Edhe pak ditë nga lëshimi i Ubuntu Oneiric - Linux | Unix | BSD |

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edhe pak ditë nga lëshimi i Ubuntu Oneiric

· 2 · 458

Edhe pak ditë nga lëshimi i Ubuntu Oneiric

· 2 · 458

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 02-10-2011, 20:00:37
    Edhe 9 ditë nga lëshimi i versionit më të ri të sistemit tashmë të famshem, Ubuntu! Numërimin poshtë mund ta gjeni këtu http://thisisthecountdown.com/

    Për tu njohur me këtë sistem operativ, shikoni videon- më poshtë.

    Discover Ubuntu (Ubuntu Commercial)

    Ubuntu është një sistem operativ i bazuar në Debian GNU/Linux dhe lëshoet si softuere me burim të lirë dhe të hapur, ose thene ndryshe, Open Source. Ubuntu është projektuar kryesisht për përdorim në kompjuterat personal, edhe pse gjen perdorim ne servera, per lehtesine dhe tipare te tjera. Ubuntu llogaritet te kete një përdorim global diku rreth 12 milionë përdorues , duke e bërë atë distribucionin me te perdorur Linux me rreth 50% pjesë te tregut të Linux desktop. Popullariteti i saj po rritet me shpejtësi.

    Nese ju eshte merzitur Windows ose sistemi aktual qe perdorni, ja vlen t’ja hidhni nje sy Ubuntu-s, pasi rekomandohet nga bota e Linux si distro me i lehte dhe i pershtatshem per fillestaret ne boten e Linux. Ubuntu eshte falas, i qëndrueshëm, i sigurte ( nuk duhet te shqetesoheni shume per viruset), i lehte ne perdorim, shume i manuvrueshem dhe mund ta rregulloni sipas qejfit tuaj me aplikacione nga me te ndryshmet, ku ka pothuajse çdo ekuivalent per software-t e famshem te Windows ose OSX.

    Merr Ubuntu nga www.ubuntu.com, ku mund ta gjeni edhe ne shqip, fale komunitetit jo te vogel qe kane ndihmuar ne perkthimin e tij. Eshte absolutisht falas dhe ju mjafton nje CD ose nje USB Flash Device per ta instaluar. Madje mund ta provoni edhe “Live” pa formatuar hard diskun tuaj.

    Gjithsesi, do ju sugjeroja te prisnit edhe 9 dite te merrnit versionin e ri, Ubuntu Oneiric, qe perditsohet çdo 6 muaj.

    www.ubuntu.com

    burimi i artikullit :

    http://www.albpedia.info/edhe-pak-dite-nga-leshimi-i-ubuntu-oneiric.html

    • Postime: 27300
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 12-10-2011, 16:54:16
    Vjen Ubuntu 11.10 “Oneiric Ocelot”

    Vjen versioni 11.10 i sistemit operativ Ubuntu, më i famshmi nga gjithë versionet e tjerë të ndërtuar mbi platformën Linux (sistemi operativ i hapur dhe falas). Ai lindi në vitin 2004 si sistemi i parë Linux i menduar për masën dhe për një përdorues që nuk ka njohuri të gjëra mbi informatikën, kujtojmë që sistemet Linux deri atëherë përdoreshin vetëm nga ekspert të sektorit.

    Axhornimet e shpeshta dhe versionet e reja që i sillen publikut cdo gjashtë muaj duke iu shtuar sigurisë së latë dhe mos ekzistencës së viruseve për sistemet Linux, e bërën Ubuntu-n sistemin e preferuar nga më tepër se 12 milion përdorues në të gjithë botën.

    Versioni 11.10 i kodifikuar me emrin “Oneiric Ocelot” (gatopardi imagjinar) është një ndër versionet më të qëndrueshëm dhe të kompletuar, i cili ka të gjitha cilësitë për të sfiduar sistemet e konsoliduar si Microsoft Windows dhe Mac Os X.

    Versioni i ri vjen me një qendër të të programeve të rinovuar, e cila e bënë më të thjeshtë për përdoruesin kërkimin në mijëra programet falas dhe me pagesë.

    Objektivi i ri i drejtuesve është të tërheqin sa më shumë zhvillues programesh me anë të portalit të ri të krijuar për ta, developer.ubuntu.co m, bë të cilin shpjegohet si të ndërtosh dhe të fusësh një program të ri në qendrën e programeve (Software Center). Qëllimi është të rritet cilësia e programeve dhe të jenë më të integruar dhe homogjen me sistemin.

    Një tjetër risi është “Deja Dup”, një program për ruajtjen e informacioneve që funksionon si “Time Machine” i Apple. Informacionet mund të ruhen në hard-diskun e kompjuterit apo në një të jashtëm ose edhe në rrjet në llogarinë tuaj UbuntuOne.

    Për ata që e kanë përdorur Ubuntu-n edhe më par ka edhe një tjetër surprizë, programi që do përdoret për email-et do jetë Mozilla Thunderbird.

    (a.h/BalkanWeb)

    Temat e fundit