×

Ubuntu Linux!

· 28 · 4171

Ubuntu Linux!

· 28 · 4171

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 12-09-2005, 12:07:43
    Ky eshte nje versioni  ri i Linuksit qe po lavderohet shume. Ubuntu eshte nje linuks per perdorues qe nuk kane eksperience dhe nuk dine shume rreth linuksit dhe sistemeve operative ne pergjithsi, pra nje fillim i mire per ata qe vijne nga bota e Windows. Neper faqe dhe forume te huaj ky sistem i ri operativ lavderohet shume dhe quhet edhe me i mire se sa Linspire, qe eshte nje linux me pagese dhe i ngjashem me windows per nga perdorimi i lehte.

    Faqja zyrtare: http://www.ubuntulinux.org/

    • Postime: 229
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    dardan1
    #1 ne: 13-09-2005, 04:26:34
    Ubuntu eshte nje linuks per perdorues qe nuk kane eksperience dhe nuk dine shume rreth linuksit dhe sistemeve operative ne pergjithsi, pra nje fillim i mire per ata qe vijne nga bota e Windows.
    Unë nuk kisha thënë se kjo është e vërtetë.Unë jam përdorues i Ubuntu 5.10 (ende jostabël).Për fillestarët nuk do e kisha preferuar.Ubuntu përdor Gnome dhe nuk ka ngjashmëri me Windows.... ndoshta keni menduar KUbuntu (shkaku i KDE)?
    Për fillestarët më mirë do të ishte një Live CD si psh Knoppix apo Kanotix që së pari të ambientohen me Linux e pastaj të kalojnë në Suse apo Mandriva që janë më të "lehta" dhe kanë më shumë ngjashmëri me Windows; e më vonë në shpërndarje të tilla si psh Fedora, Ubuntu e më në fund në Debian (Formula 1 e Linuxit).

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 13-09-2005, 14:05:19
    Une s'e kam perdorur vete fare kete sistem, por keto fjale te mira per Ubuntu i kam lexuar neper forume te huaj.

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #3 ne: 20-03-2006, 13:07:18
    Ubuntu-Versioni "Dapper Drake" shtyhet.Siq mund te lexohet te Pro-Linux; data e re e "Release" do te jete 1 qershor 2006.
    Ashtu siq eshte paralajmruar,versioni 6.04 do te ndryshohet ne 6.06; ne te ardhmen ndoshta (.) do te zavendsohet me (-).
    "Dapper Drake" do te jete versioni i pare i Ubuntu Linux-it, te cilin zhvilluesit(programuesit) 5 vite do ta mbajne.Keshtu qe shperndarja e cila eshte e bazuar kryesisht ne Debian GNU/Linux do te jete interesant edhe ne lamine e Server-it dhe do tu bashkangjitet si dhe krahasohet edhe me shperndarjet tjera te Linuxit qe tashme e kane kete funksion siq jane: Red Hat, SUSE, Debian.

    ....Mark Shuttleworth,themeluesi i Shperndarjes se Ubuntu Linux-it ka propozuar vet shtyerjen e ketij versioni,pra "Dapper Drake";ne menyre qe te eleminohen te gjitha "parregullsit" e mundshme pasi qe kjo duhet te jete nje kohe relativisht te gjate ne qarkullim!

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #4 ne: 02-05-2006, 19:13:59
    Bera kerkese te Ubuntu https://shipit.ubuntu.com/ dhe vertete per tre jave ma sollen ne shtepi paketen me 10 CD (5 instaluese dhe 5 liveCD)
    Ata qe kane interes apo kuriozitet mund ta bejne pa problem pa i kushtuar asgje.

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #5 ne: 04-05-2006, 17:50:47
    Pasi e provova disa ditë Ubuntun dhe pasi e hoqa se nuk kisha kohe te mjaftueshme te merresha me mesimin e tij dhe sepse sinqerisht mendoj qe Linux nuk është ende  "userfriendly", përsëri kam dëshirën ta kem ne PC tim për ta hulumtuar herë pas herë.

    Atëherë si t'ia bëj qe ta instaloj ne një particion tjetër te PC tim? Nëse e bëj me harxhon memorie dhe a ma ngadalson PC ky sistem edhe nëse s'e perdor? D.m.th. ndërsa jam duke punuar me Windows a ndikon Ubuntu duke ngadalsuar kompjtuerin apo duke sjelle avari te tjera? Nëse jo atëherë unë jam gati ta riinstaloj, por dua te di me pare si ta vendos ne një particion te caktuar, pasi heren e pare qe e instalova nuk pashë gjë particionet qe kisha e Ubuntu me fshiu gjithçka kisha me pare. Nëse është e mundur me tregoni rrugën qe duhet te ndjek për ta instaluar këtë sistem ne një particion te dhënë. Përshëndetje!

    • Postime: 2581
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Dj Pleshti
    #6 ne: 15-05-2006, 09:50:50
    plako,

    Un kam instalu tash pak kohe Ubuntu dhe nuk jam expert ne Ubuntu por ktyre pytjeve tuja mund ti jap pergjigje. Atehere ...ti nqs e instalon ne nje particion tjeter (qe mundesh...sigurisht) nuk te shkakton probleme nqs perdor windows, as ne RAM as asgja tjeter...kur ta perdoresh mandej...e sheh vete si punon...por un jam me mendimin qe me Gnome s'meson gja...ma mire asht KDE dhe Ubuntu si default ka Gnome dhe s'ke mundsine me instalu KDE qysh ne instalim..duhet ta instalosh mbrapa...por asht shuume e veshtire :(

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #7 ne: 17-05-2006, 18:48:43
    Citim
    Atëherë si t'ia bëj qe ta instaloj ne një particion tjetër te PC tim? Nëse e bëj me harxhon memorie dhe a ma ngadalson PC ky sistem edhe nëse s'e perdor? D.m.th. ndërsa jam duke punuar me Windows a ndikon Ubuntu duke ngadalsuar kompjtuerin apo duke sjelle avari te tjera?
    Nuk paraqet problem!
    Momentalisht këtu në këtë PC kam 3 Sisteme Operative (WinXP dhe 2x GNU/Linux)
    Kodi: [Zgjidh]
    # fdisk -l
    Disk /dev/hda: 61.4 GB, 61475807232 bytes
    255 heads, 63 sectors/track, 7474 cylinders
    Units = cylinders of 16065 * 512 = 8225280 bytes

       Device Boot      Start         End      Blocks   Id  System
    /dev/hda1   *           1        5100    40965718+   7  HPFS/NTFS
    /dev/hda2            5101        7473    19061122+   f  W95 Ext'd (LBA)
    /dev/hda5   *        5101        7473    19061091   83  Linux

    Disk /dev/hdb: 80.0 GB, 80026361856 bytes
    255 heads, 63 sectors/track, 9729 cylinders
    Units = cylinders of 16065 * 512 = 8225280 bytes

       Device Boot      Start         End      Blocks   Id  System
    /dev/hdb1   *           1        9446    75874963+  83  Linux
    /dev/hdb2            9447        9729     2273197+   5  Extended
    /dev/hdb5            9447        9729     2273166   82  Linux swap / Solaris
    Këtu kam dy pllaka(Interne) por mundet edhe me një,pa problem.
    Kam arritur ti instaloj deri në 5 Sisteme Operative me një Pllakë (1xWin dhe 4x Linux).Kanë funksionuar që të gjitha.Për ma tepër nuk kam provuar.Teoritikish t thuhet lejohet deri në 4 (së paku ashtu kam lexuar);por siç thashë edhe më lartë 5 vet i kam provuar!
    Me një Particion edhe unë përdor Ubuntu edhe pse jam kryesisht përdorues i Debian-it.
    Kodi: [Zgjidh]
    Linux a.tx 2.6.15-22-686 #1 SMP PREEMPT Sun May 7 16:37:57 UTC 2006 i686 GNU /Linux

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #8 ne: 17-05-2006, 19:07:05
    Problem aktual eshte se kam PC vetem me nje particion. Mund te krijoj nje tjeter pa pas nevoje ta riformatoj? Nese po, si behet?

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #9 ne: 17-05-2006, 19:30:33
    Problem aktual është se kam PC vetëm me një particion. Mund te krijoj një tjetër pa pas nevojë ta riformatoj? Nëse po, si bëhet?

    Po, ekzistojne disa programe qe e ndajne hard diskun ne disa particione pa prishur asnje gje, pra pa qene nevoja ta riformatosh.

    Keshilla ime: perdor Symantec (qe e ka blere nga Powerquest) PartitionMagic; instalohet ne Windows dhe, me sa di unë, versioni i fundit është 8.05.

    PM nuk i shkaterron te dhenat, por gjithsesi beju një kopje (backup) dokumenteve qe ke ne PC.

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #10 ne: 01-06-2006, 19:09:27
    Ubuntu, which has become one of the world's most popular Linux distributions in recent years, launched its latest version on June 1 following months of intense testing. The new release is titled Ubuntu 6.06 LTS (Long Term Support), and has a specific emphasis on the needs of largë organisations with both desktop and server versions.  

    http://www.ubuntu.com/news/606released

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #11 ne: 01-06-2006, 23:46:50
    Më në fund!

    Sapo porosita CD (disa me kompilime 32- dhe disa me 64-bit) te Ubuntu 6.06 LTS (emri i koduar: Dapper Drake) nga faqja ShipIt; për porosine s'ka asnjë pagese dhe janë CD origjinale "ngjyrë argjendi", pra CD-ROM, jo CD-R apo CD-RW.

    Po mendohem seriozisht ta heq Fedora Core 5 dhe te instaloj Ubuntu 6.06. Kompjuteri im ka pjesë mjaft standarde, kështu qe... pse jo!

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #12 ne: 02-06-2006, 10:46:39


    Mund të shkarkohet edhe prej këtu!

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #13 ne: 03-06-2006, 10:59:41
    Ka shume ndryshime dhe perparesi ky versioni i ri ne krahasim me ate te parafundit?

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #14 ne: 03-06-2006, 23:32:56
    Ka shumë ndryshime dhe perparesi ky versioni i ri ne krahasim me atë te parafundit?

    http://www.ubuntu.com/download/releasenotes/606

    Kliko te What's new.

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #15 ne: 11-06-2006, 17:35:51
    ...Është shumë më i shpejtë në krahasim me Versionet e kaluara!

    • Postime: 129
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    ladio
    #16 ne: 12-06-2006, 21:34:33
    MAX,

    po deshe te besh eksperimente pa i hapur telashe vetes, instalo VMWare ne windows dhe pastaj mund te instalosh sa dhe cilin OS te duash. Ne qofte se nuk te pelqen thjesht e fshin per 2 sec. Menyra me e mire per te mesuar  ;)

    cheers :pafshim

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #17 ne: 22-06-2006, 04:57:32
    MAX,

    po deshe te besh eksperimente pa i hapur telashe vetes, instalo VMWare ne windows dhe pastaj mund te instalosh sa dhe cilin OS të duash. Ne qoftë se nuk te pëlqen thjesht e fshin për 2 sec. Mënyra me e mirë për te mësuar  ;)

    cheers :pafshim
    Kjo është e vërtetë  hmmmmm:
    Mirëpo VMWare për të funksionuar si duhet i nevojitet edhe një sasi e konsiderueshme e RAM-it. Shiko --> foto.
    Në pamjen e marrë nga ekrani im shihet qartë se makinës Virtuale i nevojitet një sasi e RAM-it prej 192 MB (e rekomandueshme), për të funksionuar si duhet.Poashtu edhe sistemit bazë i duhet sasi e nevojshme e RAM-it.Pra për të mos e zgjatur... për të funksionuar si duhet i tërë sistemi së bashku me VMWare nevojiten së paku 512 MB RAM.
    Unë ka kohë relativisht të gjatë që e përdori VMWare (zakonisht e shfrytëzoj për eksperimentime me SO që janë ende në fazën e zhvillimit; pra janë Jo stabile). SO që përdor është Linuxi, ndërsa shpërndarjet janë Debian dhe Ubuntu (për nevoja të caktuara), andaj edhe VMWare e përdor te këto shpërndarje.

    • Postime: 129
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    ladio
    #18 ne: 26-06-2006, 21:34:03
    a1tir,

    ke shume te drejte, VMWare do ram qe te punoje sic duhet. Megjithate me mire ble ca RAM qe tani eshte i lire fare sesa te rrish te formatosh comp cdo dite (sidomos kur instalon OS qe nuk ja ke idene fare).

    cheers

    • Postime: 328
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    AT¹
    #19 ne: 18-07-2006, 11:46:40
    ... Megjithatë me mirë ble ca RAM qe tani është i lirë fare sesa te rrish te formatosh comp çdo ditë (sidomos kur instalon OS qe nuk ja ke idenë fare).
    cheers
    Duke e formatuar PC arrin edhe te mesosh apo Jo?  ;)

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #20 ne: 18-07-2006, 18:59:45
    Sapo porosita CD (disa me kompilime 32- dhe disa me 64-bit) te Ubuntu 6.06 LTS

    Me erdhen CD-te me poste para pak ditesh. Siç e shoh nga datat, u deshen plot 6 jave qe nga dita e porosise deri ne arritjen tek unë me poste. Ndoshta ngaqë versioni 6.06 sapo ka dalë dhe kanë patur shumë porosi.

    Ama falas e mora! Gjithashtu, kush te doje i shkarkon versionet e reja drejtperdrejt nga Interneti, qe ne diten e leshimit.

    • Postime: 8132
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    AngelDeviled
    #21 ne: 22-07-2006, 18:33:47
    Me sa kam lexuar une mbi Ubuntu, nje bilioner nga Afrika eshte ai qe merret me te. Fakti qe te nisin me shume se nje CD do te thote se ata duan qe ti te perhapesh kete OS neper miq e shoke. Une perdor Fedora Core 5, dhe me pelqen shume, me shume se Ubuntu. Une nuk e instalova, thjesht i bera Boot ne CD sa per ta provuar e pare si eshte. Ngjason shume me Fedoren per mendimin tim.

    Sa per "partioning", une kam perdorur Knoppix, dhe ai eshte njesh per ate pune. Ti e partition hapesiren ne sa copa do, dhe le bosh sa te duash. Une vura Fedoren ne nje Windows machine, e mu desh te beja kete parition se po i bere Disk Defragment, qe ka Windows e con komplet PC per lulash... Knoppix eshte shume i thjeshte dhe perdoret per shume gjera te tjera. :)

    Une pelqej Fedoren me shume.

    • Postime: 26403
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #22 ne: 22-07-2006, 18:43:37
    Une e porosita para dy ditesh. Ndoshta do e provoj dhe kete versionin e ri e mbase do te kem nje eksperience me te mire se me versionin e meparshem.

    • Postime: 8132
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    AngelDeviled
    #23 ne: 22-07-2006, 18:47:50
    Per mendimin tim ata qe jane mesuar me Windows, dhe ju pelqen se si punon, eshte shume e veshtire te kalojne ne linux. Une akoma kam Windows ne shtepi, por ne pune punoj me te dyja, dhe mendoj se Linux ka shume perparesi. Ubuntu-s se fundit i kishin dhene edhe ca ngjyra shkretetirash... kafe ne te portokalli... mua sikur mu vrane syte pak...

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #24 ne: 24-07-2006, 02:48:35
    Ubuntu 6.06 e instalova dje nga nje prej atyre CD qe me erdhen me poste, ne kompjuterin tim me procesor AMD 64-bit. Po pershkruaj ketu dy hollesi te vecanta te instalimit qe bera une. Mbase keto qe po shkruaj i vlejne ndonjerit prej jush.

    Rezolucioni i ekranit gjate instalimit:
    Kur desha te nisja instalimin, zgjodha mundesine e pare (Start or Install Ubuntu) ne listen qe tregon CD kur hapet. Mirepo karta grafike e PC tim nuk njihej, keshtu qe ekrani hapej ne 640x480 (VGA standarde). Kur zgjodha me F4 rezolucionin 1024x768, ekrani u hap prape me VGA.

    Instalimi ishte praktikisht i pamundur te kryhej ne VGA, pasi shume zgjedhje dhe butona dilnin "jashte ekranit". Nuk u mora me tej me kete, por zgjodha mundesine e dyte ne listen e ndezjes (instalim ne "generic video driver mode" a dicka e tille) ose e thene ndryshe, instalim ne "safe mode". Me kete, instalimi (dhe, mbas instalimit, Ubuntu) u hap vete ne 1024x768.


    Particionimi i hard diskut:
    Une nuk e lashe Ubuntu "ta bente fushe" hard diskun, pra te fshinte Windows dhe te gjitha particionet, por zgjodha "Manually edit partition table". Klikova te particioni ekzistues ext3, ne te cilin kisha instaluar Fedora Core 5, dhe zgjodha kutine per riformatim; po te njejten gje bera edhe me particionin ekzistues swap (i perdorur gjithashtu nga FC5).


    Per me shume informacion mund te lexoni ketu:
    Installation/AMD64
    Windows Dual Boot
    si edhe faqen e pare te instalimit:
    Installation