×

E Njejte apo Sinonim me Fjalen

· 1449 · 52589

E Njejte apo Sinonim me Fjalen

· 1449 · 52589

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#50 ne: 13-03-2007, 03:09:54
E vërtetë. :S

Po kthehem rikverc. Frrrrrrrrrr...

1. Pirg? - nuk gjej dot sinonim. Kullë e rrumbullkët.
2. Buzë deti - bregdet.
3. Aspekt - Këndvështrim.
4. Fror? - ... ;)

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#51 ne: 13-03-2007, 05:49:38
E vërtetë. :S

Po kthehem rikverc. Frrrrrrrrrr...

1. Pirg? - nuk gjej dot sinonim. Kullë e rrumbullkët.
2. Buzë deti - bregdet.
3. Aspekt - Këndvështrim.
4. Fror? - ... ;)

Per pirg ta thashe une nje sinonim. ;) Sa per "fror" do ta gjeja sinonimin nese do ta dija se c'do te thote kjo fjale.  :S


Fjala ime: Logim.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#52 ne: 13-03-2007, 13:56:11
Kapicë? Shumë mirë. :) E paske shkruar më vonë.

Logim? Nëse është fjala për log in atëherë: dalje. :P

Qendër?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#53 ne: 13-03-2007, 16:15:55
Perseri ngaterrove loje, Lumi. Log in ka sinonim Hyrje. Ndersa Log out ka sinonim - Dalje. ;)

Qender - Rreth. Ose Qender - Downtown.


Fjala ime: Pika.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#54 ne: 13-03-2007, 19:05:35
Po e ngatërrova lojën hahahahahah. Jam habitur.

Pika? - Infarkti. ;)

Pemë?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#55 ne: 14-03-2007, 06:00:07
Peme - Trung me dege. :P

Fjala ime: Kasolle.

  • Postime: 1615
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#56 ne: 14-03-2007, 06:22:22
Kasolle - Kotec pulash LOL


Fotografi.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#57 ne: 14-03-2007, 16:49:55
Foto. :d

Pavarësi?

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#58 ne: 14-03-2007, 19:47:03
pavaresi - vetvendosje  :D


semundje

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#59 ne: 14-03-2007, 20:50:29
Semundje - pamundur. Ose - shendet i keq.

Sa per "kasolle" do te thosha me mire "kalibe".


Fjala ime: Tok.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#60 ne: 14-03-2007, 21:09:07
Tok? - Ndaras.

Gusht?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#61 ne: 15-03-2007, 04:12:04
Tok eshte e kunderta e ndaras. Tok = Bashke. Perseri ngaterrove lojen a si?!

Fjala "Gusht" dmth muaji Gusht nuk ka sinonim, ose te pakten jo sinonim te mirefillte. Megjithate mund te themi Gusht - Vape e Madhe. :)


Fjala ime: Si Yll (atehere kur perdoret si kompliment; pra na thuaj nje kompliment te ngjashem. :))

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#62 ne: 15-03-2007, 13:58:20
Si yll - shendrit


memedheu

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#63 ne: 15-03-2007, 14:25:14
Pak si shpesh po i ngatërroj lojërat unë. Por Eleganca i ka fajet hehehhe. :P
Gushtin e kam menduar te të kundërtat e jo te sinonimet. :-[
Mëmëdheu - atdheu.

Fjala ime: shkrimtar.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#64 ne: 15-03-2007, 15:33:49
OK Lumi se te falet. :P Sa per "Si Yll" do te thosha "Si Shpirt".

Shkrimtar - Autor Librash. Ose Poet.


Fjala ime: Sportiv.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#65 ne: 15-03-2007, 23:59:28
Fizkulturor.

Fjalët e mia: akuzë
dhe
trup.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#66 ne: 16-03-2007, 05:55:55
Sportiv shkon me Atletik gjithashtu, mgjth. shume mire te ra mendja per fizkulturor.

Akuze - Imponim (pasi kur e akuzon dike, papritmas i imponon apo e ngarkon me dicka qe s'e ka bere.)

Trup nuk ka sinonim te mirefillte, megjithate "qenie" shkon. ;)

Fjala ime: Rruaza.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#67 ne: 16-03-2007, 14:43:36
Sportiv - atletik nuk shkon në gjuhën shqipe. Por e di se ti bazohesh në gjuhën angleze. Atletik është që ka të bëjë me atletikën që është vetëm një sport midis shumë sporteve të tjera.
Akuzë e kam menduar për padi.
Trup për shtat (trupin apo lartësinë e trupit të njeriut).
Rruazë? - s'di asnjë sinonim.
S'po jap fjalë tjetër. Le ta jap ai që jep sinonim për rruazën.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#68 ne: 16-03-2007, 16:58:00
Rruaze - Rruza (sic thuhet me dialekt) :P Jo jo, tamam rruaze - perle.

P.S. Si s'me ra nder mend per "Shtat" mua. Trup - Shtat. Ups harrova. :( As per "Padi" s'me ra ndermend, megjithate edhe "Imponim" ka kuptim, pasi fjala "akuze" eshte ne dy kontekste te ndryshme. :)


Fjala e re: Lengezim.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#69 ne: 16-03-2007, 17:30:58
Mirë ka qenë imponimi. :)
Lëngëzim - shkrirje?

Ekip?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#70 ne: 17-03-2007, 06:13:24
Ekip - Skuader.

Fjala ime: Kuti.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#71 ne: 17-03-2007, 15:56:04
Kuti - kasetë.

Helm?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#72 ne: 17-03-2007, 20:09:38
Helm - Farmak.

Fjala ime: Cudi.

  • Postime: 2658
  • Gjinia: Mashkull
Lumlumi
#73 ne: 17-03-2007, 20:58:23
Çudi - habi.

Fantazi?>

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#74 ne: 17-03-2007, 21:07:27
Fantazi - Imagjinate.

Fjala ime: Intuite.