Të Dërguarit e Allahut - Libraria Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të Dërguarit e Allahut

· 7 · 2099

Të Dërguarit e Allahut

· 7 · 2099

  • Postime: 9
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 03-06-2006, 01:55:31
    ADEMI A.S.

    Emri I Ademit alejhi selam është përmendur në Kur'anin famëlart 25 herë në 25 ajete të cilat janë:
    KAPTINA -  Numri i saj - Numri i ajeteve
    Bekare 2 31,33,34,35,37,
    Ali Imran 3 33, 59
    Maide 5 27
    Araf 7 11,19,26,27,31,35,172
    Isra 17 61,70
    Kehf 18 50
    Merjem 19 58
    Taha 20 115,116,117,120,121
    Jasin 36 60
     
    "(Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvëndes"!  Ata thanë:"A do të vëshë në te atë që bënë crregullime dhe që derdh gjaqet, e net ë madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojm"! Ai tha:"Unë di atë që ju nuk e dini"!
    E Ai (Zoti ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha:"më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?
    (engjëjt) Thanë:"Ti je I pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përvec atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je I gjithëdijshmi, I urti!"

    (Zoti ) Tha:"O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!"E kur u rëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.

    E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar.
    E Ne I thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhenet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po ,os iu afroni asaj bime (pemë) e të bëheni zullumqarë (të vetvetës suaj).
    Po djalli I bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe I nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë:"Zbritni (dilni), jeni armik I njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".

    E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fail (gabimin), Ai është mëshirues dhe pranues I pendimit.

    Ne u thamë:"Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
    {Bekare 30,31,32,33,34,35,36,37,38}

    Na I patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos I afrohej pemës), po ai harroi, pr atë ai nuk gjetëm vendosmëri.

    Përkujto kur Ne u thamë engjëjve:"Bëni sexhde ndaj Ademit, ata I bënë, pos iblisit, I cili nuk deshi".
    E Ne I Thamë:"O Adem, ky është armik yti dhe I bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrësesi nga xheneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetësës)".

    Ti aty (në xhenet) nuk ke për të qenë I uritur e as nuk ke për të mbetur I zhveshur.
    Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.

    Por, atë e ngacmoi djalli duke I thënë:"O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmëris dhe të sundimit të pazhdukshëm!"

    Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojn veten e tyre me gjethe që mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të vet dhe gaboi.
    Mandej Zoti I vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
    Ai (Allahu) u tha:"Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush I përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".

    {Taha 115,116,117,118,119,120,121,122,123}

    Në librin (Durri Menthur) thuhet në fjalën e Allahut:{"Dhe ne u thamë dilni prej atyhit"} nga Ibni Abbasi se ata janë: Ademi, Hava, iblisi dhe gjarpëri dhe zbriten në tokë që quhej (Dexhna) mes Mekes dhe Taifit. Thuhet: ka zbritur Ademi a.s. në kodrën Safa e Havaja në Merva. Gjithashtu transmetohet nga Ibni Abbasi që ai ka zbritur në Indi.

    E transmetojnë Ibni Seadi dhe Ibni Asakir nga Ibni Abbasi r.a gjithashtu ka thënë: Ademi a.s ka zbritur në Indi, Hava në Xhide. Ademi a.s. është nisur në kërkim të saj deri sa ka arritur në vendin (Takimit) – e ajo është Muzdelifja. Ajo është shenjë, që është quajtur takimi për shkak të takimit dhe tubimit të njerëzve në të – kështu që edhe atij iu paraqitë Hava e gjeti, e takoi dhe për atë është quajtur Muzdelife (vendtakim).

    Transmeton Taberaniu dhe Ebu Nuajm në librin(Hulje) dhe Ibni Asakir nga Ebu Hurejre që ka thënë: Ka thënë I dërguari I Allahut s.a.v.s.: ((ka zbritur Ademi a.s. në Indi)), transmeton Ibni Asakiri që kur Ademi ka zbritur në tokë ka zbritur në Indi.

    E sjell Taberaniu nga Abdullah bin Umer: ((kur e ka zbritur Allahu xh.sh. Ademin a.s në tokë e ka zbritur në Indi, pastaj ka ardhur në Meke, pastaj ka shkuar në Sham dhe ka vdekur atje)).

    Nga transmetimet më të bukura që është: ka zbritur Ademi a.s. në tokë, pastja ka zbritur në Indi (ishullin Sernedib, Sejlan) në kodrën që quhet Beudh. Thotë Ibni Betuta në rrugëtimin e tij: nuk ka qenë dëshira ime në këtë ishull tjetër pos vetëm që të vizitoj këmbët e bekuara në të cilat ka ecur Ademi a.s. Ndërsa ata njerëzit në ishullin Sejlan – e quanin atë (Baba) dhe Havan e quanin (Mama) .. dijetari Ebu Abdullah bin Hafif – r.h është I pari që e ka hapur rrugën për vizitë në atë vend.
    Ndërsa për varrin e Ademit a.s. thuhet: është varrosur në kodrën Ebu Kubejs. Thuhet: në kodrën Beudh ku edhe ka zbritur. Thuhet: e ka rikthuer Nuhi a.s. varrin e tij pas tufanit në Bejtul Mukades.

    Do ta saktësojm atë që e transmeton Taberaniu, Ibni Kethir dhe Jakubi që: Ademi a.s. pasi që Allahu ia fali gabimin e ka bartur Xhibrili deri në kodrën e Arafatit. I mësoi atij rregullat e haxhit, ku pastaj ai ka vdekur dhe është varrosur poshtë nën kodrën Ebu Kubejs.


                        *  *  *
    Durrru Menthur fi tefsir bil me'thur1\55
    Rrugëtimi I Ibni Betutas 574 dhe 575
    Kisasul Enbija li Ibni Kethir 34
    Kisasul Enbija (El musema el arias) li Thealebi 36
    Kisasul Enbija li Taberi 38
    El kamus islami 1\56
    Muhtesar tarih Dimeshk li Ibni Asakir 4\224
    Muaxhem el buldan 2\215 po aty: ((dhe në Sernedib kodra në të cilën ka zbritur Ademi a.s. I thonë asaj Rrehun)).
    El muaxhem el mefhuris lil elfadh el Kur'anil Kerim 24
    El muaxhem el mufheris li meani el Kur'an Adhim 38

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #1 ne: 03-06-2006, 01:56:55
    IDRISI A.S.

    Është përmendur emri I Idrisit alejhi selam në Kur'anin fisnik dy herë dhe ato janë:
    {Përkujto në libër edhe Idrisn! Ai ishte shumë I drejtë dhe pejgamber}.
    {Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
    {(Përkujto) edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm}.
    Ata I përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.*    

    Merjem 56, 57
    Enbija 85, 86

    Idrisi alejhi selam ka lindur në Egjipt dhe e kanë quajtur Hirmise - el Heramise. Ky është emër I simbolit të Surjanitëve.  Dhe fjala Hirmus: mendimtar I shquar me përvoj. Ka lindur në qytetin Menfis (Menf). Thuhet: ka lindur në Babiloni, dhe pastaj ka emigruar në Egjipt. Kur e ka parë lumin Nil ka thënë: ((Babilon)) apo: lum si ky lumi juaj, lum I madhë dhe I bekuar. Thuhet: janë ngritur në kohen e tij 188 qytete më i vogli ka qenë Rruha. Është I pari që ka përdorur shkencën e urtësis, dituris dhe yjeve. I janë përshkruar shumë urtësia të tij e nga to janë edhe:

    -         Askush nuk mund ta falenderoj Allahun për mirësit e tija sikur mirësia e krijimit të Tij
    -         Nëse e thërrisni bëni dua Allahut xh.sh pastroni qëllimet, nijetet
    -         Jeta e shpirtit është urtësia
    -         Mos I qoni zili njerëzit në dhënjen e fateve (mirësive) sepse knaqësia e tyre është e vogël
    -         Kush I tejkalon kufijt nuk përfiton asgjë


          *   *   *
    Kisasul Enbija – Ibni Kethir 63
    Kisasul Enbija – Thealebi 50
    Kisasul Enbija – Taberi 80
    Kisasul Enbija – Enexhar 24
    El lisan: Hermus

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #2 ne: 03-06-2006, 01:59:06
    NUHI A.S.

    Nuhi alejhi selam përmendet në Kur'ani Kerim në 43 vende dhe ato janë:
     
       
    Kaptina                                     numri i saj                             numri i ajeteve
    Ali Imran                                          3                                               22
    Nissa                                               4                                              163
    Enam                                               6                                               84
    Earaf                                               7                                             59, 69
    Tevbe                                              9                                               70
    Junus                                              10                                              71
    Hud                                                11                               25,32,36,42,45,46,47,89
    Ibrahim                                          14                                                9
    Isra                                                 17                                             3,17
    Merjem                                          19                                               58
    Enbija                                             21                                              86
    Haxh                                              22                                               42
    Mu'minun                                      23                                               23
    Furkan                                            25                                               37
    Shuara                                            26                                       105,106,116
    Ankebut                                         29                                                14
    Ahzab                                            33                                                 7
    Ssaffat                                           37                                              75,79
    Sad                                                38                                                12
    Gafir                                              40                                               5,31
    Shura                                             42                                                13
    Kaf                                                50                                                 12
    Dhariat                                          51                                                 46
    Nexhm                                          53                                                 52
    Kamer                                           54                                                  9
    Hadid                                            57                                                 26
    Tahrim                                          66                                                 10
    Nuh                                               71                                             1,12.16
     
     
    {"Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli I vet (me porosi të njëjtë si Muhamedin që t'u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi. Që të mos adhuroni tjetërkë pos Allahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditën e pikëllueshme.

    Paria që nuk besoi nga populli I tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasojë kush, përvec atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!"
    (Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam I mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë dhënë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhënë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur jeni urrejtës të tyre!.
    O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Dhe unë kurrsesi nuk I largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
    O populli im, anuk po mendoni se nëse unë I përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga Allahu (dënimi I Tij)?
    Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e Allahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj I nëncmojnë, se Allahu e di më së miri se cka ka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
    Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillne pra, të na godasë ajo me cka na kërcenohesh!"
    Ai tha: "Atë e sjell vetëm Allahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni"
    Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se Allahu don t'ju humbë këshilla ime nuk ju bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai do të ktheheni.
    A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj:"Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
    E, Nuhut I qe shpallur: "Nuk do të besojë askush nga populli yt, përvec se atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
    E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin Tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjuthqysh janë të përmbytur.
    Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte praën tij përqeshej me te. Ai u thoshte:"Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu sic po talleni ju!".
    Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi cilin do të jetë dënim I përjetshëm*.
    E kur erdhi urdhëri ynë (I caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne I thamë:"Ngarko në të prej cdo krijese nga një cift edhe familjen tënde, përvec për kë është marrë vendim I hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përvec një pakice nuk I kishin besuar atij.
    Dhe ai tha:" Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues.
    Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishte në nje vend të ndarë:" O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
    Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të Allahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
    E iu pat thënë:" Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: " I shkatërruar qoftë populli mizor!"
    Nuhu e luti Zotin e vet, duke I thënë: "O, Zoti im, djali im është I familjes sime, e premtimi Yt është I saktë, ndërsa Ti je më I drejti I të drejtëve!"

    (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do ti shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
    (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për cka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam I humbur!"
    Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh I shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një popull (tjetër) di t'I mundësojmë përjetime, e pastaj do t'I godas dënim I dhembshëm nga ana Jonë.
    Hud : {11\25-48}.

    Populli I Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
    E ai iu drejtua Zotit të vet:" Unë jam I mundur, prandaj më ndihmoi!"
    Atëherë Ne me një shi të vrullshëm I hapëm dyert e qiellit.
    Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua sic ishte caktuar.
    E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
    Që lundronte në mbukëqyrjen Tonë. (Ifundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
    Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
    E cfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!

    Populli I Nuhit a.s. ka jetuar në jug të Irakut afër vendit të qytetit të Kufes së sotme. Ndërsa Xhudi është kodra më e lartë e ishullit Ibni Umer tek bashkimi I kufijve me Sirin – me Turqin e sotme në rripin lindor të lumit Dexhle. Dhe kodra Xhudi shihet qartë nga qyteti (Ajn Divar) të Siris.

    Siq përmendet në histori që:  historia e vjetër ka kaluar te tokat e Rrafidinëve nëpër këto periudha:
    1 – Koha e vjetër e gurit . I ka zbuluar gjurmet e kësaj kohe shkenctari (Suejli) në vitin 1945 m.
    2 – Koha e re e gurit  (civilizimi Kormo –Xhurmu) I ka zbuluar shkenctari (Brajd Vud) në vitin 1948 m në qendrat kryesore të qendrave të kësaj kohe në fshatin (Xhurmu) sot në jug të qytetit Sulejmanie. Shkenctaret e numrojn historin e kësaj qendre rreth 6500 vite më parë para eres sonë apo pak pas paraqitjes së shoqërive Karuje. Në kohen e re të gurit  janë paraqitur gjithashtu civilizimet e kohes (Tel Hasuneh) dhe gjendet në jug të Mosulit dhe koha e kësaj periudhe kthehet në vitet rreth 5750 para eres sonë   dhe shkenctari (Malivan) ka gjetur në vitin 1931 m gjurmë të ngjajshme të (civilizimit Tel Hasuneh) në Nejneve afër Mosulit dhe janë zbuluar edhe gjurmë tjera të këtij civilizimi në vende të ndryshme në veri të Irakut. Në (Tel Halef) – afër qytetit Re'sel Ajn të Siris ku ka buruar lumi Habur- ka zbuluar shkenctari gjerman Baroni (Von Ubnahim) gjurmë të njëjta të civilizimit të kësaj periudhe të re të gurit.

    3 – Koha e thëngjilit të gurit në luginën Rrafidin. Civilizimin e kësaj periudhe e përbëjn tri vende të rëndësishme dhe ato janë:

    - (Tel Abid) afër qytetit Ur të vjetër në jug të qytetit Rafidin. E ka zbuluar ekspedita e hulumtuesve britanez në krye me (doctor Hol). Ka ndjekur të dhënat e historianit (Leonard Voli) dhe ka zbuluar në qytetin Ur një ibrik (kusi) të baltes – dheut së bashku me gjëra tjera të tilla.

    - Civilizimin e kohës së Urukeve (El Vurka) e ka zbuluar atë ekspedita gjermane.
    - Civilizimin e kohës së Xhemdete Nasar I ka zbuluar gjurmet e kësaj kohe shkenctari gjurmues (Lankidon) në vitin 1920 m në Tel Sagar që gjendet afër qytetit të vjetër (Kish)  që quhet( Xhemdete Nasar).

    Dhe në fund të kësaj kohe – siq thonë librat e historis – ka ndodhur një tufan I madh I cili ka përmbysyr qytetin ( cka ka pas mes dy lumenjeve) që kanë arritur të vërtetojn  me gropat të cilat I kanë hapur në qytetin Ur dhe Uruk,  Kish dhe Shurubak .. që tregojn ndodhi të vërshimit të madh mes kohes së Abideve dhe kohes së Sulaleve të parë të një vërshimi të madh që ka ndodhur në kohën e fundit të Xhemdetu Nasareve. Shkenctari gjurmues (Voli) ka gjetur shtresa të dendura prej gropave në qytetin (Ur)në thellësi prej dy metrave e gjysëm dhe ka gjetur gjithashtu Voli gjurmë të banimeve  të njerëzve përmbi këto shtresa dhe nën to. Ka arritur në përfundim se këto gropa kanë ardhur  si rezultat I vërshimeve të ujrave nga lumenjt  Dexhle dhe Eufrat.

    ((Ndoshta ngjarja e Tufanit të përmendur në librat e shenjtë ka qenë më përpara se nga ky tufan shumë herët. Këtë e vërteton shkenctari gjurmues (Kontini) që e përcjell nga shkenctari (Di Morgen) në kohen e Metirëve (Biliostosina) që e ka  koha e lëkures në fund të rrethit të katërt ku janë shkatërruar një numër I madh I njerëzve. Janë përputhur numrat të të cilat janë zbuluar në zyren (Ashur Banibal) të këtij (tufani..))

    Kanë përcjellur lajmet informative në television dhe radioja ditën e mërkurë me 13. 9 2000 m një lajm të cuditshëm që: janë zbuluar qytete të tëra të fundosura në thellësi të detit të zi. Kanë thënë shkenctarët hulumtues: ajo ka vërtetuar tufanin ashtu siq e transmetojn librat e shenjtë. Si dhe lajmet e radios Britanike (Londra) kanë përmendur lajmin e dites së enjte 14. 9. 2000 m në bashkpunim me programin e saj (një rrotull rreth botës në këtë mëngjes) pasi që janë treguar fotot e vërshimave të lajmeve të mbrëmjes së kaluar.


    *  *  *
    Lindja e ulët e vjetër, Abdul Aziz Uthman 213
    Kisasul Enbija Ibni Kethir 65
    Kisasul Enbija Thealebi 55
    Kisasul Enbija Taberi 86
    Kisasul Enbija Nexhar 30
    Muaxhem el mufheris li meani el Kur'anil Adhim 1268
    Lajmet informative botërore natën e 13. 9. 2000 m.

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #3 ne: 03-06-2006, 02:00:07
    HUDI A.S.

    Hudi alejhi selam është përmendur në Kur'ani kerim 7 herë e ato janë:
     
    Kaptina                                  numri i saj                            numri i ajeteve
     
    Earaf                                          7                                               65
    Hud                                           11                                   50,53,58,60,79
    Shuara                                       26                                             124
     

    {" Edhe tek (populli ) Adi (dërguam) nga mesi I tyre Hudin që tha: "O populli im, adhurone Allahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime.
    O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni?
    O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj I shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"
    Ata thanë: O Hud, ti nuk na sole ndonjë argument, e ne nuk I braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të bësojmë ty".
    Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me cmendje! Ai tha: Unë dëshmitar e kam Allahun, e ju I shoqëroni.
    (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat. Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e këtë nën sundim, vërtet, Zoti im është I drejtë.
    Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jam dërguar te ju. Zoti im do t'ju zëvëndesojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t'I bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës I çdo sendi".
    E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej një dënimi të rëndë.
    E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar. Ata u përcollën me mallkim sin ë këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë I shkatërruar Adi, populli I Hudit!*
    { Hud  11\50 -60}.

    {" Edhe populli Ad nuk I besoi të dërguarit. Kur vëllau I tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
    Unë për ju jam I dërguar besnik. Andaj, keni frikë (dënimit të) Allahut dhe më dëgjoni mua. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve. A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a I ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
    E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht. Pra kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dini vet. U pajisi me mjete gjallërimi e me djem. Me kopshte e me burime uji. Vërtet, unë I frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
    Ata I thanë: "Për ne është krejt një, sin a këshillove, si nuk na këshillove!"
    Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë. Se ne nuk kemi për t'u dënuar.
    Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë I shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
    Vërtet Zoti yt është I plotëfuqishëm I mëshirshëm.
    { Shuara  26\123 – 140}.

    Ibni Abbasi ka thënë: Hudi a.s. është I pari që ka folur gjuhën arabe.
    Kanë qenë vendbanimet e popullit Ad që banonin tokën e Ahkafit në veri të Hadrmevtit, dhe në veri të Ahkafit ishin Rebial Hali. ndërsa në lindje të saj Omani që adhuronin idhujt Veda, Suvada, Jeguth, Nesra.{shiqo fotografin e vëndeve të idhujve dhe idoleve në gadishullin Arab}. Ka thënë Ibni Abbasi: ata kishin marrë një idhul për adhurim e quanin: (Hettar).

    Ndërsa populli I Adit të cilët u shkatërruan janë Adi I parë. Ndërsa Adi I dytë ata janë banorët e Jemenit nga Kahtani me prejardhje dhe me degëzime. Thuhet ata janë populli Themud. Populli I Hadramevtit thonë që Hudi a.s. ka jetuar në tokën e Hadramevtit pas shkaterrimit të popullit Ad derisa ka vdekur dhe është varrosur në lindje të qytetit të tyre rreth dy rrugëtime nga qyteti Terim afër luginës (Berhut).ai gjithashtu ka një varr në Palestin por që nuk është I sakt.


          *   *   *
    Kisasul Enbija – Ibni Kethir 93
    Kisasul Enbija – Thealebi    62
    Kisasul Enbija – Taberi 118
    Kisasul Enbija – Nexhar 49
    Muaxhem el mufheris lil elfadh Kur'ani Kerim 739
    Muaxhem el mufheris li meani Kur'anil Adhim 1294

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 03-06-2006, 02:01:55
    SALIHU A.S.
    Dhe vendbanimet e Themudit


    Emri i Salihut alejhi selam në Kur'ani Kerim përmendet 9 herë e ato janë:
     
    Kaptina                                  numri i saj                           numri i ajeteve
    Earaf                                             7                                         73,75,77
    Hud                                              11                                     61,62,66,89
    Shuara                                          26                                          142
    Neml                                            27                                           45
       
     
    {" Edhe te populli Themud u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besoinie Allahun (një) nuk keni Zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi qrgumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e Allahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënimi I dhëmbshëm.
    Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosni në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni palate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
    Krerët kryelartë nga populli I tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është I dërguar nga Zoti I tij? "Ata thanë:"Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me cka është dërguar".
    Ata kryelartit thanë: "Ne jemimohues (jobesimtarë) të asaj që ju I besuat">
    Ata e therrën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me cka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve".
    Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
    Ai u zmbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk I përfillni këshilluesit".
    { Earaf  7\73 – 79}.

    {" Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhuronie Allahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!
    Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!"
    "O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (I bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
    O populli im, kjo është devja e Allahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!"
    E megjithatë, ata e therën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo I rrejshëm!"
    E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi I asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai I fuqishmi, ngadhënjyesi.
    Ndërsa ata që bënë zullum, I kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
    (gdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!*
    {Hud  11\61 – 68}.
    {" Edhe kabilja Themud nuk I besoi të dërguarit.
    Kur vëllai I tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
    Unë për ju jam I dërguar besnik.
    Andaj, kinie frikë (dënimin e) Allahut dhe mua më dëgjoni!"
    Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
    A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
    Në kopshte e në burime.
    Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
    Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
    Pra, kini frikë Allahun e më dëgjoni mua.
    E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar, (që e teprojnë me vepra të këqija.)
    Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
    Ata I thanë: "Ti je vetëm I magjepsur".
    Ti nuk jeë tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
    Ai tha: "Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
    Dhe kësaj të mos I bëni ndonjë të keqe, se do t'ju godas dënimi I ditës së madhe!"
    Po ata e therën atë, mandej u penduan (nga frika).
    Por ata I zuri ai dënimi I premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
    Vërtet, Zoti yt është I plotëfuqishëm I mëshirshëm.*}
    { Shuara  26\ 141 – 159}.
     
     
    Vendbanimet e Themudit, popullit të Salihut a.s. El Hixhir (vendbanimet e Salihut) janë mes Hixhazit dhe Shamit në juglindje të tokës së Medjenit e cila shtrihet në lindje të gadishullit Akabe dhe shtëpit e vendbanimet e tyre të njohura të ndërtuara brenda në shkëmbinj. Themudi adhuronte idhujt, e Allahu xh.sh u dërgoi atyre Salihun a.s. këshillues e përkujtues. Ka qenë deveja e cila ka dalë nga shkëmbi mrekulli, por ata e theren dhe u shkatërruan prej një zëri të tmerrshëm. Shpëtoi Salihu a.s. dhe ata të cilët I besuan atij. Pas shkatërrimit, populli I tij shkuan në anën e Remles në Palestin dhe kjo është fjala më e fortë që thuhet sepse është qyteti më I afërt pjellor për ta. Siq dihet që arabiut (shkretinasit) I intereson uji dhe burimet e afërta për nevojat e tyre si dhe për bagëtit e tija. Populli I Hadramevtiti thonë: ata kanë shkuar në Hadramevt dhe janë vendosur aty sepse origjina e tyre është nga ai vend apo nga populli Ahkaf. Aty është një varr që mendojn se është I Salihut a.s.. të tjerët thonë: ata janë vendosur në shtëpit e tyre pas shkatërrimit të popullit të tyre. Thuhet kanë shkuar në Meke dhe kanë qendruar atje derisa kanë vdekur e varret e tyre janë në përendim të Qabes.
                 

            *   *   *
    Kisasul Enbija –Ibni Kethir 106
    Kisasul Enbija – Thealebi 68
    Kisasul Enbija Taberi 126
    Kisasul Enbija Nexhar 58
    Muaxhem el mufheris lil elfadh Kur'ani Kerim 410
    Muaxhem el mufheris li meani Kur'anil Adhim 657

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #5 ne: 03-06-2006, 02:04:10
    IBRAHIMI A.S.
    Babai i Enbijave – I dashuri i Rrahmanit

    Emri i Ibrahimit alejhi selam në Kur'an është përmëndur 69 herë në 25 kaptina:

    Kaptina                                   numri i saj                               numri i ajeteve
     
    Bekare                                           2                            124,125(I përseritur),126,127,
                                                                                           130,132,133,135,136,140,
                                                                                              258,(i përseritur),260
    Ali Imran                                        3                                  33,65,67,68,84,95,97
    Nissa                                             4                                54,125(I përseritur),163
    Enam                                             6                                       74,75,83,163
    Tevbe                                            9                                 70,114,(I përseritur)
    Hud                                              11                                       69,74,75,76
    Jusuf                                            12                                              6,38
    Ibrahim                                        14                                               35
    Haxher                                         15                                               51
    Nahl                                             16                                           120,123
    Merjem                                        19                                           41,46,58
    Enbija                                          21                                         51,60,62,69
    Haxh                                            22                                           26,43,78
    Shuara                                         26                                                 69
    Ankebut                                       29                                             16,31
    Ahazab                                        33                                                  7
    Ssaffat                                         37                                         83,104,109
    Sad                                              38                                                 45
    Shura                                           42                                                 13
    Zuhruf                                         43                                                  26
    Dhariat                                        51                                                  24
    Nexhm                                        53                                                  37
    Hadid                                          57                                                  26
    Mumtehine                                  60                                        4,(I përseritur)
    Eala                                             87                                                 19
     

    {" Ne I dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
    Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: " Cjanë këto statuja që I adhuroni?"
    Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po I adhuronin".
    Ai u tha:" Edhe te parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur".
    Ata I thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
    Pasha Allahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
    Dhe I bëri ato copë – copë, përvec një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'I drejtohen (për ta kuptuar se kush I theu).

    (pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që I përqeshte ato, të cilit I thonin Ibrahim".
    Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojnë)".
    I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
    Ai tha: "Jo, por atë, e bëri I madhi I tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
    Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".

    Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"

    Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të Allahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
    Medet për ju dhe për ata që I adhuroni, pos Allahut, po a nuk po kuptoni?"
    Atëherëbata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
    Po Ne I thamë: "O zjarr, bëhu I ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
    Ata deshën t'I bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata I bëmë më të dështuarit.
    E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokë që e kemi bekuar për njerëz.
    Dhe ia falëm atij Ishakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë I bëmë të mirë (pejgamberë).
    { Enbija  21\ 51 – 72}.

    {" Përkujto (o I dërguar) kur Ibrahimi I tha babait të vet Azerit: "A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë pot ë shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt.
    Edhe kështu Ibrahimit ia mundësuam t'I shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t'u bërë edhe më I bindur.

    E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: " Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha: "Unë nuk I dua ata që humbën".
    Kur e pa hënën të posa lindur tha: "Ky është Zoti im! E kur perëndoi ajo, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!"
    Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është më I madh!" E kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam I pastër nga ajo që ju I shoqëroni!"

    Unë me veten time I drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që përshkruajnë shok!

    Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli I tij e ai tha: "A polemizoni me mua, rreth Allahut e Ai më udhëzoi?" Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë cdo send, a nuk e merrni me mend?"
    E si t'u frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që I shoqëruat Allahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më I drejtë të jetë I sigurt, nëse jeni që kuptoni?
    Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.
    Këto janë argumentet Tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrisim në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt vdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'I fshehet.*
    { Enam  6\ 74 – 83}.

    {" Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhamed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
    Kur I tha babait të vet dhe popullit të vet: "Cka jeni duke adhuruar?"
    Ata I thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
    Ai tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
    Ose, "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
    Ata thanë: "Jo, por kështu I gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
    Ai tha: "A po shihni se c'po adhuroni?"
    Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm.
    Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij, përvec Zotit të botëve (nëse përvec idhujve adhuroni edhe Atë).

    Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
    Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
    Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.
    Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall.
    Ai tek I Cili kam shpresë se do të m'I falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
    Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
    Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas.
    Më bën prej trashëguesve të xhenetit të begatshëm.
    E mos më turpëro ditën kur do të ringjallen.
    Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
    (bën dobi) Vetëm kush I paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
    { Shuara  26\  69 – 89}.

    {" (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi I idhujve (statuja gurësh).
    Zoti im! Ata vërtet I shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është Imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.

    Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e praën shtëpis Tënde të shenjtë. Zoti ynë (I vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falëndëruar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.
    Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di cka fshehim dhe cka publikojmë, se Allahut nuk mund t'I fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
    Falëndeim I qoftë Allahut, I cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Ishakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe I përgjigjet lutjes.
    O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
    Zoti ynë! Me fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët diten kur jepet llogaria.**
    { Ibrahim  14  \35 – 41}.

    {" Edhe Ibrahimit I patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe I thanë: "Selam". Ai u përgjegj: "Gjithnjë paci selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellë një vic të pjekur (të fërguarë në gurë).
    Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (vici), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata I thanë: "Mos u frikëso, ne jemi dërguar te populli I Lutit".
    E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Ishakun, e pas Ishakut Jakubin.
    Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është I shtyrë në moshë, vërtet kjo është gjë e cuditshme.

    Ata I thanë: "Si, mos po cuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e Allahut dhe bekimi I Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit) ! Vërtet, Ai është meritues për falenderim është bamirës I madh.
    Pasi që Ibrahimit I kaloi frika dhe erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.

    Vërtet, Ibrahimi ishte shumë I butë, shumë I dhembshëm dhe ikthyeshëm.
    (engjëjt I thanë) O Ibrahim, lëre këtë (dialog), urdhëri I Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
    { Hud  11\ 69 – 76}.

    Ibrahimi alejhi selam ka lindur në jug të Irakut. Ka jetuar në qytetin Ur të Keldanis. Babai I tij është Azeri djali I Nahurit, thuhet: ai ka qenë agja I tij. Agja është si babai me traditat arabe. Nga familja Kuthi – që është fshat në drejtim të Kufes – ka lindur në Kuthi apo në Babil apo në Vurkae. Në Kuthi kanë tentuar që ta djegin Ibrahimin alejhi selam e pas dështimit të përpjekjes së saj ka shkuar në Haran në veri të tokës së gadishullit. Pastaj ka shkuar në Palestin së bashku me të gruaja e tij Sara dhe djali I vëllaut të tij Luti. Edhe Luti e kishte me vete gruan e tij. Për shkak të thatësis                               në tokë ka emigruar në Egjipt në kohën e patronatit të robërve (Heksusit).

    Pastaj është kthyer me Lutin në jug të Palestinës. U  ndanë duke I ruajtur lidhjet e dashuris dhe afërsis me qëllim që gjithsecili të gjej pije e ushqim për veti. Ibrahimi a.s. u vendos në vendin Bir Seba'a dhe Luti a.s. u vendos në jug të detit të vdekur I cili njihet si (deti I Lutit).

    Ka shkuar Ibrahimi a.s. me gruan e dytë të tij (Haxheren) në Meke e me vete e kishte djalin e vet Ismailin a.s. dhe psi që I la ata aty {në luginen e thatë, jo pjellore} e aty shpërthej burimi I ujit Zemzem dhe pastaj kanë ardhur fisi (Xhurhum) nga rruga e (Kuda).

    Ka vdekur Ibrahimi a.s. dhe e kanë varrosur në qytetin Halil (Hebron) në Palestin.


                                                     *   *   *
    Historianët arabët I kthejn në dy pjesë të mëdha:

    1 – Arabët baide:  ata janë të cilet kanë kaluar dhe I kemi mësuar gjurmet e tyre si psh: Adi, Themudi, Xhedis, Xhurhumi I parë.
    2 – Arabët e tashëm: historianet I sakstsojn në vijen e dy degëve kryesore e ato janë:
    - Arabët aribe që janë Kahtanët e vendi I tyre autokton është Jemeni e nga fiset më të njohura të tyre janë: Xhurhumi dhe Jearub. Nga Jearubi janë ndarë fise e familje në dy degë të mëdha e ato janë: Kehlan dhe Himjer e nga familjet më të njohura të Kehlanit janë: Ezd dhe Evs dhe Hazrexhi, fëmijet e Xhefnes (Gasasinët), Vetij dhe Medhhaxh, Naha, Ans, Hemdan, Kinde dhe Lahm.
    Nga familjet më të njohura të Himjerit janë: Kuda'a, e nga degët e Kuda'as: Belije dhe Xhuhejne, Kelb dhe Behrae ..

    -         Arabët mustearibe (apo mutearibe): ata janë Adnanet . disa historian thonë: thuani ashtu (quani) sepse Ismaili a.s. ka folur Sirjanishten apo Ibrishten, kur kanë zbritur fisi Xhurhum (i Kahtanëve) në meke dhe janë vendosur aty Ismaili a.s. së bashku me nënën e tij aty, është martuar ai nga vajzat e tyre dhe ai me bijtë e tij e kanë mësuar arabishten dhe për këtë u qujatën (arab mustearibe) këta janë shumica e arabeve të shkretërires, e të qyteteve të cilet jetojn në mes të gadishullit arabik, si dhe banoret e Hixhazit deri të shkretërira e Shamit, ku së fundi u janë përzier në vendet e tyre arabet e jemenit pas shkatërrimit të pendes së Me'ribit.

    -         Nga bijtë e Adnanit janë: Muad, e nga ata prejardhja e fisit të Adnaneve në përgjithsi. Muadi ka pas katër djem. Ijadi, Nezari, Kanesi dhe Enmari. Nga nezari janë dy familjet e mëdhaja: Rebia dhe Medar. Fisi Rebia u vendosën: në qyetetet e Nexhdit deri në gavr të tihames. Benu Nedaret u përhapen në Hixhaz dhe u shtuan shumë dhe okupuan shumë vende të Nexhdit e të tjera, dhe kufizon mbretëria e tyre në Harem të Meketul Mukerremes.

    -         Benu Nedaret u ndanë në dy degë: Kajs Ajlan dhe Iljas. Nga fiset e Kajs Ajlanit janë: Hevazin, Sulejm dhe Thekif. Ndërsa Iljaset kanë qenë tre fëmijë që janë ndarë nga ata shumë familje e që janë: Eslem, Huza'a, Muzejene, Temim, Huzejme, Hevn, Esed dhe kenane. Nga Kenanet janë: Nedar e nga Nedarët: Malik, e nga Malikët: Fihr e ata janë (Kurejshët).

    -         (Arabët mustearibe) legjendë që e kanë përmendur disa historian e cila është shkalëzuar edhe pse koha e Ibrahimit a.s. dhe djalit të tij Ismailit është koha e vetë arabëve e cila nuk ka asnjë lidhje me Sirjanët apo Jehudet. Sot shkenctarisht dallohen populli I Ibrahimit a.s. dhe populli I Jakubit a.s. (Israilit), popullit të Musait a.s., Jehudeve dhe Ibranijeve.

     Duke e parë të rëndësishme këtë cështje po përmendim siq vijon:

    -         Që termi (Ibri) apo (Ibranij) është përdorur rreth 2000 vjet para miladit. Dhe para kësaj kanë jetuar (qenë) grupe të fiseve arabeve në gadishullin arab në shkretëriren e Shamit,  dhe popuj të tjerë arab në atë vend deri sa fjala (Ibri) është bërë sinonim I kuptimit të personit të shkretërires apo shkretinar në pamje të përgjithshme. Me këtë domëthënje është transmetuar fjala (Ibri) apo (Hibri) apo (Habiru) apo (Abiru) në burimet heroglife e Faraonie që argumenton mos ekzistimin e  Israilëve, popullit të Musait, Jehudeve asnjë ekzistim eventual sa do të vogël.

    Termi Ibri apo Ibrani në kur'anin famëlart nuk përmendet fare por ai përmendet në tregimet e Israilëve dhe populit të Musait a.s. dhe Jehudive.{Eledhine Hadu} por fjala Ibri është dëshmi për Jehudit. E kan përmendur Hahamunet me këtë domëthënje më vonë në Palestin.

    Pastaj janë zbuluar gjurmet më të reja të fjales (Israil) që ka qenë emër I një vendi në Palestin e ajo është emërtim I Kenanëve. Me këtë domëthënje është përmendur në librat e Faraonëve zanafilla e së cilës është pas kohes së Musait a.s.. ashtu siq edhe emri Ibram (Ibrahim) Jakub dhe Jusuf përmendet në librat e Faraonëve. Zanafilla e saj kthehet para kohes së Musait a.s.e cila argumenton që është Kenane gjithashtu.

     Është më së e nevojshme ta përmendim edhe këtë që Palestina ka qenë tokë gurbeti, emigrimi e Ibrahimit a.s. dhe djalit të tij Ishakut dhe nipit të tij Jakubit (Israilit). Këtë e vërteton edhe Tevrati vet që ata kan qenë emigrant të huaj në mesin e Kenanëve banorëve Palestinez original. Posaqërisht Beni Israilet të cilet kanë lindur të gjithë në Har-ran dhe janë përhapur aty. Kjo periudhë u ndërpre pas emigrimit të familjes së Jakubit për në Egjipt. Dhe iu bashkuan Jusufit dhe u përzien në ambientin Egjiptas dhe u asimiluan aty.

    Dhe kështu .. termi (Israil) ka për qëllim Jakubin a.s. nipin e Ibrahimit a.s. dhe bijtë e tij. Roli I tyre ka qenë I kufizuar në vendin Harranit ku është vendi I tyre autokton në të cilin kan lindur dhe janë shtuar. Por Palestina është tokë e huaj emigrante e tyre dhe në shekullin e 17 para eres sonë janë gjetur që është koha e vet Ibrahimit a.s. ka qenë gjuha atë kohë në këtë vend një gjuhë e vetme (gjuha e nënës) të cilen e kanë folur bijt e gadishullit arabik para emigrimit, hixhretit të tyre në Hilal Hasib. Apo para që të ndahet kjo gjuhë në dialekte të ndryshme, si Kenanishtja, Aramishtja, Amurija .. kështu ka qenë edhe gjuha e familjes aramije të ciles I ka përket edhe Ibrahimi a.s. që është gjuha të cilen e kanë folur Kenanët dhe Amurijunet në palestin që është shumë e afërt me gjuhën e nënës.

    Ndërsa populli I Musait a.s. ata janë nga puntorët, ushtarët e ikur – sipas transmetimeve më të sigurta – që I përkasin shumica e tyre nga pasardhësit e Heksusit në shekullin e 13 para eres sonë. Këta kanë qenë në fenë e pastër që është tjetër fe ngë Jahudishtja të cilët pretendojn në adhurimin e zotit (Jehova) I vecant për ta që e quajn vetën populi I zgjedhur.

    Mësimet e Musait .a.s dhe ligjit të tij janë shkruar me hieroglife dhe nuk është gjetur asnjë nga gjurmet e saja. Pastaj kanë marrë këta populli I Musait gjuhen e Kenanëve , traditat e tyre, dhe ritet e tyre të devijuar nga mësimet e Musait a.s. dhe ligjit të tij dhe këta janë të cilet njihen më vonë Jehudë.
    (Jehud): emër që emërtoheshin me këtë pasardhësit e grupit të Jehudhes të cilët I përzuri Nebu Hadh Nesar në bBabiloni në vitin 586 para eres sonë. U emërtuan kështu në përputhje me mbretërin së ciles I takonin Jehudha ………. Dhe I formuan  këto fise të dëbuara dialektet e tyre nga Aramishtja. Dhe me këtë e përpiluan Tevratin I cili sot është në duart tona në Esr të Babilonis apo pas kohes së Musait a.s. për 800 vite. Për këtë edhe njifet ky dialekt si (Aramishtja e Tevratit) që e kanë përdorur shkrimin e quajtur e katërta (Ruba'a) që është pjesë e shkrimit të vjetër Aram. Pa dyshim që ky nuk është Tevrati I Muses a.a. dhe që mundemi ta emërtojm atë si (Tevrati I Jahudive) që të dallojm nga Tevrati I Musait a.s. kur këta Jahudi kanë përpiluar Tevratin kanë synuar në dy gjëra kryesore:

    E para: ta bëjnë historin e tyre bujare. Vetën e  tyre e bëjnë të pastër dhe të zgjedhur nga popujt tjerë (populli I zgjedhur) të cilin e ka zgjedhur Zoti nga popujt tjerë. Për ta arritur atë është dashtur që patjetër të kthehen në origjinën e tyre të vjetër të personalitetit më të ndershëm, personalitetin e Ibrahimit a.s. që emir e zëri I tij kishte kapluar të gjitha anët e botes atë kohë. E shkruan dhe përpiluan historinë e tyre sipas dëshirave dhe inetresave të tyre me menquri. Ia shtuan ngjarjet fetare që ti bashkohej edhe më shumë vërtetësis në pranimin e saj nga pasardhësit e tyre. Kështu historinë e tyre e kthyen te Ibrahimi a.s. dhe nipi I tij Jakubi (Israili) dhe populli I Musait a.s. u quajtën Beni Israil edhe përkunder paraqitjes së ekzistimit të tyre pas Israilt për 600 vite më vonë.

    Ndërsa e dyta: ata e bënë Palestinën tokën e tyre autoktone edhe përkunder vërtetësis së Tevrtait që palestina është toka e huaj, emigruese e Ibrahimit, Ishakut e Jakubit a.s. së bashku me djemt e tij të cilët kanë lindur në Harran dhe janë rritur aty.
    Ibrahimi dhe djali I tij a.s. I pëkasin fiseve Arame Arabe. Ajo kthehet para ekzistimit të Israileve dhe popullit të Musait a.s. dhe Jahudive për disa shekuj. Koha e Ibrahimit a.s. është koha arabe e ngritur nga vet ai. Ai nuk ka lidhje me kohën e Jahudive. Këtë e ka përmendur Ku'ani famëlartë në këtë aspekt: {….. ali imran 65,66,67}

    Dhe termi Samije që nuk ka Samije nuk ka argument ajo në histori. Këtë e ka menduar (Sami) shkenctari gjerman.E. L. Shluster në shkrimin e tij në vitin 1781 më titullin ia ka vënë si vijon: (përmajtja e edukatës në Tevrat dhe lindje).

    Në pranim të këtij emërtimi – apo heshtjes së saj – është devijim që qon në padituri. Argumentet pretënduese jahudije – cioniste ato kanë gënjeshtra të pavërteta që nuk fshihen që sot I dëshmojm posaqërisht në përendim, dhe në mbarë botën në përgjithsi, ndërsa tregimi fjala e(Rozhe Garodit) dhe pretendimit të tij për se nuk ka Samije dhe gjykimit të tij, për ne është e largët.
             

                *    *     *
    Bulugul erbi fi mearifeti arabi 1\8
    Tarihul islam 1\8
    Dairetul mearif el britanie 11\379  (botim I vitit 1965)
    Kisasul Enbija, Ibni Kethir 117
    Kisasul Enbija, Thealebi 74
    Kisasul Enbija, Taberi 134
    Kisasul Enbija, Nexhar 70
    El muaxhem el mufheris lil elfadhel Kur'anil Kerim 1
    El muaxhem el mufheris li meani el Kur'anil Adhim 59
    Mufesalel arab vel jehud fi tarih 86 ve ma beadeha.

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #6 ne: 03-06-2006, 02:05:37
    IS'HAKU DHE ISMAILI A.S.
    Emri i Is'hakut alejhi selam është përmendur në Kur'anin famëlart 17 herë dhe ato janë:
     

    Kaptina                               numri i saj                                numri i ajeteve
     
    Bekare                                      2                                          133,136,1340
    Ali Imran                                   3                                                    84
    Nisa                                          4                                                  163
    Enam                                        6                                                    84
    Hud                                          11                                        71(e përseritur)
    Jusuf                                        12                                                 6,38
    Ibrahim                                    14                                                    39
    Merjem                                    19                                                    49
    Enbija                                       21                                                   72
    Ankebut                                    29                                                   29
    Saffat                                        37                                                112,113
    Sad                                           37                                                     47
     

    {" Ne atij (Ibrahimit) I falëm Ishakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu I shpërblejmë bamirësit."
    { Enam  6\ 84}.

    {" E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Ishakun, e pas Ishakut me Jakubin."
    { Hud  11\ 71}.

    {" Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndërrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Ishakut. Vërtet, Zoti yt është më I dijshmi, më I urti!"
    { Jusuf  12\  6}.

    {" Falënderim I qoftë Allahut, I cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Ishakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe I përgjigjet lutjes."
    { Ibrahim  14\  39}.

    Ishaku alejhi selam ka jetuar me babain e tij Ibrahimin alejhi selam. Disa burime përmenden që ai ka derguar një sherbetor të tij prej Palestinës në (Fedan Aram) në veri të Irakut e ai vjen me një (përcjellse - shërbetore) dhe e martoi atë.

    Ka vdekur Ishakut alejhi selam dhe është varrosur në Halil (Hebron) në shpellën (Mekfejle).                              

    Temat e fundit