×

Intervistë me tre kamikazë

· 1 · 169

Intervistë me tre kamikazë

· 1 · 169

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    erlehta
    ne: 18-10-2012, 09:31:03
    Nuk janë aspak fetarë, nuk frymëzoheshin nga idetë islamike dhe nuk kishin ndonjë urrejtje për Shtetet e Bashkuara apo qeverinë pakistaneze. Si rekrutohen atëherë të rinjtë për t'u bërë kamikazë?

    Intervistë me tre kamikazë

    Gjatë intervistave të kryera me tre të rinj nga mosha 15 deri në 19-vjeçare, të cilët po përgatiteshin për t'u bërë kamikazë, por që ishin kapur nga forcat e sigurisë pakisteneze në vitin 2010, është treguar një histori shumë ndryshe nga ç'mund të mendohet për të rinjtë që hyjnë në shërbimin ushtarak. Këta të rinj nga Waziristani i Veriut nuk ishin aspak fetarë, nuk frymëzoheshin nga idetë islamike dhe nuk kishin ndonjë urrejtje për Shtetet e Bashkuara apo qeverinë pakistaneze. Në fakt, e njihnin shumë pak botën jashtë tribusë ku ishin lindur dhe jetonin. Por, si janë rekrutuar atëherë për të kryer diçka kaq të dhunshme dhe psikologjikisht traumatike si bombardimi vetëvrasës?
    Tre djem, të cilët kishin qëndruar në qendrat trajnuese ekstremiste, ishin liruar, por qëndronin ende nën vëzhgimin e informatorëve të jashtëm të divizionit të inteligjencës së ushtrisë, ishin ata që morën pjesë në intervistë. Ata u pyetën individualisht dhe jo në prezencë të njëri-tjetrit më 23 korrik të këtij viti dhe më pas përsëri në shtator. Në intervistë nuk ishte prezent asnjë zyrtar i sigurisë dhe djemtë dukeshin të qetë për të folur lirisht.
    Natyrisht të tre kërkuan të qëndronin anonim, për shkak se vinin nga një komunitet shumë i vogël dhe ishin rritur në fshatra si Machikhel dhe Dande Darpa Khel, të cilat shpeshherë vihen në shënjestrën e sulmeve nga Shtetet e Bashkuara.
    Kërcënimi më i madh për jetën e këtyre tre të rinjve ishte izolimi i tyre i plotë nga pjesa tjetër e Pakistanit dhe botës. Nuk kishin akses ndaj televizionit apo internetit dhe për shkak të mungesës së plotë të edukimit, ata nuk ishin në dijeni të eventeve më të mëdha botërore si 11 shtatori, përveç faktit që nuk e dinin me saktësi se ku ndodheshin apo se çfarë ishin Shtetet e Bashkuara. Një nga djemtë tha se ndodhej vetëm një televizor në të gjithë lagjen e tyre, i cili nuk punonte në pjesën më të madhe të rasteve. I vetmi burim informacioni për ta ishte radioja, e cila prej vitesh dominohet nga xhihadistët, të cilët shfrytëzojnë emrin e islamit për të mobilizuar njerëzit. Të rinjtë gjithashtu influencoheshin nga fjalët e prindërve të tyre, të cilët ishin të shqetësuar për një luftë të mundshme në Pakistan, për shkak të prurjeve të shumta të militantëve nga Afganistani.
    Mungesa e shkollave shtetërore në këto zona tribale i ka detyruar këta tre djem që të shkojnë në medresetë lokale në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara ishin në fazat e para të luftës në Afganistan...

    Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
    • M'pelqe
      Kot fare
      Super