Linux per Administraten - Linux | Unix | BSD |

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Linux per Administraten

· 5 · 990

Linux per Administraten

· 5 · 990

  • Postime: 43
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 30-03-2006, 00:23:55
    A ka dale njeri te thote qe pse nuk perdorim Linux per administraten publike? Po lexoja ca gazeta dhe te Gazeta Shqiptare thuhej qe Keshilli i Ministrave do tu paguaje licensen Microsoftit.

    Shtetet e tjera po largohen nga programet e tilla kurse ne i afrohemi??? Apo po i jepet ky "koncension" Microsoftit per te treguar qe "ne" jemi pro amerikane, mjafton te kemi buke e kripe.
    Kaq cope cope jane ate mirembajtesit e rrjeteve dhe keshilluesit?

    Pastaj per pune zyre Open Office eshte teper e mjaftueshme. Besoj se 95% e administrates nuk ja ka indene opsioneve te avancuara qe mund te kete M$ Office.

    • Postime: 3782
    • Karma: +16/-2
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 30-03-2006, 14:27:33
    Për mendimin tim, qeveria le të mbaje PC me Windows, por si pakete zyre te përdore OpenOffice.org, përveçse ne disa kompjutera ku nevojiten patjetër Excel, PowerPoint, Access dhe/ose Visio.

    Shumë pak informaticiene ne Shqipëri e njohin Linux-in dhe s'para gjenden ne institucionet shteterore, por me shumë nëpër banka dhe organizma te huaja. Pjesa tjetër s'e ka idenë as se si, për shembull, te dërgoje e-mail nga Linux apo te konfiguroje lidhjen me rrjetin.

    Pastaj, perdoruesit janë mësuar me Windows dhe do të shkaktonin reaksion nëse do t'ua nderronin Solitaire me KDE :P

    • Postime: 43
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #2 ne: 31-03-2006, 22:16:17
    Une merakun e kam me shume te adminstratoret se nuk e di sa veta ja kane idene linuxit. Perdoruesit e thjeshte nuk do kene probleme se ata vetem email dergojne dhe Thunderbird-i nuk eshte se eshte shume i veshtire. Gjerat e tjera ato nuk eshte se lejohen ti bejne (instalime etj.) prandaj nuk shikoj ndonje problem.
    Mandrake ose Ubuntu jane shume te kollajta.

    Por sic e thashe nuk ka njeri b.. ti mirembaje. Para ca muajsh po bisedoja me nje cun ne vit te 2 per informatike dhe me pyeti cfare eshte linux-i. ????

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 27-04-2006, 23:29:48
    kinez,

    nga nje krah ti ke shume te drejte por mendoj se je mesuar me ambjentin jashte shqiperise. Windows mbahet per user friendly (e kam fjalen per perdoruesit e thjeshte), prandaj per mendimin tim nuk ka ndonje gje te keqe te perdoret windows ne administrate perderisa ata kane leke ti blejne licensat. Kurse per servera per mendimin tim te perdorin linux os sepse jane me te mire dhe falas duke i krahasuar me M$.

    Sa per universitetin ne shqiperi do te thosha qe eshte per te ardhur keq sepse aty mungon cdo gje duke filluar nga profesorat deri tek mjetet si laboratoret me kompjutera dhe literatura. Asnjeri nuk ka lindur i ditur dhe besoj se dhe ne universitetet tona po te sjellin staf te kualifikuar dhe te kene laboratore dhe librari te mire dhe ne shqiptaret do te ecnim shume me shpejt perpara.

    cheers

    • Postime: 43
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 16-05-2006, 11:43:53
    Pershendetje Ladio,

    Ke ca te drejte qe mund te jem mesuar pak jashte por mendjen mbrapa e kam :)
    Per punen e administrates e thashe sepse ne vendet qe kam pare, Win98 e kane nderruar me Win2000 dhe i kane bllokuar te gjitha te drejtat. Pra perdoruesi i thjeshte do te shikojme email-in, do te shkruaje ne Word edhe do beje edhe ndonje Solitare.

    Universitetet e di qe nuk jane shume mire por do i rregullojme edhe ato. Ne shqiptareve mendja na punon, vetem qe na punon mbrapsht :)

    Temat e fundit