Detyra Logjike - Lojra

×
Hyrja
Profili

Detyra Logjike

Detyra Logjike

· 2 · 588

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-04-2020, 00:44:18
Pershendetje zerista,

Ne kohe karantine ta lodhim trurin pak se na u dhiamos edhe ai,,, :D

1. Për një ndeshje futbolli u shitën 4.800 bileta të klasit të parë dhe 2.200 të klasit të dytë, të gjitha biletat kushtuan 11.800€.
Të gjenden çmimet e biletave duke ditur se çmimi i një bilete të klasit të dytë është dy herë më i vogël se aij i biletës së klasit të parë ??


2. Babai tani është 5 herë më i vjetër se i biri. Pas 6 vitesh babai do të jetë 3 herë më i vjeter se biri i tij. Sa vjet tash ka babai e sa i biri ??

3.Nëse 4 maca për katër ditë zënë 4 minjë,atëhere sa minjë mund ti zënë 100 maca për 100 ditë????

Mundesisht pergjigjet te jene pak te shpejguara, jo te tipit si p.sh zejn 500 mij, e kurrgjo tjeter, por te sqarohen pak  se si eshte ardhe deri te rezultati ...

Metshi me shent e sa ma larg corona virusit,,, :)

  • Postime: 4261

#1 ne: 10-04-2020, 14:17:41
1. Klasi i pare 2 euro, klasi i dyte 1 euro.
2. Mbas 6 viteve Babi 30 dhe i biri 6.
3. Tek kjo kam fobi nga minjet pertoj ta gjej :D :D (100)


Me qe jemi tek kafshet ja edhe une nje :D

** Nese nje qen ndjek nje dhelper  e cila ndodhet 200m larg tij. Sa kohe i duhet qenit ta arrije dhelpren, ne qoftse dhelpra vrapon 310m per 1 minut kurse qeni vrapon 350m  per 1 minut?

Temat e fundit