Shenjat e Kijametit [çasti i Fundit] - Libraria Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shenjat e Kijametit [çasti i Fundit]

· 3 · 5543

Shenjat e Kijametit [çasti i Fundit]

· 3 · 5543

  • Postime: 413
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 26-04-2006, 19:57:07
    Afërsia e ndodhjes së Kijametit

    Ajetet dhe hadithet e sakta udhëzojnë në atë, se ndodhia e Kijametit nuk dihet, ndërsa paraqitja e shumicës së shenjave të Kijametit është argument se është afruar dhe se ne jemi në ditët e fundit të kësaj bote.

    All-llahu s.v.t thotë:"Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të."- (El ENBIJA – 1).

    Njerëzit të pyesin për kijametin(katastrofën) e ti thuaj:"Për atë di vetëm Allahu!E,ku mund ta dish ti,ai ndoshta është afër!" (El AHZAB 63)

    "Kurse Neve ai na duket afër" (El Me'arixh 6-7)

    "Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh)" (El KAMER – 1).

    ...... dhe shumë ajete tjera që tregojnë afrimin e fundit të jetës së kësaj bote, dhe kalimit në botën tjetër ku çdo veprues gjenë veprën e tij, nëse ka vperuarë mirë do të gjejë të mirën, e nëse ka vepruar vepra të këqia do të gjejë të keqën.

    I Dërguari s.a.v.s thotë " Jam dërguar une dhe kijameti si këta dy-dhe bëri me shenjë me dy gishtat"57

    Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Afati i juaj nga afati i popujve që kanë kaluar, është sikur koha në mes namazit të Ikindisë dhe perëndimit të diellit"58

    I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] thotë:" jam Dërguar në fillimin e Kijametit"( thotë Albani e transmeton Ed-Dulabijj. Në librin (El-Kuna) 1/23 dhe ibn Munedih në librin El-Marifeh 2/234/2 dhe zingjiri është i saktë (shiko më gjërësisht silsiletus-sahiha 2/467 (808)). Transmeton ibn Umeri r.a dhe thotë : ishim ulur me Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ndërsa dielli kishte rënë mbi kodrën Kuajkiam (kodër në anën jugore të Mekkes për 12 mila) pas namazit të Ikindisë, Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: " Jeta e juaj në krahasim me jetën e atyre që kanë kaluar është sikurse ajo që ka mbetur nga dita dhe ajo që ka kaluar" - (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (8/176) Ahmed Shakiri thotë: zingjiri është i saktë).

    Kjo tregon se ajo që ka mbetur në krahasim me atë që ka kaluar është shum pak, mirëpo koha që ka kaluar nuk e din askush përveç All-llahut s.v.t. dhe nuk është transmetuar nga i mbrojturi (i Dërguari)

    57
    Sahihul Buhari,Kitabu rekaik,babu kavlin nebijji : buithtu ena we saatu kehatejni,nga sehli r.a (11/347 meal fet-h).
    58
    Sahihul Buhari,Kitabu Ehadithil enbijai,babu ma dhukire an beni israil (6/495-meal fet-h).

     

    diçka e saktë që kufizon kohën, e që ne të mbështetemi në atë,e të dihet koha që ka mbetur nga ajo që ka kaluar, mirëpo dihet se është shum pak në krahasim me atë që ka kaluar.59 Nuk ekzistonë fjalë më e pasur se fjala e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem], që tregon afrimin e ditës së Kijametit, ku thotë: : Jam dërguar unë dhe kijameti afër (së bashku) saqë do të më kalonte. – (Musnedi i Ahmedit 5/348, Ibnu Haxheri thotë: e transmeton Ahmedi,Taberiu dhe zingjiri i hadithit është i mirë-Fet-hul Barij 11/348).

    Ky është sinjal që flet për afrimin e kijametit me shpallejn e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] derisa është frikësuar i Dërguari [salallahu alejhi we selem] se do ta kaloj.

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #1 ne: 26-04-2006, 19:59:15
    Definimi i shenjave të kijametit

    Shenjave të kijametit në gjuhën arabe i thuhet: "eshratus saati". Kuptimi i fjalës:Eshartu-e që është njëjës i fjalës Eshratu-është:shenjë.

    Esaatu

    në kuptimin etimologjik ka për qëllim një pjesë prej pjesëve të natës ose ditës.

    Domethënja e fjalës Esaatu në kuptimin terminologjik:  Momenti në të cilin do të ndodh kijameti quhet Esaatu,quhet me këtë emër përshkak të llogaris së shpejt që bëhet,ose përshkak që i habit njerëzit në atë çast dhe vdesin të gjitha krijesat me një thirrje.60

    Shenjat e kijametit janë ato shenja të cilat ndodhin para Kijametit dhe tregojnë afrimin e Kijametit.
    Fjala (Es-saatu) – Kijameti vjen me tre kuptime:

    Es-Saatu Esugra

    (Kijameti vogël) – është vdekja, kush vdes kijameti i tij ka ndodhur ngase ka hyrë në botën e Ahiretit.
     
    59
    En nihajetu/El fitenu wel melahim (1/195).

    60
    shiko:En nihajetu fi garibil hadith (2/422),lisanul arab (8/169),tertibul kamusul muhit (2/647) t[ Tahir Ahmed Errevazij.

     
    Es-saatul Vusta

    – (Kijameti i mesëm) – është vdekja e njerëzve të një shekulli, siç tranmseton Aishja r.a dhe thotë: Fshatarët kur vinin te i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve selem] e pyetnin: kur do të ndodhë Kijameti ? shikonte në më të riun nga ata dhe thoshte "nëse jeton ky, para se të vjetrohet bëhet kijameti i juaj" kishte për qëllim vdekjen e atyre që u fliste. ( Fet-hul Barij 11/363).


    Es-saatul Kubra – (Kijameti i madhë) – është ringjallja e njerëzve nga varret e tyre për llogaritje dhe shpërblim.

    Në Kur'an kur të përmendet fjala "Es-Saatu" ka për qëllim Kijametin e madh.
    All-llahu s.v.t thotë: ."Njerëzit të pyesin për es-saatu (kijametin)" (el Ahzab 63).
    Allahu thotë:"është afruar Es-saatu"(el kamer 1). don të thotë është afruar Kijameti.
    All-llahu s.v.t ka përmendur dy Kijametet në Kur'anin fisnik-kijameti i madh dhe kijameti i vogël- gjenë se si janë përmendur dy Kijametet në një sure, siç është në suren
    "El-Vakia 1-7"

    Sëpari ka përmendur kijametin e madh, ku Allahu s.v.t. thotë:{E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).Realiettin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. Ajo është që rrëzon, është që ngrit (lart). (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. E bëhet pluhur i shpërndarë. Dhe ju ndaheni në tri grupe.

    Pastaj në fund të sures është përmendur Kijameti i vogël, dhe ajo është vdekja :

    Përse pra,kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se çpo i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk e shihni" (VAKIA 83:85)

    Gjithashtu ka përmendur dy kijametet në suren "El-Kijame". Në ajetin e parë është përmendur Kijameti i madhë "Betohem në ditën e kijametit" (El KIJAME:1),pastaj ka përmendur vdekjen, thotë: "Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)"(El KIJAME : 26 ) dhe ky është kijameti i vogël.

    E shumë vende tjera në Kur'anin fisnik ku nuk mjafton vendi që t'i përmendim të gjitha. Ne në këtë rast kemi për qëllim të përmendim shenjat e Kijametit të madh, të cilat janë përmendur në Kur'an dhe sunnet.61
     

    [61] shiko:Mexhmul Fetava (4/263-265)të shejhul islamit ibn Tejmijje, Fet-hul Barij (11/364),dhe tagjul urusi min xhevahiril kamus (5/390).

    [vazhdim..]

    • Postime: 413
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #2 ne: 26-04-2006, 20:26:22
    Pjesët e shenjave të kijametit
     
    Shenajt e kijametit ndahen në dy pjesë:

    1. shenjat e vogëla: janë shenjat që ndodhin para Kijametit për një kohë të gjatë, dhe janë prej llojit tëadaptuar, sic është ngritja e diturisë, paraqitja e xhehlit, pirja e alkoolit,garimi në ndërtim ….. e të tjera, ka mundësi paraqitja ndonjë shenje nga këto e shoqëruar me shenjat e mëdha ose pas shenjave të mëdha.

    2.Shenjat e mëdha: janë ndodhi të mëdha që paraqiten me afrimin e ndodhies së Kijametit, nuk janë ndodhi të natyrshme, siç është paraqitja e dexhallit, zbritja e Isaut a.s, dalja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit dhe lindja e diellit nga perëndimi ( shiko Et-Tedhkireh të Kurtubiut f.624) ( Fet-hul Barij 13/485)

    Disa dijetarë kanë ndarë shenjat e kijametit në aspektin e paraqitjes në tre pjesë:62
                 
    1) shenjat që janë paraqitur dhe kan kaluar
    2) shenjat që janë paraqitur dhe vazhdojnë të shtohen
    3) dhe shenjat që ende nuk janë paraqitur deri tash
     
    Dy grupet e para janë nga shenajt e vogëla të Kijametit, ndërsa në pjesën e tretë marrin pjesë shenjat e mëdha dhe disa shenja të vogëla.
     
    62
    shiko:Fet-hul Barij (13/83-84),El ishaatu fi eshratis Saati f.3 t[ autorit El berzengjij dhe Levamiul Envaril Behijjeti we sevatiul esararil etherijjeti(2/66) t[ autorit Muhamed ibn Ahmed Es sefarinij el Hanbelij.


    [vazhdim..]

    Temat e fundit