×

Anagram!

· 306 · 33406

Anagram!

· 306 · 33406

  • Postime: 351
  • Gjinia: Femer
Leona
ne: 22-06-2005, 19:47:33
Nuk e di nëse diktova një temë të tillë këtu, ndajë edhe hapa këtë temë me qenë se unë  preferojë shumë angramet dhe desha ta kemi një të tillë këtu.
Pra nëse si temë nuk është e tepërtë ,atëherë ju ftojë në Anagram.



Po fillojë me një shkrimtarë të madhë Shqiptarë.


IRA MALI SKADE
« Editimi i fundit: 22-06-2005, 20:19:17 nga Leona »

  • Postime: 6975
machor
#1 ne: 22-06-2005, 19:54:45
mos eshte nje K e tepert

  • Postime: 351
  • Gjinia: Femer
Leona
#2 ne: 22-06-2005, 19:58:52
mos eshte nje K e tepert

Ke të drejtë machori , kërkojë ndjesë.
Është një shkronjë tepër dhe pikrishtë "K".

  • Postime: 6975
machor
#3 ne: 22-06-2005, 20:00:49
atehere besoj se ja qellova kush eshte LOL

  • Postime: 351
  • Gjinia: Femer
Leona
#4 ne: 22-06-2005, 20:03:09
Por mos qeshë ore!! :@
 Thuaje emrin dhe vazhdo me një anagram tjetër.

  • Postime: 6975
machor
#5 ne: 22-06-2005, 20:05:18
Ismail Kadare ,,vazhdo prap leona  LOL

  • Postime: 351
  • Gjinia: Femer
Leona
#6 ne: 22-06-2005, 20:12:26
machori ,hera tjera nuk të lejohët zgjedhja e anagramit po që së nuk vazhdonë  me lojën!!! :@



LIRA EFA -këngëtare e Shqipërisë së Jugut.

  • Postime: 3122
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#7 ne: 22-06-2005, 20:14:22
Eli Fara

  • Postime: 3122
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#8 ne: 22-06-2005, 20:17:25
Shiri Lara -- Kengetare Shqiptare.

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#9 ne: 23-06-2005, 17:27:19
Gjumash do jet ndonje kengetare e panjohur kjo se kam qe ne mengjes qe mendohem e nuk e gjej dot.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#10 ne: 24-06-2005, 07:29:14
Liri Rasha.

P. S. Leona, urime për temën. Këtë temë kam pasur plan ta hap më parë unë por s'di si e kam lënë pas dore. :)
Gjatë përdorimit të anagrameve përdorni fjalë që ekzistojnë. Nuk është me rëndës ndërlidhja e fjalëve se atëherë vërtet është e vështirë por vetëm fjalë të zakonshme shqipe le të ketë. :)
Po ashtu, siç tha Leona, ata që japin përgjigje të saktë janë të obliguar që të vazhdojnë me anagram të ri. Nëse s'janë në gjendje të bëjnë anagram atëherë të mos paraqiten.

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#11 ne: 24-06-2005, 09:34:25
Kush e njeh kete kengetare  :O Liri Rasha.  ^o)

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#12 ne: 24-06-2005, 10:48:04
Ashtu siç ma ka marrë mendja gati asnjëri s'ka bërë anagram të vërtetë.
Do të hap një temë të re ku mund të luajmë kështu.
Leona nuk ka dhënë shpjegim se çka është anagrami. Do ta bëj unë këtë.
Anagrami është një enigmë që zgjidhet duke nxjerrë nga një fjalë një fjalë tjetër me ndërrimin vendeve të shkronjave. Pra në të dy rastet duhet të jenë fjalë të rregullta.
Kurse ju vetëm po ua ndërroni shkronjave vendet e kjo nuk është anagram.

Me sa shoh unë e kam radhën. :)

ASHARI MADJE

P. S. Liri Rashën e njoh goxha moti si emër. E di vetëm se është nga Shqipëria dhe këndon muzikë popullore. Atë që di unë është se ka qenë mysafire në një album të këngëtarit kosovar Adil Mëziu.

P. S2. Ashari është një lloj takse që është paguar më duket gjatë Perandorisë Osmane.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#13 ne: 24-06-2005, 12:29:55
Është hero kombëtar.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#14 ne: 24-06-2005, 12:32:29
Adem Jashari. :) :)

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#15 ne: 24-06-2005, 12:40:57
Bravo, Elektra!
Vazhdo me anagramin tjetër. :)

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#16 ne: 24-06-2005, 14:23:23
Ashtu thua, Elektra?
Unë e pata ASHARI MADJE.
Unë dhashë sqarim se çka është "ashari". Kurse për "madje" besoj që e di.
Pra edhe një herë po theksoj se anagrami është krijimi i një fjale apo fjalie të re nga një fjalë apo fjali ekzistuese duke ua ndërruar vendin shkronjave.

Ja po e vë një të ri unë.
LIGA TERI

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#17 ne: 24-06-2005, 14:28:07
Aha,tash e kuptova fare qarte se me ish ngaterruar mendja fare ^o)

Por me ndihmo me cfare ka te beje anagrami yt.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#18 ne: 24-06-2005, 14:31:57
Në rregull.
Është sportist. :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#19 ne: 24-06-2005, 14:44:30
IGLI TARE.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#20 ne: 24-06-2005, 14:46:14
Plotësisht e saktë.
Vazhdo. :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#21 ne: 24-06-2005, 14:51:51

SI LIMA DARA KE....shkrimtar yni.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#22 ne: 24-06-2005, 15:00:02
Elektra, urime për anagramin. Bukur e ke thurur. :)

Ismail Kadare. :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#23 ne: 24-06-2005, 15:02:53
Edhe ty urime qe e ke zgjidhur Siner.Mund te vazhdosh me nje tejeter.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#24 ne: 24-06-2005, 15:12:34
A NALLA LISI

Është shkrimtar.