkavij (I forti). Thotë Zoti në Kuran:”Zoti do e ndihmojë atë që ndihmon
    rrugën e Tij, padyshim që Zoti është i Fortë dhe i Fuqishëm.” (Haxh 40)
    “Zoti e ka caktuar: Do fitojmë Unë dhe profetët e Mi. Me të vërtetë që Zoti është i Fortë dhe i Fuqishëm.” (Muxhadele 21)
    4.   El-alim (I dituri). Fuqia e Zotit është e shoqëruar me dijen.

       Ndikimi dhe gjurmët që ka ky emër në gjithësi
    Me qëllim që ta ndjejmë dhe ta kuptojmë më mirë fuqinë e El-Azizit, le ta shohim universin nga lart, nga galaktikat. Shkencëtarët pohojnë se numri i yjeve në qiell, janë sa kokrizat e rërës në shkretëtirë. Si është e mundur që gjithë këto yje lëvizin dhe nuk përplasen me njëri-tjetrin? Si ka mundësi që toka nuk afrohet më shumë me diellin? Thotë Zoti në Kuran:”Zoti i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Por dhe nëse bien, nuk ka kusht tjetër që t’i mbajë veç Tij.” (Fatir 41)
    Gjithçka në univers, mbahet në bazë të forcës së tërheqjes. Është njëlloj sikur dikush të mbajë në largësi të caktuar disa sende, duke i lidhur me litarë.
    Me qëllim që toka të mbahet, e tërheq forca e gravitetit që buron nga dielli. Me qëllim që dielli të mos e tërheqë dhe ta gllabërojë planetin tonë, toka rrotullohet rreth diellit, duke shmangur kështu afrimin dhe përplasjen me të. Kështu, toka nuk mund të largohet më shumë, pasi e tërheq dielli. Dhe diellin nuk mundet ta afrojë më shumë tokën, pasi ajo lëviz dhe rrotullohet. E njëjta gjë ndodh dhe me diellin dhe planetët e tjerë. Vetë dielli rrotullohet, me qëllim që të mos tërhiqet nga planetët që e rrethojnë. Nëse Zoti do e largonte forcën tërheqëse, gjithçka do të përfshihej nga kolapsi dhe shkatërrimi.
    Një herë, Musai a.s e pyeti Zotin:”O Zot. Si ka mundësi që nuk flen fare?!” Zoti i tha:”Merri këto dy shishe dhe qëndro gjithë natën, duke i mbajtur në dorë!” Musai a.s i morri shishet dhe filloi t’i mbajë në duar. Pasi kaluan disa orë, atë filloi ta marrë gjumi, shishet i ranë përtokë dhe u thyen. Atëherë Zoti i tha Musait a.s:”Nëse do të më merrte gjumi, qielli dhe toka do të përplaseshin.”
    Vallë kush tjetër veç Zotit i mban këto yje dhe planete që të mos përplasen? Si ka mundësi që njeriu e injoron gjithë universin dhe mohon Krijuesin dhe Fuqiplotin?
    Thotë Zoti në Kuran:”Dielli rend brenda kufijve të tij. Ai është caktimi i Fuqiplotit të ditur.” (Jasin 38) Gjithçka është krijuar dhe funksionon në bazë të fuqisë dhe dijes së Zotit.
    Toka rrotullohet rreth diellit në një orbitë vezake. Kështu, gjatë rrotullimit, ajo herë ndodhet më pranë diellit dhe herë të tjera më larg. Në rastet kur afrohet me diellin, është e mundur që dielli ta thithë dhe të djegë gjithçka mbi tokë. Por është e habitshme pasi kur toka afrohet me diellin, ajo shton shpejtësinë e rrotullimit me qëllim që të reduktojë forcën tërheqëse të diellit. E kundërta ndodh kur toka largohet nga dielli. Në raste të tilla, forca tërheqëse pakësohet dhe ajo mund të dalë jashtë orbitës. Por në raste të tilla, toka zvogëlon shpejtësinë e rrotullimit, me qëllim që ta ruajë ekuilibrin e forcës së tërheqjes. Më e veçantë se gjithçka sa përmendëm, është se kur toka ka nevojë ta shtojë ose ta reduktojë shpejtësinë e lëvizjes së saj, e bën këtë gradualisht, me qëllim që ne të mos e ndjejmë ndryshimin.
    Gjithë këto yje dhe planete, edhe pse nuk janë të vetëdijshëm, nuk përplasen dhe të shkaktojnë kaos në univers.
    Le ta lemë universin dhe le të zbresim në planetin tokë, të shohim forcën e Fuqiplotit. Le të kthehemi pas në histori dhe të shohim në jetën e profetit Ibrahim a.s. Ai i kërkoi Zotit:” Zoti im, më trego se si i ngjall të vdekurit! Ai (Zoti) tha: “A nuk e beson? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që të më qetësohet zemra! Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vetes (theri e copëtoi), pastaj vendos në çdo kodër, pjesë të tyre! Më pas thirri dhe ata do të vijnë shpejt. Dije se Zoti është fuqiplotë dhe i urtë” (Bekare 260)
    Përgjigja e Zotit ndaj kërkesës të Ibrahimit a.s ishte që Ibrahim a.s të marrë katër zogj, t’i therrë, t’i përzjejë puplat me mishin dhe gjakun, pasi të kishte veçuar kokat. Më pas, këtë përzierje mes mishit, gjakut, puplave dhe kockave, Ibrahimi a.s do e ndante në katër pjesë dhe çdo pjesë do e vendoste mbi një mal. Pas kësaj, Ibrahimi a.s do i thërriste që të vinin. Në çast, pjesët e trupit të çdo zogu, filluan të bashkoheshin, vinin merrnin kokën tek Ibrahimi a.s dhe fluturonin larg.
    Le t’i shohim tre kuptimet e emrit El-Aziz në jetën e profetit Muhamed a.s.
    Në betejën e Bedrit, ushtria muslimane përbëhej vetëm nga 313 luftëtarë, kurse kurejshët 1000. Muslimanët kishin vetëm dy kalorës, kurse kurejshët treqind. Pas përgatitjeve për luftë, profeti a.s iu drejtua për ndihmë Fuqiplotit. Thotë Zoti në Kuran:”dhe ushtarët e Zotit nuk i di kush tjetër përveç Atij” (Mudethir 31) “Zoti ka ushtarë të qiellit dhe të tokës dhe Zoti është Fuqiplotë, i Urtë” (Fet’h 4) Me këtë, Zoti na tregon se për të ndihmuar besimtarët dhe robët e Tij, Zoti përdor forca të ndryshme që nuk i shkojnë në mendje kujt.
    Ndihma dhe ushtria e parë me të cilën Zoti i ndihmoi muslimanët në Bedr, ishte gjumi. “kujtoni kur u morri gjumi si qetësi për ju” (Enfal 11) Para betejës, të gjithë muslimanët i zuri gjumi. Një nga muslimanët tregon:”Mua më la profeti a.s të bëj rojë. Për Zotin, atë natë më ra shpata nga dora shtatë herë. Sa herë që zgjohesha, shihja muslimanët duke fjetur dhe gërhitur.” Kjo ishte për t’i qetësuar dhe forcuar për betejën e nesërme.
    Forca dhe ushtria e dytë me të cilën Zoti i ndihmoi muslimanët në këtë betejë, ishte ëndrra që profeti a.s pa atë natë. Thotë Zoti në Kuran:” Dhe (kujto) kur Allahu t’i tregoi në ëndërr të paktë në numër. Sikur të t’i tregonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por Allahu ju shpëtoi.” (Enfal 43)
    Forca dhe ushtria e tretë ishte shiu që zbriti para betejës.  “kujtoni kur u morri gjumi si qetësi për ju dhe zbriti shi nga qielli për ju me qëllim që t’ju pastrojë” (Enfal 11)
    Dikush që i duhet të punojë rëndë, para se të shkojë në punë, fle dhe qetësohet dhe më pas bën dhe një dush. Kjo me qëllim që të jetë i freskët dhe i gatshëm për punën e rëndë dhe të gjatë që e pret. E njëjta gjë ndodhi dhe me profetin a.s dhe muslimanët në Bedr. Madje, shiu që ra tek muslimanët ishte i lehtë, kurse tek kurejshët ra shi me shumicë. Kjo bëri që toka tek muslimanët të ishte e fortë, kurse tek kurejshët u bë baltë, e cila u vështirësonte lëvizjen.
    Një ushtri tjetër që erdhi për të ndihmuar muslimanët, ishte dhe ushtria e melekëve të zbritur posaçërisht për këtë qëllim. “kujtoni kur i kërkuat ndihmë Zotit tuaj dhe ai u përgjigj. Unë do u ndihmoj me njëmijë melekë njëri pas tjetrit.” (Enfal 9)
    Teksa profeti a.s lutej, shikon nga besimtarët dhe u thotë:”Zoti është më i Madhi. Po shoh Xhibrilin a.s që udhëheq një mijë melekë.” Një nga muslimanët, pas betejës tregon:”Ngrita shpatën t’i pres kokën një armiku, por pashë që koka i fluturoi para se ta pres unë me shpatë.”
    Pas përfundimit të kësaj beteje, Zoti thotë:” Allahu nuk e bëri atë (ndihmën) për gjë tjetër, vetëm që t’ju gëzojë dhe për t’u qetësuar me të zemrat tuaja. Ndihma në realitet është vetëm prej Allahut. Allahu është Fuqiplotë dhe i Urtë.” (Enfal 10)
    A nuk është turp për ty o vëlla dhe o motër të mos e njihni Fuqiplotin? Si është e mundur të lexosh dhe të studiosh mbi universin dhe të mos njohësh Fuqiplotin që e krijoi?!
    Kjo ishte ndihma dhe ushtarët që Zoti dërgoi për të ndihmuar muslimanët në betejën e Bedrit. Kurse në betejën e Hendekut, shohim që ushtarët dhe ndihma ishte krejtësisht e ndryshme. Ushtria armike në këtë betejë përbëhej nga dhjetë mijë luftëtarë, të cilët rrethuan Medinen. Thotë Zoti në Kuran rreth kësaj beteje:”Kujtoni kur u erdhën nga sipër dhe nga poshtë, u zbardhën sytë dhe zemrat arritën fytin dhe hamendësonit për Zotin lloj-lloj mendimesh. Atëherë u sprovuan besimtarët dhe u tronditën shumë. Munafikët dhe ata që kishin zemra të sëmura thonin: Zoti dhe i dërguari i tij na premtuan vetëm mashtrim.” (Ahzab 10)
    Gjatë shtatë ditëve, profeti a.s vetëm lutej duke thënë:”O Zot që vë në lëvizje retë, që sjell ndëshkimin, që vendos llogarinë... të lutem t’i mposhtësh dhe të na ndihmosh....”
    Ushtria dhe ndihma që Zoti dërgoi për besimtarët këtë radhë ishte i ftohti që i detyronte të mos qëndrojnë gjatë. Kur të vjen ndihma e Zotit, të vjen me gjërat më të dobëta dhe të paparashikueshme. Ajo që kërkohet prej teje është që të qëndrosh si burrë para sprovave, pasi ndihma do të vijë.
    Ndihma tjetër ishte erë që nuk u la çadër të ngritur jomuslimanëve. “O ju që keni besuar. Kujtojini mirësitë e Zotit ndaj jush, kur u erdhën ushtarë. Ne u dërguam një stuhi dhe ushtarë që nuk i patë. Ai i ktheu jobesimtarët me mllefin e tyre, pa marrë gjë të mirë. Dhe i ruajti besimtarët nga lufta. Zoti është i Fortë dhe Fuqiplotë.” (Ahzab 25)  Çdo fitore dhe triumf, përfundon me emrin e Zotit, Fuqiplot.
    Era ishte aq e fuqishme saqë ua përmbyste enët me ushqim mbi zjarr. Ajo ua prishte dhe çadrat në të cilat flinin.
    Zoti dërgonte ushtarët dhe ndihmën e Tij edhe gjatë emgrimit të profetit a.s për në Medine.  Kur profeti a.s dhe Ebu Bekri ishin fshehur në shpellën Theur, kurejshët vajtën deri tek shpella, por nuk i panë. Në këtë rast, ushtarët dhe ndihma e Zotit ishte në sytë e vetë armiqve të profetit a.s. Ata, edhe pse u lodhën duke u ngjitur malit, nuk tentuan të përkulen dhe të shohin çfarë ka brenda shpellës. Ebu Bekri, teksa shihte këmbët e tyre, i thoshte profetit a.s:”O i dërguar i Zotit, nëse ndonjëri prej tyre do të shihte poshtë këmbëve të tij, do na dallonte.” Kurse profeti a.s ia kthente:”O Ebu Bekr, ç’mendon për dy vetë që kanë të tretë Zotin?”
    “Nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ka ndihmuar Zoti kur e nxorrën ata që nuk besojnë. Kur të dy ishin në shpellë dhe shokut të tij i thoshte: Mos u mërzit se Zoti është me ne. Zoti ia çoi qetësinë atij dhe e përkrahu me ushtarë që nuk i patë. Ai e bëri të ulët fjalën e atyre që nuk besuan dhe fjala e Zotit është më e larta. Zoti është Fuqiplotë dhe i Urtë.” (Teube 40)
    Në çdo ajet që përmendet emri i Zotit El-Aziz, patjetër që aty flitet mbi triumfin e të vërtetës dhe ndihmën e Zotit.
    Ajo që kërkohet prej teje është që të jesh rob i Fuqiplotit, të punosh për çështjen Islame. Është turp për ty o vëlla dhe o motër që të qëndroni pasivë. Është turp për ju që Ditën e Kijametit të dilni para Zotit dhe të mos dini çfarë t’i thoni.
    A ke menduar se çfarë do i thuash Zotit, kur të të pyesë:”A e ke lexuar librin Tim Kuranin? A e lexove që Unë jam Fuqiploti? Përse nuk u përpoqe për përhapjen e fesë Time?
    Me këto që themi ne nuk bëjmë thirrje për dhunë dhe terror, por duam që të vihesh në lëvzje o vëlla. Duam që të lodhesh për këtë fe. Duam që të përgatitesh, të pajisesh me dije dhe eksperienca dhe të japësh kontributin tënd për zhvillimin e vendit dhe të umetit. Ne duam të të themi dhe të të sigurojmë që ndihma dhe përkrahja e Fuqiplotit nuk do të të mungojë.
    Kushdo që ka dashur të sfidojë Zotin, Ai është hakmarrë ndaj tij. Faraoni i Egjyptit tha:”A nuk kam pushtetin e Egjyptit dhe këto lumenj që lëvizin poshtë këmbëve të mia” (Zuhruf 51) Zoti bëri që ujrat e lumenjve dhe të detit të lëvzin sipër kokës së tij. Atij i erdhi shkatërrimi, me atë që deshi të sfidojë Zotin.
    Ai më parë thoshte:”Unë jam zoti juaj i lartë” (Naziat 24) Kurse teksa vdiste thoshte:”Besoj që nuk ka zot tjetër veç Zotit që besojnë hebrenjtë” (Junus 90)
    E kundërta ndodh me njerëzit që i nënshtroheshin fuqisë së El-azizit. Jusufi a.s hyri në Egjypt dhe në pallatin e padronit të tij, si skllav. Hera e parë që doli nga ky pallat, doli për të hyrë në burg. Por për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Fuqiplotit, ai u kthye përsëri në këtë pallat, por këtë herë si ministri i thesareve dhe pasurive të Egjyptit. 

       Kuptimi i katërt i emrit El-Aziz është Ai që nuk pranon nënshtrimin,
    poshtërimin dhe përbuzjen për robët e Tij. Ai nuk mund të pranojë që robët e Tij të jenë të poshtëruar, pasi janë krijesat e vetme që i krijoi me dy duart e Tij fisnike. Ai nuk mund ta pranojë nënshtrimin dhe përbuzjen për robët e Tij të cilët deshi që të mos ecin si shumë krijesa të tjera me këmbë dhe duar, por caktoi që të ecin kryelartë dhe krenarë. Në çdo lëvizje gjatë namazit, besimtari thotë “Allahu ekber (Zoti është më i madhi)”, përveç kur çohet nga rukuja, ku pasi thotë:”Semiallahu limen hamide” thotë:”Rabbena lekel hamd (O Zot ty të takon falenderimi)”. Ky falenderim është për atë që na ka dhënë fizik të drejtë dhe nuk ecim këmbadorasi. Të falenderojmë Ty o Zot që na ke drejtuar.
    Kuptimi i emrit El-aziz, shfaqet në fjalët e para me të cilat bëhesh pjesëtar i fesë së Zotit, fesë muslimane:”La ilahe il-lallah” (Nuk pranoj t’i përulem zoti tjetër përveç Allahut). Përulja, nënshtrimi dhe adhurimi i përket vetëm Zotit, Fuqiplotë. El-aziz është Ai që nuk pranon të të shohë kokë ulur kurrë.
    Imagjino sikur babai të viziton papritur në shtëpi, pasi je martuar. Ai të gjeti në një moment kur po bëje fjalë me gruan tënde, para të cilës ke qenë gjithmonë kokëulur. Kurrë nuk ke mundur t’i thuash jo dhe ta kundërshtosh. Është ajo që urdhëron në shtëpi. Babai ishte dëshmitar dhe e përjetoi nënshtrimin dhe përuljen tënde para gruas. Në ato çaste do të dëshiroje të hapej toka dhe të të përpijë më mirë. Ti kishe vite që jetoje në atë gjendje nënshtrimi dhe përulje para gruas, por nuk do të dëshiroje të të shikonte babai.
    Imagjinoje sikur babai të të vizitojë në vendin e punës dhe rastis në një çast kur drejtori po të flet rëndë, me përbuzje dhe me tallje. Ti edhe pse je i pafajshëm, ke ulur kokën dhe nuk flet. Në çaste të tilla, të bie vlera para syve të babait dhe e zhgënjen atë me qëndrime të tilla.
    Nëse nuk pranon që babai yt të të shohë në gjendje nënshtrimi, përulje dhe përbuzje, si pranon të të shohë Fuqiploti?!
    Ata njerëz që pranojë të veprojnë gjëra ilegale, me pretekst se kanë familje për të ushqyer, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?! Ata policë që torturojnë padrejtësisht njerëzit, duke u justifikuar se kështu e kërkon detyra, a e ndjejnë veten robër të El-azizit?! Ata mësues dhe profesorë që pranojnë para nga nxënësit me qëllim që t’i kalojnë, përse pranojnë ta ulin veten kaq poshtë, në një kohë që janë robër të Fuqiplotit?! Ato gra që pranojnë të jetojnë të përbuzura me pretekstin se nuk kanë ç’të bëjnë, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?! Ata që e shohin umetin musliman në këtë gjendje të nderë dhe nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar gjendjen, me pretekstin se nuk kanë ç’të bëjnë, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?! Ata të rinj që shkojnë në perëndim dhe martohen me vajza me qëllim që të fitojnë nënshtetësinë, pranojnë ofendimet dhe të sharat e këtyre grave, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?! Kush do e bëjë të ndihet krenar, nënshtetësia që do të përfitojë duke qenë i nënshtruar dhe poshtëruar, apo Zoti fuqiplotë?
    Të gjithë ata njerëz të tjerë që e pranojnë nënshtrimin, poshtërimin dhe përbuzjen, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?!
    Ato vajza që kanë rënë pre e joshjeve dhe fjalëve të bukura të një djali, pranojnë çdo poshtërim, nënshtrim dhe përbuzje, vetëm që ato që ka vepruar të mbeten sekret dhe të mos i marrë vesh kush tjetjër. Ata bien pre e presioneve të djemve dhe plotësojnë çdo dëshirë të tyre. Ata njerëz që u janë nënshtruar epsheve dhe kënaqësive haram, a e ndjejnë veten robër të Fuqiplotit?! Përse e pranojnë njerëzit nënshtrimin dhe poshtërimin?
    Të gjithë ata që i nënshtrohen pasurisë, të gjithë ata që i nënshtrohen epshit, të gjithë ata që i nënshtrohen eprorëve... janë të përulur dhe të poshtëruar.
    Që ditën që të ka krijuar, Zoti të ka krijuar krenar dhe kokëlartë. Diçka të tillë ai e ka vendosur dhe në natyrën tënde. Fjalët “Nuk ka zot tjetër përveç një Zoti” janë që të jesh krenar dhe kokëlartë, para krijesave të Zotit.
    Zoti betohet në shumë ajete dhe hadithe kudsij mbi krenarinë, fuqinë dhe madhështinë e Tij. Thotë Zoti në një ajet:”Ata që i kanë bërë padrejtësi vetes, melekët shkojnë për tu marrë shpirtin, u thonë:”Ku keni qenë dhe si? Ata thonë: Kemi qenë të poshtëruar dhe nënshtruar në tokë. Ato u thonë: A nuk ishte toka e Zotit e madhe dhe të emigronit?” (Nisa 97)
    Nuk është e mundur të jesh rob i El-azizit dhe të jesh i poshtëruar dhe i nënshtruar ndaj krijesave.
    Thotë Zoti në Kuran:”Kush kërkon krenarinë, ta dijë se krenaria i përket vetëm Zotit (dhe vetëm prej Tij duhet ta kërkojë).” (Fatir 10) Ashtu si dielli është burim energjie për tokën, ashtu siç Nili është burim uji për Egjyptin, ashtu siç Eufrati dhe Tigri janë burime uji për Irakun... ashtu dhe burimi i vetëm i krenarisë në të gjithë universin, është vetëm Allahu i Madhëruar, El-azizu. Nëse krenarinë e kërkon në rrugë të tjera, veç rrugës së Zotit, nëse krenarinë e kërkon në numrin e shumtë të dashnoreve, nëse krenarinë e kërkon në dyftyrësinë dhe servilizmin ndaj eprorëve... atë kurrë nuk mund ta gjesh, përveçse tek El-aziz që ka krijuar gjithësinë.     
    “A kërkojnë krenarinë tek ata, duke ditur se krenaria i përket vetëm Zotit?!” (Nisa 139)
    Kurrë mos prano t’i nënshtrohesh kujt o vëlla dhe o motër, duke qenë rob i Krenarit suprem.
    Dikush mund të mendojë se filani edhe pse ndoqi rrugët jo të ndershme, edhe pse e kërkoi pasurinë në rrugë haram, edhe pse veproi... të gjithë njerëzit e respektojnë dhe ndihet në kulmin e krenarisë, respektit, vlerësimit dhe mbrojtjes.
    Betohem në Zotin e Madhëruar që një njeri i tillë është i poshtëruar dhe kurrë nuk mund të ndihet krenar dhe i respektuar. Ai mund të jetë i nënshtruar dhe i përbuzur në shtëpinë e tij. Mund të jetë i përbuzur nga fëmijët e tij. Ne ndoshta nuk i shohim gjëra të tillë – pasi është sprovë për të gjithë – por nga brenda ai është njeriu më i poshtëruar dhe më i përbuzur. Le të përmendim për këtë një shembull, që tregon se burimi i vetëm i krenarisë, është vetëm Zoti i Madhëruar.
    Padroni që bleu Jusufin a.s, ishte ministër i thesareve dhe financave të gjithë Egjyptit. Në Egjypt, ishte zakon që kushdo që ngjiste shkallët e karrierës dhe posteve të lartë, quhej “Aziz” (krenar, kokëlartë..) Zoti në Kuran, me qëllim e ka përmendur me këtë emër dhe jo me emrin e tij, me qëllim që ti o vëlla ta shohësh nëse është me të vërtetë krenar apo i poshtëruar. Sipas standarteve dhe kritereve që e bëjnë një njeri të ndihet krenar në këtë botë, ai ishte i tillë. Edhe vetë Kurani, e përmend me këtë emër. Por, a ishte krenar ky njeri? Jo për Zotin. Një njeri i tillë, ishte njeriu më i poshtëruar dhe më i nënshtruar. Ai ishte një burrë, të cilin dëshironte ta tradhëtojë gruaja. Madje ajo e deklaronte hapur diçka të tillë. Si mund të ndihet krenar një njeri i tillë? Jo vetëm kaq, por pas skandalit, ai vajti tek Jusufi a.s dhe i kërkoi që të mos ia tregojë kujt atë që kishte ndodhur. Këtë e bënte pasi kishte frikë se mos humbet prestigjin dhe postin e lartë. E kërkonte krenarinë dhe prestigjin, vetëm nga posti. Kjo e poshtëroi dhe e bëri të nështruar dhe të poshtëruar.
    Vetë gruaja e Azizit, ishte në kulmin e bukurisë, e pasur, i përkiste një shtrese të lartë të shoqërisë, organizonte ceremoni dhe ballo me gratë e qytetit... megjithatë ishte e poshtëruar dhe e nënshtruar. Ajo vetë pranon para grave të tjera:”Unë e josha atë, por ai u mbrojt fort”  (Jusuf 32) Ajo ishte e poshtëruar edhe pse jetonte në luks, kurse Jusufi a.s ishte krenar dhe dinjitoz edhe pse ishte skllav.
    Por edhe nëse dikush që ndjek rrugët haram për të arritur qëllimet dhe një jetë luksoze, duket se është i gëzuar dhe krenar, nuk i dihet se si do të përfundojë jeta e tij. Shpesh herë ndodh që poshtërimi dhe nënshtrimi i një çasti, i humbet dhjetra vite lumturi dhe gëzim.
    Teksa mbreti i fundit musliman në Andaluzi, po largohej prej saj, filloi të qajë. Nëna e tij që quhej Aishe, i tha:”Qaj! Qaj si grua për pushtetin që nuk e mbrojte si burrë!” Imagjinoji këto çaste poshtërimi dhe nënshtrimi për këtë mbret. çfarë vlere kishin për të njëzet vitet që jetoi në luks dhe pushtet?
    “Kush kërkon krenarinë, ta dijë se krenaria i përket vetëm Zotit” (Fatir 10)
    Nuk ka burim tjetër të krenarisë, përveç Zotit të madhëruar. Thotë Zoti në Kuran:”Krenaria i përket Zotit, të dërguarit dhe besimtarëve.” (Fatir 10)
    Kurrë mos prano të jetosh i poshtëruar dhe i nënshtruar o vëlla! Nëse refuzon krenarinë dhe pranon poshtërimin, dije se ti je larguar nga Zoti, nga profeti a.s dhe ke dalë jashtë rrethit të besimtarëve. Ti mund të thuash që je musliman dhe të falesh, por nuk qëndron në krahun e besimtarëve. Falu dhe qaj në namaz si të duash, por po qe se nuk i nënshtrohesh dhe përulesh vetëm Zotit dhe askujt tjetër, nuk të bën dobi. El-aziz kërkon që t’i përulesh vetëm Atij, dhe jo njerëzve.
    Unë kam frikë se gjendja në të cilën ndodhet umeti musliman sot, është për shkak të humbjes së një cilësie të tillë. Historia muslimane është e mbushur me krenari dhe lavdi. Vetë Kurani ynë na këshillon të jemi krenarë. Lexoje historinë e Jusufit a.s me qëllim që të mësosh krenarinë.
    Të gjithë profetët që janë dërguar tek popujt e tyre, janë dërguar për tu mësuar ekzistencën e Zotit. Kurse Musai a.s u dërgua tek hebrenjtë, jo për tu mësuar mbi ekzistencën e Zotit, pasi ata ishin besimtarë, por për
    tu mësuar krenarinë, pasi deri atëherë jetonin të nënshtruar dhe të poshtëruar. Ai kërkonte ti shpëtojë hebrenjtë nga poshtërimi i faraonit. Këtë fakt, e përmend vetë Kurani ku thotë:”
    “Shkoni dhe i thoni faraonit: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve. T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!” (Shuara 16-17)
    Historia e Musait a.s përmendet shpesh në Kuran, me qëllim që të edukojë krenarinë tek lexuesit. Ajo na mëson se kur krenaria i hiqet njeriu, kthehet në një krijesë pavlerë. Kthehen në njerëz që nuk munden ta çojnë vendin drejt zhvillimit dhe civilizimit.
    Për shkak se populli i Musait a.s ishin mësuar me poshtërimin dhe nënshtrimin, ata refuzuan të luftonin për të marrë Jeruzalemin. Për këtë, ata jetuan dyzet vite të humbur në shkretëtirë, derisa lindi një brez i ri, i edukuar me krenari, larg poshtërimit.
    Dijetarët pohojnë se një nga shkaqet që Zoti zgjodhi Gadishullin Arabik si vend nga ku do të dërgohej profeti i fundit, është se banorët e saj ndiheshin krenarë dhe dinjitozë.
    Profeti a.s e pyeti një ditë Aishen:”O Aishe, a e din përse populli yt e kanë ngritur derën e Qabesë? E kanë bërë me qëllim që të mos hyjë brenda vetëm njerëzit që duan.”
    Vetë profeti a.s u urdhërua të emigrojë nga Meka për në Medine, pasi ishte periudha që poshtërimet, keqtrajtimet, përbuzja u shtuan tej mase dhe rrezikonte personalitetin e tij.
    Nëse fruti i mollës nuk këputet në kohën e tij, por lihet për një kohë të gjatë, kokrat fillojnë të kalben. Për të vjelë fruta molle, duhet të presim vitin tjetër. Kalbësira e këtij umeti sot është nënshtrimi dhe përulja ku jeton.
    Ne e duam Umer ibnul Hatabin, pasi ai është simboli i krenarisë të umetit musliman. Ne e duam atë dhe emrin e tij ua lëmë fëmijëve tanë. Tregon Umer ibnul Hattabi:”Vazhduam të ndihemi krenarë, që ditën që pranoi Islamin, Umer ibnul Hattabi.”
    Kur fiset arabe braktisën fenë gjatë Kalifatit të Ebu Bekrit, ai tha fjalën e tij të njohur:”Si mund të dobësohet feja, duke qenë unë gjallë?!”
    Vetë vajza e Ebu Bekrit Esmaja, ishte e tillë dhe nuk pranonte përuljen dhe nënshtrimin. Kur profeti a.s dhe babai i saj qëndronin të fshehur në shpellën Theur, Ebu Xhehli vajti në shtëpinë e saj dhe e pyeti për vendodhjen e profetit a.s dhe Ebu Bekrit. Edhe pse Ebu Xhehli e qëlloi dhe i doli gjak, ajo nuk nxorri asnjë fjalë.
    Diçka e tillë ndodhte në rininë e saj. Një qëndrim i tillë, ndodhi dhe në pleqërinë e saj. Djalin e saj, Abdullah ibn Zubejrin do e vriste Haxhaxh ibnu Jusufi. Djali i saj Abdullahu i thotë i frikësuar:”O nënë, kam frikë se mos e gjymtojnë kufomën time!” Por ajo ia kthen me krenari:”Çfarë dhembjesh ndjen qengji teksa e rrjepin pasi e kanë therrur?!”
    Pasi e vret Haxhaxhi, shkon tek ajo dhe i thotë:”A e pe se çfarë i bëra djalit tënd?” “Po – i thotë ajo – i shkatërrove jetën në këtë botë, por ai të shkatërroi jetën e botës tjetër.”
    Historia jonë është dëshmitare e pushtetarëve të tillë si Elmutemi. Kur një gruaje muslimane iu bë padrejtësi nga romakët, ajo thirri:”O Mutesim!” Me t’i vajtur ky lajm Mutesimit, ai i dërgoi letër mbretit romak ku i thoshte:”Ma dërgo menjëherë gruan muslimane me nderime, përndryshe të dërgova një ushtri, fillimi i së cilës është tek ty dhe fundi këtu tek unë.” Perandori romak u detyrua ta dërgojë gruan muslimane me nderime dhe respekt.
    Historia jonë përmban modele krenarie si dijetari Izz ibn Abdusselam. Ai vajti tek guvernatori i Kairos dhe i tha:”O prijësi ynë! Kije frikë Zotin dhe tregohu i drejtë me popullin!” Guvernatori i premtoi bindje dhe drejtësi. Vajza e Izz ibnu Abdusselam, e pyeti të atin:”O baba! Si nuk pate frikë nga guvernatori kur i the ato fjalë?!”  Ai ia ktheu:”O bija ime! Në ato çaste kujtova krenarinë dhe madhështinë e Zotit dhe guvernatori mu zvogëlua para syve dhe më dukej sa një mace.”
    Historia jonë dëshmon dhe ankesën e një të krishteri në Egjypt, i cili ishte goditur nga djali i guvernatorit musliman, për shkak se kishte fituar garën e kuajve. I krishteri, morri rrugën për në Medine dhe u ankua tek Halifeja Umer ibnul Hattab. Menjëherë Umeri i dërgoi fjalë Amr ibnul Asit dhe kur erdhi urdhëroi të krishterin që të hakmerret dhe të godasë djalin e guveratorit.
    Ajo që kërkohet nga ne është:
    1 – Kurrë mos e prano nënshtrimin dhe poshtërimin. Për këtë të duhet të planifikosh si të shpëtosh nga padrejtësitë. Nëse një grua poshtërohet nga i shoqi, le të përpiqet ta ndryshojë këtë gjendje dhe mos e pranojë poshtërimin. Për këtë, le të mësojë një zanat, le të kërkojë një punë dhe t’i mbështetet Fuqiplotit krenar. Zoti ka në dorë ushtarët e qiellit dhe të tokës, por Ai kërkon të ndërmarrësh hapin e parë.
    Nëse planifikon dhe punon për njëzet vite se si të dalësh nga ky poshtërim, dije se je krenar dhe kryelartë, edhe nëse vdes mes poshtërimit dhe përbuzjes.
    Ebu Xhehli e vrau Sumejen, për shkak se ajo nuk pranoi ta braktisë fenë. Por i poshtëruar është Ebu Xhehli dhe jo Sumeja. Ai nuk arriti ta bindë dhe ta detyrojë të ndryshojë mendimin dhe idetë e saj. Ashtu siç vdiq Sumeja, vdiq dhe Ebu Xhehli, por Sumeja vdiq krenare, kurse Ebu Xhehli vdiq i poshtëruar.
    Thotë profeti a.s:”Kush i nënshtrohet një të pasuri për shkak të pasurisë së tij, ka humbur një të tretën e fesë së tij.”
    Kërkojeni zgjidhjen e halleve me krenari, pasi ato vijnë sipas caktimit të Zotit.
    2 – Bëji të tjerët të ndihen krenarë. Thotë profeti a.s:”Nëse një besimtar poshtërohet në prezencën e një besimtari tjetër dhe ka mundësi ta ndihmojë por nuk e bën, Zoti do e poshtërojë para gjithë krijesave Ditën e Kijametit.”
    Nëse një grua e ve, nëse një jetim, nëse një fukara... poshtërohet në prezencën tënde dhe ti ke mundësi ta ndihmosh dhe nuk e ndihmon, dije se do të poshtërohesh para gjithë krijesave Ditën e Kijametit. Por kjo duhet bërë me urtësi dhe mëshirë.
    Nëse Zoti poshtëron dikë që nuk përkrah një të vobekët, çfarë mund t’i bëjë dikujt që nuk përkrah islamin? Përse nuk vepron diçka të mirë? Përse i sheh jetimët të vuajnë dhe nuk u zgjat dorën?
    Hasan Elbasrij thotë:”Ditën e Kijametit do të vijë Islami dhe do të shohë në fytyrat e muslimanëve. Duke kaluar tek secili do të thotë:”O Zot. Ky më ka përkrahur. O Zot. Ky më ka zhgënjyer dhe lënë pas dore...derisa të arrijë tek Umer ibnul Hattabi. Do e kapë për dore dhe do të thotë:”O Zot. Kam qenë i panjohur dhe i huaj, derisa pranoi Islamin ky burrë.”
    3 – Trego përulje, përkushtim dhe nënshtrim vetëm ndaj Zotit tënd. Tregoji dobësinë tënde, të të pajisë me fuqinë e tij. Shfaqi përuljen, të të pajisë me krenari.
    Imam Ahmedi tregon se njëherë tek po bënte tavaf rreth Qabes, dëgjon një burrë që lutej: “O Zot, unë jam i paaftë siç e sheh, gruaja ime është e dobët siç e sheh, vajza ime është e dobët siç e sheh, rrobat e mia të vjetra siç i sheh vetë. O Ti që na shikon dhe nuk shikohesh na ndihmo.!” Ahmedi nxorri ca para dhe ia zgjati, por ai ia ktheu: “Çfarë janë këto?” “Të dëgjova problemet e tua dhe po t’i jap që të të ndihmoj.” “Jo, - ia ktheu - unë nuk kam asgjë nga ata që dëgjove, madje jam i pasur, por thjesht desha që t’i nënshtrohesha Zotit, pasi Ai pëlqen që të jemi të nënshtruar dhe të shfaqim nevojën tonë ndaj Tij.”
    Thotë profeti a.s:”E pashë Xhibrilin a.s natën e Miraxhit dhe dukej si pupul e lagur, nga përkushtimi dhe përulja ndaj Zotit.”
    Profeti (a.s) kur lutej, ngrinte duart, ulte kokën dhe me përkushtim lutej: “O Zot, unë jam robi yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde. Gjithçka e imja është në dorën Tënde. Gjykimin Tënd e pranoj dhe është i drejtë ….”
    Një i ditur thotë:”Trokita në të gjitha dyert e Zotit, në çdo derë që trokisja gjeja me mijëra njerëz që hynin. Trokita në derën e namazit, agjërimit, zekatit, haxhit etj... dhe të gjitha i gjeta të mbushura me  njerëz. Më pas trokita në derën e nënshtrimit dhe përuljes, të cilën e gjeta bosh. Hyra tek ajo dhe u thashë ejani dhe ju.”
    Një filozof romak, para se të bjerë Roma, morri kandilin dhe në mes të ditës doli jashtë dhe sikur kërkonte dikë me kandil në dorë. Njerëzit të çuditur e pyesnin:”Kë po kërkon me kandil, në mes të ditës?” Ai u përgjigjej:”Po kërkoj një burrë që të ndihet krenar.” Pas pesë viteve, perandoria romake ra.



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #11 ne: 20-09-2007, 21:54:35
    EL AFUV-VU (Mëkatfalësi)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë, ka lidhje të forta me një nga netët më të dashura tek Zoti, natën e Kadrit. Ky emër, është emri El afuv-vu. Madje, profeti a.s na ka mësuar që këtë natë, të lutemi me lutjen:”O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”
    Emri i Zotit El afuv-vu, është përmendur pesë herë në Kuran. Katër herë shoqërohet me ermin El-Gafur dhe një herë me emrin Elkadir. Thotë Zoti në Kuran:”Me të vërtetë që Zoti është Mëkat falës dhe Gjithëfalës.” (Nisa 43)
    Kurse ajeti ku përmendet i shoqëruar me emrin Elkadir, është:” All-llahu është Mëkatfalës dhe i Plotfuqishëm.” (Nisa 149)
    Kjo temë do të përqendrohet në katër pika kryesore:
       Kuptimi i emrit El-afuv-vu.
       Ndryshimi mes emrit El-afu-vu (Mëkatfalës) dhe El-Gafuru (Gjithëfalës) dhe disa emrave të përafërt në
    kuptim.
       Ç’lidhje ka ky emër, me natën e Kadrit?
       Si ta përjetojmë këtë emër në jetën tonë?
    Le të fillojmë me kuptimin e emrit El-afuv-vu. Ai rrjedh nga folja “Afa” e cila ka dy kuptime kryesore: Kuptimi i parë është që t’i japësh dikujt, me vullnet të lirë, nga pasuria jote hallall, pa të kërkuar. Ky është qëllimi me fjalën “tepricë” në ajetin e mëposhtëm:
    “Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” (Bekare 219)
    Kuptimi i dytë i foljes “Afa” është fshirja, zhdukja dhe eleminimi i gjurmëve. Kështu emri i Zotit El-afuv-vu do të thotë, Ai që i fshin gjynahet, shenjat dhe gjurmët që lënë këto gjynahe. Në të njëjtën kohë, Ai është i kënaqur dhe të jep nga të mirat e Tij, pa ia kërkuar.

       Ndryshimi mes emrit El-afu-vu (Mëkatfalës) dhe El-Gafuru (Gjithëfalës) dhe disa emrave të përafërt në
    kuptim. Emri El-afuv-vu është më gjithëpërfshirës sesa emri El-Gafuru.
    Kur folëm mbi emrin e Zotit El-Gafuru, thamë që është Ai që t’i mbulon gjynahet dhe të metat në këtë botë, t’i mbulon në Botën tjetër dhe nuk të ndëshkon për këto gjynahe. Kjo, edhe pse këto gjynahe janë vepruar dhe janë të regjistruara në regjistrat e veprave të tua.
    Kurse kur flasim për emrin El-afuv-vu është njëlloj sikur nuk ke vepruar gjynahe dhe sikur nuk ke asnjë të metë. Kjo pasi të është falur dhe të është fshirë nga regjistri i veprave, njëlloj sikur të mos kishte ekzistuar më parë. Kështu Zoti ua mbulon të metat disa prej robërve të Tij dhe nuk i ndëshkon në Botën tjetër. Kurse disa robërve të tjerë, Ai ua fal këto të meta dhe ua fshin nga Regjistrat e veprave, sikur të mos ekzistonin më parë. Kjo, edhe nëse dikush mund të ketë vepruar nga gjynahet e mëdha.
    Që ta sqarojmë më mirë ndryshimin mes këtyre dy emrave, le të marrim një shembull:
    Le të imagjinojmë një fletë të mbushur me gjynahe dhe të meta dhe në krah të secilit prej tyre, ndodhet ndëshkimi që Zoti ka caktuar për këdo që vepron atë gjynah. Në fund të kësaj flete shkruhet:”Personi që ka vepruar këto gjynahe, nuk do të ndëshkohet për ato që ka vepruar.” Por kjo fletë është prezente dhe të kujton ato që ke vepruar, edhe pse Zoti t’i mbuloi dhe nuk të ndëshkoi për to. Ky është emri i Zotit, Egafuru. Në një fletë tjetër, janë të gjithë gjynahet që ke vepruar dhe në krah të tyre ndëshkimi për secilin. Ajo që ndodh është se kjo fletë, riciklohet dhe kthehet e bardhë siç ishte më parë, duke fshirë të gjithë gjynahet që ndodheshin të regjistruara. I tillë është emri i Zotit El-afuv-vu.
    Kushdo që punon në institucione shtetërore apo kompani private, e din se sa herë të mungosh pa arsye apo të vonohesh pa arsye, këto quhen shkelje dhe regjistrohen në dosjen tënde përkatëse. Edhe pse eprorët e tu mund të t’i falin, ekzistenca e tyre në dosje të shqetëson dhe të streson. Ajo që do të të bënte të ndiheshe i qetë, është vetëm kur eprori të marrë shkrepsen dhe të djegë fletët ku janë regjistruar shkeljet dhe gabimet e tua. 
    Për këtë, kur Aisheja e pyeti profetin a.s:”Me çfarë të lutem, nëse e arrij Natën e Kadrit?” ai iu përgjigj:”Thuaj:” O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”
    Po të shohim në historinë e Jusufit a.s, do të gjejmë që vëllezërit e tij janë fajtorë për vuajtjet e tij. Në fund të historisë, pasi Jusufi a.s bashkohet përsëri me vëllezërit, u thotë:
    “Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë! Ai është më mëshirues i mëshiruesve!” (Jusuf 92) Ky ajet tregon që Jusufi a.s nuk i qortoi dhe nuk u hakmorr për sjelljet e vëllezërve ndaj tij. Por kjo nuk tregon se ai e harroi atë që kishin vepruar vëllezërit dhe e konsideroi sikur të mos kishte ndodhur. Këto fjalë nuk tregojnë se Jusufi a.s e konsideronte të harruar atë që kishte ndodhur. Kurse në fjalët e mëposhtme, duket qartë diçka e tillë:“O babai im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga shkretëtira, pasi djalli pat futur përçarje mes meje dhe vëllezërve të mi.” (Jusuf 100)
    E veçanta e këtij ajeti, qëndron në atë se Jusufi a.s nuk flet mbi pusin ku e hodhën vëllezërit e tij, por flet mbi burgun. Këtë e bën me qëllim që të mos i lëndojë. Ai e konsideronte një kapitull të mbyllur dhe të harruar atë që kishte ndodhur mes tij dhe vëllezërve.
    Diçka e tillë pothuajse i ndodh secilit prej nesh. Ka raste kur e falim dikë për një faj që ka bërë, por nuk ia harrojmë të keqen. Ka raste të tjera, kur fajin dhe gabimin e tij, e konsiderojmë të harruar dhe nuk e përmendim kurrë, sikur të mos ekzistonte fare.

       Si i fal dhe i fshin Zoti i Madhëruar gjynahet dhe të metat tona?
    Kjo, duke të bërë ty dhe melekëve që ta harroni gjynahin që ke vepruar. Gjynahi që veprove, fshihet përfundimisht nga regjistri i veprave dhe e harron dhe meleku i krahut të djathtë. Ditën e Kijametit, Zoti nuk të pyet dhe nuk të kërkon llogari për atë gjynah. Është njëlloj sikur të mos e kishe vepruar.
    “E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.” (Kaf 21)
    Edhe vetë meleku nuk do e kujtojë dot atë që ke vepruar, nëse ta ka falur dhe ta ka fshirë El-afuv-vu. Nëse do të supozonim se dikush do përpiqej t’ia kujtojë melekut, se ky njeri ka dhe një gjynah tepër të rëndë, melekut nuk do i kujtohej, pasi Zoti e ka fshirë nga regjistri i veprave dhe nga kujtesa e melekëve.
    Ditën e Kijametit do të ketë njerëz të cilët do të vijnë me regjistrat e veprave të bardhë si bora. Kjo pasi Zoti ua ka falur dhe ua ka fshirë të gjithë gjynahet që kanë vepruar që nga dita që lindën dhe deri ditën që vdiqën.
    Nata e Kadrit është një natë, në të cilën të jepet një mundësi e tillë. Në këtë natë, ke mundësi që regjistrin e punëve ta fillosh nga fillimi, nga zeroja.
    “Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.” (Jasin 65) Nëse Zoti t’i fal dhe t’i fshin gjynahet, ti do të përjashtohesh nga ky ajet.
    Ditën kur të ringjallen të gjithë krijesat, edhe ti o vëlla do të ringjallesh dhe do të pajisesh me të gjitha organet që ke pasur në këtë botë. Do të të jepet dhe kujtesa dhe do të kujtosh gjithçka që ke vepruar në këtë botë, përveç atyre gjynaheve që t’i ka falur Zoti dhe t’i ka fshirë. Edhe pse ti i ke vepruar dhe ke vuajtur nga këto gjynahe, nuk i kujton tashmë, pasi të janë fshirë nga regjistri i veprave dhe gjithashtu të janë fshirë nga kujtesa jote. Një fshirje e tillë e gjynaheve, mund të ndodhë për shkak se ti e arrite natën e Kadrit, e adhurove Zotin dhe Ai t’i fali gjynahet.
    Ashtu siç është Nata e Kadrit, natë e faljes dhe fshirjes së gjynaheve, është dhe Dita e Arafatit. Fudejl ibn Ajjad, në këtë ditë e luste Zotin me përkushtim që ta falë dhe t’ia fshijë gjynahet. Është zakon që me të ardhur mbrëmja e asaj dite, njeriu të gëzohet pasi shpreson në faljen dhe mëshirën e Zotit. Kurse Fudejl ibn Ajjad me të ardhur mbrëmja filloi të qajë. Kur e pyetën mbi shkakun, ai u tha:”Më vjen turp nga Zoti për ato gjynahe që kam vepruar, edhe nëse mi ka falur dhe mi ka fshirë Zoti.”
    Padyshim që të arrish një gradë të tillë, ku të falen dhe të fshihen gjynahet sado të rënda të kenë qenë, ka si kusht kryesor pendimin nga këto gjynahe.
    Beduinët e shkretëtirës, kur caktojnë vendin ku do të ngrehin çadrat e tyre për një periudhë kohe, bëjnë disa gërmime, kalale dhe gropa, për sistemimin e çadrave dhe mallrave. Kur vjen koha për t’u larguar drejt një vendi të ri, ata nuk i mbushin gropat dhe nuk i sheshojnë kodrat e dheut, por i lënë ashtu siçjanë. Po të vish në të njëjtin vend pas një viti, do të shohësh se të gjithë gropat dhe kodrat janë sheshuar nga rëra e shkretëtirës. Në të njëjtën mënyrë, Zoti i fshin gjynahet dhe të metat e robërve të Tij të mirë. Ashtu siçvë në lëvizje erërat, të cilat mbushin gropat e hapura nga beduinët, ashtu Zoti fshin dhe mbulon të metat e robërve të Tij.
    Diçka tjetër e veçantë e emrit El-afuv-vu është se Ai jo vetëm që t’i fal dhe t’i fshin gjynahet, por është dhe i kënaqur me ty.
    Një shembull tjetër për të kuptuar ndryshimin e emrit El-afuv-vu dhe Elgaffaru, është se Ditën e Kijametit, do të vijë një besimtar dhe do të paraqitet para Zotit. Me tu afruar pranë, Zoti do lëshojë një perde, me qëllim që njerëzit e tjerë të mos e dëgjojnë bisedën mes Tij dhe robit të Tij. Zoti do e pyesë robin:”A e kujton filan gjynahu? Po filan gjynahu?....” Njeriu do përgjigjet me “Po” për çdo pyetje, derisa të mendojë se është nga të humburit me gjithë gjynahet e përmendura. Por në fund, Zoti do i thotë:”Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe unë t’i mbuloj dhe t’i fal ato në këtë botë. Një falje e tillë ka të bëjë me emrin Elgaffaru. Kurse do të ketë njerëz të tjerë që Zoti do u thotë:”O filan, Unë jam i kënaqur me veprat e tua në dynja, prandaj shko dhe hyr në xhenetin që kam përgatitur për ty.” Cilën prej këtyre do të zgjedhësh ti o vëlla?
    El-Gafuru, mund të t’i falë gjynahet, por nuk është i kënaqur me ty. Kurse El-afuv-vu, t’i fal gjynahet, t’i fshin ato dhe është i kënaqur me ty. Është njëlloj si një gotë e cila është e papastër dhe e palarë. Ti e merr, e lan mirë dhe e mbush me mjalt ose diçka të ëmbël. E gjitha kjo, pasi ti o njeri je krijesa më e dashur tek Zoti. Ai e krijoi xhenetin, për kënaqësinë dhe lumturinë tënde. Zoti e krijoi tokën dhe gjithçka në të, e nënshtroi për dobitë e njeriut. Si është e mundur që Zoti të don, kurse ti o njeri largohesh prej Tij?! Si është e mundur që Zoti kërkon miqësinë tënde, kursi ti i kthen shpinën?! Si është e mundur që Ai të fal dhe t’i fshin gjynahet, kurse ti nuk e adhuron dhe nuk i bindesh?! 
    Sufjan Eltheuri, thotë:”Lutja më e pëlqyeshme për mua natën e Kadrit, është ajo me të cilën na porosit i dërguari i Zotit. Gjatë gjithë kësaj nate, unë përsëris lutjen:”O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”
    Sulejman Eldarimij, thotë:”Nëse Zoti do më pyesë mbi gjynahet e mia Ditën e Kijametit, unë do i kërkoj faljen dhe mëshirën e Tij. Kjo, pasi nuk kam rrugë tjetër, përveçse t’i kërkoj faljen.”

       Ç’lidhje ka ky emër, me natën e Kadrit?
    Para se të flasim mbi lidhjet e këtij emri, me natën e Kadrit, le të flasim mbi lidhjet që ka ky emër, me emrin e Zotit El-Tevvab (Pranues i pendimit).
    çdo njëri prej nesh bën gabime dhe gjynahe. Besimtari dhe njeriu i mirë, sa herë që vepron gjynahe, pendohet dhe i kërkon Zotit falje. Ajo që ndodh, është se sa më shumë të veprosh gjynahe dhe të pendohesh, fillon të të vijë zor që t’i kërkosh Zotit falje dhe mëshirë për gjynahet. Fillon të krijohet një barrierë dhe pengesë, e cila të bën të të vijë turp që të pendohesh dhe t’i kërkosh Zotit falje. Fillon të krijohet një barrierë mes teje dhe Zotit e cila të bën ta braktisësh pendimin.
    Zoti, duke dashur që t’i të pendohesh dhe të kërkosh falje gjithmonë, të bën një dhuratë të shtrenjtë, e cila do i thyejë të gjitha barrierat mes teje dhe Zotit. Kjo dhuratë është nata e Kadrit dhe falja e gjynaheve në këtë natë. Të arrish këtë Natë, do të thotë që të të fshihen të gjithë gjynahet e vepruara më parë dhe të thyhen barrierat që të pengonin të pendoheshe. Kështu emri i Zotit El-afuv-vu të udhëheq sërish drejt emrit El-Tevvab (Pranues i pendimit). Ka njerëz që jetojnë me dhjetëra vite larg Zotit dhe nuk u shkon mendja që të pendohen për gjynahet dhe të fillojnë një faqe dhe jetë të re. Zoti ua mundëson fshirjen e të gjitha gjynaheve, vetëm për një natë, atë të Kadrit. Duke ditur që në këtë natë të falen dhe të fshihen të gjitha gjynahet, udhëzohesh drejt pendimit dhe pendohesh për gjithçka ke vepruar.
    Sado të mëdhaja qofshin gjynahet e tua, sado e gjatë të jetë periudha të cilën e ke jetuar të mbushur me gjynahe dhe ke jetuar larg Zotit, nëse Natën e Kadrit e kalon me adhurim, lutje, istigfar, pendim… të gjithë gjynahet të falen dhe të fshihen. Thuaj sa më shumë në këtë Natë:”O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”
    Shumë herë, kur përmenden gjynahet e mëdha në Kuran, përmendet dhe falja e Zotit. Thotë Zoti në Kuran:”Dhe kur i premtuam Musait (ti japim Teuratin) për dyzet netë, ju adhuruat viçin, duke qenë të padrejtë. Më pas ju falëm me qëllim që të falenderoni.” (Bekare 50-51) Pra gjynahu që kishin bërë, kishte nevojë për faljen e Zotit.
    “Me të vërtetë që ata që lanë (fushën e betejës) atë ditë kur u takuan dy ushtritë, ishte shejtani ai që i shtyu për shkak të gjynaheve që kishin bërë, por Allahu ua fali atyre gabimin.” (Al Imran 155)
    Gjynahet e mëdhaja dhe telashet në të cilat e ke futur veten, kanë nevojë për emrin e Zotit, El-afuv-vu që t’i falë dhe t’i fshijë përgjithmonë.
    Edhe nëse je konsumues droge apo alkoli, edhe nëse ke kryer imoralitet… nëse pendohesh, e lut Zotit të të falë, përkushtohesh, thua shpesh:”O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!” të jesh i sigurtë se Zoti t’i fal këto gjynahe, madje i fshin përgjithmonë nga regjistri i veprave, sikur të mos ekzistonin fare.
    Thotë Zoti në Kuran:”çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Esh-shura 30)
    Një e veçantë tjetër e Natës së Kadrit, është se ajo është nata në të cilën caktohen të mirat dhe fatkeqësitë që do i ndodhin secilit prej nesh, për një vit. Sa gjë e bukur është që në natën që zbulohet për melekët, caktimi i atyre që do të ndodhin në tokë për një vit, të të falen dhe të të fshihen gjynahet e kaluara!
    Falja dhe fshirja e gjynaheve të robërve të Zotit, përveçse bëhet nga dashuria e Zotit për njerëzit, bëhet dhe
    për një shkak tjetër të rëndësishëm. Duke ditur që njeriu është përgjegjës për mbarëvajtjen e rregullit në tokë, ai ka nevojë për ripërtëritje të besimit, energjive dhe lidhjeve të tij me Zotin. Një njeri që jeton vetëm me gjynahe, është një njeri i lodhur dhe i pa aftë për të kryer këtë rol. Nata e Kadrit është një natë në të cilën umeti musliman, përtërin energjitë e tij për vitin e ardhshëm.
    Duke u lutur:” O Zot ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”  ti nuk lutesh vetëm për veten tënde, por lutesh për të gjithë umetin musliman.
    Tani le të përmendim disa hadithe kudsij, që flasin mbi faljen e Zotit:
     “Çdo ditë deti i kërkon leje Zotit duke i thënë: O Zot, më lejo që ta përmbys njeriun pasi ai ushqehet nga furnizimi Yt dhe falenderon dikë tjetër. Qiejt i thonë: O Zot na lejo që ta shkatërrojmë njeriun, pasi ai ushqehet me furnizimin Tënd dhe falenderon dikë tjetër. Toka i thotë: O Zot, me lejo që ta përpij njeriun pasi ai ushqehet me furnizimin Tënd dhe falenderon dikë tjetër. Por Zoti u përgjigjet: I lini, pasi dhe ju nëse do i kishit krijuar do ti mëshironit.”
    Në një hadith tjetër thuhet:” Kur një rob gjynahqar ngre duart drejt qiellit duke thënë: O Zot, melekët e fshehin zërin e tij. Njeriu e përsërit përsëri dhe melekët ia fshehin  përsëri zërin atij... Në herën e katërt, Zoti do thotë: Deri kur do e fshihni zërin e robit Tim?  Të përgjigjem o robi Im, Të përgjigjem o robi Im, Të përgjigjem o robi Im.”
    “ O biri i Ademit, të krijova me dorën Time dhe të dhashë nga mirësitë e Mia, kurse ti kundërshton urdhërat e Mia dhe nuk më bindesh?!  Nëse do të kthehesh nga Unë do të të pranoj. Ku do të gjesh zot si Unë, mëshirues dhe mëshirëbërës?”
    “ O robi im, të nxorra në jetë nga asgjëja. Të pajisa më shikim, dëgjim, zemër dhe mendje. O robi im, Unë të mbuloj (gjynahet) kurse ty nuk të vjen turp prej Meje?! Robi Im, Unë të kujtoj, kurse ti më ke harruar?! Mua më vjen turp prej teje, kurse ty nuk të vjen turp prej Meje. Kush është më bujar se Unë? Kush është ai që ka trokitur në derën Time dhe nuk ia kam hapur? Kush më ka kërkuar dhe nuk i kam dhënë? A koprac jam Unë që njeriu tregohet koprac ndaj Meje?”
    Shkoi një njeri tek profeti Muhamed a.s dhe i tha:”O i dërguar i Zotit, unë kam shumë gjynahe. Nëse pendohem dhe i kërkoj falje Zotit, a mundet që të mi falë ato?” Profeti a.s iu përgjigj:”Po!”  Burri e pyeti përsëri:”O i dërguar i Zotit, a i fal edhe pabesitë dhe poshtërsitë e mia?!” Profeti a.s iu përgjigj:”Ai i fal edhe pabesitë dhe poshtërsitë e tua!” I habitur, burri e pyeti përsëri:”O i dërguar i Zotit, edhe pabesitë dhe poshtërsitë e mia?!” Profeti a.s iu përgjigj përsëri:”Ai i fal edhe pabesitë dhe poshtërsitë e tua!” Duke u larguar, burri qante dhe thoshte:”Zoti është më i madhi. Ai fal pabesitë dhe poshtërsitë e mia!”
    Shkoi një beduin tek profeti a.s dhe e pyeti: “O i dërguar i Allahut, kush do u kërkojë llogari njerëzve ditën e kijametit?” Profeti a.s ia ktheu: “Zoti”. “Vetë Zoti?” – e pyeti përsëri beduini. “Vetë Zoti” –iu përgjigj profeti a.s. Beduini buzëqeshi kur e dëgjoi këtë. Profeti a.s e pyeti: “Përse buzëqesh o vëlla?” Ai ia ktheu: “O i dërguar i Allahut, Bujari kur ka në dorë diçka fal, dhe kur kërkon llogari përsëri të fal.” Profeti a.s i tha: “Ashtu është, nuk ka kush të jetë më bujar se Allahu.”   
    Nga falja e Zotit, është se Ditën e Kijametit, do të vijnë fëmijët dhe foshnjat që kanë vdekur të vegjël dhe do u thuhet që të shkojnë në xhenet. Por ata do të refuzojnë që të hyjnë në xhenet pa prindërit e tyre. Atëherë, Zoti do i falë prindërit e tyre dhe do të urdhërojë që të bashkohen dhe të hyjnë në xhenet së bashku. Padyshim që ne qajmë dhe ndjejmë dhimbje kur na vdes një fëmijë, por Zoti këtë dhimbje na e kompenson me faljen dhe mëshirën e Tij Ditën e Kijametit.
    Një falje e veçantë do të jetë dhe për umetin musliman, Ditën e Kijametit. Thotë profeti a.s:”Më janë paraqitur kombet që do të vijnë ditën e kijametit. Pashë profetë që kishin me vete vetëm një njeri. Pashë një profet tjetër që kishte vetëm dy burra pas. Pashë profetë të tjerë që me vete kishin një grup njerëzish. Më pas mu paraqit para syve dicka e zezë (koka njerëzish) shumë e madhe. Unë thashë:”Umeti im, umeti im.” Por dikush më tha:”Jo, ky është Musai me popullin e tij, por shiko në horizontin tjetër.” Pashë dhe gjeta njerëz më shumë. Atëherë më thanë:”Ky është umeti yt. Me ta janë 70.000 që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar.” Unë i kërkova Zotit që ti shtojë dhe Zoti i shtoi me çdo një mijë, 70.000 të tjerë.”         
    Një falje tjetër në Ditën e Kijametit, do të jetë dhe për ata njerëz që për shkak të gjynaheve, do të hyjnë në zjarr. Thotë profeti a.s:“ Do të hyjnë besimtarët në xhenet, por do të ketë njerëz nga umeti im që do të jenë në zjarr. Atëherë do të thërras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do më thotë: “O Muhamed, shko dhe nxirr nga zjarri kë ka pasur besim sa një kokër elbi.” Do të shkoj, do i nxjerr dhe përsëri do të thërras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do të më thotë: “O Muhamed, shko dhe nxirre nga zjarri kë ka pasur besim sa një thjerrëz.” Do të shkoj, do i nxjerr dhe përsëri do të shkoj poshtë Arshit dhe do të thërras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do të më thotë: “O Muhamed shko dhe nxirr nga zjarri kë ka pasur sa një atom besim.” Do të shkoj dhe do të nxjerr shumë prej tyre, por do të mbeten dhe shumë prej umetit tim në zjarr të cilët nuk kanë pasur besim as sa një atom, por do më vijë zor që të shkoj dhe ti këkoj Zotit më shumë. Atëherë Zoti do të thotë: “Ndërmjetësuan profetët, ndërmjetësuan melekët, ndërmjetësoi i dashuri Im Muhamedi. Tani nuk ka mbetur veçse Mëshiruesi i mëshiruesve. I kam falur të gjithë ata që kanë mbetur në zjarr nga umeti i Muhamedit. “ Do vendosë Zoti dorën e tij në zjarr dhe do të nxjerrë kë ka mbetur aty nga umeti i Muhamedit, të cilët kanë thënë qoftë dhe një herë la ilahe il-la llah, muhamed resulu llah. Kur të dalin nga zjarri, do të dalin me trupin si qymyri. Do të lahen në një lum i cili quhet lumi i jetës dhe do të duken sikur mbijnë nga toka. Më pas do u thuhet: “Shkoni dhe hyni në xhenet.” Në ballin e tyre do të jetë e shkruar” Këta janë të shpëtuarit e Zotit nga zjarri”. Kur të hyjnë në xhenet, banorët e xhenetit do u thonë: “Këto janë xhehnemlinjtë që kanë dalë nga zjarri.” Por Zoti do u thotë: “Nuk janë xhehnemlinj, por janë të shpëtuarit e Mëshiruesit.”

       Si ta përjetojmë këtë emër në jetën tonë?
    Këshilla dhe më e rëndësishme është; Fali njerëzit me qëllim që të të falë Zoti ty dhe të t’i fshijë gjynahet dhe të metat.
    Ai njeri që i është bërë padrejtësi nga ortaku, le të falë! Ajo grua të cilën e ka shkurorëzuar burri pa të drejtë dhe është sjellë keq me të, le të falë!
    Profeti a.s në një hadith thotë:“Dy njerëz nga umeti im, do të vijnë ditën e kijametit dhe do të gjunjëzohen para Arshit. Njëri prej tyre do thotë: “O Zot, merrma hakun nga ky që më ka bërë padrejtësi!” Zoti do i thotë tjetrit: “Jepja hakun!” Por ai do i përgjigjet: “O Zot, më janë mbaruar të mirat e mia.” Zoti do i thotë të parit: “I janë mbaruar të mirat.” “O Zot, - do i thotë i pari- merr nga të këqiat e mia dhe hidhja atij!” Por Zoti do i thotë: “A nuk do të dëshiroje diçka më të mirë?” “Çfarë është ajo o Zot?” – do pyesë ai. “Ngrije kokën dhe shiko!” – do i thotë Zoti. Do e ngrejë kokën dhe do të shohë një pallat prej diamanti dhe floriri, gjë që nuk kish parë të tillë më parë.
    I habitur do e pyesë Zotin: “I kujt shehid është ky o Zot?” Zoti do i përgjigjet: “Është i atij që mundet ta paguajë çmimin e tij.” Njeriu do e pyesë: “Po kush mundet ta paguajë çmimin e tij o Zot?” “Ti “– do i thotë Zoti. “Po si o Zot-“ do e pyesë njeriu?
    “Duke e falur vëllanë tënd”- do i përgjigjet Zoti. “E kam falur o Zot, e kam falur” – do të thotë njeriu.
    Zoti do i thotë: “Merre vëllanë tënd dhe hyni së bashku në xhenet!”
    Vajza e Ebu Bekrit dhe gruaja e profetit Muhamed a.s, u akuzua padrejtësisht për çështje nderi. Ai që ndikoi në përhapjen e kësaj akuze, ishte vetë djali i dajës së Aishes, Mustah ibn Esaseh. Ebu Bekri, i jepte Mustah ibn Esases një rrogë mujore, pasi ai rridhte nga një familje e varfër. Pasi u vërtetua pafajsia e Aishes, Ebu Bekri thotë:”Për Zotin, nuk do e ndihmoj më Mustah ibn Esasen. Ai nuk e merriton diçka të tillë.”  Por atë ditë u shpall verseti i Kuranit që thotë:“Të mos betohen të pasurit nga mesi juaj, se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Zotit lanë vendlindjet e tyre. Por le t’i falin dhe t’a kalojnë këtë. A nuk dëshironi që Zoti t’ju falë dhe juve?” (Nur 22)
    Ebu Bekri kur e dëgjoi këtë verset tha:”Sigurisht, unë dua të më falë Zoti” dhe vazhdoi ta ndihmojë Mustah.
    Nëse je grindur me vëllanë, djalin e xhaxhait… harroji grindjet, zënkat dhe fjalët dhe natën e Kadrit, pajtohu me to. Mos prano të të zërë gjumi në këtë natë, pa folur me ata që nuk flisje më parë. Nëse ndodheni larg njëri-tjetrit dhe vizita është e pamundur, merre në telefon.
    Natën e Kadrit, Umer ibnul Hattabi qëndroi në mes të njerëzve në xhami dhe u tha:”O njerëz! Në këtë Natë, unë i kam falur të gjithë ata që më kanë bërë padrejtësi dhe nuk do i mbaj inat askujt.” Më pas ngrinte duart lart dhe thoshte:”O Zot! Unë fala, tani më fal Ti mua!”
    Fali në këtë Natë të madhe të gjithë ata që të kanë bërë padrejtësi o vëlla dhe o motër! Fali që të të falë Zoti dhe të fitosh xhenetin.
    ”O Zot Ti je Mëkatfalës, e pëlqen faljen, prandaj na fal neve!”

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #12 ne: 20-09-2007, 22:00:54
    EL-GAFURU   (Gjithëfalësi)

    Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “gafere” e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “gifara” ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë që Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i xhehnemit në botën tjetër. 
    Kështu, shohim që fjala “Estagfirullah” nënkupton:”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj të lutem mi mbulo dhe më ruaj nga skandali.”
    Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:
    Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i xhehnemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit që t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij që të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është dhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve tua. Ai është dhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.
    Për këtë, fjalët “estagfirullah” janë fjalë që profeti Muhamed a.s dhe profetët e parakaluar, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu a.s thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë” (Nuh 10)
    Vetë Ibrahimi a.s teksa lutej thoshte: “Është Ai që më krijoi, dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Shuara 78-82)
    Ibrahimi a.s i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe ujit.
    Kurse profeti a.s çdo ditë thoshte 70 “Estagfirullah”.
    Tregojnë shokët e tij:”Në një kuvend të vetëm, i numëronim profetit a.s mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, profeti a.s herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Estagfirullah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty o Zot!”
    Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.
    Sureja Bekara përfundon me fjalët:”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar” (Bekare 286) 
    El-Gafuru, të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i xhehnemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të të mbulojë dhe në botën tjetër. Nëse Zoti do të të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?
    Falja dhe mbulimi i gjynaheve, është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (Nisa 48) “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (Enbija 23)
    Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kuran. “Ai tha: Zoti im më fal mua. Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe mëshirëplotë” (Kasas 16)  Kurse emri Elgaffar është përmendur pesë herë. Thotë Zoti në Kuran:”dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është falës (gaffar)” (Nuh 10) “Unë jam falës (gaffar) për atë që beson udhëzohet...” (Taha 82) Kurse emri Gagir përmendet vetëm një herë. “Falës (Gafir) i gjynahut dhe pranues i pendimit” (Gafir 3)
    Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit Elgaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.
    Me këtë, sikur Zoti kërkon të na qetësojë se sado që të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.
    Që ti mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i xhehnemit.
    Tregon Ebu Dherri:”Dola një natë me profetin a.s në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha:”Më
    prit këtu derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë:”Edhe nëse
     vjedh dhe kryen imoralitet!?” Më pas heshti dhe përsëri tha:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet!?” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkol!?”  Pasi u kthye i thashë:”U vonove o i dërguar i Zotit dhe teksa ktheheshe të dëgjova të pyesje:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet!?” Profeti a.s i tha:”Më erdhi Xhibrili a.s dhe më tha:”Përgozoje umetin tënd se Zoti do ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet!?” Xhibrili a.s më tha:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë dhe ai më tha:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha:” Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkol. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”
    Në një hadith Kudsij, Zoti thotë: “ O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”
    Në një hadith tjetër profeti (a.s) thotë: “ Një njeri bëri një gjynah dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë. Zoti i thotë: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti i thotë përsëri: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti përseri tha: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”
    Ne kemi nevojë që Zoti të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.
    Falja dhe mëshira e Zotit është dhe për jobesimtarët. Thotë Zoti në Kuran:” Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara” (Enfal 38) Kur e dëgjuan shokët e profetit a.s këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e Zotit.
    Madje jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër profetit a.s dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë Zoti në Kuran:”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do u falë.” (Enfal 70)
    Po të shohësh me vëmendje në Kuran, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit, përmenden dhe gjynahet e mëdhaja. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë Zoti në Kuran:”thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është krijuesi i qiejve dhe tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja” (Ibrahim 10)
    Ajeti:”falës i gjynahit, pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (Gafir 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e Zotit. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse Zoti në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.
    Profeti a.s u tha banorëve të Mekes të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...:”Shkoni se jeni të lirë!” dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.
    Nëse ti o vëlla dhe o motër i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i xhehnemit, por dhe të shpërblen dhe të nderon.
    Thotë profeti a.s në një hadith:"Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e proekupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret."
    Shkoi një njeri tek Hasan Elbasri dhe i tha:”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha:”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha:”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë. Çfarë duhet të bëjmë?” Hasani dhe atij iu përgjigj:”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha:”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha dhe këtij:”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha:”O imam i nderuar. A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu:”Jo për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin:”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “estagfirullah”), se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh, 10)
    Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka
    dashur vetë Zoti i Madhëruar që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.
    Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, Zoti i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij:”Filani ka vepruar këtë gjynah.”
    A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahi ke vepruar një natë më parë?! Vallë sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhëruar t’i ka mbuluar?
    El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por dhe për të mirat. Ai e ka fshehur natën e kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranon lutjen ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutet i pranon lutjet. Kjo me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as dhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.
    Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët, komshinjtë dhe vetë profeti a.s. “Ne e kopjonim atë që vepronit” (Xhathije 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është dhe skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhamed a.s dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz të cilëve do u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë që të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.
    Por nëse emrin Elgaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. Zoti do të të thotë:“ Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos dëgjojnë njerëzit tjerë). Më pas i thotë: A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin? Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë Zoti do i thotë: O Robi im, Unë ti mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë ti fal ato tani. Shko o robi Im, pasi nuk do të të poshtëroj para krijesave.”
    Elgaffar i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri iu përgjigj:”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi hetuan, panë që ishte hera e tetë që ai vidhte.

       Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë hapurazi.
    Thotë profeti a.s:”Të gjithë umetit tim do u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë hapurazi.” Shokët e tij e pyetën:”Si është kjo o i dërguar i Zotit?” Ai u tha:”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregon të tjerëve se ç’ka vepruar një natë më parë.”
    Për shkak se Zoti i Madhëruar e pëlqen që t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej hapurazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralistët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë hapurazi në publik, saqë e shohin katër veta.
    Një herë tjetër vajtën katër dëshmitarë dhe pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që mu duk si burri i saj. Atëherë Umeri, i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje.
    Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandalet dhe jetën private të personave të ndryshëm.
    “ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti din dhe ju nuk dini.” (Nur 19)
    Kurse një herë tjetër, vetë Umeri i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha:”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talib e pyeti:”O prijës i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha:”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri:”O prijës i besimtarëve, nëse do ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje.”       
    Thotë profeti Muhamed a.s:”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”
    Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk e
    shijojnë aromën e xhenetit, megjithëse aroma e tij, ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën:”Kush janë këta o i dërguar i Zotit?” Ai u përgjigj:”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë dhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”
    Kjo pasi këto bëhen hapurazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtëra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh o motër, se kështu e zemëron Zotin!

       Çfarë duhet të bëj të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?
    Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë, në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i xhehnemit, shkoji Zotit me shumë vepra të mira të mëdha. 
    Profeti a.s vendosi që ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e profetit a.s Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë profeti a.s.
    Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi një letër kurejshëve, ku u tregonte që profeti (a.s) dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante:“Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të kurejshëve. I dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”
    Letrën ia jep një gruaje të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë letrën Ebu Sufjanit.
    Në këto çaste zbret Xhibrili (a.s), dhe i tregon profetit (a.s) për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili (a.s) nuk zbriste vetëm kur mesazhi hyjnor ose profeti (a.s) ishte në rrezik. Në këtë rast, nëse kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse profeti (a.s) përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.
    Menjëherë profeti (a.s) dërgon Aliun dhe Zubejrin që të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë profetit a.s. Aliu e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti (a.s) e morri letrën në dorë dhe iu drejtua Hatib:”Çfarë është kjo o Hatib?” 
    Umeri nxorri shpatën dhe i tha profetit (a.s):”O i dërguar i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!”
    Por profeti (a.s) ia ktheu:”Lëre o Umer, mbase Zoti u ka thënë atyre që morrën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.
    Profeti (a.s) e kuptoi që një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.
    Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vrasje. Por profeti Muhamed a.s e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se nga cilësitë e Zotit është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti a.s e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.
    Nëse ke gjynahe dhe të meta shumë o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kijametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: Këtë e kam bërë për fenë Tënde o Zot.
    Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.
    Veprat e mira, ndërmjetësojnë tek Zoti për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kurani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit...shtoje llogarinë e punëve të mira.
    Ibnu Tejmije thotë që Musai a.s gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar Zoti dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë Zoti e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo pasi ai kishte qëndruar para faraonit dhe i kishte folur për Zotin. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta, e zermëroi Zotin një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi a.s nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai a.s. Dhe ajo që e nxorri Junusin a.s nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.
    Kur Uthman ibnu Affani morri përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, profeti a.s tha:”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani, do i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.
    Nëse kërkon të të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të
    jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e Zotit.

       Si ta përjetojmë emrin Elgaffar në jetën tonë?
    Vepro vepra të mëdha dhe të mira.
    Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”estafirullah”
    Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që Zoti të mbulojë ato të tuat. Thotë profeti a.s:”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti do ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”
    “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”
    Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj që nuk ishte fati yt.
    Shohim sot që mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.
    Thotë profeti Muhamed a.s:”Mos i lëndoni robët e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllaut të tij musliman, Zoti do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë dhe në mesin e shtëpisë.”
    Shkoi një njeri tek profeti a.s dhe i tha:”O i dërguar i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti a.s ia ktheu:”A nuk e mbulove qoftë dhe me rrobën tënde?”
    Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralistëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #13 ne: 20-09-2007, 22:07:58
    EL HADI  (Udhëzuesi)

    Kjo temë do të jetë rreth emrit të Zotit, El-Hadi (udhëzuesi), temë në të cilën do të përqendrohemi në pesë pika kryesore:
       Hyrja.
       Kuptimi i këtij emri.
       Llojet e udhëzimit.
       Si i udhëzon Zoti njerëzit dhe cilat janë mjetet që përdor?
       Si është rruga e udhëzimit? Cilat janë të veçantat e saj?
    Si hyrje, do të bëjmë disa pyetje të rëndësishme rreth të cilave do të trajtohet dhe vetë kjo temë.
    Çfarë do të thotë:”Na udhëzo në rrugën e drejtë!”? (Fatiha 5) Përse është quajtur rrugë e drejtë? Çfarë do të  thotë ajeti:”Po kush është Zoti yt o Musa? Ai tha:”Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i dha formën e saj dhe e udhëzoi.”? (Taha 50) Çfarë qëllimi kishte Musai a.s me këtë përgjigje? A ishte kjo një përgjigje që e bëri faraonin të mendojë?
    A vetëm njeriut i përket udhëzimi, apo është diçka që ka të bëjë me të gjithë krijesat? Çfarë përgjigje i jep atij që thotë se Zoti nuk më ka udhëzuar? Nëse do të më kishte udhëzuar Zoti, unë do të falesha dhe agjëroja, por ja që nuk më ka udhëzuar.

       Kuptimi i emrit El-Hadi (Udhëzuesi). Udhëzimi (në arabisht) do të thotë orientimi i dikujt drejt rrugës
    së drejtë dhe të mbarë me butësi dhe urtësi. Ky është kuptimi gjuhësor. Vetë arabët, fjalën “Hadin” e përdornin për udhërrëfyesin në shkretëtirë, pasi ai i udhëzonte në rrugën që duhej të ndiqnin për të arritur në destinacion.
    Gjatë emigrimit të profetit a.s dhe Ebu Bekrit, të gjithë kurejshët u ishin vënë pas dhe kishin caktuar edhe shpërblime për ata që i sjellin të gjallë apo të vdekur. Gjatë udhëtimit, profeti a.s dhe Ebu Bekri takohen me një person që e njihte Ebu Bekrin, por nuk e njihte profetin a.s. Pasi u përshëndet me Ebu Bekrin, ai e pyeti:”Kush është ky?” Ebu Bekri po t’i tregonte që është profeti, ai do të shkonte të lajmëronte kurejshët dhe do i kapnin. Në të njëjtën kohë, Ebu Bekri nuk donte të gënjente, prandaj i tha:”Ky është një udhërrëfyes (Hadin) që më tregon rrugën.” Këtu, Ebu Bekri kishte si synim që më udhëzon në rrugën e Zotit dhe jo thjesht udhërrëfyes rrugësh.
    Përderisa themi “udhëzim” kjo nënkupton që ka një rrugë për tu ndjekur. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë” (Ahzab 4)
    Kurse kuptimi fetar i emrit të Zotit El-Hadi, është: Ai që udhëzon të gjithë krijesat e Tij, në rrugën e vërtetë dhe të drejtë. Ai udhëzon gjallesat drejt rrugëve që u sigurojnë jetesën në këtë botë. Ai udhëzon peshqit, balenat, zogjtë, elefantët, milingonat në foletë e tyre, udhëzon bletën për të gjetur lulet dhe prodhuar mjaltin... Zoti udhëzon çdo gjallesë, për të kryer misionin e saj në këtë botë. Ai udhëzon gjallesat drejt sigurimit të jetesës dhe drejt gjërave që i interesojnë. Allahu është dhe Udhëzues i njerëzve, të cilët i udhëzon drejt rrugës së xhenetit.
    Kjo teme përmban në vetvete tre mesazhe. Mesazhi i parë është për ata njerëz që jetojnë larg çdo lidhjeje me Zotin. Këta njerëz duhet ta dinë se Zoti që është Udhëzuesi i tyre i pret. Mesazhi i dytë është për njerëzit fetarë, të cilët mendojnë se i kanë shkëputur lidhjet me emrin e Zotit El-Hadi, që nga dita që kanë hyrë në xhami, falen, luten, agjërojnë... Thotë Zoti në Kuran:”dhe atyre që u udhëzuan, ne ua shtojmë udhëzimin” (Merjem 76) Lidhjet e tua me këtë emër, nuk përfundojnë ditën e parë që fillove të falesh.
    Mesazhi i tretë është për të gjithë ata që duan dhe punojnë për llogari të El-Hadi, le t’i ftojnë të tjerët në rrugën e Tij me të butë dhe urtësi.
    Udhëzimi është katër lloje:
    1.   Udhëzim i përgjithshëm për të gjithë gjallesat që janë mbi tokë. Zoti i Madhëruar i udhëzon
    krijesat e Tij drejt burimeve të ushqimit, i udhëzon ato për të kryer siç duhet misionin e tyre. Ato udhëzohen instiktivisht nga Zoti i Madhëruar. Të gjthë krijesat, kanë pjesën e tyre në këtë udhëzim të përgjithshëm. “Është Ai i cili caktoi dhe udhëzoi” (A’la- 3)
    Për ta kuptuar më mirë këtë, le ta ilustrojmë me shembuj. Shumë zogj shtegtarë, udhëtojnë nga Afrika e Jugut derisa arrijnë në Liban, duke përshkruar një distancë prej 17.000 km. Gjatë udhëtimit ata nuk devijojnë asnjë gradë. Studiuesit e shpendëve, kanë mbetur të mahnitur nga një fakt i tillë dhe nuk kanë ditur si ta shpjegojnë. Shpjegimi i vetëm i tyre ishte se zogjtë shtegtarë mund të përdorin diellin si udhërrëfyes. Por pas disa filmimeve, u pa se ato fluturonin dhe natën. Kjo i bëri të mendojnë se në trurin e tyre mund ndodhet një organ që luan rolin e radarit. Kështu vendosën që disa zogjve shtegtarë tu vendosin një aparat që lëshonte valë elektrike, me qëllim që të ndërhynin në radarin e brendshëm të tyre dhe t’u humbisnin drejtimin. Megjithatë zogjtë arritën në destinacionin e tyre. Gjuetarët e zogjve në Egjypt, presin çdo vit, në ditë të caktuara, zogjtë shtegtarë që vijnë nga Europa për në vendet e ngrohta.
    ”Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i dha formën e saj dhe e udhëzoi.” (Taha 50)
    Pas gjithë këtyre eksperimenteve, studiuesit e jetës së shpendëve nuk kanë gjetur një shpjegim sesi këto zogj përshkojnë mijëra kilometra, pa gabuar dhe devijuar, derisa arrijnë në destinacionin e duhur. Shpesh herë mos gjetja e një shpjegimi mbi shumë dukuri, është  shpjegimi më i madh për madhështinë e Atij që krijoi universin.
    Nëse Zoti i Madhëruar i udhëzon këto krijesa të dobëta për në destinacionin e tyre, a mund të imagjinohet që mos të të udhëzojë ty o njeri drejt lumturisë së përjetshme në xhenet?! A e shikon sa boshe janë fjalët e atij që thotë se nuk agjëroj, nuk falem, nuk besoj... ngaqë Zoti nuk më ka udhëzuar? Zoti që ka udhëzuar zogjtë dhe kafshët drejt burimit të jetesës, si mund të të neglizhojë ty o njeri që je më superiori në këtë univers?! A nuk është vetë Zoti i Madhëruar që u tha melekëve:”Unë do të caktoj në tokë një mëkëmbës” (Bekare 30) Si ka mundësi që beson se Zoti udhëzon kafshët dhe të neglizhon ty? Ajo që ndodh në të vërtetë, është se epshet dhe dashuria për materialen të kanë bërë të mos e vësh re udhëzimin e El-Hadi. Kështu problemi qëndron tek ti dhe jo se Zoti nuk të ka udhëzuar.
    Një shkencëtar që përgatiste një studim rreth iriqit tregon:”Gjatë studimit, po ndiqja një iriq që po ushqehej me një gjarpër të ngordhur në një kopësht. Teksa vëzhgoja iriqin, pashë që ai vepronte gjëra të çuditshme. Pashë që sa herë që hante një pjesë të gjarprit, shkonte tek një pemë dhe hante disa gjethe të saj. Kjo më bëri kurioz dhe shkova preva pemën dhe e largova prej atje. Iriqi pasi hëngri një copë nga gjarpri, shkoi tek pema por nuk e gjeti aty. Për disa çaste ai ngordhi.”
    Kush e udhëzoi iriqin drejt gjetheve të pemës dhe kush ia tregoi se pikërisht këto gjethe neutralizojnë helmin e gjarprit në trupin e iriqit?
    Një shembull tjetër është dhe peshku salmon. Peshku salmon i lëshon vezët në moçalishte pranë grykëderdhjes së lumenjve në Amerikën veriore. Gjatë vitit të parë, ajo që kujdeset për peshqit e vegjël është nëna e tyre. Me të mbushur vitin, nëna e ngordh. Pas një viti, peshqit fillojnë një udhëtim të gjatë prej 3.200 km, drejt brigjeve Francës. Ky peshk kalon lum pas lumi në drejtim të kundërt të rrjedhës, duke përshkuar të njëjtën rrugë që nëna e tij pati përshkuar më parë. Kjo, pasi burimi i ushqimit të këtij peshku është pikërisht në këto brigje të Francës. ”Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i dha formën e saj dhe e udhëzoi.” (Taha 50)
    Kur përballet me vende të larta, peshku salmon kërcen tre katër metër për të vazhduar udhëtimin e tij. Kur vjen sezoni i shumimit, peshku salmon përsëri merr rrugën e kthimit për të vendosur vezët në të njëjtin vend ku lindi.
    Një shembull tjetër tepër i veçantë dhe i njohur është dhe ai i bletës. Jo të gjithë bletët e një koshereje prodhojnë mjalt. Ata i kanë të ndara detyrat. Disa prej tyre kanë detyrë eksploruese për të gjetur vendet me nektar. Me të zbuluar vendin, këto bletë marrin disa kampione të nektarit dhe nisen përsëri në udhëtimin e kthimit. Ata e mbajnë mend shumë mirë distancën dhe rrugën e kthimit. Me të arritur në koshere, bleta fillon t’u japë bletëve të tjera nga nektari që ka sjellë. Jo vetëm kaq, por bleta eksploruese fillon të bëjë lëvizje të çuditshme, me të cilat u tregon bletëve rrugën për tek nektari që kishte zbuluar. Lëvizjet e krahëve të saj tregojnë mbi sasinë e nektarit që gjendet në lule, kurse dridhjet e trupit tregojnë rrugën dhe distancën që duhet të përshkojnë deri në destinacion.
    Të gjithë këto shembuj që sollëm, janë me qëllim që të ndërgjegjësohesh ti o njeri. Janë me qëllim që të të thuhet se Ai që udhëzon këto kafshë për të prodhuar mjaltin me të cilin ushqehesh ti, është e pallogjikshme dhe e papranueshme që mos të të udhëzojë dhe ty drejt xhenetit dhe lumturisë së përjetshme!
    Le të shohim tani udhëzimin e dytë dhe mënyrën se si na udhëzon neve.

    2.   Udhëzimi i dytë është udhëzimi drejt besimit. Ashtu siç ka bërë që kafshët të udhëzohen
    drejt interesave dhe burimeve të jetesës, ashtu Zoti e ka vendosur besimin në natyrën e njeriut. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:“Përkujto kur Zoti Yt nxorri nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë):A nuk jam Zoti juaj? Ata thanë: Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nuk dinim gjë rreth kësaj” (Araf 172)
    Ashtu siç ishte peshku salmon, bleta, iriqi... të udhëzuar nga Zoti për të gjetur ushqimin dhe destinacionin e përshtatshëm, ashtu Zoti të ka udhëzuar dhe ty o njeri drejt njohjes së Tij. Njohjen e Zotit dhe besimin në Të, Ai e ka vendosur në natyrën tënde. Thotë profeti a.s:”Kur Zoti e krijoi Ademin, ai e preku tek shpina e tij, prej ku dolën mostrat e të gjithë njerëzve deri ditën e kijametit.” Të gjithë shpirtrat tanë u paraqitën para Zotit, që ditën që u krijua Ademi a.s dhe pa u krijuar asnjë tjetër. Të gjithë ne dëshmuam mbi njohjen dhe besimin në Zot. Pikërisht për këtë, profeti Muhamed a.s thotë:”Çdo njeri që lind,  lind me natyrë besimi të pastër. Janë prindërit ata që e edukojnë si hebre apo të krishter.”
    Sa herë që gjatë jetës të merr malli për Zotin dhe dëshiron ta adhurosh, të ndodh për shkak të këtyre çasteve ku ke dëshmuar para Zotit mbi madhështinë dhe ekzistencën e Tij. Këto çaste janë të mbjella brenda vetes dhe qënies tënde. Ti mund të thuash se unë nuk e mbaj mend një moment të tillë, pasi je mësuar të dëgjosh dhe të shikosh vetëm me veshë dhe sy. Por çaste dhe një përjetim i tillë, ishte me shpirt dhe jo fizik.
    Çdo moment që ndjen mall për Zotin, çdo pikë loti që rrjedh nga dashuria për Të, çdo fjalë “subhanalla” apo “elhamdulilah”, sa herë që thua me gojë dhe zemër “La ilahe ilallah”, sa herë dëshmon se nuk ka zot tjetër veç Allahut Fuqiplotë...dëshmon mbi këto çaste dhe dëshmon se besimi në Zotin e Madhëruar është diçka e ngulitur në qenien e secilit prej nesh.
    Këtë dëshmi dhe premtim që Zoti ta morri ditën që u krijove si shpirt, vazhdon të pasqyrohet deri sa të vdesësh. Ashtu siç u shkri shpirti në trup, ashtu siç përhapet uji që pihet në të gjithë pjesët e trupit, ashtu është përhapur dhe shkrirë me trupin dhe shpirtin tënd besimi në Zot.
    Thotë profeti a.s:”Ditën e Kijametit, do të sillet një njeri nga banorët e zjarrit, dhe do i thuhet:”Nëse do të kishe të mira sa të mirat e tokës, a do i jepje për të shpëtuar sot?” “Po” përgjigjet ai. Zoti i Madhëruar do i thotë:”Unë të kërkova diçka më të vogël se kaq, Ditën që të nxorra bashkë me pasardhësit e Ademit. Të kërkova të mos adhurosh kënd tjetër veç Meje, por ti nuk u binde.”
    Udhëzimi për të besuar në një Zot, është prezent në veten tënde që ditën që lind. Bashkë me këtë udhëzim dhe këtë besim, njeriu lind dhe me një ndjenjë tjejtër; atë të dallimit të keqes nga e mira.
    “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi!  Dhe ia frymëzoi dallimin mes të mirës dhe të keqes.” (Shems 7-8)
    Në çastin që të veprosh diçka të keqe, ndihesh ngushtë dhe të vjen turp. Kjo për shkak se Zoti të ka pajisur me këtë ndjenjë që ditën që të krijoi dhe të solli në këtë jetë.
    “por njeriu është i ditur për veten e tij” (Kijame 14) Njeriu është shumë i ndjeshëm dhe e dallon menjëherë kur vepron diçka të keqe. Është njëlloj me një makinë të viteve të fundit, e cila për çdo defekt që mund t’i ndodhe, ndez një llampë të caktuar. Me të vepruar diçka të keqe, ndjen që të skuqet fytyra, djersin, zemra të rreh më shpejt... E kundërta, sa herë që vepron një vepër të mirë, qetësohesh, të çelet fytyra, buzëqesh dhe të gjithë njerëzit të pyesin përse je i gëzuar.
    Dikush mund të pyesë: Përse unë nuk e ndjej diçka të tillë? Mua nuk më vjen turp kur veproj diçka të keqe dhe as nuk ndihem krenar kur veproj diçka të mirë.
    Kjo i ngjan një rruge në shkretëtirë, të cilë ne kanë braktisur njerëzit dhe nuk kalojnë mbi të. Pas pak kohësh, rrugën e mbulojnë pluhuri dhe rëra, duke fshirë çdo shenjë të saj. E njëjta gjë ka ndodhur  dhe me njerëz të tillë. Gjynahet e shumta e kanë mbuluar besimin në Zot.
    Shohim shpesh herë që dijetarët tanë të nderuar nuk flasin shumë rreth ajetit:” :“Përkujto kur Zoti Yt nxorri nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë):A nuk jam Zoti juaj? Ata thanë: Po, dëshmuam!” Kjo pasi frikësohen se mos njerëzit nuk e keqkuptojnë ose nuk e përceptojnë dot. Por duke studiuar shembujt e krijesave që lartpërmendëm, të flasësh rreth këtij ajeti dhe ta kuptosh atë siç duhet është më e lehtë.

    3.   Udhëzimi për më shumë besim në Zotin. “dhe Zoti ua shton udhëzimin atyre që u
    udhëzuan” (Merjem 76) “ata janë të rinj që besuan në Zot dhe Ne ua shtuam udhëzimin” (Kehf 13) “dhe ata që u udhëzuan, ua shtoi udhëzimin dhe ua dha devotshmërinë e tyre” (Muhamed 17)
    4.   Udhëzimi i katërt dhe i fundit, është udhëzimi për në xhenet. Teksa banorët e xhenetit do të
    jenë duke hyrë në xhenet, do të thonë:”Falenderojmë Zotin që na udhëzoi drejt kësaj. Ne nuk do të mund të udhëzoheshim drejt kësaj, nëse nuk do na kishte udhëzuar Zoti.” (Araf 43)

       Si i udhëzon Zoti njerëzit dhe cilat janë mjetet që përdor?
    Një nga mënyrat që përdor Zoti për udhëzimin e njeriut në rrugën e Tij, është pikërisht natyra besimtare të cilën e ka mbjellë në zemrën e secilit prej nesh. Është pikërisht ajo natyrë rreth të cilës folëm më sipër.
    Një mjet tjetër me të cilën të udhëzon është dhe universi i cili në vetvete është një xhami dhe panair i cili të rrëfen mbi madhështinë dhe aftësitë e Atij që e krijoi. Shumë njerëz e mendojnë adhurimin e Zotit vetëm duke vajtur në xhami, por adhurim është dhe duke medituar dhe studiuar xhaminë e madhe, universin. Nëse xhamia ka kohë që mbyllet dhe nuk është e disponueshme për frekuentuesit e saj, xhamia e madhe në univers, nuk mbyllet kurrë. Ajo qëndron e hapur për të gjithë ata që duan të udhëzohen dhe të besojnë në  Zotin që e krijoi.
    Të gjithë krijesat në univers, janë të udhëzuara, përse të mos jesh i udhëzuar dhe ti o njeri? Thotë Zoti në Kuran:”Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë duke e falenderuar” (Isra 44)
     “Zotin e madhëroi gjithçka në qiej dhe në tokë.” (Hadid 1)
    Kushdo që studion dhe mediton rreth universit, patjetër që do të arrijë në besimin tek Zoti. Thotë Zoti në Kuran:”Thuaj shikoni ç’ka në qiej dhe në tokë, faktet nuk  bëjnë dobi për një popull jobesimtar”(Junus 101)
    Një mjet tjetër me të cilin Zoti udhëzon njerëzit është dhe libri i tij Kurani famëlartë. Thotë Zoti në Kuran:”Me të vërtetë që ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mirë” (Isra 9) Kur xhindët dëgjuan të lexohej Kuran, thanë:”Ne kemi dëgjuar të lexohej një libër që u shpall pas Musait dhe udhëzon drejt të vërtetës dhe rrugës së drejtë” (Ahkaf 30)
    Imagjino dikë që shkon të inspektojë një universitet dhe e gjen atë të mbushur me profesorë të kualifikuar, nxënës të zellshëm, disiplinë e lartë, pastërti, rregull dhe disiplinë...  Patjetër që llogjika e tij e çon që ky universitet është nga më të mirët për tu arsimuar. Megjithatë, vetëm me kaq sa pa, ai nuk mund të kuptojë shumë hollësi të tjera dhe se kush është drejtori i këtij universiteti. Për këtë, atij duhet t’i ofrohet një broshurë e vogël me anë të të cilit njihet me metodat e universitetit, ligjet dhe rregulloret e tij, emrin e drejtorit...
    E njëjta gjë është dhe me njerëzit dhe universin. Zoti na ka pajisur me mendje që duke studiuar universin dhe krijesat, të arrijmë në njohjen dhe në besimin në Zot. Por vetëm kaq nuk mjafton që të njohim ligjet dhe rregullat që ka caktuar Zoti. Për këtë duhet një broshurë, që të na udhëzojë drejt më së mirës. Atëherë vijnë librat e shenjtë të cilët Zoti ua shpalli profetëve të Tij.
    Zoti ka dhe një mënyrë tjetër udhëzimi, me anë të thirrësve dhe fedashësve. Zoti e ka bërë obligim për të gjithë që të ftojmë në rrugën dhe udhëzimin e Tij. Shumë prej nesh, kemi dikë që ka qenë shkak për udhëzimin tonë. S’ka gjë më bukur dhe të vlefshme sesa të të zgjedhë Zoti për t’u treguar njerëzve rrugën e drejtë dhe të mbarë. A ka gjë më të bukur sesa të dalësh para Zotit Ditën e Kijametit dhe t’i thuash:”O Zot, unë kam bërë shumë gjynahe, por gjatë gjithë jetës kam punuar që njerëzit të të besojnë dhe të udhëzohen në rrugën Tënde.” Thotë Zoti në Kuran:”Kush është më fjalë mirë sesa ai që fton në rrugë të Zotit?” (Fussilet 33)
    Thotë Ibnul Kajjim Elxheuzij:”Grada më e lartë e adhurimit të Zotit, është të ftosh dhe të udhëzosh të tjerët në rrugën e Zotit. Kjo pasi diçka e tillë është rruga e profetëve të cilët janë të dashurit e Zotit. Këtë gradë e kanë fituar ngaqë ftojnë të tjerët në rrugën e Zotit.”
    Është e papranueshme dhe e pajustifikueshme për ata njerëz që thonë se Zoti nuk na ka udhëzuar. Çfarë duan më shumë se kaq? A nuk të ka pajisur me një natyre besimtare që para se të lindësh? A nuk ka dërguar profetë dhe njerëz të mirë që të të tregojnë të mirën nga e keqja?
    Thotë profeti a.s:”Të udhëzosh një njeri në rrugë të Zotit, është më e mirë se kjo botë me të mirat e saj.”
    Gjithçka që ndodhet në këtë botë, ndërtesa, makina, vila, rrugë, veshje, ushqime.... nuk është më e mirë sesa të bëhesh shkak që dikush të udhëzohet në rrugën e Zotit.
    Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Ai që nxit  për një të mirë, shpërblehet si vepruesi i saj.”
    Një mënyrë me të cilën Zoti i udhëzon njerëzit në rrugën e Tij të drejtë, janë situata dhe ndodhi të ndryshme që u ndodhin. Po të dëgjosh historitë e secilit prej nesh që falemi, do të shohësh që gjithçka është udhëzim dhe mirësi prej Zotit. Sikur Zoti na ka udhëzuar me dorën e Tij.
    Zoti të udhëzon ty o vëlla, por është e rëndësishme që të duash dhe të fillosh të pastrohesh nga gjynahet. Mos i lër gjynahet ta nxijnë jetën tënde. “por jo. Zemrat e tyre ishin nxirë me ato që vepruan” (Mutaffifin 14)
    Shumë muslimanë e kishin të vështirë të besonin se Umer ibnul Hattabi mund të bëhej musliman, saqë një musliman pati thënë:”Për Zotin bëhet musliman gomari i fisit të tij dhe Umeri jo.”
    Tregon vetë Umer ibnul Hattabi, pasi pranoi Islamin:”Kam pasur urrejtje të madhe për muslimanët dhe e torturoja shpesh herë skllaven time, pasi ishte muslimane. Unë e torturoja, por ajo vazhdonte e vendosur në besimin e saj. E lija të qetë, vetëm pasi lodhesha. Kur më shihte të lodhur, ajo më thoshte:”A nuk e shikon si të lodhi Zoti dhe më dha mua fuqi?!” Kjo bëri që të ndjej diçka në zemër.
    Tregon përsëri Umeri:”Pata dëgjuar se profeti a.s lutet për mua me fjalët:”O Zot, përkrahe islamin me islamizimin e njërit nga dy Umerët (Umer ibnu Hisham dhe Umer ibnul Hattab). Edhe kjo bëri që të ndjej diçka në
    zemër.
    Një natë kërkova dikë që të pijmë alkol deri në mëngjes, por nuk gjeta asnjërin. Shkova në pijetore, por e gjeta të mbyllur. Nuk dija ku të shkoja dhe papritur dëgjova një zë të brendshëm që më thoshte:”Shko tek Qabeja dhe bëj tavaf!” Kur shkova tek Qabeja, gjeta profetin a.s duke u falur i vetëm. Shkova dhe qëndrova pas tij, pa më ndjerë, duke dashur të dëgjoj se çfarë thotë. Teksa ai lexonte pjesë nga Kurani, me vete thashë:”Ky duhet të jetë fallxhor.”  Në atë çast dëgjova që profeti (a.s) po lexonte:”As fjalë të një fallxhori, të pakët jeni që kujtoheni” (El-hakka 42). Unë u çudita dhe u trondita nga kjo përgjigje, pasi profeti a.s nuk po më vështronte dhe nuk e dinte se unë po e ndjek. Me vete thashë:”Është poet atëherë.” Por profeti a.s lexoi ajetin tjetër:”As fjalë të një poeti nuk janë.” Atëherë pyeta veten:”Çfarë është atëherë?” dhe në çast e dëgjova të lexojë:”Është shpallje nga Zoti i botërave” (El-hakka 43). Kur dëgjova dhe këtë mu dridh trupi dhe filloi të më bëjë përshtypje më shumë Islami.
    Abdullah ibn Mesudi kaloi një ditë pranë disa burrave të cilët po pinin alkol dhe njëri prej tyre u këndonte këngë. Ibnu Mesudi iu afrua njërit dhe i tha:”Sa zë i bukur nëse do të përdorej për leximin e Kuranit?!” Pasi Ibnu Mesudi u largua, ky burrë shkoi dhe i tha atij që këndonte:”A e dëgjove çfarë tha Ibnu Mesudi për ty?” “çfarë tha?” e pyeti ai. “Sa zë i bukur nëse do të përdorej për leximin e Kuranit?!” I prekur nga kjo fjalë tha:”Për Zotin kjo është një shenjë nga Zoti.” Menjëherë ai la kuvendin e tyre dhe iu vu pas Ibnu Mesudit. Me ta takuar, i tha:”A më lejon të vij pas teje dhe të më mësosh Kuranin?” “Po” ia ktheu Ibnu Mesudi. Ai e mësoi Kuranin dhe ua mësonte dhe të tjerëve më pas.
    Në kohën e profetit a.s, vjen një njeri nga Jemeni për të kryer haxhin në Meke. Me të arritur, kurejshët i tregojnë se është një burrë që është pushtuar nga xhindët (për profetin a.s) dhe i thanë se nuk duhej t’i afrohej. Por ky burrë, ishte nga ata që merreshin me nxjerrjen e xhindëve dhe shpirtrave të këqinj nga njerëzit. Kështu ai vajti menjëherë tek profeti a.s dhe i tha:”çfarë të shqetëson o vëlla, se unë merrem me nxjerrjen e xhindëve?” Profeti a.s e kuptoi si qëndronte puna dhe i tha:”Më dëgjo se çfarë do të them!” dhe filloi të lexojë:”Me të vërtetë që falenderimi i takon Zotit. Atë e falenderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë,  falje dhe udhëzim. I kërkojmë Zotit të na mbrojë nga e keqja e vetes tonë dhe e keqja e punëve tona. Atë që e udhëzon Zoti, nuk ka kush ta largojë nga rruga e drejtë dhe atë që çon drejt humbjes, askush tjetër veçTij nuk mundet ta udhëzojë.”
    Burri nga Jemeni i kërkoi profetit a.s që t’ia përsërisë dhe dy herë të tjera këto fjalë. Në fund i tha:”çfarë është kjo fe?” Profeti a.s i tha:”Është feja islame.” Burri nga Jemeni e pyeti përsëri:”Po për çfarë urdhëron?” Profeti a.s i tha:”Të adhurosh Zotin dhe të shkosh mirë me farefisin.” “çfarë duhet të bëj që të bëhem pjestar i kësaj feje?” Profeti a.s i tha:”Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër veçnjë Zoti dhe se unë jam i dërguari i Zotit.” Burri i tha:”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veçnjë Zoti dhe se ti je i dërguari i Tij.”
    Umejr ibnu Vehb, i urrente muslimanët shumë. Umer ibnul Hattabi thoshte rreth tij:”Më shumë dua një derr sesa dua Umejr ibnu Vehbin.” Pas betejës së Uhudit, Umejr ibn Vehbin ishte ulur me Safvan ibnu Muattil, të cilit i tha:”Nëse nuk do të kisha borxhe dhe fëmijët e vegjël, do të kisha marrë shpatën, do e kisha lyer me helm dhe do shkoja të vras Muhamedin.” Safvani i tha:”Nëse e bën diçka të tillë, fëmijët e tu janë fëmijët e mi dhe borxhet t’i shlyej unë. Vetëm bëje atë që thua.” Menjëherë Umejri merr shpatën e lyen me helm dhe niset për në Medine. Me të arritur atje, e shikon Umer ibnul Hattabi i cili u thotë të pranishmëve:”Ky nuk ka ardhur veçse për sherr.” dhe e kapi për rrobave të tij. Profeti a.s i tha Umerit a.s ta lërë dhe iu drejtua Umejrit:”Afrohu o Umejr! Çfarë të ka sjellë këtu?” Ai i tha:”Kam ardhur për vëllanë tim që gjendet rob tek ju që nga beteja e Bedrit.” Profeti a.s buzëqeshi dhe i tha:”A për këtë ke ardhur deri këtu o Umejr?!” “Po” u përgjigj. Profeti a.s i tha përsëri:”O Umejr, më trego të vërtetën! A për këtë shkak ke ardhur?” “Po” iu përgjigj ai përsëri. Atëherë profeti a.s i thotë:”Jo o Umejr. Por ti i the Safvan ibnu Muattil që sikur të mos kishe fëmijët e vegjël dhe borxhet pa shlyer, do të merrje shpatën do e lyeje me helm dhe do shkoje të vrisje Muhamedin. Safvani të tha se fëmijët e tu janë si fëmijët e tij dhe se borxhet i merr ai përsipër për t’i shlyer.” Umejri u befasua nga këto fjalë të cilat nuk i dinte tjetër kush veç tij dhe Safvanit dhe tha:”Dëshmoj se ti je i dërguari i Zotit.” Tashmë, Umer ibnul Hattabi thoshte për Umejrin:”Para se të pranonte Islamin, doja më shumë një derr sasa Umejrin, kurse tani ai është më i dashur tek unë se disa nga fëmijët e mi.”
    Sa herë që në Kuran përmendet rruga e Zotit, ajo shoqërohet me mbiemrin “e drejtë”. Kjo pasi rruga e Zotit është e drejtë dhe e mbarë, pa shtrembërime dhe nuk është e lodhshme. Ajo është rrugë që shkon në harmoni me të gjithë universin. Nëse ti o vëlla do të ndjekësh drejtimin e krijesave dhe universit, nuk do të lodhesh, por nëse do të lëvizësh në drejtim të kundërt me lëvizjen e universit, padyshim që do të lodhesh dhe do të jetosh në strese.
    Një herë profeti a.s teksa qëndronte mes shokëve të tij, morri një shkop dhe bëri një vijë të drejtë në rërë. Më pas, bëri dhe disa vija përkrah vijës së drejtë dhe u tha:”Kjo, është rruga e drejtë e Zotit, kurse këto janë rrugë që të çojnë në humbje. Në fillimin e çdo rruge, ndodhet një shejtan që fton në rrugën e tij.”
    E gjithë sureja Fatiha, sillet rreth rrugës së drejtë të Zotit.
    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë! Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre me të cilët u zemërove dhe as në të atyre që e humbën veten!” (Fatiha 1-7)
    Sa herë të lexosh ajetin:”Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira”
    Kujto profetin Muhamed a.s, kujto Ademin, Ibrahimin a.s… dhe profetët e tjerë. Kujto shokët e profetit a.s dhe të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan për këtë fe dhe lute Zotin që të të bëjë prej tyre.
    Në një hadith, profeti Muhamed a.s përshkruan rrugën e drejtë. Ai thotë që kjo rrugë është e drejtë dhe në dy anët e saj, rrethohet nga dy mure. Këto dy mure, kanë dyer të hapura, por me perde të lëshuara. Në fund të rrugës, ndodhet një thirrës që thërret:”O ju njerëz! Kjo është rruga e duhur, prandaj ndiqeni!” Gjatë rrugës, ndodhet një thirrës tjetër që sa herë njeriu tenton të hyjë brenda dyerve të mureve, i thotë:”Mos i hap, pasi po i hape do të biesh brenda!” Më pas, profeti a.s i komenton këto dhe thotë se kjo rrugë është rruga e Zotit e drejtë, Islami. Ftuesi në fund të rrugës është libri i Zotit Kurani. Ftuesi gjatë rrugës është ndërgjegja dhe natyra e pastër me të cilën të ka pajisur Zoti që kur të krijoi. Dyert në muret rrethuese janë haramet që ka ndaluar Zoti. Këto dyer janë mbuluar me perde të bukura që të mashtrojnë njerëzit.” 
    Nga këto dyer, është dera e imoralitetit dhe punëve të poshtra. Por kjo derë është e mbuluar me një perde të bukur dhe me ngjyra, mbi të cilën lexon:”Arti i dashurisë, bashkëjetesa, liria e veprimit...” Nëse shkon dhe heq perden, ke hyrë brenda dhe ke rëshqitur në këto punë të liga.
    Një nga këto dyer është ajo e fitimit të pasurisë në rrugë haram. Por kjo derë është e mbuluar me një perde të bukur, në të cilën shkruan:”Shkathtësi dhe zgjuarsi.” Kurrë mos tento ta hapësh perden, pasi bie dhe nuk din si të dalësh.
    Një nga këto dyer, është dhe një derë e mbuluar me perde të zezë. Kjo derë të çon drejt konsumimit të alkolit dhe drogave të ndryshme. Por mbi këtë perde lexon:”Bëhu burrë dhe provoje!”
    Një nga këto dyer, është dera e lakuriqësisë dhe zbulimit të pjesëve të turpshme. Por kjo derë është e mbuluar me një perde të bukur, mbi të cilën lexon:”Moda.”
    E veçantë ështe se Zoti i Madhëruar ka zgjedhur të njëjtën fjalë për të përshkruar rrugën e Tij të drejtë në këtë botë dhe urën sipër të cilës do të kalojnë njerëzit ditën e Kijametit. Kjo fjalë është fjala “Sirat”.
    Me këtë, sikur na thotë se ajo është e njëjta rrugë, e cila zgjatet nga kjo botë deri tek pragu i dyerve të xhenetit. Vazhdimin e rrugës së drejtë në këtë botë, do e plotësojmë me kalimin e Siratit në botën tjetër.
    Me të njëjtat ekuilibra që do të kalosh rrugën e kësaj bote, do të kalosh dhe Siratin në botë tjetër.
    Tregon profeti a.s rreth njerëzve që do të kalojnë Siratin: “.. do të ketë njerëz që e kalojnë Siratin sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si rrufeja. Të tjerë si era, të tjerë do të ecin këmbadorazi dhe disa të tjerë barkazi. Do të ketë nga ato që do të kapen pas Siratit, por melekët do ti tërheqin drejt tij. Do të ketë të tjerë që do të bien brenda tij…”
    Ata që do të bien nga Sirati i botës tjetër, janë ata që nuk duruan pa hapur dyert dhe perdet e rrugës së kësaj bote. Je ti ai që zgjedh se si do e kalosh Siratin o vëlla dhe o motër. Ashtu si të kalosh rrugën e Zotit në këtë botë, ashtu do të kalosh dhe Siratin në botën tjetër. Lute Zotit të të forcojë që të jetosh në rrugën e drejtë të Zotit në këtë botë, me qëllim që ta kesh të lehtë të kalosh dhe Siratin në botën tjetër.

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #14 ne: 20-09-2007, 22:10:51
    EL HAKKU  (I vërteti)

    Emri të cilin do të trajtojmë në këtë temë, është një emër me të cilin mbahet toka dhe e gjithë gjithësia. Është një emër me të cilin është e lidhur ngushta jeta jonë shoqërore. Nëse njerëzimi do e shpërfillë këtë emër dhe nuk do punojë sipas tij, rezultati do të jetë shumë i dhimbshëm, jeta mbi tokë do të shkonte drejt rrënimit, shkatërrimit dhe padrejtësisë. Nëse këtë emër do e përjetonim në të gjitha aspektet e jetës, do të jetonim ndryshe. Emri që do të trajtojmë sot, është emri Elhakk (I vërteti). Po ta shohim, kjo fjalë përbëhet nga pak shkronja, por që kanë peshën e gjithë qiejve dhe tokës. “Ai krijoi qiejt dhe tokën mbi bazë të drejtësisë” (En’am 73)
    Çdo gjë në gjithësi, është e krijuar mbi bazën e drejtësisë dhe vërtetësisë. Zoti na krijoi mbi tokë dhe na kërkon që të jetojmë dhe të vdesim për të drejtën dhe të vërtetën. Meqë e gjithë gjithësia është ndërtuar dhe funksionon mbi bazë të së drejtës, edhe planeti ynë i vogël, i tillë duhet të jetë.
    “Ai është Zoti juaj, i vërteti” (Junus 32)  “Çfarë mund të ketë pas të vërtetës,  përveçse humbje” (Junus 32)
    Emri i Zotit “Elhakk” përmendet në Kuran nëntë herë. Kurse emri “e drejta dhe e vërteta” përmenden 287 herë. Sa herë që permendet kjo fjalë në Kuran, është e shoqëruar me krijesat e mëdha dhe komplekse.
    Qëllimi ynë me këtë temë është që emrin Elhakk, ta bëjmë pjesë të jetës sonë. Duam që të vërtetën ta duam, të jetojmë për të, ta themi dhe të mos e mbajmë të fshehtë dhe të vdesim për të. Qëllimi ynë me këtë temë është që të të bëjmë të ndërgjegjshëm që nëse duhet të zgjedhësh mes interesit tënd personal dhe një çështjeje të drejtë, të zgjedhësh atë që është e drejtë dhe jo interesin tënd vetjak. Qëllimi ynë me këtë temë, është që ta bëjmë të vërtetën të dashur. E vërteta është e hidhur dhe e vështirë për t’u pranuar, sidomos kur bie në kundërshtim me interesat tona. Megjithatë ne duhet ta duam të vërtetën, pasi duke dashur të vërtetën ne duam vetë Zotin e Madhëruar.
    A e don Zotin ti o vëlla? A e don të vërtetën, apo jeton thjesht për interesat e tua? Dije se nëse jeton vetëm për interesat e tua, jeton me mashtrime dhe gënjeshtra, ti nuk e njeh dhe nuk e don Zotin. Ti mund të shkosh në Umre dhe Haxh sa herë të duash, mund të falesh dhe të agjërosh... por të githa këto janë të pavlera, pasi nuk ke njohur të vërtetën absolute, Zotin.
    Nëse e kupton siç duhet këtë emër dhe cilësi të Zotit, duhet që të mos të të zërë gjumi natën. Si mund të flesh kur ti nuk jeton për të vërtetën? Ky emër është i vështirë për t’u praktikuar dhe vënë në jetë.
    Tema jonë do të përqendrohet në pikat e mëposhtme:
       Kuptimi i emrit “Elhakk” (i vërteti) dhe cili është ndryshimi mes të qënit i vërtetë dhe i drejtë?
       Aktualitete nga jeta jonë, nëse do i njohësh dhe do i ndjesh, do të jetosh për të vërtetën.
       Modele të atyre që kanë jetuar për të vërtetën.
       E vërteta do të triumfojë.
    Tani le të fillojmë dhe të flasim rreth secilës nga pikat e mësipërme:
       Fjala e vërtetë, është kundërta e të kotës dhe gënjeshtrës. E vërteta është ajo gjë për të cilën ke
    siguri të plotë dhe e ke të faktuar që është realitet. Kështu shohim që emri “Elhakk” (I vërteti) i përshtatet plotësisht Zotit të Madhëruar. E vërteta më e madhe është ekzistenca e Zotit. Ai është i Vërteti, fjalët e Tij janë të vërteta, urdhërat e Tij janë të vërteta, ndalesat e Tij janë të vërteta...
    “Ai krijoi qiejt dhe tokën me të drejtë” (Nahl 3)
    “Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç’është me ju? Si gjykoni?” (Junus 35) Si e kërkon të vërtetën tek dikush tjetër o vëlla dhe o motër? Të vërtetën absolute e gjen vetëm tek Zoti dhe libri i Tij Kurani. Të vërtetën absolute e gjen në thëniet e tij, urdhërat e Tij, premtimet e Tij, xhenetin e Tij.
    Të ecësh në drejtimin e kundërt me drejtimin që ecën gjithësia është shumë e vështirë. E gjithë gjithësia ndjek drejtimin e të vërtetës. Nëse do të ndjekësh drejtim të kundërt, do të përplasesh me gjithësinë dhe do të lodhesh, do të jetosh në strese dhe tension, nuk do e gjesh qetësinë shpirtërore kurrë.
    Ndryshimi mes “i vërtetë” dhe “i drejtë”. Të jesh i drejtë, do të thotë që t’i japësh të drejtën të gjithëve. Kështu i drejtë mund të jesh, duke zbatuar të vërtetën. E vërteta është vlerë, kurse e drejta është konkretizim i të vërtetës.
    A e përfytyron dot o vëlla dhe o motër, se si do të ishte gjithësia nëse nuk do të ekzistonte emri “I vërteti”?
    Gjithkushi do të sillej dhe vepronte sipas qejfit të tij. Dikush mund të kërkonte që dielli të mos e ndriçojë filan shtet. Dikush mund të kërkonte që mos bjerë shi në kopështin e filanit, me të cilin është grindur.
    “Nëse i vërteti do të ndiqte qejfet e tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe toka” (Muminune 71)
    Duke qenë se Zoti është i vërteti absolut, nuk preferon një racë mbi një tjetër, as një popull mbi një tjetër, as një ngjyrë mbi një ngjyrë tjetër, as burrat mbi gratë...
    Duke e kuptuar rëndësinë e të vërtetës, shejtani i ka kushtuar shumë rëndësi diçkaje të tillë. Ai gjithmonë përpiqet që të vërtetën ta paraqesë si gënjeshtër dhe gënjeshtrën dhe mashtrimin si të vërtetë.
    Për këtë, profeti a.s lutej:”O Zot. Na e trego të vërtetën ashtu siç është dhe na bëj nga ata që e ndjekin dhe na e trego të kotën dhe gënjeshtrën ashtu siç është dhe na bëj  nga ata që i ruhen”
    Profeti a.s nuk mjatohej me lutjen që Zoti t’ia tregojë të vërtetën, por i kërkonte që edhe ta ndihmojë që ta ndjekë. Ka shumë njerëz që e dinë si qëndron e vërteta, por nuk veprojnë sipas saj. Këtë e bëjnë pasi interesi i tyre personal, është në kundërshtim me të vërtetën.
    Po kështu u lut dhe për të kotën dhe të pavërtetën. Ai nuk u mjaftua që Zoti t’ia tregojë atë, por i kërkoi që edhe të ruhet dhe t’i shmanget.
    A e do të vërtetën o biznesmen që preferon interesat e tua në kurriz të vendit tënd? A e don të vërtetën ti o bashkëshort që jepesh pas shoqërisë dhe ke shpërfillur gruan dhe fëmijët e tu? A e don të vërtetën ti o student që kopjon në provime dhe me rezultatin fiton vend punë duke marrë të drejtën e dikujt tjetër?
    Po ti o perëndim që ke zgjedhur interesat vetjakë dhe ke pushtuar Irakun, a e don të vërtetën? A e don të vërtetën ti o producent filmash dhe programesh, me të cilat po shthurren fëmijët tanë çdo ditë? A e don të vërtetën o motër që e nxit burrin tënd të fitojë pasuri në rrugë haram? A e don të vërtetën o vëlla që mban një post, edhe pse ka të tjerë që janë më të aftë se ti?
    Allahu i Madhëruar krijoi gjithësinë në bazë të drejtësisë dhe vërtetësisë. Kurse për tokën, të ka caktuar ty o vëlla dhe o motër përgjegjës. Ai të ka dërguar profetë dhe libra hyjnorë, me qëllim që të njohësh të vërtetën dhe të jetosh për të. A e kupton o vëlla dhe o motër se si po ecni në rrugë të kundërt me atë të gjithësisë?
    Le të përmendim dy shembuj të thjeshtë, për të parë se çfarë ndodh kur humbet e vërteta:
    Në Egjypt është një lagje që quhet “Lagja e inxhinierëve”. Të gjithë ndërtesat e kësaj lagjeje, ishin katër katëshe dhe njerëzit ndiheshin mirë. Struktura e tokës dhe e vendit, nuk lejonte që ndërtesat të bëhen më të larta. Megjithëse ligji nuk e lejonte të ndërtoheshin ndërtesa shumë katëshë, u gjetën disa njerëz të cilëve nuk u interesonte gjë tjetër përveç interesave vetjakë. Kështu filluan të ndërtojnë pallate dhjetë dhe njëzet katësh. Kjo bëri që jeta në këtë lagje të bëhej e pamundur dhe shumë njerëz braktisën vendbanimet e tyre.
    Një shembull tjetër, është studenti që kopjon ose kompromenton mësuesit dhe arrin rezultate të larta, pa të drejtë. Ky student që kopjon dhe i blen rezultatet, do të zërë një vend pune, të cilin e merritonte dikush tjetër që ka derdhur djersë. Ajo që ndodh është se këta të rinj të cilëve u humbet e drejta për punësim, pasi vendin e tyre e zënë të pa aftët, detyrohen të emigrojnë në perëndim. Kjo bën që perëndimi të përfitojë prej tyre dhe të zhvillohet, kurse ne vazhdojmë në gjendjen e dobësisë dhe prapambetjes. E gjitha kjo, për shkak se e vërteta nuk respektohet dhe humbet.
    Një ditë, teksa profeti Muhamed a.s po u fliste shokëve të tij, një burrë i pret bisedën dhe e pyet:” O i dërguar i Zotit, kur do të bëhet Kijameti?” Profeti a.s nuk i ktheu përgjigje dhe vazhdoi të flasë mbi temën rreth të cilës po fliste. Disa nga të pranishmit menduan:”E dëgjoi pyetjen e tij dhe nuk i pëlqeu.” Disa të tjerë menduan që profeti a.s nuk e dëgjoi pyetjen. Pasi profeti a.s e përfundoi bisedën, pyeti:”Ku është ai që pyeti për Kijametin?” Kur personi që kishte pyetur tregoi, profeti a.s iu përgjigj:”Kur të humbasë amaneti, do të bëhet Kijameti.” Burri e pyeti përsëri:”Po si humbet amaneti o i dërguar i Zotit?” Profeti a.s iu përgjigj:”Kur çështjet administrative u lihen në dorë atyre që nuk janë të aftë, prit Kijametin.”
    Kjo pasi gjithësia është e ndërtuar dhe funksionon në bazë të së vërtetës dhe të drejtës. Nëse kjo humbet, bëhet Kijameti dhe shkatërrohet gjithçka.
    Njerëzit në raportet me të vërtetën janë të ndryshëm. Ka prej tyre që e mbajnë të fshehtë të vërtetën. Ka të tjerë që kanë frikë ta thonë të vërtetën. Ka të tjerë që të vërtetën e përzjejnë me të kotën. “E mos e ngatërroni të vërtetën me të shtrembërën duke e fshehur realitetin me vetëdije.” (Bekare 42)
    Ka të tjerë që nuk e dallojnë dot të vërtetën nga e pavërteta. Ka të tjerë që e dinë se nuk kanë të drejtë, megjithatë insistojnë në atë rrugë.
    Profeti a.s na jep tetë realitete, të cilat na ndihmojnë që të mos kemi probleme për ta dalluar  të vërtetën
    gjatë jetës. Këto tetë realitete, profeti a.s na i mëson në një lutje me të cilën lutej dhe ai vetë. Këtë lutje, profeti a.s na e këshillon të bëjmë çdo ditë. Këtë lutje, profeti a.s e thoshte natën, pasi qetësia e saj kishte mbuluar gjithçka. Nëse këto tetë të vërteta nguliten në zemrën tënde, ato do të shërbejnë si urë për të gjithë të vërtetat e tjera, të cilat duken komplekse dhe të paqarta. Nëse nuk e dallon dot nëse je në të drejtë apo jo, thuaji këto tetë realitete dhe puno sipas tyre. Nëse këto tetë realitete do i bësh pjesë të jetës dhe zemrës tënde, dije se do të gjesh forcat e duhura për ta mposhtur veten para të pavërtetës. Të thuash dhe të veprosh sipas të vërtetës është e vështirë. Të thuash të vërtetën kërkon guxim dhe vendosmëri. Të thuash të vërtetën dhe të punosh sipas saj, kërkon dhe vizion të qartë.
    Çdo natë, profeti a.s lutej:” O Zot. Ty të takon falenderimi. Ti je sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je i përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi, pasi Ti je i vërteti, fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, xheneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë dhe Muhamedi është i vërtetë.”
    Padyshim që vetëm duke i thënë këto, nuk do të zgjidhet gjë. Ty o vëlla dhe o motër të duhet që të jetosh me këto tetë realitete. Ty të duhet që t’i bësh pjesë të jetës tënde.
    E pyet një ditë profeti (a.s) Harithen: “Si u gdhive o Harithe? “Jam gdhirë besimtar i vërtetë o i dërguar i Allahut”- ia kthen.
    Profeti (a.s) e pyet përsëri: “O Harithe, mendoje atë që thua, pasi çdo fjalë e ka një të vërtetë, po besimin tënd me çfarë e vërteton?”  “O i dërguar i Allahut – i përgjigjet- më duket sikur e shoh Arshin e Allahut me sy dhe sikur shoh banorët e xhenetit duke u kënaqur në xhenet dhe banorët e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kësaj hoqa dorë nga të mirat e kësaj bote duke e kaluar natën me namaz dhe ditën me agjërim.”
    “Meqë e ditke, atëherë mos iu ndaj o Harithe”– ia ktheu profeti (a.s).
    Tetë realitetet e hadithit të mësipërm, ishin bërë pjesë e jetës së Harithes. Atij i dukej sikur i dëgjonte dhe shikonte banorët e xhenetit, si mund të mos thoshte të vërtetën? Si mund të jetonte me të pavërtetën, kur ai sikur i shihte banorët e zjarrit duke ulëritur nga dhimbjet?
    Rradhitja e tetë pikave dhe realiteteve në hadithin e mësipërm është i çuditshëm. Realiteti i parë është “O Zot, Ti je i Vërteti” Meqë Zoti është i Vërteti, e vërtetë është dhe fjala e Tij. Ai që fjalët i ka të vërteta, edhe premtimet i ka të vërteta. Edhe takimi me Ty të cilin na e ke premtuar, është i vërtetë. Po kështu dhe xheneti është i vërtetë. Nëse të gjitha këto janë të vërteta, padyshim dhe profetët të cilët na i transmetuan këto realitete, janë të vërtetë. I vërtetë është dhe profeti Muhamed a.s, që është profeti i fundit.
    Këto fjalë, profeti a.s i thoshte në lutjet e tij para se të falte namazin e natës. Kjo ishte si hyrje para se të falej.
    Nëse këto tetë realitete dhe të vërteta janë të qëndrueshme në veten tënde, të gjithë jetën do e kalosh në kërkim dhe duke zbatuar të vërtetën. Këto përfaqësojnë strukturën themelore, me të cilat do të përballesh me jetën.
    Realiteti i parë ishte:”O Zot, Ti je i Vërteti” Thotë Zoti në Kuran:”A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rend deri në një afat të caktuar dhe se Allahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
    Kjo (dokumenton) se Allahu është (Zoti) i vërtetë..” (Lukman 29-30)
    “Ne do ua tregojmë faktet tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa të binden se ai është i vërtetë” (Fussilet 53)
    Zoti kërkon që ne të jetojmë me të vërtetën mbi tokë. Për këtë, ai na rrëfen se e gjithë gjithësia funksionon duke ruajtur të drejtat dhe ekuilibrat e caktuar nga Zoti. Ndërrimi i katër stinëve të vitit, është për t’i dhënë të drejtën çdo gjallese. Sasia e shirave që bie, është për t’i dhënë të drejtën çdo gjallese.
    Ne e lexojmë dhe e dëgjojmë shpesh herë ajetin “Ai krijoi qiejt dhe tokën me të drejtë” (Nahl 3)
    dhe nuk e kuptojmë se si i ka krijuar me të drejtë. Kuptimi i këtij ajeti është se gjithçka është krijuar dhe funksionon në bazë të drejtësisë për të gjithë. Çdo gjë është e llogaritur, sasia e shirave, sasia e frutave, pa favorizuar një racë mbi një racë tjetër, as një ngjyrë mbi ngjyrën tjetër, as një njeri mbi një tjetër, as një popull mbi një tjetër, as një vend mbi një tjetër, as një burrë mbi një grua... Gjithçka funksionon në bazë të drejtësisë.
    Largësia e tokës nga dielli është 150 milionë km. Nëse ajo afrohet më shumë, gjithçka që ndodhet mbi të, digjet dhe shkatërrohet. Nëse largohet më shumë, gjithçka mbi tokë ngrin dhe shkatërrohet.
    Ai njeri që jeton larg të vërtetës, ata njerëz që jetojnë me gënjeshtra, ata të rinj që kopjojnë në provime... le t’i thonë mjaft mashtrimit. Nëse e gjithë bota mashtron, gënjen, e lufton të vërtetën... ti mos u bëj pjesë e tyre. Nëse humbet e vërteta dhe e drejta, shkatërrimi është shumë pranë tokës.
    1.   Realiteti i dytë ishte:” fjala Jote është e vërtetë” “Zoti thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në
    rrugë të mbarë” (Ahzab 4) Fillo o vëlla dhe o motër, që ta lexosh Kuranin, me ndjenjën që çdo fjalë e tij është e vërtetë. Sa herë të lexosh:” Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre” (Araf 85) ruaje veten nga gjëra të tilla. Sa herë të lexosh:”Mjerë ata që peshojnë mangut” (Mutaffifin 1) të të shkojë mendja sa diçka e tillë është për të gjithë ata që mashtrojnë në tregti, dhe për ata që peshojnë mangut.
    2.   Realiteti i tretë është “dhe premtimi Yt është i vërtetë” Të gjitha premtimet e Zotit janë të vërteta
    dhe mbahen. Thotë Zoti në Kuran rreth historisë së Musait a.s:”Ne e kthyem atë tek nëna e tij, me qëllim që të qetësohet, të mos dëshpërohet dhe që të sigurohet që premtimi i Zotit është i vërtetë” (Kasas 13)
    “Zoti u ka premtuar atyre që besuan dhe vepruan punë të mira që do i bëjë përgjegjës të tokës, ashtu siç bëri ata që ishin më parë, do ua mundësojë fenë që zgjodhi për ta, do ua ndryshojë frikën me siguri, do të më adhurojnë dhe nuk do më shoqërojnë gjë” (Nur 55)
    “dhe në qiell e keni rizkun tuaj dhe atë që u premtohet. Për Zotin e qiellit dhe të tokës, ajo është diçka e vërtetë, ashtu siç flisni” (Dharijat 23) Nëse rizkun e ke të garantuar nga Zoti, përse të kesh frikë nga e vërteta? Përse të mos e thuash atë, ashtu siç është?
    3.   Realiteti i katërt është “dhe takimi me Ty është i vërtetë”. Nëse jeton me të keqen dhe të
    pavërtetën, kujto Ditën që do të takohësh me Zotin e Madhëruar. Çfarë do i thuash atë ditë? Thotë Zoti në Kuran:”Kur të qëndrojnë para Zotit të tyre, Ai u thotë: A nuk është kjo e vërtetë? Ata thanë: Sigurisht për Zotin tonë.” (En’am 30) Ajo ditë është dita kur të shfaqet e vërteta siç është.
    4.   Realiteti i pestë dhe i gjashtë është:” xheneti (dhe zjarri) Yt është i vërtetë” Ata që duan të fitojnë
    xhenetin, le të jetojnë për të vërtetën. Thotë Zoti në Kuran:”Banorët e xhenetit thërrasin banorët e zjarrit: Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë, po ju, a e gjetët të vërtetë atë që u premtoi Zoti juaj?” (Araf 44) O ju që keni mashtruar, keni vjedhur, keni jetuar larg të vërtetës... a e gjetët atë që u premtoi Zoti? Banorët e zjarrit do të përgjigjen me dhimbje dhe dëshpërim:”Po. Atëherë thërret një zë që thotë: Mallkimi i Zotit qoftë mbi mizorët”
    Kur shejtani i tha Zotit:”Do ti devijoj të gjithë” Zoti ia ktheu:”E vërtetë është dhe të vërtetën them: Do e mbush zjarrin me ty dhe të gjithë ata që të ndjekin ty” (Sad 84)
             7- Realiteti i shtatë është “profetët janë të vërtetë” Të gjithë profetët nga Ademi a.s deri tek Isai a.s
    kanë qenë të vërtetë. Misioni me të cilin u dërguan ishte përhapja e të vërtetës dhe lufta kundër të keqes.
    Profetët përmenden me qëllim që të mësosh të jetosh si ata dhe të ndjekësh rrugën e tyre.
              8- Realiteti i tetë është “dhe Muhamedi a.s është i vërtetë” “Ne të dërguam me të vërtetën, dëshmitar, përgëzues dhe paralajmërues” (Bekare 119) Për njëzet e tre vite me rradhë profeti a.s sakrifikoi gjithçka për të vërtetën me të cilën e kishte dërguar Zoti. E gjithë kjo kohë e gjatë, për shkak se kurejshët nuk besonin pasi interesat e tyre ekonomikë ishin të lidhur me idhujt e vendosur mbi Qabe. Ata e refuzuan të vërtetën, për të  mos humbur pasuritë. Ebu Lehebi, xhaxhai i tij, e urrente pikërisht pasi e vërteta me të cilën ishte dërguar profeti a.s, binte ndesh me interesat e tij.
    Fjalët që përsëriste profeti a.s teksa hynte në Meke si triumfator, ishin:”Dhe thuaj erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota. Me të vërtetë që e kota ka qenë e zhdukur” ((Isra 81)
    Mësoji këto tetë realitete me të cilat lutej profeti a.s, jeto me to dhe do të shohësh që realitetet e tjera do i kesh më të qarta. Do të shohësh që të vërtetën e ke më të kollajtë për ta thënë ashtu siçështë. Do të shohësh që Zoti të ndihmon ta dallosh të vërtetën nga jo e vërteta. Do të shohësh që je në gjendje ta përkrahësh të vërtetën. Do të shohësh që e don të vërtetën dhe nuk do të pranosh ta mbash të fshehtë atë.
    Nëse i përjeton dhe je i sigurtë për këto tetë realitete, do të përballesh me një nga realitetet më të mëdhaja në gjithësi. Ky realitet është që të çosh në vend mesazhin e të vërtetës, të kontribosh për përhapjen e të mirës në tokë. Thotë Zoti në Kuran:”A mos menduat se u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni tek Ne? Madhështor është Zoti, sundimtari i vërtetë.” (Muminun 115)
    Krijimi yt e ka një qëllim madhështor. Ti o njeri nuk je krijuar thjesht për të ngrënë, për të pirë, për t’u martuar, lindur fëmijë dhe të vdesësh.
    Tetë realitetet e mësipërme shërbejnë si shkallë që na çojnë në një realitet më të madh. Ky realitet është që ta gjallërojmë tokën me të vërtetën hyjnore.
    “Ne nuk i krijuam qiejt dhe ato që janë mes tyre kot.  Nuk i krijuam veçse me të vërtetën” (Enbija 16)
    Nuk mund të jetë Zoti, fjala e Tij, premtimet e Tij, xheneti, profetët... të vërtetë, thjesht që ti të hash, të pish, martohesh, lindësh dhe në fund të vdesësh. Qëllimi dhe mesazhi për të cilin je krijuar o njeri është që të përhapësh të vërtetën në tokë.
    Thotë Zoti në Kuran, rreth Daudit a.s:”O Daud. Ne të bëmë të parë në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq qejfet që të largojnë nga rruga e Zotit. Ata që largohen nga rruga e Zotit kanë një ndëshkim Ditën e Llogarisë për atë që u larguan. Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën kot” (Sad 26)
    Ajo që i bashkon fjalët me të cilat Zoti i drejtohet Daudit a.s dhe ajetin e fundit, është se e vërteta funksionon në të gjithë gjithësinë. Njeriu në tokë, është një pjesë e kësaj të vërtete. Zoti i madhëruar e ka plotësuar të vërtetën në të gjithë gjithësinë dhe të ka lënë ty o njeri që ta plotësosh mbi planetin tokë.
    E vërteta është thelbi dhe esenca e gjithësisë. Nëse e vërteta ka humbur sot mes njerëzve, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ekziston.
    O ti biznesmen, o student dhe studente, o amvisë shtëpie dhe nënë fëmijësh... jeto për të vërtetën dhe këshilloji të tjerët ta ndjekin atë.

    Modele që kanë jetuar për të vërtetën dhe e kanë përkrahur atë.
    Këto modele na tregojnë si të jetojmë për të vërtetën, qoftë dhe në çastet më të vështira. Thotë Zoti në Kuran:”O ju që keni besuar. Jini mbrojtës të së drejtës, edhe nëse është kundër jush, prindërve dhe të afërmve.” (Nisa 135) “Mos t’ju shtyjë armiqësia me dikë që ti shmangeni  drejtësisë. Gjykoni drejt, pasi ajo është më pranë devotshmërisë” (Maide 8)
    Le të fillojmë me modelin e parë dhe që është më madhështori në të vërtetën.
    Shkaku i luftës së Hendekut ishin hebrenjtë e Medines. Edhe pas luftës, ata vazhduan të jetojnë në Medine. Padyshim që muslimanët i shihnin me syrin e të pabesëve, që i kishin tradhëtuar pas krahëve. Profeti a.s gjatë gjithë kohës, ishte i interesuar që banorët e Medines t’i mbante sa më pranë, pasi ishin ata që e përkrahën dhe ndihmuan. Teksa profeti a.s dhe muslimanët ktheheshin nga një luftë, bashkë me ushtrinë muslimane ndodhej dhe një burrë me emrin Katade, nga banorët e Medines. Gjatë udhëtimit, Katades iu vodh mburoja. Për këtë, ai ngriti dyshime mbi një nga banorët e Medines. Pasi u sigurua mbi atë që e kishte vjedhur mburojën e tij, Katade vajti tek profeti a.s dhe i tregoi mbi personin që i kishte vjedhur mburojën. Personi që kishte vjedhur mburojën dëgjon mbi këtë, mbledh të afërmit e tij dhe u tregon mbi atë që kishte ndodhur. Ata bien dakord që mburojën ta hedhin në shtëpinë e një çifuti dhe të shkojnë tek profeti a.s dhe të akuzojnë çifutin për vjedhjen e mburojës. Profeti a.s menjëherë dërgoi njerëz për të verifikuar dhe mburoja u gjet në shtëpinë e çifutit. Duke gjykuar sipas këtyre rrethanave, profeti a.s e shpalli të pafajshëm banorin e Medines, që më parë ishte akuzuar për vjedhjen e mburojës. Por Zoti nuk mund të pranonte që mashtrimi të mposhtë të drejtën. Për këtë, Zoti i shpall disa ajete profetit a.s në suren Nisa, me të cilat shpall pafajësinë e çifutit: “Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve mbi atë që të mësoi Allahu dhe mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë). Kërkoi falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
    Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
    Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, dhe nuk turpërohen prej All-llahut. Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre. “ (Nisa 105-108)
    Xhibrili a.s zbriti dhe i tregoi profetit a.s çdo imtësi. Menjëherë profeti a.s mbledh njerëzit në xhami dhe shpall pafajësinë e çifutit.
    Diçka e tillë nuk mund të ndodhë veçse në shtetin islam.
    Në kohën e Umer ibnu Abdul Azizit, ushtria muslimane arriti të hyjë në Samarkand dhe e morri menjëherë atë. Ky lajm u përhap menjëherë mes popullsisë muslimane, gjë që i gëzoi të gjithë. Komandanti i ushtrisë të Samarkandit, i dërgon një letër Umer ibnu Abdul Azizit ku i thoshte:”Ju keni vepruar në kundërshtim me të drejtën dhe të vërtetën. Profeti juaj u këshillon që armikut t’i jepni tre ditë kohë për t’u menduar, para se ta sulmoni. Kurse ushtria juaj nuk e bëri këtë dhe na sulmoi befasisht.”
    Menjëherë, Umer ibnu Abdul Azizi dërgon një letër, ku urdhëron ushtrinë e tij të dalë nga qyteti Samarkand.
    Teksa mendon rreth këtij qëndrimi të Umer ibnu Abdul Azizit, të vjen në mendje një pyetje: Si arriti ai ta marrë një vendim të tillë? Gëzimi dhe hareja për marrjen e Samarkandit kishte kohë që vazhdonte, kurse ai urdhëronte që ushtria të dalë nga qyteti. Por, si të mos e merrte këtë vendim, në një kohë që këtë ia impononte e drejta dhe e vërteta?
    Urdhëri i tij zbatohet menjëherë nga ushtria muslimane dhe të gjithë dalin nga qyteti. Me të parë një veprim
    të tillë, banorët e Samarkandit u siguruan që këta njerëz janë në të vërtetën dhe të gjithë pranuan islamin.
    Prej këtij qyteti kanë dalë dijetarët më të mëdhenj të islamit. E gjitha kjo, me një qëndrim të drejtë.
    Kur një grua nga një fis dhe familje e fisme, vodhi, të afërmit dhe njerëzit dërguan dikë që të ndërmjetësoje tek profeti a.s dhe të mos e ndëshkojnë. Profeti a.s u skuq në fytyrë dhe u zemërua shumë. Tregon Zejdi që vajti të ndërmjetësojë:”Kur e pashë profetin a.s, dëshirova ta kisha pranuar islamin pas atij çasti dhe të mos isha aty në ato çaste. Më pas profeti a.s i thotë:”A po kërkon ndërmjetësim në një nga ligjet e Zotit?! Popujt që kanë qenë para jush, u ndëshkuan pasi kur vidhte një i dobët e ndëshkonin, kurse kur vidhte një i fisëm e falnin. Për Zotin! Nëse Fatimja, vajza ime do të vidhte, do ia prisja dorën!”
    Ajo që kërkojmë të arrijmë me këtë temë, është që të jetojmë për të vërtetën, të punojmë për të dhe të vdesim për të. Kurrë mos e vendos interesin personal në një krah dhe të vërtetën në krahun tjetër dhe të zgjedhësh interesin personal. Si pranon ta shpërfillësh të vërtetën, në një kohë që e vërteta buron nga vetë Zoti? E vërteta është një nga emrat dhe cilësitë e Zotit. Ai na krijoi me të vërtetën dhe kërkon që të jetojmë për të.
    Kur profetit a.s i propozuan poste dhe të mira materiale në këmbim të braktisjes së vërtetës me të cilën ishte dërguar, i tha xhaxhait të tij:”Për Zotin o xhaxha, nëse do të vinin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në të majtën, nuk do hiqja dorë nga kjo rrugë, derisa ta bëjë Zoti të triumfojë ose të vdes në këtë rrugë”. Pas këtyre fjalëve, profeti a.s filloi të qajë. Atëherë Zoti i shpall ajetet:”Mbështetju Zotit se ti je në të vërtetën e qartë” (Neml 79)
    Kurrë mos kij frikë o vëlla dhe o motër nëse je në të vërtetën. Nuk ke përse ta braktisësh të vërtetën. Atë mbaje në kompaninë ku punon, mes familjes me të cilët jeton, e mban atë për hatër të islamit i cili ka nevojë që të përçohet tek të tjerët.
    Kur arrestuan Imam Ahmedin, ai mendonte me vete: “Për Zotin, nuk i frikësohem burgut, pasi e kam njëlloj si shtëpinë. Nuk i frikësohem as vrasjes, pasi do të vdes shehid. Ajo të cilës i frikësohem, është kamzhiku.” Kur e morrën për ta torturuar, ai u zverdh në fytyrë dhe dridhej. Teksa kalonte në korridoret e burgut, pa një hajdut të cilin kushedi sa herë e kishin arrestuar për vjedhje. Hajduti e pa imam Ahmedin dhe kur dalloi frikën në fytyrën e tij, i tha:”O imam, tregohu i vendosur në të drejtën. Nëse jeton, do të jetosh me nder dhe nëse vdes, vdes si dëshmor.” Tregon imam Ahmedi:”Nga këto fjalë, mu duk sikur vendosmëria hyri në ato çaste në zemrën time.”
    Teksa flasim mbi të drejtën dhe të vërtetën, mos mendo se kjo është një çështje që i intereson vetëm muslimanëve. Ajo është një çështje që i intereson çdo njeriu të ndershëm.
    Gjatë luftës së dytë botërore, çershilli mblodhi ministrat e tij dhe filloi t’i pyesë mbi situatën, pasi Gjermania po e shkatërronte Anglinë. Kur pyeti ministrin e financave, mbi situatën e arkës së thesarit, ai iu përgjigj:”Është bosh”. Kur pyeti ministrin e shëndetësisë mbi situatën, ai iu përgjigj:”Nuk ka më keq”
    Pyeti ministrin e strehimit dhe ai iu përgjigj se gjithçka ishte shkatërruar. Kur pyeti ministrin e drejtësisë, se si ishte gjendja, ai iu përgjigj:”Mirë”  Atëherë çershilli iu përgjigj:”Atëherë do të fitojmë” dhe fituan.
    Pika e fundit rreth kësaj teme është se e vërteta patjetër që do të triumfojë. Kjo pasi e vërteta është vetë Zoti. Ai nuk e lë të vërtetën të humbasë plotësisht. Mundet që e keqja dhe e kota të dominojë për një kohë, mund të përhapet fallciteti për një periudhë, por nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
    Pasi paria e kurejshëve mbetën të vrarë në Bedr, profeti a.s u vajti pranë dhe u tha:”O Utbe ibn Rebia, o Shejbe ibn Rebia, o Velid, o Amr ibn Hisham... a e gjetët të vërtetë atë që u premtoi Zoti? Unë e gjeta të vërtetë atë që më premtoi Zoti im?”
    “ Ne e godasim të kotën me të vërtetën dhe ajo shembet përtokë”  (Enbija 18) Ashtu siç e shemb përtokë plumbi njeriun po e goditi në kokë, ashtu e shkatërron e vërteta të kotën kur e godet.
    E keqja dhe e pavërteta mundet të dominojë për vite me rradhë. Është e mundur që të gënjesh. Është e mundur që të mashtrosh dhe të vjedhësh. Mund të tallesh me dikë për vite me radhë. Por një situatë e tillë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
    “dhe thuaj: Erdhi e vërteta dhe u shkatërrua e kota. Me të vërtetë që e kota ka qenë e shkatërruar” (Isra 81)
    E veçanta e ajetit është se thekson se që të shkatërrohet e keqja, duhet të vijë e vërteta. Të vërtetën duhet ta mbajnë dhe përkrahin njerëzit. Ajo nuk vjen vetë. Ajo kërkon burra dhe gra që ta mbajnë.
    Ajeti i mësipërm tregon se po nuk erdhi e vërteta dhe e drejta, e kota dhe e keqja do të vazhdojnë të dominojnë. Sa herë që shkatërrohet një e keqe, do të vijë një tjetër. Kjo do të vazhdojë derisa të vijë e vërteta.
    Le të përmendim një ajet nga Kurani, që është shumë shpresëdhënës për triumfin e të vërtetës. Për këtë, Zoti përmend dy shembuj që ndodhin në gjithësi, një me ujin dhe një me zjarrin. Këto dy ajete tregojnë se e vërteta sido që të humbasë, do të triumfojë. Dhe se e kota sido që të përhapet, do të shkatërrohet dhe do të shuhet.
    Thotë Zoti në Kuran: “Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli dhe sipas madhësisë së tyre rrjedhin rrëke, kurse vala mbart mbi vete shkumë të fryrë. Shkuma e ngjashme është edhe ajo ku shkrihet (metali) në zjarr për të prodhuar stoli ose mjete. Kështu e sqaron Zoti shembullin e të vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë.  Kështu Zoti i sjell shembujt” (Rad 17)
    E vërteta është si uji dhe metali i pastruar, i cili edhe pse mbulohet nga shkuma dhe skarcot, vazhdon të ekzistojë dhe funksionon në dobi të njerëzimit. Kurse e pavërteta dhe e keqja i ngjan shkumës dhe skarcove të metalit, të cilat shkrihen dhe humbasin shpejt.
    Shembull më i mirë për këtë është kolonializmi dhe komunizmi të cilët u zhdukën dhe u rrënuan.
    E vërteta do të vazhdojë mbi tokë. Atë ditë që të zhduket e vërteta dhe të mos ekzistojë, atë ditë do të bëhet Kijameti.
    Ajo që duam të theksojmë në fund të kësaj teme, është që ta duash të vërtetën pasi vetë Zoti është i Vërteti. Të jetosh për të vërtetën, ta thuash, të mos e fshehësh dhe të vdesësh për të. Kurrë mos prefero interesin tënd personal, në llogari të së vërtetës.




    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #15 ne: 20-09-2007, 22:21:23
    EL HAMIDU – (I falendëruari, I lavdëruari)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë, është emri i Zotit, El-Hamid. Ky emër rrjedh nga fjala “hamd” e cila është e kundërta e “dhemm” (përbuz). Ai që është perfekt dhe i përkryer lavdërohet, kurse ai që ka të meta jo. I përkryeri absolut është vetëm Zoti dhe lavdërohet për veprat e Tij, krijesat, ligjet, thëniet dhe gjithçka tjetër.
    Kështu, emri El-Hamid, nënkupton atë që e meriton falenderimin dhe lavdërimin. Hamd, (lavdërimi) është kur e falenderon Zotin për madhështinë, bujarinë, furnizimin dhe përsosmërinë e Tij. Kurse “shukr” është kur e falenderon për një të mirë të caktuar.
    Vallë sa herë e falenderon dhe e lavdëron Zotin në ditë? Sa herë thua:”Elhamdulilah?” Sa herë në ditë i kujton vuajtjet dhe fatkeqësitë dhe asnjëherë nuk përmend të mirat që të ka dhënë El-Hamid? Sa herë ua numëron fatkeqësitë njerëzve dhe sa herë je ulur me ta dhe u ke numëruar të mirat me të cilat të ka nderuar Zoti?
       Si e falenderonte dhe lavdëronte profeti Muhamed a.s Zotin? Qëllimi këtu, është me falenderimin
    me zemër dhe jo thjesht me gojë. Çdo natë, profeti a.s çohej të falë namazin e natës dhe lutej:” O Zot. Ty të takon falenderimi. Ti je sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je i Përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi, pasi Ti je i Vërteti, fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, xheneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë dhe Muhamedi është i vërtetë.”
    “Zoti ynë, Ty të takon falenderimi, falenderim  i shumtë, në të cilin është mirësia dhe bekimi. Ty të takon falenderimi, sa qiejt dhe toka dhe ajo që ndodhet mes tyre. Ti je Zot i madhështisë dhe i lavdisë. Ti meriton lavdi dhe madhështi, më shumë se ç’thotë robi Yt dhe të gjithë ne jemi robët e Tu. O Zot, s’ka kush e ndalon atë që Ti jep dhe s’ka kush e jep atë që Ti e ndalon. S’ka dobi i pasuri, pasuria e të cilit është prej Teje.”
    “Unë nuk mundem të të lavdëroj siçe merriton. Ti je ashtu siçke lavdëruar veten Tënde.”
    “O Zot, Ty të takon falenderimi ashtu siç e meriton lavdia Jote dhe madhështia e pushtetit Tënd.”
    “O Zot, Ty të takon falenderimi pasi ishim të dobët dhe na forcove. Ty të takon falenderimi, pasi ishim të përbuzur dhe na bëre krenarë. Ty të takon falenderimi, pasi ishim të varfër dhe na pasurove. Ty të takon falenderimi për islamin, Ty të takon falenderimi për besimin, Ty të takon falenderimi për Kuranin, Ty të takon falenderimi për familjen, fëmijët dhe pronat. O Zot, Ty të takon i gjithë lavdërimi dhe i gjithë falenderimi, Ty të takon i gjithë pushteti dhe tek Ti kthehet çdo gjë.”
    “çdo mirësi që keni, e keni nga Zoti” (Nahl 53)
    A të ka ndodhur o vëlla dhe o motër që të marrësh një letër dhe një stilolaps dhe të shkruash mirësitë e Zotit ndaj teje? Unë të këshilloj ta bësh diçka të tillë. Merr një letër dhe në fillim të saj shkruaj:”Emri i Zotit, El-Hamid.” Diçka e tillë ta zbut zemrën dhe ta shton dashurinë për Zotin e Madhëruar. Duhet ta dish para se të fillosh t’i shkruash të mirat, se sado e madhe të jetë letra:”dhe nëse i numëroni mirësinë e Zotit, nuk do arrini t’i numëroni” (Nahl 18)
    Pasi të shkruash në fillim të letrës”El-Hamid”, më pas shkruaj:”dhe çdo mirësi që keni, e keni nga Zoti”
    Kjo do të thotë, që gjithçka në trupin tënd, në jetën tënde dhe përreth teje, e ka burimin prej Zotit të Madhëruar.
    Me qëllim që ti ndjejmë sa më shumë mirësitë e Zotit mbi ne, le të kthehemi në origjinën e çdo gjëje që na rrethon. Është njëlloj sikur të marrim një film dhe ta kthejmë mbrapsht për të parë fillimin e tij.
    Po të marrim rrobat tona, do i shohim që janë shumë të bukura dhe funksionale. Origjina e tyre është ose pambuku, ose leshi i bagëtive, ose lëkurat e tyre dhe të gjitha këto, janë krijesa të Zotit. Pa Zotin, ti o vëlla nuk do të kishe me ç’të mbuloheshe. Pikërisht për këtë, kur profeti Muhamed a.s vishte rrobat e tij, thoshte:”E falenderoj Zotin që më veshi me rroba të cilat mbulojnë pjesët e mia të turpit dhe më zbukurojnë para krijesave të Tij.”
    Secili prej nesh, përpiqet ta mobilojë shtëpinë e tij, në mënyrën sa më të bukur. Të gjithë mobiljet tona janë të ndërtuara prej dërrase, e cila vjen nga pyjet. Origjina e pemëve që përdorim për mobilje, është një farë e vogël, e cila mbiu nga shiu që ra nga qielli. A e imagjinon dot o vëlla se divani, karriget, tavolina... të cilat përdor në shtëpi, kanë si origjinë një farë dhe një pikë shiu që e bëri të mbijë?
    Të gjithë materialet me të cilat ndërtojmë shtëpitë, e kanë origjinën nga metalet që Zoti i ka vendosur në
    Tokë.
    Ushqimin me të cilin ushqehemi dhe e gatuajmë në mënyra të ndryshme, e blejmë nga supermarketi. Kurse Zoti në Kuran na tërheq vëmendjen tek diçka tjetër:”
    “Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra Edhe rrush e perime, Edhe ullinj e hurma, Edhe kopshte të dendura.” (Abese 24-30)
    Filloje listën e mirësive të Zotit me këto tre që përmendëm. Thuaj: Të falenderoj o Zot që më veshe, pasi pa mirësitë e Tua do të jetoja lakuriq. Thuaj: Të falenderoj Ty o Zot që më strehove në shtëpi, pasi do të jetoja jashtë. Thuaj: Të falenderoj o Zot, që më ushqen me të mirat e Tua, pa të cilat do të ndjeja uri. Para se t’i shkruash dhe t’i thuash me gojë, thuaji me zemër dhe me ndjenja. Mos neglizho asnjë fjalë “Elhamdulilah”, pasi mund të jetë një fjalë e tillë ajo që të afron pranë El-Hamid Ditën e Kijametit. Mund të jetë një “Elhamdulilah” e thënë me gjithë zemër dhe siqeritet, ajo që të bën të dashur tek El-Hamid.
    Thotë Zoti në një hadith Kudsij:” O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, veç atij të cilin e kam drejtuar Unë. Prandaj më kërkoni që t’ju drejtoj!”O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij të cilin e kam ushqyer Unë. Prandaj më kërkoni Mua që t’ju ushqej. O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të pa mbuluar, veç atij që e kam mbuluar Unë. Prandaj më kërkoni Mua që t’ju mbuloj.  O robët e Mi! Ju të gjithë bëni gabime ditë e natë dhe jam Unë Ai që ua fal gabimet.Prandaj më kërkoni Mua falje që t’ju fal.”
    Uji që bie nga qielli, a nuk është dhuratë dhe mirësi e Zotit? Thuhet që Egjypti është dhuratë e Nilit. Po vetë Nili, a nuk është dhuratë e Zotit?
    Tregohet se dikush kishte humbur në shkretëtirë. Ngaqë nuk kishte asnjë furnizim me vete, për pak kohë ai do të vdiste nga etja. Duke ecur, ai vëren nga larg diçka që shkëlqente mbi një pemë dhe mendoi se është lëkurë me ujë. I gjendur në kulmin e etjes, vrapoi drejt pemës me qëllim që të pijë nga uji, por kur hapi lëkurën e gjeti të mbushur me flori. I mërzitur tha:”Ah çfarë fatkeqësie! Ky qenka flori dhe jo ujë!” çfarë vlere do të kishte floriri nëse je duke vdekur nga etja për ujë? Ne jemi mësuar me ekzistencën e ujit, e pijmë e përdorim...madje nuk e falenderojmë as Zotin për këtë. Por po të privohesh nga pika e ujit, vetëm atëherë e kupton rëndësinë e tij.
    Udhëtarët nëpër shkretëtirë tregojnë se kur gjejnë dikë të vdekur në shkretëtirë nga etja, e gjejnë me fytyrë të gërvishtur me thonj. Kjo, për shkak të etjes dhe vuajtjes.
    Mos harro të thuash “Elhamdulila” o vëlla për çdo pikë uji që pin! Na ndodh shpesh që të themi “Elhamdulilah” për shumë mirësi të Zotit, por këtë e bëjmë instiktivisht dhe pa e ndjerë me zemër. Kur një njeri na ka bërë ndere, ne i themi faleminderit me gojë, por njëkohësisht i themi dhe me zemër. E ndjejmë mirësinë e tij ndaj nesh, thellë në zemër. Përse e bëjmë diçka të tillë me njerëzit dhe nuk e bëjmë me Zotin e njerëzve, i cili është burimi kryesor i gjithë të mirave?!
    Nëse të pish ujë është një mrekulli, edhe vetë nxjerrja e ujit (urinimi) është një mrekulli më vete.
    Harun Reshidi, halifeja madhështor i tha një ditë këshilltarit të tij Ibnu Semmakut: “O Ibnu Semmak, më këshillo!” Ai i tha: “Nëse nuk do të kishe për të pirë vetëm një gotë me ujë, sa do të paguaje nga pasuria jote që ta pije?” Harun Reshidi u mendua pak dhe i tha: “Paguaj gjysmën e pasurisë për ta pirë.” Ibnu Semmak e pyeti përsëri: “Po nëse do e pije dhe të mbetej brenda pa pasur mundësi ta nxjerrësh, sa do paguaje nga pasuria jote për ta nxjerrë?” “Do paguaja gjysmën tjetër” – i tha Haruni. “O prijës i besimtarëve – i tha Ibnu Semmaku–një pasuri që vlen sa një gotë ujë është e pavlerë.”
    Një mirësi tjetër e paçmueshme është mbrojtja që të bën Zoti. Po të shohim në jetën e fëmijëve tanë, do të gjejmë se ata janë të rrezikuar nga shumë gjëra. Ata mund të bien pre e rrymës elektrike, mund të rrëzohen nga shkallët, mund të digjen me ujë të nxehtë… A të ka shkuar mendja ndonjëherë se kush është Ai që i ruan dhe i mbron fëmijët e vegjël? Thotë Zoti në Kuran:”Ai (njeriu) ka mbrojtës nga para dhe pas, për ta mbrojtur me urdhërin e Zotit” (Rad 11) Neve na ndodhin shumë aksidente, prej të cilave dalim shëndoshë e mirë dhe habitemi si shpëtuam prej tyre.
    Shkruaje në letër mrekullinë e krijimit dhe të funksionimit të trupit tënd. Shkruaje që ti vetë shikon, por ka shumë të tjerë që nuk shohin. Shkruaje që ti vetë dëgjon, por ka shumë të tjerë që janë privuar nga kjo shqisë. Shkruaj që ti lëviz dhe ecën, por ka shumë të tjerë që janë të paralizuar. Shkruaj që ti llogjikon dhe kupton, kurse shumë të tjerë kanë probleme mendore. Shkruaj që ti ndjen, kurse shumë të tjerëve u kanë vdekur ndjenjat. Shkruaj që ti i don të tjerët dhe të duan, kurse ka shumë të tjerë që as nuk i duan dhe as nuk duan kënd. Si do të ishte gjithësia pa dashurinë e ndërsjelltë?
    A e imagjinon sesa lodhëse dhe sa e kushtueshme do të ishte nëse fëmijët që lindin të lindin me mangësi në organe, dhe këto organe të bliheshin në një fabrikë? Vallë sa pasuri do të na duhej të harxhonim për t’ua plotësuar fëmijëve tanë organet? Vallë a do të pranoje me qindra mijëra dollarë, në këmbim të njërit sy? Kurse Zoti të ka krijuar të plotë me të gjitha organet e duhura. Thotë Zoti në Kuran:“A nuk i dhamë atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe e sqaruam për të dy rrugët”. (Beled 8-10)
    Edhe pse ne nuk e ndjejmë si një mirësi të madhe, mirësia e frymëmarrjes është një nga mirësitë më të mëdha. A e imagjinon dot se sa e vështirë do të ishte nëse Zoti do të ta linte ty të siguroje frymëmarrjen e rregullt me anë të aparateve dhe mjeteve rrethanore? A e kupton tani se sa të lehtë e ka bërë Zoti një proçes të tillë? Ne marrim dhe nxjerrim me mijëra herë frymë në ditë dhe nuk ndjejmë lodhje.
    Shkruaje në letër që ti ke prindër dhe jeton me ta, kurse shumë të tjerë jetojnë si jetimë. Shkruaje mirësinë e shpirtit me të cilin jeton trupi yt. A nuk është nje mrekulli dhe një mirësi vetë ekzistenca jote në këtë botë? Secili prej nesh mban një emër dhe mbiemër, është i regjistruar në gjendjen civile, ka një numër identifikimi... Kush të bëri të tillë o njeri? A nuk është Zoti i Madhëruar? Përse nuk e falenderon Atë?
    Shpesh herë na ndodh të shohim modelet e rrobave nga vitrinat e dyqaneve. Të gjithë njerëzit që qëndrojnë para vitrinave, janë të përqendruar në modelin dhe ngjyrat e rrobave, që ua kanë veshur statujave të plastikës. Provoje për një çast që të mos shohësh rrobat, por të shohësh statujat e pajetë dhe thuaji vetes: Ku qëndron ndryshimi mes meje dhe kësaj statuje? Ndryshimi i vetëm është mirësia e shpirtit me të cilën na ka pajisur Zoti.
    Mos harro të shkruash mirësinë më të madhe, që ti je musliman. A ka mirësi më të madhe se të agjërosh Ramazanin për hatër të Zotit? A ka mirësi më të madhe sesa t’i përulesh Zotit? A ka mirësi më të madhe sesa të jesh i lidhur me Zotin?
    Mos harro të shkruash dhe mirësinë tjetër, xhenetin. Teksa besimtarët do të jenë në xhenet, do u kalojë sipër një re e cila u thotë:” O banorë të xhenetit! Më ka dërguar El-Hamid që t’ju pyes se çfarë dëshironi t’ju lëshoj sot në vend të shiut?”
    Nëse një i njohur me të cilin je në autobuz, paguan dhe biletën tënde, padyshim që do e falenderoje në çast dhe nuk do të harroje ta falenderoje dhe kur të zbresësh. Nëse një tjetër të dhuron një biletë për të ndjekur ndeshjet e kampionatit botëror, patjetër që do e falenderoje me gjithë zemër dhe nuk do ia harroje këtë të mirë. Nëse dikush të bën një nder të madh, do të përpiqeshe që ta falenderoje duke zgjedhur fjalët më të bukura, do u tregoje të afërmve të tu ... A nuk të vjen turp o njeri që të falenderosh krijesat dhe të mos falenderosh Krijuesin? El-Hamid është Ai që meriton falenderimin për gjithçka që na ka dhënë.
    E pyeti njëherë Musai Zotin dhe i tha: “O Zot, si të të falenderoj, në një kohë që vetë falenderimi im për Ty, është një mirësi për të cilën duhet të të falenderoj?” Zoti i tha: ‘O Musa, nëse e ke kuptuar këtë, më ke falenderuar.”
    Çështja nuk është të thuash me gojë “Elhamdulilah”, por është që mirësitë e Zotit t’i ndjesh dhe t’i përjetosh me zemër dhe me gjithë qënien tënde.
    A nuk të vjen zor o njeri, që e gjithë gjithësia e falenderon dhe e madhëron Zotin, kurse ti jo? “gjithçka që ekziston e madhëron Atë dhe e falenderon, por ju nuk e kuptoni tesbihin e tyre” (Isra 44)
    Kur profetit a.s iu shpallën ajetet e sures Rahman:”Cilën nga mirësitë e Zotit përgënjeshtroni?” profeti a.s u tha shokëve:”Përse nuk thoni siç thanë xhindët kur e dëgjuan këtë ajet?” “Po çfarë thanë xhindët o i dërguari i Zotit?” e pyetën ata. Profeti a.s u tha:”Ata thanë:”Nuk përgënjeshtrojmë asnjë nga mirësitë e Tua o Zot.”
    A nuk të vjen turp që e gjithë gjithësia e madhëron Zotin, e falenderon dhe e lavdëron, kurse ti o njeri refuzon?! Thotë Zoti në Kuran:” Vërtet, njeriu është mohues i të mirave të Zotit të tij. Edhe vetë është dëshmues i asaj” (Adijat 6)
    Njeriu përmend vetëm fatkeqësitë dhe vuajtjet dhe harron mirësitë që Zoti i ka dhënë.
    Kur profeti a.s hyri në Medine, i këshilloi njerëzit me fjalët:”O ju njerëz! Duajeni Zotin me gjithë zemër, duajeni Zotin për të mirat të cilat ua ka dhënë!”
    Zoti e frymëzoi Daudin a.s me fjalët:”O Daud! Kujtojua njerëzve të mirat dhe mirësitë e Mia, pasi njeriu është krijuar i tillë që ta dojë atë që i bën mirë.”
    Dallimi mes një besimtari dhe një jobesimtari është se jobesimtari qëndron brenda kufijve të së mirës, kurse besimtari i kalon kufijtë e saj duke falenderuar Bamirësin.
    Ajeti i parë me të cilin fillon Kurani, është:”Falenderimi i takon Zotit të botërave.” (Fatiha 1)
    Çelësi i kënaqësisë së Zotit, është falenderimi dhe lavdërimi. “Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” (Zumer 7)
    Ibadeti i vetëm për të cilin Zoti të urdhëron t’ua tregosh të tjerëve, janë të flasësh për mirësitë që të ka dhënë Ai. “dhe të mirat që të ka dhënë Zoti, tregoji” (Duha 11)
    Vetë shefati (ndërmjetësimi) i profetit a.s Ditën e Kijametit do të jetë me falenderime dhe lavdërime për Zotin fuqiplotë. Thotë profeti a.s:”Do të shkojë dhe do bjerë në sexhde nën Arshin e Zotit duke e lavdëruar me emrat e Tij të bukur dhe duke e falenderuar në mënyrë që nuk e ka falenderuar kush më parë. Më pas Zoti do i thotë: O Muhamed, ngrije kokën dhe kërko ç’të duash se do të të jepet.”
    Gjëja e parë që do të të pyesë Zoti i madhëruar kur të dalësh para Tij, është:”O filan, a nuk të kam dhënë të mira?” Do të të thotë që ishe beqar dhe të martoi, që ishe i papunë dhe të gjeti punë, që…
    Ajo që të mbron nga zjarri dhe ndëshkimi i Zotit, është kur tregohesh mirënjohës dhe e falenderon për të mirat që të ka dhënë. Thotë Zoti në Kuran:”përse t’ju  ndëshkojë Allahu nëse ju  e falenderoni dhe besoni?” (Nisa 147)
    Përfundimi i llogarisë, do të bëhet me fjalë falenderimi:” E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!”.” (Zumer 75)
    Fjalët “Elhamdulilah” do të thuhen dhe në çastet e para që besimtarët të hyjnë në xhenet. “dhe thanë: Falenderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e “xhennetit që të vendosemi aty ku të duam!” (Zumer 74)  Ditën e Kijametit do të thërritet:”Ku janë falenderuesit?” Kush e ka njohur Zotin në këtë botë me emrin El-Hamid? Po ti o vëlla dhe o motër, a do të përgjigjesh: Ja ku jam o Zot. Unë të kam lavdëruar dhe falenderuar natën dhe ditën, për gjithë të mirat që na ke dhënë. “Në mes të atyre që e kanë falenderuar Zotin në këtë botë, do të ngrihet një flamur, ku shkruhet:”Ky është flamuri i falenderimit!” Ata do të hyjnë në xhenet dhe të gjithë ua bëjnë me shenjë:”Këta janë falenderuesit!”
       Cili është shpërblimi i falenderimit? Me çfarë ta shpërblen El-Hamid, kur e falenderon?
    Thotë Zoti në Kuran:”dhe nëse falenderoni, Unë ua shtoj dhe nëse mohoni (mirësitë) ndëshkimi Im është i madh” (Ibrahim 7)
    Nëse Zoti të jep një të mirë dhe e falenderon për të, Ai të jep një të mirë tjetër. Zoti nuk ka nevojë për falenderimin tonë, por e kërkon atë me qëllim që të na japë të mira të tjera. Ajeti i mësipërm të bën të jesh ambicioz, sa më shumë ta falenderosh Zotin, aq më shumë t’i shton të mirat. Lakmia është diçka e papranueshme në Islam, por lakmia për ta falenderuar sa më shumë Zotin, është diçka e pëlqyer.
    Thotë profeti (a.s): “Sa herë që njeriu thotë elhamdu lil-lah, (falenderoj Zotin) meriton një mirësi në vend të saj.”
    Në një hadith tjetër, profeti a.s thotë:”Një rob i Zotit tha:”O Zot, Ty të takon falenderimi ashtu siç e meriton madhështia dhe pushteti Yt” Dy melekët nuk dinin ku t’a vendosnin shpërblimin e madh të këtyre fjalëve. Zoti u thirri nga lart:”Shkruajeni ashtu siç e tha robi Im, pasi Unë do e shpërblej për të Ditën e Kijametit.”
    Çfarë ndodh nëse nuk e falenderon Zotin? Ajo që ndodh është se të hiqet ajo e mirë, pasi nuk e meriton atë. Është e mundur që shumë fatkeqësi që na ndodhin, janë për shkak se ne nuk e falenderojmë Zotin për mirësitë me të cilat na ka rrethuar. Shumë nga këto fatkeqësi ndodhin ose për shkak se njerëzit nuk e falenderojnë Zotin për mirësitë, ose i përdorin ato për gjynahe.
    Nëse ti o vëlla nuk e falenderon El-Hamidin për mirësitë e Tij, ose i përdor këto mirësi për gjynahe, ajo që mund të ndodhë janë katër gjëra:
       Të hiqet kjo e mirë plotësisht.
       Nëse nuk të merret, por nuk e ndjen ëmbëlsinë e saj.
       Të kthehet në vuajtje dhe brengë.
       Të mbetet e mira, por të ndodh një e keqe, e cila të bën të mos e ndjesh ekzistencën e të mirave që
    të rrethojnë.   
    Arabët e hershëm, e quanin fjalën “falenderim” rojen e të mirave. Një fjalë tjetër arabe thotë:”Ajo që e mban të mirën të vazhdueshme, është falenderimi.”  Nëse ke pasuri dhe kërkon që t’i ruash, falenderoje Zotin që t’i ka dhënë. Nëse ke fëmijë dhe kërkon t’i ruash, falenderoje Zotin që t’i dhuroi.
    Profeti a.s e këshillonte gruan e tij Aishen:”O Aishe, ji mirënjohëse për të mirat që të ka dhënë Zoti, pasi ato rrallë herë kthehen në atë shtëpi, nga e cila kanë dalë njëherë.”
    Thotë Zoti në Kuran:”A nuk i ke parë ata që të mirat e Zotit i ndërruan me mohim dhe e kane sjelle popullin e tyre ne shtepine e shkaterrimit (Ibrahim 28) “dhe kush i ndryshon të mirat e Zotit pasi i kanë ardhur, Zoti është ndëshkues i rreptë.” (Bekare 211)
    Të ndryshosh mirësitë e Zotit, është që t’i përdorësh ato për gjynahe. Është kur ti o motër, e përdor bukurinë që të ka dhënë Zoti, për gjynahe. Është kur pasurinë që të ka dhënë Zoti, e përdor në gjynahe dhe harame.
    Në luftën e tij me njeriun, shejtani përqendrohet në atë që t’a bëjë njeriun të harrojë mirësitë e Zotit. Këtë e ka deklaruar vetë shejtani ku thotë:”...dhe do i gjesh shumicën e tyre mosmirënjohës.” (Araf 17)                                           
    Metoda që ndjek shejtani për t’ia arritur këtij qëllimi, është se të bën të harrosh mirësitë e tua dhe ta kesh mendjen tek mirësitë që kanë të tjerët. Ti mund të kesh një grua shumë të mirë dhe të bukur, por të bën ta kesh mendjen tek një grua tjetër, e cila nuk krahasohet në asgjë me gruan tënde. Ai t’i zbukuron mirësitë që nuk i ke, me qëllim që të harrosh dhe të mos e falenderosh Zotin për ato që ke. 
    Nëse dikush të bën një dhuratë dhe ti nuk e falenderon, madje nuk i kushton asnjë rëndësi, a mund të të bëjë dhuratë tjetër ai person?
    Modelin më të mirë në falenderimin e Zotit për të mirat që i ka dhënë, ne kemi të dërguarin e Zotit, profetin Muhamed a.s.
    Tregon Aishja që profeti (a.s.) falej natën aq sa i ënjteshin këmbët dhe kur e pyeta njëherë:”O i dërguar  i Zotit, a nuk t’i ka falur Zoti të gjitha gjynahet?” Ai më tha:“A nuk e meritoj të jem mirënjohës për këtë?!
    Çdo natë, profeti a.s lutej:” O Zot. Ty të takon falenderimi. Ti je sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falenderimi. Ti je i përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre...”
    Kur dikush e pyeti Ali ibn Ebi Talibin si u gdhive, ai u përgjigj:”Jam gdhirë në mes të mirave të Zotit, i pamundur që ta falenderoj Atë për të gjitha.” Një njeri që përgjigjet me këtë pyetje kur e pyesin se si u gdhi, patjetër që është një njeri që e përjeton emrin e Zotit El-Hamid.
    Një ditë Umeri takon një njeri, të cilin e pyet: “Si u gdhive o filan?” Ai i përgjigjet: “Mirë o prijës i besimtarëve.” Umeri e pyet përsëri: “Si u gdhive?” Ai përsëri i thotë: “Mirë o prijës i besimtarëve.” Umeri e pyet për të tretën: “Të pyeta se si u gdhive?” “Falenderoj Zotin, mirë o prijës i besimtarëve” – i tha herën e tretë. “Këtë desha të dëgjoj” – i tha Umeri. I pyeste njerëzit me qëllim që të nxirrte nga goja e tyre një fjalë falenderimi për Zotin.
    Falenderoje dhe lavdëroje El-Hamidin për të mirat që të ka dhënë në tre forma:
       Falenderoje me zemrën dhe  qënien tënde.
       Falenderoje me zemër dhe falenderoje me gojë, duke i treguar të mirat e Zotit.
       Ta falenderosh Zotin për mirësitë që të ka dhënë, duke i shfrytëzuar ato për të përhapur fenë e
    Zotit. Thotë Zoti në Kuran:”Punoni familja e Daudit me falenderim” (Sebe 13) Kjo duke i përdorur të mirat e Zotit, në gjërat që kënaqin Zotin e Madhëruar.



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #16 ne: 20-09-2007, 22:22:53
    EL KAHHARU  (Nënshtruesi, Mposhtësi)

    Emri i kësaj teme të bën të ndjesh madhështinë dhe prestigjin e Zotit të madhëruar. Emri i kësaj teme të bën të ndjesh respektin dhe bindjen e plotë ndaj Zotit. Emri i kësaj teme, është i ndryshëm nga emrat që kemi trajtuar më parë, emra të cilët flisnin mbi mëshirën, faljen, zgjidhjen e halleve... nga ana e Zotit. Emri i kësaj teme është El-Kahhar.
       Kuptimi i emrit të Zotit El-Kahhar, do të thotë Nështrues, Mposhtës, dominues mbi gjithçka. Çdo gjë
    e krijuar në gjithësi, është e nështruar ndaj fuqisë së El-Kahharit. Çdo gjë në univers, nga galaktikat deri tek atomi, nga qielli në tokë, nga insektet, shpezët dhe gjallesat e detit, deri tek kafshët më të mëdhaja mbi tokë... gjithçka e krijuar i është nënshtruar Zotit. Thotë Zoti në Kuran:” Ai është dominuesi (El-Kahiru) mbi robët e Tij dhe Ai është i urti i dituri.” (En’am 18)
    Dominimi dhe fuqia e Zotit, është e shoqëruar nga urtësia dhe dija. Ajo nuk mund të përmbajë padrejtësi ndaj asnjë krijese.
    “ditën që të ndërrohet toka me një tokë tjetër dhe qiejt dhe të gjithë do të dalin para Zotit Mposhtës.”
    “Atë ditë kur të shfaqen, asgjë nuk do të mund t’i fshihet Zotit. I kujt është sundimi sot? I Zotit, të vetëm dhe Mposhtës.” (Gafir 16)
    “I pa të meta është Ai që është i vetëm dhe Mposhtës” (Zumer 4)
    Në Kuran, ky emër përmendet në dy struktura “El-Kahhar” dhe “El-Kahir”.
    Teksa dëgjon këtë emër dhe rreth tij, patjetër që fillon të ndjesh dobësinë tënde kundrejt Zotit, ndjen madhështinë e Zotit, respektin dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij. E gjithë gjithësia dhe të gjithë krijesat, me dashje apo pa dashje, janë të nënshtruara ndaj Zotit Fuqiplotë. “Më pas iu drejtua qiellit (krijimit të tij) i cili ishte tym (mjegullnajë) atij dhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë (imponim)!” Ato të dy thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” (Fussilet 10-11)
     “Çështja e Tij është që kur dëshiron diçka i thotë “bëhu” dhe ajo bëhet” (Jasin 82) Ai që me një fjalë, krijon dhe bën çfarë të dojë, e ka shumë të lehtë që po me një fjalë të shkatërrojë dhe të ç’bëjë gjithçka.
    “All-llahu gjykon, e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.” (Rad 41)
    “dhe nuk mund të dëshironi, veçse po të dëshirojë Zoti” (Insan 30) “dhe nëse do të dëshironte Zoti yt, nuk do e bënin.” (En’am 112) “nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t’i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut” (Teube 3)
    Ajetet që flasin mbi fuqinë dhe sundimin e Zotit, janë me qindra në Kuran. Qëllimi ynë me këtë temë, është që ta njohim Zotin jo thjesht me gojë, por dhe ta ndjejmë me zemër. Ta ndjejmë prezencën e tij kudo që të jemi, ta adhurojmë me ndjenjën sikur e shohim, pasi edhe pse nuk e shohim ne, Ai na shikon. A të ka rastisur ta lexosh ajetin:” Ai është dominuesi (El-Kahiru) mbi robët e Tij dhe Ai është i Urti i Dituri.”  (En’am 18) dhe të ndjesh përulje, nënshtrim dhe respekt për Zotin? A të ka ndodhur të shohësh qiellin dhe të habitesh se si e mban Zoti që të mos bjerë mbi tokë? A nuk të ka shkuar mendja tek retë të cilat lëshojnë shi? A nuk e ke parë sesi ato nuk bien mbi ne, por vetëm sa lëshojnë shiun dobiprurës?
    Emri El-Kahhar, i vendos njerëzit para dy zgjidhjeve:
    E para, të pranosh me dëshirën tënde që të jesh i nënshtruar dhe i bindur ndaj Zotit.
    E dyta, të detyrohesh me dhunë që t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh Zotit.
    Vetë qiejt dhe toka pranuan t’i binden dhe t’i dorëzohen vullnetit të Zotit me dëshirë. Po kështu melekët, pranuan që t’i nënshtrohen dhe t’i binden me dëshirë. E njëjta gjë është me kafshët, të cilat janë të nënshtruara ndaj vullnetit dhe ligjeve të Zotit. Krijesa e vetme të cilën Zoti e la të lirë të zgjedhë, është njeriu. Ti o njeri, je i lirë të zgjedhësh, ose të jesh i bindur dhe i përulur ndaj Zotit me dëshirën tënde, ose ta bësh këtë me detyrim dhe imponim.
    Thotë Zoti në një hadith Kudsij:”O biri i Ademit ! Ti dëshiron dhe Unë dëshiroj. Nëse më bindesh Mua në atë që dua, të jap atë që don. Nëse nuk më bindesh në atë që dua, do të lodhesh për ta arritur atë që don dhe nuk do të bëhet vetëm ajo që dua.”
    ابن ادم انت تريد و انا اريد فاذا سلمتني فيما اريد اتيتك بيا تريد. و ان لم تسلم لي فيما اريد اتعبتك فيما تريد ثم لا يكون الا ما اريد
    Kështu kuptojmë që Islam, do të thotë të jesh i dorëzuar dhe i nënshtruar ndaj Zotit. Islam do të thotë të mos i thuash “jo” urdhërave të Zotit tënd. Vetëm duke kuptuar këtë, mund ta kuptojmë sesi pranoi Ibrahimi a.s të therrë djalin e tij të vetëm. Ai u urdhërua të therrë djalin me dorën e tij. Më e keqja, ishte se e gjitha kjo ishte e bazuar mbi një ëndërr të cilën Ibrahimi a.s e kishte parë.  Qëndrimi më i çuditshëm, nuk ishte ai i Ibrahimit a.s, por ishte i Ismailit a.s që do të therrej. Ai e pranoi me vullnet të plotë dhe e urdhëroi të atin që ta çojë në vend urdhërin e Zotit. Ibrahimi a.s e merr djalin e tij të vetëm, e shtrin përtokë dhe vendos thikën në qafën e tij. Filloi ta lëvizë thikën që ta presë, por thika nuk e priste. E mprehu dhe një herë, por përsëri thika nuk e priste. Këtë moment e përshkruan Zoti në Kuran:”dhe kur u dorëzuan dhe e vendosi me ballë përtokë” (Saffat 103)
    Për këtë, muslimanët e kanë traditë që të therrin kurban çdo vit. Me kurbanet që therrim, nuk duam vetëm të ndihmojmë njerëzit e varfër, por edhe të kujtojmë nënshtrimin dhe bindjen e plotë të Ibrahimit a.s ndaj vullnetit dhe urdhërave të Zotit.
    Kushdo që shkon të vizitojë Qabenë, vesh rroba të bardha, kryen shtatë rrotullime rreth Qabesë, lëvizjet mes Safasë dhe Mervasë.... të  gjitha këto, simbolizojnë dorëzimin dhe përuljen e plotë para vullnetit të Zotit.
    Emri i Zotit El-Kahhar, duhet që ta djegë zjarrin dhe dëshirën për gjynahe në zemrën tënde. Duke përjetuar këtë emër në jetën tënde, patjetër që duhet të lindë një lloj frike nga gjynahet. Ashtu siçduhet ta duash Zotin, duhet dhe ta kesh frikë për gjynahet që bën.
    Shembulli i besimtarit në marrëdhëniet e tij me Zotin, është si shembulli i zogut me dy krahë. Njëri krah i besimtarit është shpresa dhe dashuria për Zotin, kurse krahu tjetër është frika prej Tij, gjë e cila të ruan nga gjynahet. Nëse zogut do i thyhej njëri krah, nuk do të mund të fluturonte. Po kështu besimtari, nëse do të jetonte vetëm me frikën ndaj Zotit ose vetëm me shpresën, nuk mund të fluturojë drejt destinacionit të lumturisë dhe kënaqësisë së Allahut.
    Emri i Zotit El-Kahhar, nuk është emër që të shton frikën ndaj Zotit, por është emër që të shton ndjenjën e madhështisë dhe dashurisë për Zotin. Ky emër të mëson bindjen, përuljen dhe dorëzimin para vullnetit të Zotit.
    Provoje të dalësh në ballkon një natë dhe fillo të përsërisësh ajetin:”Ai është dominuesi (El-Kahhar) mbi robët e Tij dhe Ai është i Urti i Dituri.” Kishte nga shokët e profetit a.s, prej atyre që gjithë natën faleshin duke përsëritur një ajet të vetëm Kurani.
    Provoje ta përjetosh këtë ajet“Atë ditë kur të shfaqen, asgjë nuk do të mund t’i fshihet Zotit. I kujt është sundimi sot? I Zotit, të vetëm dhe Mposhtës.” (Gafir 16)
    Atë ditë nuk ka pemë që të fshihesh pas tyre, nuk ka gropa që të hysh dhe mos dukesh... atë ditë toka do të jetë e rrafshët dhe gjithçka është e ekspozuar para Zotit.

       Modele të nënshtrimit të Zotit në univers.
    Zoti i Madhëruar i nënshtroi qiejt dhe tokën duke u thënë Më pas iu drejtua qiellit (krijimit të tij) i cili ishte tym (mjagullnajë) atij dhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dy thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” (Fussilet 10-11)
    Ai nënshtroi diellin dhe hënën:”dielli nuk mundet ta arrijë hënën dhe as nata nuk mund ta kalojë ditën dhe të gjithë notojnë në univers” (Enbija 33)
    Ai nënshroi natën dhe diellin:”All-llahu është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën).” (Haxh 61)
    Ai nënshtroi asgjënë:”a ka ardhur për njeriun një kohë kur ka qenë diçka e papërmendur” (Insan 1) Kush e nënshtroi asgjënë dhe prej saj krijoi njerëz që jetojnë, anije kozmike, makina, bimë, kafshë...
    Kush tjetër veçZotit e nënshtroi dheun dhe prej tij krijoi njeriun që ecën, lëviz dhe llogjikon?
    Ai nënshtroi ajrin dhe e bëri atë të padukshëm. Ai nënshtroi gjynahqarët që nuk e kanë frikë me sëmundje të ndryshme si sida. Ai i nënshtroi njerëzit dhe  i bëri të mos munden ta shohin në këtë botë. “atë nuk e arrijnë shikimet dhe Ai i arrin shikimet” (En’am 103) Vetë Musai a.s ia kërkoi një gjë të tillë Zotit, por Ai iu përgjigj:”  “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohësh Mua”. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është Madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!” (Araf 143)
    Ai i nështroi popujt mizorë dhe gjynahqarë. “kur ata harruan gjërat me të cilat i kujtuam, u hapëm dyert e çdo gjëje, kur u gëzuan me atë që u dhamë, i morrëm papritur” (En’am 44)
    E veçantë në këtë ajet, është se Zoti nuk i ndëshkoi këta njerëz gjynahqarë në fillimet e gjynahut dhe të mirave materiale. Ai i la të jetojnë në të mira, i la të fuqizohen dhe i ndëshkoi. Ndëshkimi u erdhi vetëm pasi u zhvilluan dhe u fuqizuan. Kjo me qëllim që të kuptohet qartë se ajo që u ndodhi ishte vetëm prej Zotit dhe që të jetë shembull për të tjerët.
    “A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginë.  Dhe me faraonin e fortifikuar me tenda (ushtarake)! Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E Allahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
    (Fexhr 6-14)
    Ai nënshtroi Ebrehan dhe ushtrinë e tij të cilët erdhën për të shkatërruar Qabenë.
    “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
    Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
    Dhe ata i bëri si gjeth i përtypur!” (Fil 1-5) 
    Tregoja këtë histori o motër fëmijëve të tu! Tregoju atyre se Zoti është Fuqiplotë dhe nënshtron këdo që tregohet arrogant ndaj Tij. Me këtë nuk duam që tu fusësh frikën, por që t’i bësh të ndërgjegjshëm se Zoti është i aftë për gjithçka.
    El-Kahhar shkatërroi popullin e Adit me një stuhi të fortë:” Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t’u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.” (Fussilet 16)
    El-Kahhar shkatërroi dhe popullin e Lutit, kur mes tyre u përhap shthurrja morale:”dhe pjesën e sipërme e përmbysëm. Dhe u lëshuam gurë prej balte të djegur e caktuar nga Zoti” (Dharijat 34) Xhibrili a.s kishte futur krahun poshtë qytetit dhe e kishte ngritur atë lart në qiell, saqë banorët e qiellit dëgjuan lehjet e qenve. Më pas Xhibrili a.s i përmbysi përtokë duke i shkatërruar.
    El-Kahhar është Ai që vullnetin e njerëzve e ka nënshtruar ndaj vullnetit të Tij.
    Një ngjarje interesante rreth kësaj teme është ajo që i ndodhi Memunit, Halifes së muslimanëve. Ai kishte burgosur një njeri dhe nuk e kishte caktuar akoma ç’dënim do i jepej. Një nga këshilltarët e tij ia kujton këtë çështje dhe Memuni merr një copë letër në të cilën shkruan: “Të kryqëzohet”. Rojet e marrin letrën, shkojnë tek qelia dhe kur hapin letrën lexojnë: “Të lirohet” dhe e lënë të lirë. Kur i pyet Memuni se çu bë me të, i thanë që e lamë të lirë sipas urdhërit tuaj dhe i tregojnë letrën. Ai e merr letrën dhe shikon që në vend që të shkruante të kryqëzohet, kishte shkruar të lirohet. I inatosur merr një letër tjetër dhe shkuran:“Të kryqëzohet”. Shkojnë rojet përsëri, e marrin dhe kur hapin letrën shohin që përsëri ishte shkruar: “Të lirohet” dhe e lënë përsëri të lirë. Kur dëgjon Memuni i thërret përsëri dhe i pyet se përse e lanë të lirë. Rojet përsëri i tregojnë letrën, të cilën e merr dhe lexon në të: “Të lirohet”. Merr një letër tjetër dhe për të tretën herë shkruan: “Për Zotin duhet që të kryqëzohet”. Kur e marrin letrën rojet dhe e lexojnë, shohin që ishte shkruar: “Për Zotin duhet që të lirohet”, dhe e lënë të lirë. Kur merr vesh Memuni, i xhindosur i thërret rojet dhe i pyet për shkakun që e lanë të lirë, dhe ata i treguan përsëri letrën, ku ishte shkruar me shkrimin e tij: “Për Zotin duhet që të lirohet”. Memuni mendohet për një çast, pastaj thotë: “Po, le të lirohet pasi kush mund ta kryqëzojë një njeri të cilin Zoti dëshiron ta lirojë?!”
    Në fillimet e shekullit XIX, u ndërtua një anije madhështore dhe luksoze, të cilën e quajtën “Titanik”. Anash anijes, ishin shkruar fjalët:”Anija që nuk mbytet!” Ndërtuesit e kishin shkruar këtë, duke qenë të bindur, pasi struktura e anijes ishte e tillë që nuk imagjinohej se mund të mbytej. Në udhëtimin e parë të saj nga Europa për në Amerikë, ajo ishte e mbushur me milionerë, njerëz të tjerë dhe mallra të shumtë. Në këtë udhëtim, ajo do të përplaset me një ajsberg, i cili e ndan anijen që nuk mbytet në dy pjesë.
    Është më mirë që të shkosh me dëshirë drejt Zotit, sesa të detyrohesh me forcë më vonë.
    Një gjë tjetër e habitshme, është se El-Kahhar, i nënshtron gjërat me të kundërtat e tyre. Ai vendos harmoninë mes të kundërtave. Le të marrim një shembull, që ta sqarojmë më mirë. Kimikisht, uji është formuar nga oksigjeni dhe hidrogjeni H2O, dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Po të shohim me kujdes, do të gjejmë që hidrogjeni është një substancë e djegshme. Po kështu, dhe oksigjeni është substancë që ndihmon djegien. El-Kahhar, që ka nënshtruar gjithçka, nga këto dy substanca djegëse, formon një substancë tjetër e cila e shuan zjarrin, ujin. A ke menduar o vëlla dhe o motër se uji që pini, në origjinë është lëndë djegëse? Prandaj, sa herë të pish ujë, mendoje këtë fakt dhe falenderoje Zotin që e nënshtroi gjithçka në shërbimin tënd.
    El-Kahhar, e ka nënshtruar gjithësinë dhe çdo elementi dhe përbërësi i ka dhënë karakteristika dhe veçori të pandryshueshme. A e kupton se çfarë mundimi do të ishte nëse temperatura e zierjes së ujit të ishte e ndryshueshme dhe jo stabile siçështë sot, 100 gradë?
    Nëse temperatura e shkrirjes së metaleve do të ishte e paqëndrueshme, a e kupton se çfarë problemesh do të shkaktonte?
    Nëse funksionet e organeve tona do të ishin të ndryshme nga njëri njeri tek tjetri, a do të ishte zhvilluar mjekësia?
    El-Kahhar e ka nënshtruar zjarrin me qëllim që të djegë. Por është po Ai që e urdhëroi atë që të mos e djegë Ibrahimin a.s. Ai e ka nënshtruar thikën që të presë, por është po Ai që e urdhëroi që të mos e presë Ismailin a.s. Ai e ka nënshtruar barkun e balenës që të tresë gjithçka, por është po Ai që e urdhëroi që të mos e tresë Junusin a.s.
    El-Kahhar ka bërë që deti në gjendje qetësie të jetë simbol i bukurisë, kurse kur është i trazuar ai është simbol i frikës dhe shkatërrimit.
    Era kur është e freskët, është simbol i freskisë dhe gjallërisë, kurse kur është e fuqishme, ajo kthehet në simbol të shkatërrimit dhe vdekjes.
    El-kahhar e nënshtroi shpirtin që buron nga fryma e Zotit, nga qielli, me trupin që në origjinë është baltë toke. Jo vetëm kaq, por shpirti dhe trupi bashkëjetojnë në mënyrë shumë harmonike. Sa herë që shpirti trazohet, efektet shfaqen në trup me lotimin e syve. Kur shpirti gëzohet dhe ndjen kënaqësi, efektet shfaqen në fytyrën e buzëqeshur. Kush i ka harmonizuër këto dy gjëra me drejtime dhe origjinë krejt të ndryshme? A nuk është El-Kahhar?
    Nënshtrimi dhe përulja e El-Kahharit është e bukur. Të gjithë krijesat në gjithësi, janë të gëzuara me këtë nënshtrim. Të gjithë bimët, pemët dhe zogjtë ndihen të gëzuar edhe pse të nënshtruar. Këtë e shohim në aromën që lëshojnë lulet e bimëve dhe pemëve, e shohim në ngjyrat dhe cicërrimat e bukura të zogjve. Nëse e gjithë gjithësia ndihet mirë me nënshtrimin e Zotit, përse ti o njeri nuk ndihesh mirë?
    Nënshtrimi i Zotit nuk është nënshtrim përbuzës dhe ofendues, ai është nënshtrim që tregon bindjen dhe dorëzimin ndaj Krijuesit dhe Zotit tënd. Nënshtrimi i Zotit është me qëllim që ti ta njohësh madhështinë e Tij dhe të ruhesh nga gjynahet.
    Profeti a.s shpesh herë lutej:”O Zot na pajis me frikën Tënde (na bëj të vetëdijshëm), e cila na mban larg gjynaheve! Na pajis me bindjen Tënde, me të cilën do të fitojmë xhenetin. Na e shto besimin dhe sigurinë tek Ty, që të na lehtësohen vuajtjet e kësaj bote.” Të qenit i nënshruar ndaj Zotit dhe të qenit i ndërgjegjësuar për diçka të tillë, të shton rezistencën ndaj gjynaheve.
    Kur binte profeti (a.s.) në sexhde thoshte: “Ndaj Teje është përkushtuar dëgjimi im, shikimi im, truri im dhe eshtrat e mia.”
    Tregon Aisheja:”E kërkova profetin a.s një natë dhe nuk e gjeta. Duke prekur vendin me dorë, preka këmbët e tij dhe pashë që kishte rënë në sexhde duke u falur. Atëherë e dëgjova duke thënë:”Kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndëshkimi Yt. Kërkoj të më mbrosh me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt.”
    Ditën kur dielli pësoi eklips – tregojnë shokët – e shihnim profetin a.s të hynte dhe të dilte në shtëpi. Më pas, ai dhe muslimanët e tjerë hyjnë në xhami, ku në namaz lexon gjatë Kuran, në ruku dhe sexhde qëndron gjatë. Pasi përfundoi namazin e rastit, ai u lut:”O Zot, më ke premtuar se nuk do i ndëshkosh, përderisa jam në mesin e tyre. O Zot. Më ke premtuar se nuk do i ndëshkosh, përderisa ata kërkojnë falje.”
    Qëllimi kryesor i kësaj teme, është që pasi të njohësh emrin dhe cilësinë e Zotit, El-Kahhar, nëse ke një gjynah të cilit nuk i reziston, ta braktisësh menjëherë. Gjithë sa përmendëm më sipër, është me qëllim që ti ta ndjesh madhështinë dhe fuqinë e Zotit dhe t’a kesh më të lehtë që t’i bindesh Atij. Gjithçka është me qëllim që frika ndaj Zotit të të shtohet dhe të bëhesh i vetëdijshëm për atë që vepron.
    Me këtë temë, nuk duam që të të shtojmë vetëm frikën ndaj Zotit, por dhe dashurinë për Zotin. Nëse e njeh siçduhet El-Kahharin, patjetër që do e duash. Ne duam që edhe ti të të rrjedhin lotë nga frika dhe devotshmëria për Zotin. Thotë profeti Muhamed a.s:”Ashtu siçnuk kthehet qumështi në trupin e kafshës,, ashtu nuk hyn në zjarr një njeri sytë e të cilit kanë qarë nga frika dhe madhështia e Zotit.”
    Nëse ti e ke frikë Zotin dhe nuk vepron gjynahe, nëse e ke frikë Zotin dhe të rrjedhin lotë, atëherë Zoti të nderon dhe e ke frikë Atë dhe në marrëdhëniet dhe komunikimin tënd me njerëzit. Kjo pasi tashmë je i bindur se Zoti i ndëshkon ata që sillen padrejtësisht me të tjerët.
    Umer ibnu Abdul Azizi i thoshte gjithmon shërbëtorit të tij:”Nëse vëren që po humbas një nga obligimet e Zotit ose një nga të drejtat e njerëzve, më tërhiq nga rrobat dhe më thuaj:”O Umer, a nuk e ke frikë Zotin?!”
    Ditën që muslimanët me në krye Umer ibnul Hattabin, morrën Kudsin, ishte ditë gëzimi dhe hareje. Teksa të gjithë njerëzit ishin të gëzuar, Umeri ishte shumë i shqetësuar. Ai kërkoi të takohej me Ubejdi ibnu Xher-rahin. Me të ardhur Ebu Ubejde, Umeri e përqafoi dhe filloi të qajë me të madhe, duke i thënë:”O Ebu Ubejde, çfarë do i themi Zotit nëse na pyet Ditën e Kijametit: çfarë keni bërë pas vdekjes së profetit a.s?!”
    Të dy filluan të qajnë nga frika e Zotit, teksa të gjithë qeshnin dhe gëzoheshin.
    Kur një njeri gaboi, Umer ibnul Hattabi u mat ta godasë, por ai menjëherë i tha:”Kij frikë Zotin o Umer!” Atëherë Umeri, e uli dorën dhe i tha:”Më ke frikësuar me Zotin!”
    Ditën që do të vdiste, Umeri i thoshte djalit të tij:”Ma vendos fytyrën përtokë, me shpresë që të më falë dhe mëshirojë Zoti! Ah sikur të kisha qenë një qime në kraharorin e Ebu Bekrit! Ah sikur të kisha dalë nga kjo botë, pa gjynahe dhe pa të mira! I mjeri unë dhe e mjera nëna ime, nëse nuk më mëshiron Zoti Ditën e
    Kijametit!”
    Një beduin, vajti tek Umer ibnul Hattabi për t’i kërkuar lëmoshë. Për këtë, ai i thuri disa vargje:
    O Umer, lëmoshën xhenetin e fitofsh
    Vishi vajzat e mia dhe nënën e tyre
    Pash Zotin, këtë ta bësh.
    Umeri, për ta provuar çfarë do të thotë, ia ktheu:”Po nëse nuk e bëj, çfarë ndodh?” Beduini i tha:”Atëherë unë do të iki.” Umeri e pyeti:”E çfarë bëhet po ike?” Beduini ia ktheu:
    Për Zotin do të japësh llogari për ta!
    Atë Ditë që të nisesh, për xhenet ose zjarr.
    Kur dëgjoi këto fjalë, Umeri vrapoi drejt shtëpisë së tij dhe ngaqë nuk gjeti gjë tjetër, morri xhyben e vet dhe duke ia drejtuar beduinit i tha:
    Merre këtë se kaq kam në dorë
    Me qëllim që të shkoj në xhenet dhe jo në zjarr.
    Emri El-Kahhar, ka dhe një kuptim tjetër të rëndësishëm; Ai që e nënshtron gjuhën tënde që të mos e shqiptojë shehadetin në çastet e vdekjes, nëse nuk ke qenë besimtar i mirë. Edhe pse të thuash “La ilahe il-lallah” është shumë e lehtë, në çastet e vdekjes të duket sikur ke malet mbi gjuhë. Gjynahet e shumta, e kanë nënshtruar dhe e kanë mbposhtur gjuhën e tij dhe nuk mundet të shqiptojë fjalët më të lehta.
    Një nga shokët e Profetit (a.s) kur i erdhi vdekja, nuk e shqiptonte dot shehadetin. Shqiptonte çdo fjalë tjetër përveçshehadetit. Të pranishmit nxituan për te Profeti (a.s) dhe i treguan gjendjen e tij. Profeti (a.s) i pyeti: -“A e ka nënën gjallë?” “Po”- i thanë. Profeti (a.s). shkoi te nëna e tij dhe e pyeti: “A ka ndodhur ndonjë gjë jo e mirë mes teje dhe djalit tënd?”  “Po, o i Dërguar i Allahut- i tha ajo. -Fëmijëve dhe gruas së tij i jepte fruta të mira, kurse mua më jepte ç’të tepronte.” Në çastet që e fali nëna dhe ia bëri hallall, ai shqiptoi shehadetin dhe vdiq.
    E kundërta është me atë që e ka njohur dhe i është bindur El-Kahharit. Një nga këta ishte dhe Bilali, i cili në çastet e vdekjes buzëqeshte dhe thoshte:”Tani do të takohem me të dashurit e mi, Muhamedin a.s dhe shokët e tjerë.”
    Në çastet që po vdiste Umer ibnu Abdul Azizi, hyn gruaja e tij Fatimeja, e cila e dëgjon të thotë:”Ajo është shtëpia të cilën ia japim atyre që tregohen kryeneçë dhe shkatërrimtarë në tokë.” (Kasas 83) Fryma i ndërpritet tek fjala e fundit e ajetit ” e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.”
    Teksa po vdiste Hudhejfe ibn Jemame, thoshte:”Mirësevjen o vdekje, një i dashur që vjen pas një kohe të gjatë.” Më pas pyeti:”çfarë kohe është tani?” Të pranishmit i thanë:”Jemi pranë agimit të mëngjesit.” Atëherë ai tha:”O Zot. Unë të kërkoj që darka të më zërë në këtë botë dhe mëngjesi tjetër në xhenet!”
    Gjithçka në këtë botë, është i nënshtruar dhe mposhtur me vdekjen. Askush nuk mund t’i shpëtojë vdekjes.
    Thotë profeti a.s:”Si të gëzohem, në një kohë që meleku i bririt, është pergatitur t’i fryjë, ka ulur kokën, ka hapur veshët dhe pret kur të urdhërohet që t’i fryjë bririt.”
    “Dhe i fryhet Surit dhe gjithçka në qiej dhe në tokë vdes, përveçatyre që do All-llahu (të mos vdesin)” (Zumer 68)
    Me anë të një fryerje do të shkatërrohet gjithçka. Nuk do të ketë më male, fusha, ndërtesa dhe njerëz.
    Ata që do të mbeten do të jenë engjujt Xhibril, Mikail, Israfil dhe meleku i vdekjes.
    Zoti do të thërrasë më pas: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur i gjallë?”
    Ai do i përgjigjet: “Ka mbetur robi Yt Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe unë meleku i vdekjes.”
    Zoti do i thotë melekut të vdekjes: “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Xhibrilit!” Dhë kështu i merret shpirti Xhibrilit. Zoti pyet më pas përsëri: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani?”
    Meleku i përgjigjet: “Ka mbetur Israfili, Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes.”
    “O meleku i vdekjes – do i thërrasë Zoti- merre shpirtin e Israfilit!” Dhe i merret shpirti Israfilit.
    Më pas pyet Zoti: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur?”
    “Ka mbetur Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes”- do i përgjigjet.
    “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Mikailit!”- do e urdhërojë Zoti. Dhe kështu do i merret shpirti.
    Përsëri Zoti do pyesë: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani?” “Unë robi Yt o Zot, meleku i vdekjes.”
    “O meleku i vdekjes – do urdhërojë Zoti- merre shpirtin e melekut të vdekjes!” Kështu meleku i vdekjes e merr shpirtin e tij. Më pas Zoti do të thërrasë: “Kujt i takon sundimi sot? Kujt i takon sundimi sot?” Dhe nuk do i përgjigjet kush. Më pas do të përgjigjet vetë Allahu duke thënë:
     “Sundimi sot është vetëm i Allahut, që është i Vetëm dhe Fuqiplot.” (Gafir 16)
    El-Kahhar është Ai që e krijoi njeriun e parë nga dheu dhe nga shpirti. El-Kahhar është ai që e shkatërron dhe i jep fund jetës së kësaj bote me një të fryrë në Sur.
    El-Kahhar e nënshtron, e errëson dhe e ngushton urën e Siratit për jobesimtarët dhe gjynahqarët. El-Kahhar e nënshtron dhe e bën dritë dhe të gjerë urën e Siratit, për besimtarët. “ditën që të shohësh besimtarët dhe besimtaret që drita u paraprin dhe djathas” (Hadid 12)
    Tregon Abdullah ibnu Umer:"E pashë të dërguarin e Zotit një ditë mbi podium (minber) duke thënë me zë të lartë:"Ata nuk e vlerësuan Zotin ashtu siçe meriton. E gjithë toka do të jetë në dorën e Tij ditën e kijametit. Qiejt do të mbështillen me të djathtën e Tij. I pa të meta dhe i lartësuar është Ai, për gjithçka që i shoqërojnë." (Zumer 67)
    Ai e ngriti zërin dhe duke bërë me shenjë me gisht, tha:"Zoti i Madhëruar e lavdëron veten e Tij dhe thotë:"Unë jam Poseduesi, Unë jam i Plotfuqishmi, Unë jam Nënshtruesi, Unë jam Rregullatori, Unë jam i pari, Unë jam i fundit… Vazhdoi profeti a.s t'i përsërisë cilësitë dhe emrat e Zotit, saqë pashë që minberi filloi të dridhet së bashku me të dërguarin e Zotit."
    Mësimet e nxjerra nga sa përmendëm:
    1.   Kije frikë Zotin që t’u rezistosh gjynaheve. Kije frikë Zotin që t’i trajtosh të tjerët me mëshirë dhe
     butësi. Kije frikë Zotin që të të dalin lotë për hatër të Tij.
    2.   Kurrë mos prano të përbuzësh dhe të poshtërosh të tjerët, sidomos të vobëkëtit dhe jetimët.
    3.   Përpiqu ta nënshtrosh dhe ta përbuzësh shejtanin dhe të keqen.




    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #17 ne: 20-09-2007, 22:25:31
    EL-KERIMU  (Bujari)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë, është emri El-Kerimu. Ky emër, përmban në vetvete një mesazh të rëndësishëm: Kurrë mos prano të nënshtrohesh dhe të përbuzesh. Kjo, pasi Zoti të ka nderuar dhe të ka bërë krijesën më të shtrenjtë në gjithësi.
    Emri i Zotit El-Kerim, është përmendur në Kuran dy herë. “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është Bujar. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.Të formësoi në formën që Ai dëshiroi! ”
    (Infitar 6-8)
    “dhe kush mohon, Zoti im nuk ka nevojë për të dhe është Bujar.” (Neml 40)
    Si cilësi dhe emër i Zotit, është përmendur dhe një herë tjetër në Kuran, por në shkallën siperore (Ekrem). Kjo ndodhet në suren Alek:”Lexo! Se Zoti yt është më bujari!” (Alek 3)
    Bujarinë shumë njerëz e kufizojnë në dhënien e të mirave materiale. Ata e quajnë bujar, këdo që jep të holla. Padyshim një njeri i tillë është bujar, por kuptimi i bujarisë është më gjithëpërfshirës. Shumë vajza, caktojnë si kriter të personit me të cilin do të martohen, që të jetë bujar. Me këtë ato nënkuptojnë që të mos jetë koprac dhe dorështrënguar.
    Bujaria është një cilësi për çdo gjë të lavdërueshme. Çdo cilësi dhe atribut i mirë nga i cili përfitojnë të tjerët, në arabisht quhet bujari “karam”.
    Emri i Zotit, El-Kerimu, nënkupton Atë që lavdërohet për gjithçka të mirë që vepron. Kështu emri El-Kerim, përfshin të gjithë emrat dhe cilësitë e Zotit të Madhëruar. Nga bujaria e Zotit është se Ai është Furnizues i të gjithë krijesave që ka krijuar. Nga bujaria e Tij, është se Ai është Mëkatfalës, pasi fal gjynahet dhe të metat e robërve të tij. Nga bujaria e Tij është falja dhe mbulimi i të metave tona. Nga bujaria e Tij është se është Dhurues (Elvehhab), pasi na dhuron të mira, edhe pa ia kërkuar. Nga bujaria e Tij është se është Pranues i lutjeve. Thotë profeti Muhamed a.s:” Me të vërtetë Zoti është Bujar dhe i vjen turp që nëse njeriu i ngre duart dhe i lutet, t’ia kthejë duart bosh.”
    Shkoi një beduin tek profeti a.s dhe e pyeti: “O i dërguar i Allahut, kush do u kërkojë llogari njerëzve ditën e kijametit?” Profeti a.s ia ktheu: “Zoti”. “Vetë Zoti?” – e pyeti përsëri beduini. “Vetë Zoti” –iu përgjigj profeti a.s. Beduini buzëqeshi kur e dëgjoi këtë. Profeti a.s e pyeti: “Përse buzëqesh o vëlla?” Ai ia ktheu: “O i dërguar i Allahut, Bujari kur ka në dorë diçka fal, dhe kur kërkon llogari përsëri të fal.” Profeti a.s i tha: “Ashtu është, nuk ka kush të jetë më bujar se Allahu.”   
    Çdo e mirë e ka burimin nga Allahu El-Kerimu. Allahu është Bujar në dhënien e Tij, në mëshirën, faljen, dhembshurinë, dashurinë… Bujaria absolute vjen dhe buron vetëm nga Zoti i Madhëruar.
    El-Kerim nuk të zhgënjen kurrë. Ti mund të shkosh tek një njeri dhe t’i kërkosh një nder duke i qarë hallin dhe duke e lutur. Në fund ai refuzon të të ndihmojë. Kurse El-Kerim është e pamundur të të kthejë mbrapsht. Është e pamundur që të trokasësh në derën e Tij dhe mos të të hapet.
    El-Kerim të jep mirësi edhe nëse nuk ia kërkon. Ne nuk i kemi kërkuar që ta bëjë të vlefshme Natën e Kadrit. Është Ai që e vlerësoi dhe e shenjtëroi këtë Natë të madhe. Ai nuk t’i kujton të mirat që të jep dhe të krenohet me to. Shkoi një i varfër tek Ali ibn Ebi Talib dhe i kërkoi t’i japë diçka. Aliu urdhëroi shërbëtorin e tij që ta fikë llambën. Pasi u largua i varfëri, shërbëtori e pyeti mbi shkakun e fikjes së llambës. Aliu iu përgjigj:”Nuk doja ta shoh në fytyrën e tij, përuljen dhe nënshtrimin e lypjes.”
    El-Kerimu nëse i kërkon falje, e pranon dhe të fal sido që të jenë arsyet.
    El-Kerimu e ka bërë të bukur dhe tërheqëse natyrën që na rrethon. Nëse do të qëndronim para bukurive të natyrës, sikur na tërheq diçka për të vazhduar të vështrojmë dhe të meditojmë rreth bukurive. Kështu njeriu tërhiqet pas bukurive që El-Kerimu i ka dhënë natyrës. Ai do të tërhiqej dhe pas hijeshisë së Jusufit a.s, i cili kishte gjysmën e bukurisë së gjithësisë. Si do të ndiheshe po të shihje bukurinë e Jusufit a.s? Si do të ndiheshe po të shohësh vetë profetin Muhamed a.s? Po sikur të hyje brenda Qabesë, shtëpisë së Zotit,  çfarë do të ndjeje? Unë kur hyra për herë të parë brenda ndërtesës së Qabesë, nuk dija ç’të them dhe si të lutem. Vetëm qëndroja i shtangur dhe i mahnitur nga madhështia e saj. Nëse kjo na ndodh me krijesat, si mund të ndiheshim kur të shohim Krijuesin e gjithçkaje?!
    Kudo që hedhim sytë në gjithësi, shohim bujarinë dhe mirësitë e El-Kerim. Përveç kësaj bujarie të përgjithshme, Zoti ka dhe një bujari të veçantë vetëm për njeriun. Kjo, pasi ti o njeri je krijesa më e dashur dhe më e shtrenjtë tek Zoti:”Ne vërtet i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit)..” (Isra 70)
    Nëse është vetë Zoti i Madhëruar Ai që të ka nderuar dhe vlerësuar, kurrë mos e prano përuljen dhe
    nënshtrimin. El-Kerimu të ka përzgjedhur mes të gjithë krijesave të tjera dhe të nderoi ty.
    “Ne vërtet i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.”
    (Isra 70)
    “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” (Infitar 6-8)
    Çdo lëvizje të namazit, besimtari e shoqëron me fjalët “Allahu ekber”, përveçse kur ngrihet nga rukuja. Kur ngrihet nga rukuja, besimtari thotë:”Semiallahu limen hamide” dhe më pas e shoqëron me fjalët:”Rabbena lekel hamd!” (O Zot, Ty të takon falenderimi!). Ne e falenderojmë Zotin për shkak se na ka dhënë formë të drejtë dhe jo si kafshët që janë të kërrusura. Nëse Zoti nuk do na kishte dhënë fizik të drejtë, për të pirë ujë apo qumësht, do të na duhej ta pinim si macet. Nëse nuk do të ishin kyçet dhe forma aktuale e duarve, nuk do të mundeshim që të pinim ujë me gotë.
    Kur Zoti u tregoi melekëve për atë që kishte vendosur: (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj në tokë një zëvendës!” Melekët të çuditur pyetën: “Ata thanë: “A do të caktosh në tokë atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjak, duke qenë se ne të madhërojmë me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!” (Bekare 30)
    Po të mendojmë në fjalët e melekëve, do të gjejmë që ata kishin të drejtë për shqetësimin e tyre. Tashmë është evidente që njeriu ka shkaktuar çrregullime dhe ka derdhur shumë gjak mbi planetin tokë.
    Përgjigja e Zotit ndaj shqetësimit të melekëve ishte: “Unë di atë që ju nuk e dini!” Me këtë sikur Zoti u thoshte: Është e vërtetë ajo që thoni, por të mirat që do të sjellë kjo krijesë, e bëjnë të meritueshme për rolin që do u caktoj mbi tokë. Nga këta njerëz do të ketë prej tyre që do jenë të ndërgjegjshëm për rolin e tyre mbi tokë, do të ketë prej tyre profetë, besimtarë të mirë, dijetarë, reformatorë, adhurues të përkushtuar, njerëz që i duan të mirën planetit, gra që do të edukojnë fëmijët e tyre, njerëz gjenialë…
    Diçka e tillë është si shembulli i një fermeri që merret me frutikulturë. Ai mbjell njëqind fidanë dhe prej tyre nuk mbijnë veçse njëzet të tilla. Fidanët e tjerë të gjithë thahen. Por këto njëzet fidanë që mbijnë, do të japin prodhim të bollshëm dhe cilësor. Kështu që ajo që kërkohet është cilësia dhe jo sasia.
    I tillë është dhe palloi, i cili vendos tetëdhjetë vezë, prej të cilave dalin vetëm 15 zogj.
    Sado i vogël të jetë numri i njerëzve që do të adhurojnë Zotin, sado pak qofshin reformatorët e rrugës së Zotit, sado pak qofshin njerëzit e dashur të Tij, ata janë njerëzit më me vlerë.
    “Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.” (Bejjine 7) 
    Për shkak se ti o njeri je i shtrenjtë dhe i dashur tek Zoti, Ai i urdhëroi melekët që t’i përulen babait tënd, Ademit a.s. Për shkak se ti je i shtrenjtë dhe i dashur tek Zoti, Ai e dëboi shejtanin nga xheneti, kur refuzoi t’i përulej Ademit a.s. Për shkak se je i dashur dhe i shtrenjtë tek Zoti, Ai të krijoi dhe të dha formë me duart e Tij fisnike. ”O Iblis, çfarë të pengoi të përulesh ndaj atij që e krijova me duart e mia?” (Sad 75) Për shkak se je i dashur dhe i shtrenjtë tek Zoti, Ai të pajisi me shpirtin e Tij. ”dhe nëse i jap formë dhe shpirt, ju i bini në sexhde” (Hixhr 29)
    “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina! Dhe këtë qytet të sigurisë! Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
    Fiku dhe ulliri në ajetet e mësipërme nuk simbolizojnë frutat, por vendin ku kultivohen këto fruta. Kështu toka ku kultivohen këto dy fruta është Palestina. Zoti i Madhëruar betohet në tre vendet më të shenjta mbi tokë. Ai betohet në Palestinën, në malin Turi Sina dhe në Meken e shenjtë, që njeriun e ka krijuar në formën më të mirë. Por kur njeriu e ndoti veten e tij dhe nuk e respektoi atë: “Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.” (Tin 1-6)
    Të njëjtin kuptim përçon dhe sureja Shems, ku Zoti i Madhëruar thotë:”
    “Pasha diellin dhe dritën e tij! Pasha hënën kur vjen pas tij! Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems 1-10)
    E veçantë në këtë sure është se Zoti përmend kalimthi disa krijesa të Tij. Por kur vjen tek njeriu, ai fillon të flasë mbi anën e tij shpirtërore. Padyshim, që diçka e tillë tregon mbi vlerat dhe dashurinë e Zotit për njeriun.
    Një tregues tjetër mbi dashurinë e Zotit për njeriun është se Ai na krijoi nga elementët më të pastër në univers, nga uji dhe dheu i tokës dhe nga shpirti me burim qiellin. Po përse vallë u krijuam nga dheu dhe uji? Përse të mos krijoheshim nga hekuri me qëllim që të ishim rezistentë ndaj përplasjeve?! Përse të mos krijoheshim nga goma, me qëllim që të ishim rezistentë ndaj thyerjeve?! 
    Ne u krijuam nga uji dhe nga dheu, për shkak se këto dy elementë janë përbërësit më të pastër në univers. Me ujë lahemi dhe pastrojmë trupin dhe rrobat tona. Nëse na mungon uji, ne marrim tejemum dhe falemi mbi dhe, pasi është i pastër. Përfundimisht, ti o njeri je i pastër dhe je krijuar nga përbërësit më të pastër. Prandaj ruhu se mos e ndot këtë pastërti dhe dlirësi me të cilën të krijoi Zoti. Ajo që të ngriti dhe të lartësoi mbi krijesat e tjera, është shpirti me të cilin të pajisi Zoti i Madhëuar.
    Ti  njeri, je krijesa e fundit që u krijua në tokë. Diçka e tillë i ngjan shtëpisë së re, e cila rregullohet, për të pritur banorët e saj. E gjithë toka dhe gjithësia u përgatit për të pritur krijesën e fundit, njeriun.
    Gjëja e parë të cilën krijoi Zoti në gjithësi ishte penda, të cilën e urdhëroi të shkruajë gjithçka që do të ekzistojnë deri Ditën e Kijametit. Kurse njeriun i cili do e përdorë këtë pendë për të vendosur rregullin mbi tokë, e krijoi të fundit.
    “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek 1-5) Gjithësia i ngjan një peme të madhe, fruti i së cilës është njeriu. Ti je një nga krijesat më të vogla, por me mendjen, ndjenjat dhe shpirtin që ta dha Zoti, të është nënshtruar i gjithë universi.
    Imagjinoni një mbret të fuqishëm, i cili preferon dhe mban pranë tij vetëm njërin nga robërit dhe shërbëtorët. Si nuk e kupton që pozitën që zë ti o njeri tek Zoti e kërkuan melekët dhe për të u bë xheloz shejtani? Si ka mundësi që ti tregohesh i shkujdesur ndaj këtij fakti? Si vallë nuk e beson Zotin? Si pranon ta ulësh veten me thyerje të urdhërave të Zotit, me mashtrim, vjedhje, hipokrizi, gjynahe… Ti o njeri je krijesa më e preferuar e Zotit në këtë botë. Zoti të ka nderuar dhe gjithçka tjetër e ka nënshtruar për të të shërbyer ty. A nuk e shikon se si një fëmijë i vogël e çon një lopë nga të dojë ai?! Vetë peshku në det është i krijuar dhe i përshtatur me qëllim që ne ta gjuajmë dhe të ushqehemi me të. Çdo kafshë dhe çdo gjallesë, është krijuar në atë formë që të na shërbejë ne njerërzve. Thotë Zoti në Kuran, mbi këtë fakt:”
    “Dhe ua nënshtruam (kafshët) që t’u binden atyre..” (Jasin 72)
    Zoti i Madhëruar, ashtu siç ka përmbledhur të gjithë Kuranin tek sureja Fatiha, ka përmbledhur gjithësinë tek ti o njeri.
    Nga mirësitë dhe nderimet e Zotit për ty o njeri, është se ka krijuar melekë të posaçëm të cilët të ruajnë dhe të mbrojnë nga fatkeqësitë. Ka caktuar melekë të tjerë, të cilët do të të shërbejnë në xhenet. Kjo pasi ti je krijesa më e nderuar dhe më e shtrenjtë tek Zoti i Madhëruar. Nëse ti e kryen rolin dhe misionin për të cilin je krijuar, qëndron në shkallë më të lartë se melekët. E kundërta ndodh, kur ti largohesh nga urdhërat dhe porositë e Zotit; kthehesh në krijesën më të ulët.
    Nëse e don veten tënde, mos prano ta nënshtrosh dhe ta ndotësh me gjynahe. Me dashurinë për veten, nuk kemi si qëllim egoizmin. Ne e duam veten tonë, pasi është Zoti Ai që na krijoi dhe na nderoi. Ne e duam veten, pasi El-Kerimu së bashku me fizikun tonë, ka krijuar dhe një ndjenjë dhe instikt që është, vetëvlerësimi. Secili prej nesh, kërkon ta shohë veten të respektuar kërkon të ndihet krenar.
    Psikologët pohojnë se njeriu udhëhiqet nga tre instikte kryesore:
    Instikti i parë është ai i të ushqyerit. Instikti i dytë është ai i marrëdhënieve seksuale dhe i treti është dëshira për t’u ndjerë i vlerësuar dhe i respektuar. Instikti i tretë është me qëllim që ta mbrojë njeriun nga veprat e këqia dhe gjynahet e mëdha, pasi janë këto ato që ia ulin vlerat. Secili prej nesh krenohet me arritjet dhe sukseset e tij. Secili prej nesh, krenohet me historinë e të parëve të tij dhe të familjes. Secili prej nesh, përpiqet që t’i zvogëlojë dhe t’i fshehë dështimet, të metat dhe gabimet. Secili prej nesh e ka frikë skandalin dhe i ruhet emrit të keq. Kjo, për shkak se kërkon të vlerësohet dhe të ndihet i respektuar. Ti o njeri je përgjegjës për mbarëvajtjen e tokës dhe për këtë, Zoti të ka pajisur me këtë instikt, i cili të mban larg veprave të ulëta. Për të kontrolluar instiktet e të ushqyerit dhe dëshirës për marrrëdhënie seksuale, Zoti e pajisi njeriun me instiktin e vetëvlerësimit dhe dëshirës për të qenë i respektuar.
    Ajo që ndodh në çastet kur njeriu bën një vepër të ulët, është se i del vetja qejfit dhe nuk ndjen respekt për të. Po të shohim, gjynahet ndahen në të vogla dhe të mëdha. Quhen të mëdha, pasi janë vepra të cilat e poshtërojnë më shumë personalitetin e njeriut. Të gjithë përdoruesit e drogës, ndihen të poshtëruar dhe të pavlerësuar.
    Ditët e pushimit në vendet perëndimore, janë ditë ku konsumohet alkoli në masë. Vetëm një njeri që viziton një vend perëndimor dhe shikon gjendjen e njerëzve këto ditë, e kupton përse e ka ndaluar Zoti pirjen e alkolit. Në këto ditë të zë syri njerëz që vjellin në mes të rrugës, mund të urinojnë në prani të njerëzve të tjerë...
    Ai i martuar që e tradhëton gruan e tij me dikë tjetër, e ka ulur veten dhe e ka poshtëruar shumë. Ndjenja e krenarisë tek ky person nuk ekziston. Ai ka frikë nga gruaja se mos e merr vesh, hiqet sikur e dashuron atë dhe i plotëson çdo dëshirë të saj.
    Ata djem të rinj që i ngacmojnë vajzat në rrugë, vajzat mund t’u thonë ndonjë fjalë ofenduese për fytyrën dhe dinjitetin e tyre, por djaloshi qesh . Qesh pasi u ofendua, u nënçmua, u përbuz... dhe për ta mbuluar këtë fyerje, ai qesh.
    Ai që gënjën është njeriu më i ulët dhe i poshtëruar, sidomos kur i zbulohet gënjeshtra. Atij që përgojon të tjerët, nëse i përgojuari i thotë se përse më ke përgojuar, do t’i bjerë qielli mbi kokë nga turpi dhe poshtërimi.
    Hajduti, që vjedh pasuritë e të tjerëve është njeriu më i ulët dhe i nënçmuar, sidomos në momentin që zbulohet. Një tregtar kishte punësuar në magazinën e tij dikë për t’i shitur mallin. Në fund të çdo dite e pyeste se sa kishte shitur për atë ditë. Por shitësi nuk tregohej i sinqertë, duke i dhënë shifra më të ulëta shitjesh, ndërsa pjesën tjetër e merrte për vete, ngaqë dhe magazina ishte e madhe dhe nuk binte në sy. Një ditë tregtari merret vesh me një shok të tij që të shkojë tek shitësi dhe t’i kërkonte një sasi të madhe malli. Pasdite, kur të ishte dhe pronari në magazinë, të shkonte dhe t’ia kthente përsëri mallin me një pretekst çfarëdo. Dhe ashtu veproi, e bleu mallin. Pasdite shkon pronari si gjithmonë tek magazina dhe e pyet shitësin se sa kishte shitur për atë ditë. Shitësi ia fsheh mallin që bleu personi, me të cilin vetë tregtari ishte marrë vesh më parë, dhe i tregon mbi disa shitje të tjera të vogla. Në atë moment futet blerësi në magazinë dhe i kërkon shitësit që t’ia kthejë mallin, pasi nuk i pëlqeu. Shitësi mashtrues u zbulua dhe doli i turpëruar dhe i nënçmuar me veprimin që kishte bërë. Shikoni se sa poshtë e ul vetën njeriu me veprat që vepron .
    Mos e vër veten në pozita poshtëruese o vëlla dhe o motër! Mos prano të poshtërohesh dhe të përbuzesh, për shkak të gjynaheve që vepron. Zoti të ka nderuar dhe të ka ngritur në gradë të lartë.
    “Ne vërtet i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.”
    (Isra 70)
    Njoh një të ri që ngacmonte një vajzë, i qeshte dhe i fliste duke e ndjekur nga pas. Në ato çaste vjen vëllai i vajzës dhe e kap për krahu. Ai filloi t’i kërkojë të falur, duke e siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhte më. A ka poshtërisi dhe nënshtrim më të madh?
    Një që tradhëton gruan, një që vjedh, një që gënjen, një vajzë që shoqërohet me djem, pa dijeninë e prindërve ... janë të poshtëruar dhe të nënshtruar.
    Edhe sikur njerëzit të mos e dijnë atë që ke vepruar, vetë mendimi për atë që po vepron të bën të nënçmuar. A e dini se çfarë bën personi që kryen diçka të turpshme? Kërkon që të rrijë vetëm, të ndryshojë ambient, të rrijë sa më larg njerëzve, mos të kontaktojë me asnjë… pasi i vjen turp për atë që bëri. Psikologët, duke analizuar gjendjen e një njeriu që kryen vepra të ulëta (gjynahe), thonë se gjëja e parë që ndodh me të, është se i duket vetja e pavlerë. Nëse dikush mashtron një tjetër, mashtruesi është gjithmonë nën presinonin dhe ndjenjën e frikës se mos i mashtruari e kupton. Ai kontrollon çdo lëvizje të tij dhe i kushton vëmendje çdo fjale të tij, që të kuptojë nëse e ka kuptuar apo akoma jo. Çdo fjale e tij e bën të dyshojë nëse ka kuptuar gjë apo jo. Mendoni se si mund të jetojë një njeri që jeton një jetë të tillë! Thotë Zoti në Kur’an, duke përshkruar gjendjen e hipokritëve:“...çdo zë e mendojnë se është kundër tyre.” (Munafikun 4)
    Gjynahet dhe veprat e ulëta që vepron njeriu, kanë ndikim edhe tek gjallesat e tjera. Thuhet në disa rrëfenja se kur nuk bie shi për një kohë të gjatë, kafshët thonë:”O Zot, nuk po bie shi, për shkak të gjynaheve të njeriut.” Gjithashtu thuhet se kur vdes një njeri gjynahqar dhe i keq, kafshët thotë:”Falenderojmë Zotin që na shpëtoi prej tij!”
    Edhe nëse të ndodh ndonjë skandal dhe njerëzit e kuptojnë atë që ke vepruar, dije se është një mesazh nga Zoti me qëllim që ta braktisësh rrugën e keqe. Fatkeqësitë që të bien, i ngjajnë dozave të ilaçit, të cilat vazhdojnë të shtohen, derisa i sëmuri të reagojë pozitivisht. Fatkeqësitë dhe sprovat, janë me qëllim që ti o njeri t’i kthehesh përsëri vlerësimit të vetes dhe krenarisë.
    Ka njerëz që për shkak të gjynaheve të shumta dhe veprave të ulëta, nuk e ndjejnë më rëndësinë e krenarisë dhe respektit të vetes. Kurse ka njerëz të tjerë, që edhe pse të varfër dhe të vobektë, nuk pranojnë që nderi dhe dinjiteti i tyre të cënohet.
    Mos prano të vjedhësh dhe të shkatërrosh dinjitetin tënd! Mos prano të marrësh ryshfete dhe të marrësh nam të keq! Mos prano të gënjesh! Mos prano të ngacmosh vajzat! Mos prano të tradhëtosh bashkëshortin!
    Shejtani, në betejën e tij me njeriun, kërkon një gjë të vetme:  Ta poshtërojë dhe ta ulë sa më poshtë njeriun. Kjo, pasi kur Zoti e nderoi njeriun duke urdhëruar melekët t’i përulen atij dhe duke e mallkuar shejtanin për shkak të mosbindjes. Ai kërkon që t’i tregojë Zoti se është më i mirë se njeriu. Për këtë, i tha Zotit: “A e sheh këtë që e vlerësove mbi mua, nëse më le të jetoj deri në ditën e kiametit, unë do t’u vë fre atyre (dhe t’i çoj nga të dua) përveç një pakice prej tyre.” (Isra 62)
    Ka shumë njerëz të cilëvë shejtani u ka vënë frerin dhe i çon në çdo gjynah që dëshiron.
    çdo gjë që Zoti e ka ndaluar, e ka ndaluar për shkak se ajo cënon dinjitetin dhe personalitetin e njeriut.
    Edhe që të përmendësh gjynahet dhe të metat e të tjerëve në publik, është gjynah. Për këtë profeti (a.s.) thotë: "Kush e nënçmon një musliman për një gjynah që ka bërë, nuk do të vdesë deri sa të veprojë dhe ai atë gjynah.”
    “Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllait tënd musliman, pasi mund ta falë Zoti dhe të sprovon ty!”
    Thotë imam Ahmedi:”çdo gjynah me të cilin ke përbuzur vëllanë tënd, do e veprosh dhe ti.”
    Ai që e poshtëron dhe e nënçmon veten e tij me gjynahe, do të kenë një fat të dhimbshëm Ditën e Kijametit. Thotë profeti Muhamed a.s:”Do të vijnë njerëzit Ditën e Kijametit duke ecur këmbadorazi, duke ecur në këmbë, ose duke ecur me fytyrë.” Shokët e pyetën të habitur:”O i dërguar i Zotit, po si ecin me fytyrë?!” Profeti a.s u përgjigj:”Ai që i bëri të ecin me këmbë, do i bëjë të ecin me fytyrë.”
    Thotë Zoti në Kuran:”Ata që bënë krim do t’i godasë poshëtrimi dhe dënimi i fortë..” (En’am 124)
    Ajetet e Kuranit që përshkruajnë ndëshkimin e zjarrit, herë e përshkruajnë si të fortë, herë si të dhimbshëm dhe herë poshtërues. Kjo sipas shkallës së gjynaheve që vepronin në dynja.

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #18 ne: 20-09-2007, 22:29:32
    EL MUXHIBU (Lutjepranuesi)

    Emri që do të trajtojmë në këtë temë është El-Muxhibu (Lutjepranuesi). Thotë Zoti në Kuran rreth këtij emri:”Me të vërtetë që Zoti është pranë dhe është Lutjepranues.” (Hud 61)  Emri El-Muxhibu përmendet shpesh herë në Kuran.
    Emri El-Muxhibu është më i ndjeshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe sidomos në dhjetë ditët e tij të fundit. Thotë profeti Muhamed a.s:”Agjëruesi ka një lutje që nuk i kthehet mbrapsht, në kohën e iftarit.”
    Ajo që e përforcon këtë, është dhe ajeti i Kuranit:”Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet...”  (Bekare 186) Ky ajet përmendet në mesin e ajeteve që flasin mbi muajin e shenjtë të Ramazanit.
    Duke ditur që lutjet gjatë muajit të Ramazanit janë të pranueshme, shokët e Profetit a.s përgatisnin pesë-gjashtë lutje të veçanta, me të cilat e lusnin Zotin gjatë këtij muaji. Rreth këtyre lutjeve, vetë shokët e Profetit a.s thonë:”Për Zotin, kur vinte Ramazani tjetër, të gjitha këto lutje na ishin pranuar.”

       Kuptimi i emrit El-Muxhibu.
    Është ai që lutjeve dhe kërkesave të njerëzve, u përgjigjet duke ia plotësuar secilit kërkesën dhe dëshirën. Ajo që tregon se Zoti e pëlqen që t’u përgjigjet lutjeve të tua, është se Ai të udhëzon që ta lusësh. Nëse nuk do të dëshironte t’u përgjigjej lutjeve të tua, do e bënte zemrën të harrojë dhe gjuhën të mos e shqiptojë atë që dëshiron. Kështu, shohim që El-Muxhibu është Ai që lutjen dhe duanë e bën të dashur për zemrat e besimtarëve. Secilit prej nesh, mund t’i ndodhë që teksa është duke ecur, fillon dhe lutet pa e ndjerë.
    Duke e kuptuar këtë, Umer ibnul Hattabi thoshte:”Unë nuk i kushtoj rëndësi pranimit të lutjes, por i kushtoj rëndësi vetë lutjes. Kurdo që më jepet për t’u lutur, e kuptoj që pranimi i saj është pranë.”  Umer ibnul Hattabi e njihte Zotin si Pranues të lutjeve dhe ishte i sigurtë për këtë. Ai e dinte se pranimi i lutjeve ishte premtim prej Zotit dhe Ai e mbante premtimin.
    Një i ditur thotë:”Unë kam më shumë frikë nga privimi i lutjes sesa nga privimi i pranimit të lutjeve.” Nëse El-Muxhibu ta lehtëson të lutesh, dije se pranimi i lutjeve është i garantuar.
    Vetë profeti Muhamed a.s thotë në këtë kontekst:”Kujt i hapen duart për t’u lutur, i është hapur një nga dyert e mëshirës.”
    Kështu, El-Muxhibu është Ai që i frymëzon robët e Tij që ta lusin dhe ua pranon atyre lutjet. Është Ai që i frymëzon dhe është po Ai që ua pranon këto lutje.
    Një e veçantë në pranimin e lutjeve nga ana e Elmuxhib, është se Ai nuk ka caktuar një kohë të caktuar për pranimin e lutjeve, por e ka lënë të hapur. Vetë Zoti në një hadith kudsij thotë:”Kurdo që të më kërkosh,  do të më gjesh...”
    A e imagjinoni dot sesa e vështirë do të ishte nëse pranimi i lutjeve të ishte p.sh vetëm në orën 2.30 deri 3.30 natën?! A e imagjinoni sa e vështirë do të ishte nëse lutjet do të ishin me radhë?! Këto i themi me qëllim që t’ju kujtojmë se çështjen e lutjeve, Zoti e ka lehtësuar. Edhe nëse lutjen e bën me zemër, pa ngritur duart dhe pa lëvizur gjuhën, El-Muxhibu e dëgjon atë dhe ta pranon. El-Muxhibu është me ty dhe e dëgjon dhe pranon lutjen tënde në çdo kohë dhe vend.
    Emri i Zotit El-Muxhibu, është një emër që të prezanton dhe emrat e tjerë. Profeti Muhamed a.s, në një hadith thotë:”Lutja është vetë adhurimi.”  Kjo nënkupton që forma më e mirë e adhurimit, është në çastet kur lutesh. Është e mundur që për shkaqe të ndryshme, të mos e ndjesh namazin, zekatin, agjërimin...si një nga adhurimet për Zotin. Por është e pamundur që t’i ngresh duart drejt qiellit, të lutesh duke rënkuar dhe me dëshirën që Zoti të të dëgjojë dhe të mos e ndjesh me gjithë zemër që je rob i Zotit. Duke ngritur duart dhe duke iu lutur Zotit, ti e pranon që Ai është i Plotfuqishmi, Dëgjuesi, Shikuesi... 
    Emri El-Muxhibu na ndërgjegjson mbi fuqinë dhe aftësitë absolute të Zotit. Në ditët e Haxhit apo të muajit Ramazan, çdo besimtar bie në sexhde dhe e lut Zotin për problemet dhe telashet e tij. Zoti i Madhëruar i dëgjon të gjithë dhe ua plotëson nevojat dhe lutjet. Të gjithë besimtarët e lusin Zotin, të sigurtë që Ai i dëgjon dhe u përgjigjet, pa i ngatërruar lutjet e tyre. Asnjëri nuk shqetësohet se mos Zoti i ngatërron lutjet e tyre. Asnjë prej tyre nuk shqetësohet se nga lutjet e shumta, mund të harxhohen mirësitë e Zotit. Rreth këtij aspekti, thotë Zoti në një hadith Kudsij:” O robët e Mi! Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindet të grumbulloheshin në një vend dhe të më kërkonin gjëra të ndryshme, dhe Unë secilit prej tyre t’ia jepja atë që ka dashur, kjo nuk do e pakësonte
     pasurinë Time, ashtu siçnuk e pakëson maja e gjilpërës detin kur futet në të...”
    El-Muxhibu kërkon që besimtari të jetë këmbëngulës në lutjet e tij. Nëse i lutesh një njeriu dhe nuk i ndahesh, ai mërzitet dhe sillet ashpër me ty. Kurse me Zotin është e kundërta. Thotë Profeti a.s:”Zoti i pëlqen ata që janë këmbëngulës në lutje.” Kjo, pasi në këtë mënyrë ti konfirmon adhurimin dhe përkushtimin tënd ndaj Zotit.
    Mund të ndodhë që Zoti të të përballë me vuajtje dhe telashe, me qëllim që ta lusësh dhe t’i kërkosh ndihmë. Këtë e bën kur e shikon që ti e ke harruar. Të sërmur, me qëllim që ta lusësh që të të shërojë. Të vendos para problemeve dhe halleve të vështira, me qëllim që t’i kërkosh ndihmë. E rrezikon anijen në mesin e oqeanit, me qëllim që udhëtarët e saj - që deri në ato çaste nuk besonin në Zot - të ngrenë duart dhe ta lusin Atë me gjithë zemër.
    Emri El-Muxhibu, vjen gjithmonë i shoqëruar me emrin El-Karibu (pranë, afër) në Kuran. Thotë Zoti në Kuran:” :”Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër.” (Bekare 186)  Kurse profeti a.s thotë:” Njeriu është më pranë Zotit të tij, kur është në sexhde, prandaj i shtoni lutjet.”
    Një e veçantë tjetër është se kur e lusim Zotin, ne nuk kemi nevojë t’ia shpjegojmë problemet dhe vështirësitë se si kanë arritur deri në atë pikë. Kjo, pasi Zoti është pranë nesh dhe di gjithçka mbi ne. Nëse do të shkojmë tek dikush për t’i kërkuar ndihmë, fillimisht do ia bëjmë të qartë situatën dhe si janë zhvilluar ngjarjet deri në atë pikë. Kurse kur ka të bëjë me Zotin, ne thjesht i kërkojmë ndihmë për hallin që kemi, pa ia shpjeguar problemin në imtësi.
    Zoti i Madhëruar është më pranë nesh, sesa çdo njeri tjetër i afërt dhe i dashur. As nëna, as babai, as gruaja dhe fëmijët... nuk janë më pranë nesh sesa është Zoti. Edhe pse e përqafon fëmijën tënd të dashur, Zoti është më pranë teje.
    Thotë Zoti në Kuran:“Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rreh) i qafës së tij.” (Kaf 16)
    Shumë njerëz mendojnë se lutjet duhet të jenë vetëm për gjërat e mëdha. Por në fakt, lutjet e drejtuara Zotit duhet të bëhen për çdo gjë, edhe për gjërat më të vogla. Nëse të humbet diçka, sado e vogël qoftë, ngreji duart dhe lute Zotin të ta kthejë përsëri. Vetë profeti Muhamed a.s, na mëson që kur të na humbasë diçka, të themi:”O Zot që do të bashkosh njerëzit në Ditën e Kijametit, më bashko me mallin tim të humbur!” Është vetë Zoti Ai që kërkon prej nesh që ta lusim për çdo gjë, sado e vogël qoftë.
    Shkoi një njeri tek profeti a.s dhe e pyeti:”O i dërguar i Zotit, a larg është Zoti ynë dhe duhet ta thërrasim, apo afër dhe ta lusim me zë të ulët?” Atëherë u shpall ajeti i mëposhtëm i Kuranit:“Dhe nëse të pyesin robët e mi mbi Mua, Unë jam pranë (tyre) e pranoj lutjen e atij që më lutet…” (Bekare 187)
    Në çdo vend tjetër në Kuran, kur ajeti vjen si përgjigje e nje pyetje, ajeti fillon me foljen thuaj, p.sh:”Të pyesin ty për hënën e re, thuaju”  (Bekare 186) “Të pyesin për plaçkën e luftës, thuaju..”   (Enfal 1).
    Kurse në këtë rast përgjigja vjen menjëherë pa ndërmjetësimin e fjalës thuaj pasi lidhjet mes lutësit dhe Krijuesit janë direkte.
    Gjithashtu Zoti nuk e ka kushtëzuar pranimin e duasë vetëm për ato që janë te devotshëm, apo që falen dhe agjërojnë, por e ka lënë të lirë për të gjithë ata që i luten. Thotë Zoti në Kuran:“Zoti juaj ka thënë: Më lutuni Mua që t’ju përgjigjem. Me të vërtetë ata qe tregohen arrogantë ndaj adhurimit tim do te hyjnë të nënçmuar në zjarr.” (Gafir 60)
    Ky ajet, e konsideron atë që nuk i lutet Zotit arrogant dhe mendjemadh. Kush tjetër veç Zotit mund të të ndihmojë?! Kush tjetër veç Tij mund të të nxjerr nga telashet dhe hallet?!
    “Luteni Zotin tuaj të përulur dhe në heshtje, pasi ai nuk i do ata që e teprojnë. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullit të saj dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën).” (Araf 54)
    Thotë profeti (a.s) në disa hadithe:”Lutja është vetë adhurimi.” “Nuk ka gjë më të lartë tek Zoti sesa duaja.”  “Zoti zemërohet me dikë që nuk i lutet” “Mos u tregoni te paaftë për të bërë dua, pasi nuk shkatërrohet një njeri që lutet.”
    “Me të vërtetë Zoti është Bujar dhe i vjen turp që nëse njeriu i ngre duart dhe i lutet, t’ia kthejë duart bosh.”
    “I vjen turp” do të thotë që nëse ti e lut për diçka, Ai ta jep. Ashtu si disa njerëz të cilëve kur u kërkon diçka, edhe nëse nuk kanë mundësi me ta dhënë, ta japin ngaqë u vjen turp. Nëse kjo vlen për njeriun, ç’mund të themi për Zotin  që ka në dorë gjithçka?!
    Cilësia tjetër që përmendet në hadith është “Bujar” i cili është ai që të jep pa i kërkuar.  Kështu edhe Zoti është tepër Bujar me ne, na furnizon më të mira pa ia kërkuar. Sikur t’i kërkonim, sigurisht që do na i pranonte lutjet tona dhe nuk do na i kthente duart bosh.

    Pas këtyre haditheve dhe ajeteve të Kuranit, nuk ka përse të dyshosh nëse Zoti t’i pranon lutjet apo jo.
    Thotë profeti a.s në një hadith tjetër:” “Zbret Zoti i Madhëruar në qiellin e kësaj bote në një të tretën e fundit të natës dhe thotë: Kush më lutet t’ia pranoj atë, kush më kërkon diçka t’ia jap, kush më kërkon falje dhe Unë ta fal.”

       Pranimi i lutjeve në Kuran.
    Po të shohim në Kuran, do të gjejmë që pranimi i lutjeve përmendet në gjërat më të vështira dhe të pamundura. Kjo, me qëllim që të të qetësojë ty o njeri. Po të shohim në fjalët “dhe Ne ia pranuam lutjen” do të gjejmë që lutja i është pranuar dikujt që ka qenë në halle dhe telashe shumë të mëdha.
    Ibrahimi (a.s) e la familjen e tij në Mekë, e cila atëherë ishte vetëm një luginë e shkretë, pa ujë, pa bimë dhe pa njerëz. Kur e la  gruan dhe djalin e tij, Ibrahimi iu lut Zotit: “O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe furnizoji banorët e tij me fruta. O Zot, dërgo nga mesi i tyre një profet që t’ua lexojë librat e Tu, t’u mësojë urtësinë dhe ti pastrojë (nga idhujtaria).” (Bekare 126)
    Ai tha këtë lutje dhe kurrë nuk i ka vajtur në mendje që ajo do të pranohet në formën që e shohim sot. Ne shohim me miliona njerëz që drejtohen drejt atij vendi të bekuar, ata kursejnë me vite të tëra, me qëllim që të vizitojnë vendin ku Ibrahimi a.s la familjen e tij. Veç kësaj, Zoti e furnizoi familjen e tij të braktisur me ujin e Zemzemit, edhe pse nuk kishte shpresa për të gjetur ujë në atë vend.
    Zekeria (a.s.) ishte në moshë të thyer dhe nuk kishte fëmijë, pasi gruaja e tij ishte e pamundur për të lindur. Prandaj ai iu lut Zotit duke thënë:
    “Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. (Merjem 4)
    “O Zot, mos më ler të vetëm (më jep fëmijë)! Ne ia pranuam lutjen dhe i dhuruam Jahjanë.” (Enbija 89)
    Secili prej nesh, po të shohë në jetën e tij, do të gjejë që lutjet dhe dëshirat i realizohen. Kush i është lutur Zotit për fëmijë dhe nuk i ka dhënë? Kush i është lutur për t’i shtuar rizkun dhe nuk ia ka dhënë?
    Vetë unë kam vuajtur dhe për dhjetë vite rrjesht u privova nga fëmija. Një herë vajta në haxh dhe ditën e Arafatit u luta shumë dhe u kërkova dhe të tjerëve që të luten për mua. Ditën e nesërme fola me gruan dhe më tha se kishte vajtur tek doktori për t’u vizituar dhe i kishte thënë se është shtatzanë.
    Sulejmani (a.s) iu lut Zotit duke i thënë: “O Zot më jep pushtet, të cilin nuk do ta ketë kush pas meje.” (Sad 35) Dhe Zoti ia pranoi lutjen, duke i dhënë pushtet të madh, saqë ia nënshtroi xhinët dhe erën.
    Një lutje tjetër është dhe ajo e Junusit a.s, lutje që vinte nga thellësitë e oqeanit dhe nga barku i balenës. Kur melekët e dëgjuan lutjen e tij, i thanë Zotit:”O Zot, një zë i njohur që vjen nga një vend i panjohur!” Zoti u tha:”Ai është robi Im, Junusi në barkun e balenës.”
    (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot veç Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes! Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. (Enbija 87-88)
    Nuhu  (a.s) kur pa që populli i tij,  jo që nuk besuan, por po i sillnin shqetësime,  iu lut Zotit duke i thënë: “O Zot, unë jam i pamundur prandaj më ndihmo!” Atëherë, Zoti iu përgjigj lutjes së Nuhut. Kjo përmendet dhe në Kur’an:“Atëherë, me një shi të vrullshëm hapëm dyert e qiellit. Dhe burimet e tokës i shpërthyem, dhe u takua uji ashtu siç qe caktuar. Kurse Nuhun e mbajtëm në anije.” (Kamer 10-13)
    “Dhe Nuhu na qe lutur dhe Ne jemi lutjepranuesit më të mirë.” (Saffat 75)
    Nëna e Ebu Hurejres refuzonte të bëhej muslimane dhe e shante profetin (a.s.), gjë e cila e dëshpëronte shumë Ebu Hurejren. Një ditë ai vendosi të shkojë tek profeti dhe t’i tregojë mbi hallin që kishte. Profeti (a.s.) ngre duart lart dhe thotë:"O Zot, drejtoje nënën e Ebu Hurejres në fenë islame!” Pas kësaj, Ebu Hurejreja kthehet në shtëpi. Pa hyrë brenda dëgjon zërin e nënës, e cila i thërret duke i thënë: “Qëndro aty ku je!” Del jashtë dhe i thotë:“Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”.”  Ebu Hurejreja, kur dëgjoi këtë, u gëzua shumë dhe shkoi e ia tregoi Profetit që Zoti ia kish pranuar lutjen. Pasi i tregoi, i tha që ta lusë përsëri Zotin që ta bëjë Ebu Hurejren dhe nënën e tij t’i duan njerëzit e tjerë dhe t’i bëjë njerëzit e tjerë t’i duan ata. Profeti (a.s) u lut dhe thotë Ebu Hurajere:”Çdo njeri që dëgjonte mbi mua dhe nënën time, pas lutjes së Profetit (a.s.) na deshte .”
    Në fakt Zoti gjithmonë ua pranon lutjet njerëzve. Ajo që ndodh është se shejtani i bën të harrojnë se e mira që u erdhi është për shkak të lutjes që ishin lutur më parë. E bën këtë që t’i largojë njerëzit nga lutjet duke ua mbushur mendjen që ato nuk pranohen. Gjithashtu e bën që të mos e ndjesh që Zotin e ke pranë. Nëse do ndjesh prezencën e El-Muxhibu dhe se Ai u përgjigjet lutjeve të tua, do e duash dhe do i shtosh lutjet.  Pranimi i duasë të jep një ndjenjë të ëmbël e cila buron nga besimi dhe shejtani kërkon ta largojë këtë. Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm që Zoti na i ka pranuar lutjet. Sa njerëz e kanë lutur Zotin për hallet e tyre dhe Ai ua ka pranuar? Sa njerëz që kanë qenë të mbytur në gjynahe, e kanë lutur Zotin që t’i udhëzojë dhe janë udhëzuar?

       Kohët e pranimit të lutjeve.
    1-Në një të tretën e e fundit të natës. Thotë profeti a.s:”Njeriu është më afër me Zotin e tij  në një të tretën e fundit të natës.” “Natën është një orë në të cilën nëse dikush i kërkon Zotit diçka, do ia pranojë.”
    Shkoi një njeri tek profeti (a.s) dhe i tha:”O i dërguar i Zotit,  kur është lutja më e pranueshme?”
    “ Në një të tretën e fundit të natës” – i tha profeti (a.s)
    “Zbret Zoti i Madhëruar në qiellin e kësaj bote në një të tretën e fundit të natës dhe thotë: Kush më lutet t’ia pranoj atë, kush më kërkon diçka tia jap, kush më kërkon falje dhe Unë ta fal.”
    2- Një orë në ditën e xhuma. Thotë profeti a.s:“Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë u krijua Ademi, në të u zbrit në tokë dhe iu pranua pendimi. Në këtë ditë vdiq dhe po në këtë ditë do të bëhet kijameti. Në të ndodhet një orë, në të cilën nëse një musliman i kërkon Zotit një të mirë nga të mirat e kësaj bote ose të botës tjetër, Zoti do ia japë.”
    Disa dijetarë mendojnë që kjo orë është pas namazit të mëngjesit deri në lindjen e diellit. Disa të tjerë mendojnë që është para namazit të xhumasë. Të tjerë mendojnë që është në kohën që imami mban hytben. Të tjerë mendojnë që është nga koha e iqindisë deri në aksham. Të tjerë mendojnë që është një orë para akshamit. Mendimet më të pranueshme janë që kjo orë gjendet një orë para akshamit, ose gjatë kohës që imami mban hytben.
    3 – Duke qenë në sexhde. Thotë profeti (a.s):“ Njeriu është më pranë Zotit të tij, kur është në sexhde, prandaj i shtoni lutjet.”
    4 – Mes ezanit dhe ikametit. Thotë profeti a.s:”Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”
    5 – Gjatë rënies së shiut.
    6 – Në xhihad.
    7 – Ditën e arafatit.
    8 – Në Qabe.
    9 – Gjatë tavafit.
    10 – Kur e përfundon së lexuari të gjithë Kuranin.
    11 – Në xhami.
    Një e veçantë tjetër e emrit El-Muxhibu është se Ai i pranon lutjet e tua në çfarëdo gjuhe dhe çfarëdo dialekti qofshin ato. Dikush mund të thotë që unë nuk di se si të lutem. Shkoi një burrë tek profeti (a.s) dhe i tha:“O i dërguar i Zotit, unë nuk di të lutem siç lutesh ti dhe Muadhi. Profeti (a.s) e pyeti: “Po çfarë thua kur lutesh?” Ai iu përgjigj:”Them:”O Zot ma bëj rizk xhenetin dhe më ruaj prej zjarrit.” Profeti (a.s) i tha:”Rreth atyre fjalëve sillemi dhe unë me Muadhin.”

       Vendet dhe njerëzit që u pranohen lutjet më shumë.
    1 – Në Qabe.
    2 – Gjatë tavafit.
    3 – Tek Multezemi (mes derës së Qabes dhe Gurit të zi).
    4 – Teksa pin ujë Zemzemi.
    5 – Pasi të kesh përfunduar leximin e plotë të Kuranit.
    6 – Në çastet kur pendohesh.
    7 – Kur një grua muslimane vesh shaminë për herë të parë.
    8– Lutja e një muslimani për vëllanë e tij musliman. Thotë profeti a.s:“Lutja e një muslimani për vëllanë e tij musliman është e pranueshme. Tek koka e tij qëndron një melek i cili sa herë që do të lutet për vëllanë e tij musliman, do të thotë: “Amin, dhe për ty qofshin këto mirësi.”

    E veçantë pasi të lutesh është se ndjen një qetësi të përgjithshme. Kjo, edhe pse nuk je i sigurtë nëse Zoti do e pranojë lutjen tënde apo jo. Madje shumë njerëz, pasi përfundojnë lutjet, thonë “elhamdulilah”. Është një lloj qetësie që të përshkon, pasi ti sapo ia paraqite hallet dhe problemet e tua Zotit që është lutjepranues.
    Një e veçantë tjetër e lutjes, është se duke u lutur “O Zot me bëj të qëndrueshëm para gjynaheve...” ajo që ndodh më pas, është së ti kërkon të jesh i qëndrueshëm. Duke i përsëritur shpesh lutjet, në brendësinë tënde fillon dhe krijohet dëshira dhe vullneti për qëndrueshmëri. Lutjet, përveç anës shpirtërore, kanë dhe anën psikologjike. Kjo shfaqet fuqishëm në të tilla raste. Nëse ti je student dhe e lut Zotin që të të ndihmojë në provime, e ndjen që dëshira për të studiuar dhe përsëritur mësimet të shtohet.

       Kushtet e pranimit të lutjes.
    1- Siguria dhe besimi që Zoti do t’ia pranojë lutjen. Profeti (a.s.) thotë:"Kur t’i luteni Zotit të jeni të sigurtë që do t’ua pranojë lutjen.”
     “Nëse dikush prej jush lutet, të mos thotë o Zot përgjigju nëse dëshiron, por le ta bëjë të madhe kërkesën.”  Mos u lut me dyshim nëse do të të pranohet apo jo.
    2 - Përkushtimi, nënshtrimi dhe  lutja me zemër të thyer. Thotë profeti a.s:”Dijeni që Zoti nuk i përgjigjet lutjes që del nga një zemër e shkujdesur.”  Mos thuaj:O Zot ma jep këtë dhe atë… pa e pasur mendjen fare në ato që thua. Por lutu me gjithë zemër dhe përkushtim.
    Abdullah ibnu Umeri thoshte: “Unë e di kur më pranohen lutjet.Kur përkushtohet zemra, kur loton syri dhe të dridhet trupi, atëherë të pranohet lutja.”
    Imam Hanbeli thotë: “A e dini se si duhet të lutet muslimani?” “Si o imam?” – e pyetën. Ai u tha:” Si një njeri që ndodhet në mes të një deti të trazuar, i kapur pas një dërrase dhe teksa e sheh veten se po mbytet fillon dhe thërret: O Zot më shpëto, O Zot më shpëto! Kështu duhet të lutet muslimani.”
    3- Mos nxitimi gjatë lutjes. Këtë  e shpjegon vetë hadithi  i mëposhtëm i Profetit (a.s.):"Secilit prej jush do t’i pranohet lutja përderisa nuk do të nxitohet.” E pyetën shokët: “Si është nxitimi o Profet?” Ai u tha:“Duke thënë që u luta dhe nuk m’u pranua lutja dhe e ndërpret lutjen.”
    4- Ushqimi hallall. “Profeti a. thotë në një hadith :”Zoti është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën. Zoti i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar dhe profetët. Ai ka urdhëruar të dërguarit e Tij: “O ju të dërguar, ushqehuni me të mira dhe punoni punë të mira.” (Muminun 51)
    Me pas profeti (a.s) përmendi një njeri të lodhur, të pluhurosur që i ngre duart lart drejt qiellit dhe thotë: “O Zot, o Zot!” Po si t’i pranohej lutja atij, kur ishte ushqyer dhe ishte veshur me haram?!”

       Edukata gjatë duasë.
    1 - Është mirë që gjatë lutjes të ngresh duart. Nuk është prej edukatës që gjatë lutjes të vendosësh duart në xhepa.
    2 - Të drejtohesh nga Qabeja po qe e mundur.
    3 - Të jesh i pastër (me abdes) nëse është e mundur. Por edhe nëse je pa abdes, mund të lutesh. Nëse ti o motër je gjatë periodave, mundesh të lutesh. Por më mirë është të jesh i pastër.
    4 - Të fillosh me falenderimet ndaj Zotit duke përmendur cilësitë e Tij. Kur profeti (a.s) lutej, thoshte:”O i Gjallë dhe i Përjetshëm, kërkoj ndihmë nga mëshira Jote.”
    5 – Të bësh lutje dhe të biesh në salavat për Profetin a.s.. Thotë Umeri: ”Lutja qëndron mes qiellit dhe
    tokës derisa të bini në salavat mbi profetin tuaj.”
    6 - Ta lusësh Zotin duke qenë i vendosur se do të të pranohet lutja.
    7 - Të japësh sadaka pas lutjes pasi nëse ke pasur pasuri haram, lëmosha e pastron atë.
    Lidhur me këto që përmendëm, Ibnul Kajjimi thotë: “Kush lutet në mënyrën e sipër përmendur, nuk ka lutje që të mos i pranohet.”
    Pasi të plotësosh kushtet e lartpërmendura, të jesh i sigurtë që lutja do të pranohet. Ajo mund të vonohet, por nuk harrohet.
    Thuhet që Zoti e pyet Xhibrilin:”O Xhibril, a më lutet Mua robi Im?” “Po o Zot” – ia kthen. E pyet Zoti përsëri: “O Xhibril, a më lutet më këmbëngulje”? “Po o Zot” – i përgjigjet përsëri. “O Xhibril – i thotë Zoti – do ia vonojmë pranimin e lutjes pasi më pëlqen ta dëgjoj zërin e tij.”


    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #19 ne: 20-09-2007, 22:32:23
    EL VAHIDU EL EHADU – (Një, I Vetmi)


    Emri i kësaj teme, është një emër të cilin çdo njeri e ka të gdhendur në natyrën e tij. Është një emër me të cilin çdo musliman lind, rritet dhe vdes, duke e mbajtur në zemër. Ky emër është në natyrën e çdo krijese që ka krijuar Zoti. Ai është një emër me të cilin saktësohet besimi i muslimanit. Ky emër që do të trajtojmë në këtë temë, është emri Elvahidu El-ehadu.
    Përkufizimi i këtij emri është: Ai që është i vetëm që në përjetësi, nuk ka pasur shokë, as të dytë si Ai, pa rivalë dhe pa partnerë dhe askush nuk i përngjan Atij.
    Ndryshimi mes emrin Elvahidu dhe El-ehadu, është se emri Elvahidu ka kuptimin, dikush që nuk ka partnerë. Kurse emri El-ehadu, ka kuptimin Ai që askush nuk është i ngjashëm me të. Këto dy emra të çojnë drejt realitetit më të madh:”Nuk ka zot tjetër përveçAllahut”
    Të flasësh rreth një teme të tillë, është sa e bukur dhe mbresëlënëse, aq dhe e vështirë. Kjo, pasi ti u flet dy lloje njerëzish: U flet jobesimtarëve rreth monoteizmit dhe njëshmërisë së Zotit. I flet atij që dyshon dhe ka dilema mbi atë që gjithësia drejtohet dhe administrohet nga një Zoti i vetëm. Në të njëjtën kohë, një temë e tillë u drejtohet besimtarëve që dëshmojnë fuqishëm se nuk ka zot tjetër përveç një Zoti Fuqiplotë por diçka e tillë nuk ua ka mbushur zemrën dhe jetën dhe nuk e ndjejnë siç duhet.
    Vështirësia e kësaj teme qëndron në atë që të duhet t’u flasësh jobesimtarëve mbi fillimin e gjithçkaje dhe se ky univers kaq kompleks patjetër që e ka një ideator dhe Krijues. Në të njëtën kohë, të duhet të bindësh besimtarët që nuk mjafton që të besosh që Ai është i vetëm, nuk mjafton që në çdo namaz të thuash:”Nuk ka zot tjetër veç Allahut”, por duhet që ta përjetosh këtë emër me gjithë zemër, duhet që çdo qelizë e trupit tënd ta ndjejë këtë emër. Një temë e tillë është një sfidë shumë e fortë për ne dhe e lusim Zotin që të na ndihmojë ta arrijmë objektivin.
    Temën do e fillojmë duke iu adresuar politeistëve me racionalizëm, gjë të cilën do e pasojmë me ajetet e Kuranit që i drejtohen arsyes së shëndoshë. Teksa u adresohemi dhe u drejtohemi politeistëve në këtë formë, besimtarët që i lexojnë këto rrjeshta e kanë për detyrë që në çdo fakt dhe argument të thonë me gojë dhe zemër:”La ilahe il-lallah”
    Qëllimi ynë është që pas kësaj teme, jobesimtarët dhe politeistët të mos kenë justifikime dhe argumente për të kundërshtuar, kurse besimtarët t’i dedikohen plotësisht dhe me sinqeritet vetëm Zotit.
    Emri i Zotit El-ehadu është përmendur vetëm një herë në Kuran dhe kjo në suren Ihlas:”Thuaj: Ai Zoti është një.” (Ihlas 1) Edhe pse kjo sure është shumë e shkurtër, ajo konsiderohet si 1/3 e Kuranit.
    Kurse emri Elvahid përmendet 15 herë në Kuran, ku gjashtë herë përmendet i shoqëruar me emrin El-Kahhar.
    “Thuaj Zoti është krijues i çdo gjëje dhe Ai është i vetmi ngadhnjyes.” (Rad 16) 



    Tregues që Zoti është El-ehad (I vetmi)
    1 – Treguesi i parë është se forma e krijimit të krijesave në gjithësi, është e vetme. Çdo krijesë vjen në ekzistencë pak kontaktit seksual mes mashkullit dhe femrës. E njëjta gjë ndodh me njeriun, kafshët dhe bimët.
    Sperma e burrit pllenon vezën e femrës, duke formuar embrionin e njeriut. Sperma e kafshës mashkull pllenon vezën e femrës dhe krijon embrionin e kafshës së re. Një pikë e ujit të qiellit, vendoset në tokë dhe krijon kushtet për mbirjen e bimës. Një realitet të tillë, e përmend Zoti në Kuran në suren Tarik ku thotë:”Le ta shikojë njeriu nga se u krijua. Ai u krijua nga uji që hidhet fuqishëm. I cili del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e kraharorit. Ska dyshim se Ai ka fuqi ta kthejë në jetë atë.”  (Tarik 5-8)
    Në ajetet e mëpasme tregohet mbi mënyrën se si mbijnë dhe shumohen bimët:
    “Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi. Edhe tokën që çahet për bimë.” (Tarik 10-11)
    Një e veçantë tjetër është se funksionimi i krijesave, pothuajse është i njëjtë. Të gjithë krijesat janë të pajisura me sistemin e frymëmarrjes. Nuk ka krijesë që nuk ka sistem të frymëmarrjes, nuk ka krijesë pa lëkurë, pa sy… Sikur ideja e gjithë kësaj është se Krijuesi i tyre është një, i vetëm.  Nëse do të ishin dy zota, dy krijues, secili prej tyre do të dëshironte të krijojë diçka të veçantë, që nuk e ka krijuar tjetri. 

    2 – Treguesi i dytë është se Zoti ka caktuar norma dhe ligje të pandryshueshme dhe fikse në univers. Një nga këto norma dhe ligje është se çdo gjë ndodh gradualisht. çdo krijesë në gjithësi, lind e vogël dhe vazhdon
    të rritet gradualisht derisa të arrijë në pikën kulminante dhe të pranueshme të saj. Më pas, ajo fillon rënien gradualisht derisa të vdesë. Lindja e diellit, fillon e zbehtë në mëngjes. Dielli fillon të zmadhohet dhe ta shtojë temperaturën e tij deri në mesditë. Më pas fillon të dobësohet përsëri derisa të perëndojë. Të njëtit ligj i nënshtrohet dhe hëna. Thotë Zoti në Kuran: “Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (trungu i palmës së tharë).” (Jasin 39)
    Thotë Zoti në Kuran:”Është Zoti Ai që u krijoi nga dobësi, pas dobësisë bëri fuqi, pas fuqisë bëri dobësi dhe pleqëri” (Rum 54)
    Ligjet dhe normat graduale në gjithësi janë tregues se Ai që i vendosi është një dhe i vetëm.
    Një e veçantë tjetër është se asnjë nga fenomenet e natyrës, nuk vjen apo të zhduket sa hap e mbyll sytë. Mëngjesi dhe agimi i ditës nuk vijnë menjëherë, por gradualisht. Po kështu është dhe ardhja e natës. Këtë realitet e përmend dhe Zoti në Kuran ku thotë:”dhe nata kur shtrihet. dhe mëngjesi kur merr frymë” (Tekvir 17-18)
    Nënës së mbarsur dhe shtatzënë i duhen nëntë muaj që ta lindë foshnjen e saj. Vetë krijimi i qiejve dhe i tokës u bë për gjashtë ditë.
    Në debatin që pati Ibrahimi a.s me mbretin Nemrud, kur Ibrahimi a.s i tregoi një nga cilësitë e Zotit që është se Ai ka në dorë ta marrë jetën dhe të ta japë përsëri, Nemrudi iu përgjigj se edhe ai e bën diçka të tillë. Për këtë, ai vrau një nga të burgosurit e tij dhe la të lirë një tjetër. Atëherë Ibrahimi a.s ndërhyri dhe i tha që Zoti i tij ka caktuar norma dhe ligje në gjithësi dhe nëse beson se je zot, ndryshoji këto ligje. “Zoti e sjell diellin nga lindja, kurse ti sille nga perënimi. Ai që mohoi u shtang” (Bekare 258)
    Mbreti Nemrud mbeti i shtangur nga kjo sfidë, pasi nuk kishte se çfarë t’i thoshte.
    Një nga ligjet dhe normat fikse në univers, është se gjithçka lëviz në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Elektronet e atomit, rrotullohen në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Vetë galaktikat lëvizin në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Po kështu është dhe rrotullimi i tokës, diellit, hënës… I njëjtë është  dhe tavafi (rrotullimi) rreth Qabesë. E vençantë në të gjithë këtë, është se të gjithë lëvizin në një orbitë me formë vezake dhe jo rrethore. Të gjithë planetet lëvizin në këtë formë, dielli, hëna…vetë elektronet lëvizin dhe rrotullohen në një orbitë vezake. Nga atomi në galaktikë, lëvizin në një drejtim. A nuk tregon kjo se Ai që krijoi gjithësinë është një dhe i vetëm?
    Një e veçantë tjetër e trupave qiellorë është se të gjithë lëvizin në një aks të pjerrët. Vetë globin e tokës kur e studionim në shkollë, e studionim të vendosur pjerrtazi dhe jo vertikalisht. E gjithë gjithësia rreth nesh, rrotullohet në aks të pjerrët. A nuk tregon kjo që Ai që e krijoi gjithësinë në këtë formë, është një dhe i vetëm?
    Gjithçka sa përmendim në këtë temë, janë njohuri të pakta sa për të ngacmuar kurejshtjen për të kërkuar më shumë në libra dhe internet. Nëse do të flisnim mbi të gjithë ligjet dhe normat, do të na duhej kohë e gjatë për t’i shtjelluar.
    Një ligj dhe normë tjetër në univers është dhe instikti i amësisë. Të gjithë krijesat në gjithësi, janë të pajisura me instiktin dhe ndjenjën e amësisë. Kur balena bëhet gati të lindë, vijnë dy tre balena të tjera, për ta ndihmuar dhe për ta mbrojtur nga kafshët e tjera grabitqare. Instikti i amësisë ndodhet dhe tek bimët. Nëse një bimë e madhe fillon të fishket nga thatësira, ujin e mbetur, ajo e depoziton tek bimët e vogla rreth saj, me qëllim që t’u zgjatet jeta. E gjithë gjithësia dhe universi bazohet mbi instiktin e amësisë dhe kujdesit për më vegjlit.

    3 – Treguesi i tretë është se e gjithë toka dhe gjithçka mbi të, është e nënshtruar ndaj një krijese të vetme që quhet njeri. Nëse do të kishte dy zota, meqë njëri ia ka nënshtruar gjithçka mbi tokë njeriut, tjetri do e nënshtronte për xhindët, luanët ose elefantët… Madje jo vetëm në tokë, por i gjithë universi është dizenjuar në atë formë që ti të jesh superior dhe lider. Madje ti vetë o njeri, je dizenjuar në atë formë që ta kryesh këtë rol. Që kur njeriu u krijua me duar të lira, u bë për arsye se me këto duar ai do të prodhojë dhe shpikë gjëra që e ndihmojnë në jetë. Nëse do të kishte zot tjetër, do të kishte krijuar një krijesë tjetër që të jetë superiore dhe udhëheqëse mbi tokë. Argumenti dhe fakti më i fuqishëm për ekzistencën e një Zoti të vetëm, është vetë njeriu. Si ka mundësi që ky njeri të mohojë Zotin një dhe të vetëm, në një kohë që vetë është prova dhe fakti për ekzistencën e Tij?!
    Luani dhe asnjë kafshë tjetër nuk është dizenjuar në atë formë që të luajë rolin e lidershipit mbi planetin tokë. Vetë mendja dhe shumë aftësi të tjera, tregojnë që Zoti është një dhe i vetëm.
    Nëse do të kishte dy zota, universi do të hynte në një kaos dhe anarshi shkatërrimtare. Cili prej tyre do të
    ishte më i forti? Cili do të udhëhiqte gjithësinë? Nëse njëri cakton që dielli të lindë nga lindja, tjetri do e ndryshonte të nesërmen dhe do e bënte të lindë nga perëndimi. Thuaj me fuqinë e shpirtit dhe të besimit në një Zot të vetëm:”La ilahe il-lallah.”
    Profeti ynë Muhamedi a.s na ka lajmëruar se dielli do të lindë nga perëndimi kur kësaj bote t’i vijë fundi. Kjo, pasi këtë e ka thënë vetë Zoti një dhe i vetëm.

    4 – Treguesi i katërt që Zoti është një dhe i vetëm është harmonia dhe integriteti në gjithësi. Të gjithë ne e ndjejmë dhe e shohim që gjithçka funksionon si një e vetme dhe unike, duke i shërbyer njëra-tjetrës.
    Shiu që të bjerë, duhet një bashkëpunim mes diellit, detit, reve, erërave dhe ujit. Kuptohet qartë që është një fabrikë, departamentet e të cilës kanë një bashkëpunim perfekt. Integriteti dhe harmonia në gjithësi, tregojnë që krijuesi i saj është një dhe i vetëm.
    Diçka tjetër e veçantë është se përqindja e oksigjenit në tokë është 21%, kurse përqindja e dioksidit të karbonit është 1%. Të gjithë krijesat thithin oksigjenin dhe nxjerrin dioksidin e karbonit. Kjo e pakëson oksigjenin dhe e shton dioksidin e karbonit, gjë që çon në vdekjen e njeriut mbi tokë. Por Zoti që është një dhe i vetëm ka caktuar që njeriu të marrë oksigjenin dhe të nxjerrë dioksidin e karbonit, kurse pemët dhe bimët bëjnë të kundërtën, marrin dioksidin e karbonit dhe nxjerrin oksigjenin. Me këtë, përqindja mbetet e pandryshuar.
    Bletët bredhin në çdo lule me qëllim për të marrë nektarin e tyre me qëllim që të prodhojnë mjaltin. Teksa merr nektarin, ajo merr me këmbët e saj dhe pjalmin e luleve. Duke kaluar nga një lule në tjetrën, ajo bën dhe pllenimin e tyre. Diçka e tillë siguron prodhimin e frutave dhe sigurimin e jetesës së njeriut mbi tokë. Zoti ka caktuar një harmoni kaq të mrekullueshme mes krijesave të ndryshme, me qëllim që të të tregojë se Ai është një dhe i vetëm. La ilahe il-lallah. La ilahe il-lallah. La ilahe il-lallah…
    Një harmoni tjetër në univers është mes rezervave ushqimore dhe nevojave të njerëzve. Gjithashtu Zoti ka harmonizuar mes ushqimit dhe organizmit tonë, të cilin e ka bërë të përshtatshëm për këtë ushqim. Kështu harmonia është mes sasisë së rezervave ushqimore, nevojave të njerëzve dhe organizmit i cili do e konsumojë. Zoti i Madhëruar ka harmonizuar dhe mes nevojave të bimëve dhe tokës që i furnizon me ushqim.
    A nuk tregon kjo harmoni që nuk ka tjetër përveçnjë Zoti të vetëm?

    5 – Treguesi i pestë që Zoti i Madhëruar është një dhe i vetëm, është se askush tjetër veçTij, nuk pretendon se është zot. “Më pas iu drejtua qiellit (krijimit të tij) i cili ishte tym (mjagullnajë) atij dhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dy thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” (Fussilet 10-11)
    Askush tjetër veç Zotit, nuk ka thënë fjalë të tilla dhe nuk ka pretenduar të jetë zot.
    Një herë, disa njerëz i kërkuan Abdullah ibn Mukaffa të shkruajë disa ajete si të Kuranit. Ai u kërkoi ta lënë në një dhomë të vetëm, që të frymëzohej. Hyri në dhomë dhe qëdroni një ditë  të vetme. Kur doli, u tha:”Është e pamundur të shkruhet një Kuran tjetër. Kush tjetër veç Atij që është një dhe i vetëm mundet të urdhërojë qiellin dhe tokën dhe ata t’i binden?!:” E iu pat thënë: “Oj tokë, përpije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij” (Hud 44)
    Tani le të përmendim disa ajete nga Kurani, për sa përmendëm më sipër:
    “Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (profetët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?” (Neml 59)
    “Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër veçAllahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
    A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç Allahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
    A është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër veçAllahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
    Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos Allahut? E lartë është madhëria e Tij nga ajo që ia përshkruajnë shok.
    Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër veç Allahut? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
    Thuaj: “Askush në qiej dhe as në tokë nuk e di të fshehtën veç Allahut, as nuk e dinë se kur ringjallen!”
    (Neml 59-65)
    “Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse e dini?”
    Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
    Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
    Ata do të thonë: “Allahu!”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
    Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të dojë), dhe që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?”
    Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”
    Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
    Allahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pasi (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është Allahu nga ato që ia përshkruajnë” (Muminun  84-91)
    “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota përveçAllahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Arshit.” (Enbija 22)
    “Allahu solli një shembull: Një skllav i cili ka katër pronarë pa marrëveshje mes tyre, dhe një skllav që është që ka vetëm një pronar. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.” (Zumer 29)
    Fjalët:”La ilahe il-lallah – nuk ka zot përveç Allahut” janë fjalë me të cilat lind dielli çdo ditë, janë fjalë që ndriçojnë gjithësinë, janë fjalë me të cilat do të hyjmë në xhenet, janë fjalë për të cilat jemi krijuar, janë fjalë për të cilat paraardhësit tanë janë lodhur dhe kanë vuajtur… Janë pikërisht fjalët “I vetëm, një I vetëm” fjalët për të cilat Bilali torturohej në shkretëtirë.
    Vallë a janë fjalët:”La ilahe il-lallah” dhe “Thuaj:”Ai Allahu është i vetëm” fjalë që të mbushin zemrën dhe çdo qelizë të trupit tënd? A i përjeton këto fjalë në jetën tënde?
    ”Ai Allahu është i vetëm” do të thotë që askush si nuk Ai mundet të na furnizojë, askush nuk mundet të krijojë, askush tjetër nuk mundet të na nderojë, nuk mundet që mes njohjes dhe bindjes së Tij dhe interesave personale, të zgjedh këto të fundit, pasi Ai është një dhe i vetëm. 
    Bilalin e nxorrën në shkretëtirë në temperatura tepër të larta – mbi 50 gradë –dhe i veshën një mburojë hekuri që ta djegë. Veç kësaj, i hodhën dhe një gur të madh mbi kraharor dhe e godisnin me kamzhikë. Ata i kërkonin të mohonte Zotin e vërtetë, por goja e tij nxirrte vetëm fjalët “I vetëm, I vetëm…”
    A të ka rastisur ta lexosh suren Ihlas me fuqinë e ndjenjave të Bilalit? Mos e lexo Kuranin që ta përfundosh sa më shpejt o vëlla, por lexoje që ta ndjesh dhe ta përjetosh. Bilalit i kërkonin që të shqiptojë fjalë të tjera veç“I vetëm, I vetëm” por ai ua kthente:”Gjuha ime nuk mundet të shqiptojë fjalë tjetër.”
    Ti o vëlla që e harron Zotin dhe praninë e Tij, mos harro se kjo fe nuk ka arritur gjer tek ne në një tabaka floriri. Të parët tanë kanë vuajtur dhe janë torturuar për këtë fe. Përse ta humbasësh ti? Përse ta harrosh namazin? Përse ta lexosh Kuranin për ta përfunduar sa më shpejt?
    Kishte nga shokët e profetit a.s, të cilët i torturonin duke u vendosur në shpinë gurë të nxehur mbi zjarr. Ajo që e shuante nxehtësinë e gurëve ishte lëkura dhe mishi i tyre. E gjitha kjo, për shkak të një fjale “ një dhe i vetëm”
    Një nga shërbëtoret e vajzës së faraonit, teksa po i krehte flokët e vajzës, i bie krëhëri dhe kur e merr thotë: “Bismilah” (në emër të Zotit) E pyet vajza: “Cilin zot, babanë tim?” Kurse ajo ia ktheu: “Zoti im, i yti dhe i babait tënd është Allahu.” Vajza i tregoi babait të saj, faraonit, i cili e thirri dhe e pyeti: “A ke zot tjetër përveç meje?” “Zoti im dhe i yti është Allahu”-iu përgjigj shërbëtorja. Faraoni e merr atë dhe katër fëmijët e saj dhe i afron pranë një zjarri të madh të ndezur dhe i thotë: “A ke zot tjetër veç meje?” “Zoti im dhe i yti është Allahu” – ia kthen gruaja besimtare. Atëherë faraoni e merr fëmijën e saj më të madh dhe e hedh në zjarr. E njëjta gjë ndodhi dhe me të dytin, të tretin dhe të katërtin. Kur mori të hedhë të katërtin, i cili ishte dhe më i vogli dhe ishte për gjiri akoma, sikur nuk deshi t’i lejojë ta hedhin, por në atë moment, foshnja flet dhe i thotë: “O nëna ime, ti je në rrugën e vërtetë, prandaj duro!” Kështu u hodhën në zjarr dhe fëmija i katërt së bashku me nënën e tij. për disa çaste dhe britmat e tyre u zhdukën, por emri i tyre dhe sakrifica që bënë nuk mund të harrohet nga Zoti një dhe i vetëm. Tregon profeti a.s mbi natën e Mi’raxhit:”Teksa po ngjiteshim lart ne qiej, ndjeva një aromë shumë të mirë, që nuk e kisha ndjerë ndonjëherë. E pyeta Xhibrilin se ç’ishte kjo aromë e mirë. Ai më tha se ishte aroma e shërbëtores së faraonit dhe fëmijët e saj.”
    Thotë profeti (a.s) “ Do të qëndrojë dikush nga umeti im para Zotit ditën e kijametit dhe do të thotë Zoti: I hapni regjistrat (e veprave) dhe do i hapen 99 regjistra, secili prej tyre shtrihet deri në horizont. Kur i shikon do e kuptojë që është i humbur. Do i vendosen veprat e mira në njërën anë të peshores dhe regjistrat e veprave të këqia në anën tjetër dhe do e ulin peshoren regjistrat e veprave të këqija. Zoti do i thërrasë: “O robi Im, a ke ndonjë justifikim, për këto gjynahe?” “Jo o Zot” – do përgjigjet. Do e pyesë përsëri Zoti: “Mos të kanë bërë ndonjë padrejtësi melekët”? “Jo o Zot” – do përgjigjet përsëri. “Mos të kam bërë Unë padrejtësi o robi Im?” - e pyet Zoti. “Jo, o Zot” – ia kthen njeriu. “Mos nuk të ka arritur mesazhi Im në dynja?” “Po o Zot më arriti”- do i thotë. “O robi Im- i thotë Zoti- mos vallë ke të mira të tjera që nuk i kemi vendosur?” “Jo o Zot” – do përgjigjet. “Po, o robi im- do i thotë Zoti- e ke akoma një të mirë që nuk e kemi vendosur në peshore.” Njeriu do i thotë: “Po çfarë do të bëjë një e mirë kundrejt 99 regjistrave të mbushur me gjynahe o Zot?” Zoti do i përgjigjet: “O robi Im, tek Unë nuk i bëhet kujt padrejtësi. O melekët e Mi, silleni të mirën e robit Tim dhe melekët sjellin në çast një copë kartë.” Njeriu kur e sheh do thotë: “Po çfarë do të bëjë një copë kartë kundrejt 99 regjistrave me gjynahe o Zot”? Zoti do u thotë melekëve: “Vendoseni kartën në krahun e punëve të mira!  Në të shihet e shkruar fjala: “Nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij. Kur vendoset në peshore, menjëherë e rëndon krahun e punëve të mira.” Më pas profeti a.s tha:”Nuk ka gjë më të rëndë se emri i Zotit.”
    Padyshim që ky njeri e ka thënë fjalën “La ilahe il-lallah” me gjithë zemër dhe sinqeritet qoftë dhe një herë, që fitoi këtë kartë.
    Thotë profeti a.s:”Personi që do të gëzohet me shumë me ndërmjetësimin tim Ditën e Kijametit, është ai që ka thënë:”La ilahe il-lallah” qoftë dhe një herë me siqeritet dhe zemër.”
    Thuaj në këto çaste o vëlla dhe o motër:”La ilahe il-lalla”, ndoshta mund të jetë kjo fjalë e thënë me siqeritet dhe me gjithë zemër, ajo që do i rëndojë regjistrat e punëve të mira.
    Shkoi një burrë tek profeti a.s dhe i tha:”O i dërguar i Zotit. Filani është imami ynë dhe sa herë që lexon një sure në namaz, pas saj lexon suren Ihlas.” Profeti a.s e thirri imamin e tyre dhe e pyeti:”Përse e bën këtë?” Ai iu përgjigj:”Ngaqë e dua këtë sure o i dërguar i Zotit!” “Po përse e don?” e pyeti përsëri profeti a.s. “Ngaqë ajo përmban emrin e Zotit.” Iu përgjigj. Atëherë profeti a.s i tha:”Dije se edhe Zoti të don ty.”
    Kjo sure konsiderohet si 1/3 e Kuranit, pasi në të ndodhet emri i Zotit, ngaqë ajo përmban njësimin e plotë të Zotit.
    Teksa një burrë lutej me fjalët:”O Zot, unë të kërkoj Ty që je një dhe i vetëm. Të lutem Ty që çdo gjë ka nevojë për Ty, nuk ke lindur kënd, nuk je lindur prej kujt dhe askush nuk është i ngjashëm me Ty.” Profeti a.s e dëgjoi dhe i tha:”E ke lutur Zotin me emrin e Tij më të madh, me të cilin ta pranon lutjen dhe nëse i kërkon diçka ta jep.”
    Teksa profeti a.s kthehej nga beteja e Tebukut, një natë i vjen Xhibrili a.s dhe i thotë:”O Muhamed, çohu dhe fali namazin e xhenazes Muavije ibn Muavije Elmuzenij!!” Profeti a.s sikur përtoi ngaqë ishte akoma natë dhe shumë ftohtë. Por Xhibrili a.s i tha përsëri:”O i dërguari i Zotit, përjashta të presin dy rrjeshta me melekë, të cilët kanë ardhur vetëm për t’i falur xhenazen Muavijes.” Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s i habitur:”O Xhibril, po çfarë paska bërë Muavije ibn Muavije Elmuzenij që të zbresin dy rrjeshta me melekë për t’i falur xhenazen?!” Xhibrili a.s u përgjigj:”Ai e ka dashur shumë suren Ihlas. E lexonte atë natën dhe ditën”
    Me fjalët:”La ilahe il-lallah” jetojmë, me to vdesim dhe me to do të ngushëllohemi në jetën e varrit. Me këto fjalë do të ringjallemi, me to do të dalim para Zotit dhe me këto fjalë do të hyjmë në xhenet.
    Thotë profeti Muhamed a.s:”Përtërijeni besimin tuaj, pasi ai vjetërsohet ashtu siç vjetërsohen rrobat.” Të pranishmit e pyetën:”çfarë të bëjmë o i dërguar i Zotit?” Ai u tha:”Thoni:”La ilahe il-lallah”.

    Si ta përjetojmë emrin e Zotit, Elvahidu El-ehadu?
    1 –Të jesh i sinqertë me Zotin një dhe i vetëm. Kjo nënkupton që çdo gjë që ta veprosh, çdo fjalë, çdo punë, çdo lëvizje, çdo qetësi, të veprosh vetëm për Zotin e Madhëruar. Të ndjesh me zemër që i përket vetëm Zotit dhe të jetosh për të. Të jetosh në këtë botë, sikur mos ekzistojë askush tjetër, vetëm ti dhe Zoti, të kërkosh si dëshmitar të veprave të tua vetëm Zotin.
    Thotë Zoti në Kuran:“Me të vërtetë që namazi im, kurbani, jeta dhe vdekja ime janë për Zotin e botërave. Ai nuk ka shok të barabartë me Të dhe për këtë jam urdhëruar.” (En’am 162)
    Ajeti i mësipërm nënkupton që çdo gjë që posedojmë, duhet ta përdorim në gjëra që gëzojnën dhe kënaqin Zotin. Fëmijët do i edukojmë me besim dhe bindje ndaj Zotit, me qëllim që t’a përhapin këtë fe dhe ta çojnë vendin drejt zhvillimit. Pasurinë time do e shpenzoj vetëm në gjëra që e gëzojnë dhe kënaqin
    Zotin. Me gruan do të sillem ashtu siç kërkon dhe e pëlqen Zoti një dhe i vetëm. Vartësit e mi, do i trajtoj me mirësjellje me qëllim që të kënaq Zotin.
    Asnjë punë mos e vepro vetëm se për hatër të Zotit. Mos i bëj gjërat për syfaqësi. Imagjinoje veten Ditën e gjykimit të madh, të vish me shumë vepra të mira, por poshtë çdo të mire lexon:”Kjo është vepruar për hatër të filanit, kjo është vepruar për të kënaqur egon e filanit…”  Në fund nuk të mbetet asgjë.
    Ne duam që të jetojmë në luks, të martohemi, të lindim fëmijë, të dëfrejmë, të shëtisim, të vishemi bukur…. por e rëndësishme është që qëllimi kryesor të jetë që të arrijmë kënaqësinë e Zotit. E rëndësishme është që fuqinë që na ka dhënë Zoti ta përdorim në gjëra hallall dhe që e gëzojnë Zotin. Dijen që na ka dhënë Zoti, ta përdorim për gjëra të dobishme.
    Thotë Zoti në Kuran:”
    “Ata nuk ishin të urdhëruar me gjë tjetër, përveçse të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin dhe të japin zeqatin, pasi ajo është feja e drejtë.”
     (Bejjine 5)
    “Thuaj: Unë jam urdhëruar të adhuroj Zotin me sinqeritet të plotë ndaj fesë time” “ a nuk i takon Zotit feja e sinqertë?” (Zumer 11)
    Një besimtar tregon se sa herë që shkon në Qabe, pin ujë nga uji i zemzemit me qëllim që Zoti ta pajisë me sinqeritet. Me të marrë gotën në dorë, ai thoshte:”O Zot, më pajis me sinqeritet që më mbush zemrën! Dhe pinte një gllënjkë. Më pas thoshte:”O Zot, më pajis me siqeritet që mbush fytyrën time!” dhe pinte një gllënjkë tjetër. Më pas thoshte përsëri:”O Zot, pajise gjuhën time me siqeritet!” dhe pinte përsëri ujë zemzemi. 
    Çdo natë, teksa lutej, profeti a.s thoshte:”O Zot, Ty të jam dorëzuar, tek Ti kam besuar, tek Ti jem mbështetur, me fjalët e Tua gjykoj, me emrin Tënd luftoj..”
    “(Kujto) Kur gruaja e Imranit pati thënë: “Zoti im, këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj vetëm për shërbimin Tënd, prandaj pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di”! (Al Imran 35)
    A mundesh që këto fjalë t’i thuash për veten tënde, fëmijët e tu, pasurinë tënde…?
    Nga shtatë personat që Zoti do i strehojë nën hijen e Tij Ditën që nuk do të ketë hije tjetër, janë dhe:”… një njeri që dha një sadaka pa e ditur dora e majtë se çfarë dhe a djathta… dhe një që i rrodhën lotët kur kujtoi Zotin”
    Me fat është ai që fal një sexhde me sinqeritet të plotë për Zotin.
    Tregohet që kush tregon siqeritet ndaj Zotit për dyzet ditë, i shfaqen burimet e urtësisë në zemrën, gjuhën dhe fytyrën e tij.
    Thotë profeti a.s:”Zoti i shkroi të mirat dhe të këqiat dhe i tregoi ato. Kush nis ta veprojë një të mirë dhe nuk e vepron atë, Zoti ia shkruan si një vepër të mirë. Nëse niset ta veprojë dhe e vepron, i shkruhen dhjetë deri në shtatëqind të mira.” Dijetarët thonë që shumëfishimi ndodh sipas sinqeritetit të vepruesit.
    Ata që do i lexojnë këto rrjeshta, do të ketë prej tyre që do të marrin dhjetë të mira, të tjerët do të marrin deri në shtatëqind, kurse të tjerë do të marrin shumëfishe.
    Ata që shkojnë në haxh apo umre, prej tyre ka që fitojnë dhjetëfishin, të tjerët shtatëqind, të tjerë me mijëra dhe të tjerë melekët nuk dinë ku t’i vendosin të mirat e tyre.
    Tregon Umer ibnu Abdul Azizi:”Nuk kam hedhur asnjë hap, pa menduar për qëllimin që po e hedh.”
    Kur vdiq një nga shokët e profetit (a.s), një nga banorët e Medines i thotë një tjetri: “Eja të marrim pjesë në varrimin e filanit.” “Më prit një moment “– ia kthen. Qëndron një çast i menduar dhe i thotë: “Po, eja të shkojmë”. “Po përse u mendove?” E pyet i pari. “U ndala për të rregulluar qëllimin për të cilin po shkoj “– iu përgjigj.
    Teksa po vdiste Halifeja Sulejman ibn Abdul Melik, tha:”Do të nënshkruaj një kontratë, në të cilën shejtani nuk do të ketë pjesë.” Ajo që bëri ishte se caktoi si Halife pas tij, Umer ibnu Abdul Azizin.
    Shkak i vuajtjeve dhe vonimit të ndihmës së këtij umeti, mund të jemi ne ngaqë nuk jemi të sinqertë me Zotin në ato që veprojmë. Mund të jetë secili prej nesh shkaku.
    Në një betejë, muslimanët nuk po arrinin të depërtonin brenda kalasë. Megjithë përpjekjet dhe sakrificat, ata dështonin në çdo përpjekje. Një nga muslismanët, teksa të gjithë flenin natën, ai zgjohej dhe hapte një tunel nëntokësor. Ai vazhdoi të hapë tunelin derisa arriti brenda kalasë. Me të hyrë, hapi dyert dhe thirri me të madhe:”Zoti është më i madhi!” dhe gjithë ushtria muslimane hyri brenda. Pas fitores, komandanti musliman thirri para gjithë ushtarëve:”Kush është ai që hapi tunelin?”  Askush nga ushtarët nuk u përgjigj.
    Komandanti thirri përsëri:”I bëj thirrje atij që hapi tunelin të paraqitet para meje menjëherë!” Përsëri askush nuk u përgjigj. Komandanti thirri përsëri:”Unë jam komandanti i ushtrisë dhe e urdhëroj të vijë në çadrën time menjëherë!” Pasi komandanti vajti në çadër, i vajti një nga ushtarët me fytyrë të mbuluar dhe i tha:”Më ka dërguar personi që hapi tunelin të të them se ai kërkon tre kushte që të tregojë se kush është. Kushti i parë është që të mos caktosh ndonjë shpërblim për këtë që bëri. Kushti i dytë është që emrin e tij të mos e përmendësh para ushtrisë. Kushti i tretë është që emrin e tij mos ia tregosh Halifes.” Komandanti e pyeti i habitur:”Po përse?” Ai ia ktheu:”Nuk dua që shpërblimin e Zotit, ta ndërroj me pasuritë e kësaj bote.” Komandanti i tha:”Të premtoj se do ia plotësoj këto kushte.” Atëherë ushtari me fytyrë të mbuluar u përgjigj:”Unë jam ai që hapa tunelin.” dhe u largua.
    Musai a.s nuk e arriti pozitën e lartë tek Zoti, veçse me sinqeritet. “dhe kujto në libër Musanë. Ai ishte i sinqertë.” (Merjem 51)
    Jusufi a.s nuk shpëtoi nga joshjet e gruas së Azizit, veçse me sinqeritet. “kështu ia larguam të keqen dhe poshtërinë, ai ishte nga robët Tanë të sinqertë.” (Jusuf 24)
    Sinqeriteti i Halid bin Velidit, i cili ka qenë nga komandantët më të shquar ushtarak. Para një beteje, Umeri, prijësi i besimtarëve e shkarkon dhe cakton si komandant të ushtrisë muslimane Ubejde bin Xherah. Halidi jo vetëm që e pranon këtë vendim, por vesh rrobat e ushtarit menjëherë dhe përgatitet për luftë. Gjatë luftës e shohin që luftonte më shumë se kur ishte komandant dhe kur e pyetën se përse e bënte këtë, u përgjigj: “Unë po luftoj që të çlirojmë Shamin për hatër të Zotit, jo për hatër të Umer bin Hattabit.”
    Të varfërit e Medines gjenin ushqim për dhjetë vite rrjesht tek dera, pa e ditur kush ua sillte. Këtë nuk e morrën vesh vetëm ditën kur ai vdiq dhe panë që nuk gjetën më ushqim tek dera. Kur e morrën ti lajnë trupin, panë që shpinën e kishte të nxirrë për shkak se mbante ushqimin për tek dyert e të varfërve.
    Kur profeti (a.s) urdhëroi ti jepej njërit prej tyre nga plaça e luftës që sapo kishin fituar, ai i prekur ndërhyri: “O i dërguar i Allahut. Nuk të kam ndjekur për të përfituar nga plaçka e luftës, por të kam ndjekur që të qëllohem me një shigjetë në fyt dhe të dalë tek qafa.” Profeti (a.s) i tha: “Nëse e ke me sinqeritet këtë  do të ta japë Zoti.”  Pas lufte e gjetën të vrarë me një shigjetë që i kish hyrë tek fyti dhe i kish dalë tek qafa. Kur e pa profeti (a.s) tha:”U tregua i sinqertë me Zotin, dhe Zoti ia dha atë që deshte.” 
    Është turp për ne, që të jemi muslimanë që lexojmë suren Ihlas dhe të mos jemi të sinqertë.
    Ajo që kërkohet në fund të kësaj teme është:
    1 – Ta përtërijmë besimin tonë me fjalët:”La ilahe il-lallah.”
    2 – Të përpiqemi të jemi të sinqertë në veprat tona.





    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #20 ne: 20-09-2007, 22:36:08
    EL VEDUDU   (I Dashuri, Miqësori)

    Emri i Zotit El-Vedudu është një emër shumë i dashur dhe që lidhet me dhembshurinë dhe dashurinë. Emri i Zotit, El-Vedudu, përmendet në Kuran dy herë. E para:”Ai është që falë mëkatet dhe i dashur. Është i Zoti i Arshit të Madhëruar!” (Buruxh 14-15)   E dyta:” Vërtet, Zoti im është Mëshirues, shumë i dashur.” (Hud 90)
    Është bërë zakon që ky emër të përsëritet shpesh gjatë lutjeve.
    Në këtë temë, do të përqendrohemi në katër pika kryesore:
       Kuptimi i emrit El-Vedudu.
       Përse ky emër dhe cili është ndryshimi mes El-Vedudu dhe Elhabibu?
       Dukuri dhe tregues të miqësisë së Zotit në univers.
       Si ta përjetojmë këtë emër?
    Emri El-Vedudu në arabisht, rrjedh nga “Elviddu” që ka kuptimin e dashurisë dhe dhembshurisë. Dijetarët dhe gjuhtarët e arabishtes, thonë reth kuptimit të kësaj fjale:”Elviddu” është dashuria më e pastër dhe më e sinqertë.” Një përkufizim tjetër është:”El-Vedudu është Ai që kërkon miqësinë dhe i don njerëzit e mirë.” Disa të tjerë kanë thënë:”El-Vedudu është Ai të cilin e duan me gjithë zemër robët e Tij të mirë.” Dashuria për të ka mbushur zemrat e tyre dhe shpirtin, veshët dhe sytë, gjakun dhe gjithë gjymtyrët. Ai është më i shtrenjtë dhe më i dashur për ta, seçjanë pasuritë, fëmija dhe familja. Është ky kuptimi të cilin e ka përmendur dhe profeti a.s në një hadith, ku thotë:”Ka shijuar besimin e vërtetë, ai që dashurinën e Zotit dhe të profetit a.s e ka mbi gjithçka tjetër.”
    Gjithashtu, kanë thënë në kuptimin e këtij emri:”El-Vedudu është Ai që miqësohet dhe bëhet i dashur tek njerëzit e mirë duke i mbajtur pranë. Dhe bëhet i dashur për gjynahqarët me mëshirën dhe faljen e Tij. Bëhet i dashur dhe miqësor me krijesat e tjera, me anë të furnizimit të tyre.”
    Përfundimisht, El-Vedudu është Ai që i don robët e Tij dhe është miqësor dhe i dhembshur me ta. Vetë Zoti i madhëruar ka zgjedhur këtë emër për veten e Tij.
    A e kupton çdo të thotë të të dojë dhe të tregohei i dhembshur Zoti me ty o vëlla? Që ta kuptosh më mirë këtë, shikoje se sa vend zë në gjithësi. Thotë profeti a.s:“Qielli i parë në krahasim më qiellin e dytë, është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i dytë në krahasim me të tretin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i tretë në krahasim me të katërtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i katërt në krahasim me të pestin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i pestë në krahasim me të gjashtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i gjashtë  në krahasim me të shtatin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i shtatë në krahasim me Fronin është sa një unazë në shkretëtirë”.
    Thotë profeti a.s në një hadith:”Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndëhet. Nuk ka vend sa dy gishta, veçse ndodhet një melek në ruku ose sexhde për Zotin. Kur të vijë dita e kijametit, do të ngrihen nga namazi dhe do të thonë: I pa të meta je o Zot, nuk të kemi adhuruar ashtu siçe meriton.”
    Edhe pse ti o njeri zë një hapësirë shumë të vogël në univers, edhe pse Zotin e adhuron një numër i pallogaritshëm melekësh, Ai tregohet i dashur, i dhembshur dhe miqësor me ty.

       Cili është ndryshimi mes El-Vedudu dhe Elhabibu?
    Sipas gjuhëtarëve arabë, “Elhubbu” (dashuria) është ndjenjë e brendshme, për dikë. Kurse “Elviddu” (miqësi, dhembshuri) është kur këto ndjenja i shpreh me veprime. Elhubbu, është kur dikë e don me zemër, kurse Elviddu është kur këtë dashuri e vë në praktikë, i buzëqesh, i bën dhurata... Kështu kuptojmë që emri El-Vedudu është më gjithpërfshirës.
    Kuptimin dhe ndryshimin mes këtyre dy emrave, e tregon dhe një hadith i profetit a.s:” “Nëse Zoti e don një njeri, e thërret Xhibrilin: O Xhibril, Unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti! dhe e don dhe Xhibrili. Më pas Xhibrili thërret: O banorët e qiellit, Zoti e don filanin, prandaj duajeni dhe ju dhe e duan dhe banorët e qiellit. Më pas dashuria i vendoset dhe në mes njerëzve në tokë.”
    Shohim që Zoti nuk u mjaftua thjesht me dashurinë për një nga robët e tij, por këtë dashuri e vërteton.
    Njeriu është një krijesë e dobët, për këtë ai ka nevojë të ndjejë praninë, kujdesin, furnizimin, mëshirën dhe dhemshurinë e dikujt. Ai ka nevojë që dikush ta përkëdhelë dhe t’i thotë një fjalë të ëmbël.
    Është njëlloj si në rastin e fëmijëve tanë. Sa janë të vegjël, ata kanë nevojë që dikush të kujdeset për ta, dikush që t’i ushqejë, ti pastrojë, ti veshë, t’i mësojë dhe edukojë...Por veçkëtyre, fëmijët kanë nevojë dhe për diçka më të madhe, kanë nevojë për përkëdheljet e prindërve, për dashurinë, miqësinë dhe dhembshurinë e tyre. Psikologët
    pohojnë se fëmjët mbushen me besim në vetvete dhe dhembshuri, kur dëgjojnë prindërit t’u thonë:”Të dua!”
    Po të shohim, të gjithë krijesat vijnë në jetë nga prindërit e tyre. Përveçedukimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, sistemi prindëror sikur ka dhe një funksion tjetër, atë të njohjes së Zotit të Madhëruar. Sikur dashuria, mëshira dhe dhembshuria e prindërve, është një model i zvogëluar për të kuptuar se sa të don Zoti që të krijoi.
    Ali ibn Ebi Talib, thotë:”Nëse Ditën e Kijametit më thuhet që llogarinë tënde do e lëmë në dorën e prindërve të tu, unë do të refuzoja. Kjo, pasi Zoti është më i mëshirshëm me mua seçjanë prindërit e mi.”
    Një fjalë e tillë nuk është fjalë momentale, por është e studiuar mirë, ajo buron nga një zemër që e njeh mirë Zotin me cilësitë e Tij të bukura dhe të larta.
    Në përgjithësi, ne mendojmë se ata që kanë nevojë më shumë për dhemshuri dhe dashuri, janë fëmijët. Por në fakt, njeriu sa më shumë rritet në moshë, aq më shumë ka nevojë për dhembshuri dhe dashuri. Sa më shumë që shtyhet në moshë, njeriu bëhet më i ndjeshëm dhe ka nevojë për dhembshuri. Kjo, edhe nëse i ka gjithë të mirat materiale dhe ekonomike.
    Përëndimi ka hasur probleme në këtë pikë, pasi është dhënë fuqishëm vetëm pas anës materiale dhe nuk ka ditur si të falë dhembshuri dhe dashuri për të tjerët. Kurse Islami i plotëson në mënyrën më të mirë këto nevoja. Edhe nëse nuk ke njerëz që tregohen të dhemshur dhe të dashur me ty, ai të lidh me Krijuesin e njerëzve i cili të furnizon me nevojat materiale dhe të furnizon dhe me nevojat emocionale, mëshirën, dhembshurinë, dashurinë...

       Dukuri dhe fakte të miqësisë së Zotit në univers.
    Emri i Zotit, El-Vedudu, shfaqet përgjithësisht në të gjithë universin dhe me të gjithë krijesat dhe shfaqet veçanërisht me besimtarët dhe njerëzit e mirë.
    Le të shohim fillimisht gjurmët e El-Vedudu në univers. Në çdo krijesë që të vështrojmë, do të gjejmë gjurmët e miqësisë, dashurisë dhe dhembshurisë së Zotit. Dielli, hëna, nata, dita, bimët, kafshët... të gjithë këto kryejnë një funksion të caktuar, për të garantuar vazhdimësinë e jetës mbi tokë. Edhe pse gjithçka kryen një funksion të caktuar, Zoti e ka rrethuar me bukuri, hijeshi dhe madhështi, gjë e cila tregon dashurinë e Zotit për njerëzit dhe krijesat. A të ka ndodhur të shohësh lindjen apo përëndimin e diellit, sesa madhështor dhe sa i bukur është? Atë që ndjen zemra jote në çastet e lindjes apo përëndimit të diellit, dije se është nga Elvedudi. Gjatë verës, njerëzit vuajnë nga vapa dhe temperaturat e larta. Por për ta zbutur këtë, Zoti ka caktuar hijen. Thotë Zoti në Kuran:”A nuk e ke parë se si e zgjati Zoti yt hijen? Dhe nëse dëshironte e bënte të palëvizur.” (Furkan 45) Ky ajet përmendet në suren Furkan, sure e cila flet mbi keqtrajtimet e jomuslimanëve ndaj profetit a.s. Me këtë ajet, sikur Zoti kërkon ta sigurojë profetin a.s që ashtu siçështë i dhemshur dhe miqësor me gjithësinë, i tillë është dhe me të.
    A të ka rastisur ta shohësh hënën natën? A i ke provuar ndjenjat dhe emocionet që të pushtojnë teksa e shikon? Nëse të ndodh që ta shohësh përsëri pas kësaj teme, kujto emrin e Zotit Elvedud dhe madhëroje Atë.
    Po të shohim në detra, do të gjejmë me mijëra lloje dhe forma peshqish. Zakonisht ato që konsumon njeriu janë të pakët, të tjerët janë për bukuri dhe hijeshi.
    Zoti ka krijuar dhe lulet, të cilat nuk hahen nga njeriu. Kjo, me qëllim që bukuria dhe aroma e tyre të vazhdojë dhe të mos rrezikohet nga njeriu. Sa herë të shohësh një trëndafil apo një lule të bukur, kujto Elvedudin që e bëri të tillë që të fal kënaqësi.
    Llojet e shpendëve janë të shumtë. Ato që hahen janë të paktë, kurse të tjerët janë për zbukurim dhe hijeshi.
    Me qëllim që të jetojë, njeriut i duhet të konsumojë bukë ose oriz dhe ujë. Por Zoti që është miqësor dhe i dhembshur për robët e Tij, i zbukuron tryezat tona me lloje të ndryshme gjellësh, frutash, ëmbëlsirash...
    Vetë mishin Ai e ka bërë me shije të ndryshme. Mishi i kofshës, ndryshon nga ai i shpatullës.
    Nëse do të shkoje tek një mik i yti për vizitë dhe në tavolinën e ngrënies shikon vetëm një pjatë oriz, një copë mish dhe një gotë ujë. Padyshim që mikpritja u realizua dhe detyra e tij përfundoi. Por nëse shkon tek një tjetër dhe mbi tavolinën e ngrënies shikon mish, oriz, ujë, dhjetëra fruta, trëndafila përreth tavoline, ëmbëlsira... do të ishte ndryshe nga rasti i parë. I pari të priti dhe të ushqeu, kurse i dyti u tregua miqësor dhe të nderoi. I tillë është dhe universi në përgjithësi. Universi është një xhami, e cila të tregon mbi madhështinë e Atij që e krijoi dhe e përsosi.
    Tani le të përmendim dhembshurinë dhe miqësinë e Elvedudit për robërit e Tij besimtarë. Thotë Zoti në Kuran:
    ” Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u falë  dashuri.” (Merjem 96) Një nder i tillë nuk është vetëm për profetët apo shehidët, por është për të gjithë besimtarët. E veçanta tjetër është se ky ajet nuk e përcakton kohën dhe vendin. Diçka e tillë mund të ndodhë në këtë botë, në jetën e varrit dhe pas ringjalljes.
    Le të shohim treguesit e miqësisë dhe dashurisë së Zotit me profetin Muhamed a.s.
    Takimi i parë i profetit a.s me Xhibrilin a.s ishte me një përqafim. Një përqafimi dhe prehërit i ngjante dhe shpella dhe vendi ku ishte profeti a.s.
    Gjatë emigrimit për në Medine, profetit a.s iu shpall ajeti:”Ti bëj durim me vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!” (Tur 48)
    Me këtë Zoti e siguronte profetin a.s se ishte i rrethuar nga përkujdesja hyjnore.
    Duke parë që profetit a.s i vdisnin djemtë, jomuslimanët filluan të përhapin fjalë se profeti a.s është farësosur. Menjëherë i shpallen ajete me të cilat Zoti i tregonte mirësitë që i kishte dhënë dhe i tregonte se armiqtë e tij ishin farësosurit.
    “Ne të dhamë shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd! S’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (Keuther 1-3)
    Dashuria dhe përkujdesi i Zotit, e shoqëronte profetin a.s në çdo hap që bënte. Teksa profeti a.s ishte i mërzitur ngaqë po braktiste vendlindjen e tij të dashur, i shpallet ajeti:”Ai që ta obligoi Kuranin, do të të kthejë në vendlindje” (Kasas 85)
    Pas betejës së Uhudit, të cilën muslimanët e humbën, shumë prej tyre kishin mbetur të vrarë, profeti a.s ishte plagosur, dhimbja e humbjes ishte e madhe... Zoti i shpall profetit të Tij ajete me të cilat e ngushëllon dhe ia largon mërzinë. “
    “Mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë të sinqertë.
    Në qoftë se ndjeni dhimbje (për atë që ndodhi në Uhud), edhe ata (armiku) ndjejnë dhimbje si kjo e juaja (pasi ata humbën në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë mes njerëzve për t’u dalluar tek All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë. All-llahu nuk i do zullumqarët” (Al Imran 139)
    Kur shpallja iu vonua profetit a.s për disa muaj, jomuslimanët filluan ta tallin dhe t’i thonë që të ka braktisur Zoti. Profeti a.s ndihej në siklet nga këto thënie. Atëherë Zoti i shpall profetit a.s një sure të plotë, me të cilën e qetësonte dhe e siguronte se nuk e ka braktisur.
    “Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
    Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të të japë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi!” (Duha 1-8)
    Në këto ajete, Zoti i kujtonte profetit a.s dashurinë dhe kujdesin e Tij në gjithësi dhe veçanërisht në veten e tij. Ai ia përmend të mirat dhe përkrahjen e Tij, në çdo hap të jetës së profetit a.s.
    Nëse nuk e ndjen dashurinë dhe miqësinë e Zotit në jetën tënde, ose je i shkujdesur dhe i pavëmendshëm ndaj saj, ose Zoti nuk është treguar i dashur dhe miqësor me ty, ngaqë nuk e ke merituar.
    Ashtu siçe ke besuar Zotin si Krijues, Furnizues... duhet ta besosh edhe si Elvedud.

    Treguesit e emrit Elvedud në jetën tonë.
    Elvedudit i pëlqen që robi i Tij t’ia qajë hallet që e kanë mbërthyer. Shpesh herë na ndodh që kur përballemi me probleme, ia qajmë hallin njerëzve më të afërt. Këtë, jo se shpresojmë se ata do na zgjidhin punë, por thjesht nga nevoja që kemi për t’u shprehur. Provoje që të njëjtën gjë ta bësh dhe me Zotin. Shko dhe qaja hallet e shumta Zotit. Ky është një lloj adhurimi, siçështë lutja dhe duaja. Me të filluar ta zbatosh këtë, do të ndjesh në zemër një ëmbëlsi që nuk e ke provuar më parë. Teksa je shtrirë mbi krevat, teksa po shkon në punë, teksa po udhëton me autobus... foli Zotit dhe thuaji: O Zot, o Elvedud. Unë nuk kam tjetër kënd veçTeje. O Zot unë kam hallin e fëmijëve të mi, të cilët...  O Zot, puna ku punoj nuk është e përshtatshme për mua si musliman... O Zot, kam filan hall në familjen time...
    Këtë lloj komunikimi me Zotin e gjejmë në Kuran në suren Ali Imran. Vetë nëna e Merjemes, gruaja e Imranit i fliste Zotit dhe i qante hallet dhe shqetësimet e saj. Ajo ishte e thyer në moshë dhe deri atëherë nuk kishte pasur fëmijë. Kur mbeti shtatzënë, vendosi që nëse fëmija është mashkull, do e caktonte të shërbejë në xhaminë Aksa. Por fëmija ishte vajzë dhe gjithë ëndrrat e saj sikur u shuan. Këtë shqetësim ajo ia tregon Zotit me fjalët:
    “(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, prandaj pranoje prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon dhe din!
    Kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër! Por Zoti e di më mirë atë që lindi. Dhe mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e quajta atë Merjeme, dhe atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar”. (Al Imran 35-36)
    Në ato çaste që ti i flet Zotit në këtë mënyrë dhe i qan hallet dhe shqetësimet e tua, dije se kjo është një nga mënyrat më të mira për tu afruar me Zotin.
    Të gjitha shqetësimet që nëna e Merjemes kishte për vajzën e saj që nuk doli djalë siçe priste, Zoti ia dëgjoi dhe ia zgjidhi. Thotë Zoti në Kuran:“Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti (Merjemen) me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: “Oj Merjeme, nga të vjen ky ushqim”? Ajo i thoshte: “Ai është nga Zoti, pasi All-llahu atë që do pa masë e furnizon” (Al Imran 37)
    Vetë Ejubi a.s, kur sëmundja e lodhi i qante hallet dhe shqetësimet e tij me Zotin. Ai i thoshte:”O Zot. Mua më ka rënë e keqja. Ti je mëshiruesi më i madh.” (Enbija 83)
    Duket qartë që këto nuk ishin lutje, megjithatë Zoti ua zgjidhte hallet dhe shqetësimet.
    Të njëjtën gjë bëri dhe Junusi a.s kur e gëlltiti balena. Thotë Zoti në Kuran:”Dhennuni (Junusin) kur doli i zemëruar (prej popullit) dhe kujtoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë. Ai thirri në errësira se nuk ka zot tjetër veçTeje, i pa të meta je Ti. Unë u solla padrejtësisht ndaj vetes” (Enbija 87) Edhe pse këto fjalë nuk përmbajnë lutje, përgjigja e Zotit ishte:” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga tmerri.”
    Vetë profeti Muhamed a.s ia qante hallet Zotit në këtë formë. Pas dështimit në Taif, ai u ul në një kopësht dhe filloi t’i qajë hallin Zotit, me fjalët:”O Zot unë ankohem tek Ti për fuqinë time të dobët, për mundësitë e pakta që kam dhe pamundësinë time tek njerëzit. Ti je Zoti i botërave, Ti je Zoti i të dobëtive, Ti je Zoti im. Në dorë të kujt më le o Zot? Në dorër të një të largëti (fisit Thekif) të ngrysur apo në dorë të një të afërti (fisi kurejsh) të cilit ia ke lënë në dorë çështjen time. Nëse nuk je i zemëruar me mua, nuk pyes për gjë tjetër. Kërkoj mbrojtje nga drita Jote e cila ka ndriçuar errësirat dhe që me të është rregulluar çështja e kësaj botë dhe botës tjetër, që të mos bjerë mbi mua zemërimi Yt dhe pakënaqësia Jote. Tek Ti pendohem derisa të kënaqesh dhe nuk ka forcë përveçforcës Tënde.”
    Një mënyrë e tillë e të folurit me Zotin, në arabisht quhet munaxhat. Diçka të tillë është mirë ta praktikojmë për vete dhe t’ua mësojmë dhe fëmijëve dhe familjeve tona.

    El-Vedudu me robët e Tij besimtarë.
    Thotë Zoti në Kuran:”...dhe Zoti do të sjellë një popull që i don dhe e duan” (Maide 54)Shohim që Zoti përmendi para dashurinë e Tij për njerëzit, pastaj dashurinë e njerëzve ndaj Tij.
    Ditën e Kijametit, Zoti do e thërrasë Ademin a.s:”O Adem. Zoti yt të urdhëron të nxjerrësh nga zjarri një grup nga pasardhësit e tu. Ademi thotë:”O Zot, po sa janë një grup?” Zoti i thotë:”Në çdo njëmijë, 999 janë në zjarr dhe njëri do të hyjë në xhenet.” Kur i dëgjuan këto fjalë nga profeti a.s, shokët e tij ulën kokat dhe filluan të qajnë. Profeti a.s u çua dhe u largua në shtëpi. Menjëherë në shtëpi i erdhi Xhibrili a.s dhe i tha:”Më ka dërguar Zoti të të them: Përse i bën robët e Mi pesimistë? Shko dhe përgëzoji!” Atëherë doli profeti a.s dhe u tha:”Nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të jenë 999 dhe nga ju një. Dhe unë shpresoj që të jeni ¼ e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha:”Madje unë shpresoj që të jeni 1/3 e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha përsëri:”Madje unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit.”
    Thotë profeti a.s:”Më janë paraqitur kombet që do të vijnë ditën e kijametit. Pashë profetë që kishin me vete vetëm një njeri. Pashë një profet tjetër që kishte vetëm dy burra pas. Pashë profetë të tjerë që me vete kishin një grup njerëzish. Më pas mu paraqit para syve një gjë e zezë (koka njerëzish) shumë e madhe. Unë thashë:”Umeti im, umeti im.” Por dikush më tha:”Jo, ky është Musai me popullin e tij, por shiko në horizontin tjetër.” Pashë dhe gjeta njerëz më shumë. Atëherë më thanë:”Ky është umeti yt. Me ta janë 70.000 që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar.” Unë i kërkova Zotit që ti shtojë dhe Zoti i shtoi me çdo një mijë, 70.000 të tjerë.”         
    Thotë profeti a.s në një hadith tjetër:”Dy sy nuk i prek zjarri i xhehnemit; Një sy që ka qarë për hatër të Zotit...”
    Në një hadith Kudsij, Zoti thotë:”Unë jam me robin Tim kur më kujton dhe lëviz buzët duke më përmendur mua.”
    Shkoi Uthman ibn Talha tek profeti a.s dhe iu ankua për një dhimbje që ndjente. Profeti a.s nuk e luti Zotin që t’ia shërojë, por i tregoi se secili prej nesh, ka lidhje të forta me Zotin dhe mund ta lusë që ta shërojë. Profeti a.s i tha:”Vendose dorën në vendin e dhimbjes dhe thuaj  tre herë:”Bilmil-lah” Më pas thuaj shtatë herë:”Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (kërkoj mbrojtje nga fuqia e Zotit nga e keqja që më ka rënë dhe nga ajo që i ruhem)
    Tregon Uthmani:”Unë vazhdova ta praktikoj porosinë e profetit a.s, derisa mu largua dhimbja. Për Zotin, që atë ditë unë ua mësoj familjes time dhe të gjithë atyre që i njoh.”
    Një herë Profeti (a.s) doli me nxitim nga shtëpia për në xhami dhe u drejtua drejt një grupi muslimanësh, të cilëve u tha: “Përse jeni ulur këtu?” “Për të kujtuar Zotin” - i thanë. Profeti (a.s.) i pyeti përsëri: “Për Zotin, vetëm për këtë qëllim jeni ulur?”  “Për Zotin, - i thanë- vetëm për këtë qëllim jemi ulur”. Atëherë Profeti u tha: “Për Zotin, nuk ju pyeta se dyshova në qëllimin tuaj, por m’u shpall që në këto momente Zoti mburrej para melekëve me ju.”
    Thotë Zoti në një hadith kudsij i cili tregon se sa e don Zoti njeriun:“ Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah. Kush më afrohet një krah i afrohem një pash dhe kush ecën drejt Meje, do të vrapoj drejt tij.”
    Në një rrëfenjë, Zoti i tha Daudit (a.s): O Daud, sikur ta dinin ata që më kanë kthyer shpinën, mallin që kam për ta dhe dashurinë, do të shkriheshin nga malli që do të ndjenin për Mua. O Daud, kjo është dashuria dhe malli që kam për ata që më kanë kthyer shpinën, po për ata që më duan?!
    Elvedud, edhe kur kritikon, e bën me të butë. Thotë Zoti në Kuran: “A nuk ka ardhur koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut.” (Hadid 16)
    El-Vedudu është edhe me gratë teksa i urdhëron të mbulohen me hixhab. Thotë Zoti në Kur’an: “O profet, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që të vendosin shamitë mbi trupin e tyre, pasi kjo është që ata të njihen (se janë besimtare) dhe të mos ngacmohen.” (Ahzab 59)  Gruaja është e shenjtë dhe e shtrenjtë tek Zoti. Për këtë, ai kërkon që besimtaret të dallohen dhe të mos i ngacmojë njeri me fjalë dhe shenja. Ato duhet të dallohen që kanë lidhje të forta dhe të veçanta me Zotin, duhet të dallohen se janë pranë Zotit dhe askush të mos i ngacmojë. Hixhabi është treguesi më i fortë i lidhjeve të forta me Zotin. Nëse do e shikoje hixhabin nga ky këndvështrim o motër, do e shijoje ëmbëlsinë që të fal adhurimi i Zotit.
    Ai që vendosi miqësinë dhe dashurinë mes njerëzve, është Elvedud. A nuk janë të këndshme bisedat dhe kuvendet me njerëzit e dashur? A nuk është e këndshme kur familja bashkohet dhe gëzon?
    Vetë fejesa mes dy të rinjve dhe më pas martesa, a nuk është tregues i fuqishëm i dashurisë dhe dhembshurisë që Elvedud vendos mes dy njerëzve të panjohur më parë? “Nga argumentet e Tij është se krijoi nga vetja juaj bashkëshorte që të preheni dhe vendosi mes jush mëshirë dhe dashuri” (Rum 21)
    A nuk janë lotët e nënës për fëmijën e saj që udhëton larg, tregues të dashurisë që ka vendosur Elvedud në zemrën e saj? Zgjimi i nënës për të kontrolluar fëmijët natën, a nuk tregon dhembshurinë me të cilën e ka pajisur Elvedud?
    Vetë vizita e Qabesë, Umreja, është tregues i dashurisë që ka vendosur Elvedud për vendet e shenjta. Dijetarët thonë që vizita e Qabesë është quajtur Umre, pasi ajo është vizitë që mbush me dashuri lidhjet e njeriut me Zotin. Diçka të tillë e ndjen pasi të kesh përfunduar Umren, ku ndihesh i qetë, gazmor, i gëzuar...
    Vetë shikimi i Qabesë, të bën që të ndjesh mall për të. Nëse kjo të ndodh me Qabenë, ç’mendon me vetë shikimin e Elvedudit Ditën e Kijametit? Atë ditë do të qëndrosh para Elvedudit dhe Ai do të të thotë:”O robi Im, Unë jam i kënaqur me ty, po ti a je i kënaqur me Mua?”
    Elvedud do të jetë dhe në xhenet. Thotë profeti a.s:”Zemrat e tyre do të jenë si një zemër e vetme, nuk do të ketë urrejtje dhe dallime.”
    Në xhenet do i marrë malli shokët për njëri-tjetrin. Atëherë Zoti do ua afrojë vendet dhe pasi të takohen, do i thonë njëri-tjetrit:”A të kujtohet kur na i fali Zoti gjynahet?” Do i thotë tjetri:”Po. Ishim duke bërë filan punë...”
    “ata që besuan dhe pasardhësit i ndoqën me besim, i bashkojmë me pasardhësit e tyre” (Tur 21)
    Nëse pasardhësit e tu do të kenë pozitë më të ulët në xhenet, Zoti do i sjellë dhe ata në pozitën tënde të lartë që të gëzohesh. Gjëja më e bukur në xhenet – sipas mendimit tim personal – është bashkimi me njerëzit e dashur, prindërit, gruaja, fëmijët, shokët, miqtë dhe të afërmit.
    Emri i Zotit Elvedud, do të shfaqet fuqishëm tek personi i fundit që do të dalë nga zjarri dhe do të hyjë në xhenet.
    Në një hadith tjetër, profeti (a.s) thotë: “Njeriu i fundit që do të hyjë në xhennet, është ai njeri që do të dalë i fundit nga zjarri duke ecur këmbadorasi. Sa herë që kërkon të dalë, e tërheq flaka dhe e përpin, deri sa një here. arrin të dalë me zor dhe thotë: “Falenderoj Zotin që më shpëtoi prej teje ( nuk dua gjë tjetër)!    Zoti më ka dhënë diçka që nuk ia ka dhënë askujt para meje. Në atë çast, i shfaqet një pemë e bukur me një burim pranë. Kur e shikon, ai i thotë Zotit:”O Zot më lejo të afrohem tek ajo pemë, pasi nuk të kërkoj gjë tjetër veçsaj.” Zoti do i thotë:”O robi Im, a nuk do të më kërkosh gjë tjetër, po të afrova atje?” Njeriu i përgjigjet:”Të jap besën o Zot që nuk të kërkoj gjë tjetër.” Zoti e lejon të afrohet tek ajo pemë. Teksa qëndron në hijen dhe pin nga burimi pranë saj, i shfaqet një pemë tjetër. Ai e shikon, por i vjen zor. Megjithatë i thotë Zotit:”O Zot, më lejo të afrohem pranë asaj pemë!” Zoti i thotë:”O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër veçpemës?” “O Zot – i thotë njeriu – më afro se nuk të kërkoj gjë tjetër.” Pasi i jep besën se nuk do i kërkojë gjë tjetër, Zoti e lejon të afrohet. Pasi qetësohet në hijen dhe pin nga burimi i saj, i shfaqet një pemë e tretë. ”O Zot, më lejo të afrohem pranë asaj pemë!” Zoti i thotë:”O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër veçpemës?” “O Zot – i thotë njeriu – më afro se nuk të kërkoj gjë tjetër.” Pasi e lejon të afrohet dhe qetësohet në hijën e saj dhe pin nga burimi i saj, i shfaqet para syve xheneti. Atëherë i kërkon Zotit që ta lejojë të afrohet dhe të shohë xhenetin nga jashtë. Pasi e lejon Zoti, ai shikon banorët e xhenetit duke u kënaqur dhe i thotë Zotit:”O Zot, dua xhenetin, dua xhenetin!” Zoti i thotë:”O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër?”Njeriu i thotë:”O Zot, po si mund të ngopem unë me të mirat e Tua?!” Atëherë Zoti i thotë: “Në xhennet do të kesh të mirat e mbretit më të madh që ka qenë në dynja,  dhe dhjetë herë më shumë, do të kesh çfarë të të dojë qejfi, çfarë të të shohin sytë dhe do të jesh i përjetshëm.”
    Transmetuesi i këtij hadithi, pasi e tregoi hadithin filloi të qeshë me të madhe. Të pranishmit e pyetën:”Përse po qesh?” Ai u përgjigj:”Pasi vetë i dërguari i Zotit qeshi kur na e tregoi këtë hadith. Ne e pyetëm mbi shkakun dhe ai na tha:”Nga e qeshura e Zotit me këtë rob.”

       Si ta përjetojmë dhe si të jetojmë me këtë emër?
    Mbushe zemrën me dashurinë për Zotin. Duaje Zotin me gjithë zemër dhe me sinqeritet.
    1.   Ji i sigurtë dhe i bindur se Zoti të don dhe është miqësor me ty. Nëse jeta tregohet e
    pamëshirshme me ty, shko dhe qaja hallet dhe shqetësimet e tua Elvedudit.
    2.   Sillu me dashamirësi dhe butësi me njerëzit. Ji dashamirës me fëmijët dhe gruan tënde. Nëse
     je mësues, ji dashamirës dhe i butë me nxënësit. Nëse je drejtor, sillu mirë me vartësit e tu. Nëse je polic, sillu mirë me njerëzit e tjerë. Çdo fis që vinte të pranojë islamin dhe të takohej me profetin a.s, ai zgjidhte fjalët më të buta dhe më të ëmbla për ta. Ai tregonte vlerat dhe karakteristikat e mira të çdo fisi që vinte të takohej me të. Kur e pa profeti (a.s) Ikrime ibn Xhehlin duke ardhur, u tha të pranishmëve:”Do vijë Ikrime si musliman besimtar, por mos ia shani babanë (Ebu Xhehlin), pasi sharja e të vdekurit lëndon të gjallin dhe nuk arrin tek i vdekuri!” 
    Sillu mirë dhe me dashamirësi edhe me sendet dhe jofrymorët. Thotë profeti a.s rreth malit Uhud:”Mali Uhud, është një mal që na don dhe e duam.”



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #21 ne: 20-09-2007, 22:52:21
    EL-VELIJJU – (Mbrojtës dhe Kujdestar i besimdrejtëve,)

    Para se të fillojmë me temën që do të trajtojmë, dua që t’a imgjinosh veten në një ushtri të madhe. Para ushtrisë, shfaqet komandanti i përgjithshëm, duke kontrolluar gjendjen dhe moralin e ushtarëve.  Ushtria është e madhe, me qindra mijëra, ndoshta me miliona dhe çdo ushtar prej tyre, shpreson që komandanti t’a zgjedhë për të qenë nga ushtarët më të afërt të tij. Secili prej tyre, thotë me vete:”Më zgjidh mua! Më zgjidh mua!”
    Ky është një shembull i thjeshtë dhe ajo që duam të përçojmë nëpërmjet këtij shembulli, është që të përpiqesh ta ekspozosh veten para Zotit Fuqiplotë. Kërkoji Atij që të të bëjë nga të zgjedhurit dhe njerëzit më të afërt të Tij.
    Në këtë temë, do të trajtojmë emrin e Zotit, El-Velijju. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti është mbrojtësi dhe kujdestari i atyrë që besuan.” (Bekare 257)
    Kjo temë do të përqendrohet në pesë pika kryesore:
       Kuptimi i emrit El-Velijju.
       Si i nxit Zoti njerëzit që të jenë pranë Tij dhe të jetë Ai mbrojtës dhe kujdestar i tyre.
       Modele të atyre që i ka mbrojtur dhe i ka dashur Zoti. (evlijatë e Zotit)
       Koncepti i kerametit (mrekullive dhe gjërave të pazakonta që u ndodhin njerëzve të dashur të Zotit).
       A mund të jetë një njeri i zakontë një nga njerëzit e dashur të Zotit (velij)?
       Çfarë duhet të bëj, që Zoti të më zgjedhë mua të jem nga të dashurit (evlija) e Tij?
       Si ta përjetojmë këtë emër dhe cilat janë frytet e këtij emri nëse e zbatojmë në jetën tonë?
    Vallë sa herë e dëgjojmë dhe e lexojmë ajetin:”Zoti është mbrojtësi dhe kujdestari i atyrë që besuan.” dhe kalojmë menjëherë në ajetin pasardhës? A të ka ndodhur që teksa lexon këtë ajet, të qëndrosh dhe të përpiqesh ta ndjesh se çfarë do të thotë të jetë Zoti mbrojtësi yt?
    Kur ishim të vegjël, na ka rastisur që shpesh herë mësuesit tanë të kërkonin kujdestarët (prindërit) tanë, për të diskutuar me ta. Ne nuk ndjeheshim të turpëruar, pasi i kishim prindërit. Kurse ai që turpërohej dhe ndihej ngushtë nga një kërkesë e tillë, ishte një shok apo shoqe që nuk kishte kush të kujdesej për të, pasi prindërit i kishin vdekur, nuk ishin në shtëpi, nuk interesoheshin për të, mund të ishin në emigrim… E rëndësishme është që rezultati është i njëjtë. 
    Jeton me vuajtje, një që nuk ka kujdestarë që e mbrojnë. Gjëja më e vështirë për fëmijët e vegjël, është që fëmija të humbë kujdestarin dhe prindin e tij.
    Gjëja që të prek më shumë ndonjëherë në Qabe apo xhaminë e profetit a.s, është kur shikon një fëmijë të vogël duke qarë, pasi u ka humbur prindërve në atë mori njerëzish. Ai qan me ngashërime, edhe pse është në duart e policëve dhe përgjegjësve për të tilla çështje, pasi ka humbur kujdestarin dhe atë që e mbron, prindin. Ai ndihet i dëshpëruar, i pashpresë, i mërzitur dhe me zemër të copëtuar.
    Ditën kur dy të fejuar vendosin kurorë, kërkohet që nusja të ketë dhe kujdestarin e saj. Vajza që ndihet më keq në ato çaste, është ajo që nuk ka kujdestar që të jetë i pranishëm.
    ”Zoti është mbrojtësi dhe kujdestari i atyrë që besuan.” Ai që duhet të ndihet keq dhe duhet t’i vijë zor më shumë se personat që përmendëm më lart, është ai njeri që nuk e ka Zotin si mbrojtësin dhe kujdestarin e tij. I vuajtur është ai njeri që ia ka dorëzuar veten shejtanit, epsheve dhe kënaqësive të shfrenuara. I vuajtur dhe i mjerë është ai që nuk mendon për gjë tjetër përveçse pasurisë, postit dhe dëfrimeve haram. I humbur dhe i vuajtur është ai që nuk e ka Zotin, mbrojtës dhe kujdestar të tij.
    El-Velijju është një i afërt i dashur, që kujdeset dhe tregohet i dashur me ty. Njeriu më i afërt që kujdeset dhe të mbron është babai. Nëse ai nuk është , mbetet xhaxhai dhe pastaj gjyshi. Nëse edhe këto nuk janë, atëherë gjykatësi të cakton një kujdestar të detyrueshëm.
    Po ti o vëlla dhe o motër, kë ke Kujdestar? A ke kërkuar që Kujdestari yt të jetë vetë Zoti i Madhëruar?
    Një kuptim tjetër gjuhësor i emrit El-Velijj, është ai i afërt që të ndihmon kundër armiqve dhe kundërshtarëve. Është personi i parë të cilit i drejtohesh në raste fatkeqësie. Është ai që në raste hallesh dhe problemesh, është i pari që të hap derën, të strehon dhe të përkrah.
    Me qëllim që të kuptohen më mirë dy kuptimet e mësipërme të këtij emri, kujto historinë e Jusufit a.s. Ai ndodhej i braktisur nga vëllezërit në një pus në shkretëtirë. Zoti bën që disa udhëtarë të kenë nevojë për ujë, me qëllim që të nxjerrin Jusufin a.s. Zoti e bëri dhe Azizin e Egjyptit steril, me qëllim që të ketë nevojë për fëmijë dhe të adoptojë Jusufin a.s. Më pas, Zoti e bën mbretin e Egjyptit të shohë një ëndërr  që e shqetëson, me qëllim që ta nxjerrë Jusufin a.s nga burgu. Jo vetëm kaq, por bën që të gjithë banorët e Egjyptit të kenë nevojë për ushqim, me qëllim që Jusufi a.s të bëhej ministër i thesareve të vendit. A e shikon se çfarë do të thotë të kesh Zotin Kujdestar dhe Mbrojtës? Kjo nuk do të thotë se nuk do të të ndodhin fatkeqësi dhe telashe, por e rëndësishme është që në çaste të vështira, të ndjesh përkujdesjen dhe mbrojtjen e Tij.
    Në fund të sures, Jusufi a.s thotë:“Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më mësove komentin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti je kujdestari im në këtë botë dhe në botën tjetër. Më bëj të vdes musliman dhe më bashko me të mirët!” (Jusuf 101)
    Duke qenë se kujdestaria dhe mbrojtja e Zotit për Jusufin a.s kishte qenë evidente në këtë botë, ai ia kërkonte të njëjtën gjë dhe për botën e ardhshme.
    Fjalët e profetit Muhamed a.s, i përshkruan dhe Zoti në Kuran:“Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.” (Araf 196)

       Si i nxit Zoti njerëzit që të jenë pranë Tij dhe të jetë Ai mbrojtës dhe kujdestar i tyre. Është vetë
    Zoti i Madhëruar Ai që të ofron ndihmën, përkujdesjen dhe mbrojtjen e Tij o njeri. Është ndryshe kur ti shkon te një i fuqishëm që të të mbrojë dhe ndryshe kur vetë i fuqishmi të ofron mbrojtjen e tij.
    Shumë njerëz mendojnë se të jesh “evlija” (në dashurinë, mbrojtjen dhe kujdestarinë) e Zotit është diçka e pamundur dhe e paarritshme. Por që të kesh mbrojtjen dhe kujdesin e Zotit, është diçka e mundur për të gjithë besimtarët. Këtë e deklaron vetë Zoti i madhëruar:”dhe Zoti është kujdestari i besimtarëve”
    Përse të mos jesh ti o vëlla dhe o motër një nga eulijat e Zotit? Çfarë shikon si pengesë për diçka të tillë?
    Ideja e shprehjes “Unë nuk mund të jem nga eulijat e Zotit” është gabim.
    Thotë Zoti në Kuran:”Me të vërtetë që evlijatë e Zotit, nuk kanë frikë dhe nuk brengosen.” (Junus 62)
    Nëse Zoti është Kujdestari dhe mbrojtësi yt, të shpërblen me tre gjëra:
    1 - Shpërblimi i parë për këtë është se të hiqet frika dhe shqetësimet në këtë botë dhe në botën tjetër. ”Me të vërtetë që evlijatë e Zotit, nuk kanë frikë dhe nuk brengosen.”
    2 – Të ndriçon rrugën dhe jetën në këtë botë. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti është kujdesar i atyre që besuan, i nxjerr nga errësirat në dritë.” (Bekare 257)
    3 – Të ndihmon të triumfosh. Nëse Zoti i Madhëruar është kujdestari dhe mbrojtësi yt, patjetër që do jesh i ndihmuar dhe do të triumfosh në çdo situatë. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti është kujdestari juaj, dhe Ai është ndihmëtari më i mirë” (Al Imran 150)
    “Zoti i ndihmon ata që besuan” (Haxh 38) “E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.”
    Këto tre shpërblime përmblidhen në një hadith Kudsij:”Kush lëndon një nga njerëzit e Mij të dashur (evlija), Unë i kam shpallur luftë.”
    Vetëm në dy raste, Zoti i shpall luftë njeriut; E para është kur dikush përdor kamatën dhe fajdenë “Në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. (Bekare 279) Kurse hera e dytë është ajo që përmendëm në hadithin e mësipërm:”Kush lëndon një nga njerëzit e Mij të dashur (evlija), Unë i kam shpallur luftë.”
    Zoti i Madhëruar na tregon dhe rrugën që duhet të ndjekim që të bëhemi nga evlijatë e Tij. Thotë vetë Zoti në një hadith Kudsij:“Do të vazhdojë robi Im të afrohet ndaj Meje me namaze nafile derisa ta dua. Nëse e dua do të jem dëgjimi i tij që dëgjon, do të jem shikimi i tij që shikon, do jem dora e tij që prek me të dhe do të jem këmba e tij që ecën me të. Nëse do më kërkojë diçka do ia jap. Nëse kërkon mbrojtjen Time, do e mbroj.”
    “do të jem dëgjimi i tij që dëgjon” Nuk të lejon të dëgjosh gjëra haram, por edhe po i dëgjove, të ruan që këto gjëra të mos depërtojnë në zemër. Nëse këto gjëra të depërtojnë në zemër, do të t’i nxjerrë shumë shpejt. Nëse nuk t’i nxjerr shpejt, do të përballesh me një problem nga i cili nxjerr mësime dhe shlyen gjynahet.
    “do të jem shikimi i tij që shikon” Nuk të lejon të shohësh gjëra haram, por edhe po shikove, nuk e lejon të depërtojnë në zemrën tënde...
    “do jem dora e tij që prek” Të jep bereqet në duart e tua me të cilat prodhon dhe shkruan në ndihmë të fesë dhe të njerëzimit.
    “dhe do të jem këmba e tij që ecën me të” Të ndihmon që të mos ecësh drejt haramit.
    “Nëse do më kërkojë diçka do ia jap” Sa herë të ngresh duart për t’iu lutur Zotit, ta pranon lutjen. Thotë profeti
    a.s:”Ka robër të Zotit të cilët sa herë i luten Zotit, ia pranon menjëherë.”
    “Nëse kërkon mbrojtjen Time, do e mbroj.” Nëse ka frikë nga dikush apo nga diçka dhe i lutet, e ka të siguruar ndihmën e Zotit.
    Përse të mos jesh dhe ti o vëlla dhe o motër nga evlijatë e Zotit?
    Më kujtohet që kur isha i vogël, shkoja të falesha në xhaminë pranë shtëpisë tonë. Imami i xhamisë, çdo ditë në namazin e sabahut, lutej dhe shpesh herë insistonte në një lutje të veçantë “O Zot, merri në dorën Tënde çështjet tona!” Ai lutej me këtë lutje dhe qante me të madhe. Kur u rrita dhe fillova të lexoj rreth jetëshkrimit të profetit Muhamed a.s, gjeta se vetë profeti a.s lutej:”O Zot më udhëzo me ata që ke udhëzuar! Më jep nga siguria Jote dhe më bëj nga evlijatë e Tu të mirë!”
    Pas betejës së Uhudit, kur ushtria muslimane me profetin a.s u ngjitën në mal dhe ushtria e kurejshëve mbeti poshtë në fushë, Ebu Sufjani u afrua pranë malit dhe thirri:”A është Muhamedi në mesin tuaj?” Profeti a.s u tha muslimanëve:”Mos u përgjigjni!” Ebu Sufjani thirri përsëri:”A është Ebu Bekri mes jush?” Profeti a.s përsëri nuk i lejoi të përgjigjeshin. Ebu Sufjani thirri për të tretën herë:”A është Umeri në mesin tuaj?” Përsëri asnjë nga muslimanët nuk iu përgjigj.
    Atëherë, Ebu Sufjani me sa forcë që kishte thirri:”Ne kemi Uzza-në, (idhull) kurse ju nuk e keni” Asnjë nga muslimanët nuk foli. Profeti (a.s) përsëri u tha:”A nuk i përgjigjeni?” Ata e pyetën:”Po çfarë ti themi?” Profeti (a.s) u tha:”Thoni: “Zoti është Mbrojtësi ynë dhe ju nuk keni mbrojtës.” Dhe muslimanët u përgjigjën njëzëri:” Zoti është Mbrojtësi ynë dhe ju nuk keni mbrojtës.”
    Me të dëgjuar këto fjalë Ebu Sufjani tha:”Muhamedi, Ebu Bekri dhe Umeri qenkan gjallë.”
    Përse të mos e ekspozosh veten tënde o vëlla dhe o motër, me qëllim që të të bëjë Zoti nga evlijatë e Tij? A nuk dëshiron që ta lusësh Atë dhe të ta pranojë lutjen?
    Të jesh nga evlijatë e Zotit, ka grada dhe shkallë të ndryshme. Ka prej tyre që me ta lutur Zotin për diçka, u pranohet menjëherë. Ka të tjerë që u jepen keramete (ndodhi të pazakonta për të tjerët). Ka të tjerë që me t’i parë njerëzit në sy, e njeh kush ka të drejtë dhe kush është mashtrues.

       Modele të atyre që i ka mbrojtur dhe i ka dashur Zoti. (evlijatë e Zotit)
    1 - Nuhu a.s për 950 vite u keqtrajtua, u fye, u përbuz... por me të ngritur duart:”O Zot unë jam mposhtur prandaj më ndihmo” (Kamer 10) i erdhi menjëherë ndihma dhe iu pranua lutja. Thotë Zoti në Kuran:“Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siçishte caktuar. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash. Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë” (Kamer 11-14)
    2 – Ibrahimi a.s vuajti, u hodh në zjarr, u detyrua të braktisë vendin e tij, u sprovua me sprova dhe vështirësi të ndryshme, por në fund Zoti e zgjodhi si lidership të njerëzimit “Unë të kam zgjedhur imamin (prijës) e njerëzimit” (Bekare 124) dhe ndërton dhe Qabenë e shenjtë.
    3 – Ismaili a.s është bërë simbol i sakrifikimit për besimtarët. Ai pranoi të sakrifikohej për të çuar në vend urdhërin e Zotit. Për këtë, Zoti e shpërbleu dhe e ka bërë traditë që besimtarët të therrin kurbane, për të mbajtur të gjallë dhe të freskët emrin e Ismailit a.s.
    4 – Jakubi a.s humbi djalin e tij më të dashur Jusufin a.s, madje humbi dhe shikimin duke qarë për të. Por pas disa vitesh, i kthehet Jusufi a.s si ministër i thesareve të Egjyptit dhe i kthehet dhe shikimi.
    5 – Musai a.s u dëbua nga Egjypti dhe u largua i frikësuar. Por më pas Zoti e zgjodhi si profet dhe i fliste direkt, pa ndërmjetës.
    6 – Isai a.s. Nëna e tij u akuzua për çështje nderi, por Zoti e bëri djalin e saj model dhe shembull për të gjithë njerëzimin.
    7 – Profeti Muhamed a.s. Ai u rrit jetim dhe u detyrua të braktisë vendlindjen e tij Meken. Por pas disa vitesh ai kthehet si triumfator në Meke dhe bëhet shembull i faljes dhe zemërbutësisë me kundërshtarët e tij.
    Këto profetë janë lodhur dhe kanë vuajtur, por vetëm në këtë mënyrë dallohet se kush është evlija i Zotit. Faraoni nuk e kuptoi se Musai a.s ishte evlija i Zotit, veçse në çastet kur po mbytej. Në ato çaste, ai tha:”Besoj që nuk ka zot tjetër veç Zotit që besojnë hebrenjtë” (Junus 90)
    Zoti t’i shton problemet me armiqtë dhe kundërshtarët e tu, me qëllim që e gjithë bota ta kuptojë se kush është Kujdestari dhe Mbrojtësi yt.
    Kur një fëmije - që ka familje të madhe dhe me emër - i ndodh një problem në shkollë, e rrahin... ai gëzohet dhe ndihet krenar se të nesërmen do të vijnë kujdestarët, vëllezërit, prindërit... të cilët do të hakmerren për
    të.
    Vetë profeti Muhamed a.s ka qenë një nga evlijatë dhe ata për të cilët Zoti është kujdesur më shumë se kushdo tjetër. “Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.” (Araf 196)
    Umeti i Muhamedit a.s ndodhet në kulmin e nevojës që të ngrenë duart drejt qiellit dhe të luten që Zoti të kujdeset dhe t’i ndihmojë të dalin nga kjo gjendje e nderë.
    Përkujdesi dhe mbrojtja e Zotit për profetin Muhamed a.s është e prekshme në çdo çast të jetës së tij. Vetë dora e profetit a.s ishte një mrekulli nga Zoti. Me të prekur guralecët, ajo e bënte të madhërojnë Zotin. E njëjta dorë ia bënte me shenjë hënës dhe ajo ndahej në dy pjesë, si fakt për të vërtetuar profecinë e tij.
    E njëjta dorë, në betejën e Bedrit merr një grusht me kokriza rëre dhe i lëshoi në drejtim të armiqve të tij. Edhe pse distanca mes tyre ishte shumë e largët, nuk mbeti ushtar armik, pa i hyrë në sy kokrizat e rërës që hodhi
    profeti a.s.
    Nga e njëjta dorë rrodhi ujë, kur shokët e tij ndiheshin të etur në një betejë.
    E njëjta dorë preku syrin e sëmurë të Aliut dhe e shëroi në çast, saqë Aliu thoshte se nuk e dinte se cilin sy kishte pasur të sëmurë.
    Të gjithë këto tregojnë kujdesin dhe dashurinë e Zotit për profetin e Tij. Nuk ishte dora e profetit a.s që i bënte këto mrekulli, por ishte përkujdesja hyjnore, ajo që e pajisi me to. “Nuk ishe ti ai që gjuajte, por në të vërtetë  ishte Zoti Ai që gjuajti” (Enfal 17)
    Përkujdesja dhe mbrojtja e Zotit nuk është vetëm për profetët dhe të dërguarit e Zotit. Ajo shfaqet fuqishëm edhe me shokët e profetit a.s.
    Në një nga betejat, profeti a.s dërgon Ala Elhadremij në një mision me disa shokë të tjerë. Gjatë rrugës, ata humbin në shkretëtirë dhe u harxhohen dhe rezervat e ujit. Duke parë që po vdisnin për ujë, Ala Elhadremij ngren duart drejt qiellit që ishte i pastër dhe lutet:”O Zot! Betohem në madheshtinë Tënde dhe të kërkoj që të na furnizosh me ujë! O kujdestar dhe ndihmës i besimtarëve, na furnizo me ujë!” Shokët e tij betohen dhe thonë:”Për Zotin pamë që retë filluan të grumbullohen, duke lëshuar shi. Ne pimë dhe shuam etjen. Kur u kthyem u treguam shokëve, të cilët nuk e besonin. Ne u thonim:”Nëse nuk na besoni, atëherë na thoni si mbijetuam?!”
    Profeti a.s dërgoi Asim ibn Thabit me tre të tjerë për t’i mësuar Islamin një fisi. Banorët e fisit u treguan të pabesë dhe i vranë shokët e tij. Vetë Asimi, kur pa këtë, iu lut Zotit:”O Zot! Të kërkoj që trupin tim mos e prekin jobesimtarët!” Më pas, banorët e fisit e vranë dhe vajtën të marrin kufomën, me qëllim që ta shesin tek kundërshtarët e tij në Meke dhe të merrnin shpërblimin. Por Zoti kishte dërguar grerëzat të cilat e kishin rrethuar kufomën e Asim ibn Thabit dhe nuk mundën ta marrin. Atëherë u detyruan që ta lënë kufomën deri sa të bjerë nata dhe të largohen grerëzat. Me të rënë nata, filloi një shi i rrëmbyeshëm dhe rrëketë e morrën kufomën e Asimit, e cila nuk u gjet pas asaj dite.
    El berra ibn Malik ka qenë një nga shokët e profetit Muhamed a.s. Vetë profeti a.s thotë rreth tij:”Ka robër të Zotit të cilët sa herë i luten Zotit, ia pranon menjëherë. Prej tyre është dhe Elberra ibn Malik.”
    Në betejën e Jemames me Musejleme Elkedhab, muslimanët po hasnin shumë vështirësi. Një nga muslimanët iu drejtua Elberra ibn Malikut dhe i tha:”Profeti ka thënë që ty të pranohet lutja. Përse nuk lutesh që të na ndihmojë Zoti?!”  Në ato çaste, Elberra ngriti duart drejt qiellit dhe tha:”O Zot, unë të kërkoj që të na ndihmosh sot dhe të më bësh mua dëshmorin e parë!” Nuk kaluan veçse disa çaste dhe Elberra ibn Malik bie dëshmor dhe ishin muslimanët ata që e fituan betejën.
    Në kohën e Kalifatit të tij, Umer ibnul Hattabi dërgon një ushtri në drejtim të romakëve. Para se të takoheshin dy ushtritë, ushtria muslimane kishte dy alternativa, të luftonte në fushë të hapur apo të mbrohej në një mal aty pranë. Në këtë kohë, Umeri kishte hypur në minber për të mbajtur hytben dhe teksa fliste, thërret:”Tek mali, tek mali!” Pasi u kthye ushtria muslimane, muslimanët i pyetën se si kishin fituar. Komandanti musliman u përgjigj:”Dëgjuam zërin e Umerit që na këshilloi të luftonim nga mali dhe ashtu vepruam dhe fituam.”
    Ne muslimanët besojmë në ekuilibrat mes shpirtërores dhe materiales, kurse perëndimi sot nuk beson veçse materialen. Ne nuk kemi asnjë problem që të besojmë në mrekulli (keramete) të tilla, nëse ato përcillen deri tek ne në rrugë të sigurta.
    Një herë, tek Uthman ibnu Affani hyri një person. Me ta parë Uthmani, tha:”Ka prej jush, që hyjnë me shenja të imoralitetit në sy!” Burri që sapo kishte hyrë, kishte parë me epsh një grua në rrugë. I befasuar nga këto fjalë, burri i tha:”çfarë është kjo o prijës i besimtarëve? A të vijnë shpallje hyjnore, pas të dërguarit të
    Zotit?!” Uthmani a.s ia ktheu:”Jo. Por ruhuni nga mendjemprehtësia e besimtarit, pasi ai shikon me dritën e Zotit.”
    Ebu Musa El-eshari tregon:”Një ditë teksa ecja rrugëve të Bagdadit, pashë një zjarr të madh i cili kishte djegur të gjithë fermat e palmave të qytetit, përveç njërës që ndodhej në mes. Pyeta rreth pronarit të fermës që kishte mbetur e padjegur dhe pashë që ishte një njeri që nuk e njihja. Kur e pyeta mbi shkakun se si ka mundësi që nuk ishte djegur ferma e tij, ai më tha:”I kërkova Zotit të Madhëruar që të mos lejojë të digjet dhe nuk u dogj.” Ebu Musa El-eshari buzëqeshi dhe tha:”Ka robër të Zotit të cilët sa herë i luten Zotit, ia pranon menjëherë.”
    Profeti a.s i tha një herë Umer ibnul Hatabit dhe Ali ibnu Ebi Talibit:”Do vijë një burrë nga Jemeni, që quhet Uvejs Elkarnij. Ai ka një nënë të cilën e respekton shumë. Nëse mundeni t’i kërkoni që të lutet dhe të kërkojë falje për ju, bëjeni!”  Këto fjalë profetia.s ua thonte shokëve të tij!
    Umer ibnul Hatabit dhe Ali ibnu Ebi Talibi, në çdo sezon haxhi e kërkonin Uvejsin mes haxhillarëve të Jemenit. Më në fund e gjetën dhe i kërkuan të lutej dhe të kërkonte falje për ta.
    Një grua Errebia bintu Nadr e qëlloi në vajzë dhe i theu dhëmbët e parë. Ajo i ofroi familjes së vajzës shumën e caktuar si kompensim për dhëmbët e thyer, por ajo refuzoi dhe kërkoi që Errebias t’i thyhen dhëmbët sipas drejtësisë. Errebia bintu nadr rridhte nga familjet më të fisme në Medine. Vëllai i saj, Enes ibn Nadr që i pranoheshin lutjet, ngriti duart drejt qiellit dhe tha:”O Zot, unë të lutem që të mos thyet dhëmbi i Errebia bintu Nadr.” Në ato çaste vjen vajza me familjen e saj dhe i thonë që e kemi falur.

       Koncepti i kerametit (mrekullive dhe gjërave të pazakonta që u ndodhin njerëzve të dashur të Zotit).
    Shumë njerëz mendojnë që të jesh nga evlijatë e Zotit, duhet që patjetër të të ndodhin mrekulli dhe keramete të pazakonta. Ajo që duam të theksojmë në këtë kontekst, është se kerametet janë të pamohueshme. Por që dikujt t’i ndodhin keramete, duhet të plotësojë një kusht të rëndësishëm; Të jenë veprat e tij, konform Kuranit dhe traditës profetike. Këtë e themi pasi shumë fallxhorë, magjistarë, mashtrues… përdorin ndodhi të pazakonta dhe mashtrojnë njerëzit duke u hequr dhe shtirur si evlija dhe njerëz të mirë. Këto fjalë ua adresojmë në radhë të parë grave, pasi bien viktima të fallxhorëve të cilët gjoja u parashikojnë fatin dhe ato mendojnë se gjëra të tilla janë keramete dhe se këto njerëz janë evlija.
    Imam Shafiu thotë:”Nëse shihni një njeri duke fluturuar në qiell, ose duke ecur mbi ujë, mos e besoni derisa të siguroheni se është konform Kuranit dhe traditës profetike!”
    Këtu futet namazi i tij, morali, mënyra e komunikimit, adhurimet, me çfarë i urdhëron njerëzit, çfarë u ndalon të veprojnë, çfarë vepron vetë... Kështu kriteri kryesor i kerameteve, është që të jenë konform Kuranit dhe traditës profetike.
    Për këtë, disa të ditur kanë thënë:”Nuk është evlija ai që fluturon në qiell dhe ecën mbi ujë, por evlija është ai të cilin e gjen tek hallalli dhe nuk e shikon tek harami.”
    Kur i thanë një të dituri se filani ecën mbi ujë, ai tha:”Balenat janë më të mira, pasi zhyten dhe nën ujë.” Përsëri i thanë se ai edhe fluturon, por përgjigja përsëri i ishte:”Zogjtë janë më të mirë se ai.” “Ai shkon në Qabe, kryen tavafin dhe sajin dhe kthehet për disa sekonda.” I dituri iu përgjigj:”Edhe shejtani e bredh të gjithë tokën për disa sekonda!”

       A mund të jetë një njeri i zakontë një nga njerëzit e dashur të Zotit (velij)?
    Nuk është e thënë që të jesh evlija, të të ndodhin patjetër keramete që e vërtetojnë këtë. Mrekullitë janë dy llojesh, “muxhize” të cilat janë vetëm për profetët, me qëllim që të faktohet se janë profetë të dërguar nga Zoti. Ky lloj mrekullish, duhet patjetër që të shfaqet para publikut, pasi janë tregues të vërtetësisë së profetëve. Kurse lloji tjetër i mrekullive “kerametet” janë për njerëzit e tjerë dhe janë tregues që Zoti i don këto njerëz. Këto lloj mrekullish mund të shfaqen për ti parë njerëzit dhe mund të mos shfaqen. Nëse shfaqen, është tregues që Zoti të don. Nëse nuk shfaqen, bëhet me qëllim që mos të të pëlqejë vetja. Ti mund të jesh evlija dhe të mos e dish diçka të tillë. Evlija mund të jetë një vajzë njëzet vjeçare, një burrë apo grua 40-50 apo 60 vjeçare, mund të jetë një njeri krejtësisht i zakonshëm. Një njeri i zakonshëm mund të jetë evlija edhe pse nuk e din, edhe pse nuk i shfaqen keramete.

       Çfarë duhet të bëj, që Zoti të më zgjedhë mua të jem nga të dashurit (evlijatë) e Tij?
    A është e mundur që unë të jem nga evlijatë e Zotit? A është e mundur që një student të jetë nga evlijatë e Zotit?  A mundet që një i moshuar të jetë nga evlijatë?
    Padyshim që kushdo mund të jetë nga evlijatë e Zotit. Për të arritur një gradë të tillë, duhet që të plotësohen disa kritere, të cilat i përmend një ajet Kurani.
    “Me të vërtetë që evlijatë e Zotit nuk kanë frikë dhe nuk brengosen. Ata janë ata që besuan dhe ishin të devotshëm.” (Junus 62)
    Që të besosh, do të thotë të besosh në gjashtë shtyllat e besimit; Të besosh Zotin, melekët e Tij, librat, profetët, Ditën e Kijametit dhe se gjithçka ndodh, e mirë ose e keqe, ndodh sipas caktimit të Tij.
    Kurse devotshmëria është që të të gjejë Zoti atje ku të ka urdhëruar dhe të mos të të gjejë në ato vepra që t’i ka ndaluar t’i veprosh. Nëse të ka urdhëruar të respektosh prindërit, të të gjejë duke u puthur dorën dhe duke u dëgjuar fjalën. Të ka urdhëruar të falësh namazin, të të gjejë të rregullt në kryerjen e tij. Të ka ndaluar të marrësh pasuri në rrugë haram, mos të të gjejë asnjë qindarkë haram në xhep. Nëse i plotëson  këto dy kritere, je nga evlijatë e Zotit. Ajo që të duhet të bësh që të jesh nga evlijatë dhe njerëzit e dashur dhe të preferuar të Zotit, është që të plotësosh këto dy kritere.
    Dikush mund të thotë se është e pamundur që të jesh 100 % i devotshëm, është e pamundur që njeriu të mos bëjë gabime. Padyshim që Zoti e njeh natyrën e njeriut dhe për këtë thotë:”Kijeni frikë ndëshkimin e Zotit sa të mundeni!”  (Tegabun 16) E rëndësishme është që shumicën e veprave t’i kesh të mira. E rëndësishme është që shumicën e kohës, ta kesh të zënë me vepra që e gëzojnë dhe kënaqin Zotin. E rëndësishme është që të duash dhe të përpiqesh të afrohesh sa më shumë me Zotin. Thotë Zoti në një hadith Kudsij:”Do të vazhdojë robi Im të afrohet ndaj Meje me namaze nafile derisa ta dua. Nëse e dua do të jem dëgjimi i tij që dëgjon, do të jem shikimi i tij që shikon, do jem dora e tij që prek me të dhe do të jem këmba e tij që ecën me të. Nëse do më kërkojë diçka do ia jap. Nëse kërkon mbrojtjen Time, do e mbroj.”
    Deri tani ka qenë përhapur ideja se të jesh evlija, është një gradë e cila u takon shokëve të profetit a.s dhe njerëzve shumë të ditur. Por ajetet e Kuranit dhe hadithet e profetit a.s, tregojnë se çdo musliman mundet të jetë evlija nëse plotëson dy kriteret e mësipërm. Uvejs Elkarnij, edhe pse nuk ishte nga shokët e profetit a.s, vetë profeti a.s i urdhëronte Umerin dhe Aliun që t’i kërkojnë të lutet dhe të kërkojë falje për ta.
    A nuk ia vlen të jesh ambicioz dhe të kërkosh ta arrish një gradë të tillë o vëlla dhe o motër? Përse të mos konkurrosh që të jesh numri një në adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit të Madhëruar? Përse të mos duash të bëhesh një nga evlijatë e Tij? Një gradë e tillë është e disponueshme për këdo që dëshiron ta arrijë.
    Që të jesh evlija, duhet të kesh parasysh katër pika praktike dhe të rëndësishme:
    E para, është devotshmëria. E dyta, kryerja e farzeve dhe obligimeve të caktuara nga Zoti. E treta është kryerja e nafileve. Kurse e katërta, është që të kujdesesh për njerëzit e vobekët. Kujdesu për një të varfër, kujdesu për një jetim, kujdesu për një grua të ve. Kujdesu për njerëzit e vobekët, me qëllim që të kujdeset vetë Zoti i Madhëruar për ty.
    Të jesh evlija, do të thotë të adhurosh dhe t’i përkushtohesh Zotit dhe pararelisht të jesh bamirës dhe të punosh për një jetë më të mirë për vete dhe për të tjerët. Koncepti i të qenit evlija, është koncept i shtrembër nëse mendohet si një njeri i mbyllur në xhami dhe nuk ka haber nga kjo botë.
    Për të gjithë ata prindër që kanë përgjegjësinë për t’u kujdesur për fëmijët dhe edukimin e tyre, të gjithë ata qeveritarë të cilët kanë përgjegjësinë të kujdesen për popullin, të gjithë ata drejtues institucionesh dhe fabrikash që kanë përgjegjësi të kujdesen për punëtorët dhe konsumatorët e tyre... thotë profeti Muhamed a.s për të gjithë këto:”çdo person të cilit i ngarkohet një përgjegjësi ndaj muslimanëve dhe ai nuk lodhet dhe përpiqet sinqerisht për mirëqenien e tyre, ai nuk do të jetë me ta në xhenet.”
    E rëndë tek Zoti është dhe ajo që bën një njeri me post të lartë, që emëron në funksione të ndryshme njerëz të paaftë, edhe pse njerëzit e kualifikuar dhe me eksperiencë janë të pranishëm. Thotë profeti Muhamed a.s:”Kushdo që është caktuar në një post mes muslimanëve dhe emëron njerëz me kualifikim të ulët, edhe pse ka të tjerë me kualifikim më të lartë, ai ka tradhëtuar Zotin dhe të dërguarin e Tij.”
    Nëse e përjeton këtë hadith siç duhet, do e kesh të pamundur të favorizosh të afërmit dhe njerëzit me të cilët të lidhin interesa personale.
    Shkoi Ebu Dherri dhe i kërkoi profetit a.s që t’i japë postin e guvernatorit të një qyteti. Profeti a.s i tha:”O Ebu Dherr, ti je i dobët dhe diçka e tillë është amanet. Ajo (posti) Ditën e Kijametit do të jetë zhgënjim dhe pendim, përveç një njeriu që e ka marrë me të drejtë.”
    Tregon  Umeri (r.a) se Ebu Bekri gjatë kohës që ishte udhëheqës i muslimanëve, çdo ditë pas faljes së sabahut shkonte në një drejtim të kundert me atë të shtëpisë së tij. Një ditë i shkova pas tij dhe e pashë që hyri tek një shtëpi përdhese dhe më pas doli. Hyra brenda në shtëpi dhe gjeta një plakë të verbër, të cilën e pyeta se cili ishte ai që doli pak më parë. Ajo më tha se nuk e njihte, por që vinte çdo ditë dhe pastronte shtëpinë e saj në atë orar. Atëherë thashë me vete:”I ke lodhur udhëheqësit që do të vijnë pas teje o Ebu Bekr.”
    Kalojnë vite, vdes Ebu Bekri dhe në postin e Halifes së muslimanëve vjen Umeri. Një ditë, teksa kalonte rrugës, shikon një karvan dhe aty pranë takohet me Abdurrahman ibnu Auf. Me tu takuar, i thotë:”O Abdurrahman, ç’mendon që të qëndrojmë sonte bashkë për të ruajtur këtë karvan, për hatër të Zotit?”!
    Të dy bien dakort dhe në darkë shkojnë të ruajnë karvanin. Teksa qëndronin natën, dëgjojnë të qarët e një foshnje. Umeri u afrua tek shtëpia dhe i thirri nënës që t’i japë të pijë dhe ta vërë të flejë. Diçka e tillë u përsërit disa herë, derisa në fund, nëna nga brenda i thirri:”Umer ibnul Hattabi jep ndihma për fëmijët që ushqehen me ushqim dhe nuk jep për ato që ushqehen me qumësht gjiri.” Umeri kishte nxjerrë një ligj ku u jepeshin ndihma ushqimore të gjithë fëmijëve që ishin ndarë nga qumështi i gjirit dhe kjo nënë përpiqej ta ushqejë fëmijën e saj me ushqime, duke e ndarë nga gjiri. Kur e dëgjoi këtë fjalë Umeri, tha me vete:” I  mjeri ti o Umer, sa fëmijë muslimanësh kanë vuajtur prej teje!” Menjëherë thirri Abdurrahmanin dhe e urdhëroi që të nxjerrë tellallin në rrugë dhe të lajmërojë se që ditën që lind një fëmijë, shteti islam do i japë ndihma ushqimore.
    Kur fali namazin e sabahut, të pranishmit e panë që qau shumë gjatë namazit. Pasi përfundoi namazin, ai ngrit duart lart dhe lutej:”O Zot më fal dhe ma prano pendimin!”
    Ky shembull është model për të gjithë ne. Nuk ka nevojë që të presim derisa të bëhemi udhëheqës shteti me qëllim që të tregohemi bamirës dhe të kujdesemi për të vuajturit. Kudo që të ndodhesh, mund të kujdesesh për ato që ke në vartësinë tënde.
    Umer ibnul Hattabi, e ndjente përgjegjësinë që kishte për popullsinë dhe thoshte:”Nëse do të rrëzohet një mushkë në Bagdad, Zoti do më kërkojë llogari Ditën e Kijametit, përse nuk ia kisha rregulluar rrugën!”


    Temat e fundit