×
Hyrja
Profili

Projekti Fedora ne gjuhen shqipe

· 3 · 738

Projekti Fedora ne gjuhen shqipe

· 3 · 738

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 28-10-2010, 23:49:38
    Perdoruesit e sistemit operativ te bazuar ne Linux, Fedora, kane mundesine qe tani te perdorin portalin zyrtar te Fedora-s dhe ne gjuhen shqipe. Portali ne fjale gjendet ne adresen qe vijon http://fedoraproject.org/sq/
    Ne kete portal mund te lexohet rreth Fedora-s, per ta njohur me nga afer, mund te kerkohet ndihme, mund te gjenden shkarkime te ndryshme per kete OS etj etj.

    Citim
    Çfarë është Fedora?

    Fedora është Linux-based sistem operativ me bazë Linux, një suitë programesh që i mundëson funksionimin kompjuterit. Sistemin operativ Fedora mund ta përdorni për zëvendësimin e, ose ta xhironi në krah të, një sistemi tjetër operativ, të tillë si Microsoft Windows™ ose Mac OS X™. Sistemi operativ Fedora është krejtësisht pa kosto, që ta shijoni dhe t'ua jepni edhe të tjerëve.

    Projekti Fedora është emri i bashkësisë mbarëbotërore të personave që duan, përdorin dhe krijojnë software të lirë nga e gjithë bota. Duam të jemi në ballë të krijimit dhe përhapjes së kodit dhe lëndës së lirë, duke punuar tok si një bashkësi. Fedora sponsorizohet nga Red Hat, mundësuesi më i besueshëm në botë për teknologji me burim të hapët. Red Hat investon te Fedora që të nxisë bashkëpunimin dhe të mbajë në inkubacion teknologji të reja risore software-i të lirë.
    Çfarë e bën Fedora-n të ndryshme?

    Ne besojmë në vlerën e software-it të lirë, dhe luftojmë që të mbrojmë dhe promuovojmë zgjidhje që mund t'i përdorë dhe rishpërndajë kushdo. Sistemi operativ Fedora jo vetëm është ndërtuar prej software-i të lirë, por edhe për shpërndarjen e tij përdorim vetëm software të lirë. Ky site web, në fakt, është ndërtuar me software të lirë dhe u shërben miliona personave çdo muaj.

    Besojmë gjithashtu në fuqinë e bashkëpunimit. Zhvilluesit tanë punojnë tok me ekipe projektesh software-i të lirë anembanë botës, të cilët ne i quajmë "pararojë." Ata krijojnë mjaft nga software-i që gjendet në Fedora. Bashkëpunojmë nga afër me ta që secili të mund të përfitojë prej punës sonë, dhe të mund të shohë sa më parë përmirësimet. Duke punuar në të njëjtin drejtim me këto ekipe projektesh, mund të garantojmë që software-i i lirë të funksionojë më mirë tok, dhe të ofrojë punimin më të mirë për përdoruesit. Mundemi t'i përfshijmë shpejt përmirësimet, çka ndihmon jo vetëm përdoruesit, por edhe vetë projektet pararojë.

    Ne besojmë gjithashtu në fuqizimin e të tjerëve që të ndjekin përfytyrimin e tyre të një sistemi operativ të lirë. Cilido mund ta bëjë Fedora-n pjesë të një produkti të ri, me një emër të ri. Madje për këtë ne ofrojmë mjetet te vetë Fedora. Në fakt, Fedora është tashmë në themel të shpërndarjesh derivative, të tilla si Red Hat Enterprise Linux, One Laptop Per Child XO, dhe të Creative Commons DVD-ve Live Content nga Creative Commons'.
    http://fedoraproject.org/sq/about-fedora

    • Postime: 455
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 30-10-2010, 04:22:46
    Mrekulli .

    • Postime: 1
  • i identifikuar

    #2 ne: 01-02-2011, 14:40:25
    mund te mendihmoni me nji programim ne perl prej 100 reshtash te nji e kuacioni ose te me jepni nji ndihmese te vogel se nga duhet tjanis per te krijuar nji program ne perl flm shume
     

    Temat e fundit