×

Të krijojmë ndonjë akrostik

Të krijojmë ndonjë akrostik

· 114 · 9322

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
ne: 18-05-2005, 17:27:04
Ja një ide e imja e re për të komunikuar më ndryshe mes vete.
Kjo më shumë u shkon atyre që kanë imagjinatë të bujshme.
Akrostik është një krijim letrar ose enigmatik zakonisht në vargje ku shkronjat e para të çdo fjalie japin një fjalë apo fjali tjetër nëse lexohen vertikalisht. :)

Po filloj unë.

Sot unë jam shumë i disponuar.
Interesant!
Nuk jam shumë shpesh në kësi gjendje
E po tash e meritojmë një kënaqësi edhe ne
Rezultati i këtij disponimi do të merret vesh më vonë.
I pyes të gjithë forumistët çka të bëj kur jam kështu? :P

  • Postime: 5949
SmiLey
#1 ne: 18-05-2005, 17:37:52
Sa e bukur kjo tema! ;)
Me pelqen shume mendimi yt, Siner.
Intrigohem shume nga lojra e mendime te tilla.
Le njehere qe jane shume zbavites.
E cdo gje zbavitese qe me ve si trurin dhe gishtat ne levizje me pelqen. :urra:
Yaaaaaaa hajde shpejt, zbavituni dhe ju te tjeret me akrostikun :P

  • Postime: 43
  • Gjinia: Femer
jonalife
#2 ne: 18-05-2005, 17:55:26
Ja tani me pelqej kjo sineri
O harova te them eshte vertet interesant
Ne coftese doni dhe ju mund te beni
A per pyetje cte besh shih sa mire kur je i disponuar sineri.

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#3 ne: 18-05-2005, 18:07:33
Hajt se po e shkruj dhe une nji,
Ama ta dish se po me pelqen mendimi yt
Lojrat jan gjithmon te bukra po kjo qeka e '
Lezetshme shume.
Ai sineri mendohet shume dhe e shkrun nga i gja te bukur
Lere , fare ime , gjithe diten ktu do rrim ime
Luj nga vendi po deshe  LOL

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#4 ne: 18-05-2005, 18:17:33
Kjo është me të vërtetë bukur.
Është amazing siç thoni ju krbetqarët.
Ndoshta jam gabim por ideja ime gjeti pëlqimin tuaj.
A s'është kënaqësi?
Që të jemi të disponuar duhet të punojmë në atë drejtim që t'i ndihmojmë vetes.
Është ndoshta vështirë nganjëherë por duhet të mundohemi.
Sepse vetë e dini se pa punë asgjë nuk arrihet.
I lexova fjalët tuaja të bukura dhe ju falënderoj.

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#5 ne: 18-05-2005, 18:34:05
Zeri yt eshte
Emri me i bukur per nje forum , ka
Rime , ritem . eshte emri
Im i preferuar

Yti nuk e di kush eshte , apo ma thua
Ti ?

  • Postime: 6975
machor
#6 ne: 18-05-2005, 20:33:36
Mendjemadhe i thone asaj ,po gabojne
Ishte goce e logel por u rit dreqja sivjet
Lirisht flet  edhe ne ender ,ka qejf french puthjen
Apo?
Ndoshta une jam ne ender
I
Sa te dua
Te them
E,,,,,

  • Postime: 8132
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#7 ne: 18-05-2005, 20:36:52
uffa sa u lodha sot
rucufita edhe do makarona sa erdha
rrezova edhe nja dy kutia ne dollap
edhe pastaj thoni qe jeta eshte e bukur...
jeta ta shpif mer aman...
e mos t'u shoh me qe thoni te kunderten!

  • Postime: 2890
  • Gjinia: Femer
Dolce
#8 ne: 18-05-2005, 20:55:38
Angel motla pse je merzitur
Nuk duhet te jesh pesimiste asnjehere
Gerl nga jeta duhet te marresh me shume sec ke marre
E kete nuk e them vetem une ,por dhe shume te tjere
Lumturia vjen duke e kerkuar atehere , kur nuk e ke.

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#9 ne: 18-05-2005, 21:20:15
Dolce ,
O sa e embel qe je
Lol si gjithmon
Ca fjalesh ngushelluse
Eeee... me bere per te qa ...

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#10 ne: 18-05-2005, 22:01:03
AngelD ishte aq e lodhur
Nuk arriti as akrostik të bëjë
Gati-gati iu ftoh jeta
E në kësi raste del shoqëria
Luftën ia bëjnë paqe
D = 500 romakçe. :d

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#11 ne: 18-05-2005, 22:09:58
Elbasani a qyteti ma i bukur ne bote
Line ma elbasanllijet yll
Bote jan fare
S'krahasohen me asnji
Apo kujtoni ju se Jenifer Lopez eshte ma e bukur
Na i marrt te keqen ajo xheniferi gocave tona           +
I peshendes te gjith elbasanllijt dhe             ==( :   
                                                                       +

  • Postime: 2890
  • Gjinia: Femer
Dolce
#12 ne: 18-05-2005, 22:31:40
L oje me ndjenjat
O h sa  lumturi dhe dhimbje jeton
V etem kush eshte i dashuruar dhe ka dashuruar
E kupton


  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#13 ne: 18-05-2005, 22:46:44
Gj umi mbi te gjitha
J eto jeten
U roje dikend
M allkoje te keqen.
A dhuroje te ardhmen
S hijoje te tashmen
H ijen ta duash se te mbron nga Djelli
I nteligjenca vdes me kalimin e kohes.

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#14 ne: 19-05-2005, 00:21:18
Nime me ka
Ardh gjumi dhe do shkoj
Te fle , te shof noi
Enderr sikur shkoj ne Elbasan ,
Naten te gjitheve !!!

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#15 ne: 19-05-2005, 07:28:16
Gjënë që do ta them tash
Unë nuk di a e besoni
Mendoj se do të përpiqeni:
I madhi Siner tash u zgjua. :P LOL

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#16 ne: 19-05-2005, 10:34:03
Mire u gdhite te gjithe , une pervete
Ime sa u zgjova , fika
Radion se kisha lane ndezur qe
Mbreme
E pastaj u futa ktu
Ne internet  pa u
Gdhi mire , ti them forumistave qe
Jane shume te mire ,
E ne vecanti gocat  :P
Simpatike dhe nevrike (gjasme) hajt pra tung !  :pafshim

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#17 ne: 19-05-2005, 10:43:04
Gjëja e parë që më ra në sy
Ajo fjala "gjasme"
Si ka mundësi që s'e kuptoj
Mirë do të ishte që ky
Elbasanlliu të ma shpjegonte shkurt. ;) :d

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#18 ne: 19-05-2005, 10:51:06
Mua me vjen shume mire per temen e re.
I pelqej temat interesante si kjo qe qe paska hapur Sineri.
Risite gjithmone i pres me kenaqesi.
Dita sot me ka filluar mbare dhe si duket do me perfundoje keshtu.
Isha sot shume ne disponim.
Tani ju uroj dhe juve te jeni si une sot.
Ah,sikur te ishim gjithmone te disponuar.

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#19 ne: 19-05-2005, 12:52:43
Ku keni humb mor daj ,
U murzitem kshu pa ba i cik muhabet

Ja erdhi dreka dhe
Asnjani
Nuk
Eshte ktu ke kjo teme e

Forumit , si bahet skaj pune mor lal ,
Ora shkoj 1:00 PM , ju
Rrini shikoni TV ,
Une pervete nuk iki nga ktu se
Me pelqen shume kjo tema , edhe ajo tjetra ku nga sineri e kthen ne
Irenis , te lezetshme jan te dyja po me
Shume me pelqen kjo , se qe
Te shkruash nje gje duhet te mendohesh dy ore ,
Ajo tjetra thjesh ktheji mbrapsh fjalet ,
Tani une po pres te vij e te shkruaj ndonjeri nga ju .
?
 :P :tym

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#20 ne: 19-05-2005, 12:58:21
Elbasani a qyteti ma i bukur ne bote
Line ma elbasanllijet yll
Bote jan fare
S'krahasohen me asnji
Apo kujtoni ju se Jenifer Lopez eshte ma e bukur
Na i marrt te keqen ajo xheniferi gocave tona           +
I peshendes te gjith elbasanllijt dhe             ==( :  
                                                                       +

  • Postime: 1506
  • Gjinia: Mashkull
ELBASANLLIU
#21 ne: 19-05-2005, 13:01:58
Fake ne
Aanglisht
Ka kuptimin
E fjales gjasme

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Mashkull
Irenis
#22 ne: 19-05-2005, 13:05:16
Breeeeeee Elbasanlli e ke kallë krejt
Rendni o trima e trimëresha e shkruani
Akrostik
Vallë aq vështirë ju duket hë?
Ooooooo njerëz ejani e të kënaqemi bashkë.  :)

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#23 ne: 19-05-2005, 13:06:07
K eto dite kalojn
J eta vazhdon
O ra iken

J eto jeten se nuk te vjen me
E mos mendo per asnje
T  rego se kush je
E shte thene te vuam.

E dhe kujtimet ikin
S ka me kthim
H eret a von do i kuptojm gabimet
T i vem vajin vetes qe si treguam gjerat sic duhet
E sotmja nuk vin me.  

Z gjero diturin
H arro te kaluaren
G ezo te tashmen
E nderro te ardhmen
N ndje dashurin
J ep dashuri
I njoro konfilketet
M endo me mire sesa te flasish.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#24 ne: 19-05-2005, 13:11:33
Z onja dhe zoterinje
Ë shte dite kur po bie shi dhe une
R ishtazi mendoj si do te
I shte pa forumin qe na sjelle ngrohtesi

Y lberi sot s'ka ne mend te dal edhe pse
T e gjithe e duam ylberin pas shiut.
 

si te krijojme nje website me h

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:21:58
nga InfoZ
Si te krijojme fanpage ne facebook?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 04-04-2020, 20:51:18
nga M A X
Si te krijojme nje reviste?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 00:19:36
nga M A X
Si te krijojme nje faqe web?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 04-04-2020, 20:46:39
nga M A X
Si te krijojme pyetsor?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 21-03-2020, 18:01:57
nga InfoZ